2022-01-23

Dhuna në shkollë

 


Jump to navigationJump to search

Dhuna në shkollë përfshin dhunën mes nxënësve të shkollës, duke përfshirë rrahjet dhe lëndimet trupore; dhunën psikologjike, abuzimin verbal; dhunën seksuale, duke përfshirë përdhunimin dhe ngacmimin seksual; forma të ndryshme të ngacmimit, përfshirë këtu sulmin në internet; si dhe mbajtja e armës në shkollë.  Në kuadër të dhunës në shkolla futet edhe sulmi fizik i nxënësve ndaj stafit pedagogjik e arsimor

 të shkollës. Dhuna në shkollë, në shumë vende të botës konsiderohet si një problem serioz i dekadave të fundit, veçanërisht kur përfshihen armë të zjarrit ose thika. 

Format dhe faktorët

Përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike, në tentim apo me të vërtetë i përdorur, kundër një personi, grupi apo bashkësie që rezulton ose ka gjasa të rezultojë në lëndim, keqzhvillim apo privim, dëmtim psikologjik quhet sjellje e dhunshme. Dhuna në shkollë përfshin në vehte një sërë sjelljesh të cilat kërcënojnë dhe lëndojnë fëmijën fizikisht dhe emocionalisht. Këto sjellje përfshijnë abuzimin verbal dhe emocional, kërcënimet direkte dhe indirekte, vjedhjet dhe shkatërrimin e mjeteve shkollore, ngacmimin seksual, goditjet (sulmet) e lehta dhe të rënda, disiplina e dhunshme dhe poshtëruese në shkollë dhe kërcënimi apo përdorimi i llojeve të ndryshme të armëve brenda objektit shkollor. Kemi dhunë fizike dhe psikike. Me dhunë fizike nënkuptojmë: goditjet, shtyerjet, ngacmimet fizike, shqelmimin, grushtimin etj., kurse me dhune psikike nënkuptojmë: kërcënimet, fyerjet, etiketimet, shantazhet , arrogancën, përhapjen e thashethëmeve, ngacmimin psikik etj.

Format më të shpeshta të dhunës në shkollë janë:

  • Dhuna kundër ose mes nxënësve: shantazhet e ndryshme, kërcënimet, lëndimet, dhunimet, fyerjet, etiketimet, përhapjen e thashethëmeve, ngacmimin fizik e psikik, shtyerjet, goditjet, shkelmimin, grushtimin etj.
  • Dhunë arsimtar-nxënës që zakonisht shfaqet në formën e etiketimit të nxënësit, kërcënimit, presionit psikologjik apo në disa raste edhe si dhunë fizike.
  • Dhuna nxënës-arsimtar shfaqet më pak si dhunë fizike e më shumë në formë verbale (fyerje, kërcënime).
  • Shkatërrimi i mjeteve shkollore - shkatërrimi i pronës së shkollës si dera, dritarja, banka, karrika, ditari etj.

Faktorët më të shpeshtë të dhunës në shkollë janë:

  • faktorët familjarë (vëmendjen dhe ngrohtësinë për fëmijën, mbikqyrja e dobët ndaj fëmijës, modeli prindor agresiv),
  • faktorët individual (temperamenti, sjelljet ndërpersonale, fëmijët aktivë dhe impulsivë – “fëmijë të dhunshëm”, fëmijët e turpshëm, të qetë dhe të tërhequr – “Viktima të dhunës”),
  • faktorët ambiental (Lagjet ku aktet e dhunshme shfaqen shpesh, shkollat – disiplinat e dhunshme dhe “poshtëruese” për fëmijën).

Nxënësit bëhen të dhunshëm për shkak të: 1. shprehjes së ndjenjave – disa nxënës përdorin dhunën për të shprehur ndjenjën e zemërimit apo frustrimit. Ata mendojnë se nuk ka përgjigjje për problemet e tyre dhe zgjedhin mënyra të dhunshme pë t’i shprehur emocionet e tyre të cilat nuk munden t’i kontrollojnë,

 2. manipulimit – shpesh manipulimi përdoret si mënyrë për t’i kontrolluar të tjerët për të arritur atë që dëshirojnë,

 3. hakmarrjes – gjithashtu dhuna shfaqet edhe për shkak të hakmarrjes ndaj personave të cilët na kanë lënduar ne apo personat tone të dashur.

Pasojat e dhunës në shkollë janë: dëmtim psikologjik - vështirësi në zhvillimin social, akademik dhe emocional të tij/saj, frikë, shqetësim dhe vetëvlerësim të ulët, tendencë të shmangies së shkollës dhe kontaktit me njerëz.

Parandalimi i dhunës në shkollë

Një mënyrë e suksesshme e parandalimit të dhunës në shkollë janë: Programet parandaluese të dhunës në shkollë të hartuara nga vetë shkollat. Me programe parandaluese të dhunës në shkollë nënkuptojmë një sërë veprimesh e rregullash të cilat përcaktohen dhe udhëhiqen nga personeli shkollor e që kanë për qëllim reduktimin dhe parandalimin e shfaqjes së sjelljeve të dhunshme në shkollë. Në mënyrë që të krijohet një mjedis shkollor i sigurt dhe mbështetës këto programe duhet të ndërtohen me bashkëpunim të ngushtë të personelit shkollor, prindërve dhe komunitetit.

Rregullat e përgjithshme të cilat çdo shkollë duhet t’i përcaktojë qartë janë:

  • përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të nxënësit ndaj shkollës,
  • përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të shkollës (personelit shkollor) ndaj nxënësit,
  • përcaktimi i qartë i dënimit për sjellje të dhunshme dhe realizimi i dënimeve të përcaktuara.

Disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë janë: fillimisht të bëhet vlerësimi i shtrirjes së fenomenit të dhunës në shkollë, krijimi i programeve efektive ku nxënësve iu mësohen aftësitë kryesore sociale si: komunikimi, të menduarit për ndjenjat e të tjerëve, bashkëpunimi, kërkimi i mënyrave konstruktive për zgjidhjen e problemeve, përcaktimi dhe aplikimi i menjëhershëm e konsistent i dënimeve për sjelljet e dhunshme, krijimi i programeve edukuese shtesë për nxënësit që thyejnë rregullat e shkollës (si programe mesimore ashtu edhe programe ku përfshihen punëtorët e shëndetit mendor: psikologët apo psikiatrit të cilët mund të mbajnë programe për mësimin e shkathtësive ndërpersonale dhe ndryshimin e sjelljes), suspendimi, transferimi apo përjashtimi i nxënësit nga shkolla të bëhet vetëm pasi janë ndërmarrë të gjitha hapat për t’i ndihmuar atij nxënësi në përmirësimin e sjelljes së tij (në bashkëpunim me prindërit), vetëdijësimi dhe përfshirja e prindërve në diskutimet për problemet e dhunës në shkollë, shpërblime modeste për nxënësit të cilët ndihmojnë parandalimin e sjelljeve të dhunshme në shkollë, krijimi i grupeve të moshatarëve të cilët iu vijnë në ndihmë nxënësve në nevojë, krijimi i rregullave të klasës në lidhje me sjelljen në klasë, takime të rregullta grupore (nxënës, arsimtarë, prind) në lidhje me dhunën në shkollë, përmirësimi i raporteve shkollë –prind – nxënës, promovimi i shkathtësive komunikuese në shkollë. Lidhur me këtë problematikë në Kosovë janë bërë edhe hulumtime nga Shoqata e Psikologëve në disa shkolla të mesme të Kosovës.(wikipedia)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...