Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/16

Qazim H. Berisha :G j a k i m , poezi 2011.


Të gjithë atyre që dhanë jetë, gjak dhe mund  për lirinë e atdheut.
                                                                                          
A u t o r i


Qazim Berisha
Qazim Berisha u lind më 1953 në Drenofc të Prishtinës.Filloren e kreu në vendlindje,normalen në Prishtinë dhe Mitrovicë,ndërsa Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë.

Me shkrime filloi të merret heret që në bangat e fillores.Filloi si publicist,duke bashkëpunuar me gazetat dhe revistat më të njohura,në Kosovë,Shqipëri dhe diasporë.

-Botoi ”Lot Gjaku”-për 105 deshmorët e martirët e Kosovës-1981-1991.

-Autor i fejtonit të gjatë për ushtarët e vrarë në Armatën Jugosllave (1981-1991), botuar në –”Fjala jonë” dhe ”Gazeta shqiptare”.
.
Veprat letrare: 

-Lot Gjaku,poezi 1995
-Në zemren time banon dhembja,poezi 2005
-Nënëlokja-monografi 2011
-Gjakim,poezi,2011

Në dorëshkrim ka: “Kronikë pas lufte”

“Aforizma nga përditshmëria jonë”


Aktualisht punon profesor i Gjuhes dhe letersisë shqiptare.




ditë e madhe


Ishe ëndërr e pakëputur
Me vite e shekuj
Ndër breza ishe
Gjakim i ndezur

Lulegjaku ishe
Me vesë të syve t’ujitëm
Në Shkurtin e përflakur
Linde DITË E MADHE.



Kushtrimi


jemi ne


Jemi ne,
Hapeni derën

Për të parën herë
Vijmë
Derën hapeni
Ushtarë të lirisë
Ne jemi.

Hapeni derën
Bijtë e popullit
Ne jemi.

Kushtrimi ka rënë
Bashkohuni me ne
Të gjithë♪ ata .
Që e gjakuan
Lirinë
Lirinë e ATDHEUT.



Nënë, më jep uratën


Fanelën
kapelën
dhe çorapët
i mora
nënë

tash
më jep
uratën

Nënë
merr këtë çantë
me shënime
por
më parë
më jep uratën,
uratën,nënë...

Më thuaj nënë
a më linde për male
tani malet po më thërrasin
atje ku farkohet trimëria
atje ku përflaket liria.



marshimi i UÇK-së


gjëmë kanë edhe malet
gjëmë kanë edhe lisat

gurët e ndarjes
sot po shkilen


gjarpëri i zi
u shkel në kokë

ndarje të mos ketë
kurrë në këtë tokë.



ndryshe nuk vjen liria


Shtëpisë
do t’ i kthehet
përsëri gëzimi
me agun e lirisë
me këta
dy pëllumba
të bardhë.

Unë
do t’i rris
fëmijet nënë,
fëmijët
e trimit të maleve
bashk
me Ty nënë
do t’i rrisim
të premtoj
unë
nusja e trimit.

Liria
kurrë nuk erdhi
ndryshe
përveç
me grykën e pushkës.



E papërjetuar



asnjëherë
nuk e preka

burrë u bëra
pa të

liria
nuk erdhi

tash
një rreze

freskim shpirti
po vjen

si lyrë
e mbrëmjeve



diçka
ndryshe

në krahror
po rrahë

lajmëtari i lirisë
mbi tokë zbriti:

Urime K o s o v ë.

Gatitu!
-para përmendores,në Marinë


Në granit
Të gjithë ata
Që një zemër
Dhe një emër
Paten.

Edhe tash numrat
Rrinë të rreshtuar:
Ushtarë në granit
Të gjithë me shikim
Të ngrirë

E ti rri gatitu miku im
Sa herë këtej kalon
Sa herë ke të ftohtë
Dhe ndien mall

Eja këtu
Lot mos derdh
Gatitu rri
Sepse rreshtat
U përjetësuan
Në granit

Gatitu rri
Në nderim
Të dëshmorëve
Dëshmorëve të lirisë
Por lot mos derdh...


Madhështore-17 shkurt 2008-

Në tokën e bekuar
Nga Teuta
Nga Agroni
Një fanar drite zbriti

Për këtë
Ogur të bardhë
Dëgjoi
Edhe shpirti
I Ymer Prizrenit.


Dëgjoi
Edhe Abdyli
Edhe Haxhiu
Dëgjoi
Edhe Hasan Prishtina.

Dëgjoi
Edhe Idriz Seferi
Edhe Mic Sokoli
Dëgjoi
Edhe Shota e Azemi
Edhe Shaban Palluzha
Dëgjoi
Edhe komandant
Adem Jashari

Për këtë
Dëgjoi
Edhe Zahir Pajaziti
Gjeva dhe Fehmiu
Dëgjoi
Edhe profesor
Selim Berisha
Madhështinë e fjalës:
PAVARESI


new born


Edhe një lindje
E re
Tash në
Klinikat e Kuvendit
Po vjen
Po vjen
Aq shumë e pritur.

Në Tiranë
Londer
Stamboll
Paris
Berlin
New York
Tash po flitet
Për një lindje të re

Po flitet
Për një lindje
Në Kosovë
Që edhe Zoti
Këtë lindje
Po e bekon
Po e b e k o n.
Këtë ogur të bardhë.

Porosi e dëshmorëve


Le t’ vinë
Për vizitë
Nënat
Motrat
Vëllazërit
Shokët e idealit
Të gjithë
Le të vine.

Po le të vinë
Të gjithë ata
Që gjakim e kishin
L I r I n ë.

Edhe ti eja
Edhe ti
Që ndryshe
Më quaje
Deri dje.

Eja
Edhe ti
Vetëm nëse
Vërtet
Më në fund
Ke ndërruar
Mendje
Për ne.


Ato duar


Janë ato duar
Të nënave
që filizat
e pranverës
I koloviten
në djepin
e rritës

Janë ato nëna
që gatuan
e gatuan
atëherë
edhe tash
për trimat
e maleve

Janë ato duar
të nënave
që u gatuan maleve
e tash
në zemrat e tyre
rritët liria
liria
shumë e pritur.


Prehje

njëqind hapa
nga dera ime
një fushë bleroshe
pranverën qëndisë

me zogj takohem
çdo mëngjes
atëherë kur
shiu lulet
i harlisë
atëherë kur
e vesa
faqet ua skuqë

vetëm mbrëmja
që të gjithëve
na pushon,
agimin për ta pritur
dhe takimin e ri


rrugë e kombit

Po kthehem
pranë rrugës së vjetër
të karrocierëve
ku njerëzit e mi
udhëtonin
me pak drithë
e me shumë halle.

2.
Këto kodra të thepisura
Vallë ku i morëm
Që kanë mësyrë qiellin
Dhe ruajnë dimra të ashpër.

3.

Gjarpëri i zi
Ka tretur diku
Ai
Që zinte prita
Mbrëmjeve
Të errëta
Katran.

4.
Dikur
Rruga gjarpëronte
Ku zinin prita
dhe helmonin zemra
E sot
Hapë shtigje
Sheron plagë
E bashkon .
Zemra të ndara.

Normalja rënkon

Rrugë e gjatë
e dashurisë
pas dyzet vitesh
kroi i vjetër i ftohtë
njësoj freskon

Sa keq
pa mësuesin e madh
Beqir Kastratin
Abdyl Ramën
E Ditar Qamilin
,

Nuk takoj
as vëlla Selimin
se lufta e përpiu
as Bajram Krasniqin
se vetëm rinia iu desh

Nuk takoj
As shokët e klasës
tretur janë diku
Rrahimja thonë
nënë u bë
dy bimë të zemres
i ranë për liri

Ahmeti thonë
histori po shkruan
Muzaferi e Nixharja
Janë diku
E Drita e bukur flokëverdhë

Për Zojen
Asnjë lajm
Nuk kemi
Thonë:
Fatin e lidhi
në Stamboll
Edashurinë e mbolli këtu
Te kroi që freskon.

Poezia ime



I them
fol
me zemer
me De Raden
e Naimin

Fol
edhe me
Gjergj Fishten.

I them
bisedo
për metaforat
simbolet
ajo flet
pë trimat

I them
fol
me kullën
e Boletinit
fol edhe
për plangun
e Hasan Prishtinës

Ajo
më thotë:
po plangun e shiti
për Lirinë e Kosovës.


Poezia ime
rri gatitu
para trimave
u këndon maleve
u këndon trimave
dhe ua freskon
ballin e zhuritur
.


K U Q E Z I



Babë Halili
Ndjesë pastë
Po shumë e ka dashur tokën
Po shumë e ka dashur punën
Kur hapte hulli
Në arën e bukës
Me dy qetë e vet
Njëri i kuq
E tjetri i zi
Ashtu siç ishte toka
Ashtu siç ishte fara
Kur e mbillte
Vjeshtave me shi .


Shpesh
Udbashet
E nxirrnin nga ara
Për dy qetë që ishin
Njëri i kuq
E tjetri i zi

Udbashët
Vertet
Bëheshin nervoz
E babai dredhte mustakun
Forcohej e forcohej
Për t’ i dobësuar të tjerët...




TOKA KA ETJE

Miku im
flet për tokën
e për sofren
kur avulli i bukës
përshkon
deri në qelizë.

Miku im i thinjur
nuk mjafton
gjunjëzimi
as puthja e tokës
pas ores dymbëdhjetë
Kur në zenit shkon dielli.


diç të bukur


Secili
nga një gjymtyrë
kështjelle
secili
nga një çurg djerse

Histori e gjatë
Histori e dhembjeve

Vertikalja mbeti
nuk u trand
as sot
as atëherë
kur prindërit tanë
kohë korbash
përjetuan
sepse
endërruan
diç të bukur.



zëri i kohës


Bacë Adem Demaçit




Me agun
E mëngjesit
E nise
Të gjatë
Një rrugëtim

Rrugë të thepisur
Zgjodhe ti
Për të zhdukur
Errësirën
Katran.

Bacë
Ti rininë ia fale
Njomeve
Pa pranverë.
Që kërkonin LIRI

E sot,
Baca I rinuar
Ecen rrugës
Qe qe pati nisur
Rrugës së gjakimit
Rrugës së bashkimit.

Faleminderit

Vesh i pashurdhër
Përtej oqeani
Renkimet dëgjoi

President
Mrekullia
Pa TY
Harroi
Të ndodhte

Kosova
Një pikë
E largët
E botës
Po digjej
Dhe piqej,
Kosova
Kërkonte
Shpëptim

Faleminderit
Për doren tënde
Shpëtimëtare
Klinton

Faleminderit
Se një botë
E tërë ishe
President.

Sot populli
E nderon
këtë mik
Këtë trim
THANK YOU
PRESIDENT
THANK YOU
BILL CLINTON




legjendë

-Fatime Sokoli


Heret e pate shkelur
Gjarpërin e zi
Qe e quanim kufi

Ti ishe ajo
Që kalove male e fusha
Me qifteli mespërmes
Që ngrohe zemrat tona

Bashkim kërkonte
Zëri yt ndër male
Kënga jote kushtrim lirie
Sokoleshë mali
Me afsh dashurie.


Rrugë e pazakontë

Treni
i
zi
ecën
e ecën
gijotina
rrugen ndërprenë
tmerr në ecje
tmerr në drejtim.

Rrugë e fat
a pafatësi
sytë nga perëndimi
kohë të gjata drejtuam
Këtë rrugë
që nuk e gjetem kurrë
Rrugë të pazakontë
Me dekada na drejtuan.


E kaluara vret


Emrin tim
mos e kujto
kohë
të balcamosura
ishin.

Çyçavica
Nuk do të ndodhë
As në Dasmën
E zjarrtë
As nën hijen
E blirit
Se malet
E egra
Na mbanin
Larg.

Ti
Mos më kujto
Se i pafuqishem
Isha.
E ti ike
Siç ikin .
Dallëndyshet
Në pakthim.


KOHË PAKOHË

Kohët e errëta më sollën
Qetësim të mos gjej.

Kohë të egra ishin
Që flokët m’i thinjë.

Jetoj më të dashurit e mi
Me filizat e pranveres së vonuar.

Kur hy ne klasë
Zogjtë fluturojnë
Kënga fillon
E unë harroj të rinohem
Se në shpirtë kam plagë
Që akoma kullojnë.



