Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/04/17

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi

Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare, në kufi në mes Malit të Zi dhe Kosovës, në një lartësi 2,058 m. Çakorri përbën ujëndarësin në mes lumit Lim dhe Lumbardhit të Pejës. Përbëhet nga rreshpet argjilore të Paleozoikut dhe dolomitët kristalore të Triasit.

Çakorri është e mbuluar me pyje halore dhe kullota alpine. Është i njohur për bukurinë e tij natyrore. Qafa malore e Çakorrit (1,849 m), lidhë Andrijevicën dhe Pejën me rrugën e ndërtuar në vitin 1926, e cila është lidhja më e shkurtër në mes Kosovës një pjesë të madhe të bregdetit Adriatik. Për shkak të reshjeve të rënda të dëborës dhe ortekëve të shpeshta trafiku në muajt e dimrit ndërkrehet rregullisht



Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi ishte një marrëveshje diplomatike ndërmjet zonës kontestuese të Kosovës dhe Malit të Zi e cila u finalizua në vitin 2015 për kufijtë eventualë ndërmjet tyre. Mali i Zi fitoi pavarësinë e tij në vitin 2006 dhe Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Si e tillë, nuk kishte asnjë marrëveshje kufitare mes tyre. Negociatat diplomatike mes qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi u kritikuan ashpër nga të dyja palët.





Rreth 8,000 hektarë tokë që shtrihej 60 kilometra kishte mbetur e diskutueshme. Një artikull i Saudi Gazette thoshte se ishte afërsisht 18,900 acres.. Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq deklaroi se "Malit të Zi nuk i duhet as një metër nga territori i Kosovës".. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ishte një nga kërkesat e qarta të Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.[






Në vitin 2015, Ramush Haradinaj këmbënguli se kufijtë jugosllavë të vitit 1974 ishin të domosdoshëm për të vazhduar marrëdhëniet e mira me Malin e Zi. Marrëveshja u ratifikua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe u zbatua në mars 2018,duke çuar në Çakor, një rajon shqiptar që simbolizon patriotizmin, duke iu dorëzuar Malit të Zi..





Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Malit të Zi nënshkruan marrëveshjen më 17 shkurt 2018. Ajo u ratifikua në Parlamentin e Kosovës një muaj më vonë..Marrëveshja është kritikuar pasi ndalimi për të udhëtuar brenda zonës Shengen ishte hequr për çështje më të rënda kufitare midis Gjeorgjisë dhe Ukrainës, por jo për Kosovën me çështjet e saj më pak të rënda kufitare.




Debati

Një fshatar i quajtur Ali Hajdaraj ka thënë se “kanë marrë tokë që i ka kaluar babai te bir brez pas brezi, ne kemi varre këtu, varret e të parëve tanë që kanë luftuar në anën tjetër të kufirit”.[9] Fshatarët në luginën e Rugovës u zotuan se do të rrokin armët nëse qeveria vazhdon t'i injorojë ato. Në vitin 2016, Lëvizja Vetëvendosje akuzoi PDK-në për marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi..



Harta Natyrore e Shqipërisë etnike



Kryeministri Isa Mustafa ka takuar vendasit rugovas që kundërshtojnë demarkacionin në vitin 2016. Një vendas ka thënë se kryeministri nuk ka thënë asgjë për këtë çështje. 



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbajti një fjalim protestues me 2000 aktivistë,që çoi në shtyrjen e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015, kryeministri Ramush Haradinaj kritikoi demarkacionin. Katër vite më vonë, në vitin 2019, ai takoi Mujë Rugovën, për të diskutuar për finalizimin e demarkacionit.









Akademik Prof.dr.  Ibrahim Rugova paralajmëroi për demarkacion që në vitin 2002.




Sulmet

Më 28 gusht 2015, një punonjës i RTK-së pësoi një sulm të dytë në shtëpinë e tij nga një grup që kundërshtonte demarkacionin.Një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes brenda, duke mos u lënduar. Një grup i quajtur Rugovasit pretendoi të dy sulmet duke paralajmëruar më shumë viktima nëse qeveria vazhdon të injorojë opozitën. Më 30 gusht, gjashtë mbështetës të opozitës u arrestuan nga policia me dyshimin e përfshirjes në një sulm me granata me raketa në parlament. Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Gazetarëve (EFJ/IFJ) dënuan sulmet. Protestat e dhunshme kanë ndodhur në Prishtinë me sulme të policisë së trazirave me molotovë. Një artikull i Kosovapress shkruan se banorët e Rugovës kanë sulmuar RTK-në për shkak se e ka përkrahur demarkacionin.


Raportet ndërkombëtare

Agjencia e Pavarur Ballkanike e Lajmeve ka publikuar një artikull duke shpjeguar se ekspertët ndërkombëtarë të emëruar nga Atifete Jahjaga kanë deklaruar se demarkacioni nuk ka shkelur asnjë ligj.Opozita kritikoi komisionin se është shumë i ngjashëm me komisionet e mëparshme. Si vendasit shqiptarë, ashtu edhe ata malazezë përreth kufijve u shprehën se politikanët duhet të kenë parasysh opinionet e publikut. Një raport nga Saferworld i titulluar Vizatimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor: Një perspektivë e njerëzve i botuar në 2011 thotë se dështimi për të zgjidhur çështjet e demarkacionit dhe për të ngritur standardet e kontrollit të kufirit siguron gjithashtu që pjesë të rajonit të ruajnë një reputacion si të pambrojtur ndaj krimit të organizuar transnacional, kontrabandës. dhe trafikimit të njerëzve

Pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka deklaruar se Franca ka pezulluar procesin e liberalizmit të vizave, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ndonëse në të kaluarën “Qakorri” ishte kusht për liberalizimin e vizave, sipas saj, tani po vendosen kushte të tjera e që në këtë rast është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Ishte qakori, tash Asociacioni si kusht për liberalizimin, demarkacioni u mbërri bën kompromis ata që e kundërshtonin, tash radha te Kurti – Macron paska thënë hapur kushtin kryeministrit dhe presidentes, si dhe ka thënë se ata kanë premtuar, por se kanë mbajtur fjalën. Populli nuk i di këto gjëra sepse nuk tregojnë udhëheqësit tanë, por duhet ta kuptojë nga evropianët”, shkroi ajo. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës, sepse sipas tij, ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet. Kështu ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë. Macron thekson se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aketet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Kurse nga ana e Kosovës, Macron pret që të njihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Angazhimi i të dyja palëve që të ecin përpara sipas presidentit Macron, është kusht i paqes. “E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai. Edita Tahiri (lindur më 29 korrik 1956) është një politikane, diplomate dhe akademike e njohur kosovare, e cila ka luajtur një rol kyç në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës dhe në proceset e shtetndërtimit. Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit: Ajo është e njohur botërisht si Kryenegociatorja e parë e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Pozita Qeveritare: Ka shërbyer si Zëvendëskryeministre e Kosovës dhe Ministre për Dialogun. Më herët, gjatë viteve '90, ka qenë Ministre e Punëve të Jashtme në qeverinë në ekzil të Kosovës. Lideri i Pavarësisë: Ishte një nga figurat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në kohën e presidentit Ibrahim Rugova dhe pjesëmarrëse në Delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë.

 



Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava, Gucia dhe Andrijevica kanë paralajmëruar një protestë paqësore më 25 prill, me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lehtësonte lidhjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Protesta do të mbahet nën sloganin “Mjaft me izolim!” dhe pritet të zhvillohet në zonën Kotlovi – Kuçishtë, në malin e Çakorrit. Organizatorët kërkojnë nga institucionet qendrore në Kosovë dhe në Mal të Zi që të trajtojnë këtë çështje si prioritet dhe të mundësojnë hapjen e pikës kufitare.

Në lidhje me këtë çështje, Telegrafi ka kontaktuar me Faik Zekajn, shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri – i cili theksoi se komuna nuk ka kompetencë direkte për këtë projekt, por ka qenë e angazhuar në ngritjen e kësaj kërkese në nivel qendror.

Foto: Faik Zekaj, shefi i Kabinetit të kryetarit të Pejës

“Rruga Pejë-Kuçishtë-Çakorr është rrugë regjionale është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës edhe për shkak se lidh dy shtete, Kosovën me Malin e Zi”, tha ai.

“Kjo është një prej arsyeve që edhe ne kemi kërkuar dhe nuk ka qenë në kompetencën tonë, hapja e kësaj rruge”.

Zekaj shtoi se, sipas tij, nga pala malazeze ka pasur gatishmëri për hapjen e pikës kufitare, ndërsa mungon një vullnet i tillë nga institucionet vendore.

“Na në çdo takim kemi kërkuar edhe në institucione vendore, edhe në institucionet e Malit të Zi. E kemi parë një vullnet të institucioneve të Malit të Zi me hapë, po deri më tash vetëm në institucionet tona s’e kemi parë vullnet që më hap kufirin në Çakorr dhe kjo po duket si arsye politike”, bëri të ditur ai.

Ai theksoi se hapja e kësaj pike kufitare do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit, si dhe në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Edhe qytetarët janë të vetëdijshëm që si rrugë, ajo pjesë e rrugës nuk është në kuadër të komunës, pra ata kanë kërkuar njëfarë mbështetje që na në çdo takim kemi kërkuar që të hapet ajo pikë kufitare dhe të shtrohet rruga”, deklaroi Zekaj.

“Ajo pjesë është pjesa më kryesore për zhvillimin e turizmit, sidomos për bjeshkët e Rugovës, po ashtu edhe për shkak të qasje më të lehtë të shqiptarëve të Plavës e të Gucisë, që e kanë më lehtë qasjen edhe me ardhë në qytetin e Pejës”, përfundoi ai.

Telegrafi ka tentuar të marrë qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje. 

SKËNDERBEU KA LINDUR NË SINË TË DIBRËS ( Ese)

Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë provon tezat e studiuesit Fatos Daci 

 Halil Rama është  publicist, shkrimtar dhe autor i mirënjohur shqiptar, i dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës në vitin 2020 për kontributin e shquar në letërsi, publicistikë dhe pasqyrimin e vlerave kulturore e historike të trevës së Dibrës. 

Ai është autor i shumë librave monografikë dhe njihet për stilin e mprehtë në portretizimin e personaliteteve. 

