Kontigjenti i parë me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës nga SHBA-ja tashmë ka mbërritur në Kosovë. Ky kontigjent përfshinë 24 automjete të blinduara amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV), ndryshe të njohura edhe si Humvee. Raportohet se javëve të ardhshme do të nisën edhe kontigjente tjera nga Ushtria Amerikane për Ushtrinë e Kosovës. “Pjesë e kontigjenteve tjera do të jenë pajisjet që i ka parë nga afër kryeparlamentari Veseli gjatë qëndrimit në bazën ushtarake të Gardës Kombëtare të Ioëas. Pra, do të ketë automjete të blinduara të serisë së fundit, siç janë blindat MRAP, të rezistueshme ndaj minave dhe të përshtatshme për betaje të hapura në territor të vështirë”, kanë thënë këto burime. Tutje ata thonë se kontigjentet me armatim nga Amerika do të ndahen në disa etapa, varësisht nevojave dhe kapaciteteve humane që ka Ushtria e Kosovës. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se në këto kontigjente do të jenë edhe katër helikopterë. “Këta katër helikopterë do të vijnë një nga një në dy vitet e ardhshme. Helikopterët do të përdoren në bashkëpunim ndërmjet Ushtrisë, Policisë dhe QKUK-së”, raprtohet në media. Po ashtu merret vesh se shumica e këtyre automjeteve të blinduara, armatimit, helikopterëve janë donacion nga SHBA-të për Kosovën.
Ndërsa Mediat serbe po merren intensivisht me zhvillimet në Kosovë, sidomos me këto që kanë të bëjnë me Ushtrinë. Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në SHBA, i ka “çmendur” fare serbët.
serbe shkruan se “njeriu më i fuqishëm nga Prishtina” ka shkuar në Amerikë për të blerë armë për Ushtrinë e Kosovës.
“Veseli e ofron Trepçën për 4 miliardë dollarë”, është titulli i gazetës serbe. Sipas kësaj gazete, Kosova është e gatshme që pasurinë minirare dhe energjetike t’ia jap Amerikës për armë.
“Për përgatitjen, armatimin dhe blerjen e sistemit antiraketor ‘Patriot’, Prishtina është e gatshme që amerikanëve t’ua jap pasurinë minerare dhe energjetike”, shkruan tutje media. Kjo gazetë po ashtu ka botuar edhe një letër të ish Presidentin George Bush, sipas të cilës qysh në vitin 2008 ia ka miratuar ndihmën ushtarake Kosovës.
Vlerësimet e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parasheh të shpenzoj deri në 16 mijë euro për tu pajisur me armatim “M93 Hornet”. Çfarë lloj armatimi është “M93 Hornet”? Të gjitha kërkimet në internet në lidhje më këtë lloj të armatimit tregojnë se bëhet fjalë për minë anti-tanke. Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikan, të cilat ka një peshë të përgjithshme prej 15.9 kilogramë, me telekomandë deri në 2 kilometra. Në mes tjera ato vërejnë zhurmën nga rreth 600 metra.
Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.
Deputetët kanë votuar për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
***
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha ligjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Nga sot, Kosova do të ketë ushtrinë e vet.
Ushtria jonë do të jetë më e reja në botë dhe kjo falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve tjera mike të Kosovës.
***
Deputetët sot kanë votuar pro Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me 107 pro vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky projektligj ka kaluar në seancën plenare.
Veseli: Kuvendi e miratoi ligjin për Forcën e Sigurisë
“Kuvendi e miratoi ligjin 06 L723 për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Veseli.
Pas shqyrtimit të dytë të këtij projektligji, Kuvendi i Kosovës në radhë ka shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovë.
Kuvendi miraton Ligjin për FSK-në
Projektligji për shërbim në FSK ka marr mbështetjen e gjitha komisioneve të përhershme, gjithsej 45 amendamentet janë në pajtim me legjislacionin në fuqi të Kosovës dhe atij të Bashkimit Evropian.
Kështu ka thënë, kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, gjatë arsyetimit të këtyre amendamenteve.
Shala: Të gjitha janë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të BE-së
“Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së në cilësinë e komisionit funksional dhe raportues në mbledhjen e mbajtur ka miratuar raportin me rekomandime për shërbim në forcën e Sigurisë së Kosovës..për gjatë punës së grupit punues kanë dalur 45 amendamente, për të cilat është dhënë opinioni nga komisionet e përhershme, të gjitha janë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të të BE-së”, ka thënë kryetari i komisionit, Haxhi Shala.
***
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton "Bota sot".
Shqyrtimi i dytë për i projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kaluar me 107 vota të deputetëve.
Miratohet Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes
Ka kaluar me 107 vota Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.
Të gjitha amandamentet e paraqitura nga komisioni funksional, kanë marrë votat për, ku nuk ka pasur asnjë abstenim apo votë kundër.
Votimet janë bërë përmes mënyrës elektronike, përveç deputetës Fitore Pacolli, e cila votoi me ngritje dore.
Veseli fton Kuvendin për nderim ndaj gjithë brezave që sakrifikuan për Kosovën
Në hapje të seancës parlamentare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.
“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit Kadri Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.
***
Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka hapur punimet e seancës, ku do të votohet ushtria e Kosovës.
Ai ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të të gjithë heronjëve të Kosovës.
Pas tij, mori fjalën kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, për të raportuar për projektligjet.
"Sot kam nderin të raportojë për këto ligje. Ligjet e hartuara i janë dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ku janë shqyrtuar dhe janë të gatshme për votim. Ftoj të gjithë deputetet që të votojnë amandametet që janë 12 gjithësej", ka thënë Shala.
Amandamenti 1, sipas radhitjes së paraqitur në raport nga Komisioni funksional, kanë votuar 107 deputetë dhe të gjitha votat kanë qenë pro.
Gjithashtu edhe amandamenti i dytë merr të gjitha votat për.
***
Ka nisur seanca për votimin e ushtrisë së Kosovës.
***
Pas pak minutash pritet të nis seanca e Kuvendit, ku do të votohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Në sallë kanë hyrë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe.
****
Deputetët arrijnë në Kuvend, pritet votimi i ushtrisë
Para se të fillojë seanca e Kuvendit ku pritet të votohet transformimi i FSK-së në ushtri, deputetët e partive në pozitë si dhe ata të partive opozitare kanë arritur në Kuvend.
Deputetët e AAK-së, PSD-së, ata të LDK-së, dhe disa ministra të kabinetit qeveritar shihen në holl në fotografitë e siguruara nga KosovaPress.
Seanca historike për votimin e ushtrisë ende nuk ka filluar.
***
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.
Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ushtria e Kosovës“Plani ka qenë që kjo forcë të shndërrohet në një ushtri të rregullt dhe të armatosur me tre mijë rezervistë shtesë”. Agjencia evropiane e lajmeve, Euronews, i ka kushtuar një artikull votimit në Kuvendin e Kosovës për ta transformuar FSK-në në ushtri të rregullt, duke theksuar se ky veprim ka zemëruar Serbinë. Kjo agjenci ka shkruar se si zyrtarët nga Beogradi kanë deklaruar se ndërhyrja e armatosur në Kosovë është njëra ndër opsionet në tryezën e tyre. “Ndërsa NATO-ja e ka quajtur votimin për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës, si një veprim i zhvilluar në një kohë të papërshtatshme”.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar Amerikën si fajtorin kryesorë për lejimin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”. “Shteti i shkëputur nga Serbia i cili ende nuk është njohur ndërkombëtarisht, aktualisht ka një Forcë të Sigurisë të përbërë prej katër mijë ushtarësh”. “Plani ka qenë që kjo forcë të shndërrohet në një ushtri të rregullt dhe të armatosur me tre mijë rezervistë shtesë”. “Ndërsa trupat e NATO-s janë vendosur në urën e Mitrovicës, në mënyrë që ta parandalojnë ndonjë përkeqësim të mundshëm të situatës në veri të vendit”.
