Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Azem Vllasit, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e vitit 1981.
Syla në reagim ka shkruar se është gabim i rëndë përpjekja për paraqitjen e demonstratave të 1981 si të dëmshme për Kosovën, përndryshe qytetarët e Kosovës po ta ndiqnin rrugën politike të Azem Vllasit, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet i pavarur dhe sovran, por në të njëjtin status, a më pak, se sot Krahina Autonome e Vojvodinës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Azem Vllasit, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e vitit 1981.
Ja reagimi i plotë:
Është për keqardhje që edhe 34 vjet pas ngjarjeve të vitit 1981, Azem Vllasi vazhdon ta ketë të njëjtin mendim që pati Beogradi, Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe qëndrimet zyrtare të asaj kohe, duke i quajtur të dëmshme për Kosovën, ideologjike, enveriste dhe staliniste.
Kjo është çështje e ndërgjegjes së tij, e formimit politik dhe rezultat i radhitjes së tij nga ana tjetër, pra nga fryma e Jugosllavisë, e Titos dhe Beogradit të atëhershëm zyrtar.
Azem Vllasi nuk mund të flas në emër të organizatorëve, veprimtarëve , frymëzuesve dhe asaj gjenerate e cila veproi më 1981.
Është historia e gjatë e përpjekjeve për çlirim të Kosovës, veçanërisht ajo pas Luftës së Dytë Botërore, që nuk është ndalur për asnjë moment.
Organizatat patriotike që kanë vepruar tërë kohën edhe në kushte të ilegalitetit pothuajse pa përjashtim kanë pasur platforma politike për çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe Serbia, bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë.
Ekzistojnë qindra materiale të tilla që dëshmojnë këtë synim kryesor të këtyre organizatave, pra çlirimin dhe bashkimin me Shqipërinë, që nuk mund t’i mohojë dhe shpallë si jo ekzistuese as Azem Vllasi. Ndër dokumentet më të rëndësishmit janë “Tezat për Frontin e Republikës së Kosovës” (1981).
Për Azem Vllasin mund të mos ketë fuqi kërkesa “Kosova Republikë”, si kërkesë themelore e ngjarjeve të vitit 1981, sepse politikisht ai ka qenë i radhitur kundër kësaj kërkese, ka dënuar demonstruesit si kundërrevolucionarë, separatistë dhe irredentistë madje ka larguar të gjithë profesorët me orientim kombëtar nga katedrat e Universitetit të Kosovës.
Radhitja e tij është çështje individuale, por ai nuk ka të drejtë të minimizojë dhe shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e 1981.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave vërtetë kanë bartur frymën e dashurisë ndaj Shqipërisë si atdhe, për dallim nga Azem Vllasi i cili ka qenë i radhitur nga Beogradi dhe i edukuar me dashurinë ndaj Jugosllavisë dhe Titos.
Janë ngjarjet e 1968, ato të vitit 1981, 1989/90, rezistenca civile e viteve 1990, dhe në fund lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që së bashku me aleatët perëndimorë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurorëzuan synimin shekullor të Kosovës, çlirimin dhe pavarësinë e saj.
Është gabim i rëndë përpjekja për paraqitjen e demonstratave të 1981 si të dëmshme për Kosovën, përndryshe qytetarët e Kosovës po ta ndiqnin rrugën politike të Azem Vllasit, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet i pavarur dhe sovran, por në të njëjtin status, a më pak, se sot Krahina Autonome e Vojvodinës.
**********
Paraqitja e Azem Vllasit në disa portale me prejardhje tematike-ideologjike nga koha e bashkim vëllazërimit, sidomos në përvjetorët e kryengritjes shqiptare të vitit 1981, na bën të kuptojnë se llaskucët e Titos, Rankoviqit e Milosheviqit edhe tani në pleqërinë e tyre matufe e të çoroditur, kanë mbetur po ata, po ata kriminelë që dhanë urdhër për t’ u përgjakur rinia e Kosovës në vitin 1981, po ata që dënuan me burg dhe katandisën çlirimtarët e ardhshëm të Kosovës nëpër burgjet dhe kampet e Jugosllavisë, po ata që kur i kap sëkëlldia e së kaluarës shkojnë e dehen në pivnicat e Beogradit dhe ia thonë këngës, “Druze Tito mi ti se kunemo”.
