Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

Vjosa Osmani tregon qartë se a do të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar “selame” atyre që ia tregojnë derën për të dalur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke aluduar në disa nga figurat e larta të kësaj partie.

Osmani ka thënë le ta provojnë t’ia tregojnë derën dhe do e shohin kush do del i pari.

Kurti e ka në dorë mjetin për ta mbajtur Qeverinë edhe pas ...

“Kanë tentuar të ma tregojnë derën. Le të provojnë të ma tregojnë derën dhe e shohim kush do del i pari”, ka thënë Osmani.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Agim Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.

“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.



Mustafa: Nuk jam i interesuar të merrem me zonjën Osmani, nuk ...

Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka konfirmuar se Avdullah Hoti do të dërgohet si mandar te presidenti për formimin e qeverisë së re.

Përveç Hotit, Mustafa ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, e cila nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.


Mustafa ka treguar se për LDK-në Vjosa Osmani do të mbetet në krye të Kuvendit, por varet nga Vetëvendosja, pasi sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese kjo pozitë i takon partisë fituese.

“Sa na përket neve, ne dëshirojmë të mbetet, duhet me e pritë a hapet ajo çështje, dihet sipas interpetimit të Gjykatës Kushtetuese ajo pozitë i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet”, deklaroi Mustafa në konferencën për medie.

“Turp! Për çfarë faljeje flet Batoni ynë?”, Auron Tare reagon ashpër ndaj propozimit për amnistinë e serbëve: Kam parë me sy viktimat

“Turp! Për çfarë faljeje flet Batoni ynë?”, Auron Tare reagon ashpër ndaj propozimit për amnistinë e serbëve: Kam parë me sy viktimat

Studiuesi dhe historiani Auron Tare i 'përvishet’ analistit Baton Haxhiu, ky i fundit i lakuar shpesh si ‘këshilltari de fakto’ i kryeministrit Rama.

Sipas një deklarate publike të bërë në një televizion në Kosovë, Baton Haxhiu tha se “Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës”.

Nga ana tjetër, në reagimin e tij Tare thotë se i vjen turp ta dëgjojë një propozim të tillë nga një kosovar, teksa kujton krimet e tmerrshme nga armët e Serbisë në kohën e luftës.

“Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq të kem qenë pjesë e një ekipi britanik, që ka ndjekur ngjarjet e Kosovës për 6 muaj në Tropojë në 1998 dhe 6 muaj të tjera në Kukës në ‘99-n. E kam përjetuar tragjedinë kosovare me të gjitha tmerret e saj. Kam parë karvanet e pleqve me fëmijë të tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk më ka zënë gjumi nga përshkrimet e burrave të torturuar dhe të traumatizuar nga torturat serbe, kam parë lotët e vajzave të përdhunuara që kishin tentuar vetëvrasje. Kam parë djem dhe vajza të reja të ardhura nga Europa per te luftuar ne rradhet e UÇK-së, të vrarë nga armët serbe. Unë nuk e di se ku ka qenë Baton Haxhiu në këtë kohë, por më vjen turp që dëgjoj nga një kosovar një propozim të tillë”, shkruan Auron Tare.

Reagimi i plotë i Tares:


Baton Haxhiu dhe plani i tij per të falur krimet serbe.


Simon Wiesenthal në librin e tij te famshem “The Sunflower” tregon per nje çifut në Aushvic, i cili u ndesh me nje dileme te madhe morale. Nje dileme e cila perfaqeson dilemen e popullit te tij Faljen ndaj persekutoreve. Simon Wisenthal na tregon se si nje ushtar SS i plagosur per vdekje kerkonte falje nga i burgosuri i Aushvicit duke kerkuar paqen perpara vdekjes se tij.

