Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/03

Kantier i madh bashkëpunimi!




Artefakte të Muzeut Historik Kombetar, objekte personale të Isa Boletinit, si xhamadani, arma dhe disa sende te tjera me vlerë muzeale, do të dërgohen përkohësisht në Kosovë, për t'i prezantuar ato në ekspozitën dedikuar 10-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës në Prishtinë.
Kështu publikon në faqen e saj Ministria e Kulturës, pas takimit mes dy ministrave Mirela Kumbaro dhe homologut të saj Kosovar, Kujtim Gashi.

Disa nga sendet që Ministria e Kulturës do të ekspozojë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë janë, ora, shpata, xhamadi i Isa Boletinit, revolveri me mulli, pipa e Isa Boletinit.

Kumbaro priti ditën e djeshme në Ministrinë e Kulturës homologun e saj, Ministrin Kujtim Gashi që kryesonte delegacionin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës në Tiranë.



Në takimin e zhvilluar të dy ministrat diskutuan përgatitjen e Kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë 2018, bashkë me disa nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore kulturore të Shqipërisë, për çka dakordësuan të kenë një fryme të re, një sinergji mes aktorëve kulturorë të të dy vendeve dhe që do të mbështetet nga të dy ministritë.

"Nuk do të lejojmë që politika të ndërhyjë në kulturë"- u shpreh Kumbaro, ndërsa kolegu Gashi ka shprehur angazhimin e institucionit të tij për të zhvilluar ekspertiza, shfaqje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në platforma europiane si Creative Europe, etj.
"Kemi ngritur sot një kantier të madh bashkëpunimi"- u shpreh Kumbaro, i cili do të detajohet në vazhdim me kalendarin e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe ngjarje artistike të teatrove, galerive dhe institucioneve tona të artit".

Shkëmbimi në fushën e praktikave të përbashkëta ligjore në fushën e trashëgimisë kulturore ishte gjithashtu një nga temat kyç të diskutimit mes dy ministrave, ku Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për shkëmbimin e përvojës së fundit në përgatitjen e projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë.

Brenda shkurtit projekt-kalendari i përbashkët kulturor do të marrë formën përfundimtare për t'u nënshkruar nga të dy Ministrat në takimin e tyre të ardhshëm në Prizren.

Flamur Maloku më risi në poezinë shqipe

Image result for flamur maloku

“Brymë e zezë” është libri më i ri i poetit, kritikut letrar, Flamur Maloku. Poezitë vijnë për lexuesin nëpërmjet vargjeve plot ndjenjë që shpeshherë shkëputen nga realiteti, duke vendosur një mënyrë ndryshe komunikimi me lexuesin.
Fryma e një erotike të shpalosur në lirshmëri thuajse të plotë, e udhëheq lexuesin drejt horizontesh që hapen të reja në çdo poezi. Vargjet e këtij vëllimi, njomur nga tonaliteti i një lirike të brishtë, të rrëmbejnë me shumësinë e figurave stilistike, me leksikun e ngjeshur dhe metaforat e përzgjedhura. E kultivuar në këtë mënyrë dhe e artikuluar me një gegërishte të veçantë, si një ligjëratë e ngjyrosur me sharmin e variantit të mjeshtërve të poezisë shqipe, është vëllimi “Brymë e zezë”.
Për poezitë e Malokut, studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka, thotë se vargu i lirë, në të cilin përdorim më të dendur ka metafora, së këndejmi dhe kumti i hapur, e ruajnë shenjën e komunikimit të Malokut me bashkëkohësinë. “Shenjat gjuhësore dhe poetike të tij janë unike në rrekjen për ta përtërirë ligjërimin poetik të shpirtit në variantin e gegërishtes gjatë përjetimit”.
Ndërsa Fahredin Shehu, shkrimtar, thotë se tek libri “Brymë e zezë” i Flamur Malokut, e dukshmja dhe e emërtueshmja kumbojnë e flasin, por edhe i japin e i marrin njëra-tjetrës. Maloku e shpalos një paletë të tërë bojërash emocionale në gjithë veprën e tij dhe kognitive të cilat në psikologjinë personale nominohen si gjendje apo në Sufi apo Hal. Sipas tij, “ky libër i jep domethënie të re letërsisë shqipe dhe e argumenton vazhdimësinë krijuese brenda qarkut letrar, duke e përçuar në një plan më të rafinuar nga aspekti gjuhësor, artistik dhe identitar. Kështu shkruhet vetëm atëherë kur njeriu dhe bota e tij depërtojnë në kuintesencën e saj me lucide”, ka thënë Shehu.
Për këtë libër vlerësim ka dhënë edhe Hysni Ndreu, studiues i letërsisë. Sipas tij, poezitë e Malokut vijnë si një rrëfim unik, që paqësisht rrjedh drejt honeve delikate të unit lirik, ndonjëherë e bashkëshoqëruar me imazhe e prani strukturash si për t’ia dhënë pentagramin poetik të thellësisë kohore e të gjerësisë shpirtërore. “Fryma e një erotike të shpalosur në lirshmëri thuajse të plotë, e udhëheq lexuesin drejt horizontesh që hapen të reja në çdo poezi. Vargjet e këtij vëllimi, njomur nga tonaliteti i një lirike të brishtë, të rrëmbejnë me shumësinë e figurave stilistike, me leksikun e ngjeshur dhe metaforat e përzgjedhura. E kultivuar në këtë mënyrë dhe e artikuluar me një gegërishte të veçantë, si një ligjëratë e ngjyrosur me sharmin e variantit të mjeshtërve të poezisë shqipe, vëllimi “Brymë e zezë” e tendos kërshërinë e lexuesit skaj më skaj veprës përgjithësisht”, është shprehur Ndreu.
Për librin është shprehur edhe Violeta Allmuca, shkrimtare, studiuese e letërsisë. Sipas saj, ku vargjet e Malokut ngjashëm ta kujtojnë “kangën e mësueme” nga fuqia e fjalës edhe në vetmi i gjen aty ku jeton dashuria. Ndodh që edhe vargjet të kërkojnë e të luten para zotave për shenjën e lirisë. E dihet se pikërisht aty është toka e ndjenjave. Ajo ruan edhe qiellin sepse edhe qielli nuk është i plotë pa tokësoren. Kur kanë dhimbje dhe kur kositin kohën ato janë të lidhura ngushtë njëri me tjetrin. Retë janë një rekuiem që përplasen të shfrenuara, por qielli me tokën janë gjithherë bashkë si poeti me vargjet. “Poezia e Flamur Malokut ka një hapësirë të pafund mes tokës dhe qiellit që quhet mrekulli e dashurisë në gem të shpirtit, shkruar me gjuhë hyjnore lyer me ngjyrën e zjarrit. Me këtë gjuhë dëlirësia e vëllimit poetik ‘Brymë e zezë’, veshur nga metaforat, e prek ashtin poetik duke bekuar njerëzoren. Aty lutet në heshtje poeti i flijuar për dashurinë”, ka thënë Allmuca.

Struktura neutrale e tekstit tek poezia e Musa Ramadanit

Image result for flamur maloku

Nga: Dr.sci. Flamur MALOKU

Permbajtja e poezisë së Musa Ramadanit kërkon kohën e leximit të një vetmie ekzistenciale-subjektive edhe përgjatë rileximit, për t’u shtrirë ngadalë në kohën e shkrimit, e për të hyrë në botën e fiksionit-meditimit, ku bota e fiksionit, tani në poezi bëhet trajtë dhe formë në përjetim, për të kaluar më vonë në botën e pakufishme të vetë letërsisë. Kështu, në universalen e përhershme shpirti ringjallet në poezinë e Musa Ramadanit, merr formë tjetër, varësisht reales. Sepse, kërkohet një jetë, përtej kornizave individuale të kësaj bote pa mëkate. E përtejshmja tani në botën e letrave shtrihet- kërkohet, sepse vetë shpirti do të jetojë në hapësirën e përgjithshme. Të jetosh në kohën reale dhe të kërkosh hapësirën e pakufishme të të jetuarit, nënkupton të mos vdesësh kurrë në botën e shkrimit-letërsisë. Prandaj, poezia e Musa Ramadanit në diskursin e saj, do të shprehë autentiken e përhershme në hapësirë, që koha dhe hapësira thyhen në diskursin e përgjithshëm-universal, shkohet madje kah gjetja e të përgjithshmes, për të ardhur kah vetja. Andaj, teksti poetik, “MËKATET E E(HA)VËS” i Musa Ramadanit, do të identifikohet si gjetje për veten e për vetveten në shkrimin e letërsisë. Kërkimi i vetvetes si njohje bëhet për një pamje jetësore edhe për tjetrin, para së gjithash dhe për një shpjegim të mëkateve njerëzore, të cilat do të artikulohen në shkrimin-letërsinë. Për vënien në pah të mëkateve njerëzore, si gabime shpirtërore-trupore, bëhet shkrimi fiksional, duke u bërë dëshmi, për vetë jetën e përditshme, për t’u kryqëzuar dhe identifikuar fiksioni më jetën. Për Musa Ramadanin, letërsia dhe arti në përgjithësi, shihen se jetojne së bashku, për një njohje të përditshmërisë, çdoherë në përmasën universale. Kjo njohje universale po vazhdon së gjurmuari, vetëm e vetëm që të gjejë nje jete pakez më ndryshe, nga ajo mëkatare-reale. Poezia e Musa Ramadanit bëhet shënjuese e kësaj të përhershmeje, në frymëzimin e vazhdueshëm, për të gjetur në vazhdën e hapësirës jetëshkrimin dhe identifikimin personal, duke flakëruar vazhdimisht mëkatet e reales ekzistenciale, ku pesha e meditimit dhe luajtja me figura në kohë dhe hapësirë, do të bëhet bartëse e një sistemi të mundshëm ideor, për të thurur ngadalë në poezi, e për të mos ikur asnjëherë nga diskursi i përjetimit-shkrimit. Kjo në fiksionin e shkrimit shtresohet në formën më të mundshme ekzistenciale. Kështu, sistemi diskursiv i poezive të Musa Ramadanit, mbetet i kushtëzuar në kohën e përjetimit, i lidhur më botën e shkrimit-reales, duke dalë i shtresuar si një figurë, që teksti thellohet, pasurohet në interpretim, përherë në kuptimin poetik, për t’u shënjuar edhe në poezinë vizuale. Rrjedhat e mendimit, sa vinë e bëhen më të kapshme, mbi problemet e shumta, të cilat kërkojnë lexuesin e shënjueshëm përgjatë zhvillimit të mendimit.


