Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/02

Nderim dhe respekt të thellë në kujtim të Profesor Skënder Luarasit

Prof.dr. Eshref Ymeri


Profesorin e anglishtes, personalitetin e shquar të kulturës shqiptare, përkthyesin erudit Skënder Luarasi, e pata njohur në vitin 1962, kur isha student në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Miku im Avdul Veizi, me prejardhje nga një familje e nderuar nacionaliste nga Vasjari i Tepelenës, asokohe ishte student i degës së anglishtes. Pedagogu më i dashur i tij ishte Profesor Skënder Luarasi që në çdo orë mësimi do të gjente mënyrën që studentëve t’u fuste në gjak frymën e nacionalizmit shqiptar dhe dashurinë për gjuhën shqipe.

Jo rrallë herë kisha vënë re kur Profesor Luarasi, gjatë kohës që studentët kishin ndonjë “dritare” (orë bosh), shëtiste me Avdulin përkrah, përgjatë rrugës që të çonte në Fakultetin e Gjeologjisë, përballë fakultetit tonë, duke biseduar me njëri-tjetrin si burri me burrin. Pikërisht asokohe ai më pati prezantuar me Profesor Luarasin.
Hapja e degës së anglishtes ishte meritë e drejtpërdrejtë e Profesor Luarasit dhe e Profesoreshës së anglishtes, zonjës Maja Polakova, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij. Gjatë katër viteve të fakultetit, bashkë me Avdulin, më pati qëlluar të bisedoja edhe herë të tjera me Profesor Luarasin. Më bënte shumë përshtypje atdhetarizmi i tij shembullor, fryma nacionaliste që karakterizonte formimin e tij intelektual. Sa herë qëbisedonim, fjala do të dilte patjetër te figura e Fan Nolit, për të cilin ai ushqente një respekt tëjashtëzakonshëm, si figurë e shquar e shqiptarisë dhe e kulturës shqiptare. Nuk mund të rrinte pa përmendur atë kontribut të shquar të Fan Nolit për themelimin e Kishës Ortodokse të Pavarur Shqiptare, të cilën e shkëputi nga thonjtë e patrikanës shoviniste dhe të kishës shoviniste greke.
Profesor Luarasi ishte rritur dhe edukuar në një mjedis nacionalist, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ideve të rilindasve tanë të shquar. Ai mbeti jetim, pa baba, që në moshë të njomë, gjithsej 11 vjeç, kur paraardhësit e Janullatosit i morën jetën babait të tij, Petro Nini Luarasit, i cili mundohej të përhapte dritën e diturisënë radhët e popullit shqiptar përmes mësimit të gjuhës shqipe, dritë që e verbonte keq patrikanën e Stambolit dhe bijën e saj famëkeqe, kishën shoviniste greke. Që asokohe, emri i Petro Nini Luarasit hyri në panteonin e figurave të ndritura të kombit shqiptar, si Papa Kristo Negovani, Anastas Kullurioti, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Naum Veqil Harxhi, Atë Stath Melani, të cilët i vrau plumbi dhe helmi i kishës shoviniste greke dhe i shovinizmit grekomadh.
Profesor Luarasi ishte përfaqësuesi i fundit i rilindasve tanë të mëdhenj. Si natyrë tepër e pavarur, si nacionalist shembullor dhe me dinjitet të lartë intelektual, ai nuk mund ta fitonte dot simpatinë e klasës politike komuniste të Tiranës dhe domosdo që do të shikohej shtrembër prej saj. Megjithatë, Profesor Luarasi, deri në fundin e jetës së tij, qëndroi i patundur në bindjet e veta nacionaliste dhe asnjëherë nuk i lejoi vetes t’i bënte fresk diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Është fatmirësi që Profesor Luarasi ka lënë pas vetes djalin e tij, Petron, i cili, në jetën e vet, vazhdon të ndjekë me dinjitetrrugën e gjyshit dhe të babait, duke qëndruar fort në pozitat e shqiptarisë.
Me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, këtu poshtë po u ofroj lexuesve të nderuar një artikull me domethënie të thellë të Profesor Skënder Luarasit, i cili e ka shkruar kur ishte student dhe që dëshmon aq shumë se çfarë formimi atdhetar e karakterizonte atë që në moshën djaloshare. Artikullin, së bashku me titullin“Dita e Flamurit” dhe me fotografinë, si edhe me shënimin në fund, i kam nxjerrë nga interneti.



Dita e Flamurit*



Nga Skënder Luarasi

Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë dhe nisi të shijojë jetën e lirë, duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.
Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare!
Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.
Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.
Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur Skënderbeu mundi të dalë fitimtar në luftëra të panumërta kundër mizorive të Anadollit. Nën këtë flamur trimat e Gegërisë dhe të Toskërisë mundën të mbajnë të panjolluar prej armiqve nderin e tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjës.
Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë, shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth, i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!
Flamuri ynë është shenja e trimërisë dhe e lirisë. Për trimëri ka kaptuar male, ka kapërcyer lumenj, ka shëtitur pyje, ka vetëtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë terror të madh, beteja të përgjakshme.
Për liri, si tani e tutje ky, dhe vetëm ky flamur, do të fërfërijë mbi kulmet e shtëpive, do të shndrijë mbi majat e çukave, do të valojë mbi sheshet e lëndinat. Vetëm nën këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorëve që bënë therorinë më të madhe, duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.Vetëm nën këtë flamur mund të rrojmë ne bijtë, nipërit dhe stërnipërit, në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqe e miqësi me fqinjët.
Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.
------------------------
*Ky shkrim është një nga botimet e Skënder Luarasit në revistën “Studenti”, organ i studentëve shqiptarë në qytetin Springfield, Mass. SHBA, më 28 nëntor 1919.


--------------------------------------------------------

http://floripress.blogspot.com/2014/12/nderim-dhe-respekt-te-thelle-ne-kujtim.html


 Skënder Luarasi (1900-1982) was an Albanian scholar, writer and anti-fascist activist.

