Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/15

Marash Ivanaj, nën vëzhgimin e Sigurimit, ja raportet sekrete

Dosja hetimore e 1947/ Çfarë raportonin punonjësit e Sigurimit për gjithë lëvizjet e ish-ministrit të Zogut nga dita e mbërritjes së tij në Tiranë me 1 tetor 1945 e deri në arrestimin e tij në maj 1947….

Mirash Ivanaj, ish-ministri i Arsimit e më pas këshilltar i lartë i mbretit Zog pas shumë vitesh në arrati, kthehet në atdhe me 1 tetor 1945.

Pushtetin e kishin marrë komunistët dhe ai, si njeri i afërt i mbretit, nuk mund të rehabilitohej lehtë. Përkundrazi ai ishte vënë në vëzhgimin e njerëzve të Sigurimit që në orët e para sapo vuri këmbë në Tiranë.

Raporti i parë që rezulton në materialet e Sigurimit i përket pikërisht ditës së parë të mbërritjes së tij në Tiranë. Madje shënohet edhe ora. Mirash Ivanaj kishte mbërritur në Tiranë i ardhur nga Jugosllavia pikërisht në orën 12 në mesditë. Të gjithë lëvizjet e tij, takimet e hapura dhe ato të fshehta ishin regjistruar ditë pas dite nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit.

Raportet e shumta grupuar sipas tematikës ose njerëve të përfshirë ishin analizuar në zyrat e hetuesisë menjëherë pas arrestimti të tij. Këto raporta (disa prej të cilave përsëriten) ruhen në dosjen hetimore të Mirash Ivanajt. Një pjesë prej tyre i sjellim më poshtë, duke krijuar tablonë reale të përgjimit të këtij intelektuali në përiudhën para arrestimit të tij.

1 Tetor 45

Drejtoris Mbrojtjes Popullit
K ë t u

Sot ora 12 arrijti në Tiranë prej Jugosllavije, ish Ministri i Arsimit Mirash Ivanaj, i cili zuri vend në Hotel Kontinental.
Në hotel e vizituan Gjergj Kokoshi dhe Nikolla Ivanaj, djali i Xhajës së Mirashit, shkrimtar me banim në Tiranë.
Ora 6 Mirash Ivanaj i shoqëruar prej Gjergj Kokoshit dhe prej Nikolla Ivanajt shkuan në Komitetin e N/Prefekturës për të takuar Ali Bakiun. Dihet se Ali Bakiu ka nji admirim të math për Ivananë dhe nji miqësi të madhe. Pasi nuk e gjetën atje u drejtuan për në qendrën e Prefekturës ku Ali Bakiu merte pjesë në nji mbledhje, prej ku e nxuar dhe u takuan në portën e hyrjes së godinës. Atje u fjalosnë më këmbë mjaft minuta dhe nji shok i joni na thotë se kish digjuar fjalët “Për Statutin Themeltar”.
Është në vëzhgim tepër konspirativ.

SEKSIONI MBROJTJES POPULLIT

SHEF’I SEKSIONIT

(Stefo Grabocka)

(firma)

RAPORT MBI VËZHGIMET QË I JANË BËRË MIRASH IVANAJT

Mirash Ivanaj është parë të shkojë në Kontinental, me gjithse ka tre ditë që është larguar së këtejmi. Ky provizorisht ka hyrë në një shtëpi, deri sa të lirohet shtëpija e tijë ku ka vënë ustallarë për ta riparuar e bojatisur. Miqtë që rrinë fort me të janë Ali Bakiu e Sali Tagani nga Tirana. Shtëpija që rrin është e Sali Taganit në rrugën e Dibrës. Me datën 8 k.m. ka qenë ne Saliu, këtej ishte thirrur për drekë tek Rauf Fico, ku ka ndenjur deri në orën 2 pas dreke.

Prej këtej shkoi prapë në shtëpinë e Sali Taganit. Prej shtëpisë së Rauf Ficos nuk u pa të delte njeri tjetër veçse u pa që ta shoqëronte deri në shtëpi një djalë po i asajë shtëpije, gjat kësaj dite nuk ka dalë prej këtu.

Me 9 k.m. doli nga shtëpija në orën 9 dhe u drejtua për në Pazar, rrugës u takua me Mustafa Demnerin, bizedoi me të 15 minuta dhe u ndanë. Kur zbriti në Pazar shkoi nga Tirana e Re deri në shtëpin e të vëllait të vetë por as aty nuk ndenji, erdhi në Pazar hëngri bukë dhe shkoi drejt në shtëpi të Saliut. Gjat rrugës për të sallutuar salluton shumë, bën lëvizje në shumë rrugë por nuk ndalohet në ndonjë vend.

Më 10 k.m. mbasi doli nga shtëpija në orën 10.45 u drejtua për te Noteri Publik më rrugën Ish Mbretnore, ku bizedoi me të quajturin Jonuz Tafaj për 15 minuta, prej këtu shkoi në Bankën e Shtetit, aty nuk bëri as gjë, veçse shikoj rreth e përqark Bankës dhe doli hëngri bukë dhe u drejtua për nga shtëpija; në Pazar u takua me Selman Stërmasin, me të cilin u shoqërua deri në shtëpi, nga ku nuk doli më.

VF.LP.

Tiranë më 4.10.945


RAPORT MBI LËVIZJET E MIRASH IVANAJT


Me datën 3 k.m. në orën 9.30 Mirash Ivanaj doli nga Hoteli dhe u drejtua për në rrugën 28 Nëndor, në atë kohë (në rrugë) i erdhi një letër nga Kryeministrija, prurë nga një shërbëtor. Mbasi e këndoi vazhdoi rrugën tue parë vitrinat e dyqaneve. Tue kalue rrugën 28 Nëndor vazhdoi rrugën e Dibrës dhe doli në Bulevard.

Në orën 10 po në Bulevard u takua me të birin e Afiz Ali Korçës, i cili ka qenë në burg dhe tashti është liruar. Në orën 10.10 hyri te Ministri Arësimit dhe doli nga Ministrija në orën 10.30. Prej këtu kaloi prapë në rrugën 28 Nëndor dhe u fut te Ali Kaçeli, bizedoi pak me Alinë dhe shkoi pranë Sahatit ne Filip Ujka (mekanik). Bizedoi aty 30 minuta. Prej këtu shkoi në Hotel nga ku nuk doli më; me gjith se është pritur deri vonë.

ËSHTË NË SURVEJIM.

SHEF I SEKSIONIT TË II-të

(Dhosi Progri)

(firma)

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Tiranë më 7.X.945

Rreth lëvizjeve të Mirash Ivanajt

Më datën 4 të k.m. ësht parë tue shtitur në Rr. e Dibrës bashkë me Sali Taganin n’ora 10 e 30 para dite, Saliu ësht Tiranas dhe më parë ka qen si arkëtar në Bashkin e këtushme. Mbasi u ndan Mirashi u drejtua për në bujtinën që rri.
Po më datën e sipërme Mirashi ësht takuar në Bulevard të math me Muhamet Hoxhën ish drejtor i Shkollës teknike të këtushme, ky nuk ka pas qëndrim të mirë ndaj Lëvizjes tonë. Mbasi shtiti pakë me Mirashin u ndan dhe Mirashi më vonë shkonë përsëri në hotelin ku qëndron. Muhameti mbasi u nda prej Mirashit takohet me Gjergj Kokoshin dhe mbasi biseduan tue shtitur u ndan me drejtime të ndryshme. Në hotel ku banon Mirashi (Kontinental) shikohet që të ven shum burra dhe gra që takohen me të, populli flet mirë për të.

Shefi Seksionit të II-të

(Dhosi Progri)

(firma)

V.F.L.P. Tiranë më 8.10.945

R A P O R T MBI LËVIZJET E MIRASH IVANAJT

Me datën 4 k.m. në orën 8.15 shkoi në Kontinental i quajturi Ramazan Kaçeli, i cili u takua me Mirashin, mbasi ndenjën pak duallën të dy së bashku tue bizedue në disa shëtit pazarit, në orën 8.5 u ulën në Kafe Savoja ku ndenjën 10 minuta, prej këtu u drejtuan në dyqanin e Kaçelit, këtu Mirashi nuk qëndroi por shkoi drejt në Bibliotekë, kurse Ramazan Kaçeli ngeli në dyqan. Prej Biblioteke doli jashtë në orën 10 ku u takua me Sali Taganin, shëtiti me të deri në orën 11.30. Mbasi u nda prej tijë shkoi drejt në Hotel. Ka dalë në orën 5 mbas dite duke shkuar drejtë në Ministrinë e Kulturës, ku qëndroi gati 20 minuta. Prej Ministrije shkoi drejt në Bulevardin ish Musolini. Në rrugë takoi me Nikolla Ivananë, u shoqëruan deri ne kisha katolike, aty u kthye prapa dhe shkoi në Hotel, nga ku doli me një herë, bëri disa shëtitje vetëm pa u takuar me as njeri dhe shkoi prapë në Hotel (ishte ora 8) dhe nuk doli më.

Me datën 5 k.m. në orën 7.30 erdhi Ali Bakiu dhe kanë bizeduar gjyzëm ore dhe iku në orën 8. Pastaj ardhi Muhamet Hoxha, ish Drejtor i Shkollës Teknike i cili me Mirashin që atëhere kish një miqësi, me këtë bizedoi më se gjysëm ore. Prej kësaj ore e deri në 12.15 nuk erdhi njeri. Në orën 12.15 erdhi Gjergj Kokoshi dhe u takua me të. Ky hyri në dhomë të Mirashit dhe pasi bizedoi 15 minuta u largua. Ka pasur takime dhe me Sali Taganin të cilit i shkoi dhe në shtëpi, është shoqëruar me Musa Petrelën të birin e Shaqir Petrelës.

