Vilhelme Vranari
Haxhiraj
Jeho Përjetësisht, o Fjalë e Dëlirë, e
Ëmbël Shqipe!
Pesëmbëdhjetë vjet "Fjala e Lirë"
U
bë shkak ditëlindja e Fjalës së Lirë, e cila sot është e brishtë, si një vashëz
e re 15 vjeçare, me ëndrrat dhe shpresat e një adoleshenteje, por bënë punë që
u përkasin të moshuarëve. Nuk më pëlqen t'i uroj 100 vjet jetë asaj reviste që
u bë tribuna e mendimit dhe fjalës së lirë, që deri dje ishte burgosur brenda
mendjeve të mykura . Revistës "Fjala e Lirë"i uroj jetë të suksesshme
në përjetësi!Ky përvjetor i mikes sonë Fjala e Lirë, më bëri që të shprehja
dëshirën time si më poshtë...
Vivra
Shqipëria ndër kohëra ka mbartur, ka nxjerrë
dhe do të dalin prej saj figura të spikatura dhe të ndritura në fusha të
ndryshme të jetës. Në fushën e hartimit të fjalorit shqip, përhapjes së gjuhës
dhe shkollave shqipe, si dhe fillimeve të letërsisë sonë kombëtare, vlera të
mëdha ka Rilindja jonë Kombëtare, e cila përgatiti terrenin dhe ka qenë Prologu
i Pavarësisë Kombëtare. Klubet dhe shoqëritë atdhetare shqiptare të themeluara
në mërgim, të drejtuara nga intelektualët më në zë shqiptarë, duke shpërndarë
abetaren shqipe në të gjithë vendin, hodhën themelet e tempullit të dijes, si
udhërrëfyes dhe udhëheqës të së ardhmes sonë kombëtare. Kjo lëvizje kulturore,
me nismë në vatrat e nxehta, ku jetonin e vepronin shqiptarët e ditur e
mëmëdhetarë si në: Stamboll, Rumani, Bullgari, Kalabri, Sh.BA, Greqi, Australi
e në shumë shtete të Evropës Qëndrore dhe Perëndimore, arritën ta bëjnë të
njohur çështjen shqiptare. Hapja e shkollave shqipe në të gjithë vendin zgjoi e
rriti ndërgjegjen dhe dashurinë për tokën e të parëve, historinë, traditën, si
dhe kulturën e të gjithë bashkëkombasve brenda apo jashtë kufijëve. Pas Luftës
së Dytë Botërore, edhe pse ekzistonin dhe vazhdonin aktivitetin këto vatra
kulturore, politika e dyerve të mbyllura në diktaturën komuniste heshti, madje
shpesh herë u akuzuan si tradhëtarë të kombit gjithë ata që e vazhduan traditën
e bukur të Rilindasve.
Duhej përmbysja e
sistemit diktatorial, që shqiptarët e emigracionit të vjetër dhe të ri, ndoqën,
rinisën, apo nisën nga A-ja një punë të madhe me median, si vazhdues të
rilindasve. Pushteti i medias së lirë ka vlera të jashtëzakonshme për një komb
që përqafon rrugën e zhvillimit. Veç ripërtritjes së atyre ekzistuese, u çelën
mjaftë media të reja, virtuale apo gazeta dhe revista të shkruara, sidomos
jashtë vendit, të cilat nuk janë nën influencën e asnjë force politike. Ato i
shërbejnë kombit pa interes vetjak, duke shpalosur kulturën, historinë,
traditën dhe situatat e shkuara që përjetuam, situatën aktuale të një
tranzicioni të tejzgjatur e premisat-dilema që kanë lindur si përgjegjësi
morale, qytetare dhe kombëtare për të gjithë intelektualët shqiptarë në çdo
kënd të globit ku jetojnë dhe punojnë. Ata shërbejnë dhe janë Ambasadorë të
Shqipërisë të paemëruar nga shteti, janë vetemëruar dhe përzgjedhur nga
bashkëpunëtorët apo lexuesit e panumërt, në saj të ndërgjegjes që i udhëheq për
të thënë të vërtetën e mohuar apo të lënë në harreesë mbi Shqipërinë dhe
shqiptarët.
