Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po përgatitet të likuidojë presidentin malazez Milo Gjukanoviq, për ta rikthyer Malin e Zi nën Serbi.
Reagimi i plotë i Maralushës në Facebook:

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po përgatitet të likuidojë presidentin malazez Milo Gjukanoviq, për ta rikthyer Malin e Zi nën Serbi.
Reagimi i plotë i Maralushës në Facebook:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shkarkuar kreun e agjencisë shtetërore të statistikave, sipas një dekreti të publikuar më 29 janar. Ky njoftim është bërë disa javë pasi Sait Erdal Dincer, shef i Institutit Turk të Statistikave ka publikuar raportin që tregon se shkalla e inflacionit është më e larta në 19 vjet.
Në vend të Dencer është emëruar, Erhan Cetinkaya.
Erdogan nuk ka dhënë sqarim për emërimin e Centinkayas, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësshef i rregullatorit bankar të Turqisë.
Dincer është kritikuar si nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita, pasi ka publikuar të dhëna më 3 janar që tregonin se çmimet e konsumit janë rritur për 36.1 për qind në muajin dhjetor, në krahasim me një vit më parë. Kjo shifër ka qenë më e lartë sesa parashikimi prej 27 për qind i analistëve. Opozita turke ka thënë se shpenzimet për jetesë janë të paktën dyfish më të larta, derisa mediat turke kanë raportuar se Erdogan është zemëruar për publikimin e të dhënave.
Inflacioni i lartë ka gërryer fuqinë blerëse në Turqi, ku janë rritur çmimet e ushqimit, transportit, ngrohjes, rrymës dhe gjërave tjera të domosdoshme. Inflacioni është përkeqësuar nga ndërhyrja e Erdoganit në Bankën Qendrore dhe politikat e tij për ekonominë.
Ndonëse zakonisht Bankat Qendrore luftojnë inflacionin përmes rritjes së normave të interesit dhe ashpërsimit të politikave monetare, Erdogan ka thënë se shkalla e lartë e interesit shkakton inflacion. Lideri turk i ka bërë presion Bankës Qendrore për të ulur normat e interesit disa herë, çka ka rezultuar me zhvlerësim të lirës. Kjo valutë turke ka humbur 44 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, vitin e kaluar.
Policia Rrugore në Tiranë, fillon heqjen e targave false të makinave të policëve dhe të afërmve të tyre të cilët i përdornin këto makina duke përdorur dhe emrin e tyre duke thënë: “Filani është robi im..!”.
Policia Rrugore në Tiranë ka nisur me heqjen e targave të pavlefshme, fiktive ose të parregullta të mjeteve rrugore në qarkullim. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shprehet se do të ketë zero tolerancë ndaj këtij fenomeni, i cili është i rrezikshëm për sigurinë publike. “Falenderojmë e përshëndesim fuqimisht qasjen e re të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit për goditjen e çdo targe të pavlefshme, fiktive ose të parregullt të mjeteve rrugore në qarkullim, duke bërë jo vetëm drejtësi ndaj shumicës së mjeteve korrekte që respektojnë ligjin me detyrime të paguara por edhe duke dënuar, me forcë, kundravajtësit! Inkurajojmë shtrirjen e tolerancës 0 x 365 ditë vit, në çdo qark, ndaj këtij fenomeni sa arrogant e fyes ndaj qytetarëve të ndershëm, po aq edhe të rrezikshëm për sigurinë publike dhe minues të rendit e të rregullit në qarkullimin rrugor!”, shkruan Gonxhe.
Arben Rrozhani
Mijëra qytetarë të Kosovës protestuan edhe sot në Prishtinë kundër shrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa vendi prej muajsh vuan nga ndërprerja e furnizimit që sigurohet nga TEC-e me qymyr që datojnë në vitet ’70, prej mungesës së burimeve të reja dhe çmimeve sratosferike të blerjes së energjisë në bursat ndërkombëtare. Me slogane kundër qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe për pamundësinë e shumicës së familjarëve për të paguar faturat, pavarësisht se cila parti ishte pas thirrjes së protestës, e rëndësishme është kjo e fundit si tregues se energjia demokratike e Kosovës nuk shteron nga askush.
Këta qytetarë që janë në shesh, votojnë të lirë për të rrëzuar LDK-në dhe AAK-në, për të sjellë në pushtet LVV-në dhe nesër janë të gatshëm që ta rrëzojnë sërish për mosmbajtje premtimesh. Sepse vota është e lirë dhe e barabartë për të gjithë, edhe për votuesit e Kosovës në diasporë, që votojnë rregullisht në çdo palë zgjedhje, që kanë qenë të shumta pas krizave të vazhdueshme politike të viteve të fundit.
Këta qytetarë nuk dalin në shesh për partitë, por për hallet e tyre, duke paralajmëruar se do ta rrëzojnë qeverinë e vendimeve antipopullore, siç thotë parrulla “Ju rrisni rrymën, ne rezistencën”.
Janë shumë hapa përpara Shqipërisë, ku qeveria merr çdo vendim dhe populli nuk pipëtin, as për ngjarje macabre si vdekja e një gruaje të vetmuar në Fier, të cilës i ishte prerë energjia prej një viti, sepse nuk kishte mundësi ta paguante.
Këtu, prej mëse dy dekadash, nuk bëhen zgjidhje të lira dhe të barabarta, populli nuk ka mundësi ta ndryshojë me votë elitën politike, nuk zgjidhet dhe nuk zgjedh dot, sepse votat kontrollohen nga tri parti dhe ato vidhen me 50 euro, presione dhe frikësime për bukën e gojës.
