Pas vizitës së sotme të kryeministrit Edi Rama në Kosovë.
Bëhet me dije se edhe presidenti Prof.dr.Bajram Begajdo të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Kosovës kreu i shtetit do të qëndrojë sot edhe nesër që është edhe 18-vjetori i Pavarësisë.
Ashtu si edhe për kryeministrin Rama, policia bën me dije se edhe gjatë kohës së lëvizjes së eskortës së presidentit Begaj do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.
“Me datë 16 dhe 17 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes më datë 16 shkurt në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim më datë 17 shkurt në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
No comments:
Post a Comment