Luarasi was born in Luaras of Kolonjë region (back then Ottoman Empire, today's Albania) on 19 January 1900. He was the son of Albanian patriot Petro Nini Luarasi, descendant of the Kostallari family of the Luaras village, and Lino Sevo.[1] Though Luarasi was a Protestant, he named his son Skënder to refer to the Albanian National Hero Scanderbeg. The poet Naim Frashëri was his godfather.

Luarasi performed the first studies in Albanian language schools of Negovan and Korçë (1909-1911). After the death of his father by poisoning, he was sent to Robert College of Istambul (1912-1913). Luarasi would continue his studies at Easton Academy in US (1914-1916), International 
College in Springfield, MA in US (1916-1918), Classis Gymnsium in FreistadtAustria, (1922-1926) and graduated from the Faculty of Philology at University of Vienna, Austria in 1930.[2] During his return in Albania (1920-1922) he worked as a teacher in the schools opened by American Red Cross in Elbasan District.
Luarasi started his literary activity since 1917. During the 30s he would distinguish himself as teacher, critic, journalist, translator, playwright, and director and cooperator of several press periodicals. He was editor-in-chief of the periodicals Studenti ("The Student"), 1920 in US, Djalëria ("Boyhood"), Austria, 1927-1928, and the magazine Vullnetari i Lirisë ("Volunteer of Freedom"), Spain, 1937, together with Petro Marko. The last was a 20-page periodical of Albanian volunteers participating in the Spanish Civil War as anti-fascists.[3]

During the years 1930-1936 Luarasi taught at the Technical School of TiranaVlora, and Shkodra, until he left for Spain to join the International Brigades. He had been previously arrested and imprisoned three time by the Zogist regime.

During the 
Italian and German Occupation he was arrested and interned in several concentration camps, including VernetGursSt.Cyprien, etc.
After World War II, he was elected representative of Kolonje region in the Albanian Assembly (1945). Luarasi was one of the initiator of the foundation of Albanian League of Writers and Artists and member of the presidium until November 1949 when he was expelled for several years from the League due to his anti-conformist behavior. Until his retirement (1967), he worked as teacher and historian in the State Pedagogic Commission, Qemal Stafa High School, the Publishing Company of the Science Institute, Pedagogical School, "Jordan Misja" Artistic Lyceum, and Faculty e History-Linguistics of the University of Tirana ( where he established the English language major).

Until 1992, his activity focused on publicistics, monographs, theatrical plays, historical and literary studies.
Luarasi was awarded "Flag Order" (1960) and "Honor of the Nation" (1996) by the Albanian government with the motivation "For distinguished patriotic, anti-fascist, democratic, literary, and educative activity".
Luarasi died on 27 January 1982. Several schools in Albania and Kosovo are named after him.[4]

Studies, monographs, momoirs

  • Isa Boletini, short biography, Prishtina, "Rilindja" 1972. OCLC 43365281
  • Ismail Qemali, biography, Tirana, Shtëpia Botuese e Librit Politik, 1972. OCLC 80727030
  • Les soeurs Qiriasi, study, Tirana, 1962. OCLC 79170189
  • Kolonel Thomson, monograph
  • Petro N. Luarasi, jeta dhe vepra, study, Tirana, "Naim Frashëri", 1958. OCLC 560911213
  • Migjeni, jeta dhe vepra, study, Tirana, "Naim Frashëri", 1961. OCLC 462044090
  • Gjerasim Qiriazi, jeta dhe vepra, study, Tirana, Naim Frashëri, 1962. OCLC 28785711
  • Sevasti Qiriazi, vepra, study
  • Në Brigadat internacionale, memories, Tirana, Toena, 1996. OCLC 37228386
  • Fjala shqipe, study, Tirana, "Naim Frashëri", 1961. OCLC 462053473
  • Fjala e lirë shqipe (publicistikë e studime), study
  • Kujtime historike, memoirs
  • Kujtime autobiografike (Ç'kam parë e ç'kam dëgjuar), autobiographic collection
  • Tri jetë, Koloneli Tomson - Ismail Qemali - Isa Boletini, collection of biographies, Tirana, "Migjeni", 2007. ISBN 9789994394319

Theatrical plays

  • Agimi i Lirisë (Freedom's Dawn)
  • Stuhi në prill (Storm in April)

As co-author

  • Zgjimi Kombëtar Shqiptar : 1878-1912 (Albanian National Awakening), Stavro Skëndi; Skender Luarasi; Nestor Nepravishta, Tirana, Phoenix : Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000, ISBN 9789992742198