Zëri i Amerikës: Zoti Veseli, duke marrë shkas nga komentet që ka bërë sot Ministri i Jashtëm gjerman, por edhe komentet e mëparshme të zyrtarëve të BE-së por edhe Shteteve të Bashkuara për çështjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, që nuk e mbështesin këtë veprim nga ana e Kosovës, a shqetësoheni që kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët kryesorë të Kosovës? Kadri Veseli: Do të punojmë t’i bindim aleatët tanë se çështja e ngritjes së taksës 100 për qind është veprim i cili ka të bëjë me sigurinë tonë nacionale, është veprim i cili ka të bëjë me respektin që duhet të tregojë Serbia ndaj Republikës së Kosovës, Ka të bëjë me një sjellje që ka qenë për kohë të gjatë, jo korrekte e Republikës së Serbisë ndaj Kosovës. Ne nuk e dimë fare edhe mënyrën, shpeshherë edhe kualitetin e produkteve të Republikës së Serbisë. Nuk është një vendimmarrje që synon të cënojë dialogun, nuk është një vendimmarrje e cila synon të ndikojë tek raportet tona në të ardhmen që të kemi marrëveshje, por vërtetë Serbia, duhet të reflektojë ndaj Kosovës. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Nuk mund të sillet si të dojë ndaj nesh, për vetë faktin se nuk respekton produktet tona dhe dokumentet e Republikës së Kosovës, kur bizneset tona duan t'i eksportojnë. Ka vështirësi në qarkullimin e mallrave të Republikës së Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, në jemi të gatshëm të arrijmë një marrëveshje, e cila në mënyrë permanente ka reciprocitetin dhe respektin e ndërsjellë si shtete të pavarura dhe sovrane...
Zëri i Amerikës: Por, a ka Kosova një objektiv të qartë, një strategji të qartë, ku do të çojë kjo? Kush do të jetë fitues nga ky qëndrim dhe a do të ketë humbës nga ky qëndrim? Kadri Veseli: Nga ky qëndrim ka vetëm fitues, në qoftë se reflektojnë të gjitha palët, për faktin se ne nuk dëshirojmë të marrim vendime të njëanshme, por Serbia është e para që ka marrë vendim të njëanshëm, duke refuzuar produktet e Republikës së Kosovës, duke ua vështirësuar punën bizneseve tona. Dhe ndoshta në momentin kur ne e kemi marrë këtë vendim, kanë ardhur këto reaksione si befasi, për vetë faktin se, duhet të përgatiten masat informuese ndaj këtyre vendeve partnere, se Serbia është ajo e cila refuzuar produktet e Kosovës, Serbia është ajo e cila është sjellë në mënyrë të njëanshme, në mënyrë refuzuese ndaj Kosovës. Për shkak të raporteve, për shkak të një pragmatizmi, Kosova është munduar të tregojë çdoherë tolerancë. Në momentin kur ne kemi vepruar me masën e reciprocitetit, tani kemi këto reaksione. Zëri i Amerikës: Kuptohet që ky veprim i Kosovës është një lëvizje politike, por a prisni ju që Serbia të ndryshojë qëndrim nga ky vendim i juaj? Kadri Veseli: Ne presin një racionalitet më të madh të Serbisë ndaj Kosovës, i cili do ta vendosë në një situatë të barabartë Kosovën e Serbinë. Ne e respektojmë shtetin serb, respektojmë mallrat serbe dhe nuk jemi kundër lëvizjes së lirë të mallrave në ekonominë e lirë të tregut, as nga Serbia, as nga cilido vend. Ne kemi qenë shumë të hapur në këtë aspekt, por ajo që duhet të ndodhë më tutje është të ulemi bashkarisht, të kemi një respekt për vetë faktin që ne jemi shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk ka asnjë të drejtë legale, as legjitime, të sillet me ne si të dëshiron. Kjo ka qenë edhe arsyeja përpse i kam dhënë përkrahje vendimmarrjes së Kryeministrit të qeverisë sonë, që ta ketë këtë masë tarifore ndaj mallrave të Serbisë, jo si reaksion, jo si negativitet ndaj Serbisë por si reflektim. Serbia e Kosova janë shtete të pavarura e sovrane, hajde ta respektojmë njëra palë tjetrën Zëri i Amerikës: Ju thoni që Kosova do të ketë negociata me Serbinë, ndërkohë që ato janë pezulluar pikërisht për tarifat. Në këto negociata është hapur edhe çështja e kufijve, cili është mendimi juaj për këtë çështje? Kadri Veseli: Kosova shkon në negociata me qëndrim shumë të hapur, Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Është në interesin e Serbisë për hapat përparimtarë të integrimit në Bashkimin Evropian, është në interesin e paqes dhe qëndrueshmërisë për rajonin. Ne do ta respektojmë Republikën e Serbisë. Natyrshëm, që do të kërkojmë që të mos kemi cenim të sovranitetit të territoreve tona, por në të njëjtën kohë edhe të funksionalitetit institucional, të keni parasysh ne nuk kemi dëshirë që të krijojmë sistem paralel në shtetin tonë. Zëri i Amerikës: Nuk e pranoni idenë e shkëmbimit të territoreve të ngritur nga presidenti? Kadri Veseli: Ne shumë shpejt, besoj pas 14 dhjetorit, kur do të votojmë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do ta kemi edhe një seancë në parlamentin e Kosovës, që të futemi drejt procesit të dialogut me qëllim shumë të qartë, kemi kushtetutën, kemi territorin, do të shkojmë të bisedojmë me Serbinë si shtete të pavarura e sovrane për fqinjësi të mirë. Serbia duhet të njohë shtetin tonë, territorin që e kemi. Zëri i Amerikës: Ju të premten pra, keni votimin në parlament të disa ligjeve që lidhen me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. NATO dhe zoti Stoltenberg e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur tjetër pozicion, pra situata është komplekse. Çfarë prisni? Kadri Veseli: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne do ta votojmë me datën 14 dhjetor. Drejtimi ynë si shtet është shumë i qartë, si komb, Perëndimi, Bashkimi Evropian, NATO, partneriteti shumë i veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ecim në këtë rrugëtim të përbashkët. Po besoj shumë që zoti Stoltenberg do të ketë qëllime të mira dhe do ta kuptojë si një e drejtë legjitime e jona. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, përndryshe atëherë cila është logjika e funksionalitetit të shtetit tonë? Zëri i Amerikës: Por, zoti Stoltenberg ka thënë se do të ketë pasoja nëse vazhdohet me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës? Kadri Veseli: Ne në takimet që kemi pasur në IOWA, një vizitë e shkëlqyeshme, takime të cilat i pata edhe sot me senatorin Peters i cili është në Komitetin e Forcave të Armatosura në Senat, ne kemi përkrahje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të lëvizim me autoritetin tonë për një ushtri e cila është e partneritetit, e NATO-s dhe qëndrueshmërisë. Kosova dëshiron jo vetëm të konsumoj paqe, por në të njëjtën kohë edhe të prodhojë paqe në rajonet e tjera ku ka kriza dhe Kosova është e aftë ta bëjë këtë përmes forcave të veta të armatosura. Kjo do të jetë e ardhmja e partneritetit, jo cënim i fqinjësisë. Ushtria jonë është ushtri e partneritetit, jo ushtri që cënon fqinjët. Stoltenberg më tepër do të duhet të shqetësohet me bazat ruse në Serbi në Nish, se sa me forcën e partneritetit të NATO-s, e cila është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s. Zëri i Amerikës: Beogradi ka shprehur shqetësim lidhur me krijimin e FSK-së, duke e parë si një kërcënim për banorët serbë në veriun e Kosovës. Juve si iu përgjigjeni këtyre shqetësimeve të Beogradit? Kadri Veseli: Serbia është e njohur tradicionalisht me aktrimin që bën; edhe në rastin e tarifave reagonte se do të ketë katastrofë humanitare. Ne jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi ndaj qytetarëve serbë në të gjithë territorin. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që Serbia të mos i cënojë qytetarët serbë në Republikën e Kosovës, të mos i shantazhojë që të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, siç po e bën në shumë raste përmes organeve dhe njerëzve të errët të vet, për vetë faktin që qytetarët serbë të Kosovës janë qytetarë sovranë dhe ne do t’i respektojmë në maksimum.
Me dënimin kundër ish-udhëheqësve të kroatëve të Bosnjes Tribunali i Hagës (ICTY) përfundoi misionin. Meritat e drejtësisë ndërkombëtare janë të jashtëzakonshme, mendon ish-gjyqtari i këtij Tribunali Wolfgang Schomburg. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugpsllavi (ICTY) me seli në Hagë shqiptoi vendimet në procesin e apelit kundër gjashtë ish-udhëheqësve kroatë të Bosnjes. Për Jadranko Prlic, Bruno Stojic, Slobodan Praljak, Milivoj Petkovic, Valentin Coric dhe Berislav Pusic, u dhanë dënime me burgim nga 10 deri në 25 vjet. Ata u dënuan të gjetur fajtorë për krime ndaj njerëzimit, shkelje të Konventës së Gjenevës dhe shkelje të ligjti të luftës. Vetëvrasja në mënyrë demonstrative e Slobodan Praljak në sallën e gyjqit lëshoi hije ndaj shqiptimit të vendimeve këtë të mërkurë (29.11). Pasi u konfirmua dënimi për të me 20 vjet heqje lirie, Praljak thirr "unë nuk jam kriminel" dhe piu diçka nga një shishkë e vogël, që mbante me vete. Pak pas kësaj ai ndërroi jetë në spital. Wolfgang Schomburg: Kjo është një tragjedi, që një njeri i merr jetën vetes në një situatë të tillë. Për këtë duhet të mendojmë në plan të parë. Edhe në të kaluarën ne kemi pasur situata, kur ka pasur kërcënime me vetëvrasje – si në rastin e grevës së urisë të shpallur nga Vojislav Seselj. Për mua si gjyqtar penal gjerman janë të njohura rastet kur njerëzit në situata të tilla përdorin ekstremin nisur nga motive të ndryshme. Por një incident i tillë i veçuar me një të dënuar nuk mund ta ndryshojë imazhin e përgjithshëm të tribunalit, thekson Schmburg. Zoti Schomburg, çfarë synimesh kishte bashkësia ndërkombëtare në maj 1993, kur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vendosi të themelohet Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY)? Wolfgang Schomburg: Asokohe disa studiues kishin mbledhur shumë material dëshimishë për krime të tmerrshme në ish-Jugosllavi, aq sa Këshilli i Sigurimit nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të themelonte një të ashtuquajtur gjykatë penale ad-hoc. Kjo ishte përpjekja, që në përputhje me Kartën e OKB-së të vendosej paqja dhe kjo jo përmes ndërhyrjes ushtarake, por me mjetet e drejtësisë. Këshilli i Sigurimit mbi bazën e Kartës së OKB-së ka mundësi të ndryshme për t'iu kundërvënë atyre që kërcënojnë paqen. Kjo ishte hera e parë, që për një qëllim të tillë u krijua një gjykatë ad-hoc, pra enkas për këtë rast. Pra Tribunali Hagës, sikurse u quajt kjo gjykatë nuk ishte një model të mëparshëm? Jo, kjo ishte një risi. Për të gjithë ata që ishin marrë gjatë më përpara me një tematikë të tillë, kjo erdhi si e befasishme, një ëndërr që papritur u bë realitet. Gjykata duhej të tregonte, se askush nuk qendron mbi ligjin e kushdo duhet të përgjigjet para drejtësisë, pavarësisht se çfarë roli luan në politikë, në ushtri apo kudo qoftë për vendin e tij. Kjo ishte një arritje e madhe në rrugën për më shumë drejtësi. Cilat ishin sukseset më të mëdha të Tribunalit të Hagës? Tribunali tregoi, se edhe të mëdhenjve mund t'u kundërvihesh dhe se nuk vlen "që të voglin ta varësh e të madhin ta lesh të lirë". Ne në fillim kishim më shumë procese kundër të ashtuquajturve "më të vegjlit", kundër disa rojeve në kampet e të burgosurve. E ne mundëm t'i gjykojmë ata. Më pas hap pas hapi mundëm të punojmë mbi bazën e dëshmive, që ishin mbledhur në proceset e tjera, e kështu arriti të plotësohet mozaiku. Kjo bëri të mundur, që si Mladiçi ashtu edhe Karaxhiçi të gjykoheshin. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Tribunalit. Jam i bindur, që më vonë do të habitemi se si një gjykatë e themeluar si të thuash nga hiçi, arriti të ketë një rendiment të tillë. Çfarë do të konsideronit si gabimin më të madh apo dështimin e Tribunalit?` Sigurisht ka gjithmonë gjëra, që mund të ishin bërë më mirë, por kjo ishte hera e parë dhe askush nuk ka qenë vërtetë i përgatitur si duhet në fillim. Në të erdhën prokurorë e gjyqtarë nga mbarë bota, me sfond të ndryshëm juridik e profesional dhe jo të gjithë ishin të kualifikuar sa duhet për këtë punë. Po ashtu shtrohet edhe pyetja, nëse ishte e drejtë, që të aplikohej ligji anglo-amerikan. Kjo një herë krijoi vëhtirësi kuptimi në disa procese. Por këto janë pak a shumë vogëlsira, nëse kemi parasysh rezultatin e përgjithshëm. Këtu vërtetë për herë të parë mundën të luftohen krimet e luftës me mjetet e së drejtës ekzistuese. Kjo ishte një arritje e madhe. Veçanërisht në Kroaci dhe në Serbi gjykimet e Tribunalit konsiderohen si të dëmshme për kombn e tyre. Kjo nga njëra anë është në natyrën njerëzore: nuk do të pranosh, që në vendin tënd nga persona të veçantë janë kryer krime të rënda. Mendohet direkt në mënyrë kolektive. Nëse gjykimi ka qenë në përshtatje me interesin vetiak, atëherë ai konsiderohet si i drejtë, e nëse është ndryshe, konsiderohet si vendim i padrejtë. Por gjithmonë kemi pasur të bëjmë me fajin individual të personave të veçantë. Unë e njoh edhe nga kodi penal në përgjithësi: ai që humbet është plotësisht i pakënaqur me gjykatën. Por ajo që ka qenë më e rëndësishmja, është, se viktimat janë dëgjuar. Pikërisht nga shumë shoqata të viktimave unë e kam dëgjuar ta thonë këtë. Kjo është më e rëndësishmja. Viktimat për herë të parë kishin mundësinë të konfrotoheshin me dorasit në sallën e gyjqit. Ndonjëherë ishte e vështirë tek shihje, se si viktimat mundoheshin ta shihnin në sy të akuzuarin e ky i shmangej shikimit, sepse nuk mund ta përballonte këtë kontakt në sallën e gyjqit. Askush prej të akuzuarve nuk e kishte menduar, që për shkak të veprave të tij një ditë do të dilte para një gjyqi të rregullt për të dhënë llogari. Me vendimet në procesin e apelit në rastin e gjashtë kroatëve nga Bosnja faktikisht Tribunali e mbyll punën e tij pas gati 25 vjetësh. Por e e ka kryer plotësisht punën ky Tribunal? Sipas mendimit tim po. Nga 161 të akuzuar janë kryer 151 procese, në rastet e tjera kemi të bëjmë me persona që kanë vdekur, ose që rastet u janë kaluar gjykatave lokale. Pra janë përpiluar të gjitha rastet. Njëkohësisht me këtë punë është arritur një kualifikim i jashtëzakonshëm në fushën e drejtësisë. Ajo që është edhe më e rëndësishmja për ish-Jugosllavinë mundën të konstatohen shumë fakte, që sot askush me arsye nuk mund t'i mohojë më ato. Ndërkohë është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën, si e shini ju këtë? Po është e vërtetë që është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën. Ju lutem mos më