Prof.Dr.Jahja Drançolli,Ph.D
Përgjithësishtë është pranuar se nocioni Albanon (Άλβανών), që doli nga emri i fisit ilir Άλβανοι, të përmendur nga gjeografi aleksandrin, Ptolomeu (shek. II), ka vazhduar të ekzistonte si emër vendi dhe si emër etnik gjatë gjithë mesjetës.
Arbëria ose Arbënia është emër mesjetar që i referohet Shqipërisë. Ndërsa, etnonimët mesjetare: arbër, arban ose arbresh, pas pushtimit osman janë përdorur për shqiptarët e diasporës më Itali, Dalmaci dhe Greqi.
Sot ka prova solide sipas analeve dhe kronikave raguzane (Albania, Arbania), si dhe të atyre bizantine (Άλβαnia), të cilat dëshmojnë se vëndemri dhe etnonimi janë përdorur pa ndërprerje, që nga shek. II deri në shek. XI.
Një tjetër argument i rëndësishëm për kontinuitetin e vëndemrit dhe etnonimit mesjetar, shpjegohet nga veprimet fonetike, respektivisht nga ligji i metatezës ose i rirenditjes së bashkëtinglloreve së paku nga shek. VIII.
Këtej, emri i ujdhesës Arba/e quhet Rab, nga Albona del Labin. Në burime mesjetare rasiane (serbe) nga Arbanon i Ataliatit dhe i Ana Komnenës del vëndemri Raban, dhe mbiemri rabanski.
Pjesa e madhe e historiografisë ballkanike arealin gjeografik dhe politik të Arbërisë mesjetare, në mungesë të burimeve të kohës e kanë përkufizuar në një zonë të vogël malore ndërmjet lumenjve Mat dhe Drin, ose në katërkëndshin hipotetik Tivar – Prizren dhe Vlorë – Ohër.
Së këtejmi, këtu, nga kapërcyelli i shek. XI, der në fillimet e shek. XIII ishte themeluar principata e Arbërit me seli në Krujë. Nga viti 1272, mbreti Karli I Anzhuin kishte themeluar “Regnum Albaniae”. Ndërsa, mbreti Milutin dhe Dushani vetën e quanin edhe për mbretër të Arbërisë.
Pas rënies së shtetit të Dushanit, Arbëria udhëhiqej nga familjet bujare arbërore: Arianiti, Balshaj, Topia, Dukagjini, Kastrioti, Muzakaj, Shpataj, Zenebishi, e ndonjë tjetër.
Me dorëzimin e Durrësit (1501), Tivarit dhe Ulqinit (1571), Arbëria pasi që kishte rënë përfundimisht nën osmanët, është shoqëruar edhe më një sërë ndryshimesh si në strukturën e vëndemrit ashtu dhe të etnonimit.
Duke u ngjitur në shekujt e mesjetës, të kushtëzuar nga hapësira etnike kompakte dhe faktori politik, emërtimet gjeografike e politike, si: Arbanon, Arbëri ose Epir e Dardani, përfshinin trevat e sotme të Kosovës, Serbisë, M. të Zi, Maqedonisë e të Greqisë.
Të tilla njoftime datojnë që nga mesjeta e herëshme, si bie fjala, Lapiam (Lab), i referohet Lab-it (Llapit).
Si pjesë të Arbërisë, Kosovën e shohim te kronisiti francez i shek. XIV, Filip de Meziere, i cili provonte të dëshmon se Beteja e Kosovës (1389) ishte zhvilluar në Arbëri. Mendime paksa identike ndeshim te Bertrandon de la Broquière (shek. XV), sipas të cilit, pjesa e madhe e Kosovës së sotme ishte përfshirë në kuadër të Arbërisë.
Të tilla janë njoftimet: “ Hasi, jo fort larg Prizrenit, provincë në Epir”, “Prishtinë në Epir” “Peja në Epir”, “Prizreni në Epir”, e ndonjë tjetër.
Përveç apelativave, Kosova si pjesë e Arbërisë dhe e Epirit, Kosovën e sotme e ndeshim edhe si pjesë të Dardanisë!
*****
Prof. Dr.Jahja Drançolli,Ph.D , lindi në Pejë më 10/10/1946. Studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 1971.
Gjatë viteve 1973-1984 ka vijuar studimet e magjsitraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik.