Vitaku i hidhëruar


Gjethet e para
të vjeshtes me shi
kanë rënë
zogjtë e parë
të strukur.

Erdhën
lugetërit
malin e thijnë


Kroi i Vitakut
është i hidhruar
frymen
po ia zënë
rrjedhen po ia ndalin
korbat e zi
që kokat kanë ngritë
nuk ka kush
hovin me ua ndale
se ne spektatorë
te ngrire jemi berë.


bereqet


bereqet
është
djersa
arave
në verë

mirërsi
kur flladi
dhe uji
me ibrig
freskojnë
venat
në arat
e bukës

babai
ujë pinte
i fundit
pushimi
dhe flladi
thoshte
bereqetin
rritë



idilë e humbur




Kaloj
nëpër
fshatin tim
pleq
me qeleshe
te bardha
nuk takoj

As fushën
rinore
nuk e shoh
më.

Kanë ikur
delet
kanë ikur
shqerrat
kumbonat
mbajnë zi.

As vashëzat
gushpëllumbi
këngë
baritore
nuk këndojnë

fushat
janë djegur
shikimet
kanë tretur
e lumi Llab
gjemë
të madhe
lëshon.




afsh




Kënga
bashkonte
brigjet
e fyelli
digjte
zemra
e tundte
male

Në dushk
sherri plaste
pas dashurive
në heshtje

Shikimet e drojtura
u tretën
sherr s’ka pa dashuri
dashuria s’ jeton
pa sherr
këtu
e andej.


nostalgji




arave
dhe livadheve
trup u bie

kroje dikur kishte
këtu e atje
babain e pashë
me plisin e vrugët
pinte ujë
dhe avullonte


ujë pi prap
te një krua i largët




padiktueshëm




Mali zbret
padikueshëm
në fushë.

Rosat
hareshëm
zhysin sqepat
në lumë

Ecën lumi
Ecën vashëzat
gjokëszbërthyer
thyenin gishtrinj
e padiktueshëm
vitet ecin
nën mua

Padiktueshëm
ecim
dhe thyhemi
edhe ne
kthesave
të jetës.



Nuk dua

Nuk dua
ta mërzis
askë
hallet
s’ mi mori
njeri

Ti faj
s’ më ke
as fati
as
kurrëkush

Faj më kanë
korbat
që krahet
kanë shtrirë
dhe diellin
kanë zënë.


Nënëlokeve qëndresa



PSE
kaq shumë
rrudha
dhe
kaq dashuri
pikën mbi ju
Nëna Qëndresa

ofshamët
i keni lidhur
diku prapa
kodrave

as lot
nuk mbushen
se vrasin
qëndresën

prapa kodrash
prapa malesh
lotet
kanë lënë
atje
te shkëmbi
i vajes.



plagë


ditë tmerri


As gurgullimat e Lepencit
Bllacën nuk e shuan

Nënat e përbaltura
Nëpër llucë

Vdekja në Bllacë
Sikur na harroi

Se vdekja më nuk kishte kuptim
Se çdo minutë vdisnim ngapak



harresë nuk ka

Tokën
e djegur
terrin
tmerrin
e harron
I mallkuari



Trenat e zi
që si gjarper
ecnin
në paqartësi
i harron
i mallkuari

Fëmijët
e përbaltur
nënat
lehona
dhe varrezat
në Bllacë
I harron
i mallkuari

Bukën
mikëpritjen
korçare
e harron
i mallkuari



shpërngulje

kur Zoja
iku
njomakë ishim
sherret pak i pamë

mall kam për të
riga loti më pikojnë

Thonë:
për shokët e klasës
me lot
nga një fidan ka mbjellë



Ankthi


sytë
kot shikojnë
në dritaren
e veriut


gjumi
s’ banon
këtu
banon
zija


edhe nëna
edhe djali
edhe vajza
edhe nusja
pa gjumë

shtëpi
me themel
me çati
e mure
të djegura,
jetë
ankthi I thonë

luftëtari I lirisë
presin të kthehet…



Drejtësia në peshojë

kur drejtësi
bëjnë
të tjerët
këmisha
frymën ta zë


e drejta
rrudhet
e zvarritët
njësoj:
si dje
si sot
dorë
e drejtësisë
mungon

njësoj:
si i vrari
si vrastari
në peshojë
na barazojnë.



simboli : Bllacë
Nuk maten
gjemimet
e Lepencit
dhe Bllacës
simbol i së keqes
për tetë ditë
e tetë netë.

Pranverë e zymtë
e luftes së fundit
dhe
ikjes së madhe.

Treqindmijë ikje
të një Bllace
tre miljon rrëfime
pa pasaportë
i këndohen
Bllaces
dhe simbolit
të kufirit.

2

Bulimi
e harroi
pranverën
tetë ditë
dhe tetë netë
me ofshamat
e lehonave
Dhe thirrjet
e fëmijëve.

Vallë
kah po vajmë
medet.



BALTE E VAJ


Në baltën
e ngjeshur
tokë e djegur
prapa mbeti

Llucë
gjetëm
rënkime
dëgjuam
të paktën
nënat
nuk harrojnë

Ato
nuk harrojnë
as flakët
as trenat
as baltën
as lutjet e gjata
Zot
na shpeto
Nga thika
e gjakësorit.



migjeniane 2


Luli serish
përqafon
dimrin
dhe Lulin
e vocërr
nga përralla
dhe Lulin e vocërr
nga mordja.

Serish
Luli po vjen
dhe një tjetër
Migjen

Po shfaqet
dhe një
dimër
tash
në televizor.

Një natë
krejt vonë
një nënë
me pesë fëmijë
ofshanë
e nuk pushon.

Edhe
Unë
jam
Kosovë

Hise
në tokën
e bukës
kam.


hise
Hise
në diell
kam
pak
largohu
edhe pak.

Hise
në hënë
kam
sikur ti
ec
e lësho
rrugë.

Edhe dje
edhe sot
edhe neser
hise kam.


E ti,
ku
i ke
Karpatet?!


Dje e sot


Dje në zyrë te vjetër
Sot në zyrë të re

Dje udbash i thinjur
Sot demokrat i ri.


Sa keq kur lëbyra e syve
Vërtet vërbon.



Dosjet



Dje
E sot
mbyllur
rrinë
e këmbë
nuk marrin.

Kutia
e pandores
nuk hapet

Dosjet
flejnë
mbi gjak
dosjet flejnë
mbi krime.

Inkuizitorët
pijnë
vere
te
bardhë
dhe nuk
brengosen.



në airoport

Në asnjë
vend
nuk ka
më shumë
lot
më shumë
përqafime
e më shumë
ndarje
dhe
bashkime

edhe Aiola
mbesa ime
paska ardhur
sot.

Edhe unë
tash
jam
mërgimtar
se pres
të hapet
qielli. .
e të zbresin
të dashurit
që malli na kallë.


karieristi


Ai nuk ka filter
Shapin nga sheqeri ta ndajë
Endërrat e tij të sëmura
Nuk mund t’ I ndalojë

Karjeristi ka sëmundje
Që nuk gjejnë shërim
Nëse zbret nga hierarkia
Ai shpejt behet servil



E imja Shqipëri

Të lodhur
të rraskapitur
të gjeta
nënë
Shqipëri.

Mjerimi
ta vret
atë bukuri
të rrallë
të falur
nga Zoti.

Dikush
po ta zë
diellin
në sy
të botës
po të bënë
qerdhe krimi

Ti nuk
e meriton
këtë
zezonë
e imja
Shqipëri.



kthehu


Perëndim
kërkove
perëndimin
gjete

Tash
kthehu
miku
im

Kthehu
se po perëndon
ëndrra e vjetër
po nisë
ëndërr e re
këtu
në strofullin
e lashtë.

Kthehu
sa
nuk
është
bërë
vonë.


penë e heshtur

-mikut poet, Behxhet Rexha

Edhe
lekët
e fundit
për ilaçe
libër
i gatove.

Edhe
robërinë
edhe
gëzimin
edhe
jetën
të skalitur
tulla
muresh
i bëre.

Miq
kur të kaloni
pranë një rrapi
ndaleni
pak
hapin:
përshënetuni
me poetin
me mikun
tim
të vjeter.

Ndaluni
te varri
I tij
Ndero këtë pishtar
që rininë e jetën
e shkriu për një ideal.



fëmijëria ime



Kur nisi fëmijëria ime
shi i madh pat rënë
në rrugën
për në Anadoll


Lindjet
dhe vdekjet
bashkë bëheshin
në karroca
në qerre
mortore.

Kur nisi
fëmijëria ime
Babë Halili
e pat hapur
një dritare
dhe mbylli
një rrugë.

Këtu
do të ngrysemi tha
se dheu
për të gjallë
nuk më lëshon.

Zgjohu Amelë

Të gjithë atyre
që dhanë jetë, gjak dhe mund
për lirinë e atdheut.
a u t o r i






/Mbeses sime që lufton me jetë a vdekje/

Zgjohu Amelë
Se gëzim
Do të merr shtëpia
Edhe trolli
Edhe lumi

Gëzim përtej ashtit
Përtej jetës
Do të kisha

Amelë e vogël
Zoti e bekoftë
Zgjimin tend

Edhe një here
Më duhesh
Siç ishe
Vetëm edhe një shikim
Embël kur shikoje

Të keqen
Dhe vdekjen
Ta marrtë gjyshi.

Amelë
Shpirti i gjyshit
Zgjohu
Se mjaft ndejte në komë
Zgjohu ëngjullesha ime
Se ritmi i zemres do më ndalë.



5 vjet shtet!


  
 



Sot më 17 shkurt, u bënë 5 vjet që ku Kosova është shpallur si shtet i pavarur.                                                  Dita e shumëpritur nga të gjithë ne. Dita më e veçantë për mua dhe për të gjithë ne! Dita që shumë njerëz dhanë jetën për atëdhenë e tyre, dhe, e arritën qëllimin. Tani jemi të lirë, të gëzuar dhe çdo vit festojme ditën më të veçantë, 17 shkurti.

Punoi:Elisa Bruçi kl. IV/1  “Iliria”

Integrimi Shqiptar si sfidë

"Folëm edhe për konceptin e integrimit, jo atij evropian, por atij shqiptaro-shqiptar. Në vend të konkluzioneve u pajtuam se gjëra të tilla ndodhin gjithkund, por në hapësirat tona janë më të ndjeshme dhe më të pranishme"



Shkruan: Jeta Starova Mehmeti

Shkruan: Jeta Starova Mehmeti




Mes miqsh nga Prishtina ndër të tjera folëm rreth muzikës, artit, mediave, bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave, por edhe për inatet, xhelozitë përfshirë edhe përplasjet e panevojshme.

Gjithashtu folëm edhe për konceptin e integrimit, jo atij evropian, por atij shqiptaro-shqiptar. Në vend të konkluzioneve u pajtuam se gjëra të tilla ndodhin gjithkund, por në hapësirat tona janë më të ndjeshme dhe më të pranishme.

Arsyet janë të natyrave të ndryshme, megjithatë këto probleme i’a faturuam ndarjes shpirtërore dhe fizike prej një shekulli. Në fakt kjo ndarje ka dhënë efektet e saja që janë të pranishme dhe aktuale. Ndoshta është e kuptueshme që një komb i ndarë duhet gradualisht të eleminojë steriotipet, paragjykimet, xhelozitë që shfaqen në mjedise të ndryshme përfshirë edhe ato politike dhe intelektuale.

Cfarë duhet bërë për të ndryshuar një realitet të tillë? Pak, vullnet politik, pak institucional dhe shumë punë përmes projekteve konkrete përbashkuese. Të paktën të realizohet në mënyrë insitucionale atë që e bën muzika dhe arti në mënyrë vetanake.

Ne të familjes së artit dhe muzikës kemi shumë telashe mes veti, por ama kemi dëshmuar dhe arritur që në një periudhë realitisht të shkurtët t’i thyejmë barrierat dhe të ndërtojmë ura komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjitha viset shqiptare. Pra kemi vendosur një gur në kalanë e përbashkimit.

Në këtë aspekt nuk është vetëm kultura, por edhe sistemi mediatik qe ndër vite ka kultivuar vlerat përbashkuese. Përmes medias ne e njohim më mirë njëri tjetrin, përmes medias ndihemi më të integruar mes vete, bile edhe më të bashkuar. Por, ky investim përbashkues nuk mjafton!

