Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/28

Njoftim per shpallje fituesi te konkursit letrar per deshmorin ISMET QORRAJ( 21janar 1968 - 28 mars 1989)




Juria e ketij konkursi, e përbërë nga Editori dhe Kryeredaktori përgjgjës i Agjencionit Floripress, Flori Bruqi, nga Izet Duraku dhe Rexhep Shahu, pasi i lexoi gjithe krijimet e pjesëmarrësve, vendosi që të shpallë tre fituesit e çmimeve të para.

Gjithë krijimet e sjella për këtë rast, do të botohen në libër të veçantë me tirazh 3 mijë kopje në muajin qershor.

Vendin e parë e merr poezia PRANVERË E PËRHUMBUR e poetit Gentjan Banaj nga Fieri.
Vendin e dytë e merr poezia e poetit të njohur Skënder Zogaj, BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR, nga Prishtina.

Vendin e tretë e merr poezia e Engjëll Koliqit, që jeton në Itali, me titull KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN.

Tre çmimet e para kanë shpërblime financiare dhe fituesit duhet të kontaktojnë me z. Flori Bruqi.

 Izet Duraku ,Rexhep Shahu,Flori Bruqi


Tiranë,Prishtinë 28 mars 2015.


Ne Carrabreg ,Isniq ,Voksh ,Maznik të Deçanit u përkujtuna dëshmoret e marsit të vitit 1989



 


****


….Deri në ora 11.30 të datës 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar në depo....

Disa minuta më vonë Ismeti me shumë shokë ju  bashkuan  demostruesve afër komunës tonë (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante  policinë më gurë e gjësende tjera...

Policia ishte në fillim e përzierë :shqiptar dhe serbo-malazezë…Policët  fillimisht tentonin ti shpërndanin me gas lotësjellës demostruesit .Ata (Policia e Deçanit)  deri në  një kohë atë nuk kanë përdorur armët,përpos bombave lotësjellëse...…

Turma shtohej në vazhdimësi (mbi 10.000 demostrues të moshave dhe strukturave  të ndrushme)…

Në ndërkohë  nga Peja ,në drejtim të Deçanit ,erdhën njësitë e blinduara ( Njësitë Speciale të Policisë Federale Jugosllave )me shpejtësi pa paralajmrim  kanë filluar të gjujnë në drejtim të demostruesve  afër depos së ish “Gërmisë”në Deçan ...

Rreth 200 metra larg ndërtesës së “Gërmisë”(në drejtim të fshatit Carrabreg),një plumb dum-dum( në shpinë)  e e plandosi Ismetin .Nga krahërori  i tij  i shpuar rridhte lumë gjaku.




Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë"Ismeti vdiç nga plumbat dum-dum të  Specialcave të MUP-it Federal  Jugosllavë " me 28 mars 1989 në Gjakovë.


I plagosur Ismeti më tha :”Xhevdet, vëlla jam plagosur …Mbamë”,ishin fjlaët e tij.…E kapa për krihësh dhe e tërhjeka zvarrë përafërsisht rreth 100 metra në drejtim të oborrit të shtëpisë së  Dinë Ahmetit.


****

Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari -Agron Gjonajt.

Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori.  Pas një kohe të shkurtër kishte dëgjuar  vëllai i ynë i madh Xuni ,se Ismeti është plagosur  rëndë...

Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës.  u nisëm për Spital të Gjakovës...

*****

Aty tek  Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë  e Policisë Speciale të ish YU ....

Na  maltertuan  dhe ofenduan bukur shumë... Xuni më zhdërvjellësinë  e tij prej vozitësi  nuk  i përfilli rregullat dhe  urdhërat e specialcëve serbo-malazezë ,  por më  një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën  e tyre , u nis për Spitalin e  Gjakovës.



Foto: Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mrs 1989)


Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....

Mjekët  na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi  suksësë!.....

E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai  ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...

Babai ,nëna , me 5  motra dhe 4  vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.


****

....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja  nga tërë  Kosova...




*****




Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit. 

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: 
Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës. 

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare. 
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

 Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës. 

Gjilan:

 Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare. 

