2017-04-13

Senatori amerikan, John McCai : Ushtria e Kosovës të bëhet me ndryshime kushtetuese

Image

Senatori amerikan John McCain viziton sot Republikën e  Kosovës

Senatori amerikan, John McCain, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.

Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Ky çmim, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.

McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Po ashtu, McCain pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne pikërisht për senatorin amerikan.

Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

Gjatë vizitës në Sarajevë, McCain ka thënë se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kurse, gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka takuar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, McCain ka deklaruar se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

“Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, ka thënë McCain në Beograd.

Në deklaratat e bëra gjatë këtij turneu diplomatik, ai ka akuzuar Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.

"Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë", ka thënë McCain.

Ndonëse ishte pritur, megjithatë ai nuk ka vizituar Maqedoninë.

Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president, anashkalon Maqedoninë, është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, kanë vlerësuar analistët.

Sidoqoftë, vizita e senatorit amerikan dhe ato të zyrtarëve tjerë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohen si tregues i përkushtimit amerikan për rajonin, në kohën e interesimit të Rusisë për të rritur ndikimin e vet në këtë pjesë të Evropës.

John McCain ka qenë kandidat republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, por ai ishte mposhtur nga demokrati Barack Obama.



Senatori amerikan John McCain dha porosi të qarta për shtetin e Kosovës se ushtria e Kosovës duhet t bëhet me ndryshime kushtetuese.

McCain në një adresim drejtuar qytetarëve të Kosovës në seancën solemne tha se procesi i transformimit të FSK-së duhet të jetë gradual dhe të ketë qasje për të ardhmen e saj.

Senatori amerikan gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilit paqja dheprosperiteti i shtetit më të ri në Evropë varet nga suksesi në këto bisedime.

Ai me këtë rast lavdëroi të dyja palët në bisedime, i cili sipas McCain ka sjell përparim të rëndësishëm.

“Porosia ime për ju është: Avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE është në interesin e serbëve dhe qytetarëve të Kosovës. Është jetik për një të ardhme të përbashkët në BE për të dyja shtetet”, tha MsCain.

McCain po ashtu tha se dy popujt duhet të mendojnë për pajtim mes vete. Ai me këtë rast përmendi edhe luftën mes SHBA-ve dhe Vietnamit, të cilat tash kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

Sipas tij po të thoshte dikush në atë kohë se do të ndodhë pajtimi, asnjëherë nuk do ta besonte por kjo tash është e vërtetë.

“Pajtimi është proces jo i lehtë, por në fund e kuptuam se edhe pse nuk duhet të harrojmë të kaluarën duhet të mendojmë për të ndërtuar të ardhmen. E vetmja shpresë është ndërtimi i jetës dhe aftësia e jashtëzakonshme e njeriut për t’u pajtuar dhe shëruar”, tha McCain.

Ai tha me këtë rast se Kosova duhet t’i tregojë botës se pajtimi është i mundshëm dhe nëse e bëjnë këtë shteti i Kosovës asnjëherë nuk do të jetë i vetmuar.

“Ju nuk do të ecni vetëm. Amerika dhe unë do të jemi me juve”, tha senatori amerikan.

McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit. Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

***

Senatori amerikan, John McCain ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën mbetet e pandryshuar dhe e fuqishme.

“Porosia ime është e thjeshtë, përkushtimi i SHBA-ve për Evropën e plotë dhe me paqe mbetet e fuqishme”.

“Kemi dëgjuar nganjëherë që në Uashington kemi mospajtime, duhet ta dini, se anëtarët e Kongresit të SHBA-ve janë plotësisht të përkushtuar për të punuar me juve dhe për ta vazhduar mbështetjen e paqes në Kosovë dhe rajon”.

“Përkushtimi i SHBA-ve ka qenë apartiak, kam kujtime të këndshme kur punoja ngushtë me Joe Biden për veprim të shpejtë për ta ndalur gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë dhe përfundimisht edhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”.

McCain në fjalën e tij drejtuar deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se është krenar me arritjet e Kosovës.

