Shtatë Shaljant mbeten gjithnjë në kulmin e heroizmave shekullor të bajrakut të Shalës dhe të trevës së Dukagjinit.
Akti heroik i Shtatë Shaljanve, erdhi si rezultat i urrejtjes se akumuluar n’dër shekuj. Lufta e zhvilluar në sarajet e Shkodërs në verën e vitit 1816-të [1], është dokument identifikues i bajrakut të Shalës si fis trim, luftarak, atdhedashës dhe i paepur në mbrojtje të të drejtave legjitime të tyre. Historia i ka dhënë kësaj ngjarje vëndin që i takon.
Kuvëndi i burrave të Shalës
Autonomia e Dukagjinit që ishte fitue me tehun e shpatës, me grykën e pushkës dhe të hutës, ishte e padurueshme për pushtuesit Osman Turq. Për këtë qellim, në vitin 1806-të, Veziri i Shkodërs (Ibrahim Pasha) i cili vetëm pak vite më parë kishte trashëguar pushtetin nga Mahmut Pasha i famshëm, por ky ndryshe nga i vëllai, që i kishte liruar malësort nga tatimet dhe rekrutimi në ushtri, si dhe u kishte dhënë edhe të drejtën e bartjes së armëve. Ibrahim Pasha, do t’ua hiqte atyre të gjitha privilegjet e gëzuara deri atëherë, si dhe i ftonte parinë e secilit fis, veç e veç në sarajin e tij për pranimin e heqjes së armëve, me ç`rast ata që nuk pajtoheshin me kushtet e reja të pashait, u priste kryet aty për aty, në mënyrë publike dhe me zhurmë e tellall, në vëndet më të qarkulluara të qytetit të Shkodrës.
Në këtë kohë Ibrahim Pasha dërgon në Shalë Abaz Agën, ku ju kërkon krenve të Shalës dhe të Dukagjinit, të jepnin djem për ushtrin Osmane (gjoja në mbrojtje të vëndit), të dorzonin armët dhe të paguanin të 10-tat, por në asnjë mënyrë krent e Shalës nuk bijen dakort, kështu Vezir Pasha, thrret në Shkodër krent e Shalës për një takim, pra për malësort Dukagjinas, një gjë ishte e sigurt sido që të sillej situata, gjasat për mbijetesë ishin të vogla. Të parët e fiseve asokohe, ose duhej të kalonin jetën maleve si koçak të ndjekur nga pushteti ose detyroheshin të luftonin ashtu si mundnin dhe dinin, për të shpaguar veten dhe të tjerët, prandaj duke mos parë rrugëdalje tjetër para kësaj fatkeqësie, ata vepruan në këtë mënyrë.
…Ne Veziri po na thrret,
Mos me shku koçak na qet,
E me shku t’gjithëve na pret,…
Përzgjedhja e trimave dhe Besa e dhënë;
Shala e bani kuvënd me krent e fisit tek Ura e Shalës, nga ky kuvënd zgjidhen djemt e fisit ma me za, të cilët ata e dhan fjalën dhe ishin të gatshëm për këtë thirrje, pa marrë parsasysh as moshën dhe as jetën e tyne. Pas rrugës së gjatë dhe të lodhshme, në një pushim, në fushën e famshme të Shtoijt dhe pasi biseduan rreth bisedës që do kryhet në këtë takim me Vezirin e Shkodrës, ata parashtruan edhe rrethanat dhe sitatat e vështira që do ju krijohen, e për këtë njëzëri “Shtatë Shaljant” legjendar lidhën besën me “Shoqi-Shoijn”.