Këtu parlamenti mblidhet vetëm për ligjëruar vjedhjet që bën ezkekutivi për një grusht pasunarësh të emëruar nga qeveria, rriten çmimet pa paralajmërim dhe muaj pas muaji, ndërsa reagimi popullor është zero. Qeverisjet ndër vite kanë shuar çdo formë dhe organizim sindikalist, kanë blerë shoqërinë civile, kanë blerë dhe frikësuar mediat, i kanë shtrënguar buxhetorët dhe privatët që të kenë pritshmëri vetëm bukën e përditshme. Në vendin me çmimet më të shtrenjta të karburanteve edhe pse të pasur me naftë dhe gaz; me energjinë më të shtrenjtë dhe pa ujë, edhe pse jemi vendi i tretë në Europë për pasuri ujore; me prodhimet bujqësore dhe blegtorale më të shtrenjta edhe pse kemi toka pjellore dhe kullota me bollëk; me çmimet e transportit ajror dhe detar shumë herë më të larta se vendet fqinje; me pensionet nën 100 euro, ndihmën ekonomike vetëm 30 euro, rrogat 200 euro; me sistemin shëndetësor shtetëror të shkatërruar në interes të privatëve, me arsimin publik të “ngrirë” në zero gradë nga vjedhja e buxhetit për arsimin; pa shpresë se gjendja do të rregullohet përpara se të katandisemi 520 mijë banorë në vitin 2100, siç parashikon Banka Botërore-mungon vetëorganizimi qytetar dhe shtysa poltike që të protestohet.
Ajo energji demokratike që mbush sheshet në Kosovë, këtu është blerë, vrarë dhe trafikuar nga tre njerëz që kanë në dorë të ardhmen e vendit dhe nuk kanë ndërmend të “bien nga kali”, po nuk u rrëzuan me forcë. Sepse ky është fundi i fundit,
I njohur si mjek për nga profesioni, dr.G.Karamanaga opinionit të gjerë vitëve të fundit i është prezantuar me botime të veçanta të cilat kanë zgjuar interesimin e lexuesve të ndryshëm. Në vazhdën e tyre botimeve është edhe libri më i ri me titullin “Çinari i Moçëm”. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë për nga përmbajtja, sepse kemi të bëjmë me ngjarjet tragjike në qytetin e Ulqinit, të ndodhura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kur këtu u vendos pushteti komunist. Janë pikërisht këto ngjarje tragjike të cilat janë realizuar me skenar dhe regji nga pushtetarët e rinjë, drejtuar kundër popullit sshumicë përkatësisht shqiptarëve në këtë mjedis.
Për lexuesit titulli i librit “Çinari i Moçëm” me fotografinë në ballinë është intrigues, sepse ai nuk është i përgjithshëm, por i veçantë së është dëshmitar e disa ngjarjeve nga e kaluara deri në ditët tona. Pikërisht këto të dhëna e kanë motivuar autorin që ky libër të titullohet i tillë, sepse mbetet pikë referuese për popullsinë e Ulqinit.
Çështjet e trajtuara në këtë botim eseistik i referohen kohës se ndryshimeve të mëdha shoqërore ku me vendosjën e pushtetit të ri mendohej se do të realizohej barazia qytetare e kombëtare e shqiptarëve në këtë mjedis. Por, ngjarjët demantuan një përceptim të tillë sepse me vendosjen e pushtetit të ri komunist në Ulqin nga data 26 nëntor 1944, e më pas individë të ndryshëm u burgosën, u pushkatuan pa gjyqë, apo u dënuan me procese gjyqësore të montuara. Ishte ky veprimi praktikë i pushtetit i cili veproi sipas kursit hegjemonist me vellon e idelogjisë komuniste me parullat e “vëllazërim-bashkimit”.
Në rrethana të tilla të fushatës kundër shqiptarëve pushteti kishte planifikuar të eliminonte individët të cilët llogaritëshin si të pa përshtashëm madje edhe armiq të pushtetit i cili po instalohej. Të dhënat të cilat prezanohen në këtë botim e trajtojnë këtë çështje në mënyrë të kompletuar.
Nga të gjithë të eliminuarit, dallohet njëri e ai është Rafo-Raif Gorana, një ndër personalitetet e rëndësishëm në atë kohë në Ulqin. Autori na ofron të dhëna me interes për familjen Gorana, por edhe të tjera të cilat janë përsekutuar në qytetin e Ulqinit.
Esetë e prezantuara në këtë botim paraqesin momente emocionale për çdo lexues, dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse prezantohen ngjarje dhe persona të cilët u likuiduan vetëm pse ishin shqiptarë.
Botimi “Çinari i Moçëm”, hapë dilema për të kaluarën e Ulqinit, sepse për të parën herë ofrohën të dhëna të cilat kanë qenë të ndaluara dhe si të tilla panjohura për opinionin e gjerë në këtë qytet. Andaj të gjithë të interesuarit, e sidomos gjeneratat e reja kanë mundësi të njihën për të kaluarën e panjohur apo “historinë e fshehur”, të krimeve te pushtetit komunist në Ulqin. Ishte koha e pushtetit policor, kur askush nuk ishte i sigurtë të shtëpi të vet që u dëshmu me burgosje e pushkatime pa gjyq kundër “armiqëve” të imagjinuar, për të friguar popullsinë e Ulqinit.
Libri “Çinari i Moçëm” ka si mision njohjen me dosjen e krimeve të pushtetit të kohës, duke vlerësuar se në rrethana të reja shoqërore duhet të thuhet e vërteta, duke bërë dallimin në mes viktimave dhe kriminelëve. Iu mbetet të tjerëve të vazhdojnë për hulumtime përkatëse, për t iu kthyer dinjitetin viktimave të pafajshme, duke i nderuar me rivarrimin e tyre si kudo të botën e qytetëruar.
Në këtë aspekt duhet angazhim konkret nga trashëgimtarët e familjeve te tyre, por edhe nga pushteti lokal dhe subjektët e ndryshme duke dëshmuar solidaritet në këtë mision sa humanitar dhe kombëtar.
Përfundimisht këtë botim e vlerësoj si homazh për të gjitha viktimat në Ulqin në atë kohë dhe me pas, çështje e cila besoj se do të trajtohet dhe plotësohet nga autor të ndryshëm në të ardhmën.