Çfarë sëkëlldie e rëndë e rrokë për fyti këtë njeri sa herë që Kosova e mbarë Shqipëria kujton me respekt e pietet trimat që ranë për atdhe, për Kosovën Republikë, për bashkimin e shqiptarëve dhe përparimin kombëtar?
I mundur, i vdekur për së gjalli, i hedhur si leckë nga padroni të cilit i kishte shërbyer më shumë se prindërve të vet, i frikësuar nga paranoja e krimeve, i harruar madje edhe nga më të afërmit, çakalla e Azem Vllasit “zgjohet” herë pas herë, sepse edhe ai po e thith ajrin e Kosovës së çliruar falë gjakut të derdhur për liri, falë dhjetëra mijëra viteve burg që kanë mbajtur shqiptarët liridashës nga politika e tij: “bratstvo i jedinstvo”.
Kujt i flet ky ekzemplar debil i Jugosllavisë, që nuk është më, dhe që kurrë nuk do të jetë?
Kujt i drejtohet ky llaskuç i Titos, i cili e ka thënë me gojën e tij se shqiptarëve nuk u duhen dhënë të drejta politike?
Kë përfaqëson ky mohikan i mjerë i jugosllavizmit të vdekur e të perënduar madje edhe për vetë sllavët?
Ja çfarë qëndrimi ka mbajtur kundër shqiptarëve, babai ideologjik i Azem Vllasit, J.B.Tito
Historiani kroat, Vjenceslav Cençiq në librin e tij: “Rëfimi fundit i Titos”, duke u mbështetur në stenogramet e fjalimit të tij të mbajtur në Karagjorgjevë në vitin 1979, ka zbuluar se i adhuruari i politikanëve shqiptarë të Kosovës, atëherë edhe tani, ka qenë një antishqiptar i tërbuar. Ai lidhur me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër. Ky lajm nuk është botuar në mediet e vendit me prejardhje jugosllave, përveç në ndonjë portal. Jugo-shqipot e sotëm kanë respekt të madh për babanë e tyre ideologjik e politik. Asokohe veprimtari Jusuf Gërvalla duke ironizuar gazetarët prosllavë të Rilindjes, si Jusuf Buxhovi, Maksut Shehu, Sinan Hasani, e shumë të tjerë kishte botuar në “Lajmëtarin e lirisë” shkrimin me titull, “Viktima që glorifikon xhelatin e vet”.(Radio Kosova Lire)
************
Ish kryetari i Komitetit të LK të Kosovës z.Azem Vllasi
Në një bisedë për Telegrafin, Vllasi deklaron se organizatorët dhe bartësit e atyre protestave e kanë adhuruar figurën e Enver Hoxhës dhe se kanë qenë të mbështetur ideologjikisht në marksizëm-leninizëm.
Azem Vllasi e di mire se në asnje Demostrat të vitit 1981 ska pas parolla as rroft Enver Hoxha dhe as rroft Marksizem Leninizem, Parullat gjithnje kan qen transparente me kerkesen Kosova Repuplike, Trepça jone, Trepça punone dhe Beogradi nderton, Jemi Shqiptare dhe jo Jugosllave, duan Pune dhe Parulla tjera të ngjajshme.
Dhe Levizja që ishte formuar nga Ideologu Jusuf Gervalla dhe Kadri Zeka, ishte emruar “Levizja Popullore për Republiken e Kosovës” LPRK-ja dhe vetem pas shpalljes së Republikes së Kosovës i ishte hequr Republika dhe quhej “Levizja Popullore e Kosovës” LPK-ja dhe kishte vu ne synim formimin e “Ushtris Çlirimtare të Kosovës” për ta jetsuar Republiken e Kosovës dhe mbrojtur.
“Janë dhënë vlerësime të shumta se ajo formë e reagimit ka qenë në dëm e jo në dobi tonën, për arsye se në ato protesta nuk janë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët. Nuk është kërkuar formalisht republika, sepse organizatorët dhe bartësit kryesorë të atyre protestave kanë qenë ideologjikisht të mbështetur në marksizëm-leninizëm”, ka thënë ai.
