Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D
E kam ndjekur dhe po vazhdoj ta ndjekë
me shumë kujdes lëvizjen studentore, e cila, në pamje të parë, nisur nga
pjesëmarrja e madhe e studentëve në të, të kujton ngjarjet e dhjetorit të vitit
1990. Mes thirrjeve të studentëve, më bëri përshtypje të veçantë pikërisht ajo
e dhjetorit të asaj kohe të stuhishme:
“E
duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”
Ajet
Nuro, publicist i njohur dhe moderator i portalit “Tribuna Shqiptare”, më 10 tetor të vitit 2015 pati botuar në
portalin në fjalë një analizë interesante me titull “Shqipëria ka nevojë për një
valë të dytë demokratizimi”, në të cilën nxirrte
në pah me shumë të drejtë se, pas një çerek shekulli, Shqipëria kishte mbetur larg arritjes së atyre objektivave që pati caktuar lëvizja
studentore e dhjetorit të vitit 1990. Prandaj ai e quante të arsyeshme të
theksonte se ishte e domosdoshme “njëvalë
e dytë demokratizimi”.
Si
njëri nga përfaqësuesit e mirënjohur të
diasporës shqiptare në Kanada, zotëria Ajet Nuro shprehte me shumë të drejtë
shqetësimin e vet intelektual për gjendjen e demokracisë në Shqipëri gjatë
atyre 25 vjetëve. Është e vërtetë se në Shqipëri qenë bërë shumë ndryshime, por
megjithatë ne ishim ende shumë larg standardeve demokratike në ndërtimin dhe në
funksionimin e shtetit ligjor.
Ndaj analizës së zotërisë Ajet Nuro unë reagova asokohe në internet me
një artikull me titull “Kush ta bëjë demokratizimin
e dytë?”, të botuar po në portalin në fjalë dhe në disa portale të tjera më datën 12 tetor 2015.
Ndër të tjera, theksoja:
Mirë do të ishte vërtet
që të kishim një valë të dytë demokratizimi. Por problemi është se kush duhet
ta ngrejë një valë të tillë. Normalisht, në rastet e nxjerrjes së çdo vendi nga
amullia politike, rolin kryesor e merr dhe duhet ta marrë përsipër
inteligjencia, sidomos inteligjencia dhe rinia universitare. Në vendin tonë
inteligjencia dhe rinia universitare vazhdojnë të bëjnë një gjumë të rëndë
letargjik, duke i lejuar klanet politike të tallen me fatet e popullit si t’ua
dojë mideja”.
Studentët e lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990, tani janë në
një moshëtë tillë që po u afrohet të pesëdhjetave. Çuditërisht, pas asaj lëvizjeje
studentore të atij viti të largët kur u bë ndërrimi i sistemit komunist me një
sistem neokomunist, kur pushtetin e morën në dorë neokomunistë apo trashëgimtarë
të veteranëve të komunizmit, brezat pasardhës të rinisë universitare ranë në një
letargji të paimagjinueshme. Gjatë këtyre 28 vjetëve, në vendin tonë klanet
politike që e kanë ndërruar pushtetin sipas radhës, kanë bërë prapësira shumë të
rënda në dëm të interesave tona kombëtare dhe për varfërimin e pandalshëm të
pjesës dërrmuese të popullit shqiptar. Por ndonjë lëvizje studentore nuk është
ndier absolutisht për e gjallë, pa folur për inteligjencien universitare, e
cila ka qenë përherë një servile shembullore e klaneve politike në pushtet dhe
as që e ka çarë kokën fare për varfërimin e pandalshëm të shtresave të gjëra të
popullsisë qëiështë imponuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga klanet në fjalë.
Madje pranohet haptas se pedagogë të universiteteve publike notojnë në batakun
e korrupsionit. Ky është një turp kaq i rëndë, saqë nuk e ngre as dheu as
qielli Në një material, të bërë publik para do kohësh, thuhet:
“Studentët në universitetet publike
pranojnë se korrupsioni është një plagë e përhapur mes stafit akademik ku ata
studiojnë, ndërsa janë të shqetësuar se ky fenomen sjell mungesë merite dhe i
dekurajon ata nga studimet” (Citohet
sipas:“Studimi: Studentët “nën
presion” nga korrupsioni në universitete”. Faqja e internetit“Reporter.al”.