musa_ramadani


Distinksioni në rrafshin e tekstit


Distinksioni në rrafshin e tekstit e të shumësisë, shtron riinterpretime, për të zbuluar në botën e shkrimit problemet, qofshin ato autoreferenciale, apo referenciale. E përditshmja bëhet referenciale, por me dhembje personale, që shpesh vihet në figurën e tensionuar, ky tensionim skicohet, atëherë kur përpara është mëkati i bërë nga njeriu, andaj pason dhembja nga subjekti, që manifestohet nëpërmjet dëshmisë dhe mendimit. Në mënyrën e veçantë të kësaj dëshmie, gjuha poetike merr përmasa në logjikën e saj, ku lexuesi sfidohet në figurën dhe në sistemin e mendimit. Mënyra e konceptimit të gjakimit shpirtëror e trupor, forcon idenë e autentikes së përhershmen në kuptimësinë e realizimit e të botëkuptimit të shprehur në tekstit;Ngricë. Në zemër/Acar. Brenda trupit /Cegmë. Rreth shpirtit. Vargjet shënjojnë subjektin e mërzitur në kohë, të cilat tani bëhen pasqyrë e botës së brendshme. Shpirti, trupi, zemra janë ligështuar në kohën e mërzisë, e për të tejkaluar këtë mërzi subjekti kërkon thyerjen e kohës dhe të hapësirës, nga vetmia si dhembje karshi reales së tanishme. Kështu, në tërësinë perceptuese-konceptuale, kuptimi i poezisë bëhet i prekshëm në emocionalitet, edhe atëherë kur diskursi shkrimor kalon duke u shënjuar në vizualitetin e përjetimit e të pikturimit. Poezia vizuale realizohet me kohën, për t’u bërë kuptimësi e simbol, që më vonë në rrafshin e përgjithshëm të diskursit, përgjatë pikturimit do të determinohet e plotësohet, dhe bëhet pjesë e rëndësishme, nga ku subjekti thur tërësinë e formës dhe të kategorisë tekstuale, siç janë poezitë vizuale; “Heshturimë e humbje”, “Mitike e mistike”. Transformimet shpirtërore në kohë, shfaqen vazhdimisht në sistemin e ideve e të figurave poetike nga metafora, metonimia, alegoria, simboli e ironia.



Identitet shqiptar- fortësi/ lashtësi


Kështu, idetë tekstuale të poezive të M. Ramadanit, në vijën e konstituimit prekin botën e ndjeshme, botë në të cilin subjekti gjakohet e vdesë pak nga pak nga dashuria, dhembja, që ka përgjatë artikulimit. Duhet mos harruar se poezitë e Musa Ramadanit janë shkruar në një kohë të vështirë. Për të vërtetuar këtë autori shënon edhe të dhëna në fund të tekstit. Përshtypja e kohës, në të cilën subjekti ndrydhet nga dhembja, vihet në komunikim me subjektin karshi objektit. Kështu, kategorizimi i kohës në vepër ndihmon ta shohim dhembjen më përafërt, edhe atëherë kur ligjërimi identifikohet më kodin nacional, ku identiteti kombëtar do të manifestohet në mënyra të ndryshme si, fortësi, lashtësi, dashuri, identifikimi i plotë karshi tjetrit (të huajt). Identiteti kombëtar në shenjen personale mbrohet deri në fund të jetës, për të zënë vend të posaçëm në pjesën dërmuese të tekstit, kjo për subjektin është sublime. Jeta, do të mbetet e pakuptimtë, nëse nuk ruhet identiteti dhe nëse nuk vdesësh për të, andaj kërkohet një vëmendje më e madhe ndaj tij. Autori është përherë është kategorik kundër çdo largimi nga identiteti kombëtar, edhe atëherë kur është në pyetje dhuna nga tjetri, e cila do të skicohet në poezinë “(S)pastrimi etnik i shqiptarëve”, apo në poezinë “Vrapuesi i Epirit dhe Vrapuesja e Prizrenit”. Kështu, kuptimësia ideore e shprehur në gjithë çështjen ekzistenciale të kodit nacional, bëhet objekt i shumë poezive, të cilat konceptohen e formësohen në shkrimin simbolik.



Koha zero e shkrimit


Marrë në spektrin e gjerë, perceptimi bëhet nëse shkrimi i poezisë lexohet përmes një depërtimi në gjuhën e tekstit, që manifestohet kurdoherë nga një shqetësim personal i vënë në shkrim. Shkrimi dhe figura në rrafshin e kuptimit, nuk është i mbyllur përgjatë një komunikim me lexuesin, edhe atëherë kur autori luan me figura e shkronja. Secila poezi sublimohet si ekzistencë në vete në kuptim e përhershëm hapësinor. Esencat e përjetimit të tekstit brenda fantazisë bëhen themelore-jetësore. Historia jetësore-personale, tani në nuancat e detajizuara, shkon nga e tashmja kohore e vetë historisë personale, duke mos iu larguar asnjëherë pësimit individual të përjetuar, për ta kthyer më vonë këtë histori në përshkrim e formim, me një arsyeje të vetme që jeta dhe historia personale të universalizohet dhe jeta të bëhet e pavdekshme:“Historia e pikës sime”. Pra, historia ndërtohet e rindërtohet në figurën, duke filluar nga zero, për të ardhur në shkallën e përgjithshme universale përgjatë formimit. Edhe emrat e shënuar dhe loja më ta, njëkohësisht kalimi i tyre në figurë, japin idenë e hapësirës së pavdekshme personale, të një mesazhi artistik e simbolik. E gjithë kjo e bën tekstin poetik, “MËKATET E E(HA)VËS” të Musa Ramadanit, me një strukturë shumë shtresore me kontekste të ndryshme shpirtërore-personale, nga koha e tashme autentike, për të kaluar në kohën zero shkrimit e të formimit, çka edhe e kërkon letërsia në funksionin e saj.

Në Shqipëri vritesh edhe për një fjalë goje





Related image

                                                                Anrila Spahia

Filologia Anrila Spahia analizon efektet e gjuhës së përdorur që nga parlamentarët e deri tek adoleshentët në rrugë. Rrëfen se shqipja që përdoret sot është vrastare dhe prodhon ngjarje të dhimbshme e krime




Çdo fundviti mësojmë për shifra të frikshme të vrarësh në Shqipëri, si të kishte luftë. Mbetet jo plotësisht e shpjegueshme dilema në vret plumbi, apo mos vret më shumë gjuha në këtë vend.
Në datën 04.12.2013 një i ri 15-vjeçar i mori jetën bashkëmoshatarit të tij brenda ambienteve të një shkolle të mesme. Nuk ka ngjarje më të dhimbshme për një shoqëri sesa kjo.
Shkak ishin fjalët dhe gjuha fyese, përçmuese, agresive, tallëse. Kështu u tha. Vrau gjuha, pastaj plumbi. Vrau ajo që i kushtojmë rëndësi më pak se çdo gjëje. “E para ishte fjala”- ky postulat biblik, qysh se njerëzimi ekziston, na tregon për shenjtërinë e saj. Tashmë është realitet i pamohueshëm se në Shqipëri kryesisht mund të vritesh edhe për një fjalë goje.
Por, si ka mundësi që jemi kaq të ndjeshëm ndaj fjalës si dëgjues dhe njëkohësisht krejtësisht të papërgjegjshëm ndaj saj, si folës?! Edhe pse në mendësinë tonë popullore ndër shekuj kemi artikuluar se ajo, gjuha: “Kocka s’ka, por kocka thyen”; se ajo, gjuha:
“Është më e mprehtë se shpata”; se ajo, gjuha: “Vret më shumë se plumbi”. Në datën 04.12.2013 bashkë me kambanat e vdekjes ranë sërish për shoqërinë shqiptare edhe kambanat e alarmit:
“Larg gjuhës së urrejtjes!”. Po a pati veshë për t’i dëgjuar? Çdo gjë u harrua. Kambanat janë ende reminishencë semiotike e përçmimit edhe për fenë, ndryshe do të dinim së paku mësimet mbi faljen. S’mësuam kurrë as të falim. Edhe në atë rast, si në çdo rast postvdekjesh tragjike këtu, fatkeqësisht, nekropolitika asfiksoi reflektimin.