Ka magjistruar në Zarë dhe doktoruar në Prishtinë më 1981, respektivisht më 1984.
Gjatë viteve 1984-1990 ka bërë kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka dhe muzeume, të Ankonës, Dubrovnikut, Kotorrit, Padovës, Romës, Venedikut, Zagrebit, Zarës, etj.
Gjatë luftës edhe prof.Drançolli si shumica e popullit shqiptar maltretohet nga forcat policore serbe.
Gjatë vitit 2003 u emërua drejtor i Institutit Arkeologjik të posa themeluar në Prishtinë, institut këtë të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë projektesh kërkimore-shkencore nga lëmi i arkeologjisë dhe të shkencave ndihmëse të historisë. Në vitin
Jahja Drançolli për Arkeologjinë e Kosovës në filmin gjerman, "Sieben Tage Kosova" i realizuar nga Moses Merke & Elisabeth Saggau akademik 2004/2005, në cilësi të profesorit të Fakultetit Filozofik, Departamenti i Historisë ka qenë bartës i kursit me titull: “Religjionet komperative: Katolocizmi, Ortodoksia dhe Islami”. Maketi i botuar i këtij kursi i përkrahur nga WUS-Austria është nominuar dhe ka fituar çmimin e parë në lartësi prej1000 euro.
Drançolli, në cilësinë e udhëheqësit dhe drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës ka zbuluar mbetjet e kështjellës së Harilaqi.e cila daton nga shekujtë IV-VI pas/Kr. Gjatë vitit akademik 2003/2004 ka qenë bartës i projektit “History of Religions”, të finansuar nga CEU-Budapest.
Ndërkaq, gjatë viteve akademike, 2000/2001; 2001/2002; 2002/2003, 2004/2005, ka qenë bartës i një sërë projekteve nga lëmi i historisë dhe trashëgimisë kulturore të realizuara në Universitetin Veror të Prishtinës (Pristina Summer University). Është autor i shumë monografive shkencore, dhe më së 100 studimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Itali, Gjermani, Turqi, etj. Përndryshe Drançolli është një aktivist i angazhuar në mbrojtjen e monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës Prof. Dr. Jahja Drançolli njëkohësisht është kontribuesi i vetëm shqiptar në Encyclopedia of Global Archaeology (Claire Smith, ed., Springer, 2014) me studimin "Kosova: Archealogical Heritage".
Tituj të veprave
Botime të veçanta – monografi
1. Gjin Gazulli-astronom dhe diplomat i shek. XV, Prishtinë, Rilindja, 1984;
2. Raguzanët në Kosovë prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, Prishtinë, Instituti i Historisë i Kosovës, 1986;
3. Albanci v srednjem veku, in Albanci (J. Drançolli et al.), Cankarjeva Založba, v Ljubljani;
4. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Zwischen Kreuz und Halbmond, (Jahja Drançolli et al.), München, Pinguin, 1998;5. Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Pejë , “Dukagjini”, 2001;
6. Histori e Religjioneve Komparative, WUS Austria-Prishtinë 2005 (tekst universitar, co-autor Denis Janz, Ph.D., Loyola University New Orleans, Provost Distinguished Professor of Religious Studies);
7. Histori e Shkencës, WUS Austria-Prishtinë 2003 (tekst universitar).
8. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Monumentet e Kosovës, Prishtinë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, 2005; Simpoziumin Ndërkombëtar Krishtërimi ndër shqiptarë, mbajtur në Tiranë 1999, botuar në Shkodër, 2000
9. Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Editor, Prishitnë, Instituti Arkeologjik i Kosovës, 2007;
10. Historiografia dhe teoritë historike të shekujve XIX-XX, WUS Austria-Prishtinë 2008 ( e- CUP, botim elektronik);
11. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës, Zagreb, Lazër Mjeda, 2008
Punime shkencore
1. Marrëdhëniet e Durrësit me Raguzën prej shek. XI deri më 1501, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1982/12; Studime për Epokën e Skënderbeut, Tiranë 1989/3;