” me kot priste ne deshperim per fjalet e ngushellimit qe mund ti jepnin paqen qe kerkonte para vdekjes. ” Mbrapa dritares se katit te dyte une pashe nje burre me nje femije te vogel ne krahe. Robat e tij kishin marre flake. Ngjitur ishte nje grua

me siguri nena e femijes. Me doren e lire burre i vuri pellemben ne syte e femijes dhe u hodh ne rruge, Gruaja e ndoqi. Nga dritaret e tjera filluan te hidheshin trupa ne flake, Ne filluam te qellonim”
Ushtari S.S i cili mendonte se Ëisental ishte nje perfaqesues i races se tij perpiqej te kerkonte falje per te cliruar koshiencen perpara vdekjes qe po e priste nga casti ne cast.
Ai i lutet cifutit te denuar ne Aushvic per te pranuar faljen e tij , luten duke pritur me ankth fjalen qe do ti sillte nje vdekje te qete. Por djaloshi cifut, i cili me siguri priste vdekjen e afert ne kampin famekeq edhe pse i rrethuar nga shoket e ushtarit S.S te shtrire ne barele, qendroi i heshtur deri sa ushtari dha shpirt. Nje heshtje e cila e shoqeroi gjate gjithe jetes se tij si nje dileme e madhe morale. A mund te falen kriminelet?”

Ky pasazh i marre nga libri i nje prej ikonave te persekutimit cifut, Ëiesenthal flet qarte per dilemen morale ne se duhen falur persekutoret, ata qe masakruan nje popull te tere, ata qe dogjen me zjarr fshatra te tera, ate qe perdhunuan vajzat e reja qe shperngulen me qindra mijra njerez nga shtepite e tyre. Heshtja e Simon Ëiesenthal dhe drama morale e heshtjes se tij ka qene pike debati per shume autoritete fetare dhe filozofike. Por heshtja dhe mos falja e ketyre krimeve ka qene dhe eshte nje prej gureve te rendesishem ne themelin e Shtetit te Izraelit. Mu kujtua ky debat kur degjova Kosovarin Baton Haxhiu i cili me ze dhe figure propozonte faljen e krimeve serbe.

Une kam pasur fatin e mire dhe te keq te kem qene pjese e nje ekipi britanik qe ka ndjekur ngjarjet e Kosoves per 6 muaj ne Tropoje ne 1998 dhe 6 muaj te tjera ne Kukes ne 99. E kam perjetuar tragjedine kosovare me te gjitha tmerret e saja. Kam pare karvanet e pleqve me femije te tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk me ka zene gjumi nga pershkrimet e burrave te torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam pare lotet e vajzave te perdhunuara qe kishin tentuar vetvrasje. Kam pare djem dhe vajza te reja te ardhura nga Europa per te luftuar ne rradhet e UÇK-së te vrare nga armet serbe. Une nuk e di se ku ka qene Baton Haxhiu ne kete kohe por me vjen turp qe degjoj nga nje kosovar nje propozim te tille. Eshte nje trup per nje gazetar dhe intelektual i cili propozon faljen e Krimeve ndaj popullit te tij. Baton Haxhiu ne se ka ndonje problem mund te shikoje modelin Izraeilit i cili vazhdon ende me nje kembengulje te admirueshme te kerkoje kriminelet naziste kudo ne Bote per ti sjelle para drejtesise. Sjellja perpara drejtesise e krimineleve qe masakruan popullin cifut edhe pas dekadash ka qene nje force e madhe morale e izraeliteve per t’i kujtuar botes mbare masakrat e shfarosjes. Po Batoni ynë për çfarë faljeje flet?

'Për hir të jetimave mos e voto qeverinë e re' – Pacolli merr një lutje nga vëllai i të masakruarit në fshatin Mejë



Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë rikujtoi heroin Binak Binaku, i cili ishte vrarë në masakrën e Mejës.

Në postimin prekës të Pacollit ka komentuar vëllai i Binak Binakut, Agimi.

Ai i ka kërkuar Pacollit që mos të votojë për qeverinë, që pritet të formohet mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve dhe sipas gjitha gjasave edhe vetë Pacollit.


Agim Binaku e ka lutur Behgjet Pacollin që te mos votojë qeverinë e re, duke u thënë madje banda.

“Jam vëllau i Binakut, Agimi. Të lutem zotëri Behgjet Pacolli mos voto për Isa Mustafa dhe bandën e tij. Për hir të këtyre jetimave, respekt Agim Binaku”, thuhet në komentin e tij.
Image

Në anën tjetër Pacolli, në postimin e tij, në kujtim të masakrës së Mejës, ka çmuar lart figurën e Binak Binakut.

“Kjo foto më preku sot shumë. Binak Binaku (34 vjeç) kurrë më nuk i pa fëmijët e tij të rriteshin. Kjo ishte fotografia e tij e fundit. Ai është një nga 372 të vrarë të pafajshëm në masakrën e Mejës. Lavdi të rënëve!”, ka shkruar Pacolli.