Në ditën e fjalës

Vetëm një ditë më pas, në datën 05.12.2013, në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca plenare e radhës. Ngjarja natyrisht që mori vëmendjen e politikës.
Në atë seancë shumë më të shkurtër se zakonisht, nga një kërkim në procesverbalin e zbardhur, duke përjashtuar ndonjë fjalim të vetëm me tone mëmësie lidhur me temën, fjalët e përmendura më shumë ishin: krim/kriminel/kriminalitet 53 herë; armë 29 herë, dhunë 27 herë, Hitler 15 herë, dhe vinin pastaj me radhë: luftë, vrasje, armik, hakmarrje, banda, militarizim, agresor, tragjedi, depo, drogë etj.
Mjeti kryesor i komunikimit, shprehësi i vlerave dhe shpirtit të kombit që e përdor - gjuha - po na vret të gjithëve. Debatet e ashpra dhe aspak etike në parlament, ulja dhe poshtërimi i kundërshtarit, si misioni primar i gjuhës aty, urrejtja që vjen përmes stereotipeve dhe paragjykimeve, dhe kalimi i tyre direkt në media krijon destabilitet në paqen sociale dhe shoqërohet me pasoja katastrofale.
Nëse përfaqësuesit e politikës nuk moderojnë dot diskutimet e tyre, a ka forcë qytetari të përdorë filtra të tjerë mbrojtës? Po si të mbrohemi?
Si të mbrohen fëmijët, të rinjtë, opinioni nga gjuha e urrejtjes, shfaqja e së cilës në publik është formë e hapur e degradimit të politikës?
Është formë e hapur e nxitjes së agresionit. Urrejtja nuk ndërton, ajo shkatërron, sidomos në një vend të varfër si yni. Deformimi i unit të njerëzve me pushtet bën që jo vetëm të kërcënojnë njëri-tjetrin nga karriget e forcës, por po kërcënojnë edhe paqen tonë, ndërkohë që pushtetin ua kemi dhënë me detyrimin të mbrojnë jetët tona, fatet tona.
“Kur dola nga burgu dhe u nisa drejt portës së lirisë, e dija se, nëse nuk do të lija pas urrejtjen dhe helmin, edhe jashtë burgut do të isha përsëri i burgosur.” – tha Mandela. Në seancat e stërzgjatura të buxhetit, urrejtja dhe helmi fjalësor ishin dhurata e politikës për shqiptarët në festat e fundvitit 2013.

Në ditën e këngës

Ka njerëz sot që dëshmojnë se e nuk e duan edhe aq shumë komunikimin e kujdesshëm. I ashtuquajturi “Kriteri i Fischmann- it”: Kush flet? Me kë flet?, për një pjesë të madhe të shqipfolësve nuk ka shumë rëndësi. Sidomos te grupmosha e të rinjve.
Flasin me të gjithë njësoj, disa syresh edhe me gjuhën e rrugës, pavarësisht në i drejtohen shokut, mësuesit, prindit apo të panjohurve. Në ç’masë idiolekti - sjellja gjuhësore individuale - na tregon thelbin e personalitetit të njeriut?
Ekzistojnë njoftime të dhënash, konvencionesh, skemash dhe interpretimesh, që na lejojnë t’i shpjegojmë modelet e sjelljes shoqërore edhe përmes sjelljeve gjuhësore.
Ndaj, nëse do të kemi vëmendjen e duhur si shoqëri, nuk është krejtësisht e pamundur marrja e masave për shmangien e agresionit gjuhësor mes të rinjve, që ai të mos përshkallëzohet në agresion jetëmarrës. Të gjithë e njohim pasionin e adoleshentëve për këngët dhe për muzikën rep.
Por, a ka tagër t’i kontrollojë kush tekstet e atyre këngëve? Tekste të superklikuara në internet, ku mbizotërues është leksiku i rrugaçërisë dhe kërcënimit: “Nji - dy, e kom me ty, rri n’ven tat, bitch, mos u fry;/ tre-katër, t’gjymtoj me satër,/ kujdes llapen se ta pres motherfucker!/
Ej, prit, ça the? Me mu e ke? / Flet vena e shqiptarit, zemra e ushtarit...” (Përzgjedhur nga interneti, si teksti “më i arsyeshëm”, për të respektuar etikën e shkrimit.) Këtyre këngëve jo rrallë ndodh t’u jepet edhe hapësirë televizive prej disa medieve, në momente kulmimi të audiencës së të rinjve.
Edhe ndaj kësaj gjuhe, po aq sa nga gjuha e urrejtjes dhe rrugaçërisë politike, vetë të rinjtë dhe opinioni publik kanë nevojë për filtra mbrojtës. Gjuha jo vetëm pasqyron shoqërinë, por edhe e formon atë. Në një shoqëri si jona duhet të ekzistojnë rregulla rreptësisht të mirë caktuara, që të disiplinojnë marrëdhëniet njerëzore.

A ka lidhje gjuha me seksin?

Ndarja e njerëzve në gjini, natyrisht ka lidhje edhe me gjuhën. Komunikimin e ngjyros jo rrallë herë seksi.
Edhe pse gratë flasin më shumë, këndojnë më shumë, qajnë më shumë, e shprehin gëzimin më shumë, psherëtijnë më shumë, përdorin më shumë fjalë llastimi se burrat, sërish vriten më shumë se burrat. Edhe pse fjala e tyre nuk vret.
Ata, burrat, kanë të drejtë të përdorin fjalor vulgar në prani të grave, madje dhe të fëmijëve të tyre; fjalë banale e sharje të rënda, që ndjellin sherr dhe mospërmbajtje.
Mikromjediset e mjerimit dhe amoralitetit social në përgjithësi po depërtojnë lehtësisht edhe në familje. Fakt i pamohueshëm është që në kushte të tilla burrat po i vrasin gratë e tyre.
Dhimbshëm na ndodh sot, pas kaq vitesh civilizim, të ilustrojmë deformimin shoqëror dhe vrasjen edhe përmes Kanunit.
Por, po aq dhimbshëm, na bie të konstatojmë se edhe në atë shoqëri të egër, ku gruaja pas martese s’ishte asgjë më shumë se plaçkë, në malet ku vepronte ligji i tyre, jeta e saj ishte më e mbrojtur, se sa në vendin që ka përafruar legjislacionin me Bashkimin Europian.
“Grueja s’bjen në gjak - edhe me qillue se vret kënd/ Burri e blen mundin e t’jetuemt e grues, por jo jetën e saj.” (Kanuni i Dhandrris-nye njizetetetë). Me gjithë konotacionin negativ që ka shprehja “fjalë grash”, më mirë fjalë grash sesa t’ua presësh atyre fjalën e jetës.

Ligjvënësit të zbatojnë “kanunin”

Ne po vrasim dhe po vetëvritemi edhe duke përçudnuar identitetin tonë më të epërm - gjuhën. Po si t’ia bëjmë gjyqin vetes? Vetëgjyqësia nuk është thjesht një nocion që shënjon ushtrimin e së drejtës në kohën e kanuneve, as thjesht trashëgim vetëm i termit.
Madje, dënimi i parashikuar ligjor me gjobë ose burgim deri në tre muaj po tregon se nuk e frik dot vetëgjykuesin shqiptar.
Sa kohë në këtë vend s’ka ligj që e mbron gjuhën, gjithkush: politika, media, opinionbërësit publikë kryesisht, duhet të vetëgjykohet dhe, në rast shkeljeje, të paguajë “haraçin”. Në Rregulloren e Kuvendit, neni 62, thuhet se anëtarët e Kuvendit nuk duhet të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare.
Po aty, në nen 65, thuhet se kur deputeti përdor fjalë fyese (sipas rasteve të parashikuara në Rregullore) masat disiplinore ndaj tij shoqërohen edhe me efekte financiare. E mira do të ishte që ligjvënësit të zbatonin “kanunin” e tyre dhe, nga starti i parë kuvendor më 20 janar, të mos na dëgjonin kurrë veshtët atë ç’na kanë dëgjuar deri më tash.
Por, edhe nëse do ta zbatonin Rregulloren që vetë kanë bërë, duke pranuar vetëndëshkimin financiar, ato lekë do të ishte mirë të përdoreshin për të hartuar politika gjithpërfshirëse gjuhësore, të domosdoshme në këtë vend po aq sa ajri i ndotur që thithim, dhe ushqimi i mjerë që hamë.

Anrila Spahija : A dimë të ngushëllojmë ne shqiptarët?



Image result for Anrila Spahija

A dimë ta shprehim si duhet përmes fjalëve dhimbjen e vdekjes? Si ta respektojmë atë, po përmes fjalëve? A përdorim gjithmonë shprehjet e duhura? Mos vallë me hiperbolizimin e dhimbjes hiperbolizojmë edhe personin, apo e kundërta? Si t’i ngushëllojmë të afërmit? A ekziston kultura e duhur gjuhësore ndër ne në një rast të tillë? Shpesh vdekja e njerëzve të dashur na lë pa fjalë.

Ajo e bën shumë të vështirë gjetjen e fjalëve të duhura për gjithë çka shpirti ndjen. Vdekja lë një ndjesi të tillë zbrazëtie, që fjalët nuk e mbushin kurrë deri në fund. Ne përpiqemi të frymëtojmë gjendjen tonë emocionale dhe ndjesore dhe ta harmonizojmë atë me ngjarjen reale.

Këtë e bëjmë përmes fjalëve që shprehin dhimbjen. Edhe pse shumicën e rasteve ato dëshmojnë karakter psiko-shoqëror, për nga mënyra e përdorimit të tyre nga çdo individ, kuptojmë jo vetëm sistemin personal emocional në lidhje me vdekjen e një personi të caktuar, por edhe atë të mendimit, pasi gjithkush ka bërë rrugëtimin e tij të njohjes me personin e humbur, ndaj edhe gjuha e përdorur duhet të jetë personalizuese.

Ndryshe nga ajo çka trashëgojmë nga fjalori i dokeve mortore (apo edhe nga vajet e gjamatoreve dhe vajtojcave), ne sot dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona pa rënë në klishe. Kjo duhet bërë përmes përzgjedhjes sa më të përshtatshme të fjalëve, që ato të tingëllojnë të besueshme. Për njerëzit e afërt është jashtëzakonisht e dobishme të dinë se mund të bashkëndajnë dhimbjen e tyre.

Ne duam me ngushëllimet tona të kontribuojnë që të afërmit, miqtë apo ato të tjerët ta ndjejnë dhimbjen tonë, dhe t’ua lehtësojmë atë atyre. Këtë duhet ta bëjmë me fjalë të dhembshura që dalim më parë nga zemra. Përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jeta vazhdon” (si një e vërtetë që s’ka nevojë të artikulohet), jo vetëm që është i papranueshëm për personat që mbajnë zi, por as nuk e ndihmon lehtësimin e pikëllimit, aq më pak i ngushëllon ata.

