Shumë nga librat e tij janë kthyer në bestseller të kohës.
Librat e tij më të famshëm janë “Gjenerali i ushtirsë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Darka e gabuar”, “Prilli i thyer ” e shumë të tjera.
Gjithsesi vepra që i japi atij famë ndërkombëtare është përkthimi i veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge.
Përkthimi i kësaj vepre ishte bërë me kërkesën e Enver Hoxhës.
Tamam kjo vepër e vë në hartë letërsisë shqipe dhe Kadaren së i jep titullin si shkrimtari më i madh shqiptar.
Vepra frymëzoi dhe u përshtat në zhanre të tjera të artit, si filmi "Kthimi i ushtrisë së vdekur" i Dhimitër Anagnostit dhe përshtatja në filmin dramatik "Il Generale dell'armata morta" të italianit Ludovico Tovolit më 1983
Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë.
Po të njëjtin vit pas një ripunimi që i bëri Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, ai më në fund u ribotua. Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavia.
Gjenerali i ushtrisë së vdekur, është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës
Tek romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”tema eshte qendresa e popullit shqiptar ne ndeshje me nje ushtri pushtuese dhefati i kobshem i kesaj ushtrie ne truallin shqiptare.
Romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”konsiderohet kryeveper e prozes shqiptare te realizmit socialist.
Ne kete veper nga “Ismail Kadare”shtjellohet ardhja e nje gjenerali dhe nje prifti ne Shqiperi, per te mbledhur eshtrat e nje ushtrie te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ata kalojne neper vise te ndryshme te Shqiperise te pas njezet vjeteve paqe.
Ardhja e tyre ne Shqiperi u kujton banoreve ushtaret e vrare, por edhe baballaret, nenat, vellezrite, motrat dhe shoket e rene nga dora e ushtareve te ketyredy ushtarakeve.
Gjenerali me percjellesin e tij gjurmojne neper token shqiptare, ku i presin vendasit mikeprites, te cilet e dine se ata jane oficeret qe para njezet vjetesh u sollen fatkeqesi dhe shkaterrime. Gjenerali priste te takonte njerez te eger e barbare, por ngjet e kunderta,sa me shume njeh popullin shqiptar, aq me shume ka dashamiresi dhe vet kritike.
Personazhet“Plaka Nice”personifikon nenat e martirizuara dhe urrejtjen e pashuar te popullit ndaje agresoreve.
Ne gjestin simbolik te hedhjes se eshtrave ne kembet e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin per kolonelin Z.
“Gjenerali”eshte prototip i ushtarakeve me deshira per pushtime.
Ai eshte ne konfliktte mprehte me popullin shqiptare.
Vjen ne Shqiperi me krenari, por krenaria dhe solemniteti e lene shpejt.
Ai provon se sa e rende eshte te ndeshesh kudo me disfaten e turpshme, deshmin e se ciles i mbledh neper mijera thase najloni.
E trondit fundi i hidhur dhe qesharak i armatave “te pathyeshme”, te cilat u katandisen te ruanin pulat neper shtepite e fshatareve shqiptar, duke bere “lecke” dinjitetin e Italise pushtuese.
“Prifti”paraqet ti pin tjeter te armikut te eger te popullit shqiptare.
Ai u pasqyrua ne nje karakter te gjalle plote ngjyra psikologjike.
Prifti e shoqeron gjeneralin jo vetem si fetar, por edhe si specialist per ceshtjet shqiptare, qe zoteron mire gjuhen shqipe dhe hiqet si njohes i se kaluares, psikologjise dhe mentalitetit shqiptar.
Gjykimeve te tij per shqiptaret, traditat dhe zakonet e tyre, mundohet t’u vere nje baze filozofike.“Koloneli Z”mbetet si nje personazh fantazme, permendet shpesh, por s’del asnjehere, vecse ne fund shohim eshtrat e tij ne nje thes te vjeter.
Ai ka vrare burrin e plakes Nice dhe ia ka dhunuar te bijen kater mbedhjete vjecare.
Koloneli Z realizohet ne dy plane: pershkrimi i nenes se tij e nxjerre si zemer te miresise.
Nderkaq pershkrimi i plakes Nice nxjerr ne pah anen e vertetete njeriut bishe, edhe per shqiptaret edhe per ushtaret e tij, si komandante i “Batalionit blu” qe ishte...
F.Bruqi