ISMET AVDI QORRAJ (1968-1989)

Prof.Dr.Begzad Baliu



Në biografinë e një dëshmori zakonisht identifikohet një datë, një vit apo një ngjarje e caktuar me të cilën ai ka fituar përjetësinë. Të tjera momente dhe ngjarje, janë ato që i dallojnë biografitë e tyre dhe me të cilat krijuesit nxiten të shkruajnë biografitë e tyre apo frymëzohen të shkruajnë tekste të gjinive dhe llojeve të ndryshme letrare për ta. Ismet Avdi Qorraj është njëri prej atyre dëshmorëve, në jetën e të cilit nuk është vështirë të identifikosh edhe disa shenja përcaktuese për biografinë e tij prej dëshmori.




https://www.youtube.com/watch?v=1zkdag40mlw&sns=fb


PRANVERE E PERHUMBUR, GENTJAN BANAJ



Ismet Qorraj lindi në fshatin Carrabreg të Ulët të Deçanit, më 21.01.1968, në një familje të varfër, por me traditë atdhetare.


Image result for ismet qorraj


Viti i lindjes së tij (1968), më parë se sa kujtesën për ndryshimet politike që ishin shfaqur në Kosovë, në familjen e tij kujtohej për vrragët që kishte lënë një periudhë e gjatë e sundimit rankoviqist, ndërsa shumë prej tyre i kishte realizuar nën hijen e miteve sakrale dhe politike të lidhura ngushtë me emrin e mitit të Stefan Dushanit, të ringjallur gjatë shekullit XX në emrin e qytetit të tij, Deçanit dhe të institucioneve fetare të ruajtura rreth tij.

Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ismeti po rritej në frymën e një rizgjimi kombëtar, në të cilën gjuha shqipe e rilindur pas Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968) dhe hyrjes së literaturës shqipe nga Tirana shfaqej në plan të parë.

 Veprat e karakterit letrar dhe historik njëkohësisht Ismet Qorrajn e mbanin të lidhur me zhvillimet historike dhe aktuale të popullit të tij. Temat e mëdha të karakterit nacional që sillnin botimet nga Tirana, si ato për Mic Sokolin, Bajram Currin, Isa Boletinin, Rilindjen Kombëtare, të cilat Ismeti i lexonte me dashuri dhe i komentonte mes shokësh, nxiteshin edhe prej kujtimeve familjare, madje të prejardhjes së babait dhe nënës së tij.

Kujtimet ishin nga më tragjiket. Ato të trashëguara nga babai në Deçan dhe ato të treguara nga nëna e lindur në krahinën epike të Rugovës. Në netët e gjata të dimrit dhe në odën e familjes sa e sa herë kishte dëgjuar kallëzimin e babait Avdi Qorrajt, se si mezi i kishte shpëtuar masakrës në Tivar, më 1945 dhe për më tej kishte mësuar nga pleqtë e familjes së gjerë, se si çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar më 1912 tërë fshatin Carrabreg, në mesin e të cilëve kujtimet në oda dhe epizmi në këngët historike flisnin gjallërisht për vrasjen e Osë Qorrajt, sepse kishte bërë rezistencë legjendare ‘për të mos e ndërruar kombin dhe fenë’.

Edhe kujtimet e nënës Zade, bijë e familjes së Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, nuk i mungonin më pak. Prej tregimeve të heshtura të saj kishte mësuar se si çetnikët e kishin masakruar fshatin dhe tërë familjen e Xhemë Sadrisë.

 I kishte dëgjuar kujtimet e saj mes legjendash dhe dhimbjesh të pafundme për breza të tërë familjarësh të djegur e të vrarë ndër stinë e mote të trishta. Një shekull i tërë kolonizimesh të fshatrave, përndjekjesh të bashkëfshatarëve dhe jetës nën hijen e xhandarëve.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me ngulfatjen që kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981 e këtej, tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

 Kishte dhjetë vjet që Kosova ishte kthyer në një gjykatore të madhe dhe në një burg të zi. Për një të ri si Ismeti që kishte më shumë ëndrra se sa vite jete, Kosova ishte një dramë e madhe, jashtë të cilës nuk mund të qëndronte as ai.

Përkundrazi, me vrullin djaloshar që i vlonte në shpirt e në zemër, ai jo vetëm nuk mund të merrte rolin e arrivistit, sikur shprehej bashkëfshatari i tij Jusuf Gërvalla, a të indiferentit, por pretendonte të merrte një rol të fuqishëm për të lëvizur përpara zhvillimet kombëtare, e ky rol para se gjithash projektohej në rolet e identifikuara të bardëve kryengritës të kombit, në rolet e identifikuara nga kallëzimet e babait dhe të nënës.