Ngushëllimi mund të bëhet me gojë ose me shkrim. Me gojë: gjatë homazheve para funeralit; te fjalimet e lamtumirës, njohur si fjalimet e përmortshme; apo ngushëllimet e vizitave pas funeralit. Në këto raste duhet të përdoren fjalë të thjeshta dhe të ndjera realisht, të artikuluara në fjali sa më të shkurtra, që ndajnë ndjesi të ngjashme me njerëzit që mbajnë zi.

Shprehja e hidhërimit me shkrim bëhet në një lajmërim vdekjeje, telegram apo letër ngushëllimi, në nekrologji, në disa raste në libër ngushëllimi, por edhe në gazeta apo mjete shtypi, ku, përveç kujdesit për fjali me kuptim të drejtpërdrejtë, në këto rastet e fundit mund të tolerohen edhe përzgjedhje të kujdesshme nga thënie, citate të stilizuara apo edhe vargje të shkëputura nga poetë të mirënjohur.

Tërheqje “speciale”



Arton Konushevci

Trysnia e shtuar ndërkombëtare dhe paralajmërimet nga diplomatët perëndimorë për pasoja të ashpra, i kanë shtyrë liderët institucionalë në Kosovë që të deklarohen se nuk e mbështesin nismën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe me termin unik, Gjykata Speciale.

Aktualisht, nisma e 43 deputetëve, e iniciuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, ndodhet në Qeverinë e Kosovës, e cila pritet të japë një mendim lidhur me atë se a duhet të vazhdojë kjo nismë apo jo. Por, vetë kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që Qeveria e tij të mos deklarohet fare. Ndërkohë, që presidenti Hashim Thaçi është deklaruar se Gjykata Speciale nuk mundet dhe nuk do të shfuqizohet.
Kryeministri Ramush Haradinaj (majtas), presidenti Hashim Thaçi (në mes), dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli (djathtas).


Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se një qëndrim i prerë si ai i presidentit Thaçi, është dashur të dëgjohet qysh më 22 dhjetor, në ditën kur ishte iniciuar ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

"Këto ndryshime kaq drastike të qëndrimeve të politikanëve për çështje kaq të ndjeshme, siç është Gjykata Speciale, tregojnë një veti të politikanëve që nuk janë seriozë dhe të cilët e vendosin definitivisht interesin personal mbi atë të përgjithshëm”, thekson Krasniqi.

Pozicionimi i liderëve kundër shfuqizimit të Ligjit për Specialen, sipas Krasniqit, mund të jetë paksa i vonshëm, pasi që në arenën ndërkombëtare tashmë Kosovës dhe imazhit të saj i është shkaktuar dëm mjaft i madh.

“Pra, edhe pse vonë, konsideroj se dëmet tashmë janë shkaktuar për shkak se po e vendosin Kosovën si një shtet joserioz karshi obligimeve ndërkombëtare, të cilat i kanë marrë", vlerëson Krasniqi.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Peticioni Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Kjo nismë, kishte nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare, kryesisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe vendeve tjera të Kuintit në përgjithësi.

Analisti Krasniqi mendon se politikanët në Kosovës u vetëdijesuan edhe pas paralajmërimeve për sanksione serioze që bashkësia ndërkombëtare mund të ndërmarrë në drejtim të tyre.

"Besoj se tërheqja ka ardhur pasi që u bë e qartë se ata do të përballen me pasoja individuale”.

“Këto kanë qenë sinjale për gjithë klasën politike që kërcënimet nëse mund t'i quaj kështu të bashkësisë ndërkombëtare, nuk kanë qenë vetëm deklarata, por që vërtet kanë pasur për qëllim që t'i përballin me këto pasoja nëse do të merreshin iniciativa të tilla. Ky ndryshim i qëndrimeve ka ardhur kur është parë serioziteti i bashkësisë ndërkombëtare karshi çështjes së Gjykatës Speciale", tha Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në fillim kur ishte prezantuar ideja e shfuqizimit të Ligjit për Specialen, pati deklaruar se do ta respektonte vendimin dhe vullnetin e deputetëve, së fundmi ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.

"Është e qartë dhe po ua them se me bisedat që kam zhvilluar me shumicën e liderëve politikë, me kryeparlamentarin Veseli dhe me kryeministrin Haradinaj, Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”.

“Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës, jo opinion i prezantuar prej presidenti të vendit dhe në bazë të hierarkisë institucionale, kushtetuese dhe ligjore", është shprehur Thaçi.

Porosia e ambasadorit Delawie rreth nismës së deputetëve për Specialen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ia ka dërguar Qeverisë nismën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në mënyrë që ekzekutivi ta japë mendimin e saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar Gjykatën Speciale si “të padrejtë për Kosovën”, por ka deklaruar se kjo çështje ende është duke iu nënshtruar aspektit procedural në ekzekutiv. Haradinaj ka thënë se e respekton qëndrimin e institucioneve, sipas hierarkisë.

"Radhitja është presidenti, Kuvendi, kryeparlamentari dhe Qeveria. Ne jemi në shërbim të Kuvendit dhe ashtu mbetemi. Tani nuk kemi një qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt ", ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, në një editorial të shkruar kishte thënë se "Gjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë, edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj!”

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, pati miratuar me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Miratimi ishte bërë me shumicë votash, por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës, të cilat atë kohë i bojkotuan punimet e Kuvendit.

Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Autoritetet në Prishtinë ishin deklaruar se nuk kanë pasuar mundësi të ushtrojnë ndikim në tekstin e ligjit.

Kuvendi, po ashtu, kishte miratuar edhe projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Gjykatën Speciale.

Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Drejtori i propagandës neokoloniale

Related image

Nga Boiken Abazi

Po të mos ishte drejtor i një TV, Baton Haxhiu, do të ishte thjesht një manipulant qesharak. Por nga që e mban atë pozicion atëherë çështja nuk është më për të qeshur, pasi ka uzurpuar një frekuencë publike të cilën e ka vendosur në shërbim të pushtetit autoritar dhe Klanit Pronto, dhe në vija të përgjithshmë në funksion të neokolonializmit në Kosovë. Ai shkruan për 40 Prioritetet e Republikës që paraqiti Lëvizja VETËVENDOSJE! në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, duke i quajtur “fjali pompoze pa asnjë elaborim përkatës metodik”, dhe këtë e quan “arrogancë politike të Kurtit që vjen nga vetëprojektimi i supremacisë së diskursit të tij politik”.

Le të merremi me disa zbërthime të shpejta të pretendimeve të Batonit lidhur me 40 prioritetet. I shpjegojmë Batonit, që bën sikur nuk e ka ditur, që shumica e 40 Prioritetet të Republikës kanë dalë të përditësuara nga Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! (e publikuar që në vitin 2013), libër jo i vogël e tejet përmbajtësor, i botuar megjithatë në versionin e shkurtër për ta bërë më të lehtë leximin, sepse versioni i gjatë ishte mbi dy herë më i zgjeruar, për të cilin kanë punuar e kontribuar me dhjetra persona.

Secili prej 40 prioriteteve të fushatës është zbërthyer me shkrim, por edhe në prezantime publike e në emisione TV, jo vetëm prej Albinit por edhe prej kandidatëve të tjerë për deputetë, duke bërë ndërlidhjen me buxhetin, shpjegimin elaborues, e duke treguar metodat e zbatimit. Në fakt këto prioritete kanë dalë pas një diskutimi të gjatë mes anëtarëve të Shtabit zgjedhor dhe grupit që punoi për platformën programore të kësaj fushate.

Në këtë grup pune, përveç Albinit, ka marrë pjesë Besnik Bislimi (drejtuesi), Dejona Mihali, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Besnik Pula, unë, e plot të tjerë që kanë kontribuar me shumë ide të përfshira në prezantimin final të 40 prioriteteve. Tash, duke ia mveshur meritat për të 40 Prioritetet e Republikës Albin Kurtit, Batoni në mënyrë qesharake dhe hipokrite (sepse tregoi në emision që dinte për diskutime të brendshme të VETËVENDOSJE-s nga persona të brendshëm, së paku që para 3 muajve) ngre kultin e Albinit, gjë për të cilën ai pretendon se është kundër.


****




Ish- anëtari i VV-së: 
Bojken Abazi ka ardhur me mision në Kosovë, si shef i ideologjisë komuniste të Siriaz greke


Ish- kandidati për deputetë nga Vetëvendosje, Arben Gecaj, ka thënë se Boiken Abazi ka qenë koka kryesore e idologjisë komuniste që ua ka mësuar në parti.

Gecaj ka thënë se Abazi është shkollë komuniste e Siriaz greke. Gecaj, në një postim në Facebook, ka thënë se krejt këtë diskursin radikal të denigrimit personal ndaj personaliteteve publike në Kosovë e ka orkestruar Abazi.