pyesni mua se ç'kuptim ka një gjykatë e tillë. Por le t'i kthehem edhe një herë pyetjes së mëparshme, nëse u mbyll më shpejt se ç'duhej ICTY: Nëse në bashkësinë ndërkombëtare ekzsiton mendimi, që ndokund duhet të shqyrtohet ndonjë rast, atëherë do të kishte qenë më mirë që të ishte mandatuar ICTY me këtë. Por unë shtroj pyetjen, se ndërkohë që edhe në ICTY ka pasur disa procese lidhur me Kosovën, atëherë përse duhej trajtuar edhe një herë ky kapitull i Kosovës? Unë e konsideroj këtë në një farë mënyre si diskriminim të Kosovës. Është e vetëkuptueshme, që në rajone të veçanta edhe mund të ngrihen pretendime për raste të caktuara duke kërkuar, që të zbardhen ato në nivel lokal, pasi nuk kanë mund të përmbyllen në një gjykatë ndërkombëtare. Por në rastin e Kosovës unë nuk i kuptoj arsyet dhe kjo më duket si diskriminuese. Wolfgang Schomburg (69 vjeç) ka qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë në Karlsruhe dhe në vitet 2001 - 2008 i pari gjyqtar gjerman në Tribunalin e Hagës. Ai ka qenë gjithashtu gjyqtar deri në vitin 2008 në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ruandën në Arusha.
Ai ka thënë se gatishmëria e ish-komandantëve të UÇK-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për intervistim të Prokurorit të Specializuar tregon për pafajësinë e tyre, transmeton Indeksonline Rrecaj është shprehur i bindur se nëpërmjet këtij procesi do të vërtetohet edhe një herë pastërtia e luftës çlirimtare të Kosovës sikurse është vërtetuar nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Avokati Rrecaj ka treguar se ende nuk dihet se në çfarë cilësie është thirrur për intervistimklienti i tij, Nazif Mehmeti.
Avokati nga Kosova Tomë Gashi, pjesë e ekipeve të avokatëve mbrojtës për disa prej ish udhëheqësve, të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar në emisionin "Ballkan Magazine" të gazetares Linda Karadaku se themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës u ngrit pasi ndërkombëtarët, SHBA dhe BE pretendojnë se Kosova nuk është një vend i sigurt për të marrë të tilla vendime. I pyetur nga gazetarja Karadaku se përse u arrit në krijimin e kësaj gjykate, Gashi tha se i gjithë problemi është i vullnetit politikë, të cilët raportin e Dick Maritit nuk e morën seriozisht. Jo vetëm kaq Gashi flet dhe për premtime të mundshme gojore që disa politikanë kosovarë kanë marrë prej të huajve se ata vetë nuk do të jenë të akuzuar. Gazetarja Linda Karadaku : Zoti Gashi, pse shkoi deri këtu, pse u arrit deri tek krijimi i një gjykatë të tillë speciale? Pse nuk u bë si pjesë e gjyqësorit të Kosovës që të hetoheshit, të shihej nëse kishte prova apo jo dhe të mbyllej kjo çështje nga vetë autoritetet e Kosovës? Tom Gashi, avokat nga Kosova : Problemi qëndron gjithnjë tek vullneti politik apo tek politikanët tanë të nivelit të lartë të cilët nuk e kanë kuptuar peshën e raportit të senatorit zviceran Dik Marti. Nuk është marrë në mënyrë serioze ai raportim, meqënëse aty ka pasur dhe deklarata për kinse transplantimin e organeve njerëzore, gjë që askush nuk i ka besuar për shumë arsye. Ideja ka qenë se nëse Carla del Ponte, në cilësinë e prokurores së Tribunalit të Hagës nuk ka mundur të vërtetëojë ato pretendime, sepse është hetuar nga hetuesit e Tribunalit të Hagës dhe në territorin e Shqipërisë, në territorin e famshëm të quajtur Shtëpia e Verdhë, dhe nuk është gjetur asgjë bindëse, dhe nuk është gjetur asgjë për të ngritur një akt-akuzë. Kjo është thënë në dokumentet zyrtare të Tribunalit të Hagës. Meqënëse Dick Marty është thirrur edhe në hetimet e Carla del Ponte, politikanët kosovarë kanë menduar se nuk ka fakte dhe e kanë injoruar tërësisht idenë e formimit të një dege të Gjykatave të Kosovës, që do të merret me krimet e luftës apo me pretendimet e Dick Marty, apo që të formohet një Gjykatë speciale sepse Kosovën askush nuk e ka ndalur, posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 që formoi Gjykatën e specializuar që të merrej me pretendimet e krimeve të luftës e të gjitha palëve. Që do të thotë këtu kemi të vrarë rreth 15 mijë civilë. Më shumë se 90% të tyre janë shqiptarë. Dikush i ka vrarë ato dhe dihet që janë forcat okupuese, forcat ushtarake, paramilitare dhe policia serbe. Dhe atëherë kjo gjykatë do të ishte kompetente për të gjithë edhe për pjesëtarë të UÇK-së, mirëpo duket që ne nuk kemi një traditë shtetërore dhe kjo vjen me neglizhencë, deri sa faktori ndërkombëtar, BE dhe SHBA, duke e parë neglizhencën e insitucioneve të Kosovës duke pretenduar se ka dhe frikësim të dëshmitarëve duke pretenduar se Kosova nuk është vend i sigurtë për t'u mbajtur gjykime të atij niveli, kanë vendosur ta themelojnë një gjykatë të tillë që ka karakter ndërkombëtar dhe që selia do të jetë jashtë Kosove. Unë kam deklaruar në disa mediume që nuk ka qenë problemi i sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe i dëshmitarëve sepse ne kemi një kamp ushtarak amerikan tepër të madh dhe ku ka hapësira të mjaftueshme që nëse do duhej të formohej dhe në kuadër të atij kampi një ndërtesë e gjykatës së specializuar por do të ishte në territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk i ka marrë serioze këto deri vitin e kaluar kur faktikisht është votuar pro-formimit të kësaj gjykate dhe mendoj se një pjesë e politikanëve të cilët janë deklaruar haptas për formimin e kësaj gjykate ndoshta kanë marrë edhe premtime gojore prej të huajve se ata vetë nuk do të jenë të akuzuar dhe unë mendoj se nuk do të jetë ashtu edhe në rastin e serbëve të akuzuar për gjenocid, për rastin e Bosnjës, të Stebrenicës, udhëheqësi politik i tyre Karaxhixh është deklaruar se kinse SHBA i ka dhënë atij një imunitet për ndjekje penale, mirëpo gjykata ka deklaruar se ajo është e pamundur sepse askush nuk mund t'i japë imunitet dikujt për krimet e luftës dhe për gjenocid, por edhe sikur të kishte premtime gojore, gjykata nuk do t'i merrte parasysh. Është lëshim i politikës kosovare, që do ta dëmtonte Kosovën sepse do të ishte komplet ndryshe nëse bota e civilizuar do ta shihte se Kosova me vetë-iniciativë, pasi është bërë shtet i pavarur demokratik, që ka formuar një gjykatë në territorin e vet për hetimin e të gjitha krimeve qofshin serbe, qofshin shqiptare meqënëse ne e dimë kush ka qenë agresor. Sulmet e NATO-s kanë deklaruar se çfarë krimesh ka kryer Serbia në Kosovë por tani opinioni ndërkombëtar do t'i shohë të akuzuarit vetëm shqiptarët dhe kjo është shumë e dëmshme.