Shqiptarët si komb kanë nevojë për një integrim të gjithmbarshëm mes vete dhe kjo arrihet duke ndërtuar programe e tregje të përbashkëta. Tregu i muzikes, artit, librit, ai ekonomik, arsimor, mediatik, etj krijojnë atë që do ta quaja mozaikun e vlerave të unifikuara. Më së shumti ky përbashkim vlerash do t’i konventonte shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, por në një farë mënyrë edhe Kosovës.

Arsyeja është e thjeshtë, aty ku mungojnë institucionet, aty domosdoshmëria e vlerave unifikuese është më e madhe. Për ta cekur dhe njëhëre takimin me kolegët nga Prishtina, ramë dakord që ne jemi një komb, kemi një gjuhë, një histori, një traditë, një kulturë, por duhet unifikimi si ilaçi i vetëm për të eleminuar keqkuptimet dhe paragjykimet. Gjithsesi integrimi mes vete shqiptarëve mbetet një sfidë!

Dy fytyrat e shqiptarit mbi pastertine

Ky qe sjell Domestos ne shtepi dhe promovon pastertine sa del nga shtepia ndez cigaren dhe e hedhe kutine boshe para shtepise se vet se do e pastrojne "Ata"



Ai eshte i detyruar te sjell ne shtepi Domestos se gruaja ja kerkon, ajo eshte e detyruar te pastroje shtepine dhe ben nje gje te tille, ai madje nganjehere edhe mer abdest (pastrohet) per te shkuar edhe te falet se ashtu e kerkon Islami, ai madje nuk durohet duke promovuar pastertine, Ai madje e egzagjeron duke thene "se ata te pales tjeter hic nuk jane te paster".
Kjo eshte fytyra 1.
Autori anonim
Ky qe sjell Domestos ne shtepi dhe promovon pastertine sa del nga shtepia ndez cigaren dhe e hedhe kutine boshe para shtepise se vet se do e pastrojne "Ata", ky kurre nuk mer nje fshirese ta pastroje oborin dhe trotoarin para shtepise se vet se "duhet ta pastrojne ata", ky kurre nuk ka mbjellur nje peme para shtepise se vet se "duhet ta mbjellin ata", ku kurre nuk mer nje aktivitet vullnetare per te pastruar lagjen e vet qe kundermon se "duhet ta bejne ata", ky edhe ne xhami kur shkon nuk i ndron rrobat dhe nuk pastrohet se "jo se jane me te mire ata tjeret".

Ky gjithe botekuptimin dhe veprimin e mbeshteten ne filozofine " jo se ta tjeret jane me te mire dhe me te paster". Ky i fundit madje konstaton se nuk ka me te paster se shqiptaret, dhe eshte ne gjendje te hedhe balte mbi gjithe te tjeret qe mendojne ndryshe" Kjo eshte fytyra 2 qe i rrijne perballe tjetres.

Uskana, shqiptarët dhe matematika


S’ke se si të shkruash për shqiptarët e t’mos ua shohësh plagët. Ne presim nga mërgimtarët. Me bindjen që ato kanë një pasqyrë të rrugëve të Kërçovës jo vetëm ditëve e netëve të verës kur ato ngjallen


Liridona Veliu
Liridona Veliu


M'u tha edhe mua të shkruaj për Kërçovën . Ka shumë dhe ka asgjë për Kërçovën mendova. Ka shumë shtëpi , plot. Shtëpitë kanë shumë kate, shumë. Kemi dhoma , dhoma të mëdha. Të mëdha e të zbrazëta, boshe …vetëm qoshe. Ka shumë rrugë në Kërçovë , me gropa e pa gropa. Rrugë të vetmuara, të kota, që s’i mban dhe toka. Ka shumë ëndrra Kërçova, tepër. Ka plot histori, shumë. Ka heronj Kërçova, të vdekur . Ka fjalë Kërçova ,me thes. Ka njerëz Kërçova?! Këtu romantizmi bien dhe më tepër se kurrë të ngjall nevojën për të potencuar “hiçi-n” karshi “shumës” . Këtu të duhet patjetër të zgjohesh jashtë poezive , këngëve e përrallave dhe të futesh në një katrahurë shifrash nga të cilat varet fati kërçovarë. Prandaj, ju që s’e doni matematikën, për Kërçovën , tani duhet ta doni.

Ç’na thotë matematika jonë ? Matematika thotë : “Unë them si thoni ju”. Për t’mos hyrë në një lojë “më thaje –të thash” me matematikën, le ta formojmë ne vetë llogarinë tonë. Në zgjedhjet 2013 kërçovarët më tepër se kurrë kanë nevojë për një matematikë të mirëfilltë dhe mbi të gjitha, për një hartim të mirëfilltë të saj. Fillimisht, Kërçova humbi shumë kohë . Kohë kjo që doemos shërbeu në favor të fqinjëve tonë, si gjatë kryesimit me këtë komunë ashtu edhe në aspekt të organizimit më të gjatë për ditën e zgjedhjeve lokale në Kërçovën, Zajazin, Osllomenë, Dërgovën dhe Vraneshnicën e bashkuar. Bashkimi që duhej të bëhej më 2008-ën , u arrit sot, vite më vonë.
Si të arrihet fitorja është çështja? Për fat të keq, duhet t’u referohemi shifrave dhe të dhënave ekzistuese që ndonëse janë fiktive apo joreale, ne s’kemi ku tjetër të mbështetemi. Sipas të dhënave në librin : "Popullsia e përgjithshme, familjet dhe banesat në Maqedoni" të formuluar nga Enti statistikor, Kërçova disponon më gjithsej 30138 banorë ( 28112 qytetarë me të drejtë vote ) prej të cilëve 16140 maqedonas, 9232 shqiptarë, 2430 turq, 1630 rom, 76 vlleh, 56 serb, 7 boshnjak dhe 567 të papërcaktuar.
Në Kërçovën e bashkuar nga 9232 shqiptarë llogariten rreth 6500 votues, ndërkaq komuniteti turk llogarit në 1600 votues dhe ai rom në 1000 votues. Zajazi pritet të vijë me rreth 10 000 votues, Osllomeja me rreth 8650, Vraneshnica me rreth 800 si dhe Dërgova me rreth 2700 votues. Ajo që në fakt bën përshtypje është numri i votuesve maqedonas prej rreth 19 000 , që është qesharak në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullatës maqedonase në Kërçovë prej rreth 16 000 .Votues më tepër se njerëz ! Tani, a thua mund edhe të vdekurit të votojnë? Paj, jo shumë e besueshme , por ama, mund të gjallët të votojnë në emër të të vdekurve. Kjo po që është shumë e besueshme dhe kjo është ajo që pikërisht ndodh.
Qytetarët maqedonas përpos që votojnë dyfish njëherë nëpër fshatra e pastaj në qytet, ato edhe votojnë për familjarët e ndjerë të tyre që nuk janë paraqitur kurrë si të vdekur .Kjo nuk mjafton. Duke parë rrezikun e fitores së shqiptarëve si shumicë në Kërçovë me bashkimin e komunave , ka filluar edhe pajisja me dokumente zyrtare të identifikimit të qindra maqedonasve nga jashtë vendi . Si duket fqinjët tanë kohë më parë kanë përpiluar teknikat dhe metodat për të fituar superioritetin karshi nesh saqë edhe kontradiktat nëpër rezultatet statistikore te Enteve shtetërore haptazi shpallen dhe kjo s’i bën kujt përshtypje. Dokumente identifikimi jepen falas duke mos dhënë llogari për kriteret e shpërndarjes së po të njëjtave. Dorën në zemër , bravo ju qoftë. Bota ndërtojnë identitete më buste, ura dhe ndërtesa antike , transportojnë votues andej-këndej, “vrasin larg”- thotë populli, por ama s’kanë pse të ndjehen në siklet miqtë tonë. Në fakt, me këto shifra që disponojmë , shqiptarët edhe ashtu s’janë aq afër fitores. Pse?

Në bazë të një studimi të bërë nga Instituti Liberta- Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike nga Shkupi, thuhet se : “…nevojiten 6.235 votues për balancimin etnik të votave (përkthyer në mjete transporti – 31 avionë ose 125 autobusë të mbushur me votues shqiptarë me të drejtë vote në ditën e votimit ). Ato japin një pasqyrë se si do te dukej komuna e re e Kërçovës, po të ishin zgjedhjet lokale 2013 të njëjta me ato të vitit 2009. Për ti rënë më shkurt, në “zgjedhjet lokale të vitit 2009 në komunat e cekura (Kërçova e kombinuar me Vraneshticën, Drugovën, Zajazin dhe Osllomenë) kanë dalë në votime gjithsej 24.502 votues, prej të cilëve 14.544 maqedonas dhe 8.309 shqiptarë.”
Këtu edhe arrimë tek thelbi : Numri i shqiptarëve të regjistruar në këto komuna, nuk ka vlerë poqese nuk reflektohet në numrin e votuesve. Na duhen jo vetëm njerëz, por njerëz – votues , përndryshe numri i shqiptarëve mund të bëhet vetëm pjesë e lëvdatave dhe fryrjeve euforike të shqiptarëve në bisedat e zakonshme të kafeneve pa ndonjë peshë politikë në realitet. Bashkimi i komunave në fakt, bart në vete rrezikun e humbjes së Osllomesë dhe Zajazit. Ndonëse numri i këshilltarëve shqiptarë do të rritej, ne sërish do të ngelnim pakicë në rast humbjeje. Kjo do të thotë së nëse tani humbim, humbim shumë më shumë se çkemi humbur më parë. Ku shpresat?

Shpresat tek plagët . Ndonëse me shifra e statistikë, s’ke se si të shkruash për shqiptarët e t’mos bëhesh romantik. S’ke se si të shkruash për shqiptarët e t’mos ua shohësh plagët. Ne presim nga mërgimtarët. Me bindjen që ato kanë një pasqyrë të rrugëve të Kërçovës jo vetëm ditëve e netëve të verës kur ato ngjallen, por edhe stinëve të tjera ku të rinjtë s’ka ditë që t’mos thonë : “Duam jashtë !” , me bindjen se gjallëron ende tek ato gjeni i kombit që i mbajnë emrin, me bindjen se jo vetëm dasmat i bëjnë të kujtohen për truallin ku kanë shtëpitë, me bindjen se ato do te dinë të bëhen shembulli më i denjë se si duhen trojet, ne presim nga mërgimtarët. Mërgimtarët tanë kurrë më tepër se tani s’do të kenë rast më të mirë për të dëshmuar përkushtimin ndaj vendlindjes së tyre.
As që do të kenë rast më të mirë për t’ua dëshmuar fëmijëve të tyre se si duhet të ndihmohet Kërçova që më së shumti e shohin një herë në vit. As që do të kenë rast më të mirë për të transformuar thirrjet euforike : “O sa mirë me qenë shqiptarë!” në vepra,përfitime e krenari konkrete.Në botën e shekullit XXI, shpesh dashuri shprehet me shifra e jo me fjalë. Në botën e këtij shekulli vendlindja duhet me vota e jo me këngë , dasma e valle. Përshtatu ose vdis !

Kjo është më tepër se një luftë votash. Kjo është më tepër se “Rroftë partia!” . Kjo është edhe më tepër se një fitore politike. Kjo është gjallërim i ëndrrës së kamotshme : “Uskana e shqiptarëve.” “Kur thyet çerrja, xhinen udhët ” – e dëgjova. Të mos lejojmë të gjejmë zgjidhje pasi t’ia pësojmë njëherë keq .Kur të thyejmë karrocën, të mbani mend, do të flasim më vrull, nervozizëm , keqardhje dhe dëshpërim se si duhej të kish qenë. Kur të thyejmë karrocën do t’ia mbathim në këmbë , por në këmbë të nderuar ecet shumë ngadalë. Ne edhe ecim se jemi mësuar që të shqyejmë këmbët në gracka të historisë , herë nga të huajt e herë nga vetja. Ndonëse dhimbja nuk do të jetë aq e madhe sepse jemi bërë edhe imun ndaj dëshpërimit , por ama ndaj inatit jo. Në mos për më tepër , për hir të atij inati që do t’na hajë qelizat kur të shohim të tjerët të na kalojnë pranë më karrocë e ne të zbathur, për hir të atij inati në mos për më tepër -të zgjohemi. Gjumi rrit fëmijët, por popujt i vdes. E si rriten fëmijët në një komb të vdekur ? Jetimë.