Ky është postimi i plotë i Gecajt në Facebook:

Dje ishte deportuar nga vendi ynë një nga delitantët politikë më të mëdhenjtë që ka mbajtur toka e Kosovës. Ky person ishte i ardhur në mision ne vendin tonë si shef ideologjik për të orkestrua shantazhin dhe denigrimin personal e grupor për të gjithë ata që nuk mbajnë kursin radikal të majtë , pra komunist të SIRIZ- ës greke dhe boshtit komunist pan-sllav.
Ky person me muaj të tërë ka orkestruar në të gjithë territorin e Kosovës fushatat kundër shumë personaliteteve politike, ushtarake e civile në Kosovë. Termi kriminel, hajn, tradhtar si dhe kondicinimi që i behet popullatës së Kosovës për të i manipuluar dhe instrumentalizuar masat për qëllime politike është produkt i Abazit dhe bandës komuniste ( një grupi të izoluar) të ardhur për fat të keq nga Republika e Shqipërisë. Prandaj është momenti i fundit të lirohemi nga ta.
Është e rëndësishme të thuhet se në territorin e Kosovës jetojnë shumë shtetas të Republikës së Shqipërisë të cilët respektojnë ligjet dhe shtetin e Kosovës. Disa nga ta janë edhe pjesë e familjes sime, prandaj kjo nuk ka të bëjë asgjë me origjinën, por me bindjet ideologjike dhe gatishmërinë për shkatrrimin e rendit dhe sistemit demokratik.
Boiken Abazi ka udhëhequr personalisht fushatën kundër një gruaje kosovare, kjo është Ajnishahe Halimi. Ai duke shpikur tregimet më të tmerrshme të stilit të SIGURIMIT ka tentuar të denigrojë një grua tonën dhe shumë patriot tjerë kosovarë.
Një nga shembujt më delitantë është fushata për kinse pagesën e shermit dhe terapisë nga ana e Partisë për zonjë Halimi, terapi e cila ka kushtuar me dhjetra e mija euro...gjë që nuk është aspak e vërtet, por, ishte metodë për tentim e poshtërim.
Deportimi i Kastritot Dukës - ish hoxhës së Marinës dhe Boiken Abazit janë shembujt më të mirë se si mbrohet kushtetutshmëria, pra shteti i fitur me mundin dhe gjakun e dëshmorëve.



Nga Boiken Abazi:
 Mbrapaskenat e një “faksioni”



E duan, plasën, vdiqën të kenë një fraksion të vockël antistatutor brenda Lëvizjes, që është sa i pabazë aq edhe pa bazë (mbështetje nga poshtë). Por m.q.s nuk ka mbështetje nga poshtë, atëherë në të vërtetë po flasim për faksion, jo fraksion. Fraksioni normalisht do shtrihej vertikalisht, në gjithë orgnizatën, por ata njëherë kanë vetëm një mini faksion, i cili ka shtrirje horizontale, dhe prek vetëm disa deputetë, aktivistë me pagë në Lëvizje, dhe miqtë e familjarët e tyre. E ç’tjetër të kërkojnë tani që u vajti bosh sulmi për të marrë drejtimin e Lëvizjes?! Duan fraksion, por njëherë kanë faksion. Duan fraksion sepse shpresojnë shumë të bëjnë negociata të mëdha me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, jashtë organeve vendimmarrëse, për të tentuar kushtëzimin për poste, për vende në lista në zgjedhjet e radhës, për paga e privilegje, për të punësuar brenda Lëvizjes e për t’u ushqyer me fondin e Lëvizjes, e kështu me radhë. Kjo e fundit të sjellë në mendje mënyrën se si rriten bimët kacavjerrëse, ose shushunjat, që mbështeten/ushqehen duke përdorur organizma të tjerë të shëndoshë.

Sigurisht lajmin për fraksion (që në fakt është thjeshtë faksion) e nxjerrin sot një herë, përmes një gazetari në një intervistë “të rastësishme”, me një “pyetje të rastësishme” që bëhet nga gazetari, me një titull të “rastësishëm” që i vihet intervistës, titull që në fakt nuk ka asnjë lidhje me përgjigjen që gazetari ka marrë për pyetjen. Këtë taktikë të fundit mediatike e bëjnë që mos të merret vesh që kanë shumë muaj që e kanë planifikuar këtë gjë, sepse kishin frikë që mund të dështonin dhe të mos imponoheshin dot për ta çuar para planin e tyre që tentonte minimin e demokracisë së brendshme, për të parandaluar kandidimin e Albin Kurtit për kryetar. Dhe m.q.s kandidimin nuk e ndalën dot, edhe pse tentuan me gjithë ç’kishin si arsenal, do vazhdojnë të sulmojnë Albini Kurtin (kot së koti) për të justifikuar kërkesën për krijimin e fraksioni (lexo “faksionit”) të tyre. Nuk e thanë këtë gjë që në fillim dhe haptazi, edhe pse e kanë përmendur idenë e fraksionit, një herë si “shkarazi”, në një takim informal me Visar Ymerin, në korrik të vitit 2017. Nuk e thonin dot hapur brenda organizatës apo në publik, se kur synon manipulimin e opinionit publik, “nuk bënë” të thuhet gjithçka hapur e që në fillim, se publiku mund të tronditet e të të kthehet kundër. Prandaj, e përgatisin publikun gradualisht, me hapa, që të mësohet publiku gradualisht me idenë, jo menjëherë… Eh këto taktika të lodhura!

Sakaq, në publik mbase edhe zhvillojnë retorikën se po e bëjnë gjithçka nën flamurin e tyre të luftës ndaj termit bosh: “linçim”. Sepse, për më tepër, deri tani nuk kanë arritur të artikulojnë, e as të bien dakord me njëri-tjetrin, brenda faksionit, se cilat do jenë dallimet programore me Lëvizjen që të justifikojnë një ditë fraksionin. Madje po shpresojnë që në ditën në vijim të shpikin ndonjë dallim rrugës, të kapen diku, more ku të munden, që ta shfrytëzojnë si pretekst për të justifikuar faksionin me qëllim fraksionimin, që mos të kuptohet që e kanë vetëm per poste e privilegje. Kjo nuk ka të bëjë me lirinë dhe liberalen, por me pushtetin dhe materialen. Mundet edhe të vazhdojnë pastaj me përrallisje të tipit “kjo ndarje në fraksion është në emër të unitetit”, apo “me fraksion është bukur, pasi me fraksion është edhe moda në Evropë”, pikërisht nga që Lëvizjen e shohin si parti e jo si lëvizje shoqërore e qytetare. E thënë mbase ndryshe, nga ana e tyre, mund të shtrohej se duan ndarjen me fraksion (edhe pse e dime që është thjeshtë faksion) në emër të unitetit, që mos të thonë të vërtetën që unitetin ndaj programit e organizatës së Lëvizjes ka kohë që nuk e kanë si synim. Ata thjeshtë njëherë nuk janë gati të formojmë parti më vete, se nuk kanë bazë – këtë ata shpresojnë ta realizojnë në një tjetër kohë.

Do mund ta vazhdojnë përrallisjen për mënyrën se si shumë parti progresive në Perëndim kanë fraksione, edhe pse Kosova, për sa i përket zhvillimit politik dhe ekonomik të saj është e pakrahasueshme me cilindo vend Perëndimor. Por kjo nuk ka rëndësi per ta, sepse ata nuk harrojnë postet brenda Lëvizjes, pagat, privilegjet, një ditë shpresojnë ndarjen e posteve qeveritare, etj. Edhe pse Perëndimi, e shume vende të tjera, ka kohë që ulëret se ka krizë të përfaqësimit me partitë e fraksionuara të veta, as kjo nuk ka rëndësi, sepse “analistët” e pushtetit në Kosovë do t’i dalin në mbrojtje faksionit, si të ishte me të vërtetë fraksion, edhe pse antistatutor e antiprogramor, në emër të “demokracisë”.

Ernest Jakova, hartuesi i studimeve bashkëkohore ushtarake


Nga Halil Rama

Gjeneral Ernest Jakova kreu me devotshmëri e përkushtim detyra të rëndësishme në ushtri, si komandant i Divizionit të Tiranës, Zëvendës Drejtor i Drejtorisë Operative pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, etj. Në librin e tij “Prapaskenat kobzeza të Enver Hoxhës”, botim i vitit 2008, gjeneral major Ernest Jakova i bën një skaner gjithë veprimtarisë kriminale të diktatorit Enver Hoxha si gjatë viteve të luftës dhe më pas, me instalimin prej tij të një prej diktaturave më të ashpra. Familja, të afërmit, miqtë, bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët i dhanë dje lamtumirën e fundit, me të gjitha nderimet që meriton, gjeneral Ernest Jakovës, i cili u nda nga jeta më 26 janar 2018.


Ernest Jakova ka lindur në Shkodër, më 26 janar 1921, megjithëse në të gjitha dokumentet viti i lindjes është 1923. Babai Kola, me profesion marangoz, në vitin 1928 shpërngulet me gjithë familjen nga Shkodra në Tiranë. Në Tiranë ka kryer shkollën fillore (pesë vjeçare) dhe katër vitet e para të gjimnazit (semi-maturën). Në vitin 1937 nis studimet në Shkollën Ushtarake të Milanos. Atje u shqua në grupin e atletëve të shkollës, ku merrte pjesë në garat që zhvilloheshin çdo dy vjet ndërmjet tre shkollave ushtarake të Italisë. Më pas Ernest Jakova studjoi në Akademinë Ushtarake të Aviacionit në Kazerta. Në pushimet e vitit të dytë të akademisë, ndërsa ishin në Shqipëri, më 20 Korrik të vitit 1942, bashkë me shokun e shkollës Mahmut Agolli, doli ilegal. Katër ditë pasi kishin dalë në ilegalitet, bashkë me Mahmut Agollin marrin pjesë në grupin e Mihal Durit në aksionin e rëndësishëm të ndërprerjes së ndërlidhjes telefonike në të gjithë Shqipërinë.

I kalitur në aksionet e grupeve të ilegalëve, djaloshi që kishte qënë student në Akademinë e Aviacionit dhe kishte braktisur studimet shumë shpejt do të radhitej si partizan në Çetën e Pezës. Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në Çetën e Pezës, si Zv/Komandant i Batalionit III, me Komandant Kajo Karafilin deri në tetor 1943, kur u formua Brigada e III Sulmuse në Arbanë, ka marrë pjesë në të gjitha aksionet e saj. Në fund të vitit 1943 transferohet në Brigadën e II-të Sulmuese, me detyrën Zv/Komandant i Batalionit të Dytë me Komandant Nasi Vithkuqi, që ishte i moshuar dhe Komisar Kalo Plaku. Gjatë gjithë luftimeve të kësaj brigade mbante nën sqetull një xhaketë (gjysëm pallto) gjermane të marrë po aty, me të cilën kaloi gjithë dimrin 1943-1944. Mbas Luftës Ernest Jakova ka kryer dy Akademi Ushtarake në ish BS. Në vitet 1945-1947 ka kryer dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake “FRUNZE”.