Për këtë ngjarje flet edhe kënga shekullore, nga ku ne po shkëpusim disa vargje;
…Shtatë Shaljant kan ra në Shtojë,
I kanë dhanë besën Shoqi-Shojë,
Shoqi-Shojt i kanë dhanë besën,
N’saraj t’Shkodërs po shkojmë të vdesim…
Kështu me rrallë të Shtatë Shaljant vijojnë si më poshtë;
1. Ndre Pepa (Bajraktar i Shalës, Pecaj),
2. Vat Nika (vllaznia Pecnikaj, Pecaj),
3. Marsh Pali (vllaznia Dakaj, Nënmavriq),
4. Hasan Pepa (vllaznia Mëkshaj, Abat),
5. Çun Luci (vllaznia Doçaj, Nicaj),
6. Deli Pjetra (vllaznia Pjolla, Vuksanaj),
7. Ndre Koltona (vllaznia Pjolla, Vuksanaj).
…Lidhi Shala Besën, N’Saraj po shkojmë e desim, Veziri po dridhet, Shala nuk po lidhet…
Lufta në Saraje
“Shtatë Shaljant” të vëndosur me ba dekën si me le, futen në kala ku i priti Veziri, ashtu siç kishte prit edhe krent e tjerë nga Malësia e Madhe e të krahinave të tjera, por në pabesi u kishte pre kryet. Me Shtatë Shaljant këtë rradhë nuk mundi të realizojnë qellimet e tijë, djallëzore dhe gjakpirëse.
Me të mbërritun në sarajet e Shkodërs, Shtatë Shaljant, sipas rregullit tek dera dorzojnë pushkët e krahut por ato të brezit nuk i dorzojnë, gjatë kohës që Shtatë Shaljanët bisedojnë me Vezirin, i cili Veziri po i ofendonte dhe po i shante, situata në një moment nxehet dhe Shtatë Shaljant vrasin Murat Pashën, Ibrahim Pasha (Veziri) me kopili largohet por harron djalin e tij, ku Shtatë Shaljant ja prejn kryet, dhe pushka e Shtatë Shaljanve n’dezë Sarajet në flakë.
Deli Pjetra, Lajmëtari;
Në valën e luftimeve njëri nga Shtatë Shaljant Deli Pjetra (lajmëtari), i cili me gjithë plagët e marra në trup arrin të lagrohet nga kalaja, dhe me ndihmën e një ushtari të kalas nga Kosova ai strehohet në shtëpin e Qatipit (Nënpunës Osman). Babai i Qatipit e strehon në shtëpi kundër dëshirës së të birit i cili kërkonte me ç’do kusht që të vriste Deli Pjetrën. Por Qatipi pas fjalëve të të atit vëndos ta ndihmojë Deli Pjetrën. Lajmi për vrasjet në Kala kishte marrë dhenë. Deli Pjetra mbrrin deri në vëndlindje, tu jepte lajmin e hidhur trevës së Shalës, por nuk pritet mirë nga e ama e tij. Lidhja e Besës në atë kohë, për secilin ishte ligj i pathyeshëm dhe me asnjë kusht nuk mund të shkelej. Ajo respektohej pafundësisht jo vetëm nga burrat por edhe nga grat e Malësis. Thyerjen e besës e përjetonin si turpin më të madh që mund tu ndodhte, mallkim i cili nuk mund të pranohej, ai konsiderohej më i rëndë sesa vdekja. N’daj edhe nëna e Deli Pjetërs me të parë të birin se po vinte, i drejtohet me fjalët;
…Pse ke ardhë ku i ke lanë shokët, Unë për ty bir i prefsha flokët…
Këputja apo n’dukja e flokëve, bëhej në rastet më të rënda dhe në majën e pikëllimit si një namë që nuk mund të shlyhej me asgjë, ishte damka (mallkim) ma e madhe që mund ti vinte një nëne apo një fëmre. Sipas traditave të moçme të Malësisë, në rastet kur detyrohej ti n’dukte flokët, nga ai moment ajo mbyllej përgjithmonë brënda shtëpisë dhe nuk dilte më që ta shihte kush përjashta. Me një damkë si kjo, as me kushtin e shpëtimit të vet jetës së tij, Deli Pjetra nuk mund ta njolloste të ëmën, ai do të quhej tradhtar, pasi ishte larguar nga kalaja (Sarajet) e nuk kishte vdekë së bashku me shokët tij.
Deli Pjetra k’thehet përsëri në Shkodër i vëndosun për të vdekë si burrat, ai takohet me Vuksan Gjonin, i sapo lirauar nga burgjet famëkeqe Osmane, të dy bashkë vëndosin të shkojnë në Kala, nga ku aty ndodh një përleshje e madhe, ata vrasin nja shtatë a tetë vetë, por vriten dhe priten në pabesi.