Në mars të vitit 1989 kishte nisur së shpërthyeri një revoltë popullore, si një vullkan i zjarrtë, i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës së Trepçës, ku minatorët vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tetë ditë me radhë dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën, për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe robërinë s’do ta durojë më.


 Ishte viti i kryqëzimeve dhe i përplasjeve të mëdha, që tejkalonin përmasat e Kosovës, por që më parë se sa në hapësirën jugosllave përpiqeshin të shpërthejnë në duart e shqiptarëve. Ishte viti kur serbët përpiqeshin të rikthejnë një gjendje të tejkaluar në fund të viteve ’60, kur shqiptarët përpiqeshin të sendërtojnë ëndrrat e tyre historike të lara me gjak në vitin 1981, ndërsa mes tyre republikat veriore përpiqeshin të çliroheshin nga etnocentrizimi dhe etnofashizimi serb, duke ia lidhur duart asaj me Kosovën.

Me 28 mars 1989 Serbia po shënonte festueshëm ndonës me tanka dhe me gjak e hekur ditën e aprovimit të kushtetutës ushtarako- policore, me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishte bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që ëndrrën për Perandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.
Për katër orë rresht populli i gozhdoi radhët e policisë duke u barikaduar në kundërshtim të vendimeve të tilla, të cilat edhe njëherë Kosovën po e kthenin nën hijen e xhandarit serb. Kishin dalë në rrugë të gjithë, të rinj e të moshuar, burra e gra, shkollarë e punëtorë, bujq e intelektualë, pa përjashtim dhe si një.

 Me vendosmëri e brohoritje sikur përpiqeshin të gjithë, por në kundërshtimin e të ndërhyrjeve ushtarako-policore dalloheshin më të rinjtë. Pas disa orësh, forcave policore serbe ju erdhën përforcime të reja, të cilat hapen zjarr mbi popullin e paarmatosur. Mes popullit, por gjithnjë në radhët e para gjendej edhe Ismeti dhe kolegët e tij kryesisht i së njëjtës moshë.

Plumbat e shkrepur nga policia e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa. Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin:
Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqet përpara plumbave të armikut!

Ja vdekje - ja liri!

Pikërisht si në veprat letrare e historike, të cilat i kishte lexuar në bankat e Gjimnazit dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Ismeti dhe kolegët e tij u hodhën përpara si në betejë, ndonëse plumbat përshkonin trupin e tyre të njomë.

Ishte ora 15 e 30 minuta. Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e popullit shqiptar të kësaj ane. Qyteti i zgjuar me vrullin e popullit duarthatë, po ngrysej ende pa rënë mirë muzgu i mbrëmjes, më parë se çdo ditë tjetër. Vullneti i një populli të tërë po shtypej me tanke, me plumba e me zjarr. Rrugët e tij, sheshet e tij ishin larë me gjakun e martirëve të lirisë: Agim Kuklecit, Salih Hadërgjonajt, Mujë Mehmetajt dhe Ismet Qorrajt.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me Besa-besë si në kohët e lavdishme të Lëvizjes së Madhe të tij, si në kohën e Haxhi Zekës, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës. Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë (katër djemtë dhe pesë vajzat), bashkë me popullin mbaheshin krenar që Ismetin ia falën Kosovës.

Por, Ismeti nuk ishte vetëm asnjëherë.

Trimi i mirë,- thoshin shkrimtarët që ai i kishte shumë përzemër, - me shokë shumë! I tillë ishte Ismeti.

As vdekjen dhe martirizimin nuk e dëshironte vetëm!

As lavdinë, vetëm për vete!

Prishtinë, mars 1995

Tekst i rishkruar mbi biografinë e librit të Avdi Gjatës, Resul Bedos, Bajram Kurtit, Begzad Baliut, GJAKU I LIRISË (1981-1995) vëllimi I, KMDLNJ, Prishtinë, 1996, f. 65-66.