Sponsored by Revcontent
LAJMET MË TË LEXUAR NË LOCAL AREA
Riktheni Shikimin Tuaj Perfekt Në Një Javë Me Këtë Marifet
She Broke the Internet with One Photo. Now She's Unrecognizable
Si e përmirësova shikimin tim për dy javë
Mbas dhjetë vjetësh, në vitet 1957-1959, ka kryer dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake “VOROSHILLOV”, që konsiderohej Akademia më e lartë në botë për kohën. Grada Gjeneral-major iu dha në vitin 1963, në moshën 40-vjeçare, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Petrit Dume, nga Kryeministri Mehmet Shehu me miratimin e Enver Hoxhës. Gradën Gjeneral-major e morën njëkohësisht me të edhe oficerët Abaz Fejzo e Mendu Backa. Gjeneral Ernest Jakova kreu me devotshmëri e përkushtim detyra të rëndësishme në ushtri, si komandant i Divizionit të Tiranës, Zëvendës Drejtor i Drejtorisë Operative pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, etj.

Kudo dhe kurdoherë u dallua për përgatitjen e lartë, kompetencën e profesionalizmin, por edhe për kurajon e guximin në kapërcimin e vështirësive. Por, me gjithë kontributin madhor, edhe ai u listua nga diktatori Hoxha për t’u goditur si pjesëmarrës në të ashtuquajturin “grup armiqsor në Ushtri”. Pasi u cilësua nga diktatori Hoxha si “kalemxhi”, erdhën dhe masat represive ndaj tij. Ernest Jakova u përjashtua nga Partia dhe u lirua nga ushtria, masa këto që ndikuan në persekutimin e tij të mëvonshëm, duke u lënë në “hije” dhe duke u survejuar në çdo hap që hidhte nga i ashtuquajturi Sigurim i Shtetit. Si i tillë ai e priti me gëzim dhe optimizëm ardhjen e demokracisë e të pluralizmit në vendin tonë.

Që në fillim mbështeti krijimin e OBVL-së dhe për afro dhjetë vjet kreu me devotshmëri detyrat e ngarkuara për konsolidimin e kësaj organizate. Ernest Jakova është një vlerë në historinë e ushtarakëve shqiptarë. Ai ishte studiuesi ushtarak sistematik dhe i palodhur dhe me kërkesa të larta shkencore, hartuesi i planeve të mëdha operativo-strategjike dhe hartues i studimeve bashkëkohore ushtarake. Në librin e tij “Prapaskenat kobzeza të Enver Hoxhës”, botim i vitit 2008, gjeneral major Ernest Jakova i bën një skaner gjithë veprimtarisë kriminale të diktatorit Enver Hoxha si gjatë viteve të luftës dhe më pas, me instalimin prej tij të një prej diktaturave më të ashpra.

“Psycho”, romani më i ri triler

Image result for ilir muharremi

“Psycho”, është romani më i ri triler i autorit Ilir Muharremi. Njëherësh ky mund të konsiderohet edhe romani i parë shqiptar i këtij lloji dhe trajtimi (triler) që rrëfen për erotizmin, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, muzikën psy-trans, shfrenimin..... Libri botohet nga shtëpia botuese “Artini”. Në shtije do të jetë në librarinë “Artini” në Prishtinë si dhe librarinë “Pena” në Prizren.




Ngjarja në roman është kjo:

Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur. Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Rastësisht në këtë bar ai në distancë takon një njëri të veshur me shije i cili është edhe në pozitë, por aq bukur i përshtatet kryepersonazhi, saqë e bind të shkojnë bashkë në banesën e tij. Kur hyjnë në banesë, ata llafosen, nxjerrë revolen, nga dëshpërimi kryepersoanzhi tenton ta vras veten, me pahir vret personin tjetër. Kjo është vetëm një inskenim nga ana e tij, sepse ai e vret me qëllim t’ja pres gjymtyrët e trupit. Pas vrasjes ai fillon ta pyet veten: “. A jam kriminel? Natyrisht se jo, vetëm luftova për ekzistencë, të ushqehem. Luanët sulmojnë në tufë, po ashtu edhe ujqit. Kur ngopen shtrihen dhe pushojnë. Por, unë do ngopem me mish njeriu që është shumë i shijshëm, ngjanë më tepër me mishin e peshkut dhe të derrit. Kombinim i përkryer. Më i shijshëm bëhet kur i shtohet kripë, piper dhe hudhër. Pak edhe pikant, tamam i fitohet shija e mrekullueshme. Mishi i njeriut është shumë i këndshëm, ngjanë edhe me atë të viçit por, jo, nëse viçi është i njomë, mishi i tij është më i shijshëm se i lopës. Ka shijen e veçantë ky mish. Është i butë, shumë i butë si i derrit ose i dhisë. Shumë e preferoj pjesën e muskujve, kofshën ose pulpën e këmbës këto janë më të preferuat e mia. Ta copëtoj më parë, t’i mbështjell mirë copat dhe t’i fus në frigorifer.

Më herët, viktimën e parë dhe të dytën i mashtrova ngaqë u shtira si homoseksual. Pasi u njoha në internet me viktimën e parë, dolëm në kafe, lozja mirë rolin e homoseksualit, por më parë e vërejta se viktima ishte homoseksual, dhe homot nuk ekspozohen në qytetin tonë. E binda dhe e drejtova në shtëpinë time......” Autori gërmon në psikikën e njeriut (kryepersonazhit), është detajist në të gjitha imazhet, situatat dhe figurat. Që nga fillimi, zhvillimi dhe përfundimi nuk ka ndarje klasike, me kapituj ose nënkapituj. Kurban tjetër bëhet vajza nga banaku të cilën e torturon me torturat më të famshme mesjetare. Ja pjesa e torturës e shkëputur nga romani: “Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu, e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto, e vdekur je, por dua si hiena për së gjalli të pres në copëza të vogla. Kjo është hera e parë e imja sepse viktimat i kam vrarë të gjitha, e pastaj mishin e tyre e kam pjekur. Ta thërras Zotin, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, që të mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë....... Zonjë, lëvizini? jeni në dhomën time. Mos flisni, vetëm më dëgjoni. Do filloj tash ngadalë t’i nxjerrë organet e brendshme zonjë, dhe në fund kokën të cilën do ta vendos në pjatë të rrethuar nga portokajtë. Pas krejt kësaj do ta bëjë një selfie pranë trupit tënd. Lëkurën do ta heq sepse nuk e pëlqej....... Çdo njëri tashmë është bërë murtajë dhe kancer për shoqërinë, këtë vetë shoqëria na ka ofruar dhe unë jam krijuar për t’i shtrydhur e vrarë kolektivisht qelbësirat zonjë. Në këtë rast jeni ju. A ka ndonjë zgjidhje, si të shpërbehet ky helm? Më trego, dhe unë do të liroj. Edhe nëse shpërbehet prapë bëhet në mënyrën e kancerit dhe murtajës, pastaj epidemi hakmarrëse si mendim i shpëtimit dhe këtu tashmë ju po shihni gishtin e Zotit? Ky është zbatim i tokës, vetë natyrës, është ligj, kurrë nuk mund të thyhet zonjë. Shërimi është vetëm përmes vdekjes, kjo e keqe superiore eliminohet veç me vdekje dhe spastrim ekstrem. Unë po kënaqem teksa po e shoh shkatërrimin ekstrem. Vrasja është bamirëse në këtë rast, sepse viktima shtyhet të shohë veten vërtet siç është, ja heq maskën, zbulon idiotësinë, poshtërinë dhe helmet dalin në dritë. Po ja shtroj pyetje vetes dhe ty zonjë: kjo botë po rrëshqet dhe po vetëvritet në padije, a do lindin njerëz superiorë të cilët do pështyjnë mbi dogmat dhe përveç anashkalimit do asgjësojnë të sëmurët dhe të dobëtit ngaqë botën e kanë helmuar? Ardhmëri për superiorët, vetëm kështu bota zgjidhet nga e keqja zonjë.....”

Në fund ndodh një e papritur dhe gjërat fillojnë.........

Ilir Muharremi është autor i gjashtë librave:

“Djalli në qytetin tim” 1996 (poezi),

“Dera e fundit e çmendurisë” 2003 (poezi),

“Van Goghu kosovar”, 2010 (dramë).

“Drama” (Unë me veten, Kafeneja). (dramë, komedi),

“Moskuptimet”, 2016 (libër shkencor),

“Psycho”, 2017 (roman)

2018 VITI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT “550 VJET: 17 JANAR 1468”


     M U E J    SHKURT 2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

Federik RADOVANI 



Image result for skenderbeu nga fritz radovani


4 – 11 Shkurt 1945: Zhvillohet Konferenca e Jaltës, per të cilen z. Henry Kissinger në librin “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo ishte e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në  vitin 1976 me Kushtetuten e re kur Shqipnia shpallet “ateiste”.
Presidenti i Madh Amerikan Ronald Reagan, e quejti “Përandoria e së keqes” krejt atë pjesë të Europës fatzezë që vazhdonte që në 1944 – 45, me kenë nën robni e dhunen e pamëshirshme të diktaturës komuniste staliniste, ku bante pjesë edhe Shqipnia e udhëhequn nga E. Hoxha!


