Nga Dedë Preqi
Imazhi i rinisë së Kosovës, vjen si rrezulltat i përspektivës që ia sjellë pushteti dhe shteti, që në mes këtyre dy poleve, ajo mund të bëhët një shëmbëlltyrë e mirë, apo edhe në të kundërtën e saj. Ideja që ta përvetësosh atë dhe rrolin e saj, është një fitore e madhe e një shoqërie dhe vendi, që përmbanë parime të rëndësishme dhe jetike.
Pa dyshim se me rininë e vendit tonë, jemi përpara një sfide të rëndësishme, kur ajo është e aftë dhe di të veprojë dhe e aftë që të prodhojë një efekt shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë, por për fat të keq, ajo dhe potenciali i saj nuk po shfrytëzohet sa duhet dhe i mungon elementi më i nevojshëm, që e nxitë dhe e mbështet atë, të merr vendime të rëndësishme, për të vënë në lëvizje realen e jetës së vet në shoqëri me detyra dhe veprime konkrete.
Rinia si një specifikë e veqantë e shoqërisë njerëzore, që e ka domëthënjën e një fuqie dhe potenciali të frymës rinore me plot energji, e cila do të plotësohet dhe fuqizohet përmes formave dhe funksioneve të veqanta, sikur energjia diellore, që vepron me bimët me shndërrime dhe përcaktime biologjike, duke ua bërë rritjen, ngjyrimin, ripërtrirjen dhe lëvizjen e tyre.
Prandaj, nuk ekziston asnjë vend në botë që të ketë a priori, domëthënje dhe vlerë pa rini, e cila e merr vlerën e vërtetë përmes shoqërisë së ndërgjegjshme, që vendos dhe e orienton atë në veprim. Rinia është krenaria e çdo shoqërie, që nënkupton aftësinë për të drejtuar dhe vepruar brenda një shoqërie, aq më shumë i shtohet kjo krenari, kur në formën e saj pozitive ajo ndjenë dhe prodhon vetëdijen e zotërimit të vetëvetës.
Të krijohet përshtypja se një gjë e tillë nuk do ndodhte në Kosovë, për shkaqe tashmë të njohura, por përgjegjësia nuk do të mirret vetëm nga një instancë e një përsoni, por nga një instancë e gjerë shoqërore, që problematikat nuk janë vetëm rinore, por në përgjithsi janë të çrregulluara dhe pa organizime të artikulluara, deri në atë pikë sa është vështirë të përcaktosh vetëm një përgjegjës.
Nëse do të shtrojmë pyetjen se, kush e ka bërë këtë ngërç dhe nyje të ngecjes së përgjithshme zhvëllimore në proceset demokratike të shoqërisë tonë kosovare, asnjë nuk do ta merrte përgjegjësinë, të krijohet përshtypja se këto gjëra duhet të ndodhin në çdo shoqëri njerëzore dhe si një proces i domosdoshëm për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë???
Ky rrezik rritët në përpjestim të drejtë me masën e pushtetit, i cili pikërisht është përgjegjës për ti kryer obligimet e veta, dhe përveq kësaj, edhe nga fakti që pushteti mund të ketë vullnet moralisht të rremë, i cili nuk ndjenë asnjë lloj detyrimi moral për ti kryer obligimet dhe premtimet e veta. Një rrezik i tillë bëhët edhe kërcënues, kur pushteti zhvishet nga dinjiteti dhe nga përgjegjësia që i takon.
Prandaj, pushteti e bartë barrën kryesore të përgjegjësisë brenda vetës dhe është pasqyrimi i drejtpërdrejtë i ekzistencës qytetare në shoqëri, që do të vepronte edhe me të rinjtë në forma dhe modele pozitive, por edhe anasjelltas, pasojat do ti kushtojnë edhe më shumë çdo shoqërie për t’a kthyer atë, në rrolin e vet dhe kahen e duhur.
Kush po e degjeneron dhe dizerionton rininë e Kosovës, më shumë se vetë pushtetët e dobëta dhe të pa organizuara, që nga pikpamjet e politikave si dhe programeve të paartikulluara, thënë ndryshe, gjithherë buzë greminave dhe përherë në kufi të saj, duke e mos gjetë vetën asgjëkundi, të pa aftë të përcaktohen në politikat e një vendi dhe shoqërie të vërtetë me begati të qëndrueshme dhe të lakmueshme.
Rinia është thesari më i çmuar i një vendi, në të cilën duhet të investohet shumë për të përfituar diçka mbi bazën e nevojave të shoqërisë. Dhe imazhi më real i botës së qytetëruar, do të ishte nga imazhi i gjeneratave të reja, që gatuhen pa shqetësime dhe brenga, me vitalitetin e tyre dhe të një ardhmërie fatlume, ose të një jete të pa tundur dhe optimiste.
Papunësia në Kosovë, do të ishte receta, e cila po e ç’orienton rininë e vendit, për të realizuar ëndërrat e tyre, duke zënë shumë pak vend në politikat që përcaktojnë të ardhmën e saj. Për keqardhje, vendin e tyre në pushtet e kanë zënë edhe njerëz pa kredibilitet, që kanë afera korruptive dhe kriminale, por që nuk kanë as përgaditje shkollore.