Ismet Qorraj deshi lirinë më shumë se jetën

Ismet Qorraj deshi lirinë më shumë se jetën
27.03.2015 | 17:54
Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Ismet Qorrajt dhe martirëve tjerë
Qazim Berisha
 
Kësaj toke martire kurrë nuk i kanë munguar burrat, kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për t’i dalë zot atdheut, i tillë ishte studenti qe kishte bukurinë e rrezeve të diellit, 21 vjeçari Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët i Deçanit.
Ismet Qorraj lindi më 21 janar 1968 ne fshatin e martirizuar Cërrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme e kreu në Deçan. Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë. Babë Avdiu dhe nënë Zadja kishin lindur dhe rritur dhjetë fëmijë (pesë djem dhe pesë vajza), të gatshëm kurdoherë për të sakrifikuar për lirinë e atdheut. 
Ishte pranvera e marsit 1989, kur qiellin e Kosovës e kishin mbuluar re të zeza si kumt për një plojë gjaku për të hapur varre e për të lëshuar gjëmë të madhe. 
Më 23 mars 1989, pas një mbledhje të gjatë në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte vënë në rrethim të hekurt nga forca të shumta policore, delegatët e pakurriz në mesin e tyre edhe udbash, ngritën dorën dhe i thanë po suprimimit të Autonomisë së Kosovës. Kushtetuta pesëmbëdhjetë vjeçare (1974-19890) më 23 mars 1989, ndërroi jetë, sepse ishte ngulfatur nga Sebia fashiste dhe ishte shkelur me tanke duke u varrosur para syve të botës. Kjo vdekje e dhunshme e Kushtetutës së Kosov]ës nuk kishte prekur fare ndërgjegjen e Republikave jugosllave, duke mos menduar se kryekrimineli Millosheviq po fillon me Kosovën për të vazhduar me Republikat tjera. 
Populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbas më shumë përveç prangave të robërisë, u ngritë në këmbë i madh e i vogël, nuk heshti, por ngriti zërin dhe u hodh në demonstratat e fuqishme në tërë Kosovën. Ishte 27-28 marsi 1989, ku sheshet e Kosovës po lahen me vrushkuj gjaku të bijve dhe të bijave më të mirë të popullit. Në Prishtinë bien edhe martirët e parë dhe gjithë andej Kosovës. Në Deçan bie studenti i dalluar Ismet Qorraj, sypetriti qe nuk di çka është frika. 
Babë Avdiu dhe nënë Zadja kur morën kumtin nuk derdhen lot, as motrat nuk morën kujën, as vëllezërit nuk u ligështuan. E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë. 
Ismeti nuk ishte vetëm, përkrah tij ishin edhe shokët e idealit që ranë në altarin e lirisë, Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mozniku i Deçanit. Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtrëngon në damarët e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë. Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës; Mitrovicë: Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt; Besianë: Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajësojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare; Prizren: Xhemshit Badallaj, Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj, i cili vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit; Malishevë: Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës; Gjilan: Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit.
Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me autobote nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithandej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës dhe e bëri Serbinë unike, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite, sepse lufta jonë çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare. 
Lavdi e përjetshme gjithë brezave ndërshekuj që gjakuan lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që derdhen gjakun për këtë liri që po e gëzojmë ne sot. 
 
(Autori është poet e publicist dhe profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)






http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=6&LID=2&ACatID=5&AID=60902&Ctype=1

2015/03/27

Veprimtari i çështjes kombëtare,shkrimtari Adem Demaçi është hospitalizuar .


Nga Flori Bruqi







































Është duke u trajtuar në Klinikën e Neurologjisë dhe nuk është në gjendje të rëndë. Një mjeke kujdestare thotë se gjendja e Demaçit është stabile ndërkohë që të afërmit e shkrmtarit Adem Demaçit kanë bërë të ditur se ai është dërguar në spital për shkak të tensionit dhe sheqerit në gjak.

Adem Demaçi u lind diku në gusht’shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. U rrit në rrethana tejet të varfëra, tipike për shqiptarët e asaj kohe. Pas okupimit italian më 1941, për herë, në plan të gjerë, në Kosovë u hapën edhe shkollat shqipe.

Demaçi: Dilni në protesta, por mos thyeni xhama e mos i sulmoni policët

Më 1942, me këmbënguljen e nënës së vet dhe me dëshirën e flaktë të vetë vogëlushit Adem, babai arriti ta regjistronte atë në shkollë, ndonëse për nga trupi ai dukej më i vogël se sa e kishte moshën. Në shkollë u tregua fort i zellshëm dhe i suksesshëm, por me guximin dhe kureshtjen e vet, shumë herë shkaktonte “skandale” politike”.Demaçi:Adem Demaçi, krahas krijimtarisë letrare, ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin e inteligjencës së re dhe shumë i afërt me popullin e thjeshtë të Kosovës së robëruar.

