Sylë Ademi-Açareva u lind më 21 prill 1953 në Açarevë të Skenderajt. Filloren e kreu në vendlindje, të mesmen e SHLP-në, në Prishtinë dhe absolvoi në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Botoi poezi, prozë e tregime në shtypin e kohës që nga klasa e gjashtë e fillores. Ishte recitues i shkelqyeshëm, luajti në teatër, drejtoi shumë grupe letrare e trupa artistike. Shumë poezi të tij u bënë këngë popullore e korale. Ishte luftëtar i UÇK-së e epror në radhët e saj si komandues kompanie e ndihmëskomandant për moral në Brigadën 112 “Arben Haliti”. Pas luftës punoi në TMK. Ka marrë shpërblime, diploma nderi e falënderime nga më të ndryshmet. Shumë nga krijimet i janë djegur gjatë luftës.
Ka botuar tri përmbledhje me poezi:
1. Besë e fisit tim, 1999
2. Njeriu pa hise në diell, 2004 dhe
3. Ndizni hi, bie shi, 2006
Ka lënë edhe shumë dorëshkrime të pabotuara.
Vdiq në pranverën e vitit 2007.
Kritiku Prend Buzhala për poezinë e Sylës, ndër të tjera thotë:
Nëse ideali është udhërrëfyes, sipas të cilit veprimet e qëndrimet e njeriut arrijnë përtej caqeve të jetës së përditshme dhe pikësynojnë majat më të larta morale, atdhetare e mbi të gjitha njerëzore; nese pra ideali ishte rregull vetëmohimi I vetvetes në emër të realizimit të një ideje; atëherë le të na lejohet që në fillim të themi që poezia e Sylës është po ashtu jetë e idealeve.
Poezia e Sylës e zgjatë dorën drejt njohjes së jetës dhe të vërtetës. Së këndejmi protagonistët lirikë apo folësi lirik I kësaj poezie e ka të qartë se lufta bëhet kundër një ideologjie sunduese e dhune e cila ekspozon energji shkatërruese ashtu si e ka të qartë se edhe paqja është është pjesë përbërëse
E kësaj lufte,kurse paqja me çdo kusht e me çdo çmim, apo pacifizmi si thuhet ndryshe është ideologji e luftës apo e kësaj energjie shkatrruese.
Poezitë e Sylës me këtë tematikë vijnë si troha shpirti nga sofra e përgjakshme e luftës aty ku e kishte “hisen” e tij edhe ai si luftëtar lirie, tek e zë poetikishtfjalën lirike përpara kobit, përpara vdekjes e përpara therorizimit për lirinë, mu përpara çastit më supreme të martirizimit.
Edhe kur Syla zë e futet në mbretërinë e rëndë të nihilizmit, pesimizmit a sëmundjes, poezitë e tij na dalin metafora të magjishme poetike, metafora të rënda plumb; krijuesi nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kanë bërë krijues e shkrimtarë të mëdhenj botërorë e kombëtarë. Kurse krijuesit e tillë i japin faqet më të bukura të letërsisë e të literaturës me përshkrimet e vuajtjeve, vdekjeve, ndrydhjeve, energjive jetike, apo të martirizimeve të pafund njerëzore për jetën e për idealet jeetësore, qofshin ato vuajtje vetjake apo të të tjerëve.
Syla nuk e qorton jetën, por e qorton vetëm klithmën e tij të brendshme që si “dhimbje e bukur” nuk e lë të qetë. Ai nuk e ngre në kult sëmundjen, sikundër vepronin romantikët.
Në vazhdim do të sjellim disa poezi të Sylës nga libri I fundit “Ndizni hi, bie shi”, në të cilin libër u këndohet qindra luftëtarëve të luftës së fundit për liri.
Librin e nisë me vjershën me titull “ Lagja e re ka ba be” dhe me vargjet për veten e tij:
Shkabës plakë ngjitet përpjetë
Çeta e vogël pesëmbëdhjetë vetë
Ngarkue rand ngrejnë kokën lart
Idealet i kanë ba bashkë
Disa të vjetër e disa të rinj
Sylë Açareva u ka pri
Synin flakë turrin stuhi
S`e lodhin pushka, bombat, alltia
Lum që e ka shqiptaria…
Për të vazhduar me vargjet kushtuar Feriz Çitakut, Man Nimanit, Dan Mortajes, Shaqir Smakës, Bekim Ademit, Shefqet Mulës, Blerim Xhemajlit, Bashkim Çitakut, Avni Ymerit, Musë dervishit, Halil Ademit, Rushit Halitit e Riza Ymerit.
