Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2021

Armend (Kadri)Mehaj është ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës .

Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze. Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë. Në nëntor të vitit 2012, Mehaj është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”. Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në fshatin Isniq,  Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.  Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore. Me gjërsisht do të mësoni për Kapietnin Armend Kadri Mehaj,në versionin e mbremjës, kur e marrim biografinë e tij nga axha i tij Besim(Ali )Mehaj .

AKADEMIK PROF.DR..SKENDER KODRA: jA SI JANË NË U.S.A. POLITIKANËT SHQIPTARË

shkruan akademik prof.dr.Flori Bruqi,Ph.D Shqiptarët në USA janë një komunitet i organizuar dhe çështjen kombëtare e kanë gjithmonë për zemër.   Nëse je shqiptar në territorin e USA-së dhe ke nevojë për ndihmë, rrjeti i bashkëatëdhetarëve të Akademisë Shqiptaro-Amerikane(AAAS) vihet në lëvizje dhe gjithçka merr rrugën e zgjidhjes në dobi të nevojtarit. Por një qëllim madhor që i mbledh bashkë profesorë dhe njerëz të njohur, është ngritja lart e imazhit të kombit shqiptar dhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve kudo janë. Një ndër njerëzit më të angazhuar në dobi të çështjeve të shqiptarëve në Amerikë, është Akademik  Prof. Dr. Skënder Kodra. Akademiku shqiptaro-amerikan Prof. DR. Skender  Kodra, është shqiptar i Republikës së Kosovës, nga Burimi(Istogu) i emigruar herët në USA., kryetar i Akademinë Shqiptaro-Amerikane(AAAS),  Skendër Kodra ju jeni kryetari historik i Akademisë Shqiptaro-Amerikane. Çfarë kujtoni nga fillesat e saj? Në fillim ishte e vështirë pasi për të formuar Akademi

Shtatë Shaljanët

Shtatë Shaljanët On  February 6, 2021 1:44 pm Shtatë Shaljant mbeten gjithnjë në kulmin e heroizmave shekullor të bajrakut të Shalës dhe të trevës së Dukagjinit. Akti heroik i Shtatë Shaljanve, erdhi si rezultat i urrejtjes se akumuluar n’dër shekuj. Lufta e zhvilluar në sarajet e Shkodërs në verën e vitit 1816-të [1], është dokument identifikues i bajrakut të Shalës si fis trim, luftarak, atdhedashës dhe i paepur në mbrojtje të të drejtave legjitime të tyre. Historia i ka dhënë kësaj ngjarje vëndin që i takon. Kuvëndi i burrave të Shalës Autonomia e Dukagjinit që ishte fitue me tehun e shpatës, me grykën e pushkës dhe të hutës, ishte e padurueshme për pushtuesit Osman Turq. Për këtë qellim, në vitin 1806-të, Veziri i Shkodërs (Ibrahim Pasha) i cili vetëm pak vite më parë kishte trashëguar pushtetin nga Mahmut Pasha i famshëm, por ky ndryshe nga i vëllai, që i kishte liruar malësort nga tatimet dhe rekrutimi në ushtri, si dhe u kishte dhënë edhe të drejtën e bartjes së armëve. Ibrahim
ATSH/ RAI (Radiotelevisione Italiana) dhe Radio-Televizioni Shqiptar kremtuan sot, në videokonferencë, nënshkrimin më të fundit të rinovimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me kohëzgjatje trevjeçare, si hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të një veprimtarie e të një marrëdhënie tashmë të konsoliduar prej shumë vitesh, njoftoi sot ambasada e Italisë në Tiranë. Në mbledhjen e sotme morën pjesë, ndër të tjerë, Marcello Foa, President i Rai-t, Simona Martorelli, drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Çështjeve Europiane (RIAE) nga pala italiane dhe Thoma Gëllçi, drejtor i përgjithshëm i RTSH-së dhe Kleart Duraj, drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në RTSH, nga pala shqiptare. Të pranishëm në takimin virtual, ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Prania e Presidentit të RAI-t, Marcello Foa, dëshmoi vëmendjen në rritje të RAI-t drejt Shqipërisë. Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, gjatë fjalës së tij përshëndetës

Sasia e lartë e polenit mund të rrisë rrezikun e COVID-19

  ATSH-DPA/ – Sasia e lartë i polenit mund të çojë në një rrezik më të madh të infektimit me COVID-19, tregon një hulumtimi i zhvilluar nga shkencëtarët gjermanë dhe i botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS). Një ekip studiuesish në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM) vuri re se sasia më e lartë e polenit lidhet me një numër më të lartë të infektimeve COVID-19. Megjithatë, studiues dhe ekspertë të tjerë sqaruan se rezultatet, që matën sasinë e polenit dhe infektimeve COVID-19 në 31 vende në pesë kontinente, nuk duhet të jenë shkak për alarm të tepruar. Sipas studimit, nivelet e infektimit në zonat pa bllokim lokal u rritën mesatarisht me 4%, kur sasia e polenit në ajër u rrit me 100 për metër kub. Në të dhënat nga disa qytete gjermane, të analizuara në studim, normat e polenit u rritën në 500 për metër kub, kurse normat e infektimit u rritën me 20 %. Numri ditor i polenit dhe shkalla e infektimeve kanë lidhje në zonat me dhe pa masa bllokimi. “Ne zbuluam se pol

Ben-Meir:Mos liberalizimi i vizave nga BE po e rritë ndikimin e Turqisë në Kosovë

  Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka hedhur kritika të ashpër ndaj BE-së për mos liberalizim të vizave për kosovarët. Ai ka thënë se vendimi i BE-së për të vonuar këtë proces do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave në këtë vend, BE po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës. “Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.