Nail Draga
(Lexuar me rastin e pëurimit të librit në Ulqin, më 28 dhjetor 2021)

Gezim Basha/
Ismail KADARE, u bë sot 86 vjeç, me një jetë letrare e cila, unanimisht dhe globalisht, konsiderohet si një “cause celebre” për lexuesit seriozë të çdo gjuhe dhe kulture. I pari shkrimtar Shqiptar që shkeli çdo kufizim të kulturës amtare, Kadare krijoi një univers letrar në sinkron të plotë me tendencat e letërsisë më të mirë bashkëkohore. Në nje moshë fare të re, ai u shfaq në anën gjeniale të shkrimit letrar. Kreshendoja e Kadarese e shenon kulmin e saj të parë me vellimin e tij të tretë poetik, “Shekulli Im,” për të vazhduar pastaj me shfaqjen e tij meteorike në prozën e gjatë. Trajektorja e tij në prozë, në mënyrën më atipike të mundshme, nisi nga pika e një lartësie të pambritur më parë, me botimin e romanit, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur,” një kuazi-pastish tronditës i romaneve të brezit të humbur dhe atyre “Noir,’ për tu mbyllur së fundi me “Kukulla” një kryevepër mbi trashegiminë amnore që e formon bazorelievin e nënës duke eksploruar me detaje të paharueshme sensore tabletën e shqetësimit Prustian mbi gjurmët e kohës. II“I bekuar” ta strukturojë ngrehinën e ti letrare brenda një shoqërie pak a shumë primitive ku shpesh dënimi i tjetrit shihet si shkak për zbavitje, Ismail Kadare, për një kohë të gjatë, është goditur hapur dhe pas shpine, por vepra e tij është gjeja më e imunizuar nga vërshimi i llumit. Në kontrast me kete Turp Shqiptar, askush ne Perendim nuk e lidh vepren e Kadarese me “gjedhet,” vulgare te Realizmit Socialist. Ja disa vleresime për të nga disa autoritete globale për ekselencë akademike në studimin e letersisë: “Pak e vështirë të besohet,” thotë romancieri dhe kritiku amerikan, John UPDIKE, “por prej Shqipërisë primitive vjen njëri nga përdoruesit më të mençur të teknikave të modernizmit dhe postmodernizmit.” Ne vepren e tij seminale Fjalori I Termave te Letersise (Dictionary of Literary Terms)—nje reference e pazevendesueshme ne shkollen anglosaksone—ne hyrjen per romanin, studjuesi Britanic J. A. Cudon, shkruan, “Romancieri I jashtzakonshem Ismail Kadare eshte jo vetem shkrimtari me i madh Shqiptar, por edhe njëri prej romancierëve më të shquar të kohës sonë.”David Bellos, profesor i Princton University—autoriteti ndoshta më i shquar Anglo-Amerikan i letërsisë në frengjisht—shprehet se leximi i Kadaresë ta sjell botën në formën e saj letrare, si një përzierje mjeshtërore e mitit dhe folklorit, populluar pastaj me portrete mëndjesh moderne nga realitete lokale, të dhëna me një humor sa të zhveshur po aq mjeshtëror.”James Wood i Harvard University, i konsideruar si zëri më autoritar i kritikës letrare amerikane, mahnitet nga humori i ngrohtë i rrëfimtarit si radikal i pafajshëm tek “Kronikë në Gur,” teksa admiron ironinë e koncentruar tek “Koncerti” dhe “Pasardhësi.” IIIPoezia e Kadaresë—pak e studiuar edhe pse ofron shumë për të kuptuar atë gjëndje të veçantë mendore që fermentoi prozën e tij—solli botën urbane me një emancipim ideor, gjuhësor dhe stilistik të vrullshëm. Kur në poezinë Shqipe femra ende quhej “vashë,” Kadare solli botën dinamike të metrove dhe aeroporteve ku ndarja mbetet, “po aq e moçme dhe njëkohësisht e re.” Ai, edhe ne poezite e ndjeshme të dashurisë, bënte me finesën e një mëndjeje skajshmërisht të mprehtë, aludime që godisnin vdekshëm vulgaritetin e kulteve. Konsideroni vargjet e mëposhtme, Më dhimben statujat që rinë në shi, Oh, mbi pjedestale është mërzi…Teksa CNN jepte këto ditë pamjet e kufirit Ukraino-Rus ku ushtaret pozicionohen midis ledheve të dëborës, njëri prej analistëve nxitoi t’a lidhë gjithçka ndodh me ambicien e Putinit për t’a shndruar Moskën në Romën e tretë, duke më kujtuar dy strofa nga poema e Kadaresë, “Shqipëria dhe Tri Romat,” botuar 46 vjet më parë, kohë kur Kadare e shihte Mekën e komunizmit si maskim të profecive pravosllave. Për Romë të tretë, Moskën mbajnë Ata,Dhe Romë të katërt Thonë murgjit s’ka! Ah profeci sllave, Trockij Manastir, Botës seç i dhatëNjë mesazh delir…Të habit fakti se të vetmit kritikë që i kuptuan përmasat e gjenisë së Kadaresë përmes poezisë, prej mbi 50 vjet nuk jetojnë më. Ata mbeten dy: David Smaillov, një botues Rus që shkroi parathënien e përmbledhjes së tij të parë me lirika në Rusisht në vitin 1960, dhe i ndjeri Drago Siliqi, perfaqsuesi më i shquar, dhe ndoshta i vetëm i kritikës letrare praktike në shqip, prej viteve 60-të e më pas. I pari vë në pah tendencat moderniste të Kadaresë, prirjen e tij të brendshme për ta injoruar socrealizmin, i dyti ngashnjehet nga ngulmimi Kadarean për të kërkuar të rënë me eksplorime eksperimentale lirike. IVVazhdon te mbetet masivisht i pakuptuar dhe shpesh i sulmuar nga hjekës lugjesh të pabesa—produkte të mjera të një kulture inferiore dhe ende të izoluar. Tipologjia e sulmuesve te tij eshte aq e larmishme saqe perfshin tërë mercenarët dhe psikopatët e çdo ngjyre, një amalgamë ku përfshihen nja dy akademikë “trukokallë” nga Prishtina, të mbetur në paradigmën vulgare të historicizmit serbo-kroat, dhe disa persëritës litanish nga Tirana që guxojnë ti ofrojnë shkrimtarit receta morale për të shkruar letërsi skematike. Ka ndër ta madje edhe ish-doganiere te kontrabandes se viteve 90-te, tashme “historianë” antikomunistë në biznesin e te folurit pa doganë. Vepra letrare e Ismail Kadarese e ngriti gjuhën Shqipe në majat e letërsisë planetare—një kauzë legjitime për celebrimin e arritjes më të madhe të shkrimit në tremen e asaj “gluhës sonë” siç pat thënë dikur Buzuku në vetminë e famullisë së tij, 500 vjet më parë.
