Lidhja e Historianëve të Kosovës, Dega Deçan, ka bërë një letër të hapur publike, ku i ka bërë thirrje pushtetarëve të rinj [por edhe liderëve tjerë] që të shpallin si jo-kushtetuese Listën Srpska.
Lidhja e Historianëve ka kontestuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, derisa ka deklaruar se Lista Serbe ka manipuluar votat e komuniteteve pakicë jo-serbe.
“Andaj, ne kërkojmë nga ana e juaj që të merret shumë seriozisht nisja e proceduara ligjore dhe shpallja anti kushtetuese dhe organizatë terroristë Lista serbe.” – ka shkruar dega në Deçan e Lidhjes së Historianëve.
Më poshtë letra e plotë dhe e pa-edituar:
LETËR PUBLIKE
– Dr.Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,
– Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),
– Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK),
– Isa Mustafa, kryetar në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),
– Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),
– Emilia Rexhepi, kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS),
– Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, (PLE),
– Duda Balje, kryetare e Partisë Bashkimi Socialdemokrat (SDU),
– Albert Kinolli, kryetar i Partisë Rome të Bashkuare të Kosovës, (PRBK)
– Elbert Krasniqi, kryetar i Partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK),
– Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive Serbe (PDS), dhe
– Sllobodan Petkoviq, kryetar i Iniciativës Lidhja Demokratike Serbe (ISDI).
Të nderuar,
Kosova pa suksese ka kryer procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjedhje këto që u mbajtën me 14 shkurt 2021, në bazë të dekretit të shpallur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani-Sadriu.
Rezultatet zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregoj një devijim tej mase të votave për komunitetet jo shumicë, devijim ky i ardhur nga orkestrimet e Beogradi e nëpërmjet Listës serbe, organizim ky politik i serbëve të Kosovës, duke themeluar dhe përkrahur iniciative fantome politike në vendin tonë.
Duke e parë këtë akt anti demokratik dhe jo ligjor që ka bere Lista serbe (kjo argumentohet me se miri me akuzat publike dhe të bazuara që kanë bëre partitë politike të komunitete jo shumicë), dhe duke vlerësuar se Lista serbe ka shkelur rend mbi rendin kushtetuese dhe juridike të Republikës së Kosovës, kërkojmë nga ana e juaj që të nisni procedurat zyrtare dhe ligjore që Lista serb të shpallët parti politike jo kushtetuese në Kosovë dhe të shpallët organizatë terroriste.
Kjo nisme ligjore, duhet të merret nga ana e juaj, kur dihet se ju jeni përfaqësuesit me legjitim që keni dalë nga votat e popullit të shqiptarëve, dhe në të njëjtën kohë ju përfaqësoni me se miri të gjitha komunitetet si shumicën absolute shqiptare po ashtu edhe pakicat që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Është koha e fundit, që të merret iniciativa ligjore që Lista serbe të shpallët organizëm politik anti kushtetuese dhe organizatë terroriste, ngase politika e saj anti shtetit të Kosovës vetëm sa do të i thelloj edhe me tej probleme mes komunitete jo shumicë dhe shumicës së shqiptarëve, duke prodhuar rezultate të devijuar nga vullneti dhe origjina e votës e komuniteteve jo shumicë.
Lista serbe gjatë gjithë aktivitetit të saj politik në institucionet e Republikës së Kosovës, ka dëshmuar se është organizëm terroristë, ngase ka sulmua gjithnjë institucionet e vendit tonë. Ish zyrtarët e saj, edhe pse kanë mbajtur detyra zyrtare në Republikën e Kosovës, ata kanë prodhuar probleme juridike ngase Kosovës nuk ju kanë referuar me emrin e saj kushtetues dhe ligjor, Republika e Kosovës.
Andaj, ne kërkojmë nga ana e juaj që të merret shumë seriozisht nisja e proceduara ligjore dhe shpallja anti kushtetuese dhe organizatë terroristë Lista serbe.
Nëpërmjet kësaj letre publike, i bëjmë thirrje Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Ambasadës së Italisë në Kosovë, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, që të dënojnë fuqishëm devijimin e vullnetit politik të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
Sulmi politik i serbëve ndaj pjesës tjetër të komuniteteve në Kosovë duhet të dënohet dhe të mos përkrahet me heshtje nga faktori ndërkombëtar në vendin tonë.
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
KRYETARI
Dr.Shkodran IMERAJ
Deçan me 08/03/2021.
Numër protokolli 038-2021.