Translations to Albanian

See also

References


Jump up ^ Aleko Likaj (09.06.2011), I paepuri Profesor Skender Luarasi (in Albanian), Prishtina Press, retrieved 03.02.14, Jeta e tij nisi me një tragjedi të rëndë familjare. Ishte njëmbëdhjetë vjet, kur babain ia helmuan agjentët filogrekë të shtyrë nga rrethet klerikale greke. Skënderi, si bir i denjë i babait të vet, e vazhdoi rrugën patriotike po me atë pasion dhe këmbëngulje, po me atë zell, pa përfillur asnjë lloj rreziku nga çdo anë që i vinte. Nga leximi i librit të Guri Sevos “Mësuesi im i parë i shqipes” kisha formuar një ide për karakterin e Petro Ninit, ndërsa pas njohjes me Skënderin vura re ngjashmëri të madhe midis tij dhe të atit Check date values in: |date=, |accessdate= (help)
Jump up ^ Dashnor Kaloçi, "Kush ishte Profesor Skënder Luarasi [Who was Prof. Skender Luarasi]", Si e vodhën dhe e falsifikuan jetën e veprën e Migjenit [How Migjeni's work was stolen and falsified] (in Albanian), Shkodra Online, retrieved 04.02.14, Skënderi i vogël u dërgua për të studiuar në "Robert Kolezh" të Stambollit. Në vitin 1914, Skënderi shkoi në SHBA dhe u regjistrua në "Easton Akademi" të cilën e përfundoi në vitin 1916 dhe po atë vit ai ndoqi "Amerikan Internacional Kolezh Spring-field. Mass", të cilin e përfundoi në vitin 1918. Gjatë asaj kohe që ishte në atë kolegj, ai themeloi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes së Studentëve shqiptarë dhe editor i gazetës "Studenti". Kur u kthye në Shqipëri, në vitet 1920-1922, ai punoi si mësues në Qarkun e Elbasanit në shkollat që u hapën nga Kryqi i Kuq amerikan. Në vitet 1922-1926, Skënderi studioi dhe u diplomua në gjimnazin klasik të Freishtadt të Austrisë dhe në vitet 1926-1930, ai u diplomua në fakultetin e Filozofisë së universitetit të Vjenës. Gjatë asaj periudhe, ai ishte kryetar i shoqërisë "Albania" dhe editor i revistës "Djalëria". Nga viti 1930 e deri në 1936, Skënderi punoi si mësues në shkollën teknike të Tiranës, në Institutin Tregtar të Vlorës dhe në atë të Shkodrës. Check date values in: |accessdate= (help)
Jump up ^ Robert Elsie (December 22, 2005), Albanian Literature: A Short History, I. B. Tauris, p. 184, ISBN 978-1845110314
Jump up ^ Shkolla e Mesme Teknike "Skender Luarasi" - Suharekë

NGA FLORIPRESS

BESOJ NË NJË SHOQËRI MË HUMANE

picture157.jpg


Surname: SHELE
Name: AGRON
Birth date: 07.10.1972
Birthplace: Përmet

Living place: Lagjja Partizani, “Pegasi” Përmet, Albania

Mobil: 003556833188

Email: sheleagron@yahoo.com

Education: Graduate Diploma , the Faculty of History and Geography, Military Academy
Actual profession: professional writer

Actual positions: Vice / chief of Literary Association “PEGASI” Gjirokastër, Albania, Member of Albanian writers’ Association, Head of the Branch of Literary Association “PEGASI” Përmet, Head of the Association “Youth and Children” Albania

Head of the Association “Environment in the Cumunity” Albania

Literary and Writing Activities

Literary editions:

1. “Hapat e Klarës” “Steps of Clara” novel, Tirana 2003
2. “Pertej perdes gri” “Behind the grey curtains” novel, Tirana, 2006
3. “Pasazh i pafaj” “Innocent passage” Poerty
4. “Imazhe të rremë” “False images” novel
5. “Përtej perdes gri” “Behind the grey curtains” , në proces botimi.
6. “ Essay” “Ese “ about authors of the world literature Tomas Man, Stefan Cvajk, Izabele Alende, Teodor Drajzer.

Publicistic:

Taken active part in editin articles in everyday and periodical press in the literary and social field in newspapers “Pegasi”, ‘Tirana Observer”,”Tema” , literary newspaper “Drita”, edition of Albanian writers’ Association etc.

Editions abroad:

Poetry in the literary anthology in Motola, Itali, won the special price.
Editions in Magazines abroad, poetry in English and Greek.

Scientific activities with subject :

” The first Rector of the Albanian University, “Karaman Ylli”

“A point of view over the works of the Albanian writer, Naim Frashëri”, with the presence of the poets who write in Persian style.

“Poetic activitiy about the poet Xhevar Spahiu, ex chief of the Albanian writers’ Association.
Recensions about great voices in the Albanian Literature.

As head and organizer of the Literary Association “PEGASI” , he has masterminded and developed many literary activities.

Won special price for poetry in Italy , Motola as well “PEGASI 2006”, for the novel “Përtej perdes gri” “ Behind the Grey curtain’

Trainings:

Study for foreign Languages.

“Environment protection” certified by the International Fond for Environment “REC”
Certificate in Informatics.

With his works he is propagated in the world.


KUSH ËSHTË  AGRON SHELE?


Agron Shele.png

Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, rrethi Përmet. 


Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. 



Është autor i veprave letrare : 



Hapat e Klarës (roman),

 Përtej perdes gri (roman) , 
Imazh i rremë (roman), 
Pasazh i pafaj (poezi) 


Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare : 



Korsi e hapur -1,Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. 



Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS). 


Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS". 



Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009 etj. 



Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Ështe Kryetar i Shoqatës "Rinia dhe Fëmijet" si dhe "Mjedisi në Komunitet".



NGA AGJENCIONI FLORIPRESS

http://floripress.blogspot.com/2014/12/besoj-ne-nje-shoqeri-me-humane.html


http://www.gazetatema.net/web/2013/06/17/agron-shele-nje-permetar-qe-komunikon-ne-vargje-me-perendimin/



1 agron (1)


Flet Shkrimtari dhe Esseisti i njohur, në ekzil,Agron Shele:Unë besoj në një shoqëri më humane, më të drejtë dhe më qytetare.

Në mesin e komunitetit të shkrimtarëve në mërgim është poeti, prozatori, esseisti dhe kritiku letrar, Agron Shele.Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë.Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij.

Është autor i veprave letrare : Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman) , Imazh i rremë (roman), “Ngjyrime Universale ” (Ese-I) , si dhe vëllimit poetik : Pasazh i pafaj (poezi) Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare :

Korsi e hapur -1, Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS).

Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”.

Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2104, The Second Genisis etj.



 Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj, si dhe Kryetar i Shoqatës “Rinia dhe Fëmijet” dhe “Mjedisi në Komunitet”. Ka qënë Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet dhe më pas u shkëput për të jetuar dhe punuar në Belgjikë.


Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Agron, besoj se na shkon një bisedë arti, packa se mes nesh është Atlantiku! Disi larg por arti i afron kufijtë, veçanërisht për ne mërgimtarët?