***





“Jam krenar që jam në Kosovë dhe jam dëshmitar i përparimit sepse në 9 vjetët e kaluara Kosova ka ndërtuar Qeverinë nga themeli, është njohur nga më shumë se 100 vende. Kosova i është bashkuar organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe ka arritur përparim duke arritur edhe disa prej qëllimeve më të rëndësishme”.

“Kosova poashtu ka bërë edhe integrimin e serbëve, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Senatori amerikan McCain në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës iu drejtua ligjvënësve lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se miratimi i marrëveshjes për shënjimin e territorit me Malin e Zi paraqet një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

“Nëse më lejoni si një mik i vjetër, dëshiroj të tua bëjë të ditura shpresat e misa drejtë të ardhmes së Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në vitin 2015 ishte hapi i parë, tani është koha që ta vazhdoni mashën e përparimit. Miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi do të paraqiste një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

Senatori McCain: Falë Nënë Terezës unë kam një bijë të mrekullueshme

Senatori amerikan McCain në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës i cili iu drejtua ligjvënsëve kujtoi një histori me Nënë Terezën.

Ai tha se kur para disa viteve ka shkuar ne Kalkutë me gruan e tij, atje ata i morën dy fëmijë në Amerikë për tu ndihmuar pasi këta fëmijë ishin shumë të sëmurë.

“Kur ne shkuam atje me gruan timë ku ishte Nena Tereze, ajo erdhi me dy femijë në krahe, të cilat kishin sëmundje vdekjeprurësse dhe ajo na tha: Merrni ose do të vdesin. Ne i morem ne Amerike, ku njeren e adoptoi nje familje amerikane, ndersa tjetra u be vajza jone, Bridget, te cilen e duam shume”, u shpreh McCain.

McCain tha se falë Nënë Terezë, sot ai ka një vajzë të merkullueshme.


Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i përcjell presidentit amerikan Donald   Trumpit porosi nëpërmjet senatorit John McCain

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli nga foltorja e Kuvendit ka folur për takimin e tij me Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump, gjatë një vizite në Uashington, pak ditë pas inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai, më këtë rast falënderoi Trumpin dhe SHBA’të për mbështetjen për Kosovën. Këto, Veseli i tha në fillim të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në të cilën deputetëve po iu adresohet Senatori amerikan, John McCain, që po qëndron në Prishtinë.

“Kam qenë i nderuar të jem lideri i parë nga rajoni që takoi presidentin Trump”, tha Veseli.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës ju lutem shprehni mirënjohje atij dhe SHBA’ve për mbështetjen për Kosovën”, porositi Veseli senatorin McCain.

Veseli tutje foli edhe për lidhjet, siç tha ai të forta, mes SHBA’ve dhe Kosovës, duke përmendur edhe kontributin e senatorit McCain dhe senatorëve tjerë amerikan që përkrahen Kosovën.

“Kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme. [...] Ne ja kemi dal që ta shpërblejmë këmbënguljen tuaj. [...] Kosova gjithmonë do të jetë simbol i një demokracie të vërtetë në rajonin e Ballkanit. Kosova do të jetë simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësi në Evropën Juglindore”, tha ndër-tjera kryeparlamentari.


******


Senatori McCain flet para deputetëve

Senatori amerikan, John McCain po iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosoëvs në senacën solemne.

Senatori John McCain është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kurse pas seancës, ai do ta takojë edhe kryeministrin, Isa Mustafa.

McCain po viziton Kosovën, gjatë vizitës që u ka bërë shteteve të rajonit, ku ka takuar krerët më të lartë shtetërorë.


Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain. Pas takimit me Veselin, senatori McCain do të mbajë një fjalim rasti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast mbahet edhe seancë solemne për të nderuar prezencën e tij.

Ndërkohë, menjëherë pas seancës senatori do të takoj kryeministrin Isa Mustafa.

Ndryshe, senatori amerikan McCain erdhi dje në një vizitë zyrtare në Kosovë, dhe po vazhdon takimet gjatë ditës me krerët e shtetit kosovar.

Senatori amerikan John McCain arrin në Kosovë

Senatori amerikan, John McCain ka arritur në Kosovë. McCain gjatë ditës së sotme po qëndron në Kosovë si vazhdimësi e vizitave që u ka bërë shteteve të rajonit.

Ai pritet t`u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë një senace solemne.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...