 Turqia i vë vulën:     "SKËNDERBEU KA LINDUR NË SINË TË DIBRËS "

 




                             Halil Rama-Mjeshtër i Madh 


 · Kjo e vërtetë historike pohohet më zë dhe figurë në serialin turk “Jetë luftëtarësh”, përgatitur nga Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë - https://youtu.be/TO6UxLfcXvQ 

 · Historianët e mirënjohur, prof. Stafanaq Pollo e prof. Kristo Frashëri, pasi vizituan muzeun e Kastriotëve në Sinë të Dibrës lanë këtë shënim në fletoren e përshtypjeve të vizitorëve të këtij muzeu: “Sinë, 12 shtator 1982. Vizituam muzeun e vogël të fshatit Sinë, vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Përshëndesim nismën e banorëve të Sinës dhe atyre që e përkrahën ngritjen e këtij Muzeu. Urojmë që ai (muzeu) të pasurohet sa më shumë e më shpejt dhe të kthehet në një objekt historik të vizitueshëm, për edukimin e brezit të ri” Për herë të parë autoritetet shkencore turke thyejnë heshtjen, lidhur me historinë e Skënderbeut dhe kryesisht me origjinën e vendlindjen e tij. Nëse deri sot historiografia civile apo ushtarake e Turqisë heshtte për Skënderbeun dhe historinë e tij, tani foli publikisht. Foli qartë dhe pastër Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë (Milli Savunma Universitesi-Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare) të Turqisë.






 Saktësisht në këtë dokumentar në përkthimin nga gjuha turke në gjuhën angleze dhe nga gjuha turke në shqip thuhet: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu u lind më 1405, në fshatin Sinë të Dibrës (Kjo shqiptohet qartë në dy fjalitë e para të dokumentarit në fjalë)”. Duke e publikuar këtë të vërtetë në librin e tij voluminoz me 497 faqe “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër”, me fakte, argumente shkencore, referenca nga autorë vendas e të huaj, studiuesi Fatos Daci – Mjeshtër i Madh, shprehet entuziast për faktin se : “Për herë të parë, Turqia vulos: Skënderbeu lindi në Sinë të Dibrës! Dhe kur vulos Turqia, ish superfuqia e kohës, nuk ka më fjalë. Shqip: Skënderbeu ishte dibran. Pra, ishte shqiptar!”





 Po në këtë libër (fq.59) studiuesi Daci sjell referenca nga Akademia e Shkencave të RSH, konkretisht nga Sesioni Shkencor rreth origjinës dhe prejardhjes së Kastriotëve mbajtur në Peshkopi më 2 Nëntor 1985 me rastin e 580-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Skënderbeut dhe inaugurimit të Muzeut të Kastriotëve në Sinë të Dibrës. Dhe nëse Prof. Sterfanaq Pollo ka deklaruar në fjalën e tij përmbyllëse të këtij sesioni shkencor se: “….Tani mund të themi se origjina e Kastriotëve është Çidhna, është Sina”, Fatos Daci argumenton, se “Ky dokumentar i tanishëm, i serialit turk “Jetë luftëtarësh”, i dha publikisht të drejtë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të saj të Historisë për ngritjen në Sinë, në nëntor 1985, të Muzeut të vetëm të Kastriotëve”. Autori i librit mjaftë voluminoz “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër”, ka të drejtë të ndjehet mirë me këtë konkluzion të pritshëm të shkencës ushtarake turke, për faktin se me argumentet e tij, për gjatë 20 vjetëve, në katër libra që ka shkruar e botuar për Skënderbeun, në qindra artikuj që ka botuar në organe të ndryshme të shtypit ditor dhe atij periodik, në dhjetëra intervista televizive dhe në dhjetëra veprimtari publike që ka zhvilluar në institucionet publike të Tiranës, në Peshkopi a në Dibër të Madhe, ka thënë e shkruar, ka këmbëngulur vazhdimisht me zë të lartë se, për një mijë arsye, Skënderbeu është dibran dhe ka lindur në Dibër, në krahinën e Çidhnës. 