Vjersha e tretë në këtë libër ,mban titullin Babë e bijë-elegji
Babi, o babi, babiii
Më thuaj çka është jeta
Bijë, oj bijë, bijooo
Ruaju ndryshe është e vërteta.
Babi, o babi, babiii
Më thuaj çka është dashuria
Bijë, oj bijë, bijooo
Dashuri është puthja ime
Por ruaju nga puthjet e mia.
Babi, babi, o babiii
Më thuaj çka është pasuria
Bijë, oj bijë, bijooo
Ruaju, ruaju bijë nga leckat e mia.
Babi, babi, o babiii
Më thuaj çka vlen më shumë
Bijë, oj bijë, bijooo
Ruaju, ruaju bijë nga netët pa gjumë.
Babi, babi, o babiii
Më thuaj çka është atdheu
Bijë, oj bijë, bijooo
Këtë ta thotë vetëm Skënderbeu.
Cikli i dytë me titull “Gjuhë e moçme” nis me poezinë:
Malli për gjuhën
Kah më erdhe kaq e bukur
Që në shpirt më vezullon
Ç`është gjithë ai shkëlqim malli
Që bukurinë Ty ta shton.
Vjen me mall e uruar
Me një pellazg diku n`Baltik
Vjen te MUA m`i miklon faqet
Më bën shok e më bën mik.
Vjen s`di qysh vjen me perla veshur
Me sisë muze më ofron
Vjen me mallin e papërshkruar
Edhe zemrën ma pushton.
Vjen me krihë mbi oqeane
Detëra lumenj kalëron
Hyn n`damarë diejsh argjendon fjalët
N`djep përkundur më ledhaton.
Vjen mbi re me flatra loti
Krokodile gllabëron
Sa të bukur t`krijoi Zoti
I mjer ai i mjeri që t`harron.
……..
Vjersha bukur e gjatë me titull Në gjykatën e Hagës, përfundon me fjalët:
…..
Hagë me iks po të kryqëzoj
Po të dënoj me kanun Leke
Me plis gege
Unë peshku i vogël i pusit
Hagë gjyq i xhuxhimaxhuxhit.
Cikli “Dashuri Platonike”
M-Matëm mua, të mas TY
I- Irnuar zemrën ma ke
M-Moza me ujë bilur në kafe
O-Oaza ime e dashurisë
Z-Zemra të thërret
A-Afër, më pranë.
….
M-ja e malit
O-ja e obeliskut
Z-ja e zukamës
A-ja e ardhmërisë
…….
Mjeku i maleve
(Fadil Bekës)
U rritëm me lojë brincas
I gërrithëm duart në guracek
Me Selimin e Fetinë
Me Mustafën e Hakinë.
…e halla Hamide lythat na i shëroi
Në lojë me gogla mali e pulla
Një germë në llaq na bashkoi
…….
Gjithçka ndanim bashkë
Dardhën, gomën, lapsin kërmezan
Musat e bukës misernike
Kulumritë, kaçat, vojsat
Ndërmend a e mban
E jeta na ndau
Qaza mori qiftelinë e alltinë
Ti pushkën e mjekësinë
Në Tiranë e Prishtinë
……
Dili im i QKU-së
Vjen e shihemi
Ia fal poezitë për të plagosur
Me mall zemrash e dashuri të pasosur
Shkrepim gas
Ndezim nga një cigare
Unë rreckosur
E biseda
Biseda
S`ka të sosur
Kujtojmë buzët e Lecit
Sakrificën e Sh. Robajt
E fëtfëtën e Zaimit
Kur ai mbante rroba të zeza
E kravatë
Unë e shoh mantelbardhë
E shtyj dhembjen me dy duart
Kah Prishtina
Me dorëza të zeza prerëgishtërinjsh
E përshëndes
Lejlek i bardhë
Rruga e mbarë.