10 janar 2018).
Unë i përkas brezit të pedagogëve veteranë
të universitetit, të cilët nuk mund ta imagjinojnë dot absolutisht se si është
e mundur që të ketë sot pedagogë të tillë të degjeneruar deri në atë shkallë,
saqë të marrin para nga studentët!!!
Rinia
studentore e universiteteve publike, e cila tani është hedhur në një lëvizje
mbresëlënëse në mbrojtje të të drejtave të veta, gjatë këtyre 28 vjetëve ka
pasur shumë raste për t’u ngritur në protesta të fuqishme kundër qeverisjes së
vendit, e cila, sidomos gjatë këtyre më shumë se pesë vjetëve të fundit, e ka
katandisur varfërimin e popullit shqiptar deri në atë shkallë, saqë një numër i
konsiderueshëm njerëzish të të gjitha moshave, që llogariten në mijëra e mijëra,
janë detyruar të braktisin vendin dhe të marrin rrugët e Evropës.
Rinia
studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare i ka bërë lëshime pas lëshimesh
shtetit grek, lëshime këto që bien era tradhti kombëtare dhe e kanë ulur
autoritetin e vendit tonë deri në nivele të pabesueshme.
Rinia
studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare iu nënshtrua shtetit grek në një mënyrë
poshtëruese dhe lejoi që kisha ortodokse fanoliane të pushtohet nga një
kryepeshkop grek. Kjo është fyerja më e rëndë që u është bërë personaliteteve të
shquara të ortodoksisë shqiptare, duke filluar nga papa Kristo Negovani, Naum
Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath
Melani, etj., të cilët na i vrau helmi, thika dhe pushka e kishës shoviniste
greke.
Rinia
studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare lejoi që Janullatosi të shndërrohej në
Shqipëri në një guvernator faktik të kishës shoviniste greke dhe të shtetit shovinist
grek, duke urdhëruar që të bëheshin zhvarrime të eshtrave të shqiptarëve të
vdekur në varrezën e fshatit Kosinë të Përmetit, me qëllim që eshtrat e tyre t’i
reklamonte si eshtra ushtarësh grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.
Rinia
studentore ka heshtur kur Tirana zyrtare kreu një akt tradhtie të lartë në kohën
që e lejoi kishën shoviniste greke dhe shtetin shovinist grek të ngrejë në
Shqipërinë e Jugut varreza, memoriale, dhe përmendore në nderim të ushtarëve
agresorë grekë, të cilët patën hyrë në territorin shqiptar si pushtues dhe shumë
objekte kulti na i patën shndërruar në stalla kuajsh.
Rinia
studentore ka heshtur kur Janullatosi, në rolin e guvernatorit grek në vendin
tonë, pati pushtuar Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe Tirana
zyrtare zvarritej para tij, pa guxuar të zbatonte vendimin e të trija shkallëve
të gjyqësorit për kthimin e saj qytetarëve të Përmetit.
Rinia
studentore ka heshtur kur Janullatosi, për çdo problem që i lindte në Shqipëri,
siç ishte rasti i zhvarrimeve në Përmet apo i prishjes së kishë-gërmadhës në Dhërmi,
nisej urgjent për në Athinë për t’u konsultuar me kryeministrat grekë, duke
injoruar tërësisht kryeministrat shqiptarë.
Rinia
studentore ka heshtur kur Presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare
Janullatosit me një dekret të posaçëm të datës 24 janar 2017, pikërisht në atë
datë kur 100 vjet më parë, më 24 janar 1917, kisha shoviniste greke na masakroi
një figurë të shquar të ortodoksisë shqiptare dhe të nacionalizmit shqiptar,
Atë Stath Melanin. Ky dekret ishte një fyerje e rëndë jo vetëm për këtë atdhetar të madh, por edhe për të
gjithë martirët e lartpërmendur të ortodoksisë shqiptare, për Fan Nolin, si themeluesin
e pavarësisë së kishës sonë ortodokse, dhe kryepeshkopët Visarion Xhuvani dhe
Kristofor Kisi, të persekutuar nga terrori komunist i kriminelit Enver Hoxha.