 Në librin e tij me një bibliografi mjaftë të pasur (87 libra, fjalorë, studime, botime në gazeta të ndryshme), në 59 tituj, Fatos Daci argumenton, se: Nga ishin Kastriotët dhe Skënderbeu, ditëlindjen e saktë të tij më 6 maj 1405, në Sinë të Dibrës, pamjen fizike të Skënderbeut etj. Mjaftë interesantë e tërheqës janë artikujt: “Pse Skënderbeu braktisi Portën e Lartë dhe u kthye në Shqipëri”; “Skënderbeu nuk mund të tjetërsohet”; “ Skënderbeu është realitet historik” etj. SKËNDERBEU NË SERIALIN TURK “JETË LUFTËTARËSH” “Sipas dokumentarit në fjalë, Gjon Kastrioti ishte princ dhe e shtrinte pushtetin në tokat e Dibrës, Matit, Krujës dhe Mirditës. Gjon Kastrioti, babai i Gjergj Kastriotit u mund dhe pranoi pushtimin osman në vitin 1421, ndërsa në vitin 1423, i dha Sulltanit si garanci (peng), djalin e tij Gjergjin, i cili në Oborrin e Sulltanit u konvertua në mysliman. Pra, Skënderbeu nuk shkoi në Turqi, te Sulltani as në moshën 8 vjeç, siç është interpretuar herë të tjera e as në moshën 10 vjeç, por plot 18 vjeç. Nga viti 1423, deri në vitin 1431, Skënderbeu qëndroi në Oborrin e Sulltanit, ku mori edukimin me anë të shkollimit, ndërsa në vitet 1431-1437, kreu studimet ushtarake dhe doli oficer. Në kryengritjet shqiptare të 1432 dhe 1436, Skënderbeu nuk mori pjesë. Për 6 vite tregoi aftësitë e tij ushtarake dhe mori besimin e Oborrit. Prandaj, më 1437, u emërua subash dhe filloi të merrte pjesë në luftërat osmane, si spahi, si dhe i ngjiti me shpejtësi shkallët e gradave, duke u bërë më 1443, sanxhakbej (guvernator) i Dibrës”, shkruan F.Daci në librin e tij (faqe 133). Po në këtë faqe të këtij libri autori pohon se dokumentari turk hedh dritë mbi një tjetër fakt të rëndësishëm. “Kemi thënë e kemi shkruar se, bazuar në Marin Barletin, Skënderbeu u kthye nga Nishi vetëm me dibranë, jo ‘me shqiptarë’, siç shpesh problemit i bihet shkurt e kithtazi, me keqdashje, sepse në betejën e Nishit, Skënderbeu mori pjesë me ushtrinë e tij të përbërë me dibranë dhe shkoi nga Dibra në Nish, sepse Sulltani kishte urdhëruar të gjithë guvernatorët që në Nish të shkonin për të luftuar me kryqtarët, me ushtritë që do të mblidhnin nga vendet e tyre. Pra, Skënderbeu do të mblidhte ushtrinë e tij në Dibër, me dibranë, ashtu si mblodhi, se në Dibër ishte guvernator” . Këto fakte studiuesi F.Daci i argumenton me referenca të autorëve të shumtë vendas e të huaj të historisë së Skënderbeut. Më konkretisht, autori i referohet edhe Barletit i cili e përshkruan qartë, se “Skënderbeu u kthye nga Nishi me 300 luftëtarë të një fisi, dhe jo të disa fiseve, dhe me ta ai u kthye drejt e në Dibër, ku të gjithë e njihnin, donin dhe e respektonin”. PAK NGA HISTORIA Pas kthimit nga Nishi, Skënderbeu refuzoi Islamin dhe u betua se do të hakmerrej për familjen e tij dhe shqiptarët. Për t’u hakmarrë ndaj Skënderbeut dhe shqiptarëve, që ishin rebeluar, Sulltani, pas 6 muajsh, dërgoi 30 mijë ushtarë, nën komandën e Ali Pashës. Skënderbeu kishte 15 mijë luftëtarë, nga të cilët 5 mijë luftëtarë i la në fushëbetejë, ndërsa 10 mijë i fshehu në male. Në këtë betejë, turqit patën 20 mijë të vrarë dhe luftëtarët e Skënderbeut 5 mijë të vrarë. Skënderbeu dhe luftëtarët e tij shënuan një fitore të rëndësishme dhe historike. Sipas një dokumentari tjetër dhe dëshmive të historianëve të tjerë fushëbeteja e Torviollit ishte në një fushë të rrethuar me pyje, me një gjerësi prej 4 km. Luftimet filluan më 28 qershor 1444, dhe dinamika e luftimeve u zhvillua më 29 qershor 1444. Vetëm e dhëna interesante, edhe nga autorë të tjerë, se fushë-beteja e Torviollit kishte gjerësi prej 4 km., rrëzon të gjithë aludimet e mëparshme për vendin, ku u zhvillua kjo betejë historike. Të tilla përmasa nuk i plotëson fusha e Përrenjasit (ku, sipas Dilaver Radeshit mund të jetë zhvilluar beteja e Torviollit), aq më pak nuk u plotëson as Fushë-Bulqiza (ku në kohën e komunizmit, te Ura e Qytetit, qe vendosur lapidari i kushtuar betejës së Torviollit), sepse gjerësia tyre nuk arrin mbi 1 km, jo më 4 km.. Të tilla përmasa i plotëson vetëm fusha e Kastriotit (nga shkolla e Kastriotit deri te sifoni mbi Dri dhe nga përroi i Kuke deri te Kodrat e Zdojanit, përballë Muhurrit) dhe vetë Fushë-Alia (Nga sifoni mbi Dri, deri te ura e Topuze).