Institucionet e Kosovës kanë krijuar një grup punues për shqyrtimin e legjislacionit për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Ky grup punues përfshinë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria, gjykatat dhe prokuroritë. Ish zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka thënë se të gjitha institucionet e Republikës se Kosovës ndajnë përgjegjësitë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, të miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Takimi i parë i ekipit teknik ishte për të diskutuar ndryshimet legjislative, ka sqaruar Vllahiu. Sipas tij, ekipi teknik do të diskutojë për disa ndryshime legjislative sipas marrëveshjes së ratifikuar në kuvend. Ky ekip, ka vijuar Vllahiu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, do të mbajë takime të rregullta edhe me ekipin e BE-së për themelimin e dhomave te posaçme, dhe do të paraqesë diskutimet tek bartësit e institucioneve gjegjësisht Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit. Ndërkohë, profesori i të Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë për programin tonë se kjo do të jetë një Gjykatë Penale Ndërkombëtare me të gjitha atributet, ingerencat dhe juridiksionit që i kanë pasur edhe gjykatat e ngjashme si ajo e Hagës, Ruandës e tjera. Kjo Gjykatë, ka vijuar profesori Salihu, do të trajtoj rastet e viteve 1998-99 e madje edhe ato të fazës së parë të pas luftës. Kurse mandati i saj pritet të jetë pesë vjeçar. Statuti i kësaj gjykate, sipas Salihut, në fakt është ligj penal, ligj i procedurës penale dhe ligj për ekzekutimin e dënimeve. "Kjo Gjykatë do të jetë jashtë kompetencave, pushtetit, juridiksionit të Kosovës. Kjo është gjykatë që do të ketë kompetenca sikurse edhe Tribunali i Hagës sepse do të punon sipas rregullativës juridike të vetën". "Organet tona, eventualisht policia e prokuroria do të kenë për detyrë të ndërmarrin ndonjë veprim, vetëm ata (ndërkombëtarët) që e kërkojnë. Të gjithë gjykatësit e prokurorët do të jenë ndërkombëtar si edhe gjykimet do të bëhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës", ka thënë Salihu. Themelimi i një Gjykate të veçantë për krime lufte, është pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, por një pjesë të madhe të fajit e bartin edhe ndërkombëtarët, ka deklaruar në vijim, profesori Ismet Salihu. "Në këtë dështim të instalimit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe ndërkombëtarët, për shkak se ata që nga çlirimi i Kosovës, pavarësisë së saj, por edhe më pas kanë pasur rolin kryesor në sajimin ndërtimin dhe konsolidimin e sistemit gjyqësor. Përveç kësaj, ata kanë pasur ingerenca, pushtet, juridiksion që çdo lloj krimi, sidomos këto të rëndat, t'i gjykojnë vet. Kështu që ky dështim është edhe i tyre dhe nuk është vetëm i kosovarëve", ka deklaruar Salihu. Pas përgatitjes së infrastrukturës ligjore, Gjykata Speciale pritet të themelohet me vendimin e institucioneve, qeverisë dhe Kuvendit. Sfida më e madhe e themelimit të saj, parashihet pjesa që kërkon amandamentimin e Kushtetutës, për të cilën qeveria duhet të siguroj mbështetjen e të paktën 80 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nga ana praktike, themelimi i kësaj gjykate cilësohet si një prej sfidave më të mëdha të vitit, pasi që ajo pritet të kthej sërish në gjykim raste të dyshuara të krimeve të luftës dhe gjykimin e tyre jashtë territorit të Kosovës. Partitë opozitare tashmë janë pozicionuar kundër dhe kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë për themelimin e saj. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu,deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se jo vetëm që do të kundërshtohet me votë themelimi i kësaj Gjykate, por si kryetare e Komisionit nuk do të lejoj procedimin në Kuvend të propozimeve që do të binin ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. "Kjo (Gjykatë speciale) është jashtë rregullimit juridik të institucioneve tona dhe si rrjedhojë është edhe jo kushtetuese. Nëse ka pasur individ brenda Ushtrisë Çlirimtare të cilët paskan kryer, siç po thuhet krime, atëherë ata duhet të hetohen nga prokuroria vendore dhe jo nga Gjykata Speciale e cila po thuhet se duhet të themelohet", ka theksuar deputetja Haxhiu. Ideja për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën që më vonë u quajt Gjykata e veçantë apo speciale, fillimisht ishte prezantuar se ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtyre supozimeve, prokurori amerikan Clint Williamson, ka zhvilluar edhe një hetim të gjerë. E veçanta e funksionimit të kësaj Gjykate do të jetë roli i prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar dhe trajtimi i rasteve jashtë Kosovës, për të shmangur presionet dhe ndërhyrjet në punën e gjyqësorit.
Rastet e dyshuara për krime lufte në Kosovë, që nga viti 1999 e këndej janë trajtuar në formë të ndryshme nga organet e drejtësisë, kryesisht ato ndërkombëtare. Fillimisht, me këto raste është marrë administrata e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila kishte shtrirë pas luftës së fundit edhe sistemin e saj të drejtësisë në Kosovë, si dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës, e themeluar nga Kombet e Bashkuara.
Më pas, këto raste u trajtuan edhe nga drejtësia e Bashkimit Evropian, përmes misionit të EULEX-it. Ndërkaq, aktualisht, këto raste i kanë marrë përsipër Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe edhe si Gjykata Speciale. Këto Dhoma të Veçanta apo kjo Gjykatë Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty. Risia e trajtimit të rasteve të dyshuara, tani qëndron te fakti se Dhomat e Specializuara edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë, do të funksionojnë me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës. Zyrtarët e Gjykatës Speciale kanë deklaruar se puna është duke vazhduar në përputhje me mandatin e këtyre institucioneve gjyqësore të Kosovës. Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, duke folur për Radio Evropa e Lirë, thotë se ingerenca, kompetencat dhe juridiksioni i Gjykatës Speciale, në krahasim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë është i njëjtë. Por, ka dallime vetëm forma e themelimit, qëe përcakton edhe me cilat ligje do të veprojë kjo gjykatë. “Dallimi esencial, krucial, vendimtar, është se kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës me ligjin e Kosovës. Ky është dallimi i parë në krahasim me Tribunalin e mëhershëm. Kjo gjykatë do të gjykojë sipas ligjit të aprovuar dhe ligjeve penale që kanë qenë dhe që janë në fuqi në Kosovë. Përndryshe, të tjerat dallime janë se është e themeluar në Kosovë, por selinë e ka në Hagë. Kurse, kompetencat dhe juridiksioni është i njëjtë sikurse i asaj gjykatës së mëhershme të Tribunalit të Hagës”, shpjegon Salihu. Ai thotë se edhe dënimet eventuale do të shqiptohen sipas ligjeve që kanë qenë në fuqi në kohën e kryerjes së krimeve eventuale. “Sipas atyre ligjeve, me një kusht, nëse janë më të buta këto ligjet tona ose më të favorshme do të gjykohen sipas ligjeve të Kosovës, por nuk janë më të buta. Janë njësoj bile ato të mëparshme kanë qenë më të buta se sa tash”, konsideron Salihu. *Video nga arkivi: Faktografi e krimeve të luftës në Kosovë Kurse, profesori i Çështjeve Kushtetuese – Juridike, Riza Smaka, konsideron se dallimet midis këtyre dy gjykatave asaj Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe kësaj që e kanë themeluar institucionet e Kosovës, janë të mëdha dhe të papërputhshme e të papara. Sipas tij, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, i ka trajtuar të gjitha rastet e dyshuara për gjithë territorin e ish-Jugosllavisë, kurse Dhomat e Specializuara të tashme, do të trajtojnë kryesisht vetëm rastet e supozuara të krimeve të luftës të kryera në Kosovë. “Te rasti ynë, te këto kolegjet gjyqësore dhe Prokuroria, është se këtu i referohet territorit të Kosovës, ama është një klauzolë, e cila nuk përkon as me parimet fondamentale të së Drejtës Penale Ndërkombëtare e as me doktrinën, judikaturën, do të thotë me aktet ligjore në fuqi. Këtu një ligj që është akt juridik i përgjithshme u është referuar vetëm pjesëtarëve shqiptarë të Kosovës, por jo edhe të tjerëve, për shembull të serbëve e të tjerë që është rast i paparë”, vlerëson Smaka. Profesori Smaka nuk e sheh fare si pozitive që një gjykatë e tillë zbatohet vetëm për një territor të caktuar. “Është joparimore dhe ka kolizione me doktrinën juridike penale sa i takon kësaj gjykatës penale që i referohet trajtimit të rasteve të përmendura”, thotë Smaka. Ai thekson se Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar, janë vonuar për të hyrë në funksionim e tyre. “Çdo vonesë mund të ketë implikim te parashkrimet e mundshme si për ngritjen edhe posedimin e çështjeve juridike penale të rasteve konkrete”, shton ai. *Video nga arkivi: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës? Ndërkaq, ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, konsideron se nuk ka dallime të mëdha ndërmjet Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. “Unë nuk e di sa ka dallime aty. Proceduara nëse duhet të zhvillohet me legjislacionin e Kosovës, ai është i njëjtë. I gjithë legjislacioni që është ndërtuar [në Kosovë] është ndërtuar sipas normave ndërkombëtare dhe ato raste kanë mundur të trajtohen edhe këtu. Por, po shkojnë atje, tash ku është kompetenca ku është zhvilluar ngjarja. Ata i kanë marrë ato rastet e veçanta më herët, por i kanë pasur edhe normat që i kanë nxjerrë”, thotë Haxhimusa. Ndryshimet ndërmjet Gjykatës Speciale dhe asaj të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Territorin e ish-Jugosllavinë, kanë të bëjnë edhe me strukturën. Gjykata për ish-Jugosllavinë ka qenë me tri dhoma, Gjykatën, Apelin dhe Organin e Akuzës. Gjykata e Kosovës ka dy institucione, Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Dhomat janë pjesë e sistemit kosovar të drejtësisë dhe i bashkëngjiten Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Në to punojnë gjykatës të emëruar nga EULEX-i. Gjykata Speciale, pritet të trajtojë raste të dyshuara të krimeve të luftës, si dhe ato të fazës së parë të pasluftës. Themelimi i kësaj Gjykate nga ekspertët e çështjeve penale – juridike është konsideruar si dështim jo vetëm i organeve vendore, por edhe autoriteteve ndërkombëtare që për këta 18 vjetët e fundit kanë punuar në fushën e sistemi të drejtësisë në Kosovë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit Special u ka dërguar ftesat e para për intervista disa personave, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, në këto ftesa nuk është sqaruar se në çfarë cilësie janë ftuar ata për intervistim.