Në 86 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, është publikuar një pjesë e pabotuar nga libri “Kohë për rrëfim”.
Ky është një dialog i shkrimtarit të madh Kadare me Alda Bardhylin, mbi dashurinë, seksin, jetën, frikën dhe vdekjen apo librat e palexuara.
Shkrimtari i jep përgjigje pyetjeve mjaft, përshembull si e ka lënë në mes leximin e Xhojsit dhe ka treguar edhe mbi pengjet e jetës së tij…
Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?
“DIMRI I VETMISË SË MADHE” DHE “KONCERT NË FUND TË STINËS”, PASI JAPIN NJË TABLO TË PLOTË TË SOCIALIZMIT NË SHQIPËRI. SA MË SHUMË TË KALOJË KOHA, AQ MË SHUMË DO TË DUKET E PABESUESHME SE SI ËSHTË SHKRUAR KY DIPTIK NË KOHËN E SOCIALIZMIT.
Cilat janë për ju tregimet e parapëlqyera të të gjitha kohërave?
NOVELAT E MIGJENIT. STUDENTI NË SHTËPI, P.SH., KU PËRSHKRUHET SHPIRTI I TRAZUAR I NJË STUDENTI SHQIPTAR, I CILI KTHEHET PREJ STUDIMEVE NGA NJË VEND PËRPARIMTAR, NË SHQIPËRINË E PRAPAMBETUR. ISHTE KOHA E ZOGUT DHE AI DUHET TË JETONTE KËTU. KY PERSONAZH MË NGJANTE ME MIJËRA STUDENTË TË KTHYER NGA JASHTË, ME TRAUMËN E KTHIMIT QË GJENIN NË SHQIPËRI, NJË VEND I MËRZITSHËM KOMUNIST, NGA I CILI ATA NDIHESHIN TË HUAJ.
Çfarë gjinie ju pëlqen të lexoni e çfarë nuk lexoni?
LEXOJ RRALLË POEZI E MË SHPESH PROZË.
Çfarë librash mund të na befasojnë në raftet tuaja?
ËSHTË PYETJE E VËSHTIRË. UNË KAM SHUMË LIBRA NË BIBLIOTEKËN TIME PREJ 40 VJETËSH, ËSHTË E VËSHTIRË T’I PËRGJIGJESH KËSAJ PYETJEJE.
Një personazh libri më i parapëlqyer juaji?
HAMLETI ËSHTË NJË PERSONAZH QË TË GJITHË ADOLESHENTËT KRIJOJNË NJË LIDHJE ME TË. SOT, KUR KTHEHEM PAS NË KOHË, TEK AI GJEJ NJË BRENGË TË RINISË, NJË PAKËNAQËSI, NJË SY KRITIK NDAJ BOTËS, NJË FAT QË NUK ECËN, NJË PENGESË QË ËSHTË E KEQE SI ÇDO PENGESË, POR EDHE E BUKUR NË THELBIN E SAJ. HAMLETI ISHTE NJË PERSONAZH QË NUK NGJANTE FARE ME “BIRBOT” POZITIVË TË VENDEVE SOCIALISTE. ISHTE E KUNDËRTA E HEROIT POZITIV.
Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj? Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer?
LEXOJA VETËM LIBRAT DRAMATIKË, ATA HIJERËNDË, ATA QË KISHIN PESHË, PRANDAJ KJO MË KA SHPËTUAR NGA FRYMA PSEUDOPOZITIVE E SOCIALIZMIT, GJËJA MË E RREZIKSHME PËR SHKRIMTARËT. ATA QË BININ PRE E SAJ ISHIN PA DINJITET.
A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër?
SIGURISHT QË JAM FUTUR. BIBLIOTEKAT MEZI T’I JEPNIN LIBRAT, SEPSE I KISHIN NË KOPJE TË PAKTA. POR LIBRAT MË TË NEVERITSHËM ISHIN ATA ME HERONJ POZITIVË.
Keni pasur një kontradiktë me heroin pozitiv?
PO, NJË MOSPËLQIM. FËMIJA ME INTUITË E NDIEN SE NË JETË KA GJËRA QË NUK SHKOJNË MIRË. KA GJËRA TË TRISHTUESHME, TË MALLËNGJYESHME ETJ.
Po t’ju duhej të përmendnit një libër që ju ka bërë ky që jeni sot, cili do të ishte ai?
MAKBETHI. NDËRSA LIBRI QË MË NERVOZONTE SHUMË ISHTE NËNA E MAKSIM GORKIT; GJITHË AJO FLAMË, AI HIDHËRIM PËR NËNAT, PËR BABALLARËT, TEK TËRË SHKRIMTARËT E VEGJËL.
Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose është më kuptimplotë për ju?
MUZGU I PERËNDIVE TË STEPËS.
Pse?
NUK E DI PSE!
Nëse do t’i kërkonit presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?
S’E DI. KAM FRIKË NËSE DO TA KUPTONTE APO JO, OSE DO TA KUPTONTE SË PRAPTHI.
Keni planifikuar një darkë me njerëz të letrave. Cilët janë tre shkrimtarët e ftuar?
MË DUKET E PAMUNDUR NJË ZGJEDHJE E TILLË, DO TË KISHTE SHUMË. DO TA QUAJA FATIN MË TË MADH TË JETËS SIME.
Zhgënjyes, i mbivlerësuar, thjesht jo i mirë: për cilin libër mendoni se duhet t’ju kishte pëlqyer, por nuk e bëtë? A ju kujtohet libri i fundit që e keni mbyllur pa mbaruar?
JO, NUK MË KUJTOHET. KUR ISHA I RI, NISA TË LEXOJA ME QEJF GARDËN E RE. NGAQË KARVANI I PERSONAZHEVE TË BUKURA E POZITIVE KISHTE ENDE FORCË TË TËRHIQTE SI HISTORI, POR MË PAS E KUPTOVA KURTHIN QË KRIJONTE PËR LETËRSINË. LIBRI SHPARTALLIMI M’U DUK I MREKULLUESHËM, PASI ISHTE E KUNDËRTA E KËSAJ.
Cili do të donit të shkruante historinë e jetës suaj?
NJË GRUMBULL GRASH NDOSHTA.
Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?