Me datën 6 k.m. është takuar në rrugë rastësisht me Gjergj Kokoshin, por u ndanë për një herësh. Po në këtë datë Gjergji është takuar me Llazar Treskën dhe me Prof. Loni Kriston. Po në këtë datë Mirash Ivanaj ka qenë i thirrur te Sali Tagani për drekë (në shtëpi) ku kanë ndenjur deri në orën 11.30. U muarr vesh se ishte thirrur dhe Gjergj Kokoshi, por nuk u pa që të hynte e të delte gjë. Po me këtë datë Ali Bakiu kërkoi me telefon Mirashin, i cili nuk ishte aty, kështu Ali Bakiu erdhi ta takonte personalisht por përsëri nuk e gjeti në dhomë.

Shtojmë se këta elementa që takohen me Gjergj Kokoshin, janë parë shumë herë tue ndenjur në zyrën e Ing. Xegës, si Ing. Llazar Treska, Prof. Loni Kristo e Niko Konda.

JANË NË VËZHGIM.

SHEF I SEKSIONIT TË II-të

(Dhosi Progri)

(firma)

Tiranë me 19 Nëndor 1945
Nga Seks.M.P.Tiranë

Me datën 7 të k.m. Mirash Ivanaj ka dalë nga shtëpija e tijë në orën 10.30 shkoj në zyrat e ujsjellsit pas SEM-pit të këtushëm, aty u takua me përgjegjsin që është një inxhiner Rus, qëndrimi i të cilit thuhet se nuk ka qenë i mirë. Ingjineri në fjalë ndodhet prej kohe në Shqipëri i ikur nga Rusija që në kohën e revolucionit. Mirashi si iku prej këtej para Bankës së Shtetit u takua me nji grua të pa njohur, e cila i dha nji letër që ky e këndojë. Prej këtej shkojë në shtëpin e Sali Taganit, ku qëndrojë për një orë, prej këtu shkojë në dyqanin e Hem Kellezit Nr.28 Nënduer ku ndenji gjysëm ore e shkoj në shtëpin e vet.

Nga Seks.II-të

10.X.45: Nuk dimë deri ku asht e sinqertë një informatë simbas së cilës rrethet që e pritën të parët Mirash Ivananë, këtu në Tiranë, tash së fundi kanë filluar ta sulmojnë, duke thënë se aji nuk interesohet, nuk do ta prishi me Qeverinë se ka shpresë që të marrë prapë shtëpin që i kishin konfiskuar italianët në Tiranë të Re. Nga ana tjetër thanë se pas Ivanajt presin të vinë dhe Qemal Butka, Dalip Zavalani, Avdyl Zalo Geçoja, e ahere të shofim për formimin e ndonjë grupi për zgjedhjet. Për këta që presin thonë se janë Antifashistë të njohur dhe se Pushteti i jonë nuk ka se ç’të thotë. Reaksioni ka shpresë se edhe prej radhëve tona do të ketë mjaft që do të dalin hapur në favor të tyre. Po të besojmë fjalët që u nxuarr nga një bizedim me dentistin Hasan ___ero, duhet të marrim parasysh se reaksioni zgjedhjet i pret me me’avititet’ që do të thotë me shumë etje e pa durim. Një gjë ësht e vërtet: Duken lëvizje të qarta dhe të shpeshta të reaksionarve të njohur dhe parrullat e tyre i lidhin me gjendjen e sotme, me mos njohjen e qeverrisë, dhe me politikën që duhet të bëjë vendi për tu bërë qejfin englezëve.

900. – Nga survejimi që i ashtë bërë prej datës 12-16/II/1947 janë konstatuar këto lëvizje:
Gjatë ditës nuk ka bërë lëvizje ose takime me elementa të dyshimtë. Ky si del nga shtëpija shkon drejtë në shkollë, dhe si del këndej ban nji shëtitje në Pazar dhe përsëri këthehet në shtëpi. Prej shum kohe që ka qenë në survejim nuk ashtë parë të takohet me ndonji njeri jashtë, dhe as që saluton ato që njeh, për pa qenë salutue prej tyre më parë.

Me datë 16/II/1947 dolli prej shtëpije dhe shkoj drejtë në shtëpinë e Sali Taganit rruga Vll. Huta Nr. 119, në këtë shtëpi shkonte dhe disa kohë më parë, mbassi ka nji miqësi të vjetër me këtë. Këtu ka ndenjur deri në ora 12.30 dhe së bashku me Salin dollën prej shtëpisë ku mbassi banë disa shëtitje deri në Pazar, u nda nga Saliu, dhe u drejtua për nga shtëpija.

Nga sa kemi konstatuar gjatë gjithë kohës që e kemi në survejim ky ruhet shumë nga takimet me elementat e dyshimtë jashtë, kurse në shtëpi nga informatat që kemi pasur herë pas here janë bërë lëvizje, por këto shumë konspirative dhe me sa kuptojmë të pregatitura.
Survejimi mbas tashit do të bëhet vetëm përsa i përket shtëpisë, mbassi në lëvizje jashtë nuk po del gjë gjatë gjithë kohës që ka qenë në survejim.

Ku po shkon kjo Shqipëri e mbetur pa asnjë rregull dhe pa institucione?

Nga Riza Hoxha

Nuk ka të ndalur largimi i shqiptarëve. Aq sa duket se asnjë shqiptar nuk ka dëshirë të mbetet në këtë vend që po kthehet në një vend ku perspektiva për të nesërmen është e pakapshme për shumicën e shqiptarëve. Të gjithëve u është mbushur mendja se kjo Shqipëri pa asnjë lloj rregulli, pa ligje të zbatueshme dhe pa institucione efikase, duket se është kthyer në një vend që i frymëzon të rinjtë vetëm për t’u larguar. Duke mos kthyer më kokën pas. Është një e vërtetë që e dimë tashmë të gjithë. Po të gjithë heshtim, bile e nxisim të vazhdojë me të njëjtin ritëm kjo shpërngulje. Sa një ditë jo shumë të largët do të shohim një vend në breg të Adriatikut, krejt të shkretë. Ku vetëm disa oligarkë famëzinj do t’ia japin me qera ndonjë miliarderi nga përtej oqeanit. Dhe disa politikanë që për të kaluar ditën do të grinden se cili ka arritur të mbushë me shumë xhepat me miliona.


Ndaj ne shqiptarët tashmë pyesim: Ku po shkon kjo Shqipëria jonë e mbetur pa asnjë rregull dhe pa institucione të vërteta? Kështu si po vijnë punët në këtë Shqipërinë tonë, nuk është e largët dita e braktisjes së plotë të këtij vendi. Sepse tashmë e shohim si është shndërruar. Me një pushtet krejtësisht familjar, me një klasë politike plaçkitëse, me një Drejtësi të përbërë në shumicë me plazhistë të Durrësit që janë kthyer në milionerë në vetëm pak vite. Një vend me vrasës me dhe pa pagesë që dalin në rrugë dhe vrasin këdo që u shkon mendja, apo për kë i kanë urdhëruar kundrejt milionave të përfituara. Si askund tjetër, shteti ynë në të shumtën e rasteve nuk i njeh dhe nuk i di se cilët janë.

Në këtë gjendje të turbullt ku është zhytur Shqipëria, politikanët tanë çuditërisht vetëm qeshin e bërtasin për fitoret e arritura kur janë në pushtet dhe vetëm mallkojnë për nivelin e varfërisë kur janë në opozitë, aq sa tashmë palo politikanët tanë e kanë kthyer Shqipërinë në një aset fitimprurës të vetëm një dore maskarenjsh kur janë në pushtet. Këta politikanët tanë që kanë vetëm një mision: ta shkatërrojnë Shqipërinë asnjëherë nuk na tregojnë se çfarë kanë mbjellë ata ndër vite. Sepse populli thotë: çfarë do mbjellësh, do të korrësh! Kjo klasë politike tashmë e ka kuptuar se çfarë ka mbjellë gjatë 27 viteve. Po ta tregojë vetë i duhet të këtë një çikë moral. Po ajo nuk pjerdh e nuk do t’ia dijë për moral! Atë ve ka humbur prej vitesh.

Janë këto arsyet që shqiptarët që kërkonin “Shqipërinë si gjithë Evropa”, tashmë të mbytur nga hallet, nga varfëria janë krejtësisht të tromaksur sa nuk dinë si t’i hedhin hapat drejt së nesërmes. Një e nesërme krejt e zymtë për shqiptarët.

Që të arrijnë një të nesërme të ndriçuar, shqiptarët duhet të zbardhin shumë probleme të mjegullta që i kanë lënë në errësirë dhe i kanë bërë shqiptarët të gjejnë zgjidhjen duke iu drejtuar emigracionit. Për këtë kërkohet një Vetting në radhë të parë për klasën politike dhe jo vetëm për plazhistët e Durrësit. Pasi të dyja palët janë fajtorët e vetëm për gjendjen katastrofale ku është zhytur Shqipëria. Fjalët e shumta se, mund të ndryshojë diçka duke shpallur republikën e re, janë më shumë fjalë për të mbuluar vargun e të këqijave që e kanë mbuluar këtë vend gjatë 27 viteve.

Kjo klasë politike një herë duhet të ndërgjegjësohet se nuk duhet të heshtë më për të kaluarën e afërt. Pastaj të kërkojë votën. Kështu, PS duhet të na tregojë pse ngriti pushtetin familjar sa çuditi gjithë dynjanë. PD të na tregojë se pse heshti dhe fjeti këto 3 vjet e gjysmë pa çelur një herë gojën për çfarë po bënte pushteti i familjes?! Çudia është se vetëm tani, kur zgjedhjet janë në prag, na kërkon votën dhe këmbëngul për zgjedhje të lira e të ndershme. Që këtu nuk po tregohet e sinqertë. Votimet në Shqipëri sa herë do të kujtohen për pandershmërinë me të cilën kanë kaluar gjatë këtij çerekshekulli. Dhe për këtë PD ka jo pak merita. Po ashtu tani kërkon votën, ndërsa nuk na thotë asgjë për këto 27 vite që kaluam si i thonë fjalës “me brekë nëpër këmbë”. Ajo dhe PS duhet të flasin për dështimin e kësaj Republike. Jo vetëm të na thonë se do ta zëvendësojmë me Republikën e Re. Të paktën të na flasin për masakrën shtetërore që në mënyrën më të paturpshme nuk u ndëshkua asnjë për të. Gërdecin shqiptarët nuk do ta harrojnë ndonjëherë sado vite të kalojnë. Sepse është krim i pastër shtetëror. Këtë e ka bërë edhe çadra e ngritur prej dy muajsh në qendër të Tiranës; t’i ngjajë një arme që po i shërben vetasgjësimit të kësaj klase politike.