Kryeministri Edi Rama ishte përballë studentëve në emisionin Top Show, në një diskutim të “nxehtë” me ta për 8 kërkesat e shtruara. Në debat e sipër kreu i qeverisë teksa i përgjigjej pyetjeve të disa prej studentëve që e pyetën tha: “Ju do i pini lëngun kërkesave, pasi në universitet jeni njerëz që s’ju llogarit njeri”. Je i gatshëm për plotësimin e pikave?- pyeti një studente. Ndërkohë kryeministri tha se “jam i gatshëm dhe për më shumë se kaq. Ju jeni sot në protestë, kalojën tre ditë dhe do ikni, e pastaj do vazhdojnë ata që djegin goma. Prandaj dua që ju të vazhdoni, por jo ato 3 strukturat e tjera. Tavani i pagesës e dini pse është vënë? Sepse kur u vendosën çmimet nga rektorët e dekanët, qeveria i tha jo, e keni shumë lart,” tha Rama
Ç’po sjell protesta e studentëve, nuk rrezikohen vetëm ministrat, anija është duke u mbytur
Nga Roland Qafoku
Kur mendohej se kësaj rinie i ishte mpirë truri; Kur mendohej se kësaj rinie i shkonte më mirë blerja e biletës për në Rinas se sa përballja me realitetin; Kur mendohej se kësaj rinie i ishte mbushur mendja top se vetmja bibliotekë ishte kafeneja e lagjes; Kur mendohej se për këto arsye shpresa në këtë vend kishte vdekur, ndodhi ajo që s’pritej: Tashmë studentët nuk janë thjeshtë në një protestë për t’i hequr pagesën e lëndëve të mbartura. Protesta ka marrë pamjen e një uragani për të cilin askush nuk di dhe nuk mund të japë kohëzgjatjen, goditjen që do marrë qeveria, por edhe ndryshimet që pritet të sjellë në jetën politike dhe sociale. Nga kjo lëvizje, më e madhja që pas vitit 1997, dalin disa konkluzione që së pari tregojnë situatën që është duke kaluar Shqipëria dhe së dyti, se ky është një reagim masiv popullor ku studentët shërbejnë si pikënisje. Kjo u tregua edhe kur studentët nuk lejuan që protesta të politizohej teksa përzunë një pedagog që sipas tyre ishte pjesë e forumeve të Partisë Socialiste. SITUATA NË VEND, MË KEQ SE KUR ISHTE KEQ A ju kujtohet se si nisi revolucioni i dhjetorit 1990? Në qytetin Studenti ikën dritat dhe studentët dolën në rrugë. Kërkuan drita, por vetëm 24 orë më pas kërkuan rrëzimin e komunizmit. A ju kujtohet se si nisi reagimi popullor në 1997? Vetëm 200 kreditorë në sheshin e Flamurit në Vlorë kërkuan kthimin e parave, por vetëm 2 javë më pas një masë e madhe njerëzish kërkuan rënien e qeverisë dhe shteti u rrëzua si të ishte një pirg rëre. Mjaftojnë këta shembuj për të treguar se protesta e studentëve nuk është vetëm për rritjen e tarifës për lëndët e mbetura. Nuk është as për reformën në arsimin e lartë. Është një reagim qytetar që i kapërcen protestën e “mbetësve”. Është një reagim masiv ndaj situatës së rëndë që ndodhet vendi. Pamundësia ekonomike ka prekur një masë të madhe të popullsisë, 330 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në 7 vitet e fundit sipas INSTAT, rrjedhimisht kemi një rini studentore që ka kuptuar dhe ndjerë qartë situatën e jetesës së prindërve dhe të vetes së tyre. Është një zhgënjim nga ajo pritshmëri e madhe në 2013 kur të majtët morën pushtetin dhe me vete nuk kishin thjesht 1 milion vota, por një shpresë që nuk ishte parë në asnjë moment tjetër në këto 28 vjet në Shqipëri. ARROGANCA QEVERITARE DHE TURKU NË MENDJE Kryeministri Edi Rama ishte i kthjellët ende në 8 gusht 2015 kur në një letër të gjatë u drejtohej ministrave të vetë se me arrogancën që tregonin kishin turkun në vete. Tashmë që kanë kaluar 4 vjet e 3 muaj qeverisje natyrisht që ministrat e tij nuk janë shndërruar nga turq në amerikanë, anglezë apo gjermanë. Arroganca është shtuar. Ajo është vertikale dhe është shpërndarë masivisht. Nis natyrisht që nga vetë kryeministri, te ministrat, te drejtorët e mëdhenj e të vegjël, te kryebashkiakët e mëdhenj dhe të vegjël që imitojnë shefin e tyre, e deri te roja i godinës së kryeministrisë. Këtë e kanë kuptuar dhe ndjerë edhe studentët. E kanë ndjerë në fakultete, në punët e prindërve, në institucionet e shërbimit dhe kanë kuptuar se shumica e zyrtarëve nuk funksionojnë sikur aty janë të përkohshëm, por për ta jo vetëm detyra që kanë, por edhe vetë jeta e tyre është e përhershme. E pavarësisht kthjelltësisë së Ramës në 2015 dhe zbulimit të arrogancës te të tijtë, kjo cilësi jo vetëm nuk u zhduk, por u shtua. Askush nuk u ndëshkua prej ministrave apo drejtorëve arrogantë. Dhe ata nuk mund të ndëshkohen më. Aktualisht është vonë për Ramën t’i largojë. Tashmë nuk rrezikohen ministrat, por e gjithë anija. “Jeni prekur nga arroganca me njëri-tjetrin dhe me njerëzit…, ose mbyteni turkun brenda jush, ose përgatituni për të lënë anijen”, – u shpreh Rama më 8 gusht. E derisa nuk i largoi nga anija, tani vetë anija është duke u mbytur. PD SI ZJARRFIKËSE Studentët thonë se protesta është zonë e ndaluar për politikanët. Ironia shkon në ekstrem kur më shumë se impenjimi dhe mbështetja e PD në këtë protestë një pjesë e njerëzve pyesin: A do ta shuajë edhe këtë protestë Partia Demokratike siç bëri me protestën e Kukësit? Pyetja me frikë dha një lloj përgjigje të shtunën kur në përvjetorin e 27-të të lëvizjes së 8 dhjetorit 1990, kryetari Lulzim Basha nuk arriti të mbledhë më shumë se 200 mbështetës në qytetin “Studenti”. E pra, një nga arsyet e uraganit studentor është edhe opozita. Studentët kanë kuptuar qartë se qeveria është problemi dhe PD nuk është zgjidhja. Vetëm ish-kryetari historik i PD, Sali Berisha, tha se protesta e banorëve të Kukësit në fillim të këtij vitit e gjeti Partinë Demokratike të papërgatitur. E pra kur një forcë opozitare gjendet e papërgatitur do të thotë që ajo forcë ka shumë probleme. Se si një opozitë është e papërgatitur, këtë vetëm kryetari i saj Basha mund t’i japë përgjigje. Kur nuk mbështet fort ata që protestojnë. Kur largon nga partia potencialet e saj, kur bën selektime me gazetarë dhe media të veçanta dhe më e rëndësishmja kur nuk krijon besim, masa e njerëzve kanë të drejtë të pyesin: A do ta shuajë edhe këtë protestë Partia Demokratike? POLITIKË JASHTË REALITETIT Çudia është se kjo ndodh në të dy kampet, si në qeveri por edhe në opozitë. Nëse marrim në shqyrtim vetëm dy politikane deputete që partitë respektive PD dhe PS i mbajnë si ikonat e vlerësimit të tyre kuptohet qartë se partitë kanë humbur lidhjen me realitetin. Çlidhje ka me realitetin që ndodh në Shqipëri Grida Duma e PD-së dhe Blerina Gjylameti e PS-së? Nuk besojmë se ka ndonjë naiv që beson se Grida Dumës i qan zemra për jetën e vështirë që po kalojnë këto ditë banorët e Unazës së madhe dhe se dalja e tyre në rrugë është përjetim i madh i saj. Nuk besojmë se ka ndonjë naiv që beson se Grida Dumën nuk e zë gjumi për tarifat e larta të studentëve. Dhe nuk besojmë që ka ndonjë naiv që beson që Grida Duma mezi pret të jetë në pushtet që të ndryshojë gjendjen e Shqipërisë. E dyta Blerina Gjylameti, kryetare e degës së Tiranës në PS, deputete në këtë zonë që nuk ka shkuar një herë të vetme aty. Zhaneta Haxhia, një studente, banore e kësaj zone, i kërkoi publikisht Gjylametit të shkonte të takonte banorët. Por ajo jo vetëm nuk ka shkuar