Sipas Vllasit, bartësit e protestave, mbi ato baza ideologjike e kanë luftuar sistemin e atëhershëm jugosllav, që për të ishte shteti socialist më liberal në botë, duke shtuar se “indoktrinimi i thellë i tyre në mendësinë enveriste dhe staliniste, i bënte parullat ‘Kosova Republikë’të dukeshin si një mbulesë demagogjike”.
“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi.
Ai ka theksuar se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë thekson se “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.
“Kemi pasur shkolla, universitet, media, Akademi të Shkencave. Nuk ishim pa vetëdije kombëtare. Në bazë te asaj vetëdijene kemi arritur që të institucionalizohemi”, ka thënë Vllasi.
Sipas tij, këto parulla marksist-leniniste nuk u panë mirë nga pjesët tjetër në ish-Jugosllavi, kur në pah dilte që qëllimi nuk është vetëm republika.
“Republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69. Kur u pa se cila është platforma ideologjike e bartësve të protestave, doli në pah se kërkesa nuk ishte për një republikë të barabartë me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, por e bazuar në ideologjinë enveriste. Atëherë plasi belaja e vërtetëdhe këtë situatë e shfrytëzoi Serbia, e cila vazhdimisht, sikurse edhe sot, u kishte bërë problem shqiptarëve”, ka thënë ai.
Organizatoret dhe bartesit e Ilegales së viteve 191, e dinin mire se nje Republike e diskutuar nga Vllasi dhe klika titiste, nuk do ishte e barabart me Republikat e tjera në Jugosllavi por do ishte me shume vetem leter dhe formale ashtu siq po e shofim dhe sote Pavarsin e Kosovës të varur nga Brukseli dhe duke u ulur te diskutohet me Serbin Sistemi Juridik i Shtetit të Kosovës.
Sipas tij, kanë kaluar 34 vjetnga ajo kohëdhe tash për të shtrohet pyetja:Pse ata që kishin kërkuar “Kosovën Republikë” të ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk e kërkuan këtë pas çlirimit?
“Është e pavërtetë ajo që e thonë organizatorët e protestave se demonstratat kanë synuar edhe bashkimin kombëtar, sepse idenë e bashkimit kombëtar e ka bartur vetëm Adem Demaçi. Jugosllavia, e cila ishte pengesë për bashkim kombëtar, u shkatërrua dhe bashkimi nuk ndodhi. Pse?”, ka theksuar ai.
Vllasi genjen sepse pas Demostratave të vitit 1981, mijra djeme dhe Vajza Shqiptare të viseve nen pushtimin e Jugosllavis jane arrestuar, presekutuar dhe denuar me Burgime te gjata dhe te renda dhe te gjitha keto grupe Ilegale kishin Programet e tyre dhe Statuset e Orhanizates që punonin dhe vepronin dhe gjat Gjykimeve gjithmon ka dalur se Synimi ishte Shpallja e Republikes së Kosovës dhe bashkangjitja me Shqiperin, linde pytja perse ? Sepse neve ishim Shqiptare dhe jo Jugosllave dhe vetem Bashkimi me Shqiperin ishte Shpetim për Shqiptaret e Kosovës dhe viseve të tjera nën Jugosllavi.
Vllasi thotë se aso kohe të gjithë kanë vlerësuar se demonstratat e dhunshme nuk kanë qenë zgjidhja më e mirë.
“Reagimi është dashur të ndodhë në forma tjera, pasi asnjë prej pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë nuk kishte reaguar, meqë kishin kaluar vetëm 10 muaj nga vdekja e Titos. Organizatorët e protestave të vitit 1981, edhe sot e kësaj dite nuk e tregojnë të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta? Me bindje e them se askush prej federatave dhe krahinave, aq më pak shqiptarët, kanë pasur interes që problemet të zgjidhen ne mënyre të dhunshme”, ka deklaruar Vllasi.
Kroatet dhe Sllovenet që punonin dhe ata për shkeputje nga Jugosllavia, ato veq ishin Republika dhe kishin mundesi te tjera me te persosura veprimi por kur marrin shembuj Kroacin, dhe ata vepronin si neve Shqiptaret ne Ilegalitet të thelle si brenda vendit ashtu dhe ne Emigrim për te jetsuar Shtetin e pavarur dhe te shkeputen nga ajo keratur e quajtur Jugosllavi.
No comments:
Post a Comment