Rinia
studentore ka heshtur për qëndrimin antikombëtar të Tiranës zyrtare ndaj
Çështjes Kombëtare të Çamërisë, duke iu nënshtruar tërësisht diktatit të
shtetit grek, i cili ka deklaruar dhe vazhdon të deklarojë pambarimisht se
Çështja Çame nuk ekziston!!!
Rinia
studentore ka heshtur, duke soditur me gjakftohtësi ardhjen nga Greqiatë më
shumë se 150 arkivoleve me kufoma shqiptarësh të vrarë në territorin e saj.
Rinia
studentore ka heshtur kur rreth 1000 grekë organizuan skenat e Bularatit, duke
valëvitur qindra e qindra flamuj të tyre, me të vetmin qëllim poshtërimin publik të shtetit tonë, ndërkohë që Tirana
zyrtare kishte rënë në bark para egërsisë shoviniste greke, çka dëshmonte më së
miri se Shqipëria është katandisur në një vend pa zot.
Rinia
studentore ka heshtur kur Partia Socialiste, në kuadrin e premtimeve në fushatën
zgjedhore të vitit 2013, pati hedhur në qarkullim një fletëpalosje me disa
premtime, në njërin pret të cilëve thuhej se taksa e vlerës së shtuar për
energjinë elektrike do të zbriste nga 20% në 06%. Por qeveria Rama mashtroi
hapur fare, këtë premtim nuk e mbajti. E la po 20%. Madje qeveria Rama, më 01
shkurt të vitit 2015, taksën e energjisë elektrike e ngriti nga 7,5 lekë në 9,5
lekë për kw, duke hequr edhe tavanin prej 300 kw me një çmim më të reduktuar.
Rinia
studentore ka heshtur për shtrenjtimin e çmimit të karburantit, i cili është më
i lartë se në vendet e rajonit rreth nesh dhe në vendet e tjera evropiane.
Qeveria është bërë palë me oligarkët e tregtimit të karburantit, me qëllim që të
vjelë shuma të majme parash nga qytetarët shqiptarë. Lëvizja studentore le të
nxjerrë mësim nga protestat e fuqishme të qytetarëve francezë kundër ngritjes
së çmimit të karburantit vetëm me disa centë.
Rinia
studentore e kryeqytetit ka heshtur kur kryebashkiaku Veliaj, me lloj-lloj
marifetesh, e ngriti 40% çmimin e ujit për qytetin e Tiranës, duke përkeqësuar
rëndë nivelin ekonomik të familjeve të varfëra tiranase dhe sidomos të
pensionistëve.
Jeta
e rinisë studentore, për vetë natyrën e moshës së saj, është dhe duhet të jetë
dinamike, në lëvizje të vazhdueshme.Albert
Ajnshtajni (Albert Einstein - 1879-1955)
thotë:
“Jeta është si puna e biçikletës. Për të ruajtur
drejtpeshimin, njeriu duhet të jetë në lëvizje të përhershme”.
Rinia
studentore është shpresa më frymëzuese e një vendi në jetën e përditshme dhe në
perspektivë. Ajo është e pastër si uji që gurgullon në burim. Ajo është e
tanishmja dhe e ardhmja e vendit. Por, fatkeqësisht, brezat pasardhës të rinisë
universitare, pas dhjetorit të vitit 1990, i pushtoi amullia kokë e këmbë.
Rinia universitare ra në një qetësi të formatit letargjik, duke mos u
interesuar absolutisht për pasojat e rënda të politikës antikombëtare që Tirana
zyrtare ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë në marrëdhënhiet me fqinjët dhe
sidomos me fqinjin jugor, në raport me
shumicën dërrmuese të qytetarëve të vendit, të cilët i ka çuar në zgrip
të varfërisë. Në vend të jetës dinamike dhe të interesimit të drejtpërdrejtë
për fatet e vendit, ajo zgjodhi qetësinë tërësore. Personaliteti i shquar
francez Blez Paskal (Blaise Pascal - 1623-1662)u
ka lënë bashkëkombasve të vet një aforizëm të shkëlqyer:
“Thelbin
e natyrës njerëzore e përbën lëvizja. Qetësia e plotë paralajmëron vdekjen”.
