Arbenisa Thaçi është e lindur nga prindërit Arben dhe nënës Saranda Thaçit.
Është e lindur më 26.10.2006. Jeton në Suharekë.
Është nxënëse e Klasës së gjashtë, të Shkollës Fillore “7 Marsi” në Suharekë, ku është e dalluar si në mësime, ashtu edhe nëpër fushat e artit dhe kulturës ku ajo shpreh talentin e saj, si në krijimtari për fëmijë, fushës së pikturës, ku ndjek kursin në këtë fushë, poashtu edhe tek Grupa e Baletit që zhvillohet në Suharekë, e që është anëtare e këtij Grupi vite me radhë, si dhe ndjek kursin në gjuhën angleze.
Është e dalluar në mësime dhe në fushat gjithëpërfshirëse të jetës. dhe është e dalluar për të mirë.
Ajo me krijime letrare ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore, përkatësisht nga klasa e pestë. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë.
Në shkollë është e dalluar për të mirë.
Ka talent edhe në pjesët tjera artistike siq është krijimtaria, piktura, pastaj vallzimi, dhe është një baletiste e dalluar në Grupën e Baletit - Fellbah Balet, e cila premton shumë në të ardhmen.
Jeton dhe vepron në Suharekë.
N Ë N Ë S
I THEM NËNËS SHUMË TË DUA
TI GJITHËHERË MË SJELLË PRANVERË
RREZE DRITE JE PËR MUA
ÇDO KËSHILLË NGA TI, MË JEP NDER
ME FJALË TË ËMBLA NË GOJË
AJO EMRIN E KA NANË
PËR NËNËN JO, NUK KA PESHOJË
ATË NË ZEMËR E KAM PRANË
EMËR I SHKRUAR ME SHKRONJA TË ARTA
TI JETËS I JEP GJALLËRI
AJO SHPREHET ME FJALË TË ZJARRTA
DASHURIA PËR NANËN S`NJEH KUFI
BABIT TIM
Babi im je bota ime
Me Ty gjithmonë jam e lumtur
Në prehërin Tëndë gjej shumë gëzime
Ti më fale gjënë më të bukur
Ti ma fale jetën që unë jetoj
Nuk kurseve asgjë për mua
Ti më bërë që unë të meditoj
Të dua Babi, të dua, të DUA !
28 NËNTORIT
(Flamurit Kombëtar)
28 Nëntori, është ditë e shtrenjtë
Dita e Flamurit Kuq e Zi
Kjo Ditë është e shejtë
Gjithkund ku ka shqiptari
Të gjithë shqipëtrët kudo që janë
E festojnë këtë Festë të Madhe
Shqiptarët një Nënë Shqipëri kanë
Krenohem që jam shqipëtare
Gëzuar vëllezër e motra kudo që jeni
Këtë Festë që na bashkon
Gjuhë, gjak, një Flamur Kemi
28 Nëntori është Festa jonë.
NJË DITË E MADHE
(Kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarsisë së Kosovës)
LAJM I MIRË U HAP NË KËTO ANË
U GËZUA DRURI E GURI
U GËZUA E LUMJA NANË
RA NË GJUNJË E PUTH FLAMURIN
O FLAMURI KUQ E ZI
SOT ZEMRËN MA FRESKON
ME TY BIRI IM LUFTOI
LIRINW POPULLI YNË LE TA GËZON
NE SË BASHKU DO TË MARSHOJMË
DIELLI YNË TË NGROHË MË MIRË
SHQIPËRINË TA BASHKOJMË
KJO KA QENË ËNDËRR E NGRIRË
U BEKOFTË KJO DITË E MADHE
LIRI PA GJAK ASKUND NUK KA
UNË SI NËNË DO JEM KRENARE
TË BASHKUAR BËJMË KALA
NËNË TEREZA KRENARIA JONË
(Kushtuar Shenjëtores - Nënë Terezës)
Nënë Tereza është një Emër
Lindë e rritë në Shkupin e Maqedonisë
Gongje Bojagjiu nga Babai Kola
U bë bijë e Madhe e Shqiptarisë.
Shkeli botën anë e kënd me mirësi e urtë e butë
Me të Madhen Zemër shpërndanë dashuri
Ndihma e saj preku në Indi në Kalkutë
Skamnorve për t`iu dhënë bekim e lumturi
Me shumë çmime është nderuar
Humaniste e vërtetë
Me Emër të shenjtë e pakëzuar
E Madhja Nëna Terezë
Sot kjo Nënë është shenjtëruar
Bijë Jona e Shqiptarisë
Në gjithë botën ka hapëruar
Duke i mbërrijë majat e krenarisë.
7 MARSI
(Kushtuar Ditës së Mësuesit )
Ju që gjithmonë u sakrifikuat
Ju që gjallë i mbajtët kështjellat e diturisë
Ju që errësirën e shëndërruat në dritë
Ju që Abetaren e quajtët - Dritare të jetës
Ju që edhe atëherë kur dryri iu vu shkollave
Dhe gjaku shkoi rrëke
Ju shtëpitë i shëndërruat në vatër diturie
Ju kërkuat dritë e diell për të gjithë
Ju ecët pafundësisht drejtë cepit të jetës
Duke i shtuar rritën dhe dashurinë vendit
Në ballin Tuaj e keni të vulosur krenarinë
FESTA E MËSUESIT
Sot është Ditë e Madhe
Që të gjithëve na gëzon
Është 7 Marsi – Festa e Mësuesit
Ndaj me zemër ne urojmë
Me një tufë lulesh të blerta
Sot në shkollë do të shkoj
Me dëshirat më t`sinqerta
Festën Mësuesit t`ia uroj
Mësues – Urime nga thellësia e zemrës
Sot së bashku do t`festojmë
Ty të kam pjesë të jetës
Kurrë për jetë nuk të harrojmë
Vlerat e Mësuesit
S`përshkruhen në ditë e netë
Ai shpërndanë dije
Në fshat e në qytet
Me Ty fillova hapin e parë
A-B-C-në Ti ma mësove
Qofshi gjithmonë faqe bardhë
Me suksese çdo herë marshove