FFK: Spanja e di se në Sevilla luajmë me himn e flamur!

  Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me provokimin e sotëm të Federatës së Futbollit të Spanjës, e cila në paralajmërimin e ndeshjes kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” që zhvillohet më 31 mars në Sevilla, Kosovës iu referua si territor, reagon si më poshtë: Qasja e shtetit spanjoll në drejtim të shtetit të Kosovës fatkeqësisht ka qenë destruktive që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, por kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin. Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga shumica e vendeve më të zhvilluara e demokratike të globit dhe anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në UEFA e FIFA, që nga maji i vitit 2016. Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përb

Eliot Engel uron FSK-në për misionin e parë jashtë vendit krah ushtrisë amerikane

  Ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel ka përshëndetur mision e parë paqeruajtës të FSK’së jashtë vendit. Engel përmes Twitterit ka uruar Kosovën për dërgimin e trupave për herën e parë jashtë vendit. “Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engel. Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë. Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se misioni paqeruajtës gjashtëmujor u bë falë Shteteve të Bashkuara. “Programi i partneritetit shtetëror me ushtrinë amerikane ka qëllim afatgjatë dhe ka për qëllim krijimin dhe zgjerimin e partneritetit me FSK-në, në funksion të promovimit të sigurisë rajonale, por edhe më gjerë. Sot një nga

Media spanjolle për qasjen e Spanjës ndaj Kosovës

Spanja nuk do t’i referohet Kosovës si shtet sovran, qasja do të jetë tjetër edhe me flamurin e Kosovës, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll, ka shkruar gazeta spanjolle “Marca”  . Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës. Këto, sipas gazetës nga Madridi, janë rekomanduar nga Ministria e Jashtme e Spanjës

Federata spanjolle:Ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s

  Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF)ka thënë se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për një telefonatë që  presidenti I FFk-së, Agim Ademi, e ka pranuar nga RFEF. Njoftimi i FFK-së: Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare. Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja. Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë

Në një vit pandemi, humben 50 mijë vende të punës dhe bie cilësia në arsim

Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në rënien e cilësisë në arsim, mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës. Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”. Florian Aliu nga ky Institut gjatë prezantimit të hulumtimit theksoi se pandemia ka ndikuar që për rreth 150 mijë punëtor në sektorin privat ende kanë vështirësi t’u sigurohen pagat. Teksa ka shtuar se rritja e të hyrave në buxhetin e shtetit ka ndikuar tërheqja e 10 përqind të Trustit. “Ndikimi i pandemisë shprehur në numra tregon se afër 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës, dhe afër 10 mijë biznese të vogla dhe të mesme kanë falimentuar. Por, mbi 150 mijë punëtorë hasin ende në vështirësi në paga. Të hyrat e shtetit janë rritur me zbutjen e masave dhe ndihmën nga pakot ekonomike. Në ja

KMDLNJ paralajmëron:Veteranë , mos kaloni nëpër Serbi

  Serbia , jo në pak raste ka arrestuar shqiptarë që kanë kaluar nëpër Serbi , qoftë ata të Kosovës , si kalimtarë rasti apo shqiptarë nga Kosova të punësuar në shtetet perëndimore. Një numër të tyre i ka mbajtur për muaj të tërë në paraburgim kurse disa i mbanë edhe sot , me akuza të sajuara se kanë bërë krime lufte në Kosovë ndaj serbëve dhe komunitetit tjetër joshqiptar. Për shkak të marëdhënieve të pavendosura midis shteteve dhe për shkak se zyra ndërlidhëse nuk ka pasur qasje në këto raste , të arrestuarit nga Kosova kanë mbetur nën mëshirën e avokatëve që iu kanë marrë shuma të mëdha parash. Republika e Kosovës , për shkak të rrethanave aktuale nuk ka mundur t’iu dal në ndihmë të arrestuarve ndërsa ndërkombëtarët kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj shqiptarëve të arrestuar kurse zëshëm ka reaguar për serbët e arrestuar në Kosovë të akuzuar për krime lufte. Shqiptarëve të arrestuar në Serbi nuk mund t’iu garantohet gjykimi i drejtë , i paanshëm dhe i pandikuar politikisht dhe ,

Shqiptarët e hutuar, e zeza e kombit!

/Shkruan:  Fahri XHARRA Demokraci vëlla, shkruaj çka të duash , fol si të duash :”është kohë e artë”. ”Liri e të shprehurit” : shaj sa të mundësh, denigro kë të duash!. Poshtërsi kombëtare : ”Njollos sa të mundësh ! Mos e kurse askënd !”. Qëpoj sipas qejfit, pa kurrfarë përgjegjësie ndaj kombit, ndaj historisë, ndaj ardhmërisë . Qëllimi i përbashkët : ” Nuk jemi komb, jemi të vonshëm, s´kemi heronj kombëtar, nuk e meritojmë shtetin -nuk i meritojmë të dy shtetet që i kemi, nuk jemi të aftë të udhëheqim dhe jemi rastësi në këto fusha e male të begata. Caku i huaj i “qëllimit ” tonë : ” Largohuni nga këtu, se jeni jo nga këndej pari! ” Ideja e huaj, realizimi i ynë : Jemi komb i shpifur ! Nuk i takojmë as lëkurës e as mishit . Parat e huaja, mjerimi ynë . Kur e lexoj të shkruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës (e mos qoft ai kuvend se çka mbanë): “Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë,