2018-01-28

– Manastiri i Deçanit i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire nga gurskalitësi shqiptarë, Fra Vita Kuçi nga Kotorri –

Deçani është qyteze në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Pejës, Gjakovës, dhe me Republikën e Shqipërisë. Është i njohur për rrugët historike në mes Pejës dhe Gjakovës. Shikuar nga ana fetare Deçani është i njohur për Kishën Ortodokse. Territori i kësaj komune mbulon 180 km2, dhe ka më se 42 fshatra.

Deçani është vendosur përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb due Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës due Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit, me Shqipërinë.

Deçani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të rralla antropogjenë të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina fluvialo g-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë, me gjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale rreth 2000 m. E tërë hapësira rreth Deçanit, gjegjësisht në mallet që e rrethojnë, janë me liqene akullnajore due me lugina të lumenjve, të cilat kanë formë të grykës due janë shumë tërheqëse për vizitorë. Pyjet e llojllojshme, kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri I freskët due I pastër malor i Alpeve Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Valorizimi turistik i Deçanit ka fituar renomenë e vet me ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave due të gështenjës. Në afërsi të pushimores gjendet gryka eLumbardhit të Deçanit. Në të dalë të Lumbardhit prej gruykës së vet është ndërtuar Manastiri i Deçanit. Kisha due manastiri nuk është i njohir vetëm për arkitekturën, lartësinë, dekorimin plastic të syilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe pse është vendosur në një vend pitoresk.

Në afërsi të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e drurit, e cila konsiderohet se është ndërtuar 200-3000 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik, vendodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të Deçanit kanë ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960 të bëhet qendër komunale. Deri vonë Deçani ka pasur fizionominë e e fshatit, ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar due kulla e Dukagjinit I japin disa elemente të arkitekturës rurale. Ndërtimi intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për funksionimin e dministratës due të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjeen e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren është ndërtuar pjesa e re e Deçanit.

Deçani për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndryshuara pamjen por edhe numri i popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953 ka pasur 1.339 banor, në vitin 1981 3283, ndërsa statistikat e vitit 2012 tregojnë një numër rreth 66000 banorë.

Fshatrat : Irzniq, Dranoc, LLoqan, Voksh, Pobergjë, Prejlep, Isniq, Strellc, Lëbushë,Beleg, Carrabreg i Poshtem, Carrabreg i Eperm, Gllogjan, Llukë e Ulët, Lukë e Epërm, Lumbardh, Kodrali, Dubovik, Shaptej, Gramaqel, Jasiq i Ulët, Rastavicë, Baballoq, Hulaj, Maznikë, Dashinoc, Pozhar, Ratish i Ulët, Ratish i Epërm, Prapaqan, Dubravë, Sllup, Prekulluk. Deçani shtrihet rrethe koordinantave gjeografike: 42°32 V dhe 20°17 L.

Ekonomia e komunës ka qene kryesisht bujqësore e cila gjatë luftës është shkatërruar tërësisht mbas luftës janë bërë disa përpjekje për të rimëkëmbur mirëpo gjer më tani ajo gjendet nënë nivelin e vitit 1998. Shumica e ish-kooperativave aktivitetet e tyre kanë mbyllur. Janë të regjistruara diku 650 biznese me aktivitete të ndryshme tregtare dhe mikro industriale. Dega ekonomike e Hotelerisë ka filluar te aktivizohet nga viti 2003.

Viti/EtniaShqiptar %Serb %Të tjerë %Boshnjak %Total
1991 regj.57.00080065015058.600
janar 1999 llog.39.00098,82910,541521,0600,1539.500
2006 llog.50.00098,6222,242330,8510,150.500
1.Serb dhe Malazezë 2. Romë dhe Ashkali 3. Egjiptian, Romë dhe Ashkali.
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Deçanit ka pasur 4 biblioteka publike me 106.800 libra, por, gjatë luftës, "dora e zezë" ka zhdukur bibliotekën e Junikut dhe ka dëmtuar bibliotekat e tjera të kësaj komune. Duke përfshirë edhe bibliotekën e zhdukur të Junikut, e cila ka pasur 26.850 libra, dhe një numër librash në bibliotekat e tjera, në komunën e Deçanit, gjithsejtë janë zhdukur 90.500 libra, 90 % më shumë se sa numri i tërësishëm i librave.
Manastiri i Deçanit. Historianët e artit e kanë cilësuar atë si një ndërtim shumë të rëndësishëm mesjetar në këtë pjesë të Evropës. Manastiri është ndërtuar në shekullin XIII-të. Lartësia e saj është 36 metra me një gjerësi prej 24 metrash, kompanjelat e të cilit kanë një lartësi prej 29 metrash. Në tërësinë e tij janë të gërshetuara stili gotik, romak dhe ai bizantin, me një ndërthurje të stilit barok. Ky manastir numërohet si njëri ndër më të mëdhatë i kohës së mesjetës në Ballkan.
Deçani , vend i shenjtë që i rezistoi shekujve


