Te gjithe jemi shqetesuar nga pamjet e tmerrshme te termetit prej 8,9 grade te shkalles Rihter, qe ka gjunjezuar Japonine. Qiejgervishtesit e Tokios u lekunden, paniku mbertheu njerezit neper rruge qe kerkonin strehim. Dhe pas saj vala goditese e larte 10 metra qe perfshiu brigjet lindore te Japonise, me nje force shkaterruese. Transporti u nderpre, çentralet berthamore u ndaluan. Kryeministri mbledh qeverine ne seance te jashtezakonshme. Dhe mendoni se kush funksionon nderkohe? Interneti. Fale te cilit, me bashkepunim dhe te sistemit te kerkimit te njerezve te Google qe forcat e sigurise dhe te ndihmes se shpejte arrijne te gjejne shume prej te humburve dhe qe sherben dhe per vete punen e tyre. Dhe “fati”, nse ironikisht mund ta quajme keshtu, deshi qe ky shkaterrim te godiste Japonine, ne te cilen teknologjite antisizmike dhe materialet e perdorura per ndertim jane nder me te avancuarat ne bote. Diçka i ka rezistuar goditjes, por shumica eshte shkaterruar. Duhet te pyesim veten mbi rizgjimin e tmerrshem te Tokes ne prag te 2012, apo gjithçka shkon mire dhe kjo nuk eshte tjeter veçse nje ngjarje e rastesishme?
Duke qene se jemi te bombarduar me informacione rreth fundit te botes sa here qe ndodh nje katastrofe natyrore, kemi harruar nderkohe se jemi ne prag te epokes se re Maya, te pakten kuptuar si nje zhvendosje nga nje realitet ne tjetrin. A eshte e mundur duke ruajtur gjakftohtesine, te shohim kete termet ne nje kendveshtrim me te gjere?
Le te provojme te bejme nje klasifikim te 10 termeteve me te fuqishem te historise qe nga momenti i regjistrimit te tyre ne menyre shkencore. Te dhenat jane marre nga United States Geological Survey (Usgs):
1. 1960, 22 maggio: Cile, magnitudo 9.5
2. 1964, 28 marzo: Prince William Sound (Alaska), magnitudo 9.2
3. 2004, 26 dicembre: Sumatra-Isole andamane, magnitudo 9.1
4. 1952, 4 novembre: Kamchatka (Russia), magnitudo 9.0
5. 1868, 13 agosto: Arica, Peru (ora in Cile), magnitudo 9.0
6. 1700, 26 gennaio: Zona di subduzione della Cascadia (Costa Ovest Usa), magnitudo 9.0
7. 2011, 11 marzo: Costa Orientale dell’isola di Honshu (Giappone), magnitudo 8.9
8. 2010, 27 febbraio: bio-bio (Cile), magnitudo 8.8
9. 1906, 31 gennaio: Esmeralda Coast (Ecuador), magnitudo 8.8
10. 1965, 4 febbraio: Rat islands (Alaska), magnitudo 8.7
Bie ne sy qe 3 nga termetet me te fuqishem kane ndodhur 7 vitet e fundit. Statistikisht eshte nje e dhene shume e rendesishme e cila e vetme mund te mos na thote gje, por bashskuar me çrregullimet hidrologjike boterore, ndryshimet klimaterike, zhvendosjet e stineve, mund te mos jete dhe aq larg nga parashikimet Maya. Kujdes, kjo nuk do te thote qe te besojme patjeter se jemi ne fund te epokes tone apo te jetes ne Toke, por thjesht duke marre ne konsiderate hipotezen e nje riekuilibrimi te jetes ne Toke.
Menjehere mbas termetit ne Japoni keni degjuar gazetat dhe televizione te diskutojne mbi zhvendosjen e aksit tokesor rreth 10 cm. Shume institute gjeofizike te botes thone qe impakti ishte me i madh ndoshta dhe se ai i Sumatres ne 2004 dhe ndoshta i dyti pas atij te Kilit ne 1960.
Por me pak fjale, cfare ndryshon vertet ne Toke kur zhvendoset aksi tokesor?
Kur aksi tokesor zhvendoset eshte gjithmone nje lajm i madh, edhe pse keto ndryshime te tij jane shume te shpeshta dhe ndodhin pas çdo termeti te nje shkalle te caktuar, patjeter me parametra te caktuar sipas intensitetit te tyre. Pyetja qe degjojme me shpesh eshte se nese kohezgjatja e dites do te nryshoje. Duhet te saktesojme se kohezgjatja e dites, nenkuptuar si koha qe duhet per te kryer nje rrotullim te plote te Tokes rreth aksit te saj, vertitet afersisht rreth vleres mesatare prej 24 oresh. Pergjate periudhes se nje viti kohezgjatja ndryshon me rreth 1 milisekonde (1/1000 e sekondes), duke e zgjatur ne dimer dhe shkurtuar ne vere. Por kohezgjatja e dites peson ndryshime edhe gjate periudhave me te gjata, shumevjeçare (2 here ne nje dekade/dhjetevjeçar), dekadash dhe ne periudha prej shume dekadash, rreth 65 dhe 80 vitesh, me ndryshime per kete te fundit rreth vleres se 4 milisekondave. Dhe kjo eshte si rrjedhoje e berthames se Tokes perpara se asaj te aksit. Ne fakt flasim per shifra kaq mikroskopike saqe anullohen me ngjarje te tjera dhe modifikohe ne nje menyre te padukshme. Pra nuk do te kemi asnje ndryshim midis dites dhe nates, as per disa sekonda e jo me per minuta.
Pyetja tjeter ka te beje me ndryshimin e klimes: A mund te sjelle ndryshime klimaterike per nje kohe te gjate zhvendosja prej gati 10 cm te aksit/boshtit te rrotullimit tokesor te provokuar nga termeti?
Edhe ne kete rast pergjigja eshte JO, keto lloj pasojash ne nivelin mjedisor, me ndryshime klimaterike ndodhin kur verifikohen zhvendosje prej metrash dhe sidomos kur ndryshon teresisht pjerresia e aksit tokesor ne raport me orbiten: ne kete rast mund te kemi ndryshime stinore, sepse eshte pjerresia qe percakton te gjitha ndryshimet klimaterike ne planetin tone. Ndersa nje termet, nuk arrin te gjeneroje nje pershpejtim te ketyre levizjeve. Ne fakt ajo qe ndodhi nga pikepamja gjeologjike eshte se nje sasi e konsiderueshme mase u zhvendos nga nje pike ne tjetren ne brendesi te kores tokesore, dhe kjo solli dhe zhvendosjen e aksit. Pjesa tjeter, shifra dhe numra qe kane te bejne me zhvendosjen, jane thjesht per ata qe merren me kete pune, pra profesionistet dhe studiuesit, dhe jane te parendesishme per nejrezit e thjeshte, te cilet shpesh kur lexojne titujt e medhenj te gazetave apo te lajmeve ne tv krijojne nje ide te gabuar mbi efektet e verteta si pasoje e termeteve. Patjeter qe habitemi nga nje lajm per zhvendosjen e aksit tokesor, por kur e beni duhet ta krahasoni gjithmone me shifra dhe duke e krahasuar gjithmone me te dhenat shkencore, duke mos harruar qe planeti yne eshte i gjalle (per fatin tone), dhe qe edhe ne keto momente ka dinamika te medha si brenda ashtu dhe jashte berthames se tij.
Ndonjehere harrojme se ku jetojme…