2015-03-24

Linditë Ramushi Dushku: PUTHJE BUZË PRUSHI


         Lindita Ramushi-Dushku, Psikologe , poete.....(Poezia vargëzim fjalësh nga shpirti! )



Duke e ditur se debati është një formë e komunikimit ënë mes tëvdy apo më shumë palëve, i cili ka për qëllim a detyrë të ndryshojë, zgjidhë apo dhe të jep informacione dhe të jep përvoja që s’ i kemi njohur. Ai duhet të jet i mbushur me fakte dhe argumente të cilat e bëjnë të mundur që palët të binden me një fakt a fenomen, apo edhe të ndryshojnë bindje. Në fund pritet që palet do të arrijnë të kapin[ thelbin e çështjes.

Se sa debatohet me argumente ndër shqiptarët, gjegjësisht në Kosove, gjithëherë do t’i referohesha debateve politike që mendoj se ato do mbushin hapësirën mediale në Kosovë. Kjo për shkak se jemi akoma shtet në zhvillim. Për faktin se po i zhvillojmë aftesitë e të mbajturit shtet, jo se politika ska qenë pjese e debateve edhe më herët. Të kthehemi te pjesa kryesore e këtij shkrimi, se sa debatohet me argumente ndër ne. Spektri dhe aktorët politik janë mësuar të japin “konferenca” nëpër studio debatimi kjo për faktin se gjithëherë aseti politik kerkon që të jet në qendër të ndodhive duke dal ai fitimtari i planeve për suksese. Për këtë shkak ata nuk arrijnë të jenë debatues të përshtatshëm që para pales të dalin të kjartë për problematiken që diskutohet. Nuk ka debat të mirefilltë asnjeherë në mbledhje të tilla kur secila palë synon vetëm të arrijë majën e diskutimit perkrah idesë që vëhet që në fillim të bisedës gjer në fund. Këto lloj debatesh zakonisht shëndërrohen në “seanca gjyqësore” ku njëra palë akuzon tjetrën vetëm me fjalën e thenë, dhe pala tjetër mbrohet me kundër akuzë, pa pasur diçka që vulosë njerën apo tjetrën zgjidhje.








Nga cila moshë keni filluar të shkruani?

- Gjithmonë kam qen e lidhur me shkrimet. Edhe atëherë kur akoma s’kam ditur shkrim e lexim, kam qen pasionante e tregimeve e përrallzave. Shpesh herë jam personalizuar me protagonistët e tyre, ndonjëherë edhe duke e imagjinaur veten si krijuese të tyre. Diku nga klasa e katërt kam filluar të hedh vargje të para. Por, poezinë e parë e kam shkruar gjatë klasës se pestë të fillores. Megjithëse ishte në poezi jo shumë e plotsuar në kontekstin e vargut të rregullt, ajo akoma mbetet në kujtesem time.




Në përpjekjet për të shkruar, për t`u përballur me botën e krijimit,kush të ka këshilluar, dhe nga kush e keni pasur dhe vazhdoni ta keni përkrahjen më të madhe ?

- Bota e shkrimeve është një hapsirë ku autori përveçse shkrien veten e tij duke vargëzuar shpirtin e tij mes vargjeve, është edhe një hapsirë ku i nevojiten shytës dhe përkrahës, njohës të artit të cilët edhe të japin frymëzime, të japin njohuri për rrugën e mëtejme. Si fillim, poezitë e para i kanë lexuar njerëzit në familjen time, kuptohet përkrahja e parë erdhi nga ta, pastaj nga mësuesit e lëndes së gjuhes shqipe, më vonë nga miq e mike të tjera shkrimtare. Gjithashtu përkrahja më e nevojshme dhe më e madhe tani më vjen nga njeriu i jetes time bashkëshorti im.

Një krijues, a duhet të lexoj pandërprerë?

- Leximi asnjëherë s’ka fund për një shkrimar. Është proces i cili të fut në lëvizje, vazhdimësi e njohjeve.

C`do të thotë për ty të qenit poete, çfarë është poezia për ty?

- Poete, hm… të jesh poete do të thotë të shkrish shpirtin, botën tënde përjetimin tënd, dashurinë, dëshirën, fatin, e çdo gjë tjetër që jeta të ka dhuruar si personazh në një mes. Poezia për mua nuk është vetëm një mendim i shprehur, është vet procesi i ndodhisë, është arti i të jetuarit të përditshmërisë, mitit e kultit. Poezia është jo vetëm një vargëzim fjalësh, poeti, shkrimtari është model lidhjeje mes asaj që shkruan dhe përjetimit.

A është arti i lindur te ty?

- Besoj se arti ka lindur tek mua, sepse unë atë e ndjej dhe jetoj me të.


Ç’gjë e konsideroni arritjen tuaj më të madhe?