Mirënjohje dhe Vlerësim
Populli i Dukagjinit dhe i Shkodërs, Shqipëria dhe tanë Kosova e përjetojnë këtë epope historike, ndërmjet këngëve dhe rapsodive, kushtuar Shtatë Shaljanve këtyre trimave legjendë. Në kujtim të tyre është dhe një Memoral Mirënjohje (i gdhëndur në gur), në Breg-Lumi të Shalës (nga ky shesh Shtatë Shaljant nisën rrugëtimin e vështir), ata kujtohen gjithashtu edhe ndërmjet dramës së ideuar nga i biri i Dukagjinit, Artist i merituar Ndrek Luca, dhe realizuar nga Teatri Migjeni Shkodër me titull; “Shtatë Shaljant”. Gjithashtu me vëndim të Këshillit bashkiak të rrethit Shkodër i jepet emri një rruge në këtë qytet, “Rruga Shtatë Shaljanët”, duke i përjetue kështu këta shtatë trima të papërsëritshëm të Dukagjinit, këta shtatë figura legjendë të patriotizmit Shqiptar.
Rapsodi për Shtatë Shaljant
Kënga origjinale e Shtatë Shaljanve;
Marsh Pali hip në thep,
Qetë manxerre tri herë përpjetë,
T’parve të Shalës po na i thrret,
Hajde Shalë të k’jajm adet,
Se Veziri po na thrret,
Mos me shkue koçak na qet,
Janë mbledh Shala kan ra në Shtoj,
I kan dhanë besën shoqi-shoj,
Shoqi-shojt ja kan dhanë besën,
Mos ta lamë sodin për nesër,
N’Saraj t’Shkodërs po shkojmë e desim.
Mirë po flet ai Marsh Pali,
Le të prijnë ai Bajraktari,
Bajraktari boll mirë ka pri,
Te Veziri Shala ashtë hy,
Te Veziri Shala kur shkojnë,
Vezir Pasha t’para u ka dalë,
Tu n’gjatë jeta more Shaljanë,
Po thotë armët me jau marrë,
Ju me armë pse m’keni ardhë,
Marsh Pali boll mirë po flet,
Tu n’gjatë jeta Vezir Beg,
Na s’kem ardhë armët me i hjekë,
Krentë e fisit na i preve krejt,
N’Saraj t’Shkodërs kem ardhë me dekë.
Vezir Pasha kur n’djeu k’to fjalë,
Mos t’merziteni ju Shaljanë,
Jashtë po dalë pak dert po kam,
Begun e vogël mrënë jau kam lanë,
Marash Pali rrept bertiti,
Bajraktar na p’shtoj Veziri,
Mos u n’gut tek asht i biri,
N’daç ja presim n’daç ja mbyti,
Na mbloj flaka na mbloj tymi,
Shtatë Shaljant na i preu Veziri,
Sall i shkretë ai Marsh Pal,
Dymbdhet pushk seç e kan marrë.
Deli Pjetra pllumb i bardhë,
Fluturim ka ra në Shalë,
Lokja t’para na i ka dalë,
Po i thotë Lokja pse ke ardhë,
Ku i lë krenë dhe Bajraktar,
Pse ke ardhë ku i ke lanë shokët,
Unë për ty djal i prefsha flokët,
Nuk kam ardhë Nanë k’tu me p‘shtue,
Por kam ardhë fisit me i kallxue,
Se kem lanë një nam në Shkodër,
I prem Vezirit djalin e vogël.
Deli Pjetra nji sokol djalë,
Fluturim u kthye n’Saraj,
Marsh Palin po e gjënë gjallë,
Marsh Palit t’madhe po i thrret,
S’ta k’thej shpinën kurr pa dekë,
Pushka e tyne mirë po qetë,
Na i kanë vra nja shtatë a tetë,
Shtatë a tetë t’jerë rreth e rrotull,
Nam dhe n’der la Shala në Shkodër.