Në situatën që ne jemi, asnjë diplomaci siç kanë ardhur punët nuk mund të zgjidhë krizën që ka përfshirë politikën e çuditshme shqiptare. Një politikë që sot vetëm kapërdihet me të vetmin synim: të mbrojë vetveten, pasi e ka të qartë se meriton vetëm burgun. Puna ka arritur sa, edhe kryetarë partish mallkojnë diplomacinë amerikane e evropiane si të implikuar në përpjekjet për vënien në zbatim të reformës së Drejtësisë dhe të Vettingut. Si për t’i treguar gjithë botës së klasa politike shqiptare ka kapur majat për pafytyrësinë e saj. Tashmë, Shqipëria ka mbetur në ngërç. Aq sa tashmë nëse dikush do të ndërhynte, për zgjidhjen e këtij ngërçi do të mbetej në vorbullën e të sharave e do të hidhej në zjarr nga të gjitha palët që janë të interesuara vetëm për mbrojtjen e vetvetes.

Ç’po ndodh në këtë situatë, ku disa shqiptarë flenë në çadër në mes të Tiranës, disa i tremben ç’mund t’u zbulojë vettingu, ndaj po bëjnë çmos që ai të mos vijë ndonjë ditë në Shqipëri, disa shikojnë të mbushin xhepat në këtë fillim fushate elektorale. Janë vetëm disa të tilla. Ndërsa shumica e shqiptarëve që kanë humbur çdo lloj perspektive në këtë vend pyesin njëri tjetrin: “A dimë ne të vetëqeverisemi apo jo ? Deri tani kemi treguar se e kemi të vështirë të vetëqeverisemi vetëm dhe pa ndërhyrjen ndërkombëtare. Bile edhe ata i kemi lodhur shumë. Ndërsa ne dimë mjaft mirë vetëm për të sharë njëri-tjetrin. Për këtë jemi të vetmit”. Tashmë për një gjë jemi të sigurt: Jemi vetë fajtorë të vetvetes. Ndaj dhe kemi vënë në krye të sofrës sonë Pandëshkueshmërinë, si asnjë vend tjetër në këtë botë. Ndërsa vuajtjet vetëm po na rriten në vazhdimësi. Këtë e meritojmë ne. Sepse mbajmë në krye të vendit lloj-lloj plaçkaxhinjsh.


Zbardhet dëshmia e panjohur, kush e vrau Isa Boletinin




Zbardhet dëshmia e panjohur që hedh dritë mbi një ngjarje rrethuar me mister. Si ra heroi i madh, Isa Boletini?

Nga Besnik Dizdari

Kisha kohë që e kërkoja atë libër. Ndoshta disa vite. Dhe kjo, thjesht me shpresë për të gjurmuar edhe më tepër për rënien e heroit të madh, Isa Boletini. Aq më tepër që më mbërrinte disi zbehtë e dhëna se Isa Boletinin e kishte vrarë babai i Milovan Gilas-it. Të ishte e mundur?…

Ndoshta çelësi mund të ishte vërtet libri i Milovan Gilas-it, “Toka pa drejtësi”. Më dukej e çuditshme, madje pak si prej fabule që familja e Milovan Gjilas-it të qe përfshirë në rënien e Isa Boletinit. Drejtë me thënë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që e ndjek veprën tanësore të Milovan Gilas-it.

Kjo, sepse figura e tij, përveçse e lidhur me gazetarinë e historinë, është e shumanshme ngado që ta marrësh. Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito – Kardel – Gilas – Rankovic, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i “Borbës”, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos. E mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj vetë Partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtitist. Gjëra që pak a shumë dihen këto, qoftë edhe prej disa përkthimeve të dy-tre librave të tij të njohur në shqip.

Dhe mbi të gjitha i papërkulshëm. I burgosur i paraluftës prej Mbretërisë Jugosllave, i burgosur dy herë prej Partisë së tij të Jugosllavisë Komuniste, Hero i Popujve të Jugosllavisë, titull i hequr mbas kthesës së tij, Sergio Romano, një studiues, politolog e gazetar i madh, e ka përcaktuar kështu Milovan Gilas-in: “Një nga intelektualët më të ndritshëm të Europës Qendrore-Lindore dhe natyrisht më heretiku i komunistëve europianë në vitet e luftës së ftohtë”.Librat dhe shkrimet e Gilas-it, dihet, kanë pasur dhe kanë një jehonë mbarëbotërore. Është një marathonë e tanë, tash kundërkomuniste e kundërstaliniste e tij. E nis më 1957-n, me librin e famshëm “Klasa e re. Kritikë e komunizmit të sotëm” (“Nova Klasa. Kritika savremenov komunizma”, Londër 1957). Nuk do të ndalin librat e tij, rreth 20, duke tronditur sa s’ka ku shkon më edhe lidershipin e Josip Broz Titos. Mandej mbërrin deri dhe te studimet letrare, romanet e histori mirë- filli. Libri i tij i dytë, është ky që ka të bëjë me temën tonë: “Toka pa drejtësi” (“Zemlja bez pravde”).

Më 1956 ai e dërgon librin në shtëpinë botuese “Srpska Knjizevna Zadruga” të Beogradit. Dëshiron që librin ta mbështesë nobelisti Ivo Andric. Por Andric refuzon ta lexojë duke i thënë pa u tronditur aspak:
“Kjo për mua do të krijonte telashe, përderisa jam një anëtar i Partisë”! Edhe pse ky është libri i vetëm i Gilas-it që thuajse s’ka asgjë kundër regjimit titist e shoqërisë komuniste! E ai arrin ta botojë në Nju Jork më 1958, madje duke qenë në burg. Në italisht libri botohet më 1959-n. Për çudi ka mbetur krejt në heshtje. Ky është ekzemplari që kam unë në zotërim. Them pa mëdyshje se ky është libri më i ndryshëm prej gjithë të tjerëve që do të vinin më mbas në rritje spektakolare të rëndësisë së tyre.

Kam shumicën e tyre dhe në to ka kaq shumë Shqipëri, saqë deri më sot, në botime të ndryshme disi fragmentare, te ne është e njohur vetëm nja 30 për qind e kësaj “Shqipërie” të tyre. Ia vlen që një herë tjetër t’i kthehem deri në shterim. Nuk ma merrte mendja se do ta gjeja librin “Toka pa drejtë- si” (“Zemlja bez pravde”). Dhe mû kur i kisha humbur shpresat, papritmas “zbuloj” një bukinist në Romë, i cili oborrin dhe një dhomë të vogël, ndoshta të shtëpisë së tij, i kishte shndërruar pra, në librari të librave të vjetër në një dekor që të dukej se vinte nga Italia e shekullit XIX…

Ai kishte vetëm një kopje të këtij libri të 57 vjetëve më parë. Për çudi një kopje të mirëmbajtur, krejt e re, ndonëse disi fletët e zverdhura, por i pahapur, deri aty sa që faqet e tij nuk ishin prerë, ashtu siç dilnin librat dikur. E preka plot gëzim dhe m’u kujtua një thënie kuptimplote e Varlam Tikhonovich Shalamov-it (1907-1982), shkrimtar e poet i shquar rus, përveç të tjerave një bibliofil i madh, i cili i ka vuajtur të gjitha: prej gulagut stalinian e deri te ndalimi i veprës së tij. Thotë Shalamovi: “Nuk ka gjë më të ëmbël se sa kur të bjen në dorë një libër ende i palexuar”. Këtë ndjesi pata dhe unë teksa kisha në dorë “Toka pa drejtë- si” (“Zemlja bez pravde”) të Milovan Gilas-it.
Është një libër i mrekullueshëm, që i kushtohet fëmijërisë dhe rinisë së parë të Gilas-it.

Por në të vërtetë, më e rralla e këtij libri qëndron sidomos në përshkrimin e jashtëzakonshëm që ai i bën Malit të Zi të periudhës midis dy luftërave. Zakone, histori, luftëra, krime, zhvillime e moszhvillime, atdhetari e trimëri, madje edhe antropologji e etni, kanune e hakmarrje. Gilas nuk është i mëshirshëm, por them se është tejet realist për ato çka di, ndonëse herë-herë pasioni për të shkruar e bën të bjerë paksa edhe në subjektivizëm. Sidomos kur është fjala për babën e tij. E kuptueshme kjo për këdo.

Ka jo pak Shqipëri ky libër i Milovan Gilas-it (1911-1995) origjinar i Podbishes të Malit të Zi, fshat që ndodhet vetëm nja 150 kilometra larg Shkodrës. Ose më mirë të thuash, libri ka jo pak marrëdhënie shqiptaro-malazeze. Jemi shpinë më shpinë, dhe them se nuk ka gjë më me vlerë që ta shohësh historinë e vendit tënd duke pasë përpara edhe historinë e fqinjit tënd, qoftë ai i mirë apo “i keq”. Mbërrita kështu te fragmenti përshkrues i rënies së Boletinit tonë, për herë të parë nën gjykimin e një malazezi të famshëm pra.