Fjala e studentit:Paguaj darkë te 'Sedra' dhe kalo provimin!


Këto kompromise të fëlliqura me studentët, me Tetovarët që nuk ju arrin paga mesatare mbi 200 euro, me ne që jetojmë në një standard të ulët ku marrja e patentë shoferit deri në fund mban shumën 800 euro


Liridona Vejseli

Liridona Vejseli



“Ti tani më je për herë të katërt në testim , nëse nuk dëshiron të hysh për herë të pestë atëherë duhet të paguash darkë tek restoranti Sedra ose do të vish përsëri” – ja ky ishte kompromisi që bëri komisioni me mua, një kandidate për tu paisur me patentën e shoferit , një tetëmbëdhjetë vjeçare që nuk kish menduar më parë se korrupsioni bëhet kaq hapur, se edhe unë do isha pjesë e tij, nuk mendoja që duke e merituar diçka do duhet që t’i paguaj çmim të dyfishtë, madje shtojcë edhe malltretimin tim psiqik.
Ja kjo ishte ajo që dëgjoja edhe nga të tjerët, se është vështirë të kalosh në radhën e parë të dytë e të tretë pjesën praktike të lejes për vozitje, e ndërsa në radhën e katërt mund të bësh kompromis!
Këto kompromise të ndyra me studentët, me Tetovarët që nuk ju arrin paga mesatare as 200 euro, me ne që jetojmë në një standard të ulët ekonomik, ku marrja e patentë shoferit deri në fund mund të shkojë edhe deri në 800 euro.


Në vendin tonë është e rrezikshme të vjedhësh 50 denarë në qoftë së nuk je pjata lëpirës por nuk është e rrezikshme të vjedhësh shuma të majme, të bësh korrupsioni kaq hapur. Askush nuk i del para nuk i thotë STOP mua nuk më korrupton dot. Thjeshtë ngelin vetëm fjalë e kandidatëve që thonë “Do ua tregoj qejfin unë këtyre, s’munden me ne te tallen” dhe sapo përfundojnë punët e tyre pra marrin patentën e shoferit ikin të irrituar që më mos ua shohin sytë më.
Kaq shumë ne frikësohemi edhe kurë kemi të drejtë ? Apo mos vallë ne jemi popull shumë tolerantë?
Mirëpo unë, një studente, ju premtova komisionit, kryeshefit dhe te gjithëve që ishin pjesëmarrës aty, ju thashë "Ta dini që këtë korrupsion që pashe me sy do ua tregoj të gjithëve do botojë një shkrim në gazetë dhe do e ngre në debat publik", e dini si ishte përgjigja e tyre : “Po mirë bëje dhe ne të përkrahim”. Unë ja ku e bëra tani më për të dytën herë , do e bëj edhe për të njëmijtën herë deri sa të ndalohet ky fenomen që ndodh në një vend si i yni, këto janë gjera të tmerrshme, pse duhet ne të përballemi me këtë?!

Shumë miqtë e mi privohen nga kjo e drejtë e pakontestueshme që të posedojnë patentën vetëm e vetëm se ato nuk kanë mundësi të japin ryshfet, nuk kanë mundësi të bëjnë pagesa të dyfishta dhe duhet të përballen me atë malltretim psiqik ku edhe pse kanë kaluar pjesën teorike të provimit, sërish nuk kanë shpresë të provojnë praktikën, ngase ashtu jemi mësuar "Nuk është radha jote sot dhe duhet përsëri të aplikosh edhe në javën e ardhshme deri sat ë mbushësh normën që është caktuar".
Ti themi JO të gjithë se bashku AMCM-së, JO më lojëra të pista me marrjen e patentës, qytetarët janë të pafajshëm. Pse duhet të përballemi me mashtrimin kaq herët ?! Pse duhet që në fillim ta shohim kaq hapur korrupsionin ?! A nuk mundemi ne studentët të ndryshojmë dhe botën ?!
Po, po, ne mundemi, andaj urdhëroni ta bëjmë. Të gjithë po të ngremë zërin lartë të paktën me çfarë do mënyre duke u’a përplasur fytyrës të vërtetën komisionit për dhëninen e patentës së shoferit, ndoshta do ndryshojmë këtë “rreth të djallit” ku të humburit janë qytetarët dhe të rinjtë kandidatë për patentë shoferi.

Sulejma Kurtishi, poetja 12 vjeçare botoi librin e parë me poezi


Libri i saj i parë me poezi mban titullin "Me ty laps"






Sulejma është nxënëse e Sh.F. " Kongresi i Manastirit" në Shkup. Ajo tani ndjek mësimet në klasën e gjashtë të arsimit nëntëvjeçar pranë kësaj shkolle.

Që në ditët e para shkollore Sulejma u dallua me talentin e saj në të gjitha lëmitë e sidomos në artin e të shprehurit me laps dhe me gojë, thotë mësuesja e saj Lumnie Vrenezi, e cila e ka përkrahur atë dhe inkurajuar që të shkruaj .

Sulejma Kurtishi, poetja 12 vjeçare botoi librin e parë me poezi


Sulejma Kurtishi, poetja 12 vjeçare botoi librin e parë me poezi



“Gjate katër viteve që kemi kaluar bashkë me Sulejmën jemi bindur se kjo nxënëse ishte e veçantë, mësimet i ka ndjekur me shumë vëmendje dhe aktive në të gjitha fushat po ashtu shumë e afërt , e sinqertë dhe shumë komunikative me të gjithë.Unë si mësuese e Sulejmës, që në fillim e kam vërejtur dhe zbulova se është një talent i rallë që dallohet nga moshatarët e saj. Ajo ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e lira,sidomos në orët letrare gjatë leximit të tregimeve dhe recitimit të vjershave na bënte të gjithëve që ta dëgjonim me vëmendje” deklaroi mësuesja e Sulejmës, Lumnie Vrenezi.
Sulejma thotë se dëshirën për të shkruar e ka pasur gjithmonë, ndërsa tani ka mbledhur guximin që ato edhe ti publikoj. Temat për të cilat shkruan poezitë e saja Sulejma janë të ndryshme, ajo shkruan për dashurinë ndaj prindërve të saj, shkollës, kombit dhe fesë së saj.
Në poezitë e saj ajo përdorë rimën, ndërsa aftësitë e saj për të shkruar i përsos për çdo ditë ndërsa shpreson që një ditë të bëhet pjesë e grupit të poetëve më të njohur shqiptar.

E dashura ime i xhelozon librat


Poezi nga Salajdin Salihu

Foto nga Robert Papp


e dashura ime më pandeh të shenjtë
profet i mbramë i ardhur sall për të
në sytë e saj dukem tjetër njeri
liqe të pikëlluar ku veten nuk e njoh

e dashura ime më pandeh të shenjtë
dhunti që zoti veç asaj ia fali
andaj duheshka t’i përkas vetëm asaj
unë i rëndomti njeriu mëkatari

e dashura ime më pandeh të shenjtë...

e dashura ime s’i duron dot librat
s’pëlqen assesi të merrem me to
s’më lejon të kaloj pranë librarive
shpesh më pyet “përse shkruan?”
mbrohem me heshtje që e çmend

femrat janë të çuditshme
si meshkujt
duan t’u përkasësh vetëm atyre

Rreziku i "bombës" sociale


Nëse reagon duhet të marrësh parasysh edhe pasojat, dikush të hidhet në fyt e dikush tjetër të hakmerret insitucionalisht e politikisht duke të ta hequr edhe bukën e gojës

Jeta Starova Mehmeti


Jeta Starova Mehmeti


Maqedonia llogaritet si një nga vendet në rajon me rroga më të ulta të të punësuarve, bën të ditur studimi i Eurostat. Por, me sa duket kjo sirenë alarmi është kapërcyer me heshtje nga qeveria dhe opozita, nga shoqatat dhe nga shoqëria civile. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë me shumë që nervi reagues i shoqërisë të jetë i zëshëm.

Mungesa e reagimit megjithëse është komplekse e ka përgjigjen brenda. Si duket ne jemi konformistë, duam ta kemi mirë më të gjithë edhe me ata që të thumbojnë të heshtim edhe me ata që të pickojnë të flasim. Të dyja palët me konotacione politike kanë një gjë të përbashkët, si të heshtësh, po ashtu edhe të reagosh e gjitha duhet të jetë në shërbim të politikës dhe jo në funksion të përmirësimit të statusit social dhe shoqëror të një populli.

Për ta vazhduar logjikën nëse hesht duhet të pajtohesh me realitetin e hidhur duke vajtuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale dhe duke u ngushëlluar me konformizmin për hir të X, apo Y. Nëse reagon duhet të marrësh parasysh edhe pasojat, dikush të hidhet në fyt e dikush tjetër të hakmerret insitucionalisht e politikisht duke të ta hequr edhe bukën e gojës. Ky është fakt, nuk ndodh vetëm tek ne në Maqedoni, por edhe në vende të tjera të varfra ekonomikisht dhe të kapura politikisht.

Megjithatë gjendja sociale dhe ekonomike është tmerruese, qytetarët luftojnë për të siguruar kafshatën e gojës. Në rrethana të tilla është e kotë që të ndërmarrin nisma promovuese për koncerte e filma, për teatro e muzikë simfonike. Qytetari ynë është në kërkim të një punë për të siguruar fletoren dhe lapsin, çantën dhe një palë këpucë për fëmijën e vet. Qytetari ynë lufton përditë që të sigurojë pak të holla që të shërojë fëmijët e tij në spital. Qytetari, është në kërkim të punës që të mbajë gjallë shpirtin e familjes së tij.

Pensionistët janë ne hall se nuk sigurojnë as kafene e mëngjesit dhe një grusht ilaçesh. Të rinjtë tanë nuk kanë perspektivë dhe të ardhme dhe disa prej tyre i janë futur veseve vetëshkatërruese. Kjo gjendje e ka një shkak, papunësi, mungesë investim, përkujdesje sociale, mungesë perspektive për të ardhmen. Këtë nuk po e them unë, por mjafton të lexosh studimin me të fundit të Eurostat për të kuptuar realitetin e hidhur. Kështu nuk mund të vazhdohet, një shtet me lugën bosh nuk mundet të harxhojë miliardat e taksapaguesve që në emër të paranojës të ndërtoje buste pa lidhje. Një popull dhe një komb ecin i sigurtë kur është i shëndoshë ekonomikisht, kur është i arrirë kulturalisht, kur ka një standard te kënaqshëm social, kur shoqëria nuk ballafaqohet me problem ekzistenciale. Nëse nuk ndërmerren masa konkrete dhe serioze për të parandaluar rrënimin ekonomik, rreziku i “bombës” sociale është evident.

Kukullat nuk kanë atdhe


Kësaj here ka vendosur të mos mbaj asnjë me hatër. Që nga rangjet më të larta të politikës, tek mikeshat e saj që kanë paguar për t’u bërë politikane, tek ato gratë e shkreta që shesin veten për 200 lekë fshatrave, nga skamja. “Kukullat nuk kanë atdhe”, titullohet romani i shkrimtares Flutura Açka, që pritet të dalë këto ditë. Shënjestra e saj është politika. Përveç ish-kryeministrit Fatos Nano, autorja ka vendosur të mos përmendë emra konkretë, por sipas saj, lexuesi mund t’i gjejë vetë ata.


