Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/30

Nga Kabil Bushati-Nasuf Beg Dizdari-shkodrani që mbajti fjalimin mbi varrin e Isa Boletinit


          Nga Kabil Bushati


Nasuf Tahir Dizdari u lind ne Shkodër në një familje të njohur qytetare në vitin 1857. Shtëpinë e kishte lagjen e njohur Parrucë që i kishin dhënë famë Kazazët e Jukajt. Në këtë lagje kishin trojet e veta edhe Dizdarët. Në periudhën në fjalë, Shkodra i ngjante një kështjelle te bukur ku në të katër anët vërtiteshin kulturat e ndryshme euro-aziatike. Ishte koha kur Bushatlijte kishin rënë nga sundimi dhe Shkodra kishte mbetë si varka pa busull. Ndikimi osman kishte lënë gjurmë për vehte dhe bënte përpjekje që të mos shqitej, ndikimi venecian nuk binte më poshte, pastaj vinte ndikimi austro-hungarez dhe sërbo-malazez. Të gjitha këto ndikime e kishin bërë Shkodrën si një konglomerat kulturash që konkurronin se cila të ia kalonte shoqes.

Themeluesi i kësaj sage famoze në Shkoder njihet Nasuf Beg Dizdari i parë që ra dëshmorë i Luftës së Shpuzës per mbrojtjen e atëdhuet nga foracat malazeze. Është interesant fakti se si u vra Nasuf Dizdari i pare. Ky ishte vëlla gishtash (probatin) me Dasho Shkrelin. Të dy morën pjesë në Luften e Shpuzës në vitin 1835,por në sektor të ndryshëm te frontit. Kur Nasufi niset për të ardhë në shtëpi, pasi kishte mbruar lufta në krahun e tij, merr vesh se ishte vra Dasho Shkreli me të vellanë e tij,Selon. Nasufi kthehet edhe një herë në luftë sepse siç thoshte ai në atë kohë, nuk i duhej gja jeta pa vëllain e gishtit (probatinin).Pas një qëndrese heroike,duke luftuar si luan edhe Nasuf Dizari i parë vritet duke la me gjak tokat shqiptare.


Pastaj saga vijon me të birin, Tahir Dizdarin, që kryente funksionet e dizdarit te kalase, nje rol diku i barabarte me komandantin e gardes së sotme. Në atë kohë ishte vënë në tryezë për zgjidhje Lidhja e Prizrenit, ku kryetar i saj për Shkodrën ishte Daut Efendi Boriçi. Valiu therret në guvernaturë me urgjencë Tahir Dizadarin dhe e urdhëron të vrasë pas shpine ose të hiqte qafet në ndonjë mënyrë tjetër Daut Efendinë se po i nxirrte telashe hyqymetit. Tahiri e refuzon ketë kategorikisht, ndërsa Daut Efendinë për ta larguar nga Shqipëria, e transferojnë (internojnë) në Liban, duke i shpetuar jetën. Ndërsa Tahir Dizdarin e internojne ne Bosnjë sepse refuzoi urdherin për zhdukjen e Daut Efendi Boriçit. Këtë të mirë që i bëri Tahir Dizdari nuk e harroi Daut Efendija. Më vonë me t’u kthyer nga Libani, për të ia shperblye nderën Tahirit,Daut Efendija i jep mbesën për grua,vajzën e motrës, Nurije Jukën për djalin, Nasufin. Kështu pra lidhin miqesi të përjetshme me njëri tjetrin. Shënojmë se në Shkodër ka qenë adet që nëse ka qenë I përmendur gjyshi,emrin e tij e ka marre nipi.
Nasufi, mësimet e para i ndoqi në mejtepin Ruzhdije Asqerie të qytetit të lindjes, pastaj në kolegjin Saverian ku më pas do të futej edhe gjuha turke në programin mësimor. Meqë gjendja ekonomike e familjes ishte e mirë, dërgohet për t’u shkolluar dhe edukuar më pas, në Vjenë e Stamboll, qytete këto famoze për kohën, ku pajiset me kulturë të gjerë e të gjithanëshme, e njihet si zotërues i talentuar gjuhësh të huaja. Që i ri tregoi interes për historinë dhe folklorin e Shkodrës. Punon për pak kohë si nëpunës në nënprefekturën e Lezhës, i ofrohet detyra e përkthyesit e më vonë kryepërkthyesit i Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër më 1897, detyrë që do kryente deri në mbarimin e Luftës. I Botërore. Punoi me konsujt Ippen, Von Kral, Zambaur të njohur për botime në lidhje me Shkodrën dhe Shqipërinë e Veriut. Meqë është rasti konsulli von Kral,i mori flokët vajzës së Nasufit,duke u bërë kështu kumbarë sipas zakonit shkodran.