 KONTRRIBUTI I FATOS DACIT PËR NDRIÇIMIN E HISTORISË SË SKËNDERBEUT Mbështetur në studime skrupuloze, në dokumente arkivore e të dhëna gojore, Fatos Daci është i pari dhe i vetmi që ka zhvilluar veprimtari publike për Kastriotët dhe Skënderbeun te Muzeu i Sinës, duke filluar nga 6 maj 2008, kur muzeu ishte kthyer në sallë bagëtish. Pastaj, aty, vit pas viti, ka zhvilluar veprimtari publike në formë spektakli, duke e mbajtur në vëmendje e duke sensibilizuar opinionin për mirëmbajtjen e tij, si dhe për ta vizituar... Fatos Daci ka shkruar 4 libra (tre të botuar dhe një në proces botimi), si: “Skënderbeu i vërtetë”, “Kastriotët e Çidhnës”, “Çidhna e Kastriotëve” dhe “Të vërtetat për Skënderbeun” Ai ka realizuar tre dokumentarë, si: “Dibranët festuan ditëlindjen e Skënderbeut”, “Dibra priti me madhështi birin e saj” dhe “Shëngjergji i Skënderbeut”. Kontributi i këtij autori me mbi 60 libra të botuar konsiston, gjithashtu, në realizimin e tre sesioneve shkencore në Peshkopi për origjinën e Kastriotëve dhe vendlindjen e datëlindjen e Skënderbeut: më 6 maj 2008, më 6 maj 2010 dhe më 25 nëntor 2018. Në harkun kohor të pesë viteve të fundi ai ka realizuar 5 spektakle në Sinë, më 6 maj, për ditëlindjen e Skënderbeut; Ka realizuar spektakël në Sinë, në kujtim të kthimit të Skënderbeut nga Nishi, më 3-10 nëntor 1443. Si studiues dhe botues, F.Daci ka mbajtur dy kumtesa shkencore për Skënderbeun jashtë vendit, për origjinën dibrane dhe ditëlindjen e tij, një në SHBA dhe një në Pulia të Italisë, që të dyja gjatë vitit 2018. Ai ka organizuar ceremoninë e dorëzimit prof.Kristo Frashëri të titullit “Qytetar Nderi” të komunës së Arrasit, te Muzeu Historik Kombëtar, më 25 maj 2008. Që nga viti 2005, në vijimësi, ka marrë pjesë në debate dhe polemika me autorë të ndryshëm në shtypin e ditës lidhur me origjinën e tij dhe në mbrojtje të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Dendësia e veprimtarive mjaftë produktive e cilësore të Fatos Dacit përfshin gjithashtu përurimin e disa librave kushtuar Skënderbeut në Tiranë, Dibër të Madhe dhe Peshkopi. RISJELLJA NË VËMENDJEN E OPINIONIT DIBRAN E SHQIPTAR I MUZEUT TË VETËM TË KASTRIOTËVE NË SINE TË DIBRËS! Z.Fatos Daci, Mjeshtër i Madh, me shumë kontribute për historinë e Dibrës dhe të Kukësit, ishte ai që e risolli në vëmendje të publikut dhe të vizitorëve Muzeun unik e të Kastriotëve në Sinë. Që nga nëntori i vitit 1985, ku ky muze u inaugurua në mënyrë solemne, deri në vitin 2008, I ishte lënë harresës kolektive. Aty nuk bëhej asnjë vizitë, nuk zhvillohej asnjë veprimtari. Çelësi i Muzeut ishte në dorë të një personi që pretendonte se Muzeu ishte ndërtuar në tokën e tij, i cili e kishte kthyer në stallë bagëtish. Në maj të vitit 2008, Fatos Daci, në vitin 2008, organizoi ditëlindjen e parë të Skënderbeut te ky muze me një aktivitet publik, qe ishte edhe vizita e parë e një komuniteti të madh. Atë ditë, për herë të parë u hap dera e Muzeut. Atë ditë e më pas, e ngriti problemin e gjendjes së mjeruar të tij te strukturat kryesore vendore dhe te komuna, të cilat u vunë në lëvizje. Kjo nismë gjeti përkrahjen e ndihmën e z.Sali Tërshalla Dr.Shkencave dhe kryetar i komunës së Arrasit dhe të z.Xhafer Seiti, atë kohë prefekt i Dibrës. Që nga kohë z.Daci dhe Unioni i Krijuesve Dibranë, që drejton, ka festuar në vijimësi çdo 6 Maj ditëlindjen e Heroit, shoqëruar dhe me sesione shkencore në Peshkopi. Ftesës për të mbajtur kumtesa i janë përgjigjur Prof.Paskal Milo, Prof. Bernard Zotaj, Prof. Bardhosh Gaçe, Dr. Asllan Zemani, Azis Keta, Haki Pernezha, Enver Kaloshi, Ali Hoxha, Murat Koltraka etj. të cilët gjejmë rastin t'i falënderojmë publikisht, si dhe operatoret Neki Feta dhe Islam Shehu, që i kanë ndjekur të gjitha veprimtaritë, për t'i pasqyruar në televizionet, për të cilët ata punonin. Më 25 nëntor 2018, në bashkëpunim dhe me "Çidhna e Kastriotët", organizoi veprimtarinë më të bukur në shkallë vendi, në kuadër të Vitit të Skënderbeut, kur me një veprimtari brilante e shumë të arrirë organizoi "kthimin" e Heroit nga Nishi, më 10 nëntor 1443. Që nga viti 2008, nisi vullnetarisht të bënte rikonstruksionin e Muzeut të Kastriotëve në Sinë. Në një rast, siguroi pllakat, dhuratë nga nderuari Astrit Kuçi, dhe me shpenzimet e tij i dërgoi nga Fushë-Preza, ku i mori, në Sinë. Për fatin e tij, pasi i shkarkoi te hyrja e rrugës së Muzeut me njerëzit që i pagoi vetë, aty u gjend administratori i firmës që kishte fituar tenderin nga bashkia, z.Faruku, dhe ia dorëzoi falas pllakat, ndërkohë që la edhe gjithë materialin figurativ të printuar, fatin e të cilit nuk e di as sot. Me këtë rast la falas për vizitorët edhe 200 copë të librit guidë për Skënderbeun, të titulluar "Kastriotët e Çidhnës së Dibrës, printuar i gjithi me ngjyra. Sot, falë edhe interesimit të bashkisë së Dibrës, Muzeu është në gjendje shumë më të mirë, nga ç’ishte kur qe harruar, si deri në vitin 2008. Çdo veprimtari e zhvilluar te Muzeu i Kastriotëve në Sinë dhe Peshkopi është reklamuar fuqishëm me video, fotografi të shumta dhe kronika në shtypin e ditës, në gazetën "Dibra" dhe në rrjetet sociale. Megjithatë, duhet bërë dhe më shumë. Materiali figurativ ka dhe gabime shkencore, të cilat i Z.Fatos Daci i ka vënë në dukje, por që nuk janë korrigjuar. KONKLUZIONE Autori Fatos Daci, me përvojë të gjatë në fushën e botimeve dhe studimeve, në librin e tij më të fundit “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër - Tuqia vulos: Skënderbeu