Flutura Açka
Flutura Açka sapo është kthyer nga udhëtimi në Afrikën e Jugut. Që ishte aq larg, nuk do të thotë që ishte ndryshe nga ditët që kalon në Shqipëri. Sipas saj, jetesa jonë është e ngjashme me të tyren, politika jonë, njësoj e pisët si e tyrja. Por mbresat dhe gjithë përshtypjet e “botës tjetër” nuk janë pjesë e subjektit të librit që Flutura Açka ende nuk ka nxjerrë në treg. “Kukullat nuk kanë atdhe” është titulli i romanit të saj, që do të jetë në dorën e lexuesit pas promovimit në pasditen e së premtes. Ky nuk është roman si gjithë të tjerët. Është ngarkesa e një gruaje, e një qytetari, e çdokujt që mban me vete përditë shqetësimin, por jo të gjithë mund ta bërtasin. Aty është Tirana e sotshme, ashtu siç e sheh shkrimtarja. Është roman artistik, por nëse njerëzit, politikanët, gjejnë veten aty, le të kujtojnë ç’kanë harruar.
Ende nuk është asnjë kopje e printuar e romanit, prandaj duhet të dimë se pari ç’është ky roman.
Së pari, duhet të them që është roman artistik, por ngjarjet nuk duan shumë për t’u kuptuar, që janë marrë nga realiteti, por natyrisht që janë të futura në filtrin e shkrimtarit, sepse përndryshe do të ishin artikuj gazetash. Është një këndvështrim i imi, se si e shoh unë Tiranën sot, atë të viteve 2000. Kam një qëndrim ndaj kohës, një revoltë ndaj saj.
Pse mendon se është ky momenti për ta bërë një farë analize?
Mund të jetë edhe shpejt, e kam menduar, por nuk desha të pres më. Mendova më mirë ta kesh gishtin në plagë sa ajo është ende e hapur. Sepse në thelb, jashtë pjesës artistike, ngelem një qytetar i shqetësuar, që sot në këtë vend nuk zgjidh dot asgjë. Rrezikoja që mërzitja, ngarkesa ime personale, të ndikonin në punën që bëja për të, pastaj i thashë vetes se gjërat duhen thënë sot, sot kur njëri shan tjetrin, pastaj ai këtë të parin, e të gjithë me radhë.
Ti nuk jeton përditë këtu, ndryshe, për ta shprehur revoltën nuk do të mjaftonte një roman. Por, ç’ke përfshirë në të?
Unë nuk kërkoj që këtu të gjej përsosmërinë e Europës, ama as ky nuk është atdheu që ne meritonim. Unë e kam një këmbë këtu dhe një jashtë. Po të isha krejt andej, mbase do të isha më e ftohtë, por jam edhe këtu, dhe sa herë jam këtu, kam dhimbje.
A është kjo një revoltë ndaj politikës, së paku, duket e tillë?
Po, ky libër është një akuzë ndaj saj. Sa kohë politika është në qendër të gjithë jetës sonë shoqërore, s’ka se si të jetë e përjashtuar. Unë flas për elitën shqiptare, a ekziston ajo dhe, nëse ekziston, është e pastër apo është blerë e gjitha prej politikës? A po e bën detyrën kjo elitë? Këto janë të gjitha pyetje, çështje…
A është ky libër palë e njërës anë për t’i rënë tjetrës?
Për mua nuk kanë fare interes ngjyrat, as Rama as Berisha nuk janë në interesat e mia. Por në roman ndihen qartë efektet e tyre, sa kohë romani merret me elitën, dhe veçmas atë pjesë të saj që lidhet me politikën. Unë përcjell realitetin, kam marrë prej tij atë që kam dashur, ato që i kanë parë të gjithë. Nëse ata që e shohin, përfshirë edhe politikanët, u duket shumë e zezë, ky nuk është problem i imi. Partitë dhe politika në përgjithësi janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Por sidoqoftë, nuk është problemi vetëm te politikanët, është edhe i shpërfilljes shoqërore. Ne përdhunohemi çdo ditë nga media, që i hapin lajmet me njoftimet se ku hëngri ashure njëri apo tjetri, libri ngre gishtin ndaj të gjithave. Këtu po pakësohet ajri, po tkurret atdheu.
Mundemi të konkretizojmë dy gjëra të këtyre përgjithësimeve… ç’situata konkrete trajtohen në roman?
Një shembull është ai i një grupi tregtarësh të rëndomtë që investojnë paratë për t’u bërë deputetë, për t’u përfshirë në politikë dhe që tjetërsohen aq sa vrasin edhe njerëz. Ç’është kjo metamorfozë që u ndodh këtyre?! Për ta thënë këtë s’është nevoja të jesh palë e askujt, sepse të gjitha palët janë të përfshira. Politika është bërë tender dhe partitë politike si kompani private. Një mikesha ime që aspironte për t’u bërë deputete, iu fik ëndrra shumë shpejt, dhe as i hyri asaj pune, pasi mësoi se nga kati i parë i godinës deri në atë kat ku ishte shefi i partisë së saj, i cili vendoste listat e deputetëve, shifra kishte shkuar nga 200 mijë në 500 mijë euro. Ç’politikë mund të bëjnë këta njerëz?! Ajo pjesë që nuk ka t’i japë para, i puth dorën.
Si nisi ky roman? Kjo atmosferë që thua ka qenë gjithnjë, jo se gjendesh përpara saj befas…
Në fakt, ideja nuk nisi për të qenë e tillë, një roman cinik siç rezultoi. Ajo që më ka shqetësuar në krye, ka qenë ajo e vrasjes së Erjeta Sokolit dhe Irena Selit. I njihja të dyja, Erjetën e kam pasur në shkollë, ndërsa Irenën e kam njohur më vonë. Kjo ka qenë ideja fillestare, të bëja një libër për femrat e vrara dhe të humbura. Për gruan e pafat shqiptare në tranzicionin shqiptar. Pastaj me kohën, konkludova se sidoqoftë, femra është pjesë e një shoqërie, është pjesë e familjes, e gjithë këtyre problemeve që kemi. Pra, është një libër për to, por për të tërhequr vëmendjen e burrave. Të vënë sfond të këtij atdheu të përbashkët. Pas kësaj, problemi ishte se nuk e kisha historinë t’i lidhja. Çka merret me mend që u zgjidh në vijim… Ngjarjet më lidhen përmes një gazetareje femër, Kukulla numër gjashtë, një grua kurajoze, dhe kjo është edhe një mbështetje që kam dashur t’u bëj të gjitha gazetareve femra në Shqipëri.
A përmban romani emra? Nëse po, a jeni bërë gati për reagimet e “zeza”?
Jo, emra nuk përmban, përveç njërit, atë të ish-kryeministrit Fatos Nano. Bëmat e tij kanë qenë aq të hapura, aq të mirëditura nga të gjithë, sa s’kishte asnjë vlerë ta lije pa emër. Por edhe aty ku nuk ka emër, nuk është e vështirë t’i vësh emër. Do të ketë nga ata që do ta gjejnë veten. Ngaqë u ngjajnë atyre personazheve dhe sillen si ato personazhe. Ky s’është faji im. Është në fakt një roman i një qytetari të zemëruar, të pamëshirshëm, por unë kështu u ndjeva, më duhej ta shkarkoja. Sa për reagimet, nuk pres ndonjë kushedi se çfarë. Po të reagonte kjo shoqëri, do të kishte përparuar ca më shumë. Ne nuk reagojmë më ndaj asgjëje, mbase ngaqë jemi të lodhur. Në një shoqëri tjetër, në një vend tjetër, romani do kishte bërë skandal, por këtu jo. Ata njerëz që do të thartohen, le të thartohen, le të mos i bënin gjërat që kanë bërë, asisoj që të jenë objekt i “vyer” për një vepër artistike. Është dhe mbetet vepër artistike, dhe si e tillë nuk gjykohet, si realiteti.
Kaq agresiv është i gjithë romani, apo ka ulje-ngritje?
Jo, është i gjithi i rrafshët, është i gjithi me këto tone, por sigurisht dramaciteti rritet, deri te zgjidhja, që sigurisht është e paparashikueshme.
Kukullat simbolizojnë personazhet?
Lexuesi le të heqë Kukullat e të vendosë personazhet, mundet ta bëjë, është aq e lexueshme sa mundet. Kukullat janë simbolika mbi femrën, emri i së cilës në një shoqëri si jona nuk ka ndonjë vlerë, sa kohë është një robinë, një copë mishi me dy sy, një vaginë.
Nuk ka më njerëz kurajozë në Shqipëri për t’i bërtitur gjërat?
Njerëz kurajozë ka plot, por një pjesë e tyre kanë frikë nga politika se ua heq bukën. Që të mbijetosh sot, ose duhet t’u shërbesh, ose të mos ua kesh interesin, pra të mos kesh lidhje me ta fare. Sepse shoqëria jonë sot është ajo e klaneve. Kam frikë se shoqëria jonë njërin sy e ka ende nga putinizmi, sado që bëjmë sikur shohim nga Europa.
Nga e gjithë kjo, njëri do preket e tjetri do ngrohet… aspiron ti, nesër, të përfshihesh në politikë?
Thashë dhe më sipër, që nuk kam asnjë interes të këtij lloji, nuk aspiroj. Ku janë koleget e mia që e bënë këtë gjë dje, çfarë po bëjnë sot të tjera gra që po merren me politikë? Jo, nuk do të jem pjesë e politikës dhe shpesh ndiej zor nga ato gra artiste që dalin nëpër televizorë për interesa partish, e që dashur padashur më përfaqësojnë mua, përfaqësojnë gruan në përgjithësi. Të bësh politikë sot në Shqipëri, duhet të dish të gënjesh, të mos kesh sy, zemër, të mos jesh njeriu që ishe dje. Sepse po të ishin njerëz me zemër ata deputetë, të gjithë ku janë nëpër zonat e tyre, do të shihnin nëpër fshatra se si gratë e vetme e shesin veten për 200 lekë, sepse nuk kanë alternativë tjetër jetese. I di këto gjëra sepse kam hulumtuar mbi këto gjëra, por sërish unë njoh fare pak, se me siguri, është shumë më keq. Ku janë njerëzit që i përfaqësojnë këto zona? A u ndihet zëri?
Sa kohë punove për ta sjellë këtë libër?
U bënë gati 3 vite.
Së paku, në promovimin e së premtes, nuk duhet të ketë politikanë…
Në promovim do të jenë miq me të cilët nuk shihem shpesh, për shkak të lëvizjes. Mund të jenë edhe politikanë, do të jenë patjetër, edhe nëse nuk janë të pranishëm, janë në libër. Ky libër është një tërheqje “veshi”, që nuk është duke pritur ndonjë mirëkuptim.
ANI JAUPAJ


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/04/flutura-acka-ju-tregoj-kukullat-e-politikes-shqiptare/#ixzz2L41gZbg9

Letërsi/ Një rrëfim satirik dhe dramatik për shoqërinë e sotme shqiptare në një roman të ri


flutura


“Kukullat nuk kanë Atdhe” është një roman për familjen, për dashurinë, për lirinë e të menduarit, për lirinë e medias, për lirinë e seksit dhe mbi të gjitha, për të drejtën e jetës, të vënë në dyshim shpesh në kohë të turbullta morale e politike. Atdheu, në arkitekturën e një rrëfimi satirik dhe dramatik, vjen real dhe i patjetërsueshëm





A është ky Atdheu që meritojmë? Është pyetja që personazhet e këtij romani, do t’ia përsërisin shpesh vetes dhe të tjerëve. Ngjarja nis në kryeqytetin shqiptar, kur një mesnatë, një grua që ia ka kushtuar gjithë jetën kukullave, vendos t’i nxjerrë krijesat e saj në jetën reale, t’u japë frymë, t’i bëjë pjesë të botës së gjallë. Në jetën e re, ato janë një grup grash dhe vajzash – nëna, bashkëshorte, bija, motra, të dashura, dashnore, toy girls – të cilave do t’u duhet të luftojnë ta krijojnë dhe ta ruajnë identitetin, sepse komunitetit ku ato jetojnë, në të shumtën e herës, nuk i intereson të dijë kush janë ato, çfarë ndiejnë, çfarë dëshirojnë dhe çfarë janë të zonjat të bëjnë. Në kaosin e kësaj shoqërie në tranzicion e sipër, ku ato përpiqen të ndërtojnë jetën (në hullinë e një demokracie të cenuar hapur nga korrupsioni, nga ndotja morale dhe nga padrejtësia, por që po barabitet të konturohet me ngjyra evropiane), fijet e jetës se karaktereve të këtij romani, burra e gra, do të lidhen për të përshkuar fatin dhe fatalitetin e tyre me të gjitha detajet, pikërisht mu aty, në zemër të këtij Atdheu, aty ku drejton politika, ku ndërtohen opinionet, ku vendoset fati i shqiptarëve të shekullit të ri. “Kukullat nuk kanë Atdhe”, është një roman për familjen, për dashurinë, për lirinë e të menduarit, për lirinë e medias, për lirinë e seksit, dhe mbi të gjitha, për të drejtën e jetës, të vënë në dyshim shpesh në kohë të turbullta morale e politike. Atdheu, në arkitekturën e një rrëfimi satirik dhe dramatik, vjen real dhe i patjetërsueshëm. Në media Açka është shprehur se ka një revoltë të brendshme kundër politikës që bëhet sot tek ne, duke ngritur shumë pyetje e dilema rreth ekzistencës së njerëzve të saj.