Le ta quajmë Atlantikun thjesht një kufi natyror, pasi ajo që e bashkon artin dhe në veçanësi artistin është kufiri interkulturor dhe shpirtëror.

-Disa vëllime me prozë;roman e tregime, dhe poezi, që dëshmojnë gjithnjë e më shumë se jeni ndër autorët e mirënjohur në dy dekadat e demokracisë në atdhe. A ka dicka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë shkrimtar?

Sigurisht që po. Në familjen time, edhe pse rrethanat e para viteve -90 nuk e lejonin, çuditërisht kishte një bibliotekë të pasur. Aty kam rënë në kontakt për herë të parë me libra të verdhë, sikurse cilësoheshin librat e ndaluar nga çensura e kohës.

-Çfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar, cilët nga autorët tanë pëlqeje më shumë?
Proza ka qënë përherë e më tunduese për mua.Lexoja gjithçka që gjeja në Bibliotekë ose në librarinë e qytetit. Nga autorët prozaikë vendas do veçoja Mitrush Kutelin, Fatos Kongolin, Teodor Laçon, ndërsa poetët që admiroja ishin Lasgush Poradeci, Fatos Arapi.

-Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj, sa janë motivet vetiake?Cila ka qënë poezia apo tregimi i parë që keni shkruar?

Temat social-psikologjike janë tematika që kanë shoqëruar veprat e mia. Unë besoj në një shoqëri më humane, më të drejtë dhe më qytetare. Intrigimi personazheve ka percepetuar gjithmonë drejt kaheve të tilla, pa përjashtuar edhe metafizikën , si proçesion por dhe si parashtrim idesh për të shprehur thellësinë dhe universalitetin e mendimit.

-A mund të na thoni një nga poezitë tuaja më të dashura, dhe për të dhënë një poezi cila është pjesa më e vështirë?

Poezi kam shkruar në moshë të herët, por si shkrime që për vetë botën fëmijërore përjetuese ngjasonin thjesht me një inkluidivitet të momentit, humbën. Do veçoja poezitë e para : “Rikthim” dhe “Anës liqenit” . Përsa i përket poezisë jam shprehur edhe në shkrime të tjera, ku kam cituar: “ Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore, dhe si e tillë ajo tejkalon dhe fluidizon emocione dhe ndjenja të papërsëritshme”.

-Në tërësi ju jeni një autor i shëndetshëm, me besimin solid për jetën; megjithatë herë herë vihen re doza melankolie të ndjeshme, Si bashkëjetojnë optimizmi me pesimizmin te ju?

Më duhet të citoj një tjetër shprehje në lidhje me pyetjen tuaj : “ Letërsia me magjepsjen dhe misticizmin e vet ka tërhequr përherë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin art, flirtin jetë, dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më produktiv për mbarë njerëzimin ”.

Nëse autori nuk shkrihet një me personazhin, nëse nuk përjeton ndjesitë dhe gjithë botën rrethuese të tij, nëse nuk i jep shpirt nga shpirti i tij, nëse nuk i jep mendësi nga mendimi i tij, atëherë një vepër do mbetet e thatë, pa jetë dhe thjesht një shabllon i rregullave ose strukturave letrare që rigjenerohen dhe zhvillohen për ç’ do ditë.
-Ju jeni poet. Dhjetra vargje poetike lirike, patriotike, qytetare me ton protestues e intelektual të përmbledhura në vëlliminpoetik : “Pasazh i pafaj”, por poezia tuaj është përfshirë edhe në disa antologji kombëtare e ndërkombëtare me poezi. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?

Shpesh herë me miqtë e mi diskutoja dhe flisnim shpesh për anën prozaike. Ata u befasuan kur ranë në kontakt me poezinë dhe ishin nxitësit kryesorë që unë të publikoja Vëllimin Poetik : “ Pasazh i pafaj” .

 Poezitë : “Muza ime”, Ëndrrat e mia”, “Në parkun Sivenston”, “E bardha Dritë, “Ne poetët” etj , kanë gjetur pasqyrim në shumë Antologji Ndërkombëtare, kjo për vetë faktin e kontaktit nëpër Simpozume Letrare brenda dhe jashtë vendit me shumë autorë dhe publikues të huaj por edhe për meritë të përkthimeve brilante të përkthyesve Peter Tase, Dritan Kardhashi, dhe Kosta Gaxhoni.
-Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?

Poezinë gjithmonë e kam klasifikuar si reflektivitet të impresionimit natyrë njerëzore.Shpesh frymëzimin e kam gjetur në mjediset e natyrës, në kafet buzë rrugës, por edhe në vizualitetet dhe ndjesitë e tablove shumëngjyrëshe të vetë përditësisë jetë.
Është interesante por dhe kuptimplote për një poet që të shqetësohet edhe për një gjethe të rënur pa kujdes buzë trotuarit, edhe jo më për fatet dhe zhvillimet e vetë atdheut të tij.

 Një poet dhe shkrimtar është i lidhur ngushtë me jetën social-kulturore dhe politike të vendit të tij, dhe si i tillë ai shndërrohet në mishërim dhe pjesë e përgjegjësisë qytetare për atë ç’ farë duhet të bëhet ndryshe, të bëhet më mirë dhe e gjithë kjo në funksion të integritetit dhe prosperitetit të vendit të tij.

-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Më ndodh shpesh që të hedh ide fillestare kur jam i ulur në park, ose kur pi kafe buzë rrugës, por kristalizimin final e bëj gjithmonë në studion time të vogël, në shtëpi.

-Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

Sipas mendimit tim muza është dhunti e lindur, e patjetërsueshme dhe unikale për ç do shpirt krijues. Poeti nuk bëhet, por rilind me frymën e muzës krijuese.