Manastiri i Deçanit i cili gjendet në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike botërore dh është i mbrojtur nga UNESCO, gjendet në perëndim të Kosovës, në komunën e Deçanit, në luginën e lumit Lumbardhë dhe është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV. Themelues kryesor ishte mbreti Stefan Uroshi III i Deçanit. Tërësia e manastirit përbëhet nga kisha dhe trapezaria, dhomat e murgjve, kambanorja dhe kulla në hyrje.
Patriarku i Manastirit, ati Sava Janjiq, për Anadolu Agjency (AA) rrëfen se kisha, së bashku me kupolën, është e lartë 32 metra dhe nga ky fakt rrjedh edhe emri Deçani i Lartë. Nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe të gotikës, ndërsa brenda është e mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantinë.

“Është kombinim i lindjes dhe perëndimit, sepse këto troje përherë kanë qenë perëndim për lindjen dhe lindje për perëndimin. Në veçanti, është interesant kombinimi i dy llojeve të gurëve të përdorur për ndërtimin e fasadës, Brecia e Deçanit, guri me ngjyrë vjollce dhe bardhë nga rrethina e Deçanit dhe Oniksi i Pejës, i cili është nxjerrë nga Banja e Pejës”, na tregon ati Sava.

Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri fra Vito nga Kotorri, një murg françeskan, i cili e kishte zbukuruar manastirin me shumë elemente të cilat e veçojnë romanikën. Njëkohësisht, manastiri i Deçanit është i pasur me freska nga shekulli XIV.

“Askund në Ballkan nuk mund të gjejmë kishë, posaçërisht jo të kësaj madhësie, që është e vizatuar me freska të asaj kohe dhe të cilat janë të ruajtura kaq mirë. Prandaj, me plotë të drejtë, nga aspekti artistik mund të themi se kjo është galeria më e madhe e freskave të mesjetës, në një vend, gjë e cila e bën Deçanin shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e historisë shpirtërore edhe historisë së artit”, rrëfen ati Sava dhe shton se në kishë ekzistojnë disa mijëra freska ndërsa, më e njohura nga të gjitha, është freska shumë e rrallë e Krishtit, me shpatë në dorë.

“Po ashtu kemi një ikonostas, i cili është nga mermeri dhe i cili është ruajtur në mënyrë autentik nga shekulli XIV, së bashku me ikonat e Shën Nikolës, Nënës së Perëndisë së Shenjtë, Zotit Krisht dhe Jovanit të Shenjtë. Kemi të ruajtur shumë mirë, një artefakt të çmueshëm, një kryq të bukur për kryqëzim”, shpjegon ati Sava.

Manastiri i Deçanit është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike botërore, i mbrojtur nga UNESCO. Tërësia e manastirit përbëhet nga kisha dhe trapezaria, dhomat e murgjve, kambanorja dhe kulla në hyrje, ndërsa është kombinim i lindjes dhe perëndimit, sepse këto troje përherë kanë qenë perëndim për lindjen dhe lindje për perëndimin.

Manastiri i ka mbijetuar shumë qeverive në këtë rajon dhe shpeshherë ishte i detyruar të kërkojë mbrojtje. Sot e ruajnë ushtarët e KFOR-it ndërsa në kohët e kaluara dhe me trazira, kohë pas kohe e kanë mbrojtur Nizamët, pjesëtarët shqiptarë të ushtrisë turke. Duhet theksuar se gjatë shekujve XVIII dhe XIX ka ekzistuar tradita e vezirëve shqiptarë, që do të thotë se manastirin, në këmbim me kompensim, zakonisht e ka ruajtur familja më me emër në këtë regjion.