- Arti është në vazhdimsi tek unë, jo vetëm poezia, por edhe shkrime të zhanrit esseistik e analitik ndonjëhërë. Arritje e imja është gjithëmonë në ecje.




- A jeni shpërblyer për krijimtarin tënde ?

- Jam shpërblyer disa herë, në konkurse të ndryshme anonime e të hapura. Disa nga çmimet janë nga konkursi anonim letrar, gjate festivalit tradicional “Flaka e janarit”, takimet e poeteshave shqiptare në Vushtrri, çmim për poezi ne vend të pare ne gazeta te ndryshme, nga Ministria e Kultures, çmimin i blerës në konkursin vjetor për libra të ri, nga Drejtoria për Kulturë rini e Sport si krijuesja e vitit, etj…
Përveç ketyre, jam pjesë e shumë antologjive poetike, si vendore dhe të përkthyera në gjuhë të huaja si frengjisht dhe anglisht



*********



TI PO RRITESH

Ti po rritesh çdo ditë
dhe sytë e tu shkëlqejnë
si dy margaritarë
të ruajtur thellësive të oqeanit blu.

Çdo ditë
fytyra jote e lëmuar dehë sytë tanë
duart e vogla që zgjat për përqafim
dhe përpëlitesh me gjuhë e buzë
të të degjoj zërin tënd që shkrinë akuj.

E vogla ime
ti çdo ditë rritesh në krahët e mi mbështetur
përkëdhelur flokëve të mi
kapur për duart e mia
ngjitur pas gjoksit tim
ti po rritesh bijë
duke lumturuar çdo gjë rreth nesh.


NJËMIJË E NJË NETË DASHURI

Ti erdhe
do të vije
edhe nëse ardhja do ish njëmijë vite larg
si njëmijë e një netët e princeshës
Shehrazad.

Ashtu si erdhe
në dyert e shtëpise sime
edhe pse pritja ime flen mbi supin tënd
athua,
do të vije
si ushtar i lagur
nga stina e qullosur
të me gjeje mua
poshtë urës ku u takua dashuria.

Ti me pushton tani
në njëmijë e një netët
kur trupat tanë vlojnë të njejtën deshirë
më pushton përtej ëndrrës
e njejta shije e dashurisë
ti me pushton
të dua duke më thënë
do të të puth duke më thënë
unë krejt dalldisur
të dehur të zhys në petkun e afshit tim
në njemijë e një netët e dashurisë.



RRËNJË DASHURIE

Athua jo
pata thënë!

Eh
dashuria i paska rrënjë
ditët e gjata dhe verën e rrushit të kuq
...sikur të të thoja edhe atëherë
kur netët ishin zbehur nga hijet e mallit
se gëllnjëku i dashurisë çenka shija jote
...athua se dinim
qysh atëhere dashuria u ngjizka nëpër kalendare
e buzengjitjet ishin pjalm i vluar.

Se tash thembrrat shkelin mbi tokë
duke ndjekur dy këmbë të vogla
dy sy të kthjelltë
e duart që zgjaten për përqafim dashurie
...athua sa e gjatë është rrënja e dashurisë
Unë
Ti
dhe nuri jonë i bukur.





TË THEM TË DUA

Stinët e mia dhe fryma jote
netëve pa hënë
rrëfimtaret e gufatjeve tona
kur rrije shtrirë mbi krahrorin tim
athua vjeshtat e arta dhe dimrat e bardhë
u bën kujtesa e dashurisë.

Ashtu të strukur rrenjosur bri njëri tjetrit
eshtrat ngjitur
trupin lëng e afsh
dhe puthjet zjarr
i kemi plaf te ngrohtë
...tamam atëhere kur më thua
atëherë kur të them
Të dua
më merr dhe njëherë si atëherë
më shtrydh dhe njëherë si përherë
sikur qershitë në vlimim vere.

Se stinët tona kishin ndrruar
e ndrrohen në një bosht
sikur duart tona që puthiten gjithë djersë
prap si atëherë dhe tani e gjithëherë
kur të them
kur më thua
Të dua.


KARVANËT E DASHURISË

Atëhere kur zemra merr krahë
varfanjake do ish larguar përherë
po mos të kthehej në agim
si lundërtare e palodhur
me karvanët e dashurisë
të shkrihem në afsh
se në këtë qytet
janë derdhur dashuritë rrugicave.

S'është se s'të njoh në naten e zjarreve
a zëri tingellimë mos të të jehoj
dhe t’i shijoj vijat e syve ngjyrë gri
por dije
dashuritë janë ngjizur furtunave
pllenuar si bimët nën driten e vakët
ashtu siç erdhëm ne me karvanët e dredhur
duke bredhur dritave të këtij qyteti.

...Dhe ti prap bredh...lodro epshit
e virgjerisë së hënës që na soditë me zili
tek ngjizim pjalmin rreth botës.