S’PARA KTHEHEM TE NDONJË LIBËR SËRISH, MEGJITHËSE NË MENDJE MË KALOJNË SHPESH MENDIME.
Për çfarë librash ndiheni keq që nuk i keni lexuar ende?
PËR ASNJË.
Çfarë keni ndër mend të lexoni tjetër?
ULIKSIN E XHOJSIT, PASI E KAM LEXUAR PJESË-PJESË.
Eqrem Çabej?
E KAM NJOHUR. KEMI BISEDUAR, POR RRALLË. KISHA PËRSHTYPJEN SE ISHTE TIP I MBYLLUR DHE NUK KAM DËGJUAR TË KETË PASUR MIK ZEMRE. DO TË KISHA DASHUR TË BËJA ME TË BISEDA PËR ENIGMËN E GJUHËS, POR MË DUKEJ DISI E PAMUNDUR.
Pse?
MËNYRA E TË MENDUARIT TONË ISHTE E NDRYSHME.
Jusuf Vrioni?
VRIONI KISHTE NJË KUPTIM TË LETËRSISË QË NDRYSHONTE SHUMË NGA IMI DHE TË LINTE PËRSHTYPJEN SE ISHTE NJERI I MBYLLUR PËR ÇËSHTJE TË THELLA LETRARE. ISHTE DHE SHUMË I TRAUMATIZUAR NGA TRYSNIA E SHTETIT SHQIPTAR. POTHUAJSE GJITHMONË U SHMANGEJ TEMAVE DELIKATE, GJË QË E DËMTONTE CILËSINË E AFRIMIT.
Po ju bëj të njëjtën pyetje që Mario Vargas Llosa ia drejtoi Gabriel Garsia Markezit: “Shpesh njerëzit pyesin veten: Për çfarë duhen shkrimtarët? Të gjithë e dinë për çfarë duhet arkitekti, për çfarë duhet inxhinieri, për çfarë duhet mjeku, por, kur bie fjala për shkrimtarin, lindin dyshime. Për çfarë duhesh ti si shkrimtar?”
KJO HYN NË PYETJET QË NUK DO TA KENË KURRË NJË PËRGJIGJE TË SAKTË. DISI NGJAN ME PYETJET SE PËRSE DUHET DASHURIA? OSE TË NGJASHME SI KJO PYETJE.
Vetmia është cilësuar gjithnjë si një “temë e rrezikshme” ndër shkrimtarët. Markezi shprehet: “Nëse do të mund të shpjegoj pikërisht vetminë, atëherë ajo do të bëhet tejet racionale, tejet e vetëdijshme dhe do të pushojë së më interesuari…” Cili është përkufizimi juaj për vetminë?
VETMIA ËSHTË E NDRYSHME, NË KOHË TË NDRYSHME E VENDE TË NDRYSHME TE NJERËZ TË NDRYSHËM. PRANDAJ ËSHTË DHE E RREZIKSHME, POR DO TË SHTOJA SE SA E RREZIKSHME AQ EDHE E DOMOSDOSHME ËSHTË NDONJËHERË PËR SHKRIMTARIN. LETËRSIA KRIJOHET NË VETMI DHE NE S’MUND TA RINOVOJMË KËTË GJË DHE S’DUHET TA RINOVOJMË KURRË.
Kur thoni e rrezikshme, çfarë nënkuptoni me rrezik?
NËNKUPTOJ PAK A SHUMË ATË QË NDODH ME NDJENJËN E DASHURISË, QË E PËRMENDA MË LART.
A duhet që shkrimtari ta bëjë të ditur përkatësinë përmes temave që prek? A duhet domosdoshmërisht që temat e letërsisë suaj të jenë vetëm shqiptare?
NUK ËSHTË E DOMOSDOSHME. NË LETËRSI QËLLON QË AJO ÇFARË ËSHTË MUNGESË TE NJËRI MUND TË JETË MERITË TE SHKRIMTARI TJETËR.
Sot duket sikur bisedat mbi realizmin në letërsi kanë mbaruar. Në fakt, unë do të doja të diskutonim pak se ç’do të thotë realizëm, cilët janë kufijtë e tij? Ju e konsideroni veten si një shkrimtar realist?
REALIZMI ËSHTË NJË TERM, PARA SË GJITHASH I DËSHPËRUESHËM, I PAFAT, I KEQPËRDORUR. PJESËMARRËS, HERË PAS HERE, NË TERRORIN KUNDËR LETËRSISË. ASKUSH NUK MUND TA GJEJË SE ÇFARË E BËN NJË VEPËR LETRARE TË PAARRITSHME PËR NGA NIVELI: REALIZMI APO E KUNDËRTA E TIJ.
Çfarë mendoni për poezinë në kohën e sotme?
NË KOHËN E REALIZMIT SOCIALIST KALOI NË SHUMË VENDE SI NJË SËMUNDJE, SI NJË FURTUNË. NËSE NJË FURTUNË MUND TË QUHET TË JETË E MËRZITSHME, E RREME ETJ., EDHE “TRAZIMI POETIK”, ME TË CILIN SPEKULOHET KAQ SHUMË, KA LUAJTUR NJË ROL TEPËR NEGATIV, SI ÇDO GJË E RREME QË FRYHET NË BOTË. NGAZËLLIMI I NJOHUR I POETËVE SKEMATIKË KA QENË DIÇKA QË I NGJANTE NJË SËMUNDJEJE NGJITËSE, QË PËRPIQEJ TË DUBLONTE NGAZËLLIMIN E ARTIT. MË DUKET SE U NGATËRROVA NË KËTË GJË…
E keni quajtur veten poet?
JO. NËSE NDIEJA HERË PAS HERE NJË NDJENJË “TURPI” NGA LETËRSIA, KJO VETVETIU LIDHEJ ME ATË QË QUHEJ ANA POETIKE E SAJ. AQ MË TEPËR, ISHTE E BEZDISSHME AJO PRIRJE UNIVERSALE, KU ÇDO NDJESI DELIKATE NJERËZORE TA QUANIN POEZI. KJO E KEQE LIDHEJ ME TË KEQEN E TMERRSHME, SKEMATIZMIN POLITIK. A PO SHKËPUTET BOTA PREJ SAJ? VËSHTIRË TA THUASH. NGANJËHERË TAKOJMË VARGJE POETIKE QË NGJAJNË SIKUR JANË NGJIZUR NGA VETË GJUHA. P.SH., SHPREHJET E NGJASHME ME VARGËZIME POPULLORE, SI: “HANKO MOS SHKO NËPËR VARRE SE TË VDEKURIT I NGJALLE”, OSE “NGA MURI DO NGJITEM TA DI QË DO TË VRITEM”.
