Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/20

NUK BESONTE NË PËRRRALLA TË KUQE


Xheladin Mjeku


Xheladin MJEKU


NUK BESONTE NË PËRRRALLA TË KUQE

Ismet A. Qorrajt

Vonë ishte, tepër vonë
Të besonte në përralla të kuqe
Se atdheu do të vishej me vello
Do të zbukurohej si nuse

Ishte kohë shtrigash atëbotë
Ku digjej gjithëçka që në embrion
Veç boshësisë së fjalëve
Tjetër asgjë s’të kujton

Iu kthye kujtesës njëherë
Nga fillimi i ditës
Kur bisha sulej e qartur
Dhe shembte tempujt e dritës

As plumbi në flurudhë
As topi e bajoneta
Nuk ia ndaluan rrugëtimin
Të kaptoj ëndrrat e veta

Mbi maja shkëmbinjësh
Si skifterë që nuk e lëkund stuhia
I kalitur brezave të historisë
E ftonte në përqafim liria

Me fjalën si shigjetë
Dhe me gjoksin shkëmb
Mundi bishën gjakatare
Rrufetë i ndaloi me dhëmbë

Vërtetë ishte vonë
Të besonte në përralla të kuqe
Se atdheu do të vishej me vello
Do të zbukurohej si nuse

Me besim në zemër iu fal
Kushtrimit të Skënderbeut
Flamurin e lirisë
Ia shpalosi atdheut

Prandaj në çdo vend
Ku shqipja u njomë me gjak
Lapidar i trimave të këtillë
Qëndron si bajrak


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...