Që në vitin 1897 botohet tek “Albania” e Konicës në Bruksel Historia e Bushatlijvet të Shkodrës. Më 1899 tek "Albania" nxirret "Jeta e Karamahmut Pashës" e nënshkruar N.B.D (Nasuf Beg Dizdari). Botohet në shqip edhe në frëngjisht. Do ta paraqiste në një këndvështrim patriotik ku ngjarjet e ngjeshura rrjedhin të komplikuara. Kriza ekonomike e politike e Perandorisë Osmane ia thelluan dhe pashalleqet dhe ai t'ua paraqesë Karamahmutin lexuesve si një nga më të fuqishmit e koës, duke sjellë fakte dhe argumente të përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aftësitë e tija administrative në zgjidhjen e kërkesave dhe të ruajtjes së dinjitetit të shtetasve, do të forcojë Kanunin e Lekës dhe Usullin e Malësisë. Për vrasjen e Karamahmutit shkruan mes tjerash: "Nji e zezë për vendin t'onë, kur ka mbetë Karamahmud Pashë Bushatlliu si me pa humë tanë Rumelia". Historia e tërhoqi lexuesin saqë disa prej tyre i shkruan Albania-s duke kërkuar se pse nuk "u shtyp artikulla me të ndodhunat e Shqypnisë". Kështu në nr.5 të kësaj gazete të v. 1901, redaksia duke i bërë jehonë shkrimit njofton lexuesin se në numrin e ardhshëm do të botohej "Të djegunit e vet në kullë të Vraninës në Mal të Zi" rreth ndodhive që rrethonin Oso Kukën në tre numra (6,7,8 1901) si përherë me pseudonimin N.B.D.
Nasuf Beg Dizdari ka meritën e pa kontestueshme se për herë të parë në Historinë e Shqipërisë shkruajti Historinë e Bushatlijve të Shkodrës së paku nga literature që na serviret deri me sot. Dhe të gjitha këto i botoi ne dy gjuhë shqip dhe frëngjisht në numrat në vazhdim te “Albania” e Faik Konicës një nga revistat më serioze të kohës, koleksioni i së ciles ndodhet sot në muzeun e Shkodrës i dhuruar me testament nga Arshi Pipa.
Me propozimin e Imzot Jak Serrqit,xhaxhai i babait të Alfred Serreqit, drejtuar Selisë së Shenjtë me 23 gusht 1913 dekorohet nga Papa Piu me urdhrin e Shën Silvestrit me motivacionin "për kontributin e dhanë në ruejtjen e institucioneve të kultit katolik dhe mbarë popullsisë së Shkodrës nga rebelimi i Malit të Zi", shkruar latinisht nga ipeshkvi i Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe të Hyrrjetit, Nasuf Beg Dizadari ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin turk dhe merr pjesë në diskutimin për të drejtat e komunitetit katolik të Shkodrës.Kjo u bë shkak për dekorimin e tij nga Selia e Shenjteë.
Nasuf Begu do të punonte me pasion në lëmën e folklorit duke nxjerrë këngë epike mbi Oso Kukën. Mandej me rubrikat "Letra nga Shkodra" e në gjuhësi "Të përfouluna të hershëm shqip". Do të vazhdojë edhe si korrespondent i "Drita" të Shahin Kolonjës në rubrikën "Letra nga Shkodra" me pseudonimet N., N. Shkodrani, N. Muhamedani (1904-1908). Pastaj të gazetës "Vllaznia" e Vjenës, si mbledhës i folklorit më 1917 ku do nxirrte këngët e Karamahmut Pashës, Rexhep Qoshes, Oso Kukës e Hamz Kazazit.
Me rastin e varrimit në Podgoricë të Isa Boletinit mban fjalimin e rastit: Isa Boletini është vrarë vetë i shtatë në Podgoricë nga forcat serbo-malazeze, pikërisht në 23 janar të vitit 1916. Në atë moment ai është vrarë së bashku me dy djemtë e tij, dy nipat dhe tre bashkëluftëtarë të tjerë. Varrimi i tij në atë kohë është kthyer në një demostrimi kombëtar. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të tjerë. Ishin me mijra shqiptarët e ardhur nga të gjitha zonat e Kosovës, dhe nga trojet shqiptare të Malit të Zi, si nga Tuzi, Podgorica, Ulqini etj, të cilët morën pjesë në këtë varrim. Vrasja e pa besë ia ndërpreu Isait jetën në kulmin e veprimtarisë luftarake e diplomatike, ishte vetëm 52 vjeçar.
Nasuf Beg Didzari,që ndodhej i internuar në Podgoricë në atë kohë dhe ishte mik i ngushtë me Isa Boletinin do të mbante një fjalim mbi varrin e tij.Fjalët e zjarrta të Nasufit do të ushtonin në varrezat e Podgoricës:
"O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut dhe mik i ngushtë i emi, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e ushtrisë së gjeneral Veshoviqit, as çetat serbo-malazeze, as gjendja e turbullueme që po kalojmë ne të syrgjynosunit e populli shqyptar "podgoriçan" në këto çaste për të folun këto pak fjalë n'emën të të syrgjynosunve"…

