2018-12-13

Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari e ASHASHA -së !

Image result for vilhelme haxhiraj

Zonjës Akad.Vilhelme Haxhiraj


Vlorë, Republika e Shqipërisë

E nderuara familje Haxhiraj,

Ju falenderojë nga ZEMRA,për ftesën Tuaj në këtë enviniment për pranimin dhe çërtifikimin si Anëtare e rregulltë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane, znj.Vilhelme Haxhiraj.

Unë nuk kam mundësi të marrë pjesë në këtë përurim përshkak të obligimeve që kam për ti kryer deri më datën 24 dhjetor të këtij viti.

Juve znj.Vilhelme si dhe anëtarëve tjerë të familjës ju urojë shëndet të mirë,mbarësi familjare dhe suksese në begatimin e letërsisë dhe shkencës në hapësirat mbarëkombëtare dhe globale.

Poashtu i përshendes të pranishmit në këtë enviniment madhështor ngase Akademia e ASHASHA-së, e ka pranuar në gjirin e vet një grua-nënë,shkrimtare, që është e denjë ti kontribuojë shkencës,artit dhe letërsisë tonë.

Me respekt,

Flori Bruqi, drejtor i Departamentit për mardhënie me publikun pranë ASHASHA-së :New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Në Prishtinë ,12/12/2018.


On Thursday, 13 December 2018, 18:35:01 CET, Vilhelme Haxhiraj wrote:

I nderuar Ak.Dr. Flori!

Uroj të jeni mirë familjarisht!

Ditën e shtunë më 15 dhjetor, ora 10 para dite, në Lokal "Gorishti"-Vlorë, do të zhvillohet një ceremoni për Çertifikimin tim si anëtare e Akademisë ASHASHA.

Dëshira ime dhe e Fitimit , si dhe e miqve tanë, është që Ju të jeni i pranishëm. Nëse ju premton koha dhe nuk keni diçka më të rëndësishme, jeni i mirëpritur.
Pres përgigjen tuaj!

Me shumë konsiderata! Vilhelme dhe Fitimi.


Vlorë-13-12-2018



*****


Vilhelme Vranari Haxhiraj, autore e 46 veprave letrare brënda 22 viteve në poezi, prozë, romane etj., jo vetëm shkrimtare por dhe autore e dhjetra shkrimeve publicistike, analiza dhe opinione me tematikë patriotike, filozofike ,historike, politike, kulturore etj. Dhe nuk mund të qëndrosh indiferent , të mos emocionohesh moralisht,intelektualisht dhe kombëtarisht kur mëson se Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj bëhet me meritë Antarja më e re e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York , një vlerësim ky i merituar për Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky event bën që të ndjehen mirë të gjithë shqiptarët kudo pasi kjo bën që të ndjehemi mirë dhe të krenohemi me shkrimtaren e madhe Znj. V.Vranari Haxhiraj për antarësimin e saj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York.

Njerëzve të mëdhenj, shqiptarëve të mëdhenj, Shqipërisë dhe Kosovës gjithmonë mbrojtja, vlerësimi ,ndihma dhe përkrahja u ka ardhur nga Amerika e Madhe e Vlerave të Lirisë e të Demokracisë.

Rasti i Vilhelmes me krijimtarinë e saj të jashtzakonshmne është rast unikal në letërsinë shqipe por edhe më gjërë . Këtu në këtë shkrim të shkurtër unë nuk po ndalem për t’i bërë “apologjinë” Znj. Vilhelme, pasi këtë e ka bërë mjaft mirë Akademia , e cila e pranoi atë si Antaren më të re të saj. Këtij vlerësimi më se të merituar i kanë paraprirë më parë edhe vlerësimet e bëra për znj. Vilhelme, e cila ka marrë edhe mbi njëzet Çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për Vlorën por për të gjithë shqiptarët bën që të gjithë të jemi krenar për vlerësimin e merituar , por veprën e Mjeshtres së Madhe të Penës znj. Vilhelme.

Na takon së pari Ne shqiptarëve që duhet t’i vlerësojmë dhe t’i respektojmë individët dhe kontributet e vlerat e mëdha patriotike, kombëtare, intelektruale, artistike,historike dhe krijuese të tyre siç është edhe rasti për Vilhelmen; t’i lartësojmë ata , t’i ngremë atje ku u takon dhe e meritojnë duke mposhtur injorancën , xhelozinë dhe egoizmin negativ intelektual pasi vetëm kështu Ne lartësohemi dhe krenohemi si shqiptarë.

Urime të përzëmrta për Vilhelmen , dhe i urojmë suksese në krijimtarinë e saj, dhe e falenderojmë atë për kontributin e madh që me krijimtarinë e saj ka sjellë , pasuruar dhe hipotekuar në arsenalin kombëtar të letërsisë shqiptare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...