1945 “PËRANDORIA E SË KEQES” ME DISA MILJON SKLLAVË

Në disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha,  pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetem me friksue Malet.
4 Shkurt 1945 vdes Imz. Luigj Bumçi kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Parisit në 1920, ideator i bashkimit të Gjinokastres dhe Korçës me Shqipni.
4 Shkurt 1945 vritet pabesisht At Leonard Targaj.
5 Shkurt 1920 asht le Don Dedë Maçaj, pushkatue n’ushtri 28 vjeç(1947)
7 Shkurt 1886 asht le At Bernard Llupi. Pushkatue në Prizren 1946.
10 Shkurt 1974 shkyhet gjymtyrësh në sigurim Don Mikel Beltoja.
20 Shkurt 1946 pushkatohen regjentët At A.Harapi, L.Nosi, M. Bushati.
26 Shkurt 1911 asht le At Karlo Serreqi, që vdiq në burg në 1954.
6 Shkurt 1967: Terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpallë “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez, me të cilin Shqipnia shpejt shpallet “Shteti i Parë ateist në Botë”...
Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”...
Në Shkoder vjen terroristi Ramiz Alia, i cili me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja dhe Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Pergjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSh së rrethit Shkoder. Lidhja e tyne ishte direkte me Byronë Politike. Veprimet i aprovonte krimineli E.Hoxha.
Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj... Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime dhe zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” drejton shtetin diktatorial!
Shqipnia me “Kushtetuten e Re” shpallet “Shteti i vetem ateist në Botë”!
Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj... Percaktimi sot i perket
Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”...
***
Me 20 Shkurt 1991 monumenti i diktatorit Enver Hoxha terhiqet zvarrë nder rruget e kryeqytetit Tirana...
Me 2 Shkurt 2018, Shqipnia renditet në vendet...
            Melbourne Shkurt 2018.


2018/02/01

Cikël poetik nga Lola Shehi Çela

Picture

(Poezi nga Lola Shehi Çela botuar në Floripress,Facebook dhe Twiter )



UNË DHE JU

Shum` vargje u thura dashurive të mia,
Por dhe dashurive tuaja, gjithashtu.
Shpesh zbraza ndjenjat e mia te poezia,
Hera - herës u fjalosa edhe me ju…

Udhëtova jetën time, me të gjitha ndjesit`
Her’ gjeja shtegun, herë brigjeve jam kotur.
Mbi re, kam fluturuar, kam prekur yjësit`
Por më shpesh trishtimi ,vargjet m’i ka përlotur.

I shkrova fëmijërisë , sërish u ndjeva fëmi
Dashurisë së parë, nuk i vura dot një emër,
Ballë nënës mbeta fëmijë, ballë vajzës, nënë,
Por në çdo dashuri, isha ,,, mbeta Femër.

Në dashuritë tuaja, kam qenë thjesht një mike,
Në tryeza, u ula si mikesh` e paftuar,
Dritë hodha mbi vargje, kur vargjet më rënkonin
Në pentagram zemre, melodi pa nota kam shkruar

Shpesh ,në zemrat tuaja solla buzëqeshje
Ndonjëherë, ndoshta hapa plagë, kam lënduar
Stoli për shpirtrat e dashuruar , thura vargjet
Ëndërrave skalitur me gurët më të çmuar.




GËZUAR!

Gëzuar miq!
Gëzuar kudo qofshi, afër apo larg
Një dolli e kam rezervuar për të gjithë ju
Për të gjithë ju që gjetët apo s`gjetët veten
Te një poezi imja, a qoftë edhe vetëm në një varg
Gëzuar!
Familja ime e madhe
Faleni ndonjë poezi të trishtë
Faleni edhe ndonjë varg të rënduar
Sonte, do t`i kafshoj lotët
Sonte, dua të jem bredhi i gjelbërt me drita rrethuar
Gëzuar dashuritë e mia!
Ty, që prej vitesh ke marrë fluturimin
Dhe ty tjetrës që ende të mbaj në gji
Fluturoni hareshëm në qiellin tuaj
Se pjesë e qiellit tim, jeni përjetësisht.
Gëzuar!

SKENAR I HERSHËM

Kur ishim të dashuruar
Për të të vënë në provë,
Mbase edhe për tu përkëdhelur
Vendosa një ditë mos të vi në takim
Për të shmangur pendimin në çastin e fundit
Të gjitha veshjet i krodha në kazan
Mbeta me një palë nallane në këmbë
Veshtur në trup, një të dalë boje fustan
Në orën e takimit, shtërngoja zemrën në duar
Dhe si gurë mulliri rrotullohesha në oborr
Matanë portës sime, më zunë sytë një djalë të vogël
Ishte fqinja që dinte sekretin, e m`a bënte më dorë
Nën kurorën e ullirit, nxinin nga zemërimi sytë e tu ngjyrë ulli
U ndjeva triumfatore, se t`a shkela krenarinë e burrit
Nuk e kishe kapërdirë mungesën time,
Kishe ardhur,Ti.
Sonte,
Kam ndërmend të ringjis në skenë të njëjtin skenar
Tani, kam shumë më shumë veshje, ndaj
Sa munda, i mbylla në lavatriçe
Pjesën e mbetur, i nxora të lagen në shi
Me shpresën…Se do ta shkelësh sërish krenarinë e burrit
Me shpresën... Se drejt meje, do vraposh sërish, Ti
Paskam dremitur ca…

DASHURIA DI TË PRESË

Të thërras me zë të shpirtit, nuk e di pse s`më përgjigjesh
Ankth e mall më shtërngon gjirin, e frymën m`a ndalon
Sa jam zgjuar rend pas teje, ti më fshihesh perëndimesh
Si hajdut vjen shuan etjen, sapo gjumi më kaplon

Mos të ngjaj me suferinën, dhe ke frikë se shkatërroj
Si kaçak shfaqesh veç natën, vjen më vret ëndrrat e mia
Jam shpirt gruaje, zemër nëne, e pazonja të lëndoj
Nuk e dija se dhe burrat, paskan frikë nga dashuria

Mos më ler në mes detit, dallgë e egër t`më rrëmbejë
Alfabetin s`ua njoh, nuk përkthej dot asnjë fjalë
Në thur rrengje krenaria, zemra s`mundet të gënjejë
Dashuria, vazhdon pret, ankoruar mbi një valë


PRAG

Ke kohë që s`vjen në ëndërr
Mes meje dhe ëndrrës
Qëndron si prag
I akullti shtrat
Midis tokës dhe qiellit
Një tjetër prag
Që nuk ia njoh kordinatat
Që s`di në është
Më shumë i gjërë
A më shumë i lartë
Që s`di s`i shkohet atje
Në shkohet me këmbë
A me krah
Di
Duhet
Kalu
Pa u lëndu

MOS HARRO!

Tek bën të dalësh nga dera
Aksesorë i domosdoshëm një celular
Herë pas here kontrollon ekranin
Të krijon atë përshtypjen, sikur pret ndonjë thesar
Lexon dhe nënqesh...
Të gjithë mesazhet, fillojnë me të njëjtin togfjalësh
Kur të dalësh nga puna...
Mos harro të kthehesh në supermarket
N`a duhen këto, n`a duhet ato
Mungon kjo Mungon edhe ajo
Në mbrritje
Mesazhi tjetër
Mos harro të ndalosh në farmaci
N`a dhemb koka
Edhe ca valium, se s’na merr gjumi, Mos harro!
Ndalo tek dyqani i vodafonit
N`a ka mbaruar oferta
S`kemi me çfarë t`i dërgojmë mesazhet “MOS HARRO”
Ndërsa ty
Të merr gjumi duke ecur
Psherëtin!
Dëshiron një tjetër mesazh
Me një tjetër tekst S`ka gjë
Le t`a ketë edhe togfjalëshin e përhershëm “MOS HARRO”
Kur të mbarosh punën, Mos harro të kalosh nga estetistja
Të rregullosh flokët, se të janë bërë për ibret
Të rregullosh thonjtë
Të zbukurosh pak duart e lodhura
Këmbët me kallo
Duke vrapuar të zbatosh mesazhet “MOS HARRO”
Ëndërron një mesazh të shkruar me zemër
Grua!
E dashur!
Harroji të gjitha!
Një gjë “MOS HARRO”
Të jesh FEMËR!

MOS KA TË DREJTË DIELLI?

Thonë
Se dielli po i largohet tokës
E toka
Do mbetet në errësirë
Ndoshta
E meriton terrin kjo botë e mallkuar
Që s`mësoi kurrë
Të sillet si zonjë e mirë
M`a kishte thënë gjyshja ime
Kur ende isha fëmijë
Duhet përmbysur kjo dynja jallane
Se po ha njeriu njerinë
Mos ka të drejtë dielli?


FALMË

Atë shpirtin tënd, e qortoj shpesh
Mos rrezato kaq shumë mirësi
Bëhu ndonjëherë stuhi e rrebesh
Këtë botë të fëlliqur mbyte baltë e shi

Sa herë u kam dalë borxhit ty dhe shpirtit tënd
Mos prit ngushëllim kur të godasin
Mos prit të të jap dorën, mos prit as mëshirë
Kur dallgët e egra shkëmbinjëve të përplasin

Buzët, janë gënjeshtare
Muskuj të butë, falin lehtë dreqi ta hajë
Zemra zvenitet si diell në perëndim
E përvëlohet dhimbjes pa skaj

Po ti vazhdo të japësh dashuri
Mos më dëgjo mua, as shpirtin tim të rebeluar
Buzëqeshjen shndërroje në stoli gushe
Nuk mund të bëhesh ndryshe nga ç`je gatuar…
Fale vargun tim,
Falmë dhe mua
Jam qënie e brishtë
GRUA!