Natyrisht, nuk prita se aty do të gjeja elozhe dhe as ditirambe, qoftë edhe prej një Gilas-i. Ajo që u vërtetua pa mëdyshje ishte kjo befasi: se babai i Milovan Gilas-it, Nikola Gilas, është njeriu apo ushtaraku që drejtoi aksionin e vrasjes së Isa Boletinit. Gilas-i nuk e pranon se babai i tij ka vrarë Boletinin. Por Gilas-i pranon se babai i tij e ka ngritur pushkën për ta qëlluar Boletinin.

Pa pasur kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i një ushtari të Nikola Gilas-it kryen punë më shpejt. Dhe babës së Gilas-it nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta lejë pa e shkrepur pushkën e tij. Atëherë? Atëherë them se nuk ka rëndësi nëse Boletini ynë u vra prej plumbit të Nikola Gilas-it apo të një ushtari të komanduar prej tij. Dhe do apo s’do Milovan Gilasi, i ati i tij, në njëfarë mënyre, është edhe ai vrasës i Isa Boletinit. Ajo çka shkruan Gilas-i në tregimin e këtij episodi do ta gjeni fjalë për fjalë shkëputur prej librit të tij, e botuar në shqip për herë parë këtu në “Panorama”.

Dhe po t’i bënim një kritikë letrare këtij përshkrimi, që në të shumtën i bën nder aktit heroik të Isa Boletinit, them se kemi të bëjmë me një stil të nivelit të lartë, çka dihet që Gilas-i e ka pasur zotëruar si pakkush. Është një përshkrim rrëqethës dhe për ne rëndësi ka se përmes tregimit të birit të “vrasësit”, ne gjejmë një afirmim madhështor për heroizmin e Isa Boletinit. Sigurisht, nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruan Gilas-i se: “Heroi i shquar shqiptar Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të një rrënimi të përgjithshëm, të dëshprimit dhe të kaosit, për të sulmuar Podgoricën”. As që e kishte ndër mend Boletini një veprim të tillë.

Nuk do të zgjatem në këtë, sepse mjafton të merrni në dorë librin e çmueshëm “Kujtime” të Tafil Boletinit, i pranishëm në Podgoricë në ditën e rënies së axhës së tij Isa, për të kuptuar pavërtetësinë e këtij synimi, gjoja të kaçakëve shqiptarë që “dunë me na djegë e me na plaçkitë Podgoricën”. Rrénë e madhe kjo, që, për fat të keq, del edhe nga penda e bukur e një Milovan Gilas-i. “Këtë propagandë e kishte përhapë qeveria, se gjoja shqiptarët rreth kufinit, të shtytun nga Austria, do të na djegin qytetin”, siç e thotë paragjykimin e malazezëve Tafil Boletini.

Mbrapaskenat e eliminimit të heroi tonë duken qartë që zbrisnin nga vija beogradase, ndoshta edhe e një Pashiçi, duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë e Podgoricës së atyre ditëve. Të tjerat janë një dinakëri e rrallë, një absurd që do të mbërrijë deri edhe te vizita për ngushëllime e gjeneralit Radomir Veshoviç, që dihet, ishte frymëzuesi i vetë aksioneve të Nikola Gilas-it, babës së Milovanit, siç del qartë edhe nga ajo çka përshkruan ky i fundit në librin e tij. Shkruan Tafil Boletini: “Oficeri komandues me za të naltë urdhnon: “Predajte oruzhje”! (“Dorëzoni armët!”). Axha Isa: “Jo besa kurr s’ia kam dorëzue mbretit, as kralit”. E logjika ta do se ky oficer komandues nuk mund të jetë
tjetër përveçse Nikola, babai i Milovan Gilas-it. Është ndërkaq, vërtet interesante që si në një “contrappunto” i episodit të rënies heroike të Boletinit, Gilas-i paraprin me përshkrimin e një krimi të shëmtuar të malazezëve ndaj një bashkëkombasi të tyre të pafajshëm, për më tepër i verbër.

Dhe pikërisht nga kjo “antropologji” kriminale, nëse mund të përcaktonim kështu, Gilas-i shkon menjëherë te përshkrimi i rrallë i heroizmit të Boletinit tonë, duke e ngritur figurën e tij deri në lartësinë e një heroi, teksa e mbyll me përcaktimin sublim thuajse të një romantike: “Kur të vjen koha për të vdekur, do të ishte bukur të bije si Isa Boletini”. A mbaron këtu kjo histori? Them se jo. E pra, cili është fati i Nikola Gilas-it, babës së Milovan Gilas-it?

Edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje shkojmë te logjika e palëkundshme se historia shkruhet, por dhe rishkruhet, ngaqë gjithmonë dalin fakte të reja. (Përfitoj nga rasti i këtushëm për të vlerësuar, natyrisht për mendimin tim, dy libra të kohëve të fundit: “Për Gjermaninë” të Bashkim Zenelit dhe sidomos “Pranvera e rrejshme e ’56-s” të Ana Lalajt, çka them se me seriozitetin e tyre, me shpalosjen e shtjellimin e plot fakteve të panjohura e dokumentacionin, janë një provë e bukur e rëndësisë së rishkrimit të historisë edhe në Shqipërinë tejet të njëanshme në këtë kah. Po aq mund të them edhe për ribotimin e librit të Uran Butkës për “Luftën civile në Shqipëri”.

E do të guxoja të shtyhesha edhe më tej në vite: askush nuk mund ta injorojë qoftë dhe librin tejet të diskutueshëm të Tahir Kolgjinit për Esat Pashën). Dhe shihni tash se sa thjesht mund të gabohet. Edhe në faqe serioze të internetit të sotëm ku përshkruhet gjatë biografia e Milovan Gilas-it, do të gjesh këtë informacion të rremë, tek shkruhet fjalë për fjalë: “Milovan Gilas-i ka mbetur jetim nga babai qysh i vogël”…

Çka assesi nuk është e vërtetë. Mirë interneti, që siç thotë një studiues aq shpesh është i pasigurt, po një historian si Vladimir Dedijeri?… Dihet ndërkaq, se midis Milovan Gilas-it dhe historianit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, të mirënjohurit Vladimir Dedijer, autori i librit “Marrëdhëniet Jugosllavo – Shqiptare (1939-1948) përgatitur nga Dr. Sofokli Meksi – që ec e gjeje po deshe – sa ka miqësira, bashkëpunim e pësime të përafërta, po aq ka prishje e moskuptime. Ka shkruar fjalë për fjalë Dedijer-i: “…Është fjala se çka ka ndodhur në Kosovë më 1914-n, me përzanien jashtë saj të serbëve dhe malazezëve dhe të një serie krimesh.

Midis të tjerëve një natë u vra edhe babai i Milovan Gilas-it, Nikola Gilas.” Kundërpërgjigjet Milovan Gilas-i, tek shkruan edhe ai fjalë për fjalë në mbrojtje të faktit të vërtetë dhe të dobësisë së natyrshme për babën e tij: “Babai im është vrarë prej shqiptarëve, por jo për hakmarrje pronarësh, por prej fashistëve më 1943- shin, sepse ishte një plak i respektuar malazez, babë i bijve të tij komunistë. Dhe jo në ‘një natë’, por ditën për diell”. Një historian i shquar si Dedijer e prapëson vrasjen e Nikola Gilas-it 30 vjet mbrapa, më 1914-n.

Mes shkulmave të ngrohtësisë së një shpirti humanist!



Vështrim eseistik per veprën letrare “Diademë letrare” të autorit Flori Bruqi




nga Prof.Dr. Eshref Ymeri

“Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. Edhe një kritik i mirë e ndien po ashtu lëvizjen e penës së vet”.

Bernard Shou



Me librin e ri “Diademë letrare”, autori Flori Bruqi, i mirënjohur për krijimtarinë e tij të begatë në shumë fusha të dijes, vë në dorën e lexuesve një tjetër vepër interesante, në të cilën pasqyrohen ngjarje të vrragshme në jetën e kombit shqiptar, probleme të gjuhës shqipe, përsiatje në fushën e kritikës letrare, vlerësime mjaft të gjetura për veprimtarinë krijuese të autorëve të ndryshëm, nisur gjithmonë nga objektiviteti shkencor që është produkt i formimit të tij të admirueshëm intelektual.



Ai bën interpretime dhe shpreh këndvështrime për vepra letrare nga pikëpamja e aktualitetit, duke i lidhur ato me problemet e mprehta të jetës shoqërore dhe shpirtërore të popullit shqiptar dhe duke nxjerrë në pah tërthorazi edhe bindjet e veta si kritik, të mbështetura mbi një truall të shëndoshë kombëtar.

Tek po e lexoja me kureshti çdo faqe të këtij libri mjaft tërheqës, më erdhi ndër mend një shprehje e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde – 1854-1900), filozof, estet, shkrimtar dhe poet anglez me origjinë irlandeze, njëri nga dramaturgët më të njohur të periudhës së vonë viktoriane, i cili thoshte:
“Kritika kërkon më shumë kulturë sesa krijimtaria”.

Dhe me të vërtetë: vlerësimi kritik i krijimtarisë artistike kërkon formim të gjerë kulturor, i cili përfaqëson në vetvete një “fletëhyrje”, një “lejekalim” për çdo vepër letrare, që kjo të çajë drejt zemrës së lexuesve.

Prandaj Flori Bruqi, me formimin e tij, si një intelektual erudit, nxjerr në pah dhe konfirmon parimet krijuese që përvijohen në veprat e shumë autorëve në botën e letrave shqipe, ushtron ndikim të ndjeshëm mbi procesin letrar, si edhe mbi kristalizimin e drejtpërdrejtë të vetëdijes shoqërore.

Vlerësimet e tij herë-herë mbartin një karakter publicistik, duke u pleksur me gazetarinë, si edhe një natyrë të mprehtë nga sfera politikës së ditës. Por ato, në të njëjtën kohë, janë të lidhura ngushtë edhe me shkenca të pranëndodhura (fqinjësore), si historia, gjuhësia dhe politologjia.