Në arkivin e Manastirit, përveç tjerash, janë ruajtur edhe një numër i madh i dokumenteve nga periudha e perandorisë osmane, siç janë fermanët, bujruldijat, huxhetat, muraselat, iznat (lejet) dhe tjera, ndërsa ishin të domosdoshëm për mbijetesën e manastirit, patundshmërive dhe pasurive të tij.

Po ashtu, janë ruajtur edhe vendimet e Sulltan Bajazitit II dhe Sylejmanit të Madhërishëm nga shekulli XVI, deri tek dokumentet e sulltanëve të cilët kanë sunduar deri në fund të shekullit XIX. Gjitha këto dokumente janë shkruar në skriptoriumet dhe libërlidhjet mbretërore në Stamboll në gjuhën e vjetër turke apo, më mirë thënë, osmane.

“Sulltani ju urdhëronte spahinjve lokalë që nuk kanë të drejtë të marrin taksa shtesë nga manastiri ose që për shembull, manastirit t’i kthehet toka e rrëmbyer, që të ndërpriten shantazhet ndaj manastirit, që mos t’ju merret me dhunë ushqimi dhe pijet, që patriarku mund të udhëtojë me përcjellje të armatosur dhe të ngjashme”, shpjegon ati Petar.

Manastiri i Deçanit është manastir i meshkujve dhe aty aktualisht jetojnë 24 murgj dhe 2 rishtarë.

“Gjatë aktit të pranimit të murgjve, ne japim tri betime: betimin për ta dëgjuar kishën dhe eprorin që, konkretisht, në manastirin tonë është patriarku dhe tani jam unë në atë pozitë. Pastaj, kemi betimin e abstenimit apo celibatit, ne nuk martohemi dhe betimi i tretë është ai i varfërisë, do të thotë, ne nuk kemi të drejtë në pasuri private. Gjithë atë që e kemi, e fitojmë dhe e përdorim, nuk është pasuri të cilën mund t’ia lëmë si trashëgimi dikujt tjetër apo ta tjetërsojmë, por ajo është e mirë e përgjithshme, e tërë manastirit”, shpjegon ati Sava.

Murgjit kanë dëgjueshmëri dhe obligime të ndryshme, si për shembull, puna në kuzhinë, në zyre, në furrë si bukëpjekës, dikush merret me gdhendjen e drurit dhe shkrimin e ikonave, ndërsa dikush pret mysafirët. Jetën e murgjve e përbëjnë shujtat e përbashkëta gjatë të cilave, shpeshherë, janë prezent edhe mysafirët, si dhe lutjet e përditshme Zotit. “Çdo ditë fillojmë rreth orës 6 në mëngjes dhe kemi liturgji çdo mëngjes, kurse kemi edhe shërbimet e mbrëmjes”, thekson ati Sava.

Gjatë xhirimeve tona, Manastirin e Deçanit po e vizitonte një grup i qytetarëve nga Vojvodina. Ndër ta ishte edhe Predrag Aleksiq nga Prishtina, që sot jeton me familje në Novi Sad. Aleksiq thotë se Deçanin e ka vizituar për herë të parë në vitin 1968, me babën e tij, më vonë është martuar aty dhe i ka pagëzuar tre djemtë e tij. “Manastiri i Deçanit është diçka hyjnore, udhërrëfyes i cili na tregon se ku jemi. Ne të gjithë synojmë rrugën drejt Zotit, të vërtetës, vlerave njerëzore dhe respektimit të gjithëve”.

Milosh Milin nga Subotica është për herë të parë në Kosovë dhe në Manastirin e Deçanit. “Këtu njeriu, me të vërtet e ndien që ky është një vend i shenjtë. Vet fakti se, kur filloni të mendoni dhe kuptoni se në këtë vend, para 600 apo 700 vitesh, njerëzit janë lutur dhe ne, sot, po qëndrojmë në të njëjtin vend dhe po i lutemi Zotit, ky është një përjetim i veçantë”, thotë Milin.