Ai nuk nguroi që në dasma, në të pame dhe ndeja të ndryshme, me guxim dhe haptas të dënonte padrejtësitë e shumta të cilat regjimi serb vazhdimisht, në mënyrën më të vrazhdë, ushtronte ndaj shqiptarëve. Dënonte shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi.

Dënonte diskriminimin e shqiptarëve në çdo hap. Dënonte fushatën e ashtuquajtur të mbledhjes së armëve që ishte ushtruar në dimrin e 1955 – 1956, dënonte arrestimin e dënimin e grupit të studentëve me në krye Rexhep Latifin dhe Nysret Novakazin në Prishtinë dhe grupin e Burhan Pashollit në Shkup, sepse këto raprezalje frikësonin edhe më shumë turmat shqiptare dhe bënin që edhe më shumë të merrte hov shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.

Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër dhe me tirazh shumë të madh, „Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra rrjesht u botua romani i Adem Demaçi “Gjarprinjt e gjakut”. Romani ishte shkruar me shumë dialogje në gjuhën popullore dhe kjo bëri që ai të kuptohej shumë mirë jo vetëm nga inteligjenca, por edhe nga turmat e gjera të popullit.


Romani, nën petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj të hapta ishte në të vërtetë nje mesazh politik. Porosi ishte që shqiptarët t’i lenin më një anë mëritë dhe ngatërresat me njeri tjerin dhe krejt energjitë e tyre t’i drejtonin kundër pushtuesit.

Regjimi policor serb nuk e pati të vështirë ta kuptonte sfidën e Demaçit. Pas afro njëzetë rrëfenjave dhe romanit të botuar, popullariteti i Demaçit u rrit fort jo vetëm në qarqet letrare shqiptare gjë që bëhej një pengesë jo e vogël për regjimin totalitarist.
Emri i Adem Demaçit po lakohej me dyshim të madh nëpër zyrat e policisë sekrete serbe. Kupa po mbushej. Ai do të vihej, shumë shpejt, para provës dramatike jetësore: ose do të përkulej dhe do të inkorporohej në strukturën e regjimit, në funksion të vazhdimit të robërimit të popullit të vet, ose do të shqelmohej pa mëshirë nga regjimi dhe do të kalonte nëpër kalvarin e pafund të mundimeve|
Burgosja e e Adem Demaçit

Demaçi: Rugova nuk ishte hero
Më datën 19 nëntor 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua dhe pas disa muajsh në hetuesi, u nxuar para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”. Mirëpo para gjyqit, Adem Demaçi, nuk mori rrugën e mbrojtjes, por kaloi në sulm frontal kundër regjimit duke numëruar të gjitha të zezat që kishte pësuar dhe po pësonte populli shqiptar nga pushtuesit serbë dhe doli me kërkesën që nëse duam të mos derdhet gjaku dhe të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me nënën e vet – Shqipërinë!
Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve

Nga pranvera e 1963, Adem Demaçi, bashkë me Ahmet Haxhiun (i ndjeri), Fazli Graicevcin ( i ndjeri), Zeqir Gërvallën, Selman Berishën, Azem Beqirin, Hilmi Rakovicën (i ndjeri), Emine Rakovicën, Rexhep Ukë Drenicën (i ndjeri), Tefik Karamanin, Xhaferr Mahmutxhikun, Dibran Bajraktarin (i ndjeri), Teki Dervishin (Kadri Kusarin (i ndjeri), Din Spahiun (i ndjeri), Isa Demajn (i ndjeri), Rexhep Elmazin (i ndjeri), Shefqet Strofcin, Avdyl Lahun (i ndjeri), Mustafa Venharin ( i ndjeri), Hysen Dacin, Mahmud Dacin ( i ndjeri), Durak Mazrekun ( i ndjeri), Mejreme Berishën, Sulejman Drinin ( i ndjeri), Elheme Shalën, Ali Sokolin (i ndjeri), Drita Halimin, Xheladin Dedën (i ndjeri), Ajshe Cakën dhe Nazmi Sejdiun, iu rrek punës së rrezikshme dhe tepër të vështirë për formimin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”Sipas kujtimeve të nënës së tij kreshnike, Nazife Lahu’Demaçi Adem Demaçit me shokë.
Pas dy-tre aksioneve, më 8 qershor 1964, ky u arrestua bashkë me shumicën e organizatorëve. Pas hetimesh të egra, gjatë të cilave, nga torturat pat vdekur Fazli Grajcevci, grupi u nxuar para gjyqit. Dënimet qenë vërtet drakonike (prej gjashtë deri në pesëmbëdhjetë vjet), mirëpo edhe efekti politik, si në opinionin e brendëshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, ishte fort i madh.
Në qarqet politike të kohës, regjimit të Jugosllavisë së atëhershme i duhej të përgjigjej ndaj shumë pyetjeve të pakëndëshme. Adem Demaçi, më 8 qershor 1974, doli nga burgu i Pozharevcit, gjendja në Kosovë ishte larg më ndryshe se në qershor 1964. Edhe pse dominimi jugosllav ende ishte mjaft i pranishëm, për sa u takon çështjeve thelbësore për lirinë e Kosovës, gjasat për të arritur lirinë përmes një evolucioni të shkallëshkallshëm nuk ishin të pamundëshme.

Dukej se për Josip Broz Titon dhe për komunistët, tashmë të moderuar sllovenë, kroatë dhe boshnjakë, ideja dhe mundësia e pavarësimit të dalëngadalshëm të të gjitha njësive federale nuk ishte më diçka e huaj dhe e largët, përfshi këtu edhe Kosovën, deri në një lidhje konfederale. Kështu do t’i jepej fund të gjitha kundërshtive dhe kundërthënieve nacionale në ish’federatën jugosllave.
Denimi i sërishëm i Adem Demaçit


Më 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë. Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan, me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme, Adem Demaçi, Rexhep Mala (i ndjeri), Skënder Kastrati dhe 16 vetë të tjerë.
Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet. Ndonëse fare i pafajshëm, Adem Demaçi, nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe shqiptimin e dënimit ndaj tij prej 15 vjetësh.

Me 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan.
Rikthimi i Adem Demaçit
Adem Demaçi, është një personalitet të cilin mund ta shohim në majat më të larta të aktiviteteve për çeshtjen kombëtare, e herë pas here, njerëz të caktuar të kuluareve të errëta që vijnë nga sherbimet sekrete të armikut përpiqën që emrin e Demaçit ta heshtin për jetë. Për gati 29 vjetë, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u përballë me të gjitha të këqijat që i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.
Filozofia e mendimit politik te Adem Demaçi

Nuk është rastësi që Parlamenti Evropian e shpërblen me çmimin “Saharov” në vitin 1991. “Gjatë jetës në burgje, Adem Demaçin, nuk kanë mundur t’ia thyejnë shpirtin e lirisë. Ai vazhdonte ta ngrinte zërin për të denoncuar një realitet të tmerrshëm: shtypjen e mbi dy milion shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.
Shprehja e fjalës së lirë është etapa e parë dhe e domosdoshme në rrugën e demokracisë. Pa shprejhje të lirë të fjalës, nuk ka dialog, pa dialog është vështirë zbulojmë të vetetën, dhe pa të vertetën progresi është i pamundur” Filozofia e mendimeve politike të Adem Demaçit është shumë e thjeshtë dhe shumë e kuptueshme.

Mendimet e tij politike nuk kanë nevojë të analizohen për ta kuptuar se çka ka dashur te thotë. Adem Demaçi nuk filozofon shumë për të kërkuar pak. Nuk flet pak për të thënë shumë. Flet vetëm atë që duhët thënë dhe atë më esencialen. Ai, kërkoi vetëm atë që popullit tonë i takon.
Demaçi e flet atë që e mendon pa i llogariutur konsekuencat dhe pasojat që mund t’i vijnë nga njerëzit primitivë, qofshin nga tanët apo të palës se armikut. Çuditërisht, personalitetet politike evropiane e amerikane i citojnë mendimet politike të Adem Demaçit dhe i çmojnë si perla të filozofisë politike permes të cilave Adem Demaçi lenë gjurmë të pakontestueshme në luftën e tij të çlirimit kombëtar. Mendimet e Demaçit janë aq të vlefshme e të çmueshme sa ato do të qëndrojnë dhe rrezistojnë edhe në një ardhmëri shumë të largët.