2. Vështrim për Kosovën gjatë feudalizmit të zhvilluar, in: Kosova, Prishtinë 1983/12.
3. Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1984;
4. Tregtarët e njohur të Kosovës prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, in: Buletin i Muzeut të Kosovës, Prishtinë 1984/XIII-XIV;
5. Lidhjet e bujarëve raguzanë me Durrësin gjatë shekujve XIII-XV, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1984/VIII;
6. Presence des Albanais e Raguse entre le XIIIe et le XVe siecle, in: Recherches Albanologiques, 1987/4;
7. Les rapports des nobles de Raguse avec Durrës au course des XIIIe-XIVe siecle, in: Studia Albanica, Tiranë 1987/3;
8. Rrugët e Kosovës gjatë Mesjtës, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1987/ XXIII.
9. Diaspora shqiptare në Greqi gjatë shek. XIV, in: Studime Historike, Akademia e shkencave e RPS, Tiranë 1987/3;
10. Disa aspekte të mjeksisë ilire, in: Gjurmime Albanologjike (ser. folklor e etnologji), Prishtinë 1988/18 (co-autor, Akademik Musa A. Haxhiu);
11. Marin Biçikemi në Raguzë në dritën e dokumenteve të Arkivit Historik të Dubrovnikut, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1988/17;
12. Kosova më 1448 sipas kronikave të historive të moçme të Raguzës, in: Kosova, Prishtinë 1988/17;
13. Fillët e ndikimit osman në viset e banuara me shqiptarë dhe në Bosnje e Hercegovinë, in: Gjurmime Albanologjke (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;
14. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu te kronistët dhe historianët e moçem të Raguzës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;
15. Lidhjet historike shqiptaro-boshnjake në shek. XV, in: Sdudime për Epokën e Skënderbeut, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Tiranë 1989/3;
16. Diplomatët shqiptarë në shërbim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Gjurmime Albanologjike (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1990/19;
17. Një biografi e panjohur për Mikel Marulin- Tarkanjotin, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/19;
18. Disa aspekte të strukturës etnike në Kosovë gjatë mesjetës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike) 1991/21;
19. Të dhëna të reja për jetën dhe veprën e Marin Barlecit, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/18;
20. Beteja e Kosovës në dritën e burimeve raguzane, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. historike) Prishtinë 1993/21;
21. Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trojeve të tjera në ish-Jugosllavi gjatë shekujve XV-XVII, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1994/22;
22. Marin Beçikemi në Padovë e Venedik, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1994/13;
23. Kontribut i muzikantëve shqiptarë të Raguzës gjatë shekujve XIV-XV, in: Buletini i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1994/XXII;
24. Universiteti i Durrësit (shek.XIV), in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universitei i Prishtinës, Prishtinë 1995/XXIII;
25. Shtrirja e trojeve shqiptare deri në Krizën Lindore, in: Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë 1995;
26. Skënderbeu dhe Kosova, Studime Historike, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1995/1-4;
27. Njoftime burimore rreth origjinës së Milosh Kopiliqit, in: Illyria, New York, 1995/13,14;
28. Ndërlidhjet kulturo-historike shqiptare-evropiane gjatë humanizmit, in: “Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturës shqiptare” (1555-1995), Art Club, Ulqin 1995;
29. The Albanian population of Kosova and other areas of former Yugoslavia during the XVth-XVIIth centuries, in: The Kosova issue a historic and current problem, Institute of History, Prishtina-Tirana 1996;
30. Dokumentet italiane për gjendjen në Kosovë gjatë luftërave austro-turke (1683-1699), in: Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1996;
31. Llapi gjatë mesjetës, in: “Llapi gjatë shekujve”, Prishtinë 1996;
32. Mjekët shqiptarë gjatë Epokës së Humanizmit dhe Rilindjes Evropiane, in: Praxis Medica, Prishtinë 1997, vol. 40, No.1. (co-autor, Alademik Musa A. Haxhiu);
33. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Pinguin, München 1998;
34. Rrënjët e qytetërimit iliro-shqiptar në Kosovë. In: Buletin i Fakultetit Filozofikë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1998/XXV;
35. Kontribut për ndriçimin e toponimit Prishtinë, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1999/27;
36. Jak Pjetër Llukari, një historian i moçëm shqiptarë (shek. XVII), in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1999/27;
37. Zhvillimi i mjekësis së moçme në Kosovë, in: Praxis Medica, vol. 42, No.1, Prishtinë 1999;
38. Kontributi i dominikanëve shqiptarë për Kishën Katolike, in: Dardania Sacra, Prishtinë 1999/1;
39. Feja në Kosovë gjatë Mesjetës, in: Dardania Sacra, Prishtinë 2000/2;
40. Kosova dhe Shqiptarët në shek. XV-XVII, in: Kosova, Revistë Historike/Politike, Prishtinë-Tiranë 2000/8;
41. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Krishterimi ndër Shqiptarë (Simpozium Ndërkombëtar, Titranë, 16-19 nëntor 1999), Shkodër 2000;