Fjalimi tepër i guximshëm i Nasuf Begut bëri bujë në tërë shqiptarët e Malit të Zi dhe erdhi fjala edhe në Shkodër. Spiunazhi malazes e vuri në shënjestër Nasufin dhe e piketoi për ta vrarë, por edhe ketu i erdhi në ndihmë miku i tij i ngushtë, shoku i shkolles jasht shtetit, nga Samrishi i Dajçit të Bregut të Bunës, Halil Zyber Krasniqi. Në fshehtësi të plotë ai erdhi dhe e mori Nasufin me barkë dhe kaloi Bunën e erdhi në Shqipëri,ku e mbajti për disa ditë në shtëpi të tij incognito.Pastaj e çoi me barke në Ulqin ku gjeti një anije dhe u nis përkohësisht në Itali.
Më 1923-1924 është drejtor i "Shpresa Kombëtare" që dilte në Shkodër si gazetë e përjavshme. Mëson lexuesin me dashtë kombin, vëllazërimin dhe kulturën. Edukon me urti politike dhe pasqyron gjendjen socio-ekonomike. Problemet kryesore dhe kombëtare dilnin në faqjen e parë dhe të dytë, të tretën dhe të katërtën problemet kulturore, kronika enciklopedike, jetë njerëzish të mëdhenj në veçanti, të pranishme në çdo numër, fjalë të urta, aforizma, etj.
Vdiq ne vitin 1940 në Shkodër. Nasuf Beg Dizdari la shtatë fëmijë djem: Tahiri, Qemali, Hamdija,Mit’hati,Ramizi,Enveri dhe Njazia.Gjithashtu la edhe dy vajza:Fatimen dhe Sanijen.Pra e la shtëpinë plot dhe vijon të jetë plot edhe sot e kësaj dite me nipa dhe mbesa.

