Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/17

Protestojnë punëtorët e QKMF-së, thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha dhe djali i saj

Dhjetëra punëtorë shëndetësorë të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, kanë protestuar të martën për gjysmë ore para ndërtesës së kësaj Qendre, siç u shprehën ata, kundër kërcënimeve ndaj tyre dhe drejtorit të QKMF-së, të cilat janë bërë nga ana e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Nexharije Pllana dhe djalit të saj.
Protestojnë punëtorët e QKMF-së, thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha dhe djali i saj
Sipas tyre, djali i drejtoreshës së shëndetësisë në Mitrovicë, ka hyrë të hënën në zyrën e drejtorit të QKMF-së, Fevzi Sylejmani, duke kërkuar nga ai dorëheqje të menjëhershme dhe duke sharë e ofenduar në mënyrën më poshtëruese të mundshme.
Veton Ibrahimi, kryeinfermier ka bërë të ditur  se drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, është kërcënuar të hënën nga djali i drejtoreshës së shëndetësisë së Mitrovicës.
Ai tha se përveç asaj që ka ndodhur të hënën, pothuajse situatë e njëjtë ka ndodhur edhe të martën nga ana e vetë drejtoreshës së shëndetësisë, Nexharije Pllana.
Sipas tij, të dy rastet janë denoncuar në polici dhe punëtorët e kësaj Qendre presin nga organet gjegjëse të merren masa të menjëhershme ndaj drejtoreshës dhe djalit të saj.
Drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, ka pranuar se është kërcënuar nga djali i drejtoreshës Pllana, duke thënë se ka kontratë për postin e drejtorit deri më 2016 dhe as që i shkon mendja të jap dorëheqje.
Drejtoresha Pllana nuk ka qenë sot në zyrën time, por ka dëshmitarë që dëshmojnë se ka kërcënuar punëtorët me largim nga puna nëse protestohet kundër saj. Unë kam kontratë deri në vitin 2016 dhe as që më shkon mendja të jap dorëheqje”, ka thënë Sylekmani.
Ndërkaq, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Nexharije Pllana, ka mohuar akuzat e këtyre punëtorëve, duke i quajtur ato si të pavërteta.
Mirëpo, drejtori Sylejmani ka mohuar se ka qenë te kryetari i komunës për të ofruar dorëheqjen e tij.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se të hënën është inicuar një rast i kanosjes ndaj drejtorit të QKMF-së, Fevzi Sylejmani.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...