Forcat e errëta bastarde shqipfolëse, synojnë
de-stabilizimin e Vendit. Vitet e fundit, ofendohen dhe përçmohen edhe ata
luftëtarë heronj, që gjatë rrjedhjes së historisë, mbi shpatullat e tyre
mbajtën peshën e betejave të panumërta. Ofendohen, njollosen dhe përçmohen
simbolet e luftës sonë së djeshme, lirisë sonë së sotme.
***
Rrethohemi
nga armiq agresiv, që na e falsifikojnë dhe përvetësojnë historinë, na e poshtërojnë
dinjitetin por edhe rrezikojnë integritetin/sovranitetin e Vendit dhe Kombit.Prandaj domosdoshmërish,
patjetër të krijojmë bilancin ushtarak, sepse dobësia tërheq agresionin.
Kushdo që do
të kërcënon Shqipëri-të, në çfarëdo lloj mënyre, do të shkatërrohet menjëherë. Shpirti i racës
tonë dhe zemra e patrembur e Skënderbeut, simbolit madhështor gjithë-shqiptar
duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!
***
Në
vend që të krenohemi me lashtësinë e historisë madhështore së qenies sonë
kombëtare, dhe Skënderbeun, gjeneralin më të madh që ka njohur bota ndonjëherë,
ne bëjmë gjithçka që të tregojmë para botës se tani jemi në rrugën për t`u
shndërruar në palaço joserioz e shakaxhinj që, nuk meritojmë të kemi shtet.
Këtakuisling sahanlëpirës, sidomostë kazanit serbo-grek, që kundërmojnë
edhe prej së largu, përveç pisllëqeve tjera që nxjerrin nga goja, shpifin të
pavërteta rreth historisë, prejardhjes dhe familjes (nënës) së heroit të
pazëvendësueshëmGjergj Kastriotit – Skënderbeut. Luftëtarit më fenomenal që me
shekuj mahnitën dhe magjepsën gjithë rruzullin tokësor, përfshirë armiqtë e tij
të kohës dhe pasardhësit e tyre të sotëm (turqit).
“Unë jam një turk por e
respektoj İskender Bein (Skënderbeun), shqiptarët duhet të krenohen me të. Ai
ishte i vetmi njeri/pushtet që osmanët nuk mund ta mundnin midis viteve
1299-1774”, - shkroi para dy muajsh një historian/akademik i madh turk.
***
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Edhe
budallenjtë më shakaxhi. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime dhe
për të marrë dhe komunikuar informacione dhe ide pa ndërhyrje nga autoritetet
publike dhe pa kufizime.
Por, pasi kjo e drejtë keqpërdoret nga njerëz të
caktuar, ndonjëherë ka edhe kufizime.
Për shkak se
ushtrimi i këtyre lirive nënkupton detyra (obligime) dhe përgjegjësi, mund t'u
nënshtrohet rregullave, kushteve, kufizimeve ose dënimeve të parashikuara me ligj
dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike për arsye të: Sigurisë
kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, mbrojtjen e
reputacionit tëheronjve kombëtar, parandalimin e zbulimit të informacionit të
fshehtë...
Një shembull, sa për ilustrim.
“Opinioni ynë bëhet skllav i të huajve”, thotë ky “historian profesor” i rremë dhe i
shitur, por edhei çmendur nga dashuria për serbët/grekët dhe gjithçka
ortodokse, ai vet është skllav i tyre:
“Duhet ta ç`mitizojmë figurën e Skënderbeun. Është e
vërtetë more, nëna e Skënderbeut ka qenë sllave. Pse duhet të irritohemi? Pse
duhet të na vij keq. Është e vërtetë që Skënderbeu ka lindur ortodoks. Po pse
xhanëm duhet të krijoj reagime në rrjetet sociale se Skënderbeu ka lindur
ortodoks? Në qoftë se ne duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë. Emrat e
fëmijëve të Gjon Kastriotit janë të gjithë me origjinë sllave. Skënderbeu e
thotë vet: Jam luftëtar për mbrojtjen e Krishterimit. Dhe Skënderbeu duhet
gjykuar si i tillë”.
***
Nëna e
Skënderbeut, Vojsava, padiskutueshëm është shqiptare. Ka lindur dhe është
rritur në rajonin e Gradecit, midis Tetovës dhe Gostivarit, në kufi me
Shqipërinë dhe Kosovën. Pjesë e copëtuar e tokës arbërore që me miliarda vite,
ka qenë dhe është e banuar 101% vetëm me njërës të gjenealogjisë pellazge/ilire,
të racës, gjuhës dhe kulturës tonë. Nuk jam historian, por pikërisht për këtë
temë,unë dhe familja ime kemi njohje dhe prova të mjaftueshme, të trashëguara
nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi. Për momentin nuk shprehem më tepër...
***
Shqipfolësit gojëfëlliqur me tru kastravecësh,
përfshirë përfaqësuesit ekstremistëtë fesë ortodokse dhe myslimane, sulmet
kundër Skënderbeut i argumentojnë edhe me “faktin” se pseudo-akademikë kriminel
serbë, grekë, bullgarët etj pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Normalisht
se armiqtë përpiqen t`i përvetësojnë të gjitha simbolet kombëtare tonat, të sajojnë
një histori false që qëndron fortë me këmbët përpjetë, në hava.Ata nuk janë
budallenj dhe as të shitur si këta tanët. Sidomos çetnikët nuk janë aq të
shkundët trush që edhe më tutje ta pranojnë se vetëm para disa dekadave zbritën
nga drunjtë, dhe se gënjeshtra është në qenien e tyre.
***
Pastrimi i
oborrit nga plehrat dhe Shqipëria etnike (natyrale) e vetmja alternativë!
Utopitë nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të venë në
diskutim mundësinë e asaj që është e vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe
për të forcuar besimin në këto mundësi.
Duhet vërejtur se ne shqiptarët s`kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë
apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S`duhet të ankohemi nga mizoria
e jetës nën robërim dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shikojmë këtë
dëshpërim. Vetëm atëherë kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe
absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t`i japim një
kuptim. Kjo është aftësia më e madhe e racës shqiptare.
***
Gjyshi im, oficer i lartë, ka shkruar:
“Kushdo që është i lindur shqiptar,
Nga gjaku dhe trashëgimia pellazge/ilire,
Dhe nuk lufton për të mirën e Kombit dhe
Vendit,
Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore,
Përkundrazi, bashkëpunon me armikun duke
tradhtuar Kombin dhe Vendin,
Ai do të mallkohet edhe nga Perëndia,
Ai nuk do të ketë kurrë pasardhës të lindur
nga dashuria,
As djem as vajza!
Dhe ai do të vdesë në ndotje për sa kohë që
fëmijët e tij janë gjallë!”
***
Shikoni dokumentarin
e mëposhtëm, shpërndajeni edhe tek të huajt:OttomanWars:
SkanderbegandAlbanianRebellion DOCUMENTARY
Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e
shenjta SHQIPËRI!