Çdo
komb ka elitat e veta. Asnjë elitë nuk ka brirë, as e ka të shkruar në ballë.
Elita del natyrshëm, nuk emërohet e nuk drejtohet nga askush, por me intelekt,
vullnet, profesionalizëm dhe punë, mendimi i saj i avancuar, ndiqet apo
përkrahet nga të gjithë. Natyrisht të gjithë ata që punojnë dhe pasqyrojnë
arritjet, mbajnë qëndrim kritikë ndaj mosarritjeve, apo ndaj gjithçkaje që
bëhet keq, në këtë mënyrë ndihmojnë çështjen kombëtare shqiptare. Këto janë
vlerat e vërteta intelektule, të cilat kanë nevojë për një falendereim, për një
mirënjohje, për një ftesë nga organet përkatëse administrative dhe të
publikohen për gjithçka që bëjnë në favor të vendit të tyre. Një veprim i tillë
do të rriste autoritetin e Shqipërisë në botë, si komb që di të vlerësojë
intelektualët. Nuk duhet të harrojmë se ata janë emigrantë që përqafuan
kulturën, kushtet e zhvillimit dhe iu përshtatën qytetarisë evropiane,
amerikane etje. Asnjë emigrant nuk e gjeti rrugën të shtruar me dafina, ndaj
puna që bëjnë për vendin e tyre, duke u rrëmbyer kohën problemeve familjare,
është sakrificë sublime. Kjo punë e pashpërblyer, të paemëruar nga asnjë
institucion shtetëror, i ka bërë ata jo vetëm të jenë vetvetja, dikushi, por i
kanë treguar botës se shqiptarët janë njerëz të vlerave. Natyrisht duke punuar
në fusha të ndryshme, secili prej tyre jep një apo më tepër vlera të ndryshme,
por gjithmonë në favor të Shqipërisë.
Mes
këtyre mediave për punën e mrekullueshme që bëjnë, do të përmendja disa prej
tyre që kanë shmangur urrejtjen dhe nxitjen e hakmarrjes, por reflektojnë
kulturë, dije dhe vëllazërim si: "Fjala e Lirë", "Albania
News" (Londër), Gazeta "Dielli", "Illyria", "Bota
e Gruas shqiptare","ttclub"(ShBA); "Agjencioni
Floart"(Kosovë);"Tribuna Shqiptare"(Kanada); Revista
"Shqiptari" (Rumani); "Rrënjët", "Fjala
Arbëreshe","Vatra Arbëreshe" (Itali); "Zemra
Shqiptare" (Suedi); "Voal" (Zvicër ); etje. Kërkoj ndjesë pasi
për mungesë njohjeje aktiviteti të tyre, nuk kam vendosur media të tjera.
Propozim!
Të nderuar, miq, lexues dhe bashkëpunëtorë të
mediave në emigracion, krijues dhe studiues, kritikë dhe analistë brenda dhe
jashtë vendit po ju drejtohem për mbështetje.
Bota
nuk i ka heronjtë apo njerëzit e shquar dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i
lëmë në harresë, ose i ngremë në piedestal pas vdekjes. Duke parë se antivlera
në tërësi ka mbulaur vlerat reale, ku vlerësohen me fushata në bazë miqësie dhe
partiake, ose pse X person ka marrë çmim dhe unë jo. Vlera nuk matet nga sasia,
por nga sa këto vlera intelektuale i shërbejnë kombit, shoqërisë dhe
zhvillimit, apo ç' mesazh edukativ jep një vepër.
Mediat
e sipërpërmendura që punojnë në emigracion nuk janë Fluide, as abstrakte. Ato
drejtohen nga stafe të formuara në bazë shoqërie dhe atdhetarie dhe po japin
vlera maksimale. Jam e mendimit që intelektualët e shquar që punojnë në
emigracion për njohjen e historisë, kulturës dhe vlerave kombëtare, të
vlerësohen, në këtë vit me të cilin nis 100 vjetori i dytë i Pavarsisë.