-Përvec poezisë, ju lëvroni; prozën;tregimin e romanin, dhe kjo tregohet nga shifrat e librave tuaja në këtë gjini;“Hapat e Klarës” (roman), “Përtej perdes gri” (roman), “Imazh i rremë” (roman),

Unë vecanërisht, do të përmendja romanin më të fundit “Imazh i rremë”- që pati jehonë në letrat shqipe, por dhe mjaft i vlerësuar nga kritika e kohës, e i promovuar në pjesën më të madhe të trojeve shqiptare. Cfarë ju tërhoqi për të shkruar këtë roman?

Përse ky titull? Si kini arritur ta realizoni botimin e tij?

Realisht romanet e mësipërm i kam shkruar në moshë të herët, por dritën e botimit e kanë gjetur shumë vite më vonë.Kjo ka ardhur edhe sipas mundësisë së krijuar për publikim dhe botim. Për sa i përket romanit : “Imazh i rremë” ky libër ka një vërtetësi jetësore dhe personazhet e tij janë njerëz që kanë rrethuar botën time.

Me këtë nuk duhet nënkuptuar se ka elementë biografikë, por në paratezë me “ Cvajk” do shtoja që as më shumë dhe as më pak, tematika dhe narrativiteti i një vepre letrare merr jetë pëpara parafytyrimit dhe botës që rrethon autorin. Jeta është një sugjestionim, iluzion, shpresë për sendërtim dhe besim, mundësi për të deshifruar gjurmët e egzistencës tënde, dhe si e tillë ajo detraton në trajta konfigurimesh dhe imazhesh, të cilat reale apo të rreme bëhen bashkëudhëtare të kohezionit përjetus, në këtë kontekst bashkëshoqëruse e personazhit dhe identifikuese e vetë romanit.

-Cilat janë disa nga sfidat për të shkruar në gjininë e prozës? Dhe, cilat janë sfidat për të përshkruar jetën e atyre personazheve në romanet tuaja?

Që të jem i sinqertë nuk do e quaja sfidë, por përpjekje për tu njehësuar një me personazhin. Sipas botëkuptimit tim është e rëndësishme ngritja e strukturës së një vepre letrare dhe më pas shkrirja dhe përjetimi i njëjtë i emocioneve . Nëse nuk krijohet një lidhje e fortë shpirtërore me elementët gjallues të veprës tënde, sigurisht që do ketë shkëputje hallkash, gjë që do çojë në lodhje, bedisje, pse jo dhe humbje të lexuesit. Autorët ; Shusako Endo, apo dhe Erik Segal, janë pjesë e përshkrimi të ejmotiveve të forta dhe kjo sigurisht ka ardhur nga pazgjidhshmëria e natyrës tyre me personazhët intrigus.

-A kanë diçka nga jeta reale në librat tuaj? Cfarë lloj kërkimi keni bërë për to?A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?

Besoj se ç’ do vepër letrare ka elementë jetësorë realë deri në kufijtë kohorë ose dimensionalë të paracaktuar nga vetë shkrimtari. Do ishte e papranueshme që një autor të bjerë në kurthin e një narrativiteti real të pafund , ku për pasojë mbizotëruese do të bëhej përditësia e karakterit të personazheve dhe më pas do mbetej pak ose aspak vend për idetë, mesazhin dhe qëllimin e vërtetë të një vepre letrare.

-Pas disa librave shumë të sukseshëm për të shkruar prozë të mirë, me shkrim të qartë e gramatikisht korrekt. Cila është lidhja midis veprave tuaja në prozë, poezi, kritikë letrare dhe Esse, tekëtij lloji dhe natyra e të shkruarit tuaj?

Besoj se ajo që i bashkon të gjitha këto zhanre të ndryshme është aspekti filozofik i këndvështrimit të gjërave. Si në prozë edhe në poezi, por edhe në eseistikë përjetoj një ndjesi të theksuar metafizike, mrekullohem dhe habitem përpara universalitetit mendim dhe sigurisht krijoj dhe zhvilloj mendësinë për gjykime por dhe përgjegjësi serioze krijuese.

-Si ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si prozator apo publicist?

Njeriu është ndërtuar që të rendë pa reshtur drejt përsosjes.Kështu ndodh edhe me një autor. Trysnia dhe përgjegjësia për t’ u përmirësuar, për të bërë vepra më cilësore, më estetike dhe më të suksesëshme se veprat e shkruara është edhe më e madhe. Kjo është sfidë reale që na shtyn të shkruajmë më mirë për të ecur përpara.

-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj të shkrimtarisë? A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?

Në përgjithësi jeta individuale si krijues ka qënë e pandikueshme nga rrethanat dhe mjediset interkulturore që operojnë në formë lidhjesh ose shoqatash letrare.

Unë jam bashkëthemelues i Lidhjes Letrare “ ATUNIS” dhe kënaqësia që kam përjetuar nga bashkëpunimi dhe fryma e grupit ka qënë promovimi i kulturës së shkrimit shqip në mbarë kulturën letrare Ndërkombëtare sot. Më ka emocionuar përfaqësimi më i gjerë i autorëve shqiptarë në Revista dhe Antologji Botërore.
–A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot?

Nuk duhet të paragjykojmë ose ti presim gjërat me thikë.Edhe nga kontaktet e afërta me Flutura Açkën (botuese) dhe Visar Zhitin këtu në Bruksel, u fol për sinjale pozitive dhe zhvillime të reja si në kritikë ashtu edhe në marketingun e librit.Uroj që gjarat të perfeksonohen edhe më mirë dhe librit ti jepet vendi që i takon.

-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit poet, eseist dhe shkrimtar?

Duket si paradoks të risjellësh botën e ëndrrave fëmijërore sot, por një dëshirë të fshehtë për hir të së vërtetës e kam patur. Kam lexuar Dikensin, Tolstoin, Gi Dë Mopasan , Drajzer etj, në moshë shumë të herët dhe jam magjepsur pas botës së tyre krijuese. Edhe sot ata janë dishepujt e mi.
-Cfarë është dashuria për ju?