“Në Prishtinë priten trazira të mëdha, atje legjitimiteti është i lëkundur”.


Aleksandër Vuçiç lideri me duart e përgjakura që akuzon shqiptarët ...

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në një emision në televizionin publik të Serbisë.

Duke komentuar tentimet për formimin e qeverisë së re në Kosovë, Vuçiqi kujtoi se kjo marrëveshje po bëhet pa Albin Kurtin, partia e të cilit ka më së shumti vota.


“Këtu është problemi me legjitimitetin. Nuk u gëzohem trazirave dhe turbulencave në Prishtinë. Nëse kemi stabilitet në Prishtinë, do të kemi edhe partnerë për dialog”, tha presidenti serb, transmeton Zeri.info.

Në këtë emision, Vuçiqi bëri të ditur se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, si dhe me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, por nuk dha detaje se për çfarë është biseduar konkretisht. Megjithatë, tha se do të donte të krijohen kushtet për lëvizje të lirë të mallrave dhe kapitalit.


“Do të ketë shumë probleme. Nuk do të jetë lehtë”, vlerësoi Vuçiqi.

Albin Kurti, cyberxhemati dhe psikologjia e turmës


Për të mbajtur gjallë mitin e politikanit të pathyeshëm, Albin Kurti dëshiron ballafaqim me peshën e kundërt të kolovajzës mbi të cilën është ulur. Ai përballë krejt botës! Përmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, VV-ja mundohet të krijojë realitete, të cilat me çdo kusht duhet t’i përshtaten profecive të gjeniut Albin Kurti. Ai asnjëherë nuk i përshtatet realitetit gjeopolitik që e krijon Amerika, por pret që Amerika t’i përshtatet realitetit paralel që e krijon ai!


Image

Shkruan: Artan Behrami

Hapësira e tenxhereve ishte shumë e vogël për t’i zënë krejt shpresat e thurura nga VV-ja për të zierë puçin e paqenë dhe për ta shpëtuar nga djegia Qeverinë, fillimisht e vetdorëzuar, më pas e shkarkuar.

Kur Amerika zyrtare ua rrënoi krejt piramidën e paranojave, tani shpresat i kanë futur ‘all in’ në nënklientët privatë të zëvendëskryeministrit të shkarkuar, Haki Abazi, klient i “Rockefeller Brothers”.

Cyberxhemati, që synon fuqizimin e gjeniut, duke iu nënshtruar dhe përulur atij, është në kërkim të çdo zëri, qoftë ai edhe zë i izoluar, për të ruajtur gjendjen e transit dhe për t’i ushqyer halucinacionet.

Përmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, ata mundohen të krijojnë realitete, të cilat, me çdo kusht, duhet t’i përshtaten profecive të Kurtit, duke shtypur çdo mendim tjetër të këndej botës paralele.

Kurti asnjëherë nuk i përshtatet realitetit gjeopolitik që e krijon Amerika, ai pret që Amerika t’i përshtatet realiteteve që ai i krijon.

Gjeniu, fillimisht krijon iluzionin e Kosovës së shitur, të ndarë, të humbur, të kapur, të shkatërruar, derisa detyra e papërshkruar e filozofëve, myhibëve dhe cyberxhematit është që të shndërrohen në multiplikatorë të këtij iluzioni, që më pas transformohet në hipnozë!

Ata dëshirojnë të krijojnë vetëm një realitet në Kosovë – realitetin e Albin Kurtit, si një e vërtetë absolute, e patjetërsueshme dhe përfundimtare-infinite.

Kushdo që merr guximin për të kundërshtuar ‘apostullat’ dhe ‘suret’ e Albin Kurtit do të quhet antikrisht dhe shejtan! Kushdo që guxon ta kritikojë Kurtin do ta ketë ferrin e garantuar.

Dhe energjia e pashtershme e Kurtit buron pikërisht këtu: nga psikologjia e masës, nga psikologjia e turmës.

Albin Kurti gjithmonë është në kërkim të mbizotërimit mbi turmën, derisa turma është në kërkim të nënshtrimit, në kërkim të udhëheqësit – të Fyrerit.