Prandaj, shumica e të rinjëve të vendit, sot dëshirojnë të largohen në vendet me më përspektivë, përshkak të mungesës dhe kushteve të një jete normale në vendin e tyre. Këtij frustërimi i të rinjëve të Kosovës, i shtohet fakti i mos liberalizimit të vizave, edhe pse gjeografisht vendi i jonë është pjesë e Evropës, mbetët i vetmi vend në ballkanin perëndimor, që do të krahasohej i izoluar, sikur vendet më të izoluara të botës.
Papunësia e të rinjëve dhe vështirësitë ekonomike, janë brengat dhe kërcënimet e tyre, që e rrezikojnë dhe destabilizojnë edhe vendin, duke e shtyrë dhe nxitë rininë të kriminalizohet, apo të vetëflijohet rrugëve të pa lakmuara, sikur që janë pjesëmarrja e tyre në luftat e huaja, si në Siri dhe gjetiu, por edhe në rrugët tjera me shitblerjen e drogave, apo përdorimin e llojëve narkotike.
Është shqetësuese dhe brengosëse, kur vartësitë e rinisë së vendit tonë përshkak të papunësisë po bëhën edhe më të mëdha, dhe këto ditë shohim skena e rrëmuja të mëdha të rinisë dhe të tjerëve, para Shtëpisë së Kulturës, në Prizeren, të cilët mundohen të sigurojnë kontrata punë për Gjermani, të cilat do të ishin ndoshta vetëm një luftë nervash të tyre, sepse kemi plot mënyra të ngjajshme edhe të matrapazëve kontraktues të rrejshëm, që luajnë me rininë e vendit tonë.
( Dedë Preqi lindi më 1955, në fshatin Doblibare (Balldrin) ku e kreu dhe shkollën fillore dhe gjimnazin në Klinë, ndërsa SHLAP, në Gjakovë, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Shkrimet e para i filloi që në bankat fillore, në gazetën "Pionieri", "Rilindja për fëmijë" , "Zëri i Rinisë", e tjera, ndërsa më vonë dhe në kohën e okupatorit bashkëpunoi me gazetën "Republika" (me pseudonim), e cila botohej në atë kohë në Slloveni.
Dedë Preqi, poet, është emër i cili po lë gjurmë në letërsinë Shqipe, i cili prezentohet me një mori librash dhe vepra poetike, për të vegjël dhe të mëdhenj, kjo do të thotë se krijuesi ka depërtuar në gjitha kategoritë e lexuesve, por duke qenë dhe më interesant, poezitë e tij manifestojnë të gjitha motivet që mëton ti arrijë çdo poet.
Nga tërë kjo frymë krijuese e poetit Preqi, që nga vepra e parë "Jeta frymon përsëri", jep përshkrimin e realitetit jetë-kohë, dhe gjitha atyre mundësive për ta parë dhe për t’a kapur të mirën dhe të keqën në bardhësinë e saj. Në këtë rast, fatin e popullit të vet dhe kohën që e jetoj vetë poeti e nxjerr jo vetëm në një frymëzim poetik e imagjinativ, por e përshkruan aq bukur herë në rimë, e herë në modernizimin krijues, duke këngëtuar me mallë, me vajë dhe me ligjërimë emocionale.
Jeta që bëri në fëmijëri, mbjell humanizëm te poeti dhe më vonë duke bërë gjatë jetës edhe punë pedagogu, poeti frymëzohet të shkruaj edhe për humanisten e madhe të njerëzimit Nënë Terezën, ku ia dedikon edhe një vepër poetike "Ti ishe një porosi". Në mesin e veprave, që janë shumë nga poezitë me përkushtim, poeti Dedë Preqi, nxjerr një blen poetik për të vegjël, duke u radhitur në lektyrat shkollore në disa Biblioteka, dhe bëhët një poet i kërkuar nga lexuesit e vegjël.
Librat e botuar:
- "Jeta frymon përsëri", Gjakovë 2004
- "Kur zgjohet dielli", Gjakovë 2004
- "Unë Jam", Gjakovë 2007
-"Jeta është Agimi", Gjakovë 2007
- "Ti ishe një Porosi", Gjakovë 2008
- "Fshati im Balldrin", Gjakovë 2011
- "Etje e Ngjyrave", Gjakovë 2011
- "Adonisi dhe Gjyshi", Gjakovë 2011
- "Një fund pa pikë",Bukuresht 2014.
Poeti Preqi, përveq që e shijon me një përkushtim të veqantë dhe me pasion rrugën poetike, merret edhe me publicistikë. është autor i qindra shkrimeve në gazetën "Bota sot", me ç’rast nga kjo përvojë e nxjerrë një diamant të veqantë me publicistikë, duke i ndarë në tri vëllime publicistike: "Kushtrime nga Mërgimi", Lot Atdheu", dhe "Meditime Mërgimtare" (2013, Bukuresht), të cilat i boton në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve në Bukuresht të Rumanisë. Dhe me iniciativën e veprimtarit, përkthyesit dhe iluministit shqiptarë z.Baki Ymeri, e përkthen në gjuhën rumune librin me poezi " Bekimi i Lotëve", me ç’rast parathënjën e librit e bënë poeti Lucian Gruia, me të cilin libër merr pjesë në Antologjinë letrare "Zjarri i Shenjtë", së bashku me shumë poet shqiptarë dhe poet të tjerë nga Rumania, në kuadrin e redaksisë së revistës Shqiptari, të udhëhequr nga redaktori i njohur z.Baki Ymeri. Poeti Dedë Preqi i takon gjeneratës së re krijuese, i cili jeton dhe krijon në Zvicërr.)