Nëse do jepja një përkufizim do thoja: Dashuria është shkëndija që rilind ose vdes shpirtrat.
-A është i lirë shtypi sot?

Nëse do komentojmë shtypin duhet komentuar jo vetëm niveli i klasës politike shqiptare, por dhe shkalla e emancipimit të shoqërise.Mendoj se ka ende dhe shume rrugë të gjatë për të bërë, që të fitojë nivelet dhe standartin e një shtypi bashkohor dhe evropian.

-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare?

Besoj se është lexuesi, por dhe miqtë e mi letrarë ata që më impenjojnë por dhe mbështetin në rrugën e krijimtarisë time.
-Kanë thënë për Agron Shelen…

Për krijimtarinë time është shkruar qoftë në mediet e shkruara, qoftë ato elektronike, por ajo që është e rëndësishme , është konkluzioni i tyre final, konkluzion që përkon me një klasifikim: “si art i tematikës social-shoqërore dhe psikologjike” .

-Cfarë nuk do të falnit në jetë?

Gabimet e së shkuarës!

-Mesazhi tuaj për inteligjencën shqiptare…

Mesazhi im për inteligjencën shqiptare është më se i qartë : Vendoseni dijen, kulturën dhe inteligjencën tuaj në shërbim të emancipimit të shoqërisë , prosperitetit dhe integritetit më të lartë të atdheut tonë, Shqipërisë !

Ju faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ-VITI I RUGOVËS


Të dashur lexues! Pas pak ditësh Kosovës i takon të kremtojë një datë të madhe të kujtesës së saj, kombit shqiptar i takon të kremtojë një datë të madhe të kujtesës së tij.
Më 2 dhjetor 1944 lindi në fshatin Cërrcë të Istogut (Burim), komunë veriperëndimore e Kosovës, Ibrahim Rugova, shkrimtar, filozof, estet, politikan, burrështetas, themelues dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës prej datës 23 dhjetor 1989 e deri në vitin 2005, President i Republikës së Kosovës prej datës 24 maj 1992 e deri më 26 janar 2006.

02.12.1944 – 02.12.2014. Më 2 dhjetor 2014 Ibrahim Rugova do t’i mbushte plot 70 vjet. Ky është një jubile i madh për Kosovën, një jubile i madh për kombin shqiptar. Asnjë jehonë nuk i bëhet afrimit të kësaj date as nga vetë partia të cilën e themeloi dhe e udhëhoqi Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës. Vetë kjo parti i bën plot 25 vjet nga themelimi i saj. E njohur si partia e Presidentit Ibrahim Rugova, ajo është partia e parë e pluralizimit modern shqiptar, është modeli i parë dhe qendror për shumë vite dhe për shumë kohë për të gjitha partitë politike në të gjithë hapësirën shqiptare dhe në të gjithë botën shqiptare.

Të shpërfillësh këtë datë, për më tepër të harrosh këtë datë, për më shumë të bësh sikur e ke harruar këtë datë përbën për pasardhësit e tij në LDK dhe në Republikën e Kosovës më shumë se xhelozi të shkaktuar nga kompleksi i tyre i pashërueshëm i xhuxhërisë dhe i liliputnisë politike, por edhe sklerotizim të mendjes dhe të shpirtit, të trurit dhe të trupit të partisë së tij dhe të vetë politikës në Kosovë. Është ky treguesi më themelor e më domethënës se këtë sklerozë, këtë dambllà të rëndë e ka shkaktuar mbytja nga paraja dhe verbërimi e shurdhërimi mendor, shpirtëror e intelektual prej majmërimit nga pasuria.

As vetë propaganduesit dhe trombetuesit e të ashtuquajturit “kombi kosovar” nuk u kujtuan pikërisht për atë që e ideoi, që e arkitektoi, që e ndërtoi me mendjen e tij dhe veprimin e tij Republikën e Kosovës, për atë që themeloi dhe kristalizoi të djathtën e Kosovës, që pati rolin kryesor e vendimtar në vetë traditën e pluralizmit politik në Kosovë, në traditën e shtetësisë në Kosovë.

Ibrahim Rugova është e vetmja figurë moderne e politikës shqiptare në përmasat e një figure evropiane, të një lideri evropian. Asnjë tjetër nuk i afrohet atij as tek nyjet e këmbëve. Bizantinizmi i tyre, prej episodikësh pa shpëtim, nuk i kundërvihet dot madhështisë evropiane të Ibrahim Rugovës. Dritëshkurtësia e tyre partiake nuk i kundërvihet dot vizionaritetit prej burrështetasii evropian të Ibrahim Rugovës, klientelizmi i tyre mafioz nuk i kundërvihet dot shpirtit të madh prej demokrati perëndimor të Ibrahim Rugovës.

Presidenti Ibrahim Rugova është për Kosovën siç është De Goli për Francën, siç janë Uinston Curçili dhe Margaret Theçeri për Britaninë, siç është Alçide De Gaspri për Italinë. Askush në Francë nuk mund ta nxjerrë nga kujtesa, ta shpërfillë De Golin.

 Aq më tepër, kjo nuk mund as të hamendësohet nga e djathta degoliste franceze. Asnjë britanik nuk mund ta bëjë këtë gjë me Curçillin apo Theçerin, aq më tepër konservatorizmi britanik nuk do t’ia falte vetes. Askush në Itali nuk mund ta heqë nga mendja De Gasprin, aq më tepër qendra e djathtë italiane.

Do të kishte qenë në nderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nderin e qeverisë së Republikës së Kosovës, të kreut të shtetit që viti 2014 të ishte shpallur Viti i Rugovës. Përkimi i ditëlindjes së Presidentit në dhjetor e mundësonte që nga janari deri në fund të dhjetorit i gjithë viti të karakterizohej nga veprimtaritë përkujtimore, nderuese dhe vlerësuese ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, në radhë të parë tek të gjithë bashkëqytetarët e tij shqiptarë të Kosovës.

