Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/21

ERMIRA R. JUSUFI : PUSHKA TUNDI MALET

Ermira R Jusufi


ERMIRA R. JUSUFI

PUSHKA TUNDI MALET

Ismet A. Qorrajt


Kushtrimi për liri
Jehoi në këto troje,
Veç trimat e paepur
Ia mësuan hilet kësaj loje.

Këmba e pushtuesit
Ndrydhte çdo shpresë,
E rëndë ishte jeta
Me këta të pabesë.

Duhej dalur zot
Trojeve të të parëve,
Kujt i bie kjo detyrë,
Përveç çlirimtarëve?

Nuk ishte kohë durimi,
Shpresat na mbyteshin çdo ditë,
E liga e këtij shekulli
Gjithkah kishte zënë pusitë.

Pushka e trimave të atdheut,
Fuqishëm tundi malet
Dhe botës iu bë e ditur,
Se rruga lirisë dot s’ndalet!

Ajo pushkë çlirimtare,
Përgjithmonë shembi robërinë,
Që brezat nëpër shekuj,
Ta gëzojnë lirinë!

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...