Shumë interesante janë përsiatjet e autorit për letërsinë dhe për psikologjinë. Aty ai ndalet në figurën e Frojdit, i cili njeriun e vë në qendër të psikanalizës. Në qendër të doktrinës psikanalistike frojdiane për njeriun, qëndron fakti se njeriu përfaqëson në vetvete një sistem energjetik.

Sipas Frojdit, njeriu, në këmbënguljen e tij të padiskutueshme për kënaqësi, hyn në konflikt me shoqërinë dhe me qytetërimin. Njerëzit, sipas tij, veprojnë në përputhje me parimin e kënaqësisë, me pikësynimin për t’i përmbushur dëshirat e veta pa kurrfarë kufizimi.

Duke ballafaquar Frojdin me Marksin në vlerësimin e individit, autori ndalet në atë që mund të quhet antropologjia filozofike e Marksit. Të mirën dhe të keqen në natyrën e njeriut, dashurinë apo egoizmin, në dallim nga Frojdi, Marksi e shpjegon jo me vetë natyrën në fjalë, jo me ndonjë sistem energjetik, por me rrethanat shoqërore. Këtë ai e shpjegon me faktin se njeriu apo individët i krijojnë vetë rrethanat shoqërore në ecurinë e zëvendësimit të breznive.

Mjaft interes ngjallin ballafaqimet që bën autori për gjuhën shqipe dhe sidomos për lashtësinë e saj, duke sjellë brenda thurimës së lëndës pikëpamjet e mjaft shkencëtarëve të shquar të albanologjisë, nga hapësirat evropiane dhe nga trojet amtare.

Atë e dëshpëron fakti që historianët, përgjithësisht, i trajtojnë kulturat që kanë krijuar popuj të ndryshëm të periudhave parahistorike apo historike, por kur është fjala për etni konkrete, ata ose flasin pak ose heshtin fare për popujt që i kanë krijuar qytetërimet përkatëse.

Duhet pranuar se historianët e huaj kanë heshtur qëllimisht për etninë shqiptare se lashtësia e saj ka ngjallur xhelozinë e tyre, veçanërisht lashtësia e gjuhës shqipe.

Fakti që Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus (23-79 e.r.), nartyralist i shquar romak, në veprën me titull “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës), në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”, fakti që, pas Plini Prakut, historiani i lashtë romak Apiani (Аппиано́с Александре́ус – 95-170), me prejardhje greke dhe që ka shkruar në greqishten e vjetër, autor i veprës “Historia e Romës”, ka përsëritur të njëjtën gjë, fakti që profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në librin e vet kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, thotë se, ndër burimet që ata shfrytëzuan për krijimin e alfabetit në fjalë, ishte edhe shkrimi i vjetër shqip, janë dëshmi të pastra se gjuha shqipe qëndron në themelin e të gjitha gjuhëve evropiane. Madje Engelsi, për Apianin, në veprën “Ludvig Fojerbahu dhe fundit i filozofisë klasike gjermane”, shkruan:
“Nga historianët e lashtë, të cilët kanë përshkruar luftën që është zhvilluar në gjirin e Republikës Romake, vetëm Apiani është ai që na flet qartë dhe shkoqur…”.

Një hapësirë boll të mjaftueshme në librin në fjalë autori ia ka kushtuar shkrimtarit racist serb Dobrica Qosiç, filozofisë së urrejtjes të të cilit ndaj kombit shqiptar ai ia ka çjerrë maskën me vet fjalët e këtij shovinisti të regjur, sipas të cilit, në raport me etninë shqiptare, populli serb na qenka, demek, populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit!

Me ditarin e vet me titull “Koha e gjarpërinjve”, të cilin e pati shkruar në periudhën 21 mars 1999 – 1 janar 2000, Dobrica Qosiç, në qëndrimin racist ndaj etnisë shqiptare, zë kryet e vendit, përkrah kryeministrit serb të vitit 1913 Vladan Gjorgjeviç, shkrimtarit Ivo Andriç, akademikut Çubrilloviç, kryepeshkopit Pavle që prehet në аtë botë dhe kryepeshkopit të tanishëm Irinej, si edhe të shumë …viçëve të tjerë antishqiptarë.

Por Flori Bruqi, me elegancën intelektuale që e karakterizon, është sqimatar në leksikun që përdor për të nxjerrë në pah mllefet e Qosiçit kundër popullit shqiptar të Kosovës, mllefe këto që, në të vërtetë, zbulojnë antivlerat e tij intelektuale. “Ekranizimi” që Flori i bën në këtë vepër racizmit të Qosiçit, më kujton një letër shumë interesante që shkrimtari i shquar francez Romen Rolan (1866-1944), laureat i Çmimit Nobel në vitin 1915 për veprën me titull “Për idealizmin e lartë të veprave letrare, për simpatinë dhe për dashurinë për të vërtetën”, ia dërgonte një kolegu të tij gjerman në vitin 1914, edhe ky laureat i Çmimit Nobel për vitin 1912. Shkak për atë letër ishte bërë sulmi i trupave gjermane kundër Belgjikës.

Letra në fjalë i drejtohej dramaturgut të njohur Gerhart Hauptman (1862-1946) më 29 gusht 1914 dhe qe botuar më 2 shtator 1914 në “Journal de Geneve”. Në të ai shkruante:

“Lufta është fryt i dobësisë së popujve dhe i budallallëkut të tyre… Unë… e pashë se si trupat tuaja po shkelin neutralitetin e Belgjikës fisnike. Ky është një veprim i pandershëm që ngjall përbuzje në çdo vetëdije të ndershme dhe është pjesë e traditës politike të mbretërve tuaj prusianë”.

Pra, Flori Bruqi, në analizën e kthjellët që i bën racizmit të Dobrica Qosiçit, hedh dritë mbi një traditë tashmë të konsoliduar gjatë një periudhe mbinjëshekullore të një racizmi mbarëkombëtar serb, të cilin vargani i mbretërve, njerëzit e letrave, bota akademike dhe politika e ushqyer prej tyre, ia kanë kultivuar mbarë kombit serb në çdo pore të tij.

Kësisoj Flori Bruqi, me një qetësi “patriciane”, e zhvlerëson tërësisht deklaratën butaforike të Qosiçit për popullin serb, si më “demokratiku”, më “i civilizuari” dhe më i “arsimuari” i gadishullit tonë!

Me taktin e një kritiku gjakftohtë, Flori i lë të kuptojë lexuesit se kombi serb dhe mbarë intelektualët që e përfaqësojnë, pa qenë nevoja të hyjë në mendësinë e kampeve politike që nuk ia vlen të hetohet, vuajnë nga një sëmundje mbarëkombëtare, siç është mungesa e së vërtetës, e cila, që në zanafillë të zbritjes së tribuve sllave drejt Ballkanit, u përzu dhunshëm për gjetiu, meqenëse vendin e saj e zunë mitet dhe legjendat që u sajuan pa pasur kurrfarë trualli konkret.

Dhe subvensionimi për krijimin e tyre nuk ka njohur kurrfarë kufijsh. Madje ky subvensionim, që para nje shekulli, arriti deri aty, saqë kryeministri Vladan Gjorgjeviçi, në vitin 1913, botoi librin me titull “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, në të cilin shqiptarët i paraqit si njerëz me bisht që i kujtuakeshin pararendësit gjysmë të egër të lashtësisë. Pikërisht ky libër, i mbushur me mite dhe me shpifje serbe, u qe servirur në tryezë përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913 që kishin mprehur thikat për copëtimin e trojeve etnike shqiptare.

Me analizën e vet intelektuale, Flori Bruqi argumenton tërthorazi se e vërteta mbetet një e mërguar e përjetshme e Serbisë, sepse mitologjia dhe shpifografia janë shndërruar për të në “shpendë grabitqarë” që nuk e lënë t’u afrohet absolutisht hapësirave serbe.

Madje kulti i mitologjisë dhe i shpifografisë serbe ka arritur deri në atë pikë, saqë kohët e fundit edhe Kardinali Wallter Kasper, për të përditshmen katolike Kathpress, deklaroi se Vatikani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës se Kosova na qenka “djepi” i kishës ortodokse serbe! Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të lartë të Vatikanit të bën të hamendësosh se ai ose është një klerik me formim të mangët intelektual, ose ka marrë përsipër rolin e tellallit të Serbisë.

Sepse siç dihet tashmë, politeizmi ilir filloi t’ia lëshonte vendin me kohë krishterimit, i cili, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Për më tepër, kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit, ndërkohë që sllavët zbritën në gadishullin tonë në shek. VII.

Kur cek problemin e së vërtetës, Dekarti thotë:

“Pë të gjetur të vërtetën, gjithsekush duhet që, të paktën, një herë në jetën e tij, të çlirohet nga paragjykimet e grumbulluara me kohë dhe ta ndërtojë krejtësisht nga fillimi sitemin e bindjeve të veta”.

Me sa duket, kjo thënie e artë nuk gjen kurrfarë trualli në hapësirat serbe.

Në librin e vet Flori Bruqi është ndalur posaçërisht në krijimtarinë e mjaft autorëve shqiptarë, në veprat e të cilëve, në njërën ose tjetrën mënyrë, gjen pasqyrim çështja kombëtare shqiptare, një çështje që vazhdon të përcjellë rënkatën e një shekulli të tërë për një padrejtësi të rëndë që i është bërë etnisë shqiptare, në pritje për të gjetur zgjidhjen e vet përfundimtare.

Në analizat e tij del në pah Flori kritik dhe Flori artist, krijues. Por në rastin konkret, forca gjykuese, forca analizuese merr sipërinë mbi forcën krijuese. Çështjet me rëndësi jetësore, jeta me të fshehtat e saj, plagët e saj të hapura janë më afër organizimit mbresëlënës të botës së kritikut që mbështetet mbi truallin e shëndetshëm të organizimit krijues të artistit.