Ajo pohon se partitë dhe politika në përgjithësi janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Por pranon se ky nuk është problem më i madh që kemi, kur vetë media bëhet dëshmuese e njoftimeve nga më të dhunshmet. Libri ngre gisht ndaj të gjithave është shprehur Flutura.

Personazhet krijojnë përfytyrime rreth protagonistëve publikë, madje të çojnë në iluzion se po flitet rreth tyre, ndërsa shkrimtarja e kërkon këtë si mbërritje qëllimi në vëmendjen e njerëzve pa destinacion të përcaktuar se kujt i përket “fytyra”.

Simbolika e kukullës bëhet gati e lexueshme në kufijtë reale të përditshmërisë sonë, si simbolikë mbi femrën e cila ende shihet e injoruar. Këtë libër Flutura e ka promovuar dje, me miq e kolegë, me të cilët nuk shihet shpesh për shkak të lëvizjeve të saj.

“Kukullat nuk kanë Atdhe” është romani i pestë i autores. Flutura Açka (Elbasan 1966) është poeteshë, shkrimtare dhe botuese. U diplomua për Statistikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpinë botuese Onufri. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese, Skanderbeg Books, me qendër në Tiranë. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar në vitin 2006 në gjuhën bullgare në një seri me shtatë autore bashkëkohore nga Ballkani. Në vitin 2009 mori çmimin “Serembe” për prozën më të mirë me romanin “Kryqi i harresës”. Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrehtit, Holandë.

Flutura Açka - Lutje dimri







Fillimet poetike të Flutura Açkës, që datojnë nga nisma e viteve nëntëdhjetë të shekullit që lamë, lirika intime, vjen si një përqafim i shëndetshëm i botës përreth



Parathënie e librit

Parandjenja e pafjetur poetike

1.
Fillimet poetike të Flutura Açkës, që datojnë nga nisma e viteve nëntëdhjetë të shekullit që lamë, lirika intime, vjen si një përqafim i shëndetshëm i botës përreth, shkëndijimet përherë të pranishme të një droje të thellë, të fshehur në qenien e saj, mbase një si parandjenjë se ëndrra e kësaj moshe, e këtyre hapave të parë në botë, sikur potencialisht është edhe e rrezikuar. Janë shkëndijime të lehta këto, pa u shtyrë të dalin si zë i parë apo më i rëndësishmi. Të tilla, ndërsa më të zëshme, shkëndijimet e kësaj droje, do të jenë pas dëshpërimeve, përkatësisht pas thyerjeve, kur parandjenja për pusitë që i faniten si në mjegullim të përgjumur, bëhen realitet, vihen në veprim. Me vete, ky vizion poetik, në vazhdim do të sjellë ngarkesën e refleksit plotësues, rrjedhimisht disponimin dhe poetikën e një urtësie ndaj botës, ndaj enigmave të saj dhe të ekzistencës. Penetrimi i kësaj faqeje të botës, nganjëherë sjell valë shqetësimesh dramatike: gjakimi për të gjetur anën e bukur, mirësinë, vlerat e shpirtit në përditshmëri, e që mungojnë, pra, mëtimi poetik drejt asaj që do ta bënte më kuptimplotë ekzistencën, që nuk i gjen dot njësoj, do të jetë, në pjesën poetike të viteve të mëpastajme, natyrë kryesore e kësaj lirike. Këtë profilizim poetik, këtë shumëzëshmëri lirike, e vërejmë qysh në hapat e parë të Fluturës, qysh atëherë kur gëzimi i pafajshëm për atë që ofron bota, jeta, që vjen si valë besimi, me kohë do të vijë i vagullt, i rezervuar dhe me shijen e zhgënjimit.

2.
Deti, si burim dhe jehonë ëndërrimi, po ashtu qysh në fillimet poetike të Fluturës, rrezaton dhe nxit që andej thurjen dhe ushqimin e besimit. Valët e detit, ngarkuar me ëndërrime rinore, shtrihen përpara hapësirës dhe kohës, përpara së nesërmes. Janë të padjallëzuara, të pamolisura nga bota, në përputhje me projektimin rinor. Natyrisht, nuk vijnë si një dehje e rrëmbyer nga ekzaltimi i pambarim: ëndërrimet lirike të Fluturës në fillim janë përmasash të përkapshme, tokësore – jo qiellore. Dhe, në fakt, në hapin e dytë, në vargjet e mëpastajme, zërit lirik do t’i realizohet ëndrra që ia ndillte deti, fjalën që ajo e ndien të parën, kryesoren, atë që s’e zbeh koha, as dielli, që është dashuria. Beson zëri lirik në magjinë e kësaj fjale, dhe beson se ajo për të tani sikur nuk është vetëm ëndërr (Besomëni ëndrrën), se, në fakt, është një odë dashurie.
Asnjëherë, ndërsa nuk do të çlirohet nga një si ngricë që përvidhet vargjeve, e cila në çaste ia step gëzimin, ia zbeh dhe ia bën firë lumturinë në krahët e dashurisë: kam frikë – puthja do t’i shuajë largësitë – dhe do të harrosh të jetosh për një çast, për një ditë... kam frikë, një zë i largët jehon pareshtur lirikës intime të Fluturës. Është pikërisht parandjenja që zumë në gojë më sipër. Tërë ngarkesa psikologjike në këtë rrafsh vjen njëherësh po dhe jo, së bashku, vjen si një zë i mpleksur në pashmangshmëri. Në çaste kthjelltësie të skajshme të arsyes, për më shumë, ndien zërin lirik e do të ishte naivitet dhe marrëzi për poezinë t’i dorëzohesh lumturisë së çastit, lumturisë kalimtare: mendjelehta – harron se vjen vjeshta. Dhe dëshpërimi zhgënjyes që pason: e flashkët, pa jetë qenia jote – si hije, pa dritë në sy, dhe këto vargje, i kursej për ty – pra, për ëndrrën, për të ëndërruarin, për dashurinë. ¨shtë gjithandej një parandjenjë e zgjuar, që ia limiton gëzimin fillestar, që ia mjegullon ëndrrën. Nuk vjen asnjëherë i plotë gëzimi, e që më pas lirika e Fluturës do të rezultojë e ngarkuar refleksesh përsiatëse mbi muret e kësaj bote dhe kësaj jete, mbi muret absolute, të pakapërcyeshme, ato dhe vetmia sikur pasojnë si të pashmangshëm. Këtë shije do të kenë vargjet e mëvonshme, e sidomos në çastet kur dashuria ikën e tretet, përsëri në largësi ëndërrore, zëri tani ndihet i braktisur e “kokën përplas në vetminë time, dhe hap nga një plagë dashurie”.

3.
Është një dorë poezish, ndër të cilat shquhen vargjet e titujve “Ishujt”, “Lutje dimri”, “Holanda”, “Vikamë rrufesh”, “Naimit”, etj., ndër më të realizuarat artistikisht që, në radhë të parë, shquhen për refleksin mendimtar të shqetësimit. Kështu, vargjet e poezisë “Ishujt”, bartin një situatë dhe perspektivë shpirtërore “neutrale”, mesëshe: mes ditë-viteve të ëndrrës së saj me fat – në dashuri, dhe ditë-viteve zhgënjyese e dëshpëruese, përvijohen dhe penetrojnë urtisht rezonanca refleksive mbi lumturinë, gëzimin, kuptimin, ekzistencën: as ekzaltimi (i dikushëm...) s’e vlen me fund dorëzimin, as dëshpërimi pa asnjë rreze drite. Kjo notë ndjeshmërie që shtrihet dhe u jep shijen vargjeve më të fuqishme të kësaj krijuese të talentuar, mbase, besojmë, paralajmëron profilin dhe natyrën e vërtetë të saj në të ardhmen. Vitet e përjetimeve vizëlluese apo gri, besojmë, po ashtu, do të vazhdojnë të jenë vatër frymëzimi krijues, në frymën pikërisht të poezive të përmendur dhe të ngjashmeve me to...
Te vargjet e poezisë “Ishujt” hasim thurjen e portretit të një çasti dëshpërimi e vetmie, përmes një gjetjeje ekspresive dhe estetike me gjetje kreative të përkryer: “Anëujë, - ninëza ënjtur së qari, - me limane të ngjyer, - si shpërgënj të ndotur mëngjesi, - ku deti shfryn stuhinë, - valë që vrapojnë të varrosin, - shenjat e pritjes së gjatë”, gjejmë në mpleksje të pandashme një spektër ngasjesh të brendshme të zërit lirik. Po në këtë lartësi artikulohen vargjet e poezisë “Lutje dimri”, ku qielli rëndon si murg i mardhur vetmie dhe “Vikamë ere mes drurësh – të shkretuar – buzë lumi”, etj.

4.
Koekzistenca mes jetës dhe poezisë janë në harmoni të plotë në poezinë e Flutura Açkës, përkatësisht në harmoni të plotë mëton të jetë etikja dhe estetikja, dashuria dhe vetmia, besimi dhe zhgënjimi. Rezulton prandaj si rrezatim i natyrshëm, i vetvetishëm misionarizmi lirik i kësaj poezie (cikli i Pompeit...). Kështu përjetohet revolta intime lidhur me degradimin moral, ndaj nxjerrjes në treg si mall të vlerës shpirtërore. Kjo ndjenjë përvidhet më e theksuar sidomos gjatë udhëkryqeve dhe takimeve nëpër botë të zërit lirik, e ku perspektiva etiko-filozofike vjen si një ars poetikë, si jetëqëndrim i atij zëri... Poetika që synon ecjen drejt lirikës refleksive që ushqehet e thith jo vetëm nga gëzimi dhe lumturia e limituar përfundimisht, jo vetëm nga të qenit të tulatur në thellësi të një droje, një parandjenjë se çdo çast lumturia përgjohet nga pusia e një fataliteti, por edhe si rrjedhim vetvetiu nga soditja e pafajshme e botës, e njerëzve – sidomos nga këndi i zërit lirik të braktisur... Thjesht, është fjala për një poezi, përkatësisht për një ngasje poetike drejt mirësisë, poezi që, në thelb, pavarësisht zënien e ngacmimit frymëzues, rrezaton mision drejt përsosmërisë. Në këtë frymë vjen i realizuar artistikisht komunikimi i saj mes impulseve të brendshme dhe detajeve, reflekseve nga përditshmëria. Tërë ato ngjyrime vijnë si autorrëfim i qetë dhe i urtë nga jashtë, por jo edhe pa dramacitet të brendshëm.

Akademik Prof. dr.Ali Aliu
Maj 2008


LIRIA E LIRIKËS

Nga Ag APOLLONI

Profili

Flutura Açka (1966) është poete dhe prozatore e periudhës postkomuniste, autore e tre romaneve dhe gjashtë vëllimeve poetike. Gjithashtu ka përpiluar një antologji (“Stinë e ullinjve të thinjur”), ndërsa për të janë përpiluar dy antologji (“Kënga e Aretuzës” dhe “Lutje dimri”). Është pikërisht antologjia “Lutje dimri” ajo që na e risjellë subtilitetin dhe bukurinë e poezisë specifike dhe novatore të kësaj autoreje, që njëherësh është njëra ndër shkrimtaret e rralla shqiptare që kanë arritur ta sfidojnë “diskursin fallocentrik”(J. Derrida) të letërsisë shqipe. Gjinokritika do ta përcaktonte këtë autore si female, por kurrësesi feministe, pasiqë vepra e saj, po t’i referohemi studiueses Patricia Beer, nuk është një përmbledhje traktesh. Poezia e saj nuk është feministe, sepse ajo, në fakt, është thellësisht humaniste. Edhe pse subjekt lirik i kësaj poezie është femra, objekt dhe destinacion është njeriu. Pra, poezia e Flutura Açkës është poezi femërore për specien njerëzore.

Për më shumë: lirika e Flutura Açkës është një libido e letërsisë shqipe. Ajo duhet vlerësuar veçmas për lirinë që ia sjellë lirikës në temë, formë dhe stil.