lindi në Sinë të Dibrës” ka përdorur të gjitha argumentet për të arritur në konkluzionet e tij. Në librin e zotit Daci gjen plot dokumente arkivore, pa ju heq e ju shtuar asgjë, siç bëjnë rëndom disa që abuzojnë me dokumentin. Raste të tillë sillen me shembuj konkret. Autori bën qartësisht analizën historike, deri dhe analizë gjuhësore, gramatikë historike etj,. Në argumentet e tij, ai, mbështetet edhe te toponimet. Kështu në artikullin “Toponimia vërteton lidhjet e vetme të origjinës së Kastriotëve me Dibrën” (fq.46), pasi bën përkufizimin e saktë të vendndodhjes së fshatit Kastriot, përshkruan me hollësi toponime të këtij fshati, si “Kulla e Gjoni”, “Ograja e Gjonit”, “Kopshti i Gjonit”, “Pusi i Gjonit”, “Zabeli i Gjonit”, “Guri i shamates”, “Kodra e pareve”, “Guri i kazanave” etj. Më tej në faqen 47 të këtij libri, autori F.Daci shkruan se “Toponime të tilla që lidhen me Kastriotët dhe Skënderbeun gjenden edhe në Muhurr e Selishtë”, ku sipas tij, në Muhurr me rëndësi është toponimi “Arat e Mazrekave”, dhe vendndodhja e tij ndodhet pikërisht në ato kordinata që përshkruajnë historianët . Referuar këtyre burimeve, autori Daci, shkruan, se “Njoftimet arkivore, letrare, gojore dhe toponimike që kemi deri tani mbi familjen e Kastriotëve, pajtohen midis tyre dhe plotësojnë njëri-tjetrin, të paktën në vijat kryesore”(fq.481). Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, thyerja e heshtjes nga historiografia turke për të cilën autori F.Daci me të drejtë shkruan: “Historiografia turke, pas një heshtjeje mbi 5 shekullore, më në fund foli dhe foli publikisht e me zë të lartë për Skënderbeun. Ishte Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë, i cili i kushtoi një dokumentar Gjergj Kastriotiti, tek seriali ‘Jetë luftëtarësh’. Ky Institut studimesh, në fjalinë e parë pohon atë që kemi deklaruar në dhjetëra artikuj, katër libra e disa intervista televizive kushtuar Heroit tonë kombëtar, se Skënderbeu ka lindur në Sinë të Dibrës më 1405”.(fq.64). Ndaj dhe Prof.dr.Hasan Çipuri shkruan në parathënie se: “Për të sqaruar dhe argumentuar të vërtetën mbi origjinën dhe vendlindjen e Skënderbeut, autori (F.Daci) ka përmendur në libër mbi 28 studiues të huaj dhe mbi 40 historianë shqiptarë nga më të spikaturit, duke filluar që nga Marin Barleti e Gjon Muzaka, te Fan Noli, Naim Frashëri, Marin Serdari, Dhimitër Frengu, e deri tek Aleks Buda, Kristo Frashëri, Sabri Godo, Mustafa Kruja, Injac Zamput, Kasem Biçoku, Luan Malltezi, Shahin Leka, etj. Gjatë hulumtimit të burimeve të nevojshme, autori ka pasqyruar 110 referenca të shënuara sipas çeshtjeve të renditura në libër”. Dyzetenëntë vjet më parë (janar 1974), çështja e origjinës krahinore të Kastriotëve u bë objekt i një studimi të veçantë të profesor Kristo Frashërit, i cili për herë të parë trajton shkencërisht edhe çështjen e vendit ku lindi Skënderbeu. Në artikullin e tij me titull “Nga ishin Kastriotët? Ku lindi Skënderbeu?”, ai shtroi për diskutim dhe ballafaqim të gjitha burimet arkivore dhe letrare, të cilave u shtoi edhe të dhënat toponimike që mblodhi në terren. Nga analiza e këtyre të dhënave, profesor Frashëri del në përfundimin se, me emrin Has, kronika raguziane e Lukarit dhe koleksioni boshnjak i Fermenxhinit, nuk kanë pasur parasysh krahinën e sotme të Kukësit, pasi kjo krahinë, deri në fund të shek. XVI quhej Pashtrik. Ata, sipas Profesor Frashërit, kanë pasur parasysh një nga krahinat e rrethit të Dibrës, qendra e së cilës është Çidhna, e masakruar barbarisht nga Sulltan Mehmeti II më 1466, në gjirin e së cilës ndodhen fshatrat Kastriot, Sinë dhe Gardhi i Poshtëm, që lidhen historikisht me familjen e Skënderbeut. Tetë vjet më vonë, historianët e mirënjohur, prof. Stafanaq Pollo e prof. Kristo Frashëri, pasi vizituan muzeun e Kastriotëve në Sinë të Dibrës lanë këtë shënim në fletoren e përshtypjeve të vizitorëve të këtij muzeu: “Sinë, 12 shtator 1982. Vizituam muzeun e vogël të fshatit Sinë, vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Përshëndesim nismën e banorëve të Sinës dhe atyre që e përkrahën ngritjen e këtij Muzeu. Urojmë që ai (muzeu) të pasurohet sa më shumë e më shpejt dhe të kthehet në një objekt historik të vizitueshëm, për edukimin e brezit të ri”. Pikërisht kjo referencë nga historianët e mirënjohur, prof. Stafanaq Pollo e prof. Kristo Frashëri e bën më të besueshëm librin “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër - Tuqia vulos: Skënderbeu lindi në Sinë të Dibrës” të autorit Fatos Daci, një botim ky me vlera vërtet shkencore. Kjo edhe për faktin se nëse, sot, ekziston një korpus i madh botimesh mbi origjinën e Kastriotëve dhe vendlindjen e Skënderbeut, historia skënderbegiane do të ishte e mangët pa këtë libër të autorit Fatos Daci, i cili përveç studimeve të shumta serioze e të mirëargumentuara, sjell më së fundi për publikun faktin e pakontestueshëm: serialin e dokumentarit turk ku që në fillim deklarohet Sina e Dibrës si vendlindja e Heroit tonë kombëtar. Po, është Fatos Daci, që ka sens në edukimin e gjeneratave dhe studimin e historisë kombëtare, ai që hedh dritë mbi historinë reale skënderbegiane, ndryshe nga shtrembërimet e historiografisë së derisotme. Sot, ai ndjehet krenar dhe është i nderuar për faktin se puna e tij studimore shumëvjeçare ka arritur në destinacionin e duhur, e çertifikuar tashmë edhe nga Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë që deklaroi Sinën e Dibrës si vendlindje të Skënderbeu...