Manastiri i Deçanit dikur kishte 700 hektar tokë, mirëpo atë e ka nacionalizuar qeveria e ish-Jugosllavisë komuniste, në vitin 1946. Sot, manastiri ka rreth 50 hektar dhe për gjysmën e kësaj toke është në kontest pronësorë më komunën e Deçanit. Murgjit i kanë prodhimet e veta bujqësore, lopët e veta, delet, dhitë, shpezët dhe vet e prodhojnë djathin. Me këto i plotësojnë nevojat e tyre personale për ushqim ndërsa i ndihmojnë edhe Bogoslovinë e Prizrenit, por edhe të varfrit. Në Hoçën e Madhe te Rahoveci, manastiri ka vreshtat e veta ku prodhohet vera e kuqe dhe e bardhë, si dhe rakia e rrushit.

Kur është fjala për raportin e popullatës vendase ndaj manastirit, patriarku Sava Janjiq thotë se ende ka tensione, përkundër faktit se murgjit ju kanë ndihmuar shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999, duke i pranuar rreth 200 refugjatë shqiptarë në manastir.

“Mirëpo, pas luftës, këtu nuk ka mbetur asnjë nga familjet serbe në rrethinë dhe manastiri ka qenë i ekspozuar ndaj numrit më të madh të kërcënimeve dhe në disa raste edhe sulmeve. Kemi pasur tre sulme me minahedhës, dy në vitin 2000 dhe një në vitin 2004, gjatë kohës së trazirave në Kosovë. Sulmi i fundit i armatosur ka qenë në vitin 2007, kur një shqiptar nga Isniqi kishte lansuar një zolë (raketë anti-tank) në drejtim të manastirit. Ai ishte arrestuar shpejt pas kësaj dhe ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burg”, tha ati Sava dhe shtoi se incidenti i fundit kishte ndodhur para dhjetë ditësh, kur në muret dhe vendet e ndryshme në pronën e manastirit ishin shkruar grafitet UÇK, AKSH, ISIS dhe “Kalifati po vjen”.

Për këtë incident, si dhe ngjarjet tjera në manastir, kohëve të fundit murgjit po e informojnë opinionin përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter. Në këtë mënyrë, ata kanë gjykuar dhe kanë ngritur zërin kundër, jo vetëm incidentit në manastir por edhe fyerjeve të drejtuara ndaj shqiptarëve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe sulmet ndaj furrave të bukëpjekësve shqiptarë dhe goranë në Serbi.

“Pra, në konsiderojmë se, në komunikim me publikun, ne duhet ta paraqesim veten si palë e cila nuk e përkrahë asnjë lloj ekstremizmi dhe se ne duam të jetojmë në paqe, mirëpo presim edhe nga tjerët që të jetojnë në paqe me neve”, porosit ati Sava Janjiq.


****

– Manastiri i Deçanit i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire nga gurskalitësi shqiptarë, Fra Vita Kuçi nga Kotorri –

Dyndjet serbe apo dyndjet sllave siç njihen në histori, sipas informacioneve konkrete të histografisë shqiptare dhe asaj botërore, kanë sjellur serbët në Gadishullin Ballkanik në shekullin IX dhe jo siç pretendon histografia serbe, dy shekuj më herët, thotë Shkodran Imeraj duke rrëfyer se, me ardhjen e pushtuesve të ri, dinastisë serbe, ata kanë përvetësuar gjithçka çka ata pushtuan si territor dhe me këtë rast kanë përvetësuar prona dhe institucione fetare, duke përfshirë edhe manastirin.

“Manastiri i Deçanit është i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire, pasi që zona ku ndodhet Manastiri i Deçanit, disa metra në perëndim shtrihet lokaliteti i vjetër arkeologjik i cili nuk është i hulumtuar në detaje dhe që quhet Kulla e Qelisë, ku është një lokalitet arkeologjik që dëshmon se kjo pjesë ka qenë e populluar para se të popullohet pjesa e Deçanit dhe Rrafshit të Dukagjinit. Aty i kemi informacionet e para të një qytetërimi ilir” thotë Imeraj dhe shton se informata e dhënë për emrin e mjeshtrit që e ka rindërtuar manastirin është e pasaktë.

“Manastiri i Deçanit është i rindërtuar që nga viti 1327 deri në vitin 1335 dhe ëshhtë rindërtu në themelet e një kishe ilire nga ana e Fra Vita Kuqit, në tokën e Hak Kuqit nga Deçani. Fra Vita Kuqi ka qenë një gurskalitës shqiptar me origjin nga Kotorri (Mali i Zi). Ai bashkë me 30 gurskalitës të tjerë fillon dhe e rindërtojnë Manastirin e Deçanit për t’i kryer rritet fetare popullsia vendase.”