Po ju paraqes dy kërkesa që t'ia paraqesim
Ministrisë së Kulturës:
1- Meqë Qeveria e parë shqiptare me
Kryeministër Ismail Qemalin, funksionoi vetëm 14 muaj, jam e mendimit që:
Viti 2013 të shpallet Viti i Ismail
Qemalit.
2- Intelektualët e shquar sipas listës dhe
vlerave të secilit, t'i propozohet Ministrisë së Kulturës të vlerësohen në këtë
vit të veçantë, ku do të veçoja Fatmir Terziun duke i propozuar edhe çmimin që
meriton.
*Dr. Fatmir Terziu, Botues dhe drejtor i
revistës prestigjioze Akademia "Fjala e Lirë" dhe "Albania
News", si intelektual i shquar që e ka vendosur veten mes personaliteteve
botërore në fushën e Kritikës, Kinematografisë, Publicistikës, Botimit dhe
shkrimtar mjaftë i talentuar në disa gjini , i vlerësuar me disa çmime kombëtare
dhe ndërkombëtare ,që jeton dhe punon si Akademik në Londër, mendoj të
vlerësohet me Urdhrin "Naim
Frashëri" i Artë
*Baki Ymeri-drejtues i revistës "Shqiptari",
poet, përkthyes dhe publicist, që me shumë kurajo dhe vullnet vazhdon punën e
të Atit dhe Rilindasve të tjerë në vazhdim të shoqërisë Drita -Bukuresht i
vlereësuar me disa çmime, meriton vlerësim dinjitoz.
*Ajet Nuro-drejtor i Tribuna
Shqiptare, publicist-Kanada.
*Dalip Greca-kr/redaktor i Gazetës
"Dielli",publicist -ShBA.
*Ruben Avxhi, Drejtor i Gazetës
Ylliria, publicist - Sh.BA.
*Flori Bruqi, Drejtor i Agjencionit
Floart ,shkrimtar, publicist-Prishtinë
*Raimonda Moisiu,publiciste, poete dhe
veprimtare, Sh:B:A
*Kozeta Zylo, poete, publiciste, ka
hapur shkollë shqipe dhe televizion shqip ShB.A.
*Hasan Aliaj, publicist,
drejtor i gazetës "Rrënjët", Itali
*Elida Buçpapaj, poete, publiciste dhe
drejtuese e "Voal", Zvicër
*Gëzim Marku & Remzi Limani -drejtor e
kr/redaktor të "Zemra Shqiptare"-Suedi
*Sedulla Zendeli Daja, hartues i katër
fjalorëve shqip suedisht dhe suedisht shqip, si dhe i një fjalori për fëmijë-
Suedi
*Vasil Qesari, gazetar i TV Francë,
publicist dhe fotograf i talentuar
*
Si individë me vlera të rralla publicistike në mbrojtje
të çështjes kombëtare veçoj:
*Prof.Dr Eshref Ymeri, Dr.Vedat Shehu dhe Prof.Dr. Rasim
Bebo.
vo: Pres miratimin tuaj, sipas
dëshirës, shtoni emrin në listën e mëposhtme, në bazë të së cilës do të bëjmë
kërkesën për vlerësim nga Ministri. Nëse do të jetë një një numër i
konsiderusehëm mbështetësish, secili nga zotërinjtë apo zonjat duhet të më
dërgojë një CV të plotë, ku të pasqyrohet edhe aktiviteti dhe vlerat
letrare-artistike apo kombëtare që mbart. Më pas kujdesem unë për t'i çuar në
destinacion!
Ju
falenderoj për kohën dhe mirëkuptimin!
Vilhelme Vranari Haxhiraj
E-Mail: haxhirajvilhelme@yahoo.com
Lista emrore:
1-Vilhelme
Vranari Haxhiraj-shkrimtare- publiciste, studiuese veprimtare
2-Fitim
Haxhiraj- Koreograf