Linditë Ramushi Dushku
RRUGËN
TËNDE
Mes
dhimbjeve të kohës së fjetur
s'kish
si fle shpirti
që
ndjek ëndrrën e përtejme të lirisë
atëherë
kur dritat shuheshin mbi terracat e shtëpive
e
loja e fëmijeve ngazëllente erërave të kohës.
Çfarë
mund të ndizte mes vërshimeve
rrugën
që more
se
ish më e madhe
se
sa aroma e trupit që mbeti në shtëpi
dhe
sytë që do të lotonin për ty
...por
kjo ish më e madhe se cdo gjë
më
e brishtë se brishtësia
më
e pastër se vet amshimi që preku ballin tënd
cfarë
mund të ndalte tjetër rrugën që more
ti
mes zjarrit të luftës
tani
që lutemi ta shijosh
ti
mes plumbit të shtypur
e
zemrat tona me mallin prush.
Ti
paske fjetur tani
dhe
ç'mund të të kendoj
mbi
lulet tua siper rilindjes
ke
prekur dritën e madhe të diellit
që
sot të ngroh ditët tona.
Linditë
Ramushi Dushku u lind më 18.12.1984 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në
Gjilan, në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili
pediatri. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror
të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji. Në vitin 2006 u
transferua në Universitetin e Prishtinës, ku edhe vazhdoi studimet. Lindita
është e martuar dhe ka një vajzë. Për momentin jeton dhe vepron në Shkup bashkë
me bashkëshortin dhe vajzën.
Përmbledhjen
e parë me poezi e nxori në qershor të vitit 2004, me titull "Mos
Hesht", botuar nga shtëpia botuese "Ura". vëllimi i dytë i saj
me poezi, i titulluar "Me sytë e ëndjes", shtëpia botuese "Beqir
Musliu" në Gjilan, 2012.
Çmimi
i dytë në poezi, në festivalin e poezisë, "Takimet e Poeteshave Shqiptare
2011",Vushtrri. Vendi i parë " Poezia më e mirë e botuar në
filolet", Zvicërr, 2012. E shpërblyer me mirënjohje " Poete e
vitit", nga Kuvendi komunal, Drejtorati për Kulturë Rini e Sport, Gjilan
2012. Çmimi i dytë në poezi në konkursin anonim letrar "Flaka e janarit
" 2013.
Autore
e shume shkrimeve eseistike, psikoanalize mbi vargun poetik per autor te
ndryshem, shkrime te botuara ne gazeta dhe portale te ndryshme ditore,
telegraf, xl.pres.tv, 2l.online, rajoniprees, fjala e lire, zemra shqiptare,
etj...
E
përfshirë në këto antologji: "Lotët e virgjër", botuar në Londër nga
shkrimtari Fatmir Terziudhe autori tjeter Agim Mato, botuar nga
"APCO" 2012, "Ama e dheut", Shtëpia botuese "Beqir
Musliu", 2012, "Parnasi me aromë gjilani", shtëpia botuese
"Beqir Musliu", 2012, antologji me poezi shqipe "Poesie
albanaises" përkthyer nga Vasil Çapeqi , adaptuar në gjuhën frenge Francis
Chenot, ShB "Le tailis Pre" , Belgjikë 2012, "Fjala
poetike" 2013(antologji e poezisë shqipe në Kosovë), botuar nga Ballkan
press, antologji cila është botuar në 4 gjuhë të huaja.