Ish-drejtoresha e PTK-së nuk është as e sëmurë e as nuk po fshihet. Ashtu siç kishte raportuar gazeta Express në maj të vitit 2012, Leme Xhema gjendet në Medvegjë. E kërkuar nga Interpoli Xhema le që nuk po fshihet, por ka zënë një punë të mirë. Dhe atë në zyrën e kryetarit të komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.
Gazeta beogradase Blic raporton se ish-drejtoresha e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), e dënuar për korrupsion në Kosovë, tash po punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.
Xhema në pozitën e asistentes u emërua më 15 janar të këtij viti nga kryetari Drashkoviq në bazë të një marrëveshje me partnerin e koalicionit, Partinë për Veprim Demokratik. Se Xhema është emëruar në këtë pozitë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari, i cili ka thënë se ka dy-tri ditë që ajo se ushtron këtë detyrë.
“Nuk punon më sepse edhe ne kemi dëgjuar se ajo po kërkohet nga Kosova nëpërmes Interpolit. Ajo çka është e sigurt Xhema nuk është kërkuar asnjëherë te ne. Kur ka ardhur për të punuar ka sjellë biografinë e pastër që nuk është e dënuar nuk është nën hetime, që ka kryer Fakultetin Ekonomik në Serbi dhe se me bashkëshortin e saj jetojnë në afërsi të Tupallës, që kanë qenë e mjaftueshme ta marrim në punë”, ka thënë Drashkoviq për gazetën Blic.
Megjithatë Express ka kontaktuar zyrtarë të komunës së Medvegjës, përfshirë edhe Drashkoviqin. Mirëpo pasi kryetari ishte jashtë zyrës, zyrtarët e komunës nuk e kanë pohuar, por as mohuar se Xhema punon aty. Dragana Zoriq, ndihmëse e kryetarit ka thënë që të mos jetë kompetente të flasë për këtë çështje. Të njëjtën e ka thënë edhe sekretari i Kuvendit të komunës Ivan Stojiq, i cili tha se në komunë punojnë edhe shqiptarë, edhe serbë, por që nuk ka përmendur asnjë emër. Edhe zyrtarë të tjerë që nuk janë prezantuar me emër nuk kanë dashur të flasin nëse Leme Xhema punon apo ka punuar ndonjëherë si asistente e kryetarit. Megjithatë, ata kanë lënë të kuptojnë se lajmi është i vërtetë, por nuk kanë dashur të komentojnë asgjë.
Një mundësi që Xhema të punojë diku e hedh poshtë avokati i saj në Prishtinë, Tomë Gashi. Ai tha për Express se klientja e tij gjendet jashtë Kosovës diku për shërim. “Ajo është duke u trajtuar dhe si e sëmurë që është nuk mundet të punojë e aq më pak në zyrën e ndonjë kryetari”, tha Gashi.
Express ka raportuar qysh më 16 maj të vitit të kaluar se ish-drejtoresha e PTK’së është duke u strehuar në shtëpinë e saj në Medvegjë. Ajo ka gjendur vend në shtetin fqinj pasi nuk ka mundur të shkojë në ndonjë shtet tjetër për shkak të arrestit ndërkombëtar.
E dënuara me tre vjet burg për dëmtim të korporatës publike të telekomunikimeve, vazhdon të qëndrojë në arrati prej kohës së shpalljes së urdhër arrestit ndaj saj, më 5 gusht të vitit 2011.
Policia e kishte kërkuar gjithandej Kosovës, por nuk ka mundur ta gjejë askund.
Vitin e kaluar, Gjykata Supreme ka shqiptuar dënimin prej tre vjetësh për Leme Xhemën, ndonëse ajo mungonte.
Më datën 2 gusht të vitit 2011, ish-drejtoresha e PTK-së ishte dashur të paraqitej në gjykatë. Pasi këtë nuk e kishte bërë, një ditë më vonë, ajo është dënuar në mungesë.
Dy ditë pas shqiptimit të dënimit, gjykata kishe lëshuar urdhër arrestimi për Xhemën.
Në bazë të urdhër arrestit, policia ka urdhër ta arrestojë Xhemën, për shkak të veprave penale, shpërdorim i pozitës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.
Transferimi prej 300 mijë eurosh që e kishte bërë Leme Xhema gjatë kohës që ushtronte pozitën e drejtoreshës së PTK-së, i kishte krijuar përftim të paligjshëm kompanisë “Norëay Invest”.
Xhema është dënuar për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.
EULEX-i për këtë rast në vitin 2008 kishte dënuar edhe menaxherin e kësaj kompanie, Uve Johansen, me dy vjet burgim me kusht, si dhe kthimin e 300 mijë eurove PTK-së.
Gjykatësit e EULEX-it kishin konstatuar se menaxheri i kësaj kompanie në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e PTK-së, Leme Xhema, në periudhën janar-mars të vitit 2003 dhe disa zyrtarë të tjerë në PTK, kishin bërë përfitime materiale për vetveten apo edhe për kompaninë “Norëay Invest”.

Emri i ish-drejtoreshës, e cila është dënuar me tre vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjendet në mesin e edhe 34 shtetasve të Kosovës që kërkohen nga Interpoli, në mesin e tyre edhe tre serbë, që dyshohen se janë të implikuar në vrasjen e policit Enver Zymeri.