Duke e shpjeguar historinë e ndarjes së Perandorisë romake në dy pjesë, në atë të Lindjes, me qendër në Konstantinopoj (Stambollin e ardhshëm) dhe Perandorinë Romake të Perëndimit me qendër në Romë, historiani Imeraj shpjegon se tokat shqiptare që ndodheshin përtej Adriatikut dhe Detit Jon, kaluan nën sovranitetin e Perandorisë Bizantine ndërsa, më 1054, kur vjen deri tek ndarja e Kishës në dy rite, atë ortodoks dhe katolik, shqiptarët i takuan ritit ortodoks dhe gjatë mesjetës, ruajtën fenë ortodokse si besimin e vet fetar.

Imeraj këtë e argumenton me Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, dokumentacion turk i botuar në Tiranë , në vitin 1974 nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, ku hasën emrat shqip si: Gjon, Gjin, Lekë, Kol, Gegë, Progron, Tole, Lesh apo Llesh, Bardo, Kolsh, Gectë, Tanush, Bushat, Lulo, Mazrek, Pal, Dukë, Kal, etj. Sipas tij, këta janë emra autokton ortodoks shqiptar dhe nuk kanë të bëjnë me pretendimet e histografisë serbe se kinse Kosova është ripopulluar me popullsi shqiptare.

– Kristobula e Manastirit të Deçanit , fillim i sherrit –

Manastiri i Deçanit kishte përfunduar së rindërtuari, në vitin 1335, ndërsa pesë vite më herët kemi Kartën e cila njihet si Kristobula e Manastirit të Deçanit.

“Sipas disa informacioneve , që ne i disponojmë dhe janë zbuluar tash në Francë, Karta e Deçanit apo Kristobula e Manastirit të Deçanit është një dokument i falsifikuar pasi që ndodhet në katër versione” thotë Imeraj duke shtuar se katër versionet sjellin katër informacione të ndryshme për popullsinë vendase të Deçanit, ku njëra ndër to thotë se, kjo pjesë ka qenë e populluar me popullsi serbe dhe shqiptarët kanë qenë të ardhur, mirëpo këtë e përgënjeshtron Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut së Shkodrës 1485.

“Kjo demantohet me anë të dokumenteve osmane, pasi që dokumentet apo Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut së Shkodrës i jep në detaje të dhënat për gjithsecilin fshat dhe vendbanim , si dhe për Manastirin e Deçanit, për sa i përket ardhjes apo prejardhjes serbe në Deçan” thotë Imeraj duke demantuar edhe pohimet për etimologjinë e emrit Deçan, që sipas serbëve buron nga kupola e Manastirit dhe thotë “Po të rridhte emri Deçan në vitin 1330 apo 1335, po ta kishte marr emrin sipas kupolës së manastirit të Deçanit atëherë si është quajtur Deçani në lashtësi?”

Ai thotë se ky është një pretendim jo i bazuar në fakte sepse Deçani është i banuar që në kohën ilire dhe kjo dëshmohet me anë të lokaliteteve arkeologjike të cilat janë në terren dhe të cilat mund të shihen ndërsa emri Deçan rrjedh nga trajta e fjalës ‘dash’ apo ‘desh’ sepse Deçani në kohën ilire është shquar për prodhimtari blegtorale. Këtu ai i referohet punimeve të akademik Mark Krasniqit, si dhe studiuesi Muharrem Carrabregu në librin “Hartografia 2”.

– Manastiri i Deçanit kurrë nuk ka pasur 700 hektar tokë –

Lidhur me madhësinë e pronës së Manastirit të Deçanit dhe pretendimeve të atit Sava Janjiq dhe fakteve të cilat i përdor Kisha Ortodokse Serbe se, manastiri ka pronë prej 700 hektarëve, Imeraj thotë se kjo e pavërtet mund të hidhet lehtë poshtë nëse studiohen me kujdes faktet se, me ardhjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, Kisha Ortodokse dhe Kisha e Deçanit e pranojnë vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane dhe se, ata që kanë pasur tokë kanë qenë edhe spahi, kalorës të zgjedhur të Perandorisë Osmane.