Floripress -Nasuf Dizdari


Themeluesi i këtij filli gjenealogjik ka të dhëna të jetë vendosë në qytet në kohën e Sulltan Bajazitit II, nga Izniku i Bursës. Ndoqi mësime në mejtepin Asqerie, pastaj në kolegjin Saverian ku më pas do japin gjuhën turke mësim. Shkollohet në Vjenë e Stamboll ku pajiset me kulturë të gjerë e njihet si zotërues gjuhësh të huaja. Që i ri tregoi interes për historinë dhe folklorin e Shkodrës. Punon për pak kohë si nëpunës në nënprefekturën e Lezhës, i ofrohet detyra e përkthyesit e më vonë kryepërkthyesit i Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër më 1897, detyrë që do kryente deri në mbarimin e L. I Botërore. Punoi me konsujt Ippen, Von Kral, Zambaur të njohur për botime në lidhje me Shkodrën dhe Shqipërinë e Veriut. Më 1899 tek "Albania" e Konicës nxirret "Jeta e Karamahmut Pashës" e nënshkruar N.B.D (Nasuf Beg Dizdari). Do ta paraqiste në një këndvështrim patriotik ku ngjarjet e ngjeshura rrjedhin të komplikuara. Kriza ekonomike e politike e Perandorisë Osmane ia thelluan dhe pashalleqet dhe ai t'ua paraqesë Karamahmutin lexuesve si një nga më të fuqishmit, duke sjellë fakte të përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aftësitë e tija administrative në zgjidhjen e kërkesave dhe të ruajtjes së dinjitetit të shtetasve, do të forcojë Kanunin e Lekës dhe Usullin e Malësisë. Për vrasjen e Karamahmutit shkruan mes tjerash: "Nji e zezë për vendin t'onë, kur ka mbetë Karamahmud Pashë Bushatlliu si me pa humë tanë Rumelia". Historia e tërhoqi lexuesin saqë disa prej tyre i shkruan Albania-s duke kërkuar se pse nuk "u shtyp artikulla me të ndodhunat e Shqypnisë". Kështu në nr.5 të kësaj gazete të v. 1901, redaksia duke i bërë jehonë shkrimit njofton lexuesin se në numrin e ardhshëm do të botohej "Të djegunit e vet në kullë të Vraninës në Mal të Zi" rreth ndodhive që rrethonin Oso Kukën në tre numra (6,7,8 1901) si përherë me pseudonimin N.B.D. Do të punonte në lëmën e folklorit duke nxjerrë këngë epike mbi Oso Kukën. Mandej me "Letra nga Shkodra" e në gjuhësi "Të përfouluna të hershëm shqip". Do të vazhdojë edhe si korrespondent i "Drita" të Shahin Kolonjas në rubrikën "Letra nga Shkodra" me pseudonimet N., N. Shkodrani, N. Muhamedani (1904-1908). Pastaj të gazetës "Vllaznia" e Vjenës, si mbledhës i folklorit më 1917 ku do nxirrte këngët e Karamahmut Pashës, Rexhep Qoshes, Oso Kukës, Hamza Kazazit. Më 1923-1924 drejtor i "Shpresa Kombëtare" që dilte në Shkodër si e përjavshme. Mëson lexuesin me dashtë kombin, vëllazërimin dhe kulturën. Edukon me urti politike dhe pasqyron gjendjen socio-ekonomike. Problemet kryesore dhe kombëtare dilnin në faqjen e parë dhe të dytë, të tretën dhe të katërtën problemet kulturore, kronika enciklopedike, jetë njerëzish të mëdhenj në veçanti, të pranishme në çdo numër, fjalë t'urta, aforizma, etj. Me rastin e varrimit në Podgoricë të Isa Boletinit mban fjalimin e rastit:
"O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut dhe mik i ngushtë i emi, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e ushtrisë së gjeneral Veshoviqit, as çetat serbo-malazeze, as gjendja e turbullueme që po kalojmë ne të syrgjynosunit e populli shqyptar "podgoriçan" në këto çaste për të folun këto pak fjalë n'emën të të syrgjynosunve".
Me propozimin e Imzot Jak Serreqit, drejtuar Selisë së Shenjtë me 23 gusht 1913 dekorohet nga Papa Piu me urdhrin e Shën Silvestrit me motivacionin "për kontributin e dhanë në ruejtjen e institucioneve të kultit katolik dhe mbarë popullsisë së Shkodrës nga rebelimi i Malit të Zi", shkruar latinisht nga ipeshkvi i Shkodrës. Mbyllë sytë më 1940. Katër vjet më pas i digjet biblioteka në Tiranë e pasun me botime dhe me publikimet e tij, nga komunistët.