Liria në temë

Tema, si lëndë e parë e tekstit letrar, manifeston më shumë interesimin e poetit sesa mjeshtrinë e tij. Tema, pra, vizaton konturat e orientimit të krijuesit. Është pikërisht tema ajo që e lind dhe e varros debatin mbi origjinalitetin. Nga shfaqja e vetëdijes për poetikën e palimpsestit e këndej, origjinaliteti në planin tematik gjithmonë është mohuar. “Gjithçka e mençur është thënë. Ne s’na mbetet tjetër, veç ta përsërisim”, thoshte Goethe. Të njëjtën gjë më vonë e thonë edhe studiuesit e kritikës dialogjike.

Megjithatë, po të kufizohemi vetëm në letërsinë shqipe, do të shohim që ka mbetur ende shumë për t’u thënë. Në “letërsinë shqipe të femrave”, e cila fillon pas gjysmës së dytë të shekullit njëzet, është thënë tejet pak. Ndërsa, po të ndalemi vetëm te “poezia shqipe e femrave”, do të shohim që deri në vitet ’90 nuk shfaqet ndonjë zë i veçantë. Derisa, pas rënies së diktaturës, shkrimtaret shqiptare në prozë kanë dalë jashtë hijes së letërsisë së meshkujve, në poezi individualitetet janë më të rralla. Një ndër këta individualitete pa dyshim është Flutura Açka, e cila shfaqet e guximshme edhe në planin e orientimit tematik. Subjekti lirik interesohet për objektin e “zbathur” (pa mbathje=pa brekë) dhe ky interesimi zbukurohet, por nuk kamuflohet, madje jepet si titull i një vepre (“Zbathur”).

Liria e zgjedhjes së temës e orienton poeten drejt dashurisë dhe nuancave të saj. Natyrisht që për dashurinë është shkruar edhe nga poetet tjera shqiptare, por për dashurinë si tërheqje seksuale është shkruar shumë pak, ndërsa për nuancat ekstreme të cilat i trajton Flutura Açka nuk është shkruar fare. Prandaj, poezia e saj është poezi që e përfaqëson dashurinë e “zbathur”, dashurinë lakuriqe (siç janë: Prostitutat e Pompeit, Vizita e mbretëreshës Elisabet në Pompei, “Vesi” i burrit etj.). Poezia e saj e përjashton funksionin etik, duke e absolutizuar funksionin estetik. Dhe kjo shprehet mjaft qartë te poezia me titull “Morali është diktaturë”: “Si trasta të zbrazura,/ do të varim në fund të udhës,/ së paudhë/ netët që s’i fjetëm dot kurrë/ në emër të moralit/ diktaturë”.

Një akt dhe një dëshmi e dashurisë është edhe puthja, e cila është gjithashtu vrasëse e distancës (“puthja do t’i shuajë të gjitha largësitë”) dhe dëshmi e jetës: “Nëse jemi të vdekur/ Të gjallë/ Apo statuja.../ Zbulojeni nga puthja!”.

Flutura Açka shkruan për dashurinë lakuriqe, sepse beson që “lakuriqësitë i trembin mbretëritë” dhe sepse beson që në dashuri s’ka asgjë të keqe, prandaj edhe shprehet kundër “fushatës së frenimit të ndjenjave”: “Që sytë mos na tradhëtojnë,/ shpikëm syzet./ Që duart mos na dridhen,/ shpikëm xhepat./ Ç’maskë do zgjedhim,/ për zemrat?”. Ndjenja e dashurisë, sipas poetes, është shprehje e çiltërsisë, prandaj ajo përcaktohet përfundimisht për këtë ndjenjë, duke e refuzuar maskën e hipokrizisë: “Mes dashurisë/ e fyerjes/ luan me nervat/ tona/ një maskë hibride./ O Zot, ndihmomë/ mos vdes hipokrite!”. Subjekti lirik, duke qenë subjekt marrëzisht i dashuruar, është edhe egoist. Ai dëshiron ta ruajë objektin e dashur vetëm për vete dhe të ketë pushtet absolut mbi të: “Nga dashuria/ të dua të tërin për vete,/ nga dashuria kam frikë/ se je po aq i të tjerave/ a i një tjetre...”.

Natyrisht që, një poete që shkruan me kaq dashuri për dashurinë, nuk urren asgjë më shumë se indiferencën. Derisa dashuria është dëshmi e afrisë (e zjarrit erotik), indiferenca është fakt i ftohjes. Kështu që, është i pashmangshëm shpërthimi i mllefit lirik: “Indiferencë stinësh,/ drurësh,/ njerëzish./ Botë indiferente,/ ta mblidhja shuk/ gjer në dhembje!”.
Pra, lirika e Flutura Açkës, në planin tematik, sjellë risi dhe liri.

Liria në formë

Forma eksterne e lirikës së Flutura Açkës është formë e lirë. Format e rregullta hasen pothuajse vetëm atëherë kur hynë në relacion intertekstual me modelet popullore dhe me modelet e shkrimit tradicional. Poezitë me një metrikë të rregulltë janë zakonisht në distikë ose në katrena. Por, edhe pse në shumicën e poezive metrika klasike nuk përfillet, muzikaliteti dhe ritmi ruhen falë elementeve të tjera, si: përsëritjet ritmike, konstantet dhe dominantet metrike dhe tendencat ritmike. Kjo do të thotë që mungesa e metrit nuk e pengon praninë e ritmit.

Gjithashtu edhe rima, sado e largët, është e pranishme, pavarësisht që vargjet më shumë artikulohen në formën e lirë se në strofa. Rimariumi shfaqet mjaft i pasur dhe, si i tillë, e eviton monotoninë dhe është meritor për ruajtjen e muzikalitetit.
Përjashto ndonjë poezi të rrallë që shkruhet në strofa të rregullta (distikë, tercina e katrena), vargjet ose janë monokolonëshe, ose ndahen në stanca moderne. Nuk mungojnë as format eksperimentale, që kanë një jehonë nga poezia moderniste franceze. Të tilla janë dy poezi: “Gratë”, e cila vargun e parë e ka të shënuar në mënyrë vertikale dhe “Besomëni ëndrrën”, e cila jepet grafikisht në trajtën e hënës për t’ia përshtatur kështu formën (hëna) përmbajtjes (ëndrra).

Liria në figurë

Që nga kohët antike është besuar që talenti i poetit, më shumë se në temë dhe në formë, shfaqet në stil, sepse stili është zbukurim i fjalëve. Flutura Açka e njeh këtë leksion, prandaj lirika e saj është shprehje e vetëdijes së lartë poetike. Mjafton të shikohen disa figura për ta kuptuar këtë vetëdije.

Në dy vargjet e para të një poezie me metrikë klasike, poetja krijon dy metafora, duke e veshur natyrën shqiptare me kostum shqiptar: “Me tirqe të bardhë malet u veshën,/ gajtanë të zinj përrenjtë shuhen luginave”. Ndërsa në një poezi më të avancuar metaforën e formulon kështu: “kokën e përplas në vetminë time”.

Edhe pse figura e krahasimit konsiderohet si një zbehje e metaforës, në poezinë “Motiv bregu” ajo shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme: “Ujërat, si gishtërinj magjikë, zgjaten drejt bregut”.
Personifikimi në poezinë “Ta çmend qiellin” është krijuar si një lojë e gudulisjes se “thembrës së qiellit” dhe, si e tillë, ka fituar statusin e njërës prej figurave më të bukura:

Do t’ia gjej thembrën qiellit,
Ta gudulis,
E në çmendje t’më rrëfejë
Si u ngrys

Në poezinë “Autoportreti” fytyra e vetvetes shikohet nëpër figurën e antitezës:

Unë,
Tempulli i kundërshtisë së pafund.
Unë gjithkund,
Askund.

Me të njëjtën mjeshtri poetja i përdor edhe dy figurat e kundërta, hiperbolën dhe litotën. Te poezia “Prehje” lotët e subjektit lirik e bëjnë shiun e vjeshtës të ndjehet inferior, kurse te poezia “Lutje dimri” poetja i zvogëlon “qiejt” për t’i ngrohur në “zjarrin e natës”, megjithëse ky zvogëlim i “qiejve” është njëherësh edhe një zmadhim i dashurisë, një dashurie që mund ta ngrohë qiellin. Pra, te “Lutje dimri” kemi njëherësh litotën dhe hiperbolën.

Si poete që urren urrejtjen dhe indiferencën dhe që dashuron vetëm dashurinë, te poezia “Vetëm një pyetje” Flutura Açka e artikulon bukur edhe pyetjen retorike (erotemën). “Vetëm një pyetje” e ka brenda përgjigjen.
Alegoria, si një mendim i tërthortë, e karakterizon poezinë “Bloza”: “Ngjitet lart/ pa ditur/ sa vend i takon./ Pis e zezë./ Një ditë,/ nga lavdia e saj/ do të zbresë”. Në fakt, kjo është një alegori me nuanca ironie. Porse, ironia, si figurë reprezentative e mbarë fiksionit postmodern (L. Hutcheon), si figurë që tregon, më mirë se cilado figurë tjetër, mençurinë e atij që e përdor, bart në vete kritikën dhe zgjuarësinë, ashtu siç ndodh edhe te poezia “Kur më gënjejnë”:

Më gënjejnë
pa turp.
Dhe unë pa turp
i gënjej,
duke i dëgjuar
deri në fund...

Këto nuk janë figurat e vetme në të cilat vërehet bukuria e stilit të Flutura Açkës, por këto janë të mjaftueshme për ta argumentuar praninë e kësaj bukurie dhe për të konstatuar se, ashtu si në temë dhe në formë, poezia e kësaj poete është e veçantë edhe në stil, përkatësisht në figurë.
Poezia e Flutura Açkës është lirikë estetike, e liruar nga kodi etik. Ajo është lirikë e libidos.




A është ky atdheu që meritojmë?

Flutura Acka


Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare. Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Holandë.


Shkrimtarja dhe botuesja, Flutura Açka, ka promovuar dje romanin e saj më të ri, “Kukullat nuk kanë atdhe”. Ngjarjet në këtë roman janë marrë nga realiteti. “Është një këndvështrim i imi, se si e shoh unë Tiranën sot, atë të viteve 2000. Kam një qëndrim ndaj kohës, një revoltë ndaj saj”, është shprehur Açka. Sipas saj, ky libër është një akuzë ndaj politikës. Ky është romani i tretë i autores pas dy të parëve “Vetmi gruaje” dhe “Ku Je?”. Proza duket se është një fushë ku Açka po shfaqet po aq bindshëm sa në poezi vite më parë. Në vitin 1997, ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.
Kryqi i harreses, Flutura Acka


Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës. Rikthimi i një gjaku gjashtëdhjetë vjeçar, një fëmijë dëshmitar dhe peng i tij, një djalë i ri me dilemat e emigrimit, një dashuri e fuqishme por e dyzuar, një tjetër burrë fatkeq nën hije paranojash, një e huaj në udhëkryqet shqiptare, një famijle, një qytet e më gjerë në "grackën" e Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njerëz me fatin e varur te befasia, - plazmojnë bashkë jetën në një libër të vetëm. Fatalitet, rikthim përmbysës i së shkuarës, kërcënimi nga barbaria, shpresë diabolike, marrëzi dashurore, seks, udhëtime të prera, besë, mosbesim, gjak që përzin personazhe të tërë, dy botë që përplasen herë pa u pajtuar herë duke u tretur në një.
Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.


Në promovim ishin mjaft të ftuar si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova. Përkthyesi i mirënjohur dhe mik i autores, Edmond Tupja, prezantoi gjatë të gjithë prezantimit. Aktorja e mirënjohur Ema Anrea bëri një lexim interpretativ, mjaft të ndjerë, të një fragmenti nga romani.
Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.

Si një risi në promovimin e librave të rinj në Shqipëri, autorja i dhuroi kopjen e parë të librit të saj publicistit të mirënjohur Fatos Lubonja i cili gjithashtu foli për romanin pasi e kishte lexuar më parë në versionin elektronik. Të pranishimit i përshëndeti edhe autori dhe personaliteti i mirënjohur nga Kosova Adem Demaçi i cili u shpreh se ishte një ndër admiruesit e shumtë të letërsisë së

Ku je, Flutura Acka



Ajo është e bija e një ish – pushtetareje të lartë, e rrëzuar për shkak të një gabimi "politik". Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar dhe e suksesshme, është e detyruar të ndjekë të njëjtin rrugëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur që bëhet thelbi i jetës së saj.
Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë dhe petku i artistit të parealizuar dhe të diktuar do ta shqetësojë shpesh. Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditshme të gjallë mes absurdit dhe tragjedisë.
"Ku je?" është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një prej dëshmitareve të asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dikurshme, që përtej kureshtjes e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhimbje, dhunë, dashuri dhe ethe padurimi, nëpër spirale rrënqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë.