Cikli Portë e hapur
Piktori djersëmundësh
(Petrit Halitit)
P-Prej klasës së parë pikturën e deshti
E-E pas çdo krijese vraponte si i çmendur
T-Tasa, kavanoza, enë i ekspozonte në diell
R-Rent e rent i pikturonte pa u hamendur
I –I ruante si fëmijë, fëmijë ishte vetë
T-Trotinetin e mbushte letra ngjyra uji e pëlhurë
I-I mbështette në mur, i fiksonte në gur
T-Tanë zemërjetën e vet e bënte pikturë
…….
Kjo poezi ka edhe disa strofa
BANI JASHARAK
(Shaban Jasharit)
Sh-Shkrepe atë të gëzueme moti tymin s`ia ke qitë
A-A po e sheh oda me krushq duket stërmbushë
B-Bani i pushkës i lahutës e mësuesisë
A-Armët veshur stoli prekazase
N-Nëntori i kuq i djalërisë.
J-Jak po të presin rreshta mbushë ushtarësh
A-Abetare kuq veshur kuqezi
Sh-Shapardanë, Sterjo Spasses qëndrojnë gatitu
A-Agloshe të hershme argjendare gur për kufi
R-Rëndë s`ju vijnë armët nuk lodhen aspak
I-I mbjellin zemrat me plori të hirta
T-Tok vetëm tok, përgjithmonë
…….
Porta zemër hapur
(Hamëz Jasharit)
H-Hapur mban portat e zemrës
A-Ashiku i këngës sime
M-Mat madhësinë e atdheut
Ë- shërbim e lutje i bën çdo bime
Z-Zogu i çiftelisë
J-Ja vlen të vdesësh për fusha Kosove
A-Akcepton shpesh çdo fjalë
Sh-Shqiptari është kënga jote
A-All
R-Rimë
I-Intimë
T-Trofe
…..
Lapsi dëshmitar
(Dajës Demush)
D-Daja ishte hastret votre
A-Ai kishte motër vetëm cilën time
J-Jetuan gazepthi shtatëdhjetë e ca vite
Ë-Ëndrrat e trishta i ndanë atë ditë me shi
S-Sytë ua verboi nata e fundit e bajramit pranverëpërzier
D-Dita e njëzetë e tetë marsit
E-E xhemperi u var në kujtim malli
M-Motërzeza thurë e kishte nga leshi i tubuar çubave
U-Unë isha dëshmitari lapsian i fundit në Hagë
Sh-Shi treditor pa pra
…….
Cikli Sheshi i Kuq
Sh-Shpalos gjoksin me pushkomitraloz,në dorë dulbi
E-E krenar nga perëndimi shikon
Sh-Sheston komandanti me pelerinë i gatshëm për sulm
I-I titëron sytë e madhërishëm fort me tokën lidhet
T-tamam burrë Drenice si e ka zakon.
A-Ai është i madhi i të mëdhenjve sypagjumë
D-det syrin ka mbi krah i rri një pëllumb
E-E një titanik i sillet vërdallë me një dorë gjakosur
M-Mblidshet hidhet fluturon para tupanash pa sosur.
J-Jasharët jetojnë e gazmojnë ashtu si dinë
A-Abetare lotësh e kanë Gjergjelez Alinë
Sh-shëtit aty turma nga gjeografi e botës
A-Atdhetarizëm mbëltohet mbi gjeografi krahsosur
R-rekton ndonjë invalid sillet me karrocë
I-I mbetën gjysakëmbët diku n`Qyqavicë.
…….
Shtata
(Tahir Mehës)
Sh-Shtatë: gjashtë krahina e një republikë
T-Tana Tahir Mehës ia msyjnë
A-A gjunjëzohet Tahir Mehë Drenica
T-Tahir Mehë Talianka
Ë-Është ditë sigurimi e herleviqvidiqit
T-Tak tahirçe nga një kasabë
A-a të kam gjallë Nebih, babë
H-Hiri në votër digjet
I-Ih bre në rr.s. Tahiri s`lidhet
R-Robër e robinja plot
M-Mos u afroni më ngat
E-Emër Tahir, erëgjak
H-Huq plumbi s`më shkon
E-Eja me batalione
….
Materialin e zgjodhi dhe e përgatiti
Halil Xani
Nëntor, 2007
No comments:
Post a Comment