Në analizat e Florit që burojnë nga honet një shpirti të ngrohtë mes shkulmash dashamirësie për kolegët e tij krijues, qoftë caqet e një kritike thjesht estetike që përmblidhen në kërkesën për një interpretim dhe takt poetik, qoftë caqet e kritikës historike, vijnë e përcaktohen nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë.

Në vlerësimet e tij kritike kapen lehtë zërat e gjallë të jetës shqiptare në një përthyerje artistike, zbulohen të fshehtat e mëdha të shpirtit shqiptar dhe të organizimit të tij të brendshëm.

Në këtë mënyrë, në analizat kritike të Florit, vetë jeta shqiptare përvijohet para lexuesit si një përndritje hyjnore. Në penën e Florit, arti dhe kritika përbëjnë një tërësi organike në të kuptuarit e ideales.

Me këtë vepër, Flori ka ngritur një panteon amfiteatror në nderim të shumë figurave të nderuara të letrave shqipe, mes të cilave nuk mund të rri pa përmendur disidentin e shquar, poetin martir Havzi Nela, gurrës poetike të të cilit ia mbylli grykën litari i kriminelëve komunistë, pikërisht atëherë kur sistemi i tyre ishte në grahmat e fundit.


******

Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Botime
Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015

Një mozaik në letërsi ( Recension rreth Veprës Letrare ” Diademë Letrare” të autorit Flori Bruqi )

nga Prof.dr.Rasim Bebo ; Addison ,Chikago

https://pegasiworldalbania.files.wordpress.com/2015/02/libri-diademu00eb-letrare-1.pdf

ballina


Një mozaik në letërsi

( Recension rreth Veprës Letrare ” Diademë Letrare” të autorit Prof.Dr.Flori Bruqi )



Rasim Bebo.jpg

nga Prof.dr.Rasim Bebo




Flori Bruqi, morri rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit, këtu ulur filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, që të kthejnë spektrin e diellit në fytyrë dhe të verbojnë aty për aty. I radhit në një mozaik të ngjashëm me atë të stërgjyshit tonë pellazg, që ndërtoi të parin në botë, këtu e mbi 4000 vjet më pare, Nekropolin e Athinës, të zbukuruar me gurë të vegjël të lumit, dyshemetë dhe muret. Prej këndej në të gjithë perandorinë pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri përgjatë rrjedhës së lumit Danub me kufi.


 E gjejmë kudo këtë mozaik, dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Budrint, Durrës, Apolloni, Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, si na e vë në dijeni Prof. Dr. Agim Shehu, dhe në shumë vende të tjera. Kur i shikoj këto mozaikë tej bukurisë. që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë – Demetra – i ruan për mijëra vjet.

Syri ynë i përmbledh me një të parë. Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë, në vend të gurëve të zgjedhur të lumit, ai radhit gërmat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema që pasqyron Flori Bruqi të 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara. Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi.

Mozaiku libër, që mund ta quaj, të Flori Bruqit, nuk mund ta përmbledhim me një ose dy të parë, por duhet kohë për ta lexuar dhe studiuar



Ky grumbullim material i përgatitur nga autori, zë vendin e Akademisë së Skencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato janë në shërbim të kursit sllavo-ruso-greke. Ndërsa, Shqipëria është nën drejtimin e Këshilltarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalisë (sigurimit) grek, Janullatos.


 Elita e kulturës së këtyre vendeve janë të heshtur, të korruptuar, të politizuar, të frikësuar dhe bëjnë: “Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergameve, që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Z. Prenga). Duke shfletuar “Diademën letrare” në faqen e parë shikojmë reshtat, që i dedikon babës së tij. “Babajt tim MAXHUN BRUQI, mësimdhënës, që tërë jetën e vet intelektuale e atdhetare ia kushtoi gjeografisë kombëtare”.

Ai e gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë. Bregu i detit dhe Mesapliku i këndojnë Shqiponjës. Shkab’e madhe kasaba, / me dy krahë të mëdha, / nuk u dhe dhe nuk u fale. 

Flori Bruqi të zgjon historinë e Dodonës. Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si (ex-voto) etj. drejtpërdrejt, lidhen me mbretin e perëndive pellazge- ZEUSIN. Këtu u gjetën shumë shkaba dykrenëshe, që janë përhapur në Perandorinë Pellazge. Një ndër ato mund të jetë dhe ajo që gjeti Prof. Maxhuni.

 Dodona ndodhet 16 km. në J. P. të Janinës në Çamëri. Të gjithë autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Hekateu, Akusilao, Hellaniko, Herodoti, Tukididi etj.,si na i përmend eruditi Flori, na bëjnë të ditur se, para mbërritjes së grekëve në shek e VII p.e.s. vendi banohej nga Pellazgët Hyjnor.

Dodona ishte vendi i kultit apo vendi i Shënjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi vend i njohur. Zeusin e trajtonin, jo vetëm si pellazg, por e cilësonin më tepër si dodonas.

Dodona është bërë disa herë blozë. Dodona u rrafshua në vitin 219 p.e.s. nga gjeneraili etolas, Dorimahu. U rindërtua nga pasardhësit e Burrit të Ledhezës, Pirro. Qëndroi e tillë deri në vitin 167 p.e.s, kur vërshuan lukunitё e Paul Emilit.

Dodona Pellazge pësoi edhe një rrënim tjetër vdekjeprurës në motin 88-87 p.e.s, prej trakasve aleatë të Mitridatit… Më 435 e.j. perandori i lindjes, Teodori urdhëroi “shuarjen e përhershme të Dodonës Pellazge, si zjarrishte pagane dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishtere më 475 e.j.

Kur fillimisht vandalët dhe më pas (551), Totila me barbarët ostrogotë, të pasuar nga saraqenët e bullgarët etj., e fshinë përjetë të jetës nga faqia e dheut Dodonën, kryeqendrën europiane të pellazgëve, populli më i lashtë në kontinent. (Dhimitër Pilika “Pellazgët”,f. 161).

 Flori Bruqi të jep dhe të hap rrugë për të thelluar në “Kujtimet” e Ismail Qemali, që thotë: se, “Në vitin 1866, kur isha këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku tim në fshatin Melingus, kisha dalluar disa rrënoja, që i lidha me tempullin antik të Dodonës.

 Dhjetë vjet më vonë ia tregova mikut tim në Vlorë Karapanos”. Ky filloi menjëherë gërmimet në Dodonë pas 1460 vjetësh, duke nxjerrë në dritë një sasi thesaresh arkeollogjike me vlerë të jashtëzakonshme. (P. xh. “Ilirira”, 6-2-2006, f. 24). Karapano, vllaho-grek, i shkathët, shumë nga këto thesare të Dodonës ua fali si dhuratë delegatëve të Anglisë dhe të Francës, që ishin anëtarë të Kongresit Berlinit. Me qëllim, për të përkrahur kërkesat e qeverisë greke në këtë Kongres.
Flori Bruqi, hyn në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar.

Ai është trim , i papolitizuar, nacionalist i pastërt, me pak fjalë, të hap horizont për t’u futur thellë në ngjarjet historike. E gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë. Ashtu si Dodona u bë disa herë blozë, por prapë u ngjall, se, “fara shqiptare nuk është delikate dhe që goditet lehtë, e cila rrezikon të zhduket. Është e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’iu nënshtrohet të tjerëve. Ajo i jep rëndësi kombit, ekzistenca e saj e mposht edhe kohën.

 Ajo mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë. (A. Kola “Arvanitasit” f. 166). Një ndër plagët e mëdha është Shqipëria Londineze, që eruditi Flori e përmend dhe analizon shpesh në librat e tij të shumta. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: se, Shqipëria nuk ka qënë 116.000 km2, por 134.000 km2, e marrë nga enciklopedia ruse.

Lexuesin e cyt Flori për të thelluar në problemet kardinale të popullit tone, që ka kaluar në luftra me pellgje gjaku. Kryengritja e madhe e vitit 1913, që kishte përfshirë gjithë trojet shqiptare, që e ktheu vendin në shkatërrim dhe mjerim me pellgje gjaku?

 A. Baleta shkruan: “Kryengritjet shqiptare, që u bënë në Kosovë më 1908 – 1910 – 1912, praktikisht ia shtrinë rrugën Sërbisë, u harxhuan, u grinë forcat me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet, që të mos i bëjmë të njëjtat gabime.

 Është fakt i njohur tashmë se përplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911- 1912, dobësoi ndjeshëm potencialet dypalëshe. Pikërisht pak javë pas mbarimit të kësaj lufte. Më 18 gusht po të vitit 1912, filloi sulmi ndaj territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia. Nëse lufta e shqiptarëve do të përqëndrohej kundër këtyre agresorëve, padyshim që dhe harta e sotme e Shqipërisë do të ishte ndryshe.

Në faqen e parë të këtij “Mozaiku Letrar”, Kur Maxhuni gjeti shkabën dykrenore në themelin e shtëpisë bërë blozë të padëmtuar, e pastruan nga bloza dhe e vendosën te këndi si më parë. Shfletojmë librin më tej dhe shikojmë një fotografi familjare me tre breza dhe me 14 veta të grumbulluar si një tufë trandafilash, që pasqyron një familje shtet brenda shtetit. Sa bukur, gjyshërit, fëmijët e tyre dhe nipër e mbesa, të ulur dhe në këmbë me çiltërsi.

Kjo është familja, Kosova sot e gjallë, dinamike, e lulëzuar, që e përshkruan biri i saj Flori Bruqi. Jo më larg se 14 vjet, Flori Bruqi përshkruan: Populli i Kosovës – UÇK-ja dhe NATO = Liria e Kosovës. Të ngjethet mishtë kur dëgjon dhe shikon kasaphanën serbe, Gazeta “Iliria” shkruante në atë kohë:

Kur shkova në zyrë, thotë Magdalena Ollbrajt dhe pashë mbi tavolinë gazetën, me fotot e masakrave serbe në Kosovë, u trondita dhe mora Klintonin në telefon, NATO duhet të filloi sulmin për të ndalur këtë gjakderdhje të këtij populli trim të përmendur në histori. Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj, atë të vlerave të lirisë”.