atje edhe pas ditës së 20-të, por nuk ka bërë përpjekjen më të vogël as për të kontaktuar qoftë edhe një banor të vetëm. Sot kjo studente është pjesëmarrëse në të dyja protestat, edhe atë të unazës së re si banore që preket direkt dhe si pjesë e protestës së studentëve. E pra, Duma dhe Gjylameti, janë simbolikat se si një politikan nuk jeton me realitetin, nuk ka lidhje me të, jeton një kohë tjetër dhe nuk e percepton punën në politikë si shërbim duke qenë atje. Por ndërsa e para duke reklamuar veshjet e shtrenjta dhe e dyta me statusin e një gruaje të mirë nuk kanë lidhje me këtë punë. E pra, zoti Rama dhe zoti Basha nuk bëhet politikë me personazhe jashtë realitetit. Për të mos shtuar këtu sidomos ata ta mazhorancës që të qenit jashtë realitetit e tregojnë hapur ditën e seancës së Parlamentit. Zoti kryeministër, ju mjafton të shikoni setin e fotografive të fotografit të Kuvendit, Agim Rama për të parë se si deputetkat e tua bëjnë paradë mode, bëjnë garë deri ku mund të shkojë stili aristokrat shqiptar dhe si kopjojnë deri mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkua me kapele në kokë, por që në vlera intelektuale konkurrojnë me personazhin Linda Morina. Të enjten më shumë kemi një garë veshjesh, garë look-u e jo garë diskutimesh, idesh e ballafaqimesh. Më shumë bëjnë paradë mode se sa mendojnë se çfarë diskutojnë. Më shumë mendojnë se ç’model flokësh do mbajnë këtë herë se çfarë replike do bëjnë. Epo kjo mënyrë ngjall irritim te publiku. Aq më tepër te studentët që krahasojnë gratë e parlamentit me mamatë e tyre që jo vetëm nuk mund të kenë në trup veshje Armani, Gucci, Versace, por nuk arrijnë të sigurojnë paratë që fëmijët e tyre të ndjekin studimet. PËRPJEKJA E POLITIKËS PËR ZGJIDHJE POLITIKE Duket qartë që kryeministri Edi Rama më të lehtë e ka ta zgjidhë politikisht këtë protestë se sa në një ballafaqim me studentët. Mjeshtëria e tij dhe përvoja bëjnë që mezi pret që në lojë të futet opozita sepse me atë e ka më të lehtë. Nëse vihet re ligjërimi politik i Ramës, por edhe analizat komente e mbështetësve të tij në mend vihet re një impenjim që protesta të kanalizohet si politike. Nëse kjo do të ndodhte, këtu Rama do të ndodhej në habitatin e vet. Zgjidhja spektakolare që ai i dha protestës së çadrës në pranverën e vitit të shkuar është akoma në mendjen e shqiptarëve. Prandaj çdo zgjidhje politike me dy palë, qeverinë dhe opozitën, do të sjellë fitoren e Ramës. Në të kundërt qeveria do të vihet seriozisht në vështirësi. Për këtë arsye politizimi i protestës shikohet nga njëra anë manovër e forcave politike dhe nga ana tjetër, një kundërshtim i hapur nga ana e studentëve.
***** Roland Qafoku ka lindur më 7 gusht 1968. Ai është drejtues i emisionit politiko shoqëror "Debati në Channel One" në televizionin "Channel One" që nga 17 janari i vitit 2013. Ai është diplomuar në shkollën e lartë ushtarake në Tiranë si dhe për gjuhë dhe letërsi shqipe në universitetin e Tiranës. Pas një karriere në gazetën Koha Jonë nga reporter deri në zëvendëskryeredaktor, Roland Qafoku ka drejtuar gazetën më të madhe në Shqipëri Panorama dhe ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues i gazetës Tirana Observer. Roland Qafoku si dhe ka qenë drejtor i Informacionit në televizionin gjeneralist Koha si dhe drejtor informacioni në televizionin informativ Ora Neës. Që nga viti 2011 Roland Qafoku drejton emisionin politik. Është pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit që nga viti 2008. Karriera në mediat e shkruara Gazeta Koha Jonë, reporter i kronikës së zezë, redaktor, zëvendëskryeredaktor 1997-2003. Televizioni Koha, Drejtor i Informacionit, 2001. Gazeta Panorama, kryeredaktor drejtues 2003-2005. Gazeta Tirana Observer, kryeredaktor drejtues 2005-2009. Karriera në median elektronike Televizioni Ora Neës, Drejtor i Informacioni 2009-2011. Drejtues i emisionit Intervista e edicionit të orës 20.00, drejtues i emisonit Periskop. Televizioni Planet, drejtues i emisionit Intervista nga Roland Qafoku dhe drejtues i emisionit Arena, 2011-2012. Televizioni Channel One, drejtues i emisionit Debati në Channel one, 2013 e në vazhdim. Debati në Channel One Është një emision politiko-shoqëror, i ideuar, i përgatitur dhe që drejtohet nga gazetari Roland Qafoku. I startuar më 17 janar të vitit 2013 ky emision ruan një pjesë të rëndësishme në tortën e emisioneve politike të këtij lloji në Shqipëri. Ai është emisioni qendror politik dhe më i rëndësishmi në televizionin gjeneralist “Channel One” dhe ruan në mënyrë të qëndrueshme konkurueshmërinë me emisionet analoge. Emisioni në fjalë ka karakter politiko-shoqëror dhe rrek temat e ditës më të rëndësishme dhe më të debatuara në vend por edhe të zhvillimeve në rajon dhe botë. Një emision që gjithnjë ka synuar të krijojë veçanti si në temat e zgjedhura dhe në personazhet e ftuar duke mos pasur pjesë të emisionit persona që shkojnë në ekrane të tjerë. Politikanët më të rëndësishëm në vend kanë qenë dhe do të jenë pjesë e këtij emisioni duke pasur një shikueshmëri gjithnjë në rritje. Specifika e emisionit është së pari debati në studio mes personazheve të ftuar në stilin hard talk dhe insertet e veçanta në rubrikën e përhershme “50 fakte dhe foto”. I ftuari dhe tema kalojnë në insert me të gjitha të dhënat që përbëjnë historinë e tij dhe të temës që trajtohet. Përveç politikanëve dhe analistëve, në emision ftohen edhe historianë, personazhe të historisë si dhe personalitete të rralla që kanë impakt te teleshikuesit. Botime: 1. Libri "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama", 2015, shtëpia botuese "Onufri", Tiranë 2015. 2. Libri "100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017", shtëpia botuese "West Print", Tiranw 2017. Vlerësime 16 dhjetor 2014, vlerësuar me çmim special për dokumentarin “Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore” të transmetuar si pjesë e emisionit “DEBATI NË CHANNEL ONE”, dhënë nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. 15 nëntor 2013, dokumentari “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”, me autor Roland Qafoku, nominohet për çmimin “Dokumentari më i mirë në 100 vjetorin e pavarësisë” nga Akademia “Kult”. nëntor 2012. Në 100 vjetorin e Pavarësisë, vlerësim nga media e shkruar për dokumentarin tim "Ismail Qemali qe nuk kemi njohur". Qershor 2009, (si drejtor i Informacionit ne ORA NEWS) Bordi i Monitorimit te Medias vlereson ORA NEWS TV si nje nga televizionet më të balancuara gjate pasqyrimit te fushates elektorale te partive ne zgjedhjet parlamnetare. Maj 2011, (Si drejtor i infomacionit ne ORA NEWS). Bordi i Monitorimit te Medias i ngritur nga KQZ, vlereson RTV ORA NEËS si televizionin më të balancuar, i cili i dha partive politike kohën e përcaktuar me ligj. 2007, Vlerësuar me çmim special për essenë më të mirë të botuar në gazetë në konkursin e organizuar për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Çmimi u dha për essenë me titull “E imja Shota”, të botuar në gazetën “Tirana Observer”.)