Këngëtarja Bleona Qereti iu ka dhënë fund thashethemeve për lidhjen me një deputet të martuar të Partisë Demokratike.
Përmes një deklarate në Facebook, Bleona mohon lajmin që u përhap një ditë më parë nga mediet kosovare dhe më pas ato vendase, të cilat shkruajnë se lidhja mes çiftit është mbajtur e fshehtë për shkak se politikani ndodhet në një martesë.
Bleona i quan këto medie “mendjendritur”, dhe i falënderon që zgjodhën pikërisht dikë nga PD-ja, pasi sipas saj në të kundërt do të mërzitej “Doktori”. Ajo shprehet se nuk është prona e askujt.
Postimi i plotë i Bleonës:
“Faleminderit për vëmendjen o 'mendjendritur'... Dhe faleminderit që të paktën "zgjodhët" dikë nga PD-ja se do "mërzisnit" dhe Doktorin, pa jo për gjë! Si gjithmonë e meritoni notën 10 për këto 'perla' që imagjinoni. Më keni ngatërruar me gratë tuaja, që fatkeqësisht kanë nga këto lloj "historish". Ju përshëndes nga LA dhe ju them që ju dua shumë! Bleona - "Prona e Askujt"”.
- Këngëtarja 35-vjeçare Bleona Qereti sipas mediave rozë pritet të shpallë së shpejti lidhjen e saj me një deputet të Partisë Demokratike
Lajmi është përhapur një ditë më parë nga mediat kosovare dhe më pas ato vendase, të cilat shkruajnë se lidhja mes çiftit është mbajtur e fshehtë për shkak se politikani ndodhet në një martesë.
Dyshimet e para nisën pas debate të së hënës mes stafit të brendshëm të “X Factor 4” dhe më pas me deklaratat e burimeve të brendshme të PD-së.
Pas interpretimit të këngës “E io penso a te”, Bleona Qereti rrëfeu se kjo performancë e futi në mendime, duke kujtuar dikë, të cilin ajo do shumë. Për kë të ketë qenë kjo deklaratë e fortë dashurie? Shumë sy e kanë parë këto ditë Bleonën në shoqërinë e deputetit të Partisë Demokratike, por nuk përmendet asnjë emër.
Ajo tregoi se ai nuk ishte larg saj dhe ajo i uron fat atje ku ndodhet. “Kush të jetë vallë personazhi që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare”, pyesin kolegët e saj në X factor?
Bleona mund ta ketë lëshuar këtë mesazh të koduar pa emër, në mënyrë që shumëkush të kujtojë se është pikërisht ai personazhi misterioz. Lidhjet e këngëtares shqiptare janë bërë të njohur për publikun prej vitesh nisur nga biznesmeni shqiptar në SHBA dhe më pas këngëtari grek. Nëse ajo ndodhet në një lidhje me një prej politikanëve i lihet asaj ta konfirmojë.