Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/02/16

Mbrojtja e Thaçit në Hagë hedh poshtë pretendimet e prokurorisë, Mishetiq: Të shpallet i pafajshëm, s’ka prova për strukturë kriminale!

 Mbrojtja e Hashim Thaçit thotë se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një “qëllimi të përbashkët kriminal”. Sipas avokatit mbrojtës, një plan i tillë nuk ka ekzistuar kurrë.


Kryeavokati i Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, Lluka Mishetiq tha se ndryshe nga sa pretendon Prokuroria Speciale (ZPS), “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar dhe nuk ka pasur kurrë një plan kriminal për të nënshtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve që paraqiten në aktakuzë”.

Sipas tij, ZPS nuk i është përgjigjur pyetjes kyç dhe nuk e ka vërtetuar se si Thaçi ka dhënë kontribut në veprat për të cilat akuzohet, ku përfshihen vrasje, ndalime të paligjshme etj, duke argumentuar se Thaçi gjendej jashtë vendit shumicën e periudhës që mbulohet në aktakuzë.

“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin dhe mbrojtja mban qëndrimin e saj se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshëm i Thaçit”, tha Mishetiq.

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...