Fjala është për shpalljen e Kosovës të pavarur. (Prof. Dr. Saimir Lojla ”Bota sot” 19-10-2004) Tani vimë te fundi i shekullit që shkoi, të përshkrimi i luftës së Kosovës nga Flori Bruqi : ‘Lufta filloi më 12 shkurt 1998 deri në 23 mars 1999. Më 12 qershor 1999 hyri NATO në Kosovë. Në këtë luftë u dëbuan 800.000 shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga këta 2400 luftëtarë të UÇK, janë zhdukur rreth 5000 njerëz, janë përdhunuar afër 20.000 femra, janë rrëmbyer mbi 3000 shqiptarë, akoma nuk u dihet fati i 2087 të tjerëve, kanë djegur 1.100 vendebanimi, kanë plaçkitur djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, objekte kulture, shkencore, fetare.

Ky përshkrim do të mbetet si pjesë e kristomacisë historike për ta përdorur çdo person i kulturuar dhe sidomos çdo historian për referencë. Kosova fitoi Lirinë.Me ardhjen e titos së vogël në Shqipëri, Miladin Popoviçi, si udhëheqës suprem mbi Enver hoxhën, po ta zëje në gojë Kosovën dhe Çamërinë, të jipnin karamelen e plumbit pas kokës. Grekët Çamërinë e vranë, e therën, e dogjën, e përdhunuan dhe edëbuan, pa patur asnjë ndihmë nga shteti amë vetëm sabotim dhe diskriminim. Kosovën e tradhëtuan vetë udhëhqësia shqiptare.

Djemtë e Shaban Palluzhës, rreth 40-50 mijë frymë, dorëzoheshin te vllau shqiptar, dhe ky vlla tradhtar, ja dorëzonte serbëve, që i asgjësonte në masë, si në masakrën e Tivarit etj.

Te gjitha këto ngjarje pikëllimi i gjen te libri “Diadema Letrare”, te përshkruara në art.Ndërsa, Çamëria u tradhëtua nga qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave, greku e shpalli Çamerinë, që nuk ekziston, duke njoftuar institucionet ndërkombëtare për ta ligjëruar dhe u ligjërua. Arrinë, që Ministri i jashtëm grek deklaroi serbes, pa u trembur fare se, “Çamërinë unë nuk e njoh” dhe qeveria shqiprare hesht, se është bërë Tirana më keq se Athina për kombin shqiptar Pikërisht për këtë historian sllav në Maqedoni, arriti të nxjerrë nga goja se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekës së Madh dhe më tej, “Prof. Pollajanski” tha se, Skënderbeu nuk ishte shqiptar.

Ne e pyetëm: Profesor, për cilën Maqedoni flisni, sepse për ne historianët, në kohën e Aleksandrit të Madh, bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e Aleksandrit të Madh, ju keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polljanski u përgjigj …

“Ne, -tha ai,- maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por për derisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturor, por edhe gjenetik. Sot akademikët sllavë të Shkupit, nuk duan të dinë fare për saktësitë historike. Për ta sllavo-maqedonët e ditëve tona, vëllezërit e bullgarëve dhe të serbëve, kur e do puna, janë sllavë, kur nuk e do puna nuk janë sllavë, por pasardhësit e maqedonëve të Aleksandrit të Madh.Ndërsa, shqiptarët i quajnë disa “ashkla”, që kanë shpëtuar pa u zhdukur. (N. Muhameti “Maqedonia…”, bot. 2009, f.415). Te “DIADEMË LETRARE” shikojmë Flori Bruqin erudit, i prozës dhe i vargut, duke i zgjedhur gurët dhe duke i radhitur, si nacionalist në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar.ÇABEJ thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor papatur parasysh faktorët hitorikë.
Flori Bruqi , me Diademën Letrare, zë vendin e Çabejt që ka vdekur, duke kritikuar “hartën e kulturës indoeupiane, pa e ditur tani se si do të konsiderohemi, në çfarë konteksi si gjuhë e humbur, e rregjuar, a po etni a popull i zhdukur.Flori Bruqi, zuri vendin e dhjetërave profesorëve, që punojnë në Akademinë e Shkencave, për të vënë pikën mbi “I”., duke i argumentuar me duzina libra dhe tema të ndryshme të tij, dhe duke grumbulluar shumë shkrime nga autorë të ngjashëm si veten e tij. Ai thotë: “Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.Nuk është e rëndësishme çfarë mendon Qosiqi?!

Flori Bruqi shkruan: “Kam lexuar, po, e ç’nuk kam lexuar, madje ç’të lexuar se (!), nga autorë serbë, beogradas dhe jo vetëm, opinione nga më të neveritshmet dhe më përçmueset, nga më përdhosëset dhe më poshtërueset, nga më të përdalat dhe më të përçartat dhe jo vetëm, që të mos them edhe raciste – kundër shqiptarëve.Më vjen ndot edhe t’i kujtoj, e pale më t’i shkruaj a citoj, gjithçka u
fol e u ç’përfol, gjithçka u shkrua e u nënshkrua, gjithçka u botua e u stërbotua, “nashke”, e jo pak edhe në gjuhë të huaja, që s’i zë ngoje asnjë i çmendur.

Dhe as i ka edhe fjalori më i zi me sharje e fyerje, me poshtërime e ofendime, me mallkime e stërmallkime. S’është nevoja të përbaltesh e të pisërohesh me andriqët e çubrilloviqët, sepse balta të baltëron, e pisi të pisëron. Mjafton të ndyesh gojën vetëm me një e të vetmin emër e mbiemër, me atë më “aktualin” dhe më të ziun nga aq të zinj, “babanë ekombit serb” – Dobrica Qosiqin”.

Akoma më shumë: Kriminelët serbë kanë bërë llamba me kafka shqiptarësh të vdekur, ia kanë prerë kokën, ia kanë zier në tenxhere, i hoqën katër dhëmbë ari, kafkën e kanë ngjyrosur e kanë bërë llambë tavoline ka thënë S.Stojanoviç. Ata u vranë për Kosovën e lirë…

 Flori Bruqi shkruan: “Tridhjetë e një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani, Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion. 17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkëkombasëve të tyre, si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik”.

Dy vjet para të quajturës demokraci dhe 17 vjet para atentatit kundër tre djemve kosovarë, dënohet me varje në litar për t’i këputur vargun politik, Havzi Nela, nga presidenti Ramiz Alia i komunizmit, që kalon president i demokracisë me fjalën: “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje”.


******

Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

DHURATA NGA PRISHTINA

Flori Bruqi një pikë loti që në Olimp lind!
nga  ZEF PERGEGA

                      DHURATA NGA PRISHTINA

         Tani mbi tavolinën time të vogël kam një dhuratë të madhe. Shpesh fjala “dhuratë” kuptohet si vlerë materiale,   pas së cilës ne shqiptarët jemi të dhënë me mish e shpirt. Vlera materiale nuk ka as zemër, as shpirt dhe as konvertim njerëzor. Megjithëse, për dhuratën ka një mijë e një fjalë edhe unë bashkohem me të tjerët që të mos fshihet nga dialogu reciprocitetet.


        Po unë në këtë rast e kam fjalën për një dhuratë tjetër, të veçantë që më erdhi nga Prishtina. “Zëri im Prishtinë” kishte mbrritur tani në kryeqytetin e lirë, në adresën e një fisniku në ballin e derës ku lexohet Flori Bruqi. E ai me solli dhuratën më të këndeshme të vitit 2012, dy librat që mbajnë firmën e tij “Olimpi Shqiptar” dhe “Nëse kam ditur të guxoi


Related image
              Flori Bruqi


 Gjithë mozaiku i krijimtarisë së tij eshte një akademi elitare në themelin e krejt amfiteatrit letrar dhe historik të olimpit shqiptar. Kësaj dhurate iu bashkangjit edhe një urim me rastin e festës së Pashkëve.
     Këtë muaj marsi i shkrova Florit ende pa shkrirë dëbora: “ Me shëndet festën e Pashkëve. Qofshin të bardha ditët për Ju familjen dhe nje rilindje për Kosovën. Po ashtu si një shenj i dallur dhe i veçantë i krijimtarisë tuj në Enciklopedinë shqiptare!”  E ai pa vonesë ma ktheu: “…Ç’ do festë fetare është  kambanë zgjimi për bashkimin tonë kombëtar nëpërmjet artit dhe kulturës!”

Image result for guximi shqiptar flori bruqi

 Duke lexuar këtë urimin e Florit, i cili kurrë nuk vonon dhe kurrë nuk paragjykon më bën të mendoj se gjumin më të rëndë dhe zgjimin më të vontë e bëjnë akademikët tane. Ata më së shumti i ngjajne murgjërve të pergamenteve që janë mësuar me dhomat e errëta. Po Flori Bruqi ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ta pastrojë fytyrën e gurëve të harruar nga myku i mohimit. Të ia kthejë tiparet fisnike olimpit shqiptar. Të ia kthejë lavdinë e vjedhur duke u ndalur në çdo hap, në çdo frëngji, në çdo shesh gladiatorësh, në çdo poltron sundimtari e perandori. Madje me një sy te veçante shikon edhe njerëzit që luajnë kumar me vlerat. Ai nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak, por ate që nuk e ka bërë askush në  këtë gjysëm shekulli të fundit: Ti kthejë zërin e  kthjelltë  Olimpit Shqiptar.


