Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/02/16

Presidenti amerikan Donald Trump letër Prof.dr.PHD. Vjosa Osmanit në prag të 18 vjetorit të pavarësisë: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës


Letrën e ka publikuar kryetarja e shtetit të Kosovës. Në të, Presidenti amerikan shpreh gatishmërinë për të zgjeruar partneritetin mes dy shteteve. Trump gjithashtu falenderon Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes. 






Në letrën e tij drejtuar Presidentes prof.dr.  Vjosa  Osmani   ,Donald  Trump përgëzon popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.




 Donald Trump e ka felenderuar ndërkohë Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili siç thiotë, synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.



No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...