Burimet

  1. ^ Enver & Burhan Dizdari: Nasuf Dizdari - patriot dhe intelektual i Shkodrës, "Shkodra në shekuj" fq. 87-91, Shkodër 1998.
  2. ^ Hamdi Bushati: Shkodra dhe motet v.II f.292, Shkodër 1999, "Idromeno".

2014/10/27

Sivjet Prishtinasit të pa kënaqur me dezinfektim të Kompanisë “Doctor Extraminator”,nga Prishtina


Me gjithë dezinsektimin hapësinorë që i është bërë Prishtinës që tri faza, nga fillimi i pranverës, qytetarët po ankohen për mungesë të efektit.
Ata thonë se sivjet si asnjëherë më parë në vitet e pasluftës, në kqreqytet ka prezencë të madhe të insekteve, sidomos të fluturave dhe mizave, por edhe të mushkonjave që po shfaqen më së shumti në periudhën e mbrëmjes.
E pos qytetarëve, dyndjen e qytetit nga insektet e konfirmojnë edhe ekspertë të fushën së zoologjisë duke thënë se një ndër shkaqet e kësaj është dezinsektimi jo adekuat. Zyrtarët e Drejtorisë për projektin e dezinsektimit hapësinorë në Komunën e Prishtinës pohojnë se nuk po shohin askund miza e flutura.
Por Bekim Sallahu nga Prishtina, ka thënë se është hera e parë që nga paslufta kur mëhalla përgjatë rrugës “Muarat Gjaka” mbulohet e tëra nga insektet, vemas nga fluturat. Ai ka thënë se qytetarët nuk kanë haber se cilat mund të jenë arsyet për këtë.
“Konsideroj se dezinsektimi nuk ka pasur efektet e dëshiruara”, ka thënë Sallahu. Ai pastaj ka pohuar se në krejt lagjen është e njëjta situatë.
“Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, pasi që si të bjerë terri dritat brenda shtëpisë nuk guxojmë t’i ndezim për shkak se menjëherë vijnë insektet e panumërta”, ka pohuar ai.
Sallahu ka potencuar se nuk e di që dikush e ka adresuar këtë ështje në Komunë, mirëpo e ka përmendur se është në dijeni se tri herë gjatë kësaj vere kompania dezinsektuese ka shpërndarë preparate nëpër qytet, porse efekti ka qenë minimal.
“Kjo është një situatë shumë e bezdisshme për neve. Ndonëse une nuk jam ekspert për të vlerësuar se farë preparatësh janë përdorur, por në krahasim me vitet e kaluara, situata është shumë e keqe”, ka thënë Sallahu.

Dr.epidemiolog Lulzim Katanolli, pronar i kompanisë “Doctor Extraminator”,nga Prishtina  e cila e ka fituar tenderin në Komunën e Prishtinës për dezinsektimin hapësinor, nuk ka pranuar të komentojë rreth ankesave të qytetarëve.
Ai ka deklaruar përmes celularit se “jam rrugës, jam në Shqipëri”.
E pas insitimit për të parë nëse në kompani është dikush tjetër që do të mund të jepte ndonjë përgjigje, ai ka thënë se “mundeni me folë me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi të Komunës”. Valbon Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka thënë se dezinsektimi hapësinor kryhet me procedura adekuate, në mënyrë profesionale dhe sipas kontratës.
Krasniqi madje në vend të përgjigjeve rreth shqetësimit të qytetarëve ka shtruar pyetje, duke thënë se “cilin qytet e kemi më të pastërt dhe me më pak mushkonja dhe miza sesa Prishtina, amë tregoni cili”.


Ndërsa duke mohuar ankesat e qytetarëve, ai ka thënë se “parmbrëmë kam qenë në Gërmi dhe nuk kam parë mushkonja në numër dhe as insekte të tjera”.
Krasniqi në fund e ka hequr nga vetja barrën e përgjegjësisë rreth këtij projekti duke thënë se “në Drejtorinë tonë vetëm e parashohim këtë si projekt dhe sigurojmë buxhetin për të, por nuk jemi përgjegjës për zbatimin e tij”.

