Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/02/18

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), publikoi më datën 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. 

Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës, nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as kornizën kushtetuese të UNMIK-ut.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...