Një demagog manipulon me turmën, ku pavetëdija për veprimet e saj është shumë më e thellë sesa ndërdija racionale për ta mbështetur atë! Një turmë, e përbërë nga miliona njerëz, por që duhet të ketë vetëm një mendim – mendimin e Alin Kurtit!

Energjinë ripërtëritëse Kurti e merr nga efektet e hipnozës që e prodhon vetë! Ky është cikli i mbijetesës së tij në politikë.

Kurti nuk jeton nga fitoret, por nga humbjet, jo nga triumfet politike në Qeveri, por nga viktimizimi në opozitë. Vetëm kështu mund të shpjegohet vetëdorëzimi pas qeverisjes 50-ditëshe, ku filloi numërimi teposhtë i demistifikimit të tij.

Sa më shumë që do të zgjaste qëndrimi në Qeveri, aq më shumë do të binte poshtë transversalja morale që e kishte ngritur në qiell. Opozita është shtrati ku rritet dhe forcohet mistifikimi për të.

Prandaj, e braktisi dialogun Kosovë-Serbi, prandaj nuk i ktheu të pagjeturit, prandaj nuk e vendosi kufirin në Çakorr, prandaj nuk e bashkoi Kosovën me Shqipërinë, prandaj nuk e luftoi korrupsionin, prandaj nuk e zhvilloi ekonominë, prandaj nuk, nuk, nuk…

Konfrontimi ideologjik me Amerikën

Për të mbajtur gjallë mitin e politikanit me kurriz të pathyeshëm, Kurti dëshiron ballafaqim me peshën e kundërt të kolovajzës mbi të cilën është ulur. Në njërën anë Albin Kurti, në anën tjetër krejt bota.

Prishja me LDK-në e përmbyll ciklin e hasmërisë me të gjitha partitë politike në Kosovë, duke u açikuar nga të tjerët, duke krijuar ndarjen iluzionare ndërmjet të mirës dhe së keqes, të bardhës dhe të zezës.

Ky është përfytyrimi, ky është këndvështrimi qysh ai sheh gjithçka që e rrethon.

Ai mendon se është gjithmonë në gjendje që përmes retorikës me efekt të hajmalisë, përmes aftësisë së një magjistari të relativizojë çdo gjë, të zhdukë çdo pengesë dhe të nxjerrë nga sheshiri lepurin sa herë që i duhet!

Pra, përveç gjeniut, magjistarit dhe manipulatorit, Kurtit këto ditë iu patentua edhe epiteti i mashtruesit. Ambasadori amerikan, Richard Grenell, e vërtetoi se Kurti e kishte gënjyer në sy se do ta largonte taksën 100%.

Përmes këtij triku, Kurti arriti t’i bind amerikanët e Trumpit se do të jetë bashkëpunues me ta. Derisa amerikanët e Bidenit i gënjeu se Kosova do të shndërrohet në ferr, në dështim të politikës së Jashtme të Trumpit!

Prandaj, reagimet e administratës Trump, por edhe të demokratëve të vjetër këto ditë, ishin në funksion të kësaj gënjeshtre.

Pasi në mbi 10 mijë metra katrorë nuk i ka mbetur kush që nuk është konfrontuar me të, ai i kaloi kufijtë shtetërorë për t’u kacafytur me Amerikën.

Sa më të mëdhenj janë kundërshtarët dhe polarizimi me ta, aq më i fuqishëm do të jetë legjendarizimi dhe mistifikimi për të!

Por, përveç kësaj, kundërshtimi ndaj Amerikës nuk është pozicion politik. Në të vërtetë është vetëm reflektim ideologjik. Një ideologji, ku Amerika portretizohet si imperialiste dhe ku miqësia me shtetin që e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën, nuk është më e përjetshme, por i ka ditët e numëruara.

Lëvizja Vetëvendosje dhe filozofët e saj, tash e dy dekada, po mundohen të etablojnë një ideologji të tillë në Kosovë. Prandaj, lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup!

Po të ishte sot president i SHBA-së edhe Bill Clintoni, qëndrimi i kryeministrit të shkarkuar, Kurti, do të ishte saktësisht i njëjtë me qëndrimin e sotshëm që e ka kundër Trumpit.

Në vitin 1999, Kurti i doli kundër presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, sekretares Madeleine Albright, ambasadorëve Richard Holbrooke dhe Christopher Hill!

Gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, Kurti, përmes protestave të dhunshme, i shpalli tradhtarë të gjithë anëtarët e delegacionit, pjesëmarrës në negociatat për statusin e Kosovës.

Ai doli hapur kundër presidentit George W. Bush, kundër sekretares Condoleezza Rice dhe kundër ambasadorit Frank Wisner, i cili ishte i dërguar i Amerikës në negociata.

Por, nga viti 2014 deri në vitin 2016 filloi edhe konfrontimi direkt i Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai doli kundër presidentit Obama, kundër mikut të madh të Kosovës, Joe Biden-zëvendëspresident, kundër John Kerrryt-Sekretar i Shtetit.

Kurti ishte në konflikt me 10 ambasadorë amerikanë, të cilët në periudha të ndryshme përfaqësonin Amerikën në Kosovë. Madje, ambasadores Tracey Ann Jacobson i kishin shkaktuar edhe lëndime fizike.

Engel vs Haki Abazifeller

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, është proaamerikan vetëm me ata të cilët e ndajnë mendimin e tij. Të gjithë të tjerët i konsideron imperialistë! Dhe, në mesin e 327 milionë amerikanëve, sigurisht që do të gjejë njerëz të tillë.

Megjithatë, kongresmeni Eliot Engel nuk është në mesin e tyre. Engeli, si pak personalitete në Amerikë, ka konsistencë në mbrojtjen e Kosovës.

Kritikat e tij, me vend dhe pa vend, duhet të respektohen. Por, Albin Kurti dhe VV-ja, tash e 20 vjet, në çdo ditë të aktivitetit të tyre kanë qenë kundër angazhimit të kongresmentit Engel.

Edhe pse në historinë amerikane, kongresmenet dhe senatorët, të cilët nuk e kanë mbi vete barrën e pushtetit dhe përgjegjësisë, shpeshherë kanë dalë kundër vendimeve të Administratës amerikane.

Fundja, kjo është pjesë e përshkrimit të punës së një kongresmeni.

Në fund të muajit prill të vitit 1999, nja 26 kongresmenë të partisë së presidentit Bill Clinton, kolegë të Eliot Engel, kishin votuar kundër intervenimit amerikan në Kosovë, në kuadër të NATO-s. Pjesa tjetër është histori!

Por, edhe në atë kohë, njëjtë si sot, besimi te presidenti dhe Administrata amerikane ka qenë shumë më i madh sesa ndaj kongresmenëve dhe senatorëtëve, të cilët shpeshherë udhëhiqen nga interesi për të forcuar partinë që e përfaqësojnë.

Por, krejt ndryshe janë nënklientët e zëvendëskryeministrit në dorëheqje, Haki Abazi. Ata, tash e një kohë, janë duke i legjitimuar paranojat dhe profecitë apokaliptike të Kurtit se në Shtëpinë e Bardhë tashmë është një marrëveshje që e ndan Kosovën dhe e shpërblen Serbinë.

Profesorët Daniel Serwer dhe Eduard Joseph, dikur të paguar nga “Rockefeller Brothers”, janë ndër amerikanët e rrallë që bëjnë thirrje të mos i besohet Amerikës, por t’u besohet atyre!

Dëshirën legjitime të këtyre profesorëve për dështimin e presidentit Trump në arenën ndërkombëtare është duke e materializuar Abazi përmes mediave në Kosovë, të paguara me miliona, tash e një dekadë.

Abazi është duke u munduar që t’i shfrytëzojë ata dhe grupet virtuale sektare për të përhapur iluzionin se Administrata Trump është kundër Kosovës, se është pro serbe, derisa kushdo që bashkëpunon me

Amerikën e tradhton Kosovën!

Por, shqiptarët gjithmonë shpresat i kanë vendosur te Administrata amerikane, jo te individët e as te senatorët dhe kongresmenët.

Me këtë logjikë, Rugova, Thaçi dhe të tjerët nuk do të duhej t’i besonin Clinton, por qindra kongresmenëve, të cilët në prill të vitit 1999 votuan kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.

T’u besonin më shumë profesorëve, analistëve, senatorëve dhe kongresistëve, të cilët në vitin 2008 ishin kundër pavarësisë së Kosovës, sesa presidentit Bush.

Në këto momente historike, Kosova nuk ka kohë për eksperimente që garantojnë vetëm status-quo, por duhet ta përdorim ilaçin, i cili gjithmonë ka funksionuar.