2014 – Viti i Rugovës do të kishte qenë një vit frymëzues për rugovizmin kosovar dhe atë shqiptar në përgjithësi, por do të kishte qenë pikësëpari frymëzues e mobilizues për vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ajo të bëhej triumufuese e padiskutueshme në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ky vit ka qenë viti më bosh politik në Kosovë, pothuaj i tillë ka qenë në mbarë hapësirën shqiptare, në krejt botën shqiptare.

Dritëshkurtësia e shterranëve, sklerotizmi i shterpanëve, shpirtligësia e bizantinëve, babëzia e mafiozëve këtu të çon.

Këto radhë mund të bëhen cytje në Prishtinë për të improvizuar diçka ashtu përngutshëm në 70 vjetorin e Presidentit Ibrahim Rugova. Kjo dhe asgjë në botë nuk i shpëton rrënuesit e veprës së Rugovës nga dënimi i historisë.

IBRAHIM RUGOVA- NJERIU QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTAR


Me rastin e 70-vjetorit të lindjes/

Nga Frank Shkreli

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës dardane lindi më 2 Dhjetor, 1944.Ky vit shënon 70-vjetorin e lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës dhe njëkohësisht përket me 25-vjetorin e vizitës së parë që ai bëri në Shtetet e Bashkuara, në kapacitetin e tij si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai ishte ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në New York, “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”, për të marrë pjesë në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij, në tetor, 1989.

 Me Dr. Rugovën nga Kosova ishte ftuar edhe Dr. Engjëll Sedaj, Profesor i Universitetit të Prishtinës, për t’iu bashkuar referuesve të tjerë të ftuar në seminar, si Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, dhe Profesor Martin Camaj, referatet e të cilëve në fakt janë botuar 5-vjetë vjetë më parë nën kujdesin e Zotit Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit te Kishës Katolike në York.

Me këtë botim, Zoti Mirakaj në të vërtetë ka përjetësuar jo vetëm një seminar dhe pjesëmarrjen në atë tubim të mbajtur në universitetin e njohur amerikan Fordham, ku morën pjesë disa prej akademikëve më të njohur shqiptarë të asaj kohe,mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Por me atë botim, ai përjetësoi edhevizitën e parë historike në Shtetet e Bashkuara të personit,i cili pak pas kësaj vizite që kishte bërë në New York dhe në Washington, ai do të zgjidhej si udhëheqësi i një lëvizjeje për liri e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës. Si rrjedhim,atë dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovësnën thundrën e terrorit serbdo t’injihte shumë shpejt mbarë bota.

Ishte kjo një periudhë kur Serbia bënte si të donte me shqiptarët, i burgoste, i vriste i detyronte të arratiseshin. Në të vërtetë, vitet 1989 dhe 1990 shënuan valën e madhe të arrestimeve dhe vrasjeve të shqiptarëve në masë, vetëm e vetëm sepse kishin marrë pjesë në demonstrata paqësore kundër ndryshimeve të manipuluara politike të kushtetutës jugosllave nga ana e Beogradit.Ishin këto dryshime të cilat, më në fund, anulluan sado pak të drejta që gëzonin shqiptarët e Kosovës deri atëherë. Situata e shqiptarëve në Kosovë sa vinte e keqësohej deri nënjë pikë që shtypjet e Serbisë ndaj popullit autokton shqiptar të Kosovës arritën proporcione tragjike.