“Me që manastiri i Deçanit sipas një broshure që ata e kanë botuar, thuhet se kanë qenë spahi të Perandorisë Osmane, atëherë rrjedh pyetja: sa i kanë dhënë Perandorisë Osmane ushtar? – Që është një disbalancë i të vërtetës, sepse murgjit në atë kohë nuk kanë qenë kalorës të Perandorisë Osmane, siç potencojnë në broshurën që e kanë publikuar kohë më parë” shpjegon historiani Imeraj duke theksuar se Perandoria Osmane nuk ka lejuar që manastiret apo kishat të kenë prona aq të mëdha sepse Perandoria i ka marr taksat dhe ka caktuar një shumë vjetore të pagesës të cilën është dashur me e kryer, prandaj ai pyet se “ku e mori burimin Manastiri që të paguaj për pronën që e ka poseduar?”

Duke e shpjeguar kopjen e fermanit të Sulltanatit, nga viti 1794, ku banorëve të fshatit Isniq ju dhurohet një pjesë e Bjeshkës nga Perandoria Osmane, historiani Shkodran Imeraj vërteton se Manastiri i Deçanit dhe kishat në kuadër të Perandorisë nuk kanë zotëruar shumë tokë dhe se kanë zotëruar vetëm me objektet përcjellëse.

“Se a ka pasur pronë të zgjeruar shumë apo jo, manastiri i Deçanit, flasin edhe faktet e mëvonshme, respektivisht flet një fotografi e vitit 1962 e cila e pasqyron qartë pronën e Manastirit të Deçanit. Këtë e argumentojmë me shemën e cila është një shemë që tregon rreth pronave dhe objekteve përcjellëse të Manastirit të Deçanit, sipas territorit nuk ka më shumë se 8 hektar tokë. Kjo është pronë që e ka trashëguar, sepse po të kishte 700 hektar tokë, që nga koha e Perandorisë Osmane , ai do t’i kishte edhe sot. Do të thotë, është një e pavërtetë” rrëfen Imeraj dhe e dokumenton këtë me një gravurë që daton nga vitit 1764, si dhe me një fotografi ku shihet se, në vitin 1962, ajo pjesë ishte ripyllëzuar me anë të mbjelljes së pishave.

Një fakt tjetër argumentues është regjistrimi i parë Osman në territorin e Deçanit, në vitin 1485, kur jepen informacione për igumanët , priftërinjtë apo shërbëtorët që kanë shërbyer në kuadër të Manastirit të Deçanit dhe të cilët kishin emra të trajtës jo ortodokse. Sipas Imerajtë, kjo tregon se territori i komunës së Deçanit ka qenë i banuar nga popullsia edhe ortodokse edhe katolike shqiptare e cila gjithmonë ka qenë e lidhur me tempujt e tyre fetar dhe në histori njihet si respektuese e monumenteve fetare.

– Apiko dhe Ilira s’mund të tjetërsohen nga Manastiri i Deçanit –

Imeraj ka reaguar edhe në pretendimet e Manastirit për pronat e Apikos dhe Ilirisë, dy gjigantëve të mëdhenj ekonomik, jo vetëm të Deçanit por edhe të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë dhe se, marrja e tyre do të shkaktonte bllokim ekonomik të komunës së Deçanit. Për më tepër, ai e kundërshton aktgjykimin e 28 Dhjetorit 2012, kur Gjykata Supreme e Kosovës, respektivisht Dhoma e Veçantë merr vendim duke u bazuar në dy dokumente, sipas tij të papranueshme: Masat e Dhunshme të vitit 1993 dhe 1997, sipas të cilëve , pronat në fjalë i bëhen dhuratë Manastirit të Deçanit, nga ana e institucioneve të Republikës së Serbisë.