Image result for flori bruqi polemika shqip

Flori Bruqi, si argjendar i kualifikuar i penës dhe i fjalës po i lidh zërat e vjetër me zërat e rinj, duke themeluar për të parën herë Orkestrën kombëtare të Olimpit shqiptar.  Ai vetë si dirigjent dhe si violinë e parë  shkon zbathur, për ti ndeshur me mirë shputat me dheun e vet në unison me orën e mirë të kombit tonë dhe ky është guximi, të cilin mund ta lexojmë në pllakën e vendosur në hyrje të kodikëve të olompit tonë. S’ka dhuratë më të bukur në fytyrën e gurit të latuar me daltën e tij dhe të mendimit shqip dhe pa mëdyshje mund të themi bashkë me një zë se Flori Bruqi është një fenomen enciklopedik, i cili jo vetëm ka krijuar sfondin dhe këndin, por ai na jep edhe këndin e olimpit, të cilin për çudi nuk e mban sekret.

Ai dhuron për të  gjithë shporta me bekime dhe ashtu si amerikanët nuk punon duke pritur kthimin e tyre.

Related image
TE LËVIZESH GURËT E RËNDË PËR T’IU DHËNË RËNDESINË

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

          Flori Bruqi është një nga miqtë e mirë të miqeve të fjalës së lirë dhe besnik i qëndron kurajos civile dhe qytetare. Ai bashkëbisedon me njerëzit në menyrën më të shpejtë. Gjatë këtyre viteve që bashkëpunoi me revistën e tij “Floripress” nuk e pashë njëherë që ti kërkoje ndihmë justifikimit. Ko fjalë mbart mikrobe anti-njerëzore, ndaj ai e ka braktisur nga kulla e genit të tij dhe nga brazdat e arës së florinjtë.
Image result for guximi shqiptar flori bruqi

      Ai është një urim i fjalës lashtë dhe një bekim i fjalës së re. Një mekanizëm i çuditshëm që i lëviz gurët e rëndë, të kohrave për t’iu dhënë rëndësinë e duhur. Një medalje e artë që ai ia kthen historisë në pavionin e munguar. Flori me sa e kuptoj unë është një pikë loti që lind lirinë, një dhimbje poetike për çdo martir, një lis i fisit të kombit që kujdeset për rrënjët e tokës së vet. Nuk është pak të kujdesesh për rrënjët se aty e ngrenë çerdhen krimbat e armikut.
         
Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

       Nuk e kam vënë re Florin të turfullojë nëpër mikrofona e tribuna karrikesh dhe të thotë se kjo është  prona ime e lavdit, por në këtë muzeum veprash janë në të gjithe princat e fjalës, janë kumbarët e pajtimit, janë ata që shkuan, janë heronjtë e lirisë, janë dhe ata që në duar mbajnë hostenin, për ti qëlluar ciklopët mohues në syrin e verbërisë.

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Mbi të gjithë këta kodikë të letërisë dhe kulturës që kanë brenda palcën dhe mjaltin e identitetit shqiptar ka edhe një mistike të shpirtit të Flori Bruqit që i thërret personazhet në darkën e universit të mendimit, për të vazhduar misionin e pavdeksisë së fjalës shqipe. Për ta bërë këtë ai ka zgjedhur tryezën e gurtë të Olimpit Shqiptar. S’ka më bukur dhe me pastër!

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi
       Flori nuk e ka resektin për njerëzit formal, sikur njerit ti ndezës një cigare në kalim apo si një përshëndetje ditore rutinore. Ky autor që të mahnit me sjelljet e tij prej qytetari e prej oborrtari sarajash kosovare është ndoshta i vetmi që i ka nderuar aq shume krijuesit shqiptar, këtë gjerdan brezash të lidhur me gojtana vargjesh, duke ua nxjerrë në dritë veprën e tyre në shërbim te shoqërisë. Ky det i madh i zhytur i thesareve vjen e del në suprinë me spirancen e kapitenit të parë Flori Bruqi dhe anija e ngarkuar me botën e mistershme që përmban xhevahire, lundron drejt bregut, për tu ankoruan në limanin e olimpit të vet. 

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Në këtë konteks figurativ, por edhe realist Flori Bruqi shfaqet si nje Robinson Kryzo që duhet “shtrydhur” të flasë akoma për historitë dhe sakrificat që e lartësuan shqiptarin në shtegtimin e bukës si një dëshmitar i zërit të veçantë të kombit të tij.

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Flori Bruqi i vret ankthet, për tu dhënë jetë ëndrrave plot prille. Ai është një sy vështrimi mbi strehë të bregut, duke u ngritur mbi pikën më të lartë të olimpit, të mësojë se ç’fare fshihet mes zotave. Dhe zbret përsëri bregut me durim e pasion të madh në shpirt, të cilit i jep guximin dhe forcën e e gjunjëve, për të mbledhur margaritarët e hedhur. 
Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

Ky njeri ka gjithmonë një temë në mendje, siç e ka bujku farën në trastën e mbjelljeve, ai ka një mesazh në zemër, siç ka bilbili këngën e pranverës, ai ka një shpërthim në letrën e bardhë, siç e ka sythi nën lëkurë të lëngut të trungut. Ai është punëtor pa bujë, siç është bleta në hoje nektari.

Image result for triumfi shqiptar flori bruqi
      E fjala shqipe duhet të ketë më shumë mjeshtra popullor të fjalës dhe ekselence elitare, që spikasin në gjeometrinë e syrit të Flori Bruqit, i cili vallon gjurmët e hartës ilirike.

             NE QYTETIN PA REKLAMA

Image result for flori bruqi polemika shqip

      Kur dëgjojmë fjalën “Olimp” i gjithë përfytyrimi ynë ndesh mbi muret e lartë, mbi kollona të lashta, ku kalojnë princa me shpata, mbi kulla vrojtimi, ku zjarri i lëshon flakë zjarrit të malit përballë, mbi dritare që varen legjenda e mirë si vela të shqyera nga furtunat e kohës, dhe ai ndalet në dhomat e torturave të burgut ne kala…
Image result for flori bruqi polemika shqip
 Me etjen e mendimit tim u mundova të çapis pakës në “Olimpin Shqiptar”të Flori Bruqit, për të përjetuar sado pak këtë magji të vlerave njerëzore, në fakt në atë vend ku realisht u takon burrave të kombit. Në ecjen time kishte shumë njerëz dëshmitarë. Të parin “takova” Naim Kelmendin, i cili më pyeti:
      “Kah po shkon o mërgimtar?!
       “Të marr vesh pak për Olimpin Shqiptar?!”
       “Kalo djathtas dhe ngjitu në atë kodër. Aty është një tabelë e madhe e shkruar nga qielli. Dera është  hapur dhe s’ke nevoje të trokasësh. Flori Bruqi të pret. Ai me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali i ka vënë shenjën më pikante mendimit shqiptar dhe analizës letrare!”

Image result for flori bruqi polemika shqip

E hedh vështrimin dhe kureshtjen time mbi këtë qytet pa reklama, që të lën pa gjumë. Mijra mrekulli të një bote që flet herë me zë të fortë e herë me zë të brishtë. Pak me tutje “takoj” një mergimtar shqiptar me emrin Eshref Ymeri, që kishte udhëtuar nga Santa Barbara e Kalifornisë, i cili me përshëndet në gjuhën angleze, si për të më ngacmuar kujtesën, kur në Detroit shkëmbyem disa fjalë për letërsinë…E ai më thote:
       “…Me një çiltërsi befasuese Flori Bruqi krijon me vargjet e veta një botë psikologjike e intelektuale të njeriut në të përpjetat dhe tatëpjetat e jetës së përditshme. Ai nuk e shikon jetën si fushë me ngjyre trëndafili!”

Image result for flori bruqi polemika shqip

      “-Po ai trëndafil dhe zambak e ka fjalën!”- ia ktheva, duke  rrufitur një kafe malli
      “ -Ngjyra e trëndafilit është ngjyra e romantikës dhe e optimizmit, por Flori Bruqi në lirikën e tij ka si synim të ia heqë jetës njerëzore petkun e së keqes që e shëmton. Përgatitja e tij erudite, analizat shumë përmasore, formimi i tij nacionalist e radhisin këtë autor në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar…!”

Image result for flori bruqi polemika shqip
    Fryma e Olimpit më mbush që të mos ndalem. Ec dhe mendoj nga të gjitha drejtimet, sepse ne çdo stacion që ndaloi ka një të veçantë që të tërheq. Krijimtaria e sotme ka më tepër tonë lavdi se mesazhe artistike dhe analizë letrare. Ne ishim mësuar në monizëm të dëgjonin vetëm sirenën e partisë dhe treni ideologjik na e hidhte mazutin e zi fytyrës sa të gjithë ishim të zinj. Kritika në letërsi e në art i ngjan një dige të shpartalluar që  ka marrë përpara me lumin e baltës edhe gjeneratoret e drites. Librat po shkruhen me pare dhe per pare me vjedhje te tmerrshme. Veprat artistike jane te pakta. Karroca e ndryshkur e politikës e ka zvetnuar shpirtin e kulturës të popullit dhe të intelektualit.
   Flori Bruqi vozit me rremat e krahëve të tij. Ai ka nje busull në frymezimet e ngjarjeve me kulmore të kombit tonë, me një shenjtëri mbrenda qënies shqiptare.

Image result for flori bruqi polemika shqip

      “…Vete modestia që buron nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi është pjesë e fletëve në 30 libra. Një modesti që nuk tejkalohet dhe as para prezantohet. Libri i Flori Bruqit synon të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor që ndeshet edhe në ditët me diell!”- shkruan shkrimtari Fatmir Terziu.
      Si përfundim i këtij udhëtimi të shkurtër në Olimpin Shqiptar mund te them se Flori Bruqi me veprën e tij madhore nuk është plagjaturë servile e politikave dhe kukullave të fryra mbi karrike pushteti,  por ai shëron si misionar tokën e djegur të kombit të tij ashtu si Nana Terezë që shëroi plagët e të varfërve të botës nëpërmjet shpirtit të humanizmit. Guximi, nderimi dhe talenti janë bërë një në fuqinë mendore të Flori Bruqit dhe ai është një arkitekt i ngritjes së qytetit të kulturës kombëtare shqiptare.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...