Po citoni poetët anonimë? Mos është kjo një sfidë ndaj atyre që njihen si poetë?
BISEDAT PËR SFIDA MË DUKEN ZAKONISHT TË PAKRYESHME, TË PAMUNDURA.
A kemi ne një histori në poezinë shqipe?
NATYRISHT QË KEMI. MENDOJ SE ËSHTË E PAMUNGUESHME KJO LLOJ HISTORIE NË TË GJITHA LETËRSITË.
Kur ka qenë poezia e fundit që keni shkruar?
NUK E MBAJ MEND.
Si i zgjidhni titujt tuaj të librave?
NUK KAM PASUR NDONJË VUAJTJE PËR TITUJT ASNJËHERË, AS NDONJË NGULMIM, QË ATA TË JENË TË BUJSHËM.
Hemingueji e shkroi 47 herë fundin e romanit Lamtumirë armë, për të mbërritur te fjalia: “Pas pak, e braktisa spitalin dhe nën shi u ktheva në hotel.” Për shumë autorë, fundi i një libri është mundim. Si ka qenë ky proces në krijimtarinë tuaj?
FUNDI I NJË LIBRI NUK MË LODH, MË JEP GJITHNJË NJË KËNAQËSI. FUNDET JANË DIÇKA E AFËRT ME MUA, NDIHEM I AFËRT ME TO DHE PËRKUNDRAZI, KAM NJË LEHTËSIM. I VETMI MUNDIM, NËSE MUND TË QUHET I TILLË, ËSHTË NJË ZGJEDHJE, QË PËR MUA ËSHTË E KËNDSHME GJITHMONË. ZAKONISHT I PËLQEJ FUNDET, ËSHTË NJË ELEMENT QË, SIÇ DUKET, TE SHKRIMTARI E SHKAKTON LËVRIMI I POEZISË. NJË SHKRIMTAR I LIDHUR ME POEZINË I KA MË TË LEHTA FUNDET. MË ËSHTË KRIJUAR KJO NGULITJE NË KOKËN TIME.
Në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar, filozofë si Uolter Benjamin folën për vdekjen e romanit. Vetë postmodernizmi do të ndikonte në një ikje prej realizmit. Si e shihni ju romanin sot?
ROMANI NË LETËRSI ËSHTË NJË GJINI E RËNDËSISHME. MENDOJ SE TË GJITHË SHKRIMTARËT KANË NJË TËRHEQJE GATI MAGJIKE NGA KJO FJALË, KY KONCEPT, KY PËRFYTYRIM. FJALA ROMAN KA DALË NGA LETËRSIA PËR T’U PËRDORUR NË PJESËT MË DELIKATE TË JETËS NJERËZORE. KJO TREGON ATË HIJEN E TIJ, QË UNË E QUAJTA TË MBARË NË JETËN NJERËZORE. PËR MUA FJALA E NJOHUR NË TË GJITHA GJUHËT, ROMAN, ËSHTË NJË NDER QË LETËRSIA I KA BËRË VETES, DUKE ARRITUR QË T’I JAPË TINGËLLIM KËSAJ FJALE. NUK MENDOJ SE DO TË KETË NDONJËHERË VDEKJE TË ROMANIT.
Cesare Pavese ka thënë se ajo që kujtojmë nuk janë ditët, por çastet. Cila është vlera e çasteve në histori?
NË HISTORI, NË JETË, NË KALENDARIN E JETËS NJERËZORE, ÇASTET SHFAQEN NË MËNYRË SHUMË KAPRIÇIOZE. ATO JANË SHPESH MË TË THELLA SESA DUKEN, OSE E THELLË ËSHTË VONESA E TYRE, SIÇ MUND TË JETË VËRTETUESE PËR DIÇKA, OSE E RREME. DO TË DOJA QË TË MOS FLISJA PËR KËTË GJË TË PASHTERSHME.
Çfarë vlere kanë pasur çastet në jetën tuaj?
SIGURISHT QË KANË PASUR VLERË. NDONJËHERË E KAM KUPTUAR KËTË VLERË DHE NDONJËHERË JO.
A keni ju një kufi midis trillimit dhe realitetit gjatë procesit të shkrimit?
UNË PËRPIQEM TA MENDOJ KËTË GJË PA KUFI, TË PAKUFIZUAR.
Përse shkrimtarët e kanë të vështirë të shkruajnë për seksin?
ËSHTË NJË PYETJE, NË PAMJE TË PARË, E THJESHTË, POR QË NË NJË BISEDË ME NJË SHKRIMTAR KA BRENDA SAJ PAMUNDËSINË PËR T’U PËRGJIGJUR. VETË ETJA PËR TË LEXUAR PËR SEKSIN KA NË VETVETE DIÇKA ANORMALE. RRJEDHIMISHT, EDHE DIALOGËT PËR TË BËHEN TË TILLË.
Sa i rëndësishëm ka qenë seksi në veprat tuaja?
NUK KAM ASNJË IDE NË KA QENË APO JO I RËNDËSISHËM.
Çfarë ju tremb tani?
ASGJË! MË TREMB VETË ECJA E JETËS, ASHTU SIÇ MË GËZON E HIDHËRON.
Për çfarë ju merr malli?
MË MERR MALLI SHPESH, POR E KAM TË VËSHTIRË TA GJEJ. NJË HERË MË MERR PËR DIÇKA, E HERË PËR NJË GJË TJETËR, NGJARJET NDËRROJNË ROLET.
E prisni këtë vit çmimin “Nobel”?
S’E DI! ZAKONISHT, KA NJË GRUP SHKRIMTARËSH QË PËRMENDEN KUR AFROHET KOHA E KËTIJ ÇMIMI.
Kemi folur jo shumë për dashurinë…
GJITHÇKA MUND TË NDODHË NË DASHURI. PËRDERISA KJO ËSHTË NJË SFERË E PANJOHUR DHE DO TË MBETET E TILLË DERI SA TË SHUHET NJERËZIMI, NE S’MUND TI DIMË MISTERET E SAJ.
