2013-02-11

Pleqëria po më vjen;m’i hedh çapat tinëzisht

Nga Përparim Hysi


Ndershmëria dhe pandershmëria

Ndershmëria… u bë si pjesë e pamoralshme
Në tollovinë e madhe të këtij tranzicioni
Pandershmëria bën kapërdisjen e madhe
Dhe ndershmërinë lufton me mjete inkuizicioni.

Me gisht shënohet kush është i ndershëm
Fanfarat bien…daullet grisen dhe lëvdojnë pandershmërinë.
I ndershmi quhet i”plogët ( ka “moral të kahershëm?!”)
Dhe pandershmëria ckërmitet dhe bën shesh Shqipërinë.

Për vete

Unë qenkam si nusja?! Bëj “kulaç” të shtrëmbër
Çdo gjë që nuk vete;veç për shkakun tim!!!
Epo,pse ta zgjasim?Paskam qenë veç shëmër
T’u harruan të mirat:plas,o Përparim!

Fati dhe fatkeqësia

Fati,- thonë,- që ka veç këmbë
Fatkeqësia paska krahë
Ndaj dhe fati më ka lënë
Fatkeqësia…hiç s’m'u nda.

E ç’m'u desh mua kurbeti?
Doja arën me tre qe
Fatkeqësia ja:më gjeti!
A ka thana në shëndre?

Jam apo nuk jam i lirë?

I lirë jam,por i lirë s’jam
Shpirtin tim në kallo kam
Jam i lirë,se s’jam prangosur
Porse shpirtin kam burgosur.

E si qenkam unë i lirë
Kur unë shpirtin kam të ndryrë
S’bëj tungjat me njeri
Sikur robë nuk ka asnji.

Rrri i vetëm si një murg
Njeri tjetër s’ka në rrugë
Gjallë jam se marr frymë
Porse shpirtin kam me dryn.

Jam i lirë… a s’jam i lirë
E gjykoni vet më mirë
Në kurbetin-hidhësirë

Pashë erën

E pashë erën që vraponte
Si ta ndjek njeri me shkop
Zëmrën time peshë e çonte
Dua të iki me të tok.

Pashë që kaloi oqeanin
As që pyeti për pengesë
Ah,moj erë,të paça fatin!
Të jem erë,nuk kam pendesë.

Çast përmallimi

Sa ta mora kokën ta mbështeta në gjoks
Ndjeva një blegërimë siç bën shqerrka
Buzët e mia mbi tëndet zë i “kullos”
Dhe m’u duk sikur hëngra sheqerka.

Thonë

Thonë këngët popullore janë krijime që nuk vdesin
Ndaj dhe mbetin në kujtesë dhe lezetin hiç s’e tresin
S’ka poet që të këndojë aq bukur siç këndon populli
Kënga shkon gojë më gojë dhe jeton sa jeton globi.

Autografi

Më kërkove autograf.Dhe ta dhashë
Ti më the:-Pse vetëm kaq?
Mos më kujton tuaf gjëkafshë
Që më provokon hapur aq?

Sa mbarova autografin
“Diçka” shtova edhe pak
Se,ende,unë nuk bëj tuafin
Ta marrç vesh,o moj zambak.

Mbi të bardhin gjirin tënd

Mbi të bardhin gjirin tënd
Tak vendosa kokën time
Sa e sjell këtë çast në mënd
Seç regëtin kjo zëmra ime.

Në të mëngjër a në të djathtë
Atë gji pata jastëk
Dhe tani më zënë djajtë
Ah,atë gji:ma kënd,ma kënd.

Plagjiati

Hiqej krijues dhe qe vjedhës i rëndomtë
Qëmtonte ku mundej dhe “huazonte” me marifet
Si gufosej kur të mbante “lexioon?!”
Thuaj se Zeusi kish zbritur nga retë?!

Sa kënaqësi kish kur “ligjëronte”
Merrte poza zonjash para pasqyrash
Sfumonte,pozonte dhe”kontrollonte”
(Të gjitha i bënte për”shkak” detyrash?!)

Ishte i rëndë plagjiati…”i lodhur nga studimet?!”
Koha?…Po ku i del?E shtrenjtë-flori.
Veç ta shohëhs,kur jep”përfundimet?!”
Sa “emocional!”…i “shkreti” ai!

Një ditë vendosi që të bëhej shkrimtar
(sa mendime që i vërtiteshin në kokë?!!!)
Gjeti një tregim të viteve ‘30-të;atë ka”ripunuar?!!!”
E kuptoi dikush dhe seç i ra mbi kokë!!!

Koka iu “fal” dhe mënd u gremis
E pritëm…po nuk erdhi më për leksion
More,ç’u bë?Ku u “arratis”?
( I është futur politikës”plagjiati” demon)

Ka gjetur tamam fushën e tij
Se në politikë,dihet:-S’ka moral!
Plagjiati kaq gjë mirë e di
Dhe atje e shoh:kur fryn e shfryn si djall.

Dëshirë

Që më iku djalëria,e them hapur:-S’m'u bë vonë
Pas erdhi burrëria që dhe malet i rrëzon
Burrëria mos më ikë,sa të jem e të marrë frymë
Se vjen mikja dhe kam”frikë”,mos më “mbesë në provim?!”

Testament

Pleqëria po më vjen;m’i hedh çapat tinëzisht
Që mos vij,nuk i them;një kërkesë i kam Perëndisë:
Le të vijë,mirëse të vijë;le të rrijë sa ka caktuar
Ai lartë që poshtë shikon,por të jem me këmbë e duar

Pa të kem mëndje në kokë dhe të shikoj nga sytë
Se,për ndryshe,hapu gropë!S’dua të rroj qoft dhe një ditë!
Ja e bëra testamentin;testamentin tim të jetës
Zotit ia kam dhënë dorëzim(Ky t’ia përciell vdekjes)

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...