Një aforizëm po kaq të shkëlqyer, me të njëjtën
përmbajtje, ka lënë një shekull më pas edhe Volteri
(François Marie ArouetVoltaire - 1694-1778):
“Njeriu
është krijuar për të vepruar. Të mos veprosh dhe të mos ekzistosh është e
njëjta gjë”.
Në lëvizjen e tanishme studentore janë dëgjuar thirrje, si
kjo:
“Qeverisja dhe
politika qëndrojnë më poshtë se populli”.
Një thirrje e tillë bëhet publike për shkak të qeverisjes
skandaloze të klasës politike në pushtet, qeverisje kjo, e cila e ka katandisur
rininë studentore në një derexhe të tillë, saqë ajo është detyruar të ngrihet në
një lëvizje të fuqishme kundër saj. Por këtu lind një pyetje mjaft domethënëse:
Rinia studentore organizuaka protesta masive kundër
qeverisjes së keqe të vendit vetëm atëherë kur asaj i preken interesat e veta
ekonomike dhe kushtet e jetesës nëpër konvikte? Me sa duket, po, përderisa, siç
u theksua më lart, gjatë këtyre 28 vjetëve rinia studentore ka heshtur plotësisht
për prapësitë e qeverisjes së vendit. Pra, rinia studentore e ditëve tona udhëhiqet
nga parimi:
“Të mos preket gardhi
im, kurse matanë gardhit tim le të bëhet kiameti”.
Një qëndrim i tillë nxjerr në pah një dukuri tepër tragjike
në historinë shumëshekullore të kombit shqiptar, duke filluar që nga pararendësit
tanëpellazgoilir - përçarjen fatale. Pikërisht kjo përçarje fatale ka qenë
arsyeja kryesore që Shqipëria, e populluar me popullin më të vjetër të
kontinentit tonë, me popullsinë më të madhe të gadishullit tonë, të katandiset
në njëterritor gati sa një “fushë tenisi”.
Lëvizjes së tanishme studentore nuk i pëlqen të ketë
politikanë në radhët e veta. Por çudia në këtë mes qëndron në arsyen se studentët
janë viktimë pikërisht e politikës. Prandaj e kam të vështirë ta kuptoj lëvizjen
studentore, e cila nuk ka dëshirë të ketë të bëjë me politikën. Unë mendoj se
pikërisht politika qeverisëse e partisë socialiste është fajtorja kryesore për
gjendjen ku janë katandisur studentët e universiteteve publike. Kjo lëvizje jo
vetëm që duhet të merret seriozisht me qeverisjen antikombëtare të partisë
socialiste, por ajo duhet të ngulë këmbë për krijimin e një qeverie teknike,
deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse lëvizja studentore e
shikon veten jashtë kësaj kërkese, atëherë mua më lind dyshimi se kjo lëvizje është
e organizuar nga vetë partia socialiste dhe personalisht nga kryeministri Rama,
me qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga protestat e banorëve të
unazës së re dhe çfaktorizimin përfundimtar të opozitës, prej së cilës atij nuk
i bëhet vonë fare, sepse kryetarin e saj Lulzim Basha ai e ka rekrutuar për
interesat e veta që në takimin e fshehtë prej pesë orësh që zhvilloi me të më
18 maj 2017 dhe që, pas atij takimi, të dy, nuk i thanë asgjë opinionit publik.
Partinë Demokratike,si partia kryesore e opozitës, e çfaktorizoi i pari vetë
Lulzim Basha, i cili, në Çadrën e famshme të pranverës së vitit 2017, bëri
teatër për tre muaj rresht me simpatizantët e sajpër të ngritur aksionet e
vetvetes dhe pastaj i preu në besë: në Çadër deklaronte se nuk shkojmë në
zgjedhje me Ramën kryeministër, mandej, pas takimit të fshehtë me Ramën, u
tërhoq si lepuri në ferrë, shtroi kurrizin dhe pranoi ta çonte në zgjedhje
partinë, çka solli si pasojë një “zbaticë
politike” të paimagjinueshme të elektoratit të saj, të shoqëruar me humbjen
e më shumë se 200 mijë votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
Unë, si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë,
si ish-pegagog i Universitetit të Tiranës dhe pensionist që prej 01 shtatorit të
vitit 2003, i rekomandoj lëvizjes studentore të mos tërhiqet absolutisht nga
kërkesat e veta: të kërkojë arsim publik falas, shkurtimin në maksimum të të
gjitha trifave për studentët, krijimin e një qeverie teknike, sepse me Ramën
kryeministër studentët përsëri kanë për të rënë pre e mashtrimit të zakonshëm të
tij dhe shtimin në perspektivë të buxhetit të shtetit për arsimin deri në 20%.