Lidhur me këtë, Lidhja e Historianëve të Kosovës ka kërkuar në vitin 2012 dhe kërkon edhe sot, që Kuvendi i Kosovës t’i nxjerr urgjentisht tri ligje: Ligjin për distancimin ndaj Masave të Dhunshme, që do t’i hudhte poshtë gjitha vendimet nga 28 marsi 1989 kur suprimohet autonomia e Kosovës e deri më 12 qershor 1999 kur Kosova vendoset nën admisnitrimin e Kombeve të Bashkuara; Ligjin e Reformës Agrare, për të rishikuar historinë e tokave dhe Ligji i Lustracionit apo Ligji i Pastërtisë Publike

– Ne e kemi respektuar dhe do ta respektojmë çdo herë Manastirin e Deçanit –

Manastiri i Deçanit është respektuar dhe ruajtur , përherë, nga deçanasit sepse, kanë qenë popullsia vendase me gurskalitësit nga Kotorri ata që e kanë rindërtuar këtë manastir dhe deri në fillim të viteve të ’90-ta, në Manastirin e Deçanit ka ekzistuar Vojvoda apo Rojtari, rrëfen historiani Imeraj dhe shton se, Vojvoda e fundit ka qenë familja e Sali Rrustës nga Deçani.

Me këtë, Imeraj bënë me dije se, shqiptarët e Deçanit, pa marr parasysh bindjet fetare, e kanë respektuar dhe e respektojnë Manastirin e Deçanit si një monument të rëndësishëm të kaluarës historike shqiptare dhe për këtë thirret edhe në vet dokumentet serbe. “Arhimani i Manastirit të Deçanit, Serafin Ristiç, në vitin 1864 e boton librin e tij ‘Deçanski spomenici’, në Beograd, i cili përshkruan disa zakone të Kishës së Deçanit dhe ndër të tjera thekson që, murgeshat kur i kanë kryer lutjet dhe meshat në manastirin e Deçanit, kanë kënduar me këto fjalë: ‘O Patriarkan, manastir i famshëm, në trevën e Dardanisë, qëndron qysh moti. Domethënë, ky është një argument të cilin e pranojnë edhe vet ish drejtuesit e Manastirit të Deçanit se, ai i takon një të kaluarës historike Dardane” citon Imeraj burimet serbe që dëshmojnë se, ky manastir ishte i ndërtuar në Dardani, pjesën e Ilirisë antike, vendit të shqiptarëve dhe ishte kult fetar i popullsisë vendase shqiptare.

– Gjatë luftës në Kosovë në Manastir ishin strehuar shqiptarë, kolaboracionista –

Lidhur me deklaratat e Igumenit Janiq se, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, ai ka strehuar shqiptar, historiani Imeraj thotë se, ati Sava është duke i shtrembëruar faktet dhe se Manastiri i Deçanit ka qenë vend strehim i atyre shqiptarëve që kanë qenë kolaboracionist dhe i kanë shërbyer regjimit serb të asaj kohe dhe jo vetëm atyre.

“Ne e dimë që gjatë luftës fundit, në vitet 1998 dhe 1999, janë strehu edhe personel ushtarak i uniformuar, gjë e cila dëshmohet edhe me anën e kësaj fotografie ku shihen policët e uniformuar serb dhe në mesin e tyre shihet edhe një nga personeli i Manastirit të Deçanit” rrëfen Imeraj .

Njëherësh, ai ja rikujton atit Sava Janiq se gjatë viteve 1998-1999, në këtë manastir janë mbajtur edhe mesha kishtare duke u tymosur dhe lagur me ujë qindra policë e paramilitarë serb të cilët më pas kryen krimet më të rënda në territorin e Deçanit dhe më gjerë. Për këtë, Imeraj tha se, më së miri flasin faktet, incizimet dhe fotografitë e kohës dhe se nuk është mirë që Igumeni Sava Janiq po mundohet të shtrembërojë.

– Manastiri i Deçanit të hapet edhe për historianët shqiptarë –

“Unë personalisht e kam një mesazh për fund që, Manastiri i Deçanit gjithmonë ka qenë një monument i respektuar prej shqiptarëve dhe do të vazhdon të respektohet prej shqiptarëve sepse është ruajtur nga shqiptarët” përfundoi historiani Shkodran Imeraj i cili shprehi dëshirën që arkivi i Manastirit të hapet edhe për studiuesit shqiptarë, në mënyrë që edhe ata të kenë qasje në dokumentacionin të cilin e disponon Manastiri. Si historian, ai është shumë i gatshëm ta vizitojë Manastirin pasi që, personalisht, në këtë moment e ka të pamundur me shkua dhe me e vizitua atë monument të historisë shqiptare.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...