2013-02-15

KETI BASHYSA – GAZETARJA ME VIOLONÇEL




Një mëngjes herët teksa ndiqja një emision para ekranit të TVSH, në moment më erdhi në kujtesë intervista live në studion e TVSH-së që na ka bërë mikut tim, mjeshtrit të serenatave Mihallaq Andreas dhe mua, një gazetare e bukur, e zgjuar dhe plot sharm, por...se nga kishte humbur. Kishte emrin e personazhes së mrekullueshme të romanit tim më të dashur, “Diplomati”  - Ketit dhe i përngjiste shumë përfytyrimit tim për atë krijesë të shkrimtarit – pilot Xhejms Olldrixh. Kur...Mësova se ajo e kishte lënë – mbase për ca kohë – qiellnajën e ekraneve për të medituar dhe shkrirë artin e saj buzë detit ku ka lindur; buzë Adriatikut në Durrës dhe duke mbajtur në duar një violençel. Vallë, ç’bënte atje ku agimin duke zbardhur mbi valë  kushdo e shikon nga dritarja? Ç’ bënte gazetarja sharmante që aq na kishte lënë mbresa me pyetjet e saja naive, me zhbirilimet e saja zemërbardha?  Dhe...makinës dhe buze detit të shkurtit, që ishte me një bukuri krejt tëjetër nga koha e plazhit dhe e zhaurimave të pareshtura. Si e dalë nga dallgët e pastra dhe shkumbë – shkumbë, me një violençel në dorë ja ku po priste me sytë herë nga deti dhe herë nga maqinat që vinin, gazetarja e bukur që ishim parë vetëm një herë – duke folur live para kamerës. E la violençelin në një stol rrethuar me gjelbërim dhe më ftoi për një kafe. Kishte ndryshuar fare pak në krahasim me gjashtë vjet më parë...ishte bërë ca më e menduar.