Shqiptarët vuanin vetëm dhe në heshtje.Zëri i shqiptareve të Kosovës nuk dëgjohej dhe bota e jashtëme kishte pak ose aspak dijeni dhe as interesimmbi vuajtjet dhe torturat që diktatura serbe ushtrontembi popullësinë shqiptare të Kosovës.Shkelja e të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët e Kosovës, në të gjitha nivelet sa vinte dhe po keqësohej, në kundërshtim të plotë me marrveshjet e Helsinkit dhe me angazhimet që kishte marrë Beogradi si vend anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë. Regjimi serb kishte krijuar në Kosovë një atmosferë koloniale, e mbështetur në një forcë brutale ushtarake dhe policore. Çështja ishte se si të njoftoheshin miqët dhe mbështetsit e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut kudo, por sidomos në Shtetet e Bashkuara, mbi krimet dhe shkeljet flagrante të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb, me fjalë të tjera, si të sensibilizohej opinioni ndërkombta mbi krimet që po ndodhnin në Ksoovë dhe sitë ndërkombëtarizohej “çështja e Kosovës. Presidenti Rugova e kishte kuptuar qyshë heret se ishte jetike që të krijohej një kunder-balancë ndaj shpifjeve të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët regjimi serb i paraqiste si irredentistë dhe terroristë– dhesitë njoftohej bota, e sidomos Washingtoni zyrtar, në lidhje me përkeqësimin në rritje e sipër të situatës për shqiptarët e Kosovës. Bota duhej informuar se Serbia kishte vendosur një regjim diktatorial policor e ushtarak të terroritserb në Kosovë,me qëllim realizimin e objektivit shekullor të planeve serbe për cfarosjen ose shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Dardania antike.
Ndonëse, tetorin e vitit 1989, nuk besoj se Dr. Rugova parashikonte të ardhmen e tij në krye të një partie politike, që mund të ketë qenë, në mos e para, atëherë ndër të parat parti anti-komuniste në Europën Lindore dhese as nuk mund të parashikonte ngjarjet që pasuan. Por në tetor të vitit 1989, ai ka shprehur preokupimin e tijndaj faktit se në përendim ekzistonte një boshllëk informacionesh të vërteta mbi gjëndjen e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi dhe se bota nuk e njihte të vërtetën mbi ato që po ndodhnin në Kosovë.Serbia po e fitonet luftën e propagandës.Pa kurrfarë pretendimesh gjatë asaj vizite, më kujtohet se Dr. Rugova pat shprehur bindjen e tij për doemosdoshmërinë për nevojën urgjente për të sensibilizuar botënmbi gjëndjen e vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe përmundësitë për të paraqitur çështjen shqiptare ashtu siç në të vërtetë ishte, në arenën ndërkombëtaree veçanërisht në Washington dhe në Europën Perëndimore, por sidomos ai donte të siguronte jo vetëm vëmendjen por edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Si njohës i historise dhe si atdhetar i vërtetë– ai e kishte të qartë se kushishin miqët dhe kusharmiqët — të ri e të vjetër — të kombit shqiptar. Dr. Ibrahim Rugovaishte i bindur se tek Shtetet e Bashkuara do të gjënte mikun dhe përkrahsen historike të të drejtave të shqiptarëve, ashtu siçedhe ndodhi më në fund.
Erdhën si erdhën punët dhe e ardhmja politike e Dr. Ibrahim Rugovës e vendosi atë papritmas në arenën e diplomacisë ndërkombëtare për të cilën ai nuk ishte i përgatitur. Duke shikuar 25 vjetë pas, mund të thuhet se vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës vitin 1989 në Shtetet e Bashkuara, ishte fillimi i hapave të parë të diplomacisë moderne të Kosovës. Megjithëse nuk kishte shumë njohuri në këtë fushë, dhe medhithë të metat dhe gabimet e asaj periudhedhe më vonë gjatë këtij procesi, ishte Dr. Ibrahim Rugova ai i cili në mënyrën më pozitive ndërkombëtarizoi “çështjen e Kosovës”.Ishte kjo vizitë, 25-vjetë më parë ajo e cila hapi rrugën për vizita të shumëta që ai bëri në Washington me qëllim për të mbajtur në qëndër të vëmendjes amerikane çështjen e Kosovës, pasi ishte i vetdijshëm se nëqoftse Kosova do të zhdukej nga radari politik dhe diplomatik i Shteteve të Bashkuara vaj medet për popullin shqiptar të Kosovës.Nga këndvështrimi i sotëm, mund të gjykohet se një çerek shekulli më parë, Dr. Ibrahim Rugova u këthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989, me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në cilindo nivel që ta hidhte fati.
Fati ishte se pak kohë pas këthimit të tij në Kosovë, ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai tani siguroi një platformë legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë, do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve — në mënyrën e tij të qetë por bindëse — me bashkbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. U bë që sidomos nga miqët e kombit shqiptar, Dr. Rugova të shikohej si një zëdhënës i denjë i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej dhe me këdo takohej bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte.Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatëspër të siguruarmbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë,ka pohuar se, “Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikpamja historike dhe njerëzore”.“Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejta e tij”, ka thënë Presidenti Klinton. Si askush tjetër deri atëherë, Presidenti Rugova, jo vetëm i shpjegoi botës me urtësi e durim përdhunimin historik të kombit shqiptar nga Serbia, por ai gjatë këtij procesi bëri miq për veten dhe shumë mbështetës ndërkombëtarë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e veta autoktone. Për më tepër, Dr. Ibrahim Rugova si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështjetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, pothuaj pa dallim dhe si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shëndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo është pjesë e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.
Nuk ka asnjë njeri ose udhëheqës pa të meta, por Presidenti Ibrahim Rugova bazuar në aq sa e njihja gjatë pothuaj dy dekadash, posedonte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ai ishte i bindur se për kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër përveç radhitjes së tij ndërshmërisht,përkrah kombeve të përparuara të perëndimit dhe si pjesë e pandashme e organizmave euro-atlantike.Për të arritur këtë objektiv ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miqë dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar.Ai siguroi përkrahjen e përendimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikes për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet përendimore. Ai e kishte bërë të qartë ç’prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke deklaruar ç’prej fillimit “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”. Me përpjekjet e tij ndërkombëtare, Dr. Ibrahim Rugova u bë simboli i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar. Si i tillë, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të politikës amerikane. Një ndër këta udhëheqës amerikanë, Presidenti George W. Bush e pat kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjthashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija kundër dhunës.” Ndërsa ish-kryeminsitri britanik Tony Blair ka thënë për Dr. Rugovën se “ishte i qetë, një njeri shumë modest, I cili më that ë vërtetën për Kosovën, Për vuajtjet e popullit të vet, për nevojëpn që bota të dëgjonte për fatin e shqiptarëve dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë….Ai foli me një zë të ultë, por me sinqeritetin më të madh duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet. Unë ia dhashë besën se britania e Madhe do ta ndihmojë dhe besën ia mbajta”, ka thënë Ish-udhëheqsi britanik Tony Blair.
Ai ishte i vetdijshëm për dëmet që komunizmi i kishte sjellur gjatë dekadave imazhit të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqëve të vjetër të kombit shqiptar.Dhe për të siguruar mbështetjen e miqëve të kombit shqiptar siç janë Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shëmbjen e komunizmit, kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë.Ishin këto parime dhe kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara nga vlerat më të mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që të bënte miqë për kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në trojet autoktone ku kanë jetuar me shekuj.
Në 70-vjetorin e lindjes dhe në 25 vjetorin e vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovaduhet të kujtohet për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kontributin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavaur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënjeve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar. Në këta dy përvjetorë, ai duhet të kujtohet gjithashtu,jo vetëm për miqët e shumtë që i bëri Kosovës dhe Shqiptarëve anë e mbanë botës, por edhe për shembëllën e tij si njeri dhe si udhëheqës — se mbi të gjitha, dashuria për kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës, përveë të tjerave,edhe duke ruajtur nderin e emërit shqiptar dhe nderin personal.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...