2017-04-14

Pritet rrezikim i sigurisë në Republikën e Kosovës!



Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës.Këto informata kanë shkaktuar panikë në vend.Shumë patrulla të policisë dhe të njesiteve të KFOR-it shihen rrugëve të kryeqytetit.Sot disa të huaj që punojnë në Kosovë tashmë nga frika kanë filluar ta lëshojnë Kosovën .
Aktualisht PK-ja ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm.

Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar, bashkëpunim ky i mirëpritur nga PK-ja, i cili në vazhdimësi po tregon rezultate pozitive në realizimin e detyrave policore dhe sigurisë së përgjithshme në vend.


Informim i opinionit lidhur me deklarimet e pavërteta të z.Dardan Molliqaj





Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me deklarimet e z.Molliqaj në konferencën e mbajtur sot me (13.04.2017), ku ndër të tjera deklaron dhe publikon shkrimet se “Policia udhëhiqet nga strukturat kriminale të PDK-së”, dhe “Për vite përgjimet nga Policia e Kosovës janë bërë jashtëligjshëm”, reagon fuqishëm ndaj kësaj deklarate të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon:



Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e sajë ligjor ka për mision Ruajtjen e Rendit dhe Sigurisë Publike, Sigurinë e Përgjithshme në vend, si dhe funksionon në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.



Struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës mundëson menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese për të gjitha çështjet organizative, operacionale dhe hetimore brenda PK-se.


Sa i përket dyshimeve dhe deklarimeve të pavërteta të z.Molliqaj, i cili përpiqet të paraqes Policinë e Kosovës si institucion jo profesional, dëshirojmë edhe një herë të ri-theksojmë se Policia e Kosovës është institucion profesional, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga çfarëdo ndikimi apo pretendimi nga jashtë, duke përfshire edhe pretendimet e pavërteta dhe tendencioze të z.Molliqaj.


Tendenca për të paraqitur PK-në, si institucion i ndikuar nga faktorë të jashtëm e në veçanti duke u përpjekur të linçojë stafin menaxherial të PK-së, nuk kuptohet ndryshe veç se njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë personelin policor, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.


Referuar edhe deklarimeve rreth realizimit të përgjimeve, sigurojmë opinionin e gjerë se përgjimi i telekomunikimeve realizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithë herë bazuar në urdhër të ligjshëm të Gjykatës kompetente.



Policia e Kosovës vlerëson se është shume indikativë deklarata e z.Molliqaj, për faktin se në të gjitha rrethanat kur ne jemi të fokusuar njëqind përqind në çështjet jetike dhe madhore për sigurinë dhe interesin kombëtar të Kosovës, personi i njëjtë shfaqet me deklarime tendencioze duke u munduar të krijoj huti në opinionin publik, dhe kjo qasje i shkon në dobi vetëm armiqve të shtetit të Kosovës e jo qytetarëve të saj.



Angazhimi dhe përkushtimi i PK-së do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve për policinë, dhe në asnjë rrethanë pretendimet si këto të z. Molliqaj, nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin shumë të madh të PK-së për ti shërbyer vendit.



Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.



Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z.Molliqaj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...