Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/11

Presidentit serb Aleksandër Vuçiqit i kërkohet të paraqesë “planin e tij për Kosovën”


Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën para qytetarëve të Serbisë, duke thënë se ata janë adresa ku duhet drejtuar dhe “jo Brukseli, Uashingtoni, Moska ose Prishtina”.


Rezultate imazhesh për aleksander vuqiqi


Përmes një deklarate, ata e akuzuan Vuçiqin se me politikën që udhëheq, “shteti i Serbisë është tërhequr nga Kosova”.

Organizatorët e protestave thanë po ashtu se presidenti i Serbisë “i ka instaluar kriminelët e tij që të qeverisin territorin e askujt, pasi i ka tërhequr institucionet serbe nga veriu i Kosovës”.

Në deklaratë thuhet se Vuçiq e ka bërë betimin e presidentit duke u zotuar se “do të mbrojë Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ndërsa “sot ai flet për ndryshim të kufijve”.

Protestat antiqeveritare në Serbi mbahen çdo të shtunë që nga 8 dhjetori 2018-tës.

Protestat kanë filluar me sloganin “Stop bluzave të përgjakshme”, pasi njëri prej udhëheqësve të koalicionit opozitar “Aleanca për Serbinë”, Borko Stefanoviq, është rrahur në Krushevc. Protestat kanë vazhduar edhe me parullën “Një nga pesë milionë”, si përgjigje ndaj deklaratës së Vuçiqit se mund të mblidhen pesë milionë njerëz, porse ai nuk do t’iu nënshtrohet presioneve nga rruga.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...