42. Mbi ofiçin shtetëror të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Kosova, Prishtinë 2000/20.
43. Qytetet e Kosovës gjatë Mesjetës, in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001/XXVI;
44. Kontaktet shqiptaro-serbe gjatë mesjetës (shek.V-XIV), in: Vjetar, Arkivi Kombëtar i Kosovës, XXV-XXVI, Prishtinë 2001;
45. Opusi poetik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Jeta e Re, Prishitnë 2003/6, (koautor, prof. Nexhat Begolli);
46. Ndërrimi i strukturës fetare te shqiptarët e Malit të Zi, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishitnë 2004/33;
47. Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kosova (të dhëna të reja), in: Simpozium ndërkombëtarë i mbajtur me rastin e 600 – vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Zagreb 2005;
48. Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Republikën e Raguzës, in: Skënderbeu dhe Evropa, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë 2006;
49. Prania e Arbërve në Zarë, Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin e 280- vjetorit të ardhjes së arbëreshve në Zarë, Zagreb 2006;
50. Iliro-Arbërit në territorin e Malit të Zi të sotëm, in: Vjetari i Arkivit të Kosovës, XXXV-XXXVI, Prishtinë 2006;
51. Mesazhet e Lidhjes së Lezhës. 1444, in: Buletin i Fakulteti Filozofik XXVII-XXVIII, Prishtinë 2007;
52. Koleksioni Arkeologjik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë 2007;
53. Iliro-Arbërit në Mal të Zi gjatë antikitetit dhe mesjetës, in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;
54. Ndryshimet e strukturës fetare të shqiptarëve në Mal të Zi (përhapja e fesë islame), in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;
55. Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit, in: Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Zagreb 2008;
56. Shkolla Arbërore në Venedik dhe piktori Viktor Karpaçi, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, XXXIX-XL, Prishtinë 2008;
57. Kalaja e Shasit, in: Simpozium ndërkombëtar kushtuar Shasit në shekuj, Ulqin 2008;
58. Roli i Kishës Katolike në Kosovë gjatë kohës së Imzot Lazër Mjedës, in: Simpozium ndërkombëtar, “Imzot Lazër Mjeda - mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar”, Zagreb 2009;
59. Shën Pali në kontekstin historik dhe arkeologjik, in: 2000 – Vjetori i lindjes së Shën Palit, Prishtinë, 2009;
60. Protecting Cultural Heritage in Kosova, in: World Universities Congress, Çanakkale, Turkey, 2010;
61. Illyrian – Albanian Continuity on the Area of Kosova, in: Thesis Kosova, 2010/1;
62. Illyrian State, in: Ilira Intrnational Review, Prishtinë, Universiteti Iliria, 2011;
63. Konsullatat dhe gjykatat në Bellasicë të Llapit (1424-1448), in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 47-48, Prishtinë, 2012;
64. Konsullatat dhe gjykatat në Prishtinë, 1415-1453, in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 45-46, Prishtinë, 2013;
65. Konstantini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani, in: 1700 - vjetori i Ediktit të Milanos, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Tiranë, 2014;
66. Kosova: Archaeological Heritage, in: Encyclopedia of Global Archaeology, ed. Claire Smith, Springer, 2014.
Përveç monografive dhe punimeve shkencore që u përmenden më sipër, Prof. dr. J. Drançollin e ndeshim edhe në referencat e studimeve historike ndërkombëtare.
Botoi, gjithashtu, edhe shumë kritika e reçensione, si dhe më tepër se 100 punime profesionale-shkencore në gazeta e revista të vendit dhe botës, si në revista e gazeta: Zëri, Fjala, Ekskluzive, Drita, Rilindja, Koha ditore, Illyria, Rilindja demokratike, Shkëndija, Bujku, Bota Sot, Pavarësia, Lajm, Express, Nacional, etj.
Përgatiti: Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D