E çmon Evropa, ...
Me marrjen e çmimit « Sakharov », Parlamenti Evropian Adem Demaçin e radhit në piedestalin me të lartë të personaliteteve botërore, gjurmet e të cilëve do të mbesin perjetësisht në historinë e njerëzimit . Paradoksale. Kur inteligjencia evropiane e çmon mendimin e Demaçit, në Kosovë Demaçi margjinalizohet.


E pabesueshme dhe krejtësisht e tmerrshme. Njeriu që çmohej si simbol i rezistencës kombëtare, sot injorohet. Njeriu nga i cili u inspiruan gjenerata e gjenerata se si duhet fituar lirinë sot askujt nuk i sherben madje as atyre që dikur u kishte sherbyer si model.

E Adem Demaçit nuk i behet vonë, se ai e ka objektivin e tij qe e din ku shkon dhe pse shkon. Adem Demaçit i dhimbsen edhe ata që ishin dhe janë në rrugë të gabuar, ata që interesin personale i vejnë mbi ato kombëtare. Adem Demaçi nuk mburret për veprimtarinë e tij, por ai ende lufton për vetëdijsimin e shtresës politike që të lirohen nga folklorizmi i tyre primitiv e të shndërrohen në popull politik. Vetëm në këto momente Kosova do të bëhet Dardani, thotë Demaçi ne një intervistë (2004).

Themelues i shkollës së romanit modern në Kosovë
Në pamundësi për t’iu rikthyer politikës, në pamundësi për t’i ndihmuar popullit të tij përmes veprimtarisë politike, Adem Demaçi do t’i rikthehet fjalës së bukur artistike, si në vitët e 50-ta, që shquhej për tregimet e tij dhe pa asnjë dyshim Demaçi do te mbetët si themelues i shkollës së romanit modern në Kosovë.

Vetëm në krijimtarinë artistike Adem Demaçi do të lundrojë i qetë e pa u penguar nga askush. Në krijimtarinë e tij artistike, do të futët thellë në botën magjike të shkrimit që lexuesit tonë t’ia afrojë përvojen e tij, vuajtjet dhe sakrificën jo vetem personale, por mbarëkombëtare.
Kudo plaga e vuajtjeve kombëtare Adem Demaçin do ta shoqërojë e ne prozën tij kjo do të vërhet më së miri. Rikthimi në krijimtari, Adem Demaçit do ia sjellë lumturinë e humbur dhe prehjen shpirtërore që më në fund askush nuk ka mundësi ta pengon. Me rikthimi në letërsi Adem Demaçi jep prova se lufta për çlrimin kombëtar nuk duhet te ndalet dhe se ajo mund të zhvillohet në shumë drejtime. Adem Demaçi me punën e tij jo vetëm letrare, por edhe politike, është futur në faqet e historisë dhe emri i tij do të skalitët me shkronja të arta deri ne perjetësi.

Adem Demaçi, është një personalitet te cilin mund ta shohim ne majat më të larta të aktiviteteve për çështjen kombëtare, e herë pas here, njerëz të caktuar të kuluareve të errëta qe vijnë nga shërbimet sekrete të armikut përpiqen që emrin e Demaçit ta heshtin për jete.
Mirëpo, nuk ekziston asnjë mjet, asnjë force e asnjë metode, qe Adem Demaçin ta demoralizoje nga dashuria e madhe qe ai e ka për popullin e tij. Për gati 29 vjet, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u prrallë me të gjitha të këqijat qe i vinin nga okupuesi e nga servilët e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhe të shkurtër.

Kurrë Adem Demaçin nuk do ta shohim te lodhur: as atëherë kur ndonjë nga “shokët” do ia kurdisi grackën, as atëherë kur njerëzit tanë do t’i dalin si dëshmuar qe ka vepruar “kundër shtetit dhe popullit”, as kur ndonjë matrapaz me titull shkencor do të shkruaje për ta njollosur Demaçin, as atëherë kur u krijuan institucionet e Kosovës të cilat do ta margjinalizonin figurën dhe personalitetin e Demaçit. . Jo. Demaçi është i pathyeshëm, Demaçi as qe hidhërohet me ata të çilet përpiqen ta njollosin. Kjo është një veti shume e rrallë, një veti që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, vetëm njerëzit e mençur e te urtë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...