Këtej rrotull do të jem
sërish rendur me karvanet e dashurisë
pushtuar nga ty
rrugët dhe shiu.


PUTHJE BUZË PRUSHI

Do të liroj shpirtin vjeshtave të kuqrremta
të ta ndez zemrën si kandil
ashtu s'do kem kufij
ashtu do zhytem në përqafimet tua
përditë
përditë e perditë
se kur të njoha unë të thash
jam llavë
e jo zjarr që shuhet
ti vonë fillove ta kuptosh
se si vlohet e skuqet vera.

Atëherë
ti do të prekësh parmakët
dhe dimri do jet ëndërr e shkrirë
stinët me radhë
pushtuar butësisht nga ne të dy.

Atyre vjeshtave që pritja ish vegim
kur fletet binin asfaltit
bashkë me hapërimin tim
do të liroj dashurinë pas teje
dhe ti do përpëlitesh si petale lulesh ne diell
për një puthje buzë prushi.



DASHURI DIMRI

Se sytë e mi kishin parë
ndër ato thepa gjembash
dy vezullime
llavë
dhe afsh dashurie
sytë panë trendafilin e bardhë
qe lulezoi ditëve me kristale bore
trupi
këmbët
që shtegtojnë lagjeve të vjetra me gurë
kalojnë kaq vite e s'harrohen kurr.

Trëndafil prej bore
dashuri dimri.

Unë dhe fustani im
lazdruar nga era flutarake
rrotullohen trupit tënd
e shpirti di te puthet njësoj
si në çdo të ftohtë prej dimri.


E IMJA PJESË TJETËR...

...S'mund të më mungoj pjesa ime tjetër
se sytë më verbohen edhe kur perëndon dielli
edhe atëherë kur drita e tij humbet pas rruzullimit
s'bën të më mungoj ajo tjetra pjesë imja
pa pandehur mund të më vyshket nuri i nusërimit.

Aq zjarr ndezur mes dy trupave
që kullojnë djersët e kthjellta
mes shkëndijash fjalëve
mund të tretem
të tretem
se s'mund të më mungoj e imja pjesë tjetër.


MËNGJESET E DASHURISË

Mëngjeset e dashurisë
vijnë akoma pa çelur dita mirë
s'perëndojnë delirëve të dimrit tinzak
kështu si mëngjeset tona
që zvarritin minutat e orëve
gjitheherë është mëngjes.

I vonojmë dritat e agimit
sikur vjedhim çdo ditë një aureolë të spektrit diellor.

Se tash janë tri zemra
që gufojnë si trofe vezulluar
që flejn e zgjohen
si verë e vluar vjeshte.

Unë ti
Dhe vetja jonë
bashkuar në një tjetër dashuri
zgjojmë mëngjeset e dashurisë.


RROTULL NESH

Mund të shkrihemi rrotull syve të botës
duke hedhur tutje rrugët e perëndimit të kuq
duke mbledhur gjethet e stinës së verdhë
une dhe ti
të presim agimin e ditës
nën petkun e qiellit blu
t'i sodisim yjet tek bien poshtë.

Rrotull
rreth njëri tjetrit
si boshti i akrepave të orës
kur takohemi në tik-taket e kurdisjes
më perqafon
sikur toka driten e hënes netëve të dimrit.

Rrotullohemi
e rrotullohemi rreth njëri tjetrit
tani në vallzim sirenash thellsive të oqeanit.

Rreth botës mund të shkrihen mijëra puthje
mijëra fustane fluturuar me erën
që zhveshin këmbët e njoma
mijëra sy të ndezur
buzë të etura.

...si tonat fllade s'gjen askund e di..?

Rrotullohemi
dhe gjejmë çdo herë sytë e njëri tjetrit
të prekin dritën e perëndeshës së hyjit.




NGROHTËSI...

Stinët ishin të ftohta me radhë
si dimri i ngrirë
e pranvera e hershme me shi
tani dhe vjeshta ngrohet me duart tua të vogla
nga balli jot i lartë
mbi vetullat e drejta.
edhe vjeshta ngrohet
nga shikimi jot.

Sa të ngrohta janë ditët e stinës së erës
me ty që ndritë çdo ditë
ti që na jep ngrohtësi.



KUR BIE SHI...

Ç'do ish plantuar mes këmbësh
po të isha ky shi i vjeshtave
arratisur gushteve të prushta.

Prap dy sy të shkruar jeshil e zi
mu sikur vijat e liqenit heshtak.

Pos kësaj fytyre që dy brigje dogji
e s'iu hoq etja për prehër zjarri
se etja jote s'i ngjan ujit të kroit burimor
si avujt e vezuvias
kulluar filigran argjendi.

Këtej kur bie shi
veç ne të dy puqim trupat deri në asht ngjitje
kur bie shi...


Përgatiti:Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...