BËN FTOHTË

Këtu bën ftohtë, fryn murlan
Klithmën ja ndjej, si një ulkonjë
Nuk paska flutura, rreth llampës në tavan
Zhuzhin e mekur, veç një xanxaronjë

Më prek mbi ballë, më prek mbi buzë
Po për çudi, nuk më pickon
Pastaj ngadalë, më zbret mbi gjoks
Me krahë të vogla, më përqafon

Thyen heshtjen, filloj t`i flasë
Filloj t`a pyes, nga ç`vend ke ardhur
Me pëshpërima, më flet si fllad
Më mbaj në gji, se paskam mardhur

Më mbaj në gji, se paskam ngrirë
Më merr në shtrat, më përqafo fort
Nuk të pickoj, jam kaq e mirë
Më përqafo se paskam ftohtë


LAJKATARIT

Mos humb kohë duke pritur
Bëj ndonjë gjë më të mirë
Shpirtin që m`a ke mërzitur
Mos prit në pjatë si ëmbëlsirë

Boll me fjalë e përgjërime
Se pas meje po maron
S`është e mangët zemra ime
Që mashtruesit s`i kupton

E vërtetë që nuk ka gojë
S`ka as sy që të shohë
Por t`a dish e dallon mirë
Se je diell që nuk të ngroh

RRUGËTIM

I kam ca vite të gjatë mbi shpinë
Edhe ca brenga i mbaj në shpirt
Ca ëndrra budallaqe kam hedhur në oqean
Edhe netë të errëta, pa yje e dritë

I kam dhe unë ca vite mbi shpinë
Netëve të pagjuma kuvendojmë gjatë
Herë derdhim lot mbi plagët që dhembin
Hera herë me hënën vallzojmë nëpër natë

Hera herë ,trishtimi edhe n`a ka mposhtur
Si përbindësh i keq shpirtin n`a ka vrarë
Ka ndodhur në ëndërr, nga ëndrra jemi joshur
Gjethe stinë vjeshte, fluturim kemi marrë


MALL

Sonte është hënë e plotë...
A mos je ngjitur në qiell
T`më shikosh a jam tretë?
Sonte e dashur, është hënë e plotë
E dikush patjetër ka me t`gjetë
Si medalion drite nëpër terrin e dhimbjes paskaj...
Është hënë e plotë...
Ndoshta është drita e trupit tënd.. .
Që rri mbi majat e pemëve
Si fshikje puthjesh..
Mos u ngatërro i dashur,
Jam unë hëna e plotë,
Është drita e trupit tim të brishtë
Nga mungesë e trishtë
Një grimcë ka mbetur mbi qerpik,
Rrëshqet ngadalë,
E t’piklon mbi buzë
Mos e lejo dimrin ta ngrijë
Hapi sytë!
Hënës sonte,
Fytyrën time borxh ia kam dhënë
Të shuaj mallin që po na mbyt!

QYTET I KOPJUAR...

I dashur,
Njëlloj si në qytetin tim…
Edhe në tëndin ka filluar amullia
Rrugët po ngushtohen
Shitësit ambulant zaptojnë trotuaret
Lypësat të nxjerrin sytë me duart e shtrira
Kërkojnë të mbajnë frymën gjallë
Pikërisht këtu në qytetin e të pafrymëve
Njëlloj si në qytetin tim…
Apartamentet e vjetra, kan` bërë shtesë kati
Taracat, janë zëvendësuar me çati
Gjerba pikon mbi gjerbë
Nga java në javë
S`më nxë rrugica për të ardhur tek Ti
Pa folur..
Për kangjellat me shkëlqim verbues
Për katet e larta
Për gërma të lara në ar
Për muret e dekoruara rrethues!
Të kujtohet i dashur?
Më parë e adhuroja qytetin tënd
Për rrugët pa semaforë
Për hapsirat e blerta
Për uniformitetin e ndërtesave
Pothuajse një model, si njëra, tjetra
Më ndje i dashur…
Më duket se edhe qyteti yt ka rënë në tundim
S`po e njoh më
Çdo ditë e më shumë po kopjon qytetin tim…


MENDIMI I PARË

Mëngjeseve larë në vesë
Kur jemi zgjuar të përqafuar
Në netët pa hënë
Kur s`mbaj mend pse jemi grindur
E jemi zgjuar buzëvrarë
Me sy të ënjtur
Mbushur rrathë mavi
Zemëruar e trishtuar
Në netët e pakta
Kur s`kemi fjetur në të njëjtin shtrat
A ndoshta
As në të njëjtën dhomë
Në qytete larg njeri tjetrit
Rrallë, po shumë rrallë
Edhe në të tjera shtete
Asnjëherë s`të kam pyetur
Po gjithmonë kam dashur të di
Dhe ende dua ta di
Nëse jam
Mendimi i parë, i zgjimit tënd…



PAKT ME PERËNDITË

As në ëndërr s`kisha mundur të të shoh
Mbi pendla shtegëtarësh, fluturonte malli për ty
Sythet i bulëzoi larg. në një vend të ngrohtë
Mbi mollëzat ngrirë akull, e solli një vesë shi

Rrëkezat e brishta, zbritën në luginën e etur
E piva çdo pikë, si të kisha fjetur në Sahara
Vrapova këmbëzbathur stepave të thata prej kohësh
Ngarkuar si hamall, mallin tënd në krah

Oooh sa më paska marrë malli për sytë e tu
Ndërrimin e stinëve, nuk di sa gjatë e paskam pritë
Një yll i larë në serm, zbriti gjithë naze nga qielli blu
Buzëbrëmja, ndërroi destinacionin, në çast u bë ditë

Mos vallë i dashur, fluturove me zogjt në shtegëtim?
O si agjent i regjur, trajektoren iu përgjove me satelit?
E pamundur të gjesh vendin, ku piklojnë grimca malli
Vetëm nëse më parë ke pas bërë pakt me përënditë.



SKENAR I HERSHËM

Kur ishim të dashuruar
Për të të vënë në provë,
Mbase edhe për tu përkëdhelur
Vendosa një ditë mos të vi në takim
Për të shmangur pendimin në çastin e fundit
Të gjitha veshjet i krodha në kazan
Mbeta me një palë nallane në këmbë
Veshtur në trup, një të dalë boje fustan
Në orën e takimit, shtërngoja zemrën në duar
Dhe si gurë mulliri rrotullohesha në oborr
Matanë portës sime, më zunë sytë një djalë të vogël
Ishte fqinja që dinte sekretin, e m`a bënte më dorë
Nën kurorën e ullirit, nxinin nga zemërimi sytë e tu ngjyrë ulli
U ndjeva triumfatore, se t`a shkela krenarinë e burrit
Nuk e kishe kapërdirë mungesën time,
Kishe ardhur,Ti.
Sonte,
Kam ndërmend të ringjis në skenë të njëjtin skenar
Tani, kam shumë më shumë veshje, ndaj
Sa munda, i mbylla në lavatriçe
Pjesën e mbetur, i nxora të lagen në shi
Me shpresën…Se do ta shkelësh sërish krenarinë e burrit
Me shpresën… Se drejt meje, do vraposh sërish, Ti
Paskam dremitur ca…



NATË E BEKUAR

Kësaj nate dimri,
Ia vrava heshtjen
Me zë klithmë të stonuar
Mbi kitarë,
Ndizej flakë shpirti i kitaristit
Ndër vargje poezie
Shpirti trishtë qe shkruar…
Me zërin tim të grisur
Ia vrava heshtjen e motshme
Kësaj nate të bekuar.


KRISHTLINDJE

Parakalojnë pemët e krishtlindjeve
Xixëlluar yjesh
Sfidojnë mesnatën
Si nuse në altar
Përpiqem të zbus errësirën time
Kafshoj yjet
Puth hënën
Deh dhimbjen
Përtyp natën
Kreh flokët e ngatërruara
Ëndrrat,
I thur gërshet
Muret plasariten trishtushëm
Mundohem të fle
Në qiellin e krishtlindjes …
Etshëm…
Pi yjet…

E NISA PUTHJEN

Ta nisa puthjen me një zog shtegtar,
Të vijë të të gjejë atje ku je...
Më doli e ndezur nga shpirti i bardhë,
Shpresoj mos të ta marrë ndonjë re!...

Shpresoj që acari të mos e ngrijë
E zogut nga krahët e vegjël të mos i bjerë
Qielli i murrmosur të mos ma nxijë
Të vijë si vajzë e qeshur shend e verë

E ndjej, ti po hesht i zemëruar,
Me inat mos më shiko, s’të kam asnjë faj,
Atë puthje veç për ty e kam dërguar,
Dil e prite ku më the, te një strehëz, në mal.


MES KOHËVE

Po vi e dashur
Si në kohët e vjetra
Po vi të të marrë shaluar mbi kalë
I veshur sport,
Si në kohët moerrne
Me xhinse, atlete,
E kapelë me jakë
Kur të jem afër
Kolona jonë zanore
Me fërshëllimë buzësh
Do të jetë, i yni sinjal
Të pres me zemër drithëruar,te bredhi në luginë
Qëndisur me luledele
Shtrat, që nuk i duhen çarçafë
Ti eja e dashur
Si shtojzavalle përrallash, veshur me fustan të bardhë
Kuajt, i zgjodha me ngjyrë të ndezur
Dallohen nga larg…

Ç’JE TI PËR MUA?

Po lodhem ta di, vallë ç’je ti për mua,
Je ëngjëlli që krahët më jep të fluturoj?
A djalli, që netëve të errëta më ngre prita
A deti plot tallaz ku dua të notoj?

Her` më përkëdhel me afshin e valëve,
Her` më përplas ,shkëmbinjve me gjëmim,
Herë më bën të dehem dhe pse gota zbrazur,
Ti melhem i shpirtit, nga ti s’kam shpëtim!

Grindemi në mbrëmje, themi s’ka më nesër,
Por dita çuditërisht, sërish fillon me ty.
Tinëz më pret rrugën, mëngjesit buzëqeshur,
Ku shkoi inati mbrëmshëm, që s’vura gjumë në sy?

Vrullshëm më mbyll gojën, me puthje të zjarrta,
S’i bëj ballë tundimit, dorëzohem, të fal...
Ma ke pushtu zemrën, fole ke bër` brenda,
Her` më ngrin acar, her` me djeg vullkan!...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...