Çfarë duhet të bëjë njeriu për dashurinë?
GJITHÇKA DHE ASGJË.
Kur thua asgjë, çfarë mendon. Mendon se duhet ta lëmë të iki nëse nuk na përgjigjet, apo duhet të luftojmë për të?
SIGURISHT QË DUHET TË LUFTOSH PËR TË. POR DUHET TA BËSH KËTË LUFTË DUKE MOS HARRUAR KURRË DIMENSIONET E PANJOHURA TË SAJ.
Pas botimit të librit Kur sunduesit grinden, ju u shprehët se nuk do të shkruanit më. Sigurisht që një deklaratë e tillë i trishtoi lexuesit tuaj.
ËSHTË DIÇKA QË NATYRSHËM U VJEN HERË PAS HERE SHKRIMTARËVE. NUK DUHET SHQETËSUAR PËR DEKLARATA TË TILLA. NUK JANË TË HARESHME, POR NUK JANË AS TË PIKËLLUESHME, SA MUND TË DUKEN.
Kjo do të thotë se mund të kemi një libër të ri nga ju?
KJO S’PËRJASHTOHET TË THOTË EDHE KËTË.
A keni pengje?
JO, UNË NUK KAM PENGJE, POR NË REGJIMET E VËSHTIRA DUKET E NATYRSHME QË SHKRIMTARËT TË KENË PENGJE SE PSE NUK SHKRUAN KËTË APO ATË VEPËR. NUK KAM NDONJË PENG TË KËSAJ NATYRE. DUKET SIKUR ATO QË KAM DASHUR MË TEPËR TË SHKRUAJ, I KAM SHKRUAR DHE KY ËSHTË ÇLIRIMI I NDËRGJEGJES. PO NUK E KE KËTË PENG, SHKRIMTARI ËSHTË I ÇLIRUAR NGA SHUMË PENGJE, PASI NUK NJEH PENG TJETËR NË BOTË.
Marrë nga “Kohë për rrëfim” – Dialog me Alda Bardhylin. Burimi: Top Albania Radio
Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Nicolas Guillou, ia zgjati paraburgimin Hashim Thaçit përpara gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të dyshuara të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.
Gjykatësi Guillou hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Thaçit, i cili ishte një nga udhëheqësit e kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.
“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që z. Thaçi do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Dhomat e Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë provat në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë”, tha Guillou.
Mbrojtja e Thaçit kishte argumentuar se forca policore e Kosovës kishte garantuar “gatishmërinë e saj për të zbatuar një sërë masash shtesë për të siguruar zbatimin efektiv, mbikëqyrjen dhe zbatimin e çdo mase tjetër të urdhëruar nga gjyqtari i procedurës paraprake” për të mbajtur nën kontroll Thaçin.
Por prokuroria këmbënguli se “asnjë kusht lirimi në Kosovë nuk mund të zbusë rreziqet e veçanta në fjalë”.
Mbrojtja e Thaçit kishte sugjeruar gjithashtu që Thaçi të vendoset në një vend të tretë, të panjohur për publikun, i cili kishte thënë se do të zbatonte urdhrat e gjyqtarit.
Megjithatë, gjyqtari Guillou arriti në përfundimin se “rreziku i arratisjes; rreziqet e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme” nuk mund të shpërfillen, dhe se “asnjë kusht tjetër që mund të zbatohet nuk mund të adresojë mjaftueshëm rreziqet e paraqitura nga z. Thaçi”.
Vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin është marrë më 14 dhjetor, por është bërë publik vetëm këtë javë.
Thaçi dhe tre të pandehur të tjerë akuzohen për një sërë krimesh lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999.
Aktakuza pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontrollin mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe largimin e atyre që konsideroheshin kundërshtarë”.
Shumica e krimeve në aktakuzë dyshohet se janë kryer në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri.
Të katër burrat janë vetëdeklaruar të pafajshëm.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar.
Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.
Por e ashtuquajtura “Gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.
Një raketë e lëshuar nga kompania e multimiliarderit Elon Musk, SpaceX mund të përplaset me Hënën. Përforcuesi “Falcon 9” u lançua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, raketa nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u kthyer drejt Tokës dhe mbeti në hapësirë.
Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e para e një raketë të pakontrolluar që do të përplaset me Hënën. Ai u shpreh se efektet do të jenë të vogla.
Raketa u la në orbitë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim të largët hapsinor. Kjo ishte pjesë e programit të Elon Musk për eksplorimin e hapsirës të SpaceX, një kompani e cila synon të bëjë të mundur që njerëzit të jetojnë në planete të tjera.
Që nga viti 2015, raketa është tërhequr nga forca të ndryshme gravitacionale të Tokës, Hënës dhe Diellit, duke e bërë rrugën e saj të kthimit disi “kaotike”, shpjegon Prof McDowell nga Qendra Harvard Smithsonian për Astrofizikë me qendër në SHBA.
Përplasja e Falcon 9 u identifikua nga gazetari Eric Berger në faqen e tij të internetit kushtuar hapsirës Ars Technica dhe nga analisti i të dhënave Bill Grey në blogun e tij.
Sipas tyre përplasja e raketës do të ndodhë në datën 4 mars 2022.
“Është në thelb një objekt metalik i zbrazët katër tonësh, me një motor rakete në anën e pasme. Dhe ta hidhni atë në një shkëmb me shpejtësi 5000 milje në orë do të shpërthejë,” thotë Prof McDowell.
Ai do të lërë një krater të vogël artificial në sipërfaqen e Hënës.
Bill Grey, i cili përdor softuer të specializuar për të gjurmuar objektet hapësinore ka thënë se Falcon 9 ka bërë një fluturim të afërt me Tokën në datën 5 janar 2022.
Në vitin 2009 Prof McDowell dhe astronomë të tjerë kryen një eksperiment në të cilin lëshuan një raketë me përmasa të ngjashme që u përplas në Hënë. Sensorët mblodhën prova të përplasjes në mënyrë që të mund të studionin kraterin e saj.
“Nëse shkojmë në të ardhmen ku ka qytete dhe baza në Hënë, ne duam të dimë se çfarë ka atje . Është shumë më e lehtë ta organizojmë atë kur ka trafik të ngadaltë në hapësirë, në vend që të presim derisa të jetë problem.”