Megjithatë, ai sërish ka potencuar se dezinsektimi hapësinorë i Prishtinës bëhet sipas kushteve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe me preparate që licencohen nga Ministria e Bujqësisë, e pastaj caktohet një komision nga Komuna që e mbikqyr realizimin sipas kontratës.
Krasniqi ka bërë të ditur se menaxher i mbikëqyrjes për finalizimin e këtij projekti është caktuar nga Komuna Nexhmedin Hoti, epidemiolog. Por kontakti me të të martën ka qenë i pamundur.
Ndërkaq Ferdije Zhushi, profesoreshëe lëndës së zoologjisë dhe entomologjisë në UP, ka thënë se sivjet në Prishtinë nuk janë vërejtur fare efektet e spërkatjes kundër insekteve. Ajo ka saktësuar se për të bërë dezinsektimin adekuat në radhë të parë duhet të dihet ekologjia, cikli jetësorë i insekteve dhe më pas merren masa për eliminimin e tyre në stade të caktuara të zhvillimit.
“Nuk mjafton që ata të shihen në dy tri të Prishtinës duke spërkatur, sepse dezinsektimi duhet të bëhet në një hapësirë më të madhe, pasi që insektet kanë krah dhe vijnë nga distanca të ndryshme”, është shprehur Zhushi.

Sipas saj, ështje tjetër është fakti se shumë insekte kanë cikël të shkurtër të zhvillimit, dhe tek to nuk mjafton që stërpikja të bëhet vetëm një herë për shkak se vazhdimisht paraqiten gjenerata të tjera.
Zhushi ka thënë se është në dijeni se dezinsektimi bëhet në tri faza, por sipas saj, kompania që e kryen këtë punë duhet të përcjellë edhe kushtet klimatike, meqë zhvillimi i insekteve varet shumë nga temperaturat dhe lagështia e ajrit që, sipas saj, këtë vit kanë qenë shumë të volitshme për shumimin e insekteve.

Fluturat “vërshojnë” shtëpitë e prishtinasve gjatë mbrëmjes

“Komuna duhet të konsultohet me ekspertë të fushave rreth këtyre problemeve, e jo me përsona që kanë të tjera profesione, si janë mjekët”, ka pohuar Zhushi. Ajo ka potencuar se sivjet ka shumë më tepër insekte dhe se dy prej shkaqeve kryesore kanë qenë dimri i volitshëm dhe mosmarrja adekuate e masave, shkruan Koha Ditore.
“duhet shikuar se me ka po spërkaten, sepse duhet që lloji i caktuar i insektit të trajtohet me pesticid adekuat. Sot ka shumë pesticide në treg, prej atyre kimike deri tek ato biologjike, që mund të përdoren duke mos dëmtuar shëndetin e njeriut”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës  fazën e katërt të dezinsektimit, e ka bërë nga  24 gushti i 2014 -tës, meqë tri fazat e para kanë përfunduar këtë vit. 

Lexoni edhe ketë:

Doctor Exterminator Kontrollon Mushkonjat

Foto: Jeton IspahiuFoto: Jeton Ispa
Lexoni raportin ku vend të dukshëm për të keq në D.D.D. ka edhe kompania e Dr.Lulzim Katanollit : “Doctor Extraminator”,nga Prishtina 
Bazë e të dhënave për tenderët publik të Komunës së Prishtinës, 2007-2012

http://preportr.com/repository/docs/Baza_e_te_dhenave_per_tenderet_publik_te_Komunes_se_Prishtines__2007-2012_455104.pdf





2014/10/26

Kabineti Rama shpërndan videon që pyet UEFA-në “a ishte kjo Fair Play”



A është kjo Fairplay? Kështu pyet ministrja, Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla që ka përthekuar në një video atë që rrëfen në mënyrë kronologjike gjithë çka ndodhi në Beograd, më 14 tetor.
rfdgdrf
Ministrja shkruan se nuk duhet të tërhiqemi përballë padrejtësisë. Nikolla kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të publikuar këtë video.

“Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë. Shumë shpejt UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë, si do t'i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s”, shkruan ministrja Lindita Nikolla.

Publikuesi i parë i kësaj video, u bë kryeministri Edi Rama, duke ftuar kështu qytetarët të bëjnë të njëjtin veprim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...