Nga Flori Bruqi
Dy qeveritë shqiptare, si në Prishtinë ashtu edhe në Kosovë, nuk e kanë parë të udhës që në këtë 200-vjetor të Jeronim De Radës, t’ia ndajnë një çmim shtetëror, për të nderuar kontributin kombëtar dhe kulturor të këtij kolosi të madh të historisë kombëtare. Derisa në anën tjetër këto qeveri kanë ndarë mirënjohje dhe kanë shpërndarë çmime gjatë këtij viti për shumë personalitete, të vdekur dhe të gjallë, madje edhe atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Kështu ka thënë akademik Rexhep Qosja gjatë fjalimit të tij gjatë tryezës shkencore “Jeronim De Rada në 200 –vjetorin e lindjes”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Në këtë konferencë të organizuar për të nderuar figurën e romantikut të parë të letërsisë dhe kulturës shqiptare, janë prezantuar studiues të njohur të letrave shqipe, të cilët sollën kontribute shkencore mbi veprën dhe jetën e De Radës, si dhe studimet që janë bërë për këtë prijës të Rilindjes Kombëtare. Sipas referuesve, De Rada përveçse ishte një prijës i Romantizmit në kulturën shqiptare, i pari që solli risi dhe tematika të reja në letërsinë shqipe, botoi të parën gazetë po në gjuhën shqipe, ishte edhe mbledhës i pasionuar i folklorit, i fjalëformimeve që edhe sot janë mjaft të përdorshme në gjuhën shqipe, duke u bërë edhe krijuesi i parë i përkthyer në gjuhët evropiane.
Duke folur për figurën kolosale të De Radës, akademik Rexhep Qosja, në kumtesën e tij, “Jeronim De Rada –dikur dhe sot”, ka thënë se vepra e De Radës i ka të gjitha elementet që të quhet Shkrimtar i Madh. Sipas tij, interpretimi, shpjegimi dhe vlerësimi i veprave të De Radës shkruar në vargje do të dëshmojnë se mendimi dhe ndjenja e tij janë të thella, sikurse që është imagjinata shumë e pasur. Këto janë, ka potencuar akademik Qosja, tri kriteret për t’u quajtur një vepër me vlerë të theksuar estetike. “Vepra poetike e De Radës i plotësoi këto kushte. Arsye tjetër pse De Radën e quajmë shkrimtar të madh të letërsisë shqipe janë risitë që ai i sjell në historinë e letërsisë shqipe”, ka thënë ai, duke shtuar se De Rada është shkrimtari i parë që me veprat e tij letrare artistike shkëputet nga tematika, gjykimi dhe ndjenjat fetare, që karakterizoi letërsinë shqipe para tij, duke sjellë pikëpamje tematike me risi të madhe, kryesisht me temën historike që ai i jep karakter atdhetar. “De Rada është edhe prijatar i një epoke të madhe kulturore, letrare, gjuhësore, politike, kombëtare e historike të kombit shqiptar, është i pari i Rilindjes sonë Kombëtare. Idealin kombëtar e gjejmë të theksuar në krijimtarinë e Jeronim De Radës, në vitin 1836 që për kushte tona, por edhe ballkanike, është herët dhe nuk është vonë edhe për kushtet evropiane”, ka thënë Qosja. Ai shtoi se duke u nisur nga ky kontribut De Rada është dashur të nderohet me medalje nga presidentët e të dy shteteve shqiptare.
Mbledhësi dhe studiuesi i folklorit
Ndërsa në kumtesën e tij, “Balada arbëreshe në veprën folklorike të De Radës”, dr. Sadri Fetiu, ka thënë se për veprën folklorike të De Radës janë dhënë mendime dhe vlerësime të shumta. “Janë çmuar në mënyrë të veçantë vlerat artistike të këtyre këngëve dhe është theksuar përkushtimi i madh i De Radës për mbledhjen e redaktimin e tyre, si dhe është theksuar ndikimi i folklorit në veprën e këtij shkrimtari”, ka thënë ndër të tjera Fetiu, duke shtuar se studiuesit e shumtë kanë konstatuar të gjitha vlerat poetike të këngëve të botuara nga De Rada. Kurse në fjalën e tij të hapjes, shefi i Degës së Letërsisë të IAP-së, dr. Fadil Grajçevci, ka thënë se viti 2014, i cilësuar si vit i De Radës, ishte një rast i mirë që shihej se sa shkenca jonë letrare ka arritur në mënyrë të plotë ta studiojë veprën letrare të dijetarit dhe humanistit. Pasi sipas tij, studimet deradiane nga ky rrafsh janë të llojllojshme, që prej formave më të shkurtra si vështrimet, kritikat, e deri të studimet monografike. “Pra, viti i De Radës, ishte po ashtu rast i mirë edhe për shkencën tonë të gjuhësisë që ta vlerësojë kontributin e shkrimtarit arbëresh, si hartues i alfabetit të përbashkët të Gjuhës Shqipe”, ka thënë Grajçevci. Me kumtesa për të ndriçuar veprën e De Radës në këtë konferencë u paraqitën edhe Kristaq Jorgo, “Vepra e De Radës dhe paradigmat e njohjes shkencore të saj”, Shefkije Islamaj “Poezia e De Radës dhe shprehësia figurative e leksikore”, Emin Kabashi “Mendimi estetik i Jeronim De Radës”, Sali Bytyqi “Studimet për De Radën në Kosovë” si dhe Adil Olluri “Jeronim De Rada në optikën e Arshi Pipës”.

Jeronim De Rada, pa medalje

Kush ishte Jeronim De Rada ?
U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.
Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.
Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"
Tituj të veprave
Milosao
Një pasqyrë e jetës njerëzore
Serafina Topia
Skënderbeu i pafan
Fjamuri i Arbërit (revistë)
Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja
Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini 1997 Cosenza Brenner
Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri
Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri
Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj (ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R
No comments:
Post a Comment