Flutura Açka Ku je? Roman Botimi i parë, 2009 Çmimi 1200, 8.5 Euro Isbn 978-99943-51-88-6
Janë vitet ‘80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjormi, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga “liria” e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit e të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati, prej një gabimi politik të së ëmës. Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar, është e detyruar të ndjekë të njëjtin udhëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur, që bëhet thelbi i jetës së saj. Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është një ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë, të cilin petku i aritistit të parealizuar dhe të diktuar, do ta shqetësojë shpesh. “Ku je?” është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një dëshmitare e asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dkurshme, që përtej kureshtjes, e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhunë, dhimbje dhe dashuri, nëpër spirale rrëqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë njerëzore.

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre. A do të munden ato ta krijojnë dhe ruajnë identitetin nëpër këtë atdhe të munduar nga politika, nga historia dhe kaosi i tranzicionit të gjatë shqiptar?




Flutura Açka (Elbasan, 1966) është poete, shkrimtare dhe botuese. U diplomua për Statistikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë – Letërsi në 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese.

Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë dhe prozën e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite.

Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli – Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.

Romani i saj i parë "Vetmi gruaje" është përkthyer dhe botuar në vitin 2006 në gjuhën bullgare në një seri me shtatë autorë bashkëkohorë nga Ballkani. Në vitin 2009 mori çmimin "Serembe" për prozën me romanin "Kryqi i harresës". Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Holandë.

Thanë për autoren

"Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë. Të shkruash bukur do të thotë të njohësh, të përcjellësh, të emocionosh, të ledhatosh me farfuri vegimesh, tingëllimash e ngjyrash gjuhën tënde, gjuhë shqipe. Dhe shumëçka tjetër. Flutura Açka di t'i bëjë këto. Ajo shkruan bukur..."

Josif Papagjoni

"Poezia e Flutura Açkës sjell në poezinë shqipe një ndjeshmëri të natyrshme, të sinqertë. Është një mrekulli e ligjërimit poetik. Pa imponim të sforcuar "bisedon" me jetën e njerëzve dhe me vetveten, pa fshehur asgjë. Është një zë origjinal, i kërkueshëm në aktin krijues. Flutura Açka nuk ngurron të artikulojë botën e brendshme të gjinisë. Thjesht. Qartë. Bukur."

Flora Brovina, Kosovë

"E menduar dhe pothuajse bisedimore, si e lidhur te fati i luhatjeve të jetës, është poezia e Açkës, ku trupi shfaq sërish "ritmikën e ndjenjave" të pashpallura. Jemi pikërisht në të pastajmen, në një horizont pritjeje, në qetësinë e së cilës Açka bëhet një transkiptuese e fortë e emocioneve: droja se fjala poetike është pakthyeshëm e humbur në errësirën e zemrës dhe të mendjes, shkrihet pak nga pak në mahnitjen e jetës, që duket se rinovohet e rindërtohet brenda ciklit të stinëve, në një gramatikë të re befasuese të gjërave."

Ennio Grassi, Itali

"Flutura Açka është një nga poeteshat shqiptare sqimatare."

Daccia Maraini, Itali

"Poezia e Flutura Açkës e vërtetë, larg prej marrjes së pozave, poteres së tepërt dhe përdorimit të fjalëve boshe. Për fat, sikurse ato fytyrat njerëzore që i ruhen pudrës së tepërt dhe kremit, që i kthen ato në maska, poezia e saj e shmang snobizmin, në të njëjtën kohë mbingarkesën a zhurmën e panevojshme të vargut. Ajo çfarë na tërheq në të vërtetë është harmonia."

Bardhyl Londo



Lexoni edhe këtë:

 





http://floripress.blogspot.com/2012/05/leximi-i-poezise-se-flutura-ackes.html

Përgatiti:Flori Bruqi


Pesë vjet Republikë.


4


17 Shkurt 2008. Ora 15:48 minuta. Republika e Kosovës iu shtua hartës së shteteve. Newborn filloi rrugëtimin si shtet i pavarur. Mbledhja e jashtëzakonshme, solemne dhe plenare, e Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, filloi pas orës 15:00 dhe në rend dite kishte dy pika të rëndësisë historike: miratimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe miratimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Kërkesa e përbashkët për këtë mbledhje u shtrua nga presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi.
Në seancë morën pjesë 109 deputetë, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë nga radhët e përfaqësive diplomatike, si dhe pjesëtarët e familjes së Adem Jasharit dhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në pasditen e acartë të 17 Shkurtit 2008 Kosova hapi një faqe të re të historisë dhe ndërroi hartën politike të Evropës.

5 vjet pavarësie në një pullë postare

“Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj; të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes; të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, miraton Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive; të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jepet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet; të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë; duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, deklaronte kryeministri Thaçi.
Derisa firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës nënshkruanin deklaratën për lindjen e Republikës, qytetarët kishin shkrirë akullin e dimrit kosovar me festën madhështore çdo kund në Kosovë.

Newborn përcolli mesazhin e paqes, ndërsa vetë Deklarata e Pavarësisë përcaktoi bazën e politikës miqësore ndaj të gjitha vendeve tjera. Presidenti, Fatmir Sejdiu, theksonte parimet fundamentale mbi të cilat do të ngrihej shteti i Kosovës.
Në këtë kontekst historik, Kuvendi i Kosovës, përmes Deklaratës së Pavarësisë i bënë ftesë faktorit ndërkombëtar që ta vazhdonte prezencën në Kosovës, për promovimin e vlerave perëndimore dhe demokratike.

“Vizioni ynë për Kosovën është shumë i qartë. Dëshirojmë që Kosovën ta ndërtojmë mbi parimet fundamentale demokratike. Kjo do të thotë se Kosova do të jetë në shtet demokratik, shumëetnik me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me shtetet përreth”, theksonte presidenti Sejdiu.
Po atë ditë, më 17 Shkurt 2008, me aklamacion, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe simbolet shtetërore, himnin, stemën dhe flamurin, të cilat tregonin identitetin e shtetit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2008 vazhdoi me miratimin e akteve të rëndësishme të shtetit.
Me procedurë të shpejtuar shpalli me dhjetëra ligje, që dilnin nga Pakoja e Marti Ahtisaarit, e cila parashihte pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
Më 4 prill 2008 u shpall Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë juridik i vendit, i cili përcakton Kosovën Republikë Parlamentare.


Kryepalamentari, Jakup Krasniqi, flet për rëndësinë e Kushtetutës.
“Kushtetuta e Kosovës si dokument i rëndësishëm është ndërtuar mbi themelet kushtetuese të demokracisë moderne. Demokracia jonë siguron qeverisjen e popullit nëpërmjet përfaqësuesve të tij të zgjedhur. Përcakton qartë kompetenca institucionale dhe u garanton të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim, të drejta dhe barazi para ligjit”.
17 Shkurt 2013. Republika e Kosovës kremton pesëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në shtator të vitit 2012 është përmbyllur etapa e pavarësisë së mbikëqyrur. Zyra Civile Ndërkombëtare ka përfunduar mandatin dhe është mbyllur. Megjithatë, në Kosovë vazhdojnë të veprojnë dy misione ndërkombëtare: KFOR-i që është reduktuar gjatë këtyre viteve të pavarësisë, por që ende ruan besueshmërinë tek qytetarët e Kosovës dhe EULEX-i – misioni i parë i këtij formati i Bashkimit Evropian, por i cili në vijimësi është përballur me kritika dhe pakënaqësi.
Shumëçka ka ndryshuar. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përbërje tjetër, ndërsa debati për rolin dhe punën e Kuvendit të Kosovës, ka marr diskurs tjetër. Fryma e debatit dhe temat kanë ndryshuar, edhe pse ende përplasjet më të mëdha ndërmjet grupeve politike janë për çështje politike. Kuvendi shpeshherë është akuzuar se ka qenë viktimë e politikës së Qeverisë, e mbrojtjes së grupeve të caktuara të interesit.
Nënkryetari i Kuvendit, njëherit deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, që nga themelimi i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se Kuvendi i Kosovës ka bërë punë shumë të mirë në fushën e miratimit të ligjeve. Sipas tij, akuzat që janë bërë në drejtim të Parlamentit janë të padrejta.
“Kuvendi i Kosovës nuk dallon shumë nga parlamentet që funksionojnë në rajon. Nga Pavarësia e deri më tani ka pasur një angazhim të madh, qoftë në përmirësimin e legjislacionit, qoftë në miratimin e ligjeve. Mbi të gjitha, Parlamenti i Kosovës ka hapur debat në këtë periudhë, për çështje të ndryshme që kanë qenë në interes të qytetarit dhe interes i votuesve. Nuk mund të them që ka qene perfekt, apo produktiv, çfarë kemi pritur ne, por të gjitha ligjet që kanë ardhur nga Qeveria, shumica janë miratuar, dhe kjo mendoj se është një sukses i parlamentarëve të Kosovës”, thotë Xhavit Haliti.
Por, partitë opozitare, dhe madje edhe shoqëria civile, nuk pajtohen me konstatimin që Kuvendi i Kosovës ka qenë i pavarur në punë e vet. Ata madje thonë se edhe pesë vjet pas Pavarësisë, deputetët e mazhorancës ndikohen nga vija partiake.
Glauk Konjufca, nga lëvizja “Vetëvendosje”, lëvizje kjo që hyri në Kuvend gjatë viti 2010, mendon se komunikimi në Kuvend brenda subjekteve politike bëhet mbi bazat e mbrojtjes së agjendave që përgatiten jashtë Kuvendit, nga politikat e grupeve të caktuara të interesit.
“Mendoj se, sa i përket komunikimit brenda Kuvendit, ka probleme, sepse komunikim reduktohet në komunikim zyrtar. Mendoj se problemet vijnë atëherë kur ka ndikime politike që vijnë nga larg, të cilat ndikojnë edhe sjelljen e subjekteve politike brenda Kuvendit. Ka agjenda që janë jashtë Kuvendit dhe që vijnë brenda, të cilat nuk bëjnë që komunikimi të jetë spontan. Sa i përket komunikimit të Kuvendit me Qeverinë, mendoj se kjo është e njëanshme, sepse përderisa në një anë kemi një Qeveri e cila është mjaft agresive ndaj Kuvendit, kurse në anën tjetër Kuvendi nuk është se ka të njëjtin raport me Qeverinë, në kuptimin e mbikëqyrjes dhe monitorimit të punës së Qeverisë”, thotë Glauk Konjufca.
Driton Selmanaj nga Instituti Kosovar për Demokraci, që merren drejtpërdrejt me monitorimin e punës së Kuvendit, thotë se Parlamenti është në krizë të gjetjes së identitetit të vet si autoriteti më i lartë në vend.
“Mund t’i ndaj në dy etapa, sepse kemi pasur dy legjislatura. Është legjislatura e parë, ajo që shpalli Pavarësinë e Kosovës dhe e cila tërë energjinë e saj e kishte koncentruar në menaxhimin e post- shpalljes së pavarësisë si dhe miratimin e legjislacionit që dilte nga Pakoja e Ahtisasrit. Ndërkohë, që kemi legjislaturën tjetër që doli si rezultat i zgjedhjeve të abuzuara dhe derivoi një legjislaturë e cila është pothuajse nga më të dobëtat që nga paslufta në Kosovë. Ajo që e dëshmon këtë është kur deputetët kanë votuar me porosi ose kur deputetët, pesë minuta pas fjalës së tyre, e kanë tërhequr atë si rezultat që ka ardhur na presioni nga jashtë. Kemi pasur raste kur mazhoranca ka ikur nga seancat plenare dhe kjo e nuk është shembull i demokracive parlamentare perëndimore. Dhe krejt kjo e derivon një konkluzion se kjo legjislaturë e ka shndërruar Kuvendin në një institucion, i cili nuk ka integritet, nuk ka autoritet në marrjen e vendimeve fuqiplote dhe shpeshherë është i kontrolluar nga Qeveria. Kuvendi akoma është në kërkim të identitetit si institucioni më i lartë në vend”, thotë Diton Selmanaj.
Pesë vjet Republikë. Në historinë e shteteve pesë vjet janë periudhë e shkurtër, megjithatë e rëndësishme kur mbushet me ngjarje të mëdha. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...