Keti, çfarë ndjesie do të kishe nëse do të luaje me violonçel këtu, duke parë me adhurim me sytë e tretur nga deti?
Ndjesi të mrekullueshme dhe të dyfishta, emocioni që më jep violonçeli dhe panorama e detit që më mrekullon. Shtohet kjo ndjesi në ditë të bukura më diell, siç është kjo e sotmja. Madje, do të dilte një duo, melodia e valëve të detit dhe melodia e çellos ( violonçelit)
Sa mirë! Punonke në shkollën që mban emrin “Jan Kukuzeli”. A e njohim pak lexuesin me këtë muzikant?
Shën Jan Kukuzeli ose Joan ishte një murg ortodoks nga Durrësi. Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine. Ka lindur rreth viteve 1270, është rritur nga nëna e tij, pasi i ati ka vdekur kur ka qenë shumë i vogël. Që në rini të tij është shquar për një “zë engjëllor”. Për shkak të kësaj dhuntie, e dërguan në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin Mjeshtër.
Kukuzeli sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra, kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme, kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur” (kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX. Mund të përmendim: SHTËPITË E HIMNIT AKATHIST (GJATË PASHKËS): “Përlufteshës gjenerale...”, “Fuqia e të Lartit...”, “Engjëlli u dërgua...” etj.
Çfarë gjëje përthithese ka ky instrument, violençeli, që ti u dashurove me të? Pse jo violinën, pianon...etj, etj? Unë vetë s’do kisha zgjedhur ndonjëherë violonçelin!
Mësimi i instrumentave me hark nisë zakonisht që në moshën 6 – 7 vjeçare. Në fakt nuk ka qenë zgjedhja imë, që unë të bëhesha muzikante, madje gjashtë muajt e parë të mësimit, unë kam studiuar piano. Rastsisht ish – pedagogia ime për 12 vjet rradhazi Znj. Lida Radoja, më pa duart dhe vendosi me insistim që unë të ndryshoja instrument. Si fëmijë nuk e kuptoja magjinë e këtij instrumenti, por me kalimin e viteve vërtet që u dashurova me të, veçanërisht me tingullin aq njerëzor që ai ka. Në fakt, instrumentet si piano, violina, janë më popullor, violonçeli është më elitar...!
A ju pëlqen poezia? Nëse po, a ju ka rënë rasti ndonjëherë të keni dashuruar ndonjë poet?
Jo vetëm që më pelqen, por unë e dashuroj poezinë. Herë pas here, kur nuk më lexohen romane lexoj poezi, poezia është si muzikë. Kohët e fundit jam e dashuruar pas poezive të Charles Baudelaire, është i mrekullueshëm.
Ju keni dashuruar poezinë shumë, kurse...asnjë poet?
Po, të thashë emrin e  tij - Charles Baudelaire!
Keti, kushedi se sa poezi ju kanë thurur...njerëzit e rritur buzë detit rrëmbehen shpejt ...Do më tregosh ndonjë ...nqs nuk është sekret, de. Poetët durrsakë janë brilantë, por ca të fshehur, se nuk kanë shumë  talent të reklamojnë copëzat e shpirtit të tyre
  (Qeshë) Frymëzimi i ndonjë piktori ndoshta kam qenë, por i ndonjë poeti nuk e di...sinqerisht nuk e di...Po...mbase më kushton ndonjë poezi dikush që është rritur buzë ujrave të Bunës së  Shkodrës...hahahah. Dhe pastaj ta bëjë këngë ndonjë kantautor nga Korça.. .hahahahah...shumë të fala i bëj nga unë zotit Mihallaq Andrea.
Gjatë kohës në TVSH, a ju kujtohet ndonjë nga pikat kulminante të emisioneve tuaja?
Çdo intervistë, me të ftuar nga fushat e ndryshme ka qenë pikë kulminante e emisioneve të mia, kam qenë selektive në të ftuarit e mi, zgjidhja më të mirët, por më duhet ta pranoj që në kujtesë më kanë mbetur të ftuarit artistë, meqë i përkas kësaj fushe.
Keti, vërtetë të tërheqë kaq deti, sa e le Tiranën ?
Oh...Sigurisht që Tirana ka bukuritë e veta.... hahahah...si këta poetët që dijnë të reklamojnë veten e tyre. Unë kam punuar 5 vjet në Tiranë...E...deti është diçka tjetër...Unë jam 100% durrsake, kam “lindur” në detë, jam rritur me detin, deti është pjesë e imja dhe unë pjesë e tij. E njohim mirë njëri – tjetrin, flasim, qeshim, ngacmohemi, përkëdhelemi... përplasemi, por duhemi shumë.
Na thoni diçka për fatin e nxënësve të shkollës suaj kur mbarojnë të mesmen?
Unë nuk i besoj fatit, kështuqë edhe për nxënësit them me bindje, se e kanë vetë në dorë ecurinë e tyre, nëse punojnë fort dhe me dashuri, finalizohet gjithshka me sukses dhe nëse jo, qëndrojnë aty ku janë dhe më keq akoma, kthehen mbrapa, gjë që nuk ia uroj asnjërit prej tyre, që i dua shumë.
Gjatë periudhës që jepni mësim, si e zhvilloni talentin te nxënësit?
