Shkurta Januzi
NJERIUT MË TË MIRE
Në ditët e bukura, me rreze dielli
Me buzëqeshje në zemër, kthej kokën nga qielli
Dhe më kujtohen ditët, kur kokën në prehërin e tij shtrija
E ai më tregonte përralla, për zanat nga malësia
Më kujtohen ditët dhe agimet mëngjesore
Kur shëtisnim parkut, së bashku dorë për dore
Kur mi lidhte këpucët, e flokët mi krihte
Dhe çdo dëshirë në sy, menjëherë ma njihte
Më kujtohet koha, kur e vogël fare isha
Dhe çdoherë, çdo çast atë pranë e kisha
Si njeri që çdoherë, dorën do ma shtrinte
Dhe hallet e mija fëmijërore, si të vetat i dinte
Por koha e dikurshme aq shpejt ka kaluar
Dhe unë të jem një fëmijë ka kohë që kam ndaluar
Tani tjera biseda tjera punë kemi
S'më lidh më këpucët dhe në park nuk vemi
Mbrëmjeve të së premteve, më pyet për mësime
Jo për këngë të reja, as bllokun me vizatime
Mëngjeseve të së dielave më detyron çaj të pi
çaji dallon nga qumështi, këtë tash e di
Më flet për ndonjë libër, politikë, andrralla
S'ka më vizatime, as libra me përralla
Më flet për ndonjë film ku priten koka duar
Jo më për Pinokion, libra të animuar
Por megjithatë në zemër, çdoherë mbesin shprehitë
çdo të shtunë pasdite, shikojmë fotografitë
Parkut ku shëtisnim dhe hanim akullore
Kur në shkollë më dërgonte, e më mbante përdore
Ende më tregon për të bëmat e fëmijërisë
Për lojën në lum, dhe lulet e mirësisë
Më flet për shtëpinë e vjetër dashurinë ndaj saj
Malet gjigante, dhe fushat e paskaj
Po plakem - shpesh më thotë, dhe buzeqeshjen në sy ja shoh
Jo - them - nuk ndryshon ai që unë njoh
Këto fjalë mi thoshte edhe dhjetë vite më parë
Nga kjo jetë për vete, veq pleqërinë kishte ndarë
Nuk i zhduken jo, shkëndijat në sy
Kur më pyet kë do më shumë, e unë i them ty
Ato duart e ngrohta, jo kurrë nuk do ftohen
Ato buzëqeshjet e ëmbla çdoherë do dallohen
Do mbetet çdoherë njeriu më i mirë
Tjetër të ishte s'do kisha dëshirë
Për atë që dua më shumë, shkrova këtë poezi
Babait tim të mirë me plot dashuri
Shkurta (Musa) Januzi e lindur më 4 janar 1995 në Vushtrri. Shkollën fillore e ndjeku në shkollën "Ali Kelmedi" kurse të mesmen në kolegjin "Mehmet Akif". Momentalisht studion gazetari në Universitetin e Prishtinës.Në vitin 2002 mori vendin e dytë në garën e recitatorëve në Vushtrri, me poezinë që e ksihte shkruar vetë.Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë pjesë e teatrit të fëmijëve në teatrin "Hasan Prishtina" në Vushtrri.Në vitin 2008 ishte pjesëmarrsja më e re në "Takimet e Poeteshave Shqiptare".Në vitin 2010 mori vendin e dytë në garat e logjikës, kurse në vitin 2012 morri vendin e dytë në garat e poezisë të mbajtura brenda shkollës.Në shkurt 2015 proza e saj u përzgjodh nga më të mirat në konkursin letrar kombëtar të organizuar nga ICCTW në Tiranë.
Me 21 mars 2015 morri çmimin e dytë në konkursin e poezisë P.E.N.A. organizuar nga organizata "Përtej Barrierave" në Tiranë.