UNË
Kam lindur n’Hasin e Bogdanit,
Jam në Drenicën e Jasharit,
Kujtoj Lidhjen e Prizerenit,
Jam në Shkodrën e Migjenit,
Jam në kodër e jam në fushë,
Në Pogradecin e të madhit Lazgush,
Në diasporën e Shqipërisë,
Jam unë çika e Malësisë,
Ganimete emrin ma thonë,
Krenari kam një shqiponjë,
Jam shqiptare me gjak e zemër,
E jap jetën për këtë emër.
PENA IME
Shkruan pena ime
Mbi bllokun tim të vjetër,
Sa herë gjen frymzim
E thur një varg tjetër
Shkruan pa u ndalur
Me shume dashuri,
Për dashurinë tonë
Dhe të madhen Shqipëri.
SHQIPËRISË
Iku…
Kjo ditë,
Kjo natë,
Ky shekull,
Akoma nuk jemi bashkë,
Ndër vise moj shqipe,
Je duke u tretur,
Kërkojmë me ngulm,
Nëntorin e tretë,
Veç ai ty mundet të të bejë shtet,
Veç ai mundet të të japë emër,
Pa të gjithë kapilarët – enët,
S’ mund të punojë një zemër.
MË BASHKO, O VARG
Më bashko, o varg
Me malet e Sharrit,
Me Bjeshkët e Namuna
Me fushën e Korabit.
Më bashko, o varg
Me Tetovën time,
Me Prishtinën e Tiranën
Me Preshevën jetime.
Më bashko, o varg
Me shpatën e Gjergjit
Me fjalën e Ismailit
Në krye të Kuvendit
Me gjakun e derdhur
Të bacës Adem,
Më bashko, o varg
Në këtë natë.
PORTRET I VARFËR
Kur të mbetem në letër portret,
Veç me ngjyrë të kuqe dua të jetë.
Ta dini që është gjaku im i pastër,
Edhe pse do të jetë një portret i varfër.
S’kërkoj nga jeta veç këngës
Me shqipen e maleve me shkrepa:
Bota të mos habitet – jam Arbër
Zemër fisnike me portret të varfër.
PËR TY XHAXHI IM
Arsimdashës, plot kulturë
Halil Thaçi, të thoshin burrë
Dhe pse jeta të kaloi në vuajtje
Ti veç Zotit iu tute.
Kishe besë e fjalën – fjalë
Dhe kuvendi t’kish lezet
Burrë i rrafshët dhe i rrallë
Thoshe shumë – me pak fjalë!
No comments:
Post a Comment