Për dijeninë e lëvizjes studentore, dëshiroj të theksoj se katër gjigantët e
Azisë (Malajzia, Singapori, Tajvani dhe Koreja e Jugut) u bënë modele të
zhvillimit ekonomik pikërisht në saje të buxhetit të lartë për arsimin, i cili
arrinte në shifrën 40%.
Në mbyllje dëshiroj që lëvizja studentore të ketë parasysh
dy gjëra të rëndësishme për ruajtjen e dinjitetit të vet.
Së pari:
“Studentët janë dhe
duhet të jetë përherë shpuza e kombit dhe nuk duhet t’i lejojnë vetes të
mbulohen nga hiri i politikës”.
Së dyti:
Studentët duhet të
zotërojnë përherë artin e vetorganizimit dhe të mos pranojnë kurrë të bien pre
e bajraktarëve të politikës”.
Lëvizja studentore duhet të jetë e vetëdijshme se protestat
duhet të zhvillohen para Kryeministrisë, jo para ministrisë së arsimit. Kjo për
arsye se ministrja Lindita Nikolla është thjesht një rrip transmisioni i
kryeministrit Rama, i cili, që kur ka hipur në këtë post, është bërë vetë zot
vetë shkop, se anëtarët e qeverisë i konsideron thjesht si gurë shahu në tryezë
dhe vetë ka vendosur të bëjë shiun dhe diellin.
Pedagogët e universiteteve duhet që, krahas mësimdhënies, të
përpiqen me të gjitha mundësitë që studentët t’i edukojnë me vetëdije të lartë
kombëtare. Sepse pikërisht studentët me vetëdije të lartë kombëtare do të bëhen
mbartës të saj deri në ndërgjegjen e mbarë popullit tonë.
Tiranë, 07 dhjetor 2018
-------------------------
Reagime
---------- Forwarded
message ---------
From: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
Date: Tue, Dec 11, 2018 at 8:06 AM
Subject: Re: Sa për kujtesë lëvizjes studentore
To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com
From: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
Date: Tue, Dec 11, 2018 at 8:06 AM
Subject: Re: Sa për kujtesë lëvizjes studentore
To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com
Profesor, sot lexova shkrimin tuaj analitik
dhe këshillimor “Sa
për kujtesë lëvizjes studentore”. Ju përgëzojmë si unë dhe Fitimi. Sa keq që nuk jeni Ju,
Zotëri i Nderuar, Kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Mbase do më
bëhej ndonjë analizë e njërit prej librave të mi që i kam punuar me aq
kujdes dhe me dashuri. Por ajo punë e lodhshme do të trokasë në portë të
shurdhët.
I bëni të fala Havasë!
Natën e mirë!
Vilhelme e Fitim
Vlorë, 11 dhjetor 2018
---------- Forwarded
message ---------
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Wed, Dec 12, 2018 at 10:08 AM
Subject: Re: Sa për kujtesë lëvizjes studentore
To: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Wed, Dec 12, 2018 at 10:08 AM
Subject: Re: Sa për kujtesë lëvizjes studentore
To: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
Ju keni të drejtë të ëndërroni, por, ju lutem, me
ëndërrimet tuaja mos shkoni deri në cakun e të pamundurës. Sepse sikur të kisha
qenë unë kryetar akedemie, ju do të ishit jo vetëm deputete, por, më e pakta,
edhe Kryetare e Kuvendit. Kriminelët komunistë, me kryekriminelin Enver Hoxha
në krye, ua varrosën ëndrrat atyre që prejardhjen e kanë nga familje të
nderuara fisnike. Dhe, domosdo, të njëjtin qëndrim mbajnë ndaj tyre edhe
neokomunistët, trashëgimtarët e bëmave të atij krimineli.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi
familjare.
Eshrefi
Tiranë, 12 dhjetor 2018