Fatos Daci (1951–2025) ishte një personalitet i shquar i kulturës, historisë dhe gazetarisë shqiptare, i njohur veçanërisht si dokumentues i palodhur i historisë së krahinës së Dibrës. 


Ai lindi në Dacallarë të Sllovës dhe gjatë karrierës së tij të gjatë u vlerësua me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Kontributi i tij shtrihet në disa fusha kryesore: 

 

  • Histori dhe Kërkim Shkencor: Ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Ai u fokusua në zbardhjen e ngjarjeve historike të Dibrës, siç janë luftërat 9-vjeçare kundër pushtuesve ballkanikë (1912-1921).
  • Letërsi dhe Publicistikë: Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe ka botuar dhjetëra libra historikë e studimorë. Një nga veprat e tij të diskutuara është libri "Skënderbeu i vërtetë", ku ai ofron teza mbi origjinën dhe vendlindjen e Heroit Kombëtar.
  • Gazetari: Për dekada me radhë, Fatos Daci shërbeu si gazetar dhe zëdhënës i vlerave kulturore të vendit, duke u konsideruar si një nga figurat qendrore të inteligjencës dibrane. 

  •                                     Akademik Fatos Daci nga Dibra.

Fatos Daci u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2025, duke lënë pas një trashëgimi të pasur me mbi 50 tituj librash dhe studimesh. Ai ishte edhe Kryeredaktor përgjgjës I revistӕs shkencore të AAAS new York, Tiranë Prishtinë dhe Shkup .Tash pas vdekjës së akademikut tone Fatos Daci, kryeredaktor I Diturisë është Mjeshtri I Madh , akademik Halil Rama nga Tirana. 


Përgaditi: Flori Bruqi.




Kanë kaluar 140 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit…

 

Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë


…Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave të vitit 1877-1878. …

Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të shqiptarëve për dëbimin e tyre me dhunë mga trojet e veta stërgjyshore, veç largimit të tyre të pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit…

Pas atyre ju mbeti gjithçka: Shtëpitë, kullat ,oborret, fushat dhe varret e të parëve të tyre…

Akademik Flori Bruqi

Kanë kaluar 140 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit…

Është periudha kur dhuna masive e ushtrisë serbe ranë si gjeraqina mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Zona të shkatërruara dhe të masakruara, duke lënë pas veç gjurmët e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre etnike. Pikërisht këtë gjurmë e ndoqa për ta risjellë historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore. Në vitin 1875 shpërtheu Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgarët, e një vit më pas (1876) edhe serbët e malazezët. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye të thjeshtë. Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si “Projekti i Megalidesë”- pra Pushtimin e Jugut të Shqipërisë. Në të njëjtën ditë edhe serbët u trumbetuan në atë Certanjën, që synonte shtrirjen në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes. Më 1877, Rusia Cariste i shpall luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe Serbët e Malazeztë, që u nisën për shpërbërjen e Sanxhakut të Nishit me dhunë. Janë rreth 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u dëbuan me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të dëbuar, të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjesht rrëqethëse por thuajse të pabesueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë të besohet se njerëzit, mund t’jua bëjnë njerëzve të tjerë një gjë të tillë…Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë. Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënave u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptarëve, për të cilët serbët nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbët nuk dinë si quhen ato fshatra. U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë si në Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare e Evropës plakë nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus. Shefki Ukaj shkruan: “ Muhaxhirëve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmija prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe fëmija ka mbet në borë dhe nëna nuk ka mundur të kthehet dhe ta marrë fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte: Pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë kanë shtu në evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.

