2022-01-29

Nis heqja e targave false të makinave të policëve dhe e të afërmve të tyre


Policia Rrugore në Tiranë, fillon heqjen e targave false të makinave të policëve dhe të afërmve të tyre të cilët i përdornin këto makina duke përdorur dhe emrin e tyre duke thënë: “Filani është robi im..!”.

Policia Rrugore në Tiranë ka nisur me heqjen e targave të pavlefshme, fiktive ose të parregullta të mjeteve rrugore në qarkullim.  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shprehet se do të ketë zero tolerancë ndaj këtij fenomeni, i cili është i rrezikshëm për sigurinë publike. “Falenderojmë e përshëndesim fuqimisht qasjen e re të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit për goditjen e çdo targe të pavlefshme, fiktive ose të parregullt të mjeteve rrugore në qarkullim, duke bërë jo vetëm drejtësi ndaj shumicës së mjeteve korrekte që respektojnë ligjin me detyrime të paguara por edhe duke dënuar, me forcë, kundravajtësit! Inkurajojmë shtrirjen e tolerancës 0 x 365 ditë vit, në çdo qark, ndaj këtij fenomeni sa arrogant e fyes ndaj qytetarëve të ndershëm, po aq edhe të rrezikshëm për sigurinë publike dhe minues të rendit e të rregullit në qarkullimin rrugor!”, shkruan Gonxhe.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...