Nga
Fritz RADOVANI:
MELBOURNE JANAR 2018
28 JANAR 2018: Edhe pse
temperatura në qytetin Melbourne ishte mbi 38 gradë celcius, rrugët e bukura
ishin të mbushuna me tifozat e tenisit...
Zhvillohej një finale e
pritshme, per të cilen Australia asht e njohun.
Ajo si gjithnjë hapë
Kampionatin Botnor të Çmimit të Madh të Tenisit. Nuk mungojnë tenistët e vjeter
dhe të njohun nder fushat botnore, po edhe të rinjtë konkurrent lane mbresat e
veta me talentin e pergatitjen.
Kampionati i tenisit në
Melbourne i jep qytetit pamje festive. Askush nuk pyet se sa kushton bileta, po
“a ka bileta per ndeshjet e randsishme ?”
Nga pamja e mbrendshme unë
nuk dij me kuptue se asht dita e parë, a po finalja e kampionatit... Gjithshka
në vendin e vet e vendosun me kujdes.
Loja e tenisit asht shumë e
perafert me lojen e shahut! Një gabim shpesh e percakton fitoren e lojtarit
kundershtar.
Kujtoj pak vite perpara një
lojtar të moshuem spanjol, i cili kur perfundoi ndeshja e Federer me një lojtar
shumë të
njohun Gjokoviq, në favor të Federer, Ai tha: “Ka shumë vite që ndjeku me
kujdes lojen e Federer, po ende nuk kam pa një tjeter tenist që perdorë raketen
e tenisit si Federer!” E Ai ishte vetë një
mjeshter i perdorimit raketës.
Federer në Australi asht
lojtari ma i njohun jo vetem per qendrimin e Tij qytetar, por edhe si talent i
papersëritshem në lojen e dashtun të tenisit.
Ardhja e Tij asht e pritshme
dhe e dishrueshme per Australianët.
MELBOURNE 28 JANAR 2018
Roger Federer sivjet mori
Kupen e XX të Çmimit të Madh të Tenisit Botnor! Askush nuk mund të percaktojnë perpara fitoren e Kupës, kur dihet se në Melbourne vijnë tenistët ma të mirë nga gjithë Bota!
Jo ma larg se mbramë kur perfundoi seti i pestë me fitoren e zvicerrianit
të
Madh Roger Federer kunder lojtarit kroat Marin Ciliq, edhe qyteti i madh i
Melbourne mori pamje festive dhe dukej se edhe temperatura ra..
Një fllad fresku filloi me
frye! Nga 38 gradë temperatura zbriti në 36 gadë.
Fëtyrat e qeshuna plot gzim
per fitoren e Federer i dhane një pamje tjeter stadiumit, tue kthye mbarë qytetin në
Festë...
Falemnderës
Federer!
Flamujt Australian,
Zvicerrian dhe Kroat valviteshin vllaznisht!
Edhe Melbourne me fitoren e
tenistit botnor Roger Federer, nder orët e vona të
mesnatës
dukej ma i bukur se kurr!
Zoti premtoftë me trashigue talentin e
vet Federer tek trashigimtarët!