“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur me shpëtu fëmijët dhe është për t’u çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur, sepse nuk kanë arritur t’i marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhembshme për egzodin e shqiptarëve nga trolli i tyre etnik. Edhe studiuesi zoti Adem Ajvazi, ka thënë se në mënyrën më brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupit. – Organizoi gjoja se në emër të ikjes së atyre ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qëllim që mos të ketë më implikime ndërkombëtare. Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878, si dhe pas Kongresit të Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore me popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica e me radhë. Tashmë duheshin t’i përshtateshin realitetit të ri të imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin etnik të plotë nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të dëbuarve me dhunë. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarrë një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë jugosllave apo Krahinore të Kosovës. Mendohet se janë rreth 300 mijë shqiptarë, që lanë trojet e tyre, nga të cilët mëse 70 mijë janë vrarë, masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës. Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, -shkruan studiuesi Adem Ajvazi. Publicisti Shefki Ukaj sërish ka treguar se të gjitha informatat, 1% deritashme që janë të verifikuara dhe që i posedojnë Arkivi i Kosovës, flasin për 700 vendbanime, ku ka ndodhur spastrimi etnik në një territor prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Republikës së Kosovës. Ky territor me histori të thellë, kryeqendrën e kishte Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren. Po ashtu edhe gazetari shqiptar zoti Marin Mema, i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike…

Gjurmë shqiptare- nga “Nishi tek Molla e kuqe “

Zoti Mema në emisionin e tij Televiziv ka thënë:”se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptarëve, por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja tek figurat historike, apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banorët e dikurshëm me shqiptarët. Të mos harrojmë që në këtë qytet deri më 1878 jetonin mëse 2.000 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë. Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet: objekte të ndryshme e deri varret e shqiptarëve janë shkatërruar. Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Aga i Gjakovës qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878, jetonin një numër i madh shqiptarësh. Lagjet e tëra u shuan, ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish, të cilët u detyruan më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetën pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi. Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta. Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele, që i përkasin periudhës së Dardanëve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike. Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet, ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstandinit të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstandinopojën (Stambollin e sotëm). Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund. Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomik. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë. Drejtimi i Konstadinit të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin. Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve serbe. Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë nga Romakët, Bizantët, Sllavët Bullgarë, Serbët e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët. Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën në këtë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”?- ka thënë gazetari shqiptar Marin Mema. Arkeologu shqiptar akademik prof.dr. Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanët ata që jetonin aty. “ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III. Bile mund të themi se është zona më e hershme, që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje. Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstandini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë historia nuk humbet asnjë hallkë të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banorëve.

Justiniani i Parë, është një ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë.

Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori të jashtëzakonshme e lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire. Dhe sigurisht se për të kuptuar ketë pjesë thelbësorë të historisë duhet të vizitojmë edhe këtë vend të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra nga qyteti i Nishit. Mjaft investime të nisura nga Konstandini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytete të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë. Historia e Justiniana Prima është mëse e qartë, e kjo pranohet edhe nga vetë autoritetet përkatëse të këtij siti arkeologjik. Ky qytet është para sllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vetë autoritetet pranojnë historinë ashtu siç është. Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë. Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve sllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit – Dardanët. Arkeologu akademik prof.dr.Neritan Ceka po ashtu ka theksuar se aty ka një origjinë të pastër Ilire, sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir siç thotë edhe biografi i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese, i cili u kulturua dhe u edukua në Bizant, u martua me bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë. Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin, sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve. Nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit, pra në Kohën e Bizantine”,- ka thënë akademiku dhe profesori i ndritur Neritan Ceka. Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre. Treguesit historik më të drejtë e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet t’i dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banor të tillë. Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga dëbimi masiv dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptarët në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Ushtria serbe e mbështetur nga ajo e Carëve rusë i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë, çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e fshatit ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdes. Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshojë mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të rinj duhet thënë se jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtorët tanë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare, por ndërkombëtare, përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur. Si shpjegohet fakti se fshati quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb…. heshtin…

Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mëse 24 mijë shqiptarë

Grupi i gazetarëve e kanë ndaluar makinën, e cila nuk kishte targa shqiptare dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë. “Si po jetoni? Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet të jetojmë”. Ata po ashtu iu kanë treguar gazetarëve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misioni i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet t’i ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar se ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur. Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse e mban emrin ky fshat “Arbanas”? Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit, që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, -janë përgjigjur fshatarët serb, të cilët tani jetojnë në atë vend. Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar, që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor dr.Iljaz Rexha e vendos theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme, që mbajnë këtë emër. Këto fshatra gjenden si në dokumente sllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgare sllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane. Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata sllave. Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.

Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:

“Më falni ku ndodhemi? — Në “Alabama”- ia kthen fshatari gazetarëve.

Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit, sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë. “Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën, por vetëm vazhdoni drejt rrugën”. Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët. “Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën. Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende, që duhet me çdo kusht të heshtin. Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë, e cila është pranuar edhe nga vetë autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik, që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave. Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qyte, që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptarët e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë Prokuple duket është një qytet si shumë te tjerët. E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet, apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve. E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin rreth 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta, e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.

Nga gazeta "Dibra: KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ?







Nga Fatos Daci  dhe Bajame Hoxha Çeliku!

Flori Bruqi lindi më 29.6.1952, në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).



Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Në vitin 2016, është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Ka botuar këto vepra:
Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
Si ta njohim internetin, “Flomed”, tetor 2005
Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
“Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare II,Tiranë, 2014
Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
Diademë letrare III,Tiranë, 2015
Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).


AAAK publikon libra si dhe shkrime shkencore më shumë e vet më shumë se dy akademitë e Shkencave të Tiranës dhe Prishtinës....


Nga viti 2005, është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.

Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.
Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës






Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.
Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.
Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan, jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.
E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.
Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.
Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.
Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.
Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.
Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.
Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.
Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.
Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.
Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.
Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha, thekson shkrimtarja e mirënjohur shqiptare , emigrante në Bruxel
Bajame Hoxha Çeliku!

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...