DETI ZOGU
ZGJOHU KOSOVE
Kur ty te shane e te vrane Kosove
Me fjale te pista,te ndyra mallkime
S'e ule koken te vajtoje me lot
Gjete force dhe u bere me trime.
Ne balle te luftes kishe djem e bija
Per Zot te dolen,dje,sot e gjithmone
Ismet Qorraj,bashke me shoket e tij
Per idealin tend,gjakun e dhuron.
Nuk pyet per plumba,rrebeshe artilerish
Zinxhiret e prangave ne toke I perplas
Te liron nga vuajtja,ne paqe te qendrosh
Sepse historia,trimave u shkon pas.
Pra ngrehu Kosove,e vrenjtur mos rri
Dielli I paqes shkelqen ne horizont
Per kete dite te bukur Decani te dha bij
Ta gezojme lirine cdo dite e cdo mot.
Elbasan,11/03/2015.
Deti Zogu ,u lind ne Gramsh ne nje date te shenuar,01 Maj 1980.Shkollen fillore dhe tetevjecare i kreu ne vendlindje,me pas ne vitet 1994-1998 qendroi ne qytetin e Elbasanit,ku kreu shkollen e mesme ne profilin Teknologji-Ushqimore.Ne kete kohe fillon te shkruaje dhe vargjet e para ne zhanrin e poezise.
Universitetin e perfundoi ne Korce,ne degen Infermieri,me pas punoi per disa vite ne Spitalin e qytetit te Korces.
Aktualisht eshte rikthyer serish ne Elbasan,ku jeton me dy femijet e saj.Poezia eshte njera nga pasionet e shumta,qe ze pothuajse mjaft nga koha e lire.Kjo eshte hera e pare qe ajo merr pjese ne nje konkurs letrar dhe prezantimi I pare zyrtar me publikun.Admiruesit e saj e ndjekin vazhdimisht ne postimet e saj ne Facebook.
Suksese Deti dhe Agjensioni Floripres qe ben te mundur kete event.