NEBIH BUNJAKU
KUR
FSHIHEJ DIELLI
(Ismet Qorrajt)
Kur fshihej dielli prapa
resh,
Korb të zeza me fortunë,
Plagë mbi plagë Pranvera
jonë
Eklipsi njëshekullor- gjak
e dhunë!
Lotonte qielli, gjëmonte
toka,
Me dum-dum gjuante rrufeja.
Të patundur – Lisat n’këmbë,
Për liri, për ditë të reja…
Mbushej sheshi me
Shqiponja,
Për ta mbrojtur çdo Fole,
Me flamuj e me pankarta
Për liri dhe për Atdhe.
Shkabë Flamuri- Ismet
Qorraj
Me tre vëllezër, me tre trima,
Hapën Portën e Lirisë
Rrufepritës për vetëtima.
Sali Hadergjonaj – dragua
Vokshi,
Mujë Mehmetaj nga Maznika,
Agim Kukleci – luan Isniqi,
Nuk e dinë se çka është
frika.
Ndonëse u mori t’njomë
liria,
Ismet Qorraj s’jeni fajtorë,
N’ Lapidar, në pavdekësi
Për liri gjithmonë-Dëshmorë.
Nebih Bunjaku ,është lindur më 15.5.1947
në fahatin Poliçkë të Dardanës, Republika e Kosovës. Shkollën fillore e nisi në
vendlindje, por pas shpërnguljes, e përfundoi në Malishevën e Gjilanit. Në
Gjilan kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet për Gjuhë shqipe dhe letërsi i
mbaroi në Universitetin e Prishhtinës.
Tërë jetën ia kushtoi
arsimimit dhe edukimit të fëmijëve nëpër shkolla të ndryshme, fillore dhe të
mesme anembanë Kosovës. Krahas punës arsimore dhe edukative, shkroi dhe botoi
poezi motivesh të ndryshme në shtypin e kohës.
Përmbledhjet e tij poetike
janë: ” Dalje nga balada”, 1994, “Gramatikë zemre”, 2004, “Terapia e dashurisë”,2005, “Një samit
për simit” 2007, “Prushimë buzësh”,
2008, “Zemra nuk ka dimër”, 2009, “Testamenti i lotit”, 2012 dhe “Kopshti i shpirtit” (poezi për fëmijë),
2013.
Nebih Bunjaku është anëtar
i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Poezia e tij është prezantuar nëpër shumë
libra të ndryshme antologjike. Është anëtar i Redaksisë së revistës “Ura”, që e
boton Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.
Nebih Bunjaku jeton dhe
vepron në Prishtinë.