Mbi 550 letra të dërguara nga Fan Noli gjatë aktivitetit të tij patriotik, vijnë të përmbledhura në një botim nga shkrimtari i mirënjohur Nasho Jorgaqi. Epostolari i Fan Nolit, i sjellë në këtë libër shtrihet në një periudhë afro 60 vjeçare (1906-1965) pas të cilës qëndron historia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX. Mbërrin një nga kryeveprat klasike të letërsisë Italiane dhe botërore, Romani, "Të fejuarit", i Alessandro Manzonit . Përshkrimi me aq kujdes i personazheve dhe trajtimi i tyre në artë të hollë bënë që të jetë një nga romanet e kërkuar në të gjitha kohërat. Shkrimtari e filozofi, Osho, këtë herë vjen me “Tri shëndërrimet”. Shkrimtari flet për ato shëndërrime , për atë se si shpirti u bë gamile, se si deveja u bë luan dhe më në fund se si luani u shëndërrua në fëmijë. Giorgio Napolitano, "Një dhe e pandashme ", refleksione mbi 150 vitet e Italisë . Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug, apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta. "Gjuha dhe lufta e ideve", një libër nga Lindita Aliu-Tahiri. Në tri fjalë të vetme autorja ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendees.
Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Jorgaqi përmendet në dokumentat sekrete të Qani Tartales, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, si informator (nuk dihet nëse me dashje apo pa dashje) kundër shkrimtarit Bilal Xhaferri.
Tituj te veprave
Dashuria e Mimozës, novelë - 1960
Ëndrra dhe plagë, novelë - 1963
Posta e Largët, novelë - 1968
Shoku, tregime - 1968
Qemal Stafa, biografi - 1970
Tregime të Mbrëmjes, tregime për fëmijë - 1972
Mërgata e Qyqeve, roman, Vol. I, II - 1978, 1979
Tregimet e Qemalit, tregime për fëmijë - 1978
Atentatori i Perandorit, biografi -1980
Tregimet e Pranverës, tregime për fëmijë - 1985
Larg dhe afër, udhëpërshkrime dhe meditime - 1987
Udhëve të mërgimit, udhëpërshkrime dhe meditime - 1994
Manastiri i dashurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1995
Ndëshkimi i Bukurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1998
Tomka - 1968
Poetika e dokumentit - 1987
Udhëtim me Fan Nolin 1995
Ka përgatitur për botim vepra të Fan Nolit, Faik Konicës, Mitrush Kutelit, Haki Stërmillit, Lumo Skëndos, etj.
Ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.
Udhëtime Letrare - 2001
Botimet shkencore
Në botimet e tij shkencore përfshihen:
Antologji për Skënderbeun, (1968)
Silueta Letrare, studime - 1976
Poetika e dokumentit, studime - 1987
Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994
Antologji e fjalës së mençur - 1994
Udhëtim me Fan Nolin', (1995)
Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995)
Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002)
Hire letrare, shpalime historike (studime, vështrime, ese, 2012)
Skenaret
Mimoza Llastica (1979)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Duel i Heshtur (1967)
Tana (1958)
Floripress/ Flori Bruqi