Nga tani e deri në 4 mars çfarë do të ndodhë me raketën SpaceX?
Epo, raketa do të vazhdojë të ndjekë ligjet e gravitetit, duke ecur në hapësirë, përpara se të përfundojë ditët e saj duke u përplasur në Hënën.
![]()


Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist, që shkaktoi pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të vendit, por jo vetëm. Gjatë periudhës rreth gjysmëshekullore regjimi i drejtuar nga diktatori Enver Hoxha ekzekutoi, internoi dhe burgosi për arsye politike dhjetëra mijëra shqiptarë në burgjet dhe kampet e internimit në mbarë vendin.
Para pak ditësh është organizuar një konferencë shkencore pak a shumë në rrahjen e temës mbi “të zhdukurit” gjatë komunizmit. Ky koncept, i “të zhdukurit” në vite të fundit është deklaruar si projekt nga institucione publike si dhe organizata të huaja, jo qeveritare. Nuk po hyjmë në anën ligjore, dhe abuzimin me të, qoftë edhe financiarisht, sepse çfarë ka tërhequr vëmendjen është ndjeshmëria ndaj konceptit “të zhdukurit”.
Një artikull i kreut të Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, z. Çelo Hoxha, duke u bazuar nga raportet e ICMP dhe Autoritetit të Dosjeve, sqaron se nga këto raporte janë deklaruar 6 mijë e ca të zhdukur, ndërsa na kthen mbrapsh me vëmendjen se kjo shifër është abuzive. Numri i personave te ekzekutuar, të vdekur nëpër burgje të cilëve nuk u është gjetur vendvarrimi është shumë herë më e pakët, se ç’deklarojnë në raportet e tyre, dy institucionet e mësipërme.
Ja ç’shkruhet konkretisht nga z. Hoxha: “Në raportin e ICMP, thuhet se numri i të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri llogaritet rreth 6000 persona. Kjo shifër jepet pa referencë të ndonjë burimi zyrtar. Në vijim, ICMP thotë se, 5501 persona u dënuan dhe u ekzekutuan për arsye politike në periudhën 1944-1991, dhe se eshtrat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjes. Në të njëjtën periudhë, sipas ICMP, duke iu referuar të dhënave zyrtare, 987 perosna kanë vdekur në burg, familjarët e të cilëve nuk dinë gjë për varret e tyre. Këtu duhen bërë një qartësim: 1) të ekzekutuarit dhe të vdekurit në burgje nuk klasifikohen si të zhdukur, në kuptimin ligjor të konceptit, 2) varret e një pjese të tyre janë gjetur. Nuk mund të them, me saktësi, pse ICMP i ka prezantuar këto shifra jashtë standardeve ligjore me të cilat punon, të cilat gjenden të publikuara në faqen zyrtare të ICMP…”
Por së pari, sqaron konceptin, apo më saktë kuptimin e fjalës “të zhdukur”, në ç’rrethana ndodh: mosgjetja e varrit të një personi, dhe zhdukja, mosidentifikimi i viktimës përbën një gjë tjetër. Këtë argument e ka mbështetur dhe drejtorja e IDMC, Jonila Godole, që ka një aktivitet intensiv në njohjen e së shkuarës, sidomos në punën me brezin e ri, për njohjen e krimeve të komunizmit. Por, si gjithnjë shtresa më e keqpërdorur, më e paqartë, dhe më e shpërdoruar është ajo e ish të përndjekurve. Në kakofoninë e shkaktuar për konceptin “të zhdukurit”, me realitetin e viktimave sigurisht që ka ngatërresa. Ndërsa ka një përpjekje shkencore për të qartësuar se të zhdukurit gjatë komunizmit lidhen me faktin e mosidentifikimit të personit, viktimës, po ashtu dhe të xhelatit. Në këtë moment askush nuk fajëson regjimin, diktaturën përderisa me konceptin e “të zhdukurit”, nuk ka emër as viktima, dhe as ai që dha urdhër, duke mos lënë gjurmë në këtë “proces”.
Për të raportuar një shifër të pabazuar në koncept, si “të zhdukur”, ata që përfitojnë të zhdukin përgjegjësit për krimet, pra janë komunistët ose bashkëpuntorët e tyre, dorasët e diktaturës. Raportimi i një shifre prej 6 mijë persona të zhdukur, do të thotë mosidentifikim të viktimës, dhe mosidentifikim të xhelatit. Ndërkohë, kjo “shërbesë” ndaj xhelatit, diktaturës përndryshe, kujt i intereson?! Prandaj, në konferencën shkencore të organizuar nga OSCE, deklaratat e z. Hoxha, janë mese të llogjikshme, kur argumenton se numri i “të zhdukurve” gjatë komunizmit nuk është 6 mijë, siç është raportuar nga institucionet e këtushme. Nëse do mbajmë këtë shifër, diktatura del e pastër nga historia e krimeve. Ndërkohë për këta 6 mijë persona ka dokumente, se dikush ka urdhëruar për t’i ekzekutuar, pra me urdhër të qeverisë komuniste. Këta 6 mijë persona janë identifikuar si emra, si kundërshtarë të regjimit, dhe nuk mund të jenë anonim, e të konsiderohen thjesht “të zhdukur”. Ata janë martirë, të cilët në pamundësi, për t’i bërë heronj, regjimi komunist projektoi “humbjen” e varreve të tyre. Ndaj ngatërresa dhe konfuzioni që shkaktohet me konceptin “të zhdukurit”, kërkon të largojë përgjegjësinë nga emrat, xhelatët e regjimit komunist, diktatura. Viktimat e komunizmit, 6 mijë emrat e deklaruar të ekzekutuar, janë emra të identifikueshëm, ka dokumente për to, dhe nuk mund të konsiderohen “të zhdukur”.
Koncepti “të zhdukur” mëton të legjitimojë regjimin diktatorial, duke mos “dorëzuar” asnjë emër, përgjegjës, që vazhdon ende, për të cilën vuan shoqëria në procesin më të gjatë të ish vendeve komuniste të Lindjes – dokomunistizimin.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
Falë kësaj performance, Shqipëria mund të kalojë në finalen e Eurovision.