Talenti është i lindur, që konsiston më së shumti në veshin muzikor dhe ritmik, por theksoj gjithmonë që kryesore është puna, përkushtimi. Unë dhe të gjithë kolegët e mi, jo vetëm bëjmë detyrën në punën tonë, por japim edhe shpirtin vetëm e vetëm që të zhvillohet talenti dhe teknika tek instrumentistët e vegjël dhe të rinj. Gjithsesi nevojitet një punë e dyanshme.
A do ju pëlqente të luanit me violonçel në një lëndinë malore dhe krejt e vetme, apo po e vetme në një muzg buzë detit?
Meqë deti është i imi, do të zgjidhja lëndinën malorë, do t’i hyja në pjesë dikujt tjetër...!!
Si e përfytyroni gjëndjen shpirtërore të Berishës, Ramës, Metës, Kreshnik Spahiut dhe avokat Ngjelës, nëse do t’u interpretonit në çello sejcilit vetëm për vetëm në një sallë, pranë një tavoline me mish, fruta dhe verë?
Berisha do mrekullohej, për Ramën kam rezerva, Metës do t’i pëlqente, Spahiu do të ishte më i kënaqur nëse unë do të interpretoja një pjesë patriotike, ndërsa avokat Ngjela, ç’rëndësi ka nëse do t’i pëlqeja apo jo, por pasi të më dëgjonte, do të më puthte dorën.
I ke ndjekur serialet e Sulltan Sulejmanit? Unë do të dhuroj një vëllim , ku ka katër poezi të shkruara nga ai. ...E parashikoni që do të propozonte për t’u bërë pjesë e haremit të tij, kur ka kaq magji violonçeli yt?
Serialet e Sulltan Sulejmanit, i ndjek herë pas here se më pëlqen historia e asaj epoke. Pse mos të më propozonte për t’u bërë pjesë e haremit të tij? Nga magjia që ka violonçeli dhe kam idenë se ai do t’i pëlqente femrat si tipi im... pres me padurim që të ma dhurosh sa më shpejt vëllimin me poezi sulltanësh.
Nëse do të ishit në kopshtin zoologjik të Tiranës dhe do të luanit me çello të amplifikuar me altoparlant. Cila nga kafshët do të prekej më shumë nga muzika?
Në këtë kopësht zoologjik, më pak do të prekeshin njerëzit, ndërsa nga kafshët, nuk prejashtoj asnjë, i dua shumë dhe mendoj se në momente të caktuara janë më të ndjeshme se njerëzit.
Nëse do të të shprehnin dashurinë me fjalë dhe me gjithshka të tyren: një sheik Kuvajti plot me dollarë, një malësor nga Tropoja plot me bagëti, apo një djalosh nga Durrësi i papunë, që të tre me sinqeritetin më të madh. Cilin do të kishe zgjedhur?
Nëse do të isha e sigurtë për sinqeritetin, sigurisht që do kisha zgjedhur sheikun e Kuvajtit...nuk e di pse më pëlqejnë këta sheikët...!
Parafytyroni: ju duke bërë muzikë para Leninit, Stalinit, Enverit, Maocedunit, Klintonit, Titos, Sllobadanit, Ramiz Alisë dhe Alfred Moisiut. Cili prej tyre, do të ishte treguar më bujar në plotësimin e çdo kërkese tuajën dhe cila do të ishte kërkesa juaj për sejcilin?
Stalinit, Enverit dhe Sllobadanit do t’i kisha kërkuar me mirësi që të largoheshin menjëherë nga salla. Leninit do t’i kisha kërkuar që shprehjes së tij “kinematografia është artileria e rëndë e artit”, ndryshoje “çdo art, është artileri e rëndë”, sepse arti është fytyra e një kombi. Maocedunit, duke iu referuar “lulëzimit të 100 shkollave” në Kinë, të më mësonte gjuhën kineze. Titos, meqë i dhe i autonominë Kosovës, të lutem ndihmo për ta përshpejtuar dhe pranoje Kosovën si Republikë. Klintonit, të kishte në stafin e tij femra që dijnë ta ruajnë sekretin. Dy të tjerëve do t’i kërkoja ta shijonin vërtet muzikën time...
Po nëse ata do të kërkonin ty një shpërblim nga ty. Cilat mund të kishin qenë dëshirat e tyre respektive para Ketit si violonçeliste dhe si femër?
Të gjithë do të kishin një dëshirë, unë të luaja me violonçel dhe të qëndroja përballë tyre edhe një orë më shumë.
Në marrëdhëniet ndërpersonale, çfarë ju shqetëson te njerëzit?
Së pari, injoranca dhe paaftësia, e veshur kjo nga një kompetencë e pakuptimë, mos korrektësia dhe dëshira për të bërë keq, sepse unë kam një parim: “...nëse nuk ke mundësi të bësh mirë, të paktën mos bëj keq..”!
Po te vetja, ka diçka që nuk ju pëlqen?
Oh...ka një mori gjërash që nuk më pëlqejnë te vetja, por unë përbëhem nga një harmoni defektesh....
Ndonjë projekt tani së shpejti?
Jam duke u përgatitur për një koncert timin nga auotrë të huaj dhe vëndas, si Bookerini, Sen sand, Tonin Harapi, Ymer Skënder, etj.të shoqëruar edhe nga dy – tre artistë të tjerë, ta realizoj së shpejti në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, por...pjesën tjetër të përgjigjes, t’ia lëmë suprizave.
Nëse me 14 shkurt, ditëën e “Shën Valentinit”, ti do të ishe buzë liqenit artificial të Tiranës, e vetme dhe vetëm me violençelin tënd, ndërsa ngado përqark - çifte të dashuruar. Çdo të bëje?
Do t’i bia pjesës “Love Story”

  RIZA LAHI




Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...