Marrëdhëniet me Amerikën – ekzistenciale për Kosovën

Në situata të rrezikut, të izolimit, të mungesës së perspektivës dhe të sigurisë qytetarët e Kosovës natyrshëm shikojnë kah Amerika.

Është reaksion i natyrshëm gjenetik! Është e vetmja adresë politike, e cila mund t’i përballojë, të paktën në ndërdijen tonë, sfidat para të cilave gjendemi.

Prandaj, Kosova duhet të hyjë në proces të dialogut Kosovë-Serbi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, me një pjesëmarrje unifikuese, si në Rambuje dhe Vjenë, do të ketë dhjetëra mundësi që mos ta nënshkruajë një marrëveshje të keqe.

Ka dhjetëra mundësi për të parandaluar që një marrëveshje e tillë mos të vijë fare në Parlament. Ka dhjetëra mundësi për të dalë nga procesi sa herë që mendohet se interesat e Kosovës po cenohen. Por, mos hyrja në proces, përveçqë është ndjenjë e frikës dhe e dorëzimit, është njëkohësisht edhe braktisje e SHBA-së si partner përcaktues për ekzistencën e Kosovës.

Por, shkuarja e Kosovës në Uashington, nuk është dhe as që duhet të jetë qëllim për të dështuar. Kosova duhet të shkojë atje për të fituar sërish, për t’u bërë pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe anëtare e OKB-së.

Image

Ndryshe, Artan Beharmi dikur ka qenë edhe gazetar ndërsa prej vitesh ai ka filluar të merret me politikë,  Behrami po ashtu është baba i dy djemve dhe është i martuar me moderatoren e njohur, Delfina Krasniqi.


(Autori është këshilltar politik i presidentit Thaçi. Qëndrimet e shprehura janë personale.)

A po rrezikon Kosova vëmendje të padëshiruar në Washington DC?


Shkruan: Ramadan Ilazi

Shumica prej nesh ndoqën ngjarjet e vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara, rreth procesit të “impeachment” nga Kongresi Amerikan ndaj Presidentit Trump. Ajo që ra në sy në këtë proces ishte çështja e Ukrainës, e cila ishte në qendër të zhvillimeve dhe u zhyt në politikën e brendshme Amerikane duke u bërë një arsye/shkak për sulme politike midis demokratëve dhe republikanëve për shkak të veprave të dyshuara që ndodhën në vend nga individë të lidhur politikisht nga SHBA, si dhe qasja e administratës amerikane ndaj Ukrainës për çështje që lidhen me sigurinë. Kështu, Ukraina rrezikoj mbështetjen bipartizane që e kishte dhe dëmtoi seriozisht edhe perceptimin për të. Përkrahja bipartizane është shumë e rëndësishme sepse siguron mbështetje të qëndrueshme dhe koherente. Për vendet ku mbështetja e SHBA-së është jetike, përfshirë Kosovën, ka diçka të tillë si ‘vëmendja e padëshiruar’ në Washingdon DC, dhe kjo ka të bëjë pra me shmangien e bërjes arsye/shkak për sulme politike midis demokratëve dhe republikanëve, me fjalë të tjera, duke evituar përfshirjen në politikën e brendshme. Në këtë kontekst, ekziston një mësim shumë i rëndësishëm dhe urgjent që Kosova të mësojë.

Republika e Kosovës gëzon mbështetje të fuqishme dypartiake në SHBA dhe ruajtja e këtij statusi ose pozicioni është thelbësor për Kosovën, për përfundimin e procesit të ndërtimit të shtetit si dhe për të ardhmen e saj euro-atlantike. Pavarësisht se cilat janë bindjet e juaja politike në Kosovë, sulmet e orkestruar dhe të organizuara kundër administratës aktuale mund të sjellin pasoja serioze dhe të pakthyeshme për vendin tonë, sepse rrezikojmë të na shtyjnë në politikën e brendshme atje, ku ne bëhemi një arsye për sulme politike midis aktorëve politikë në Washingdon DC. Tashmë ne po shohim media të rëndësishme dhe me dnikim, të tilla si “The Hill” që shkruajnë artikuj mbi gjoja se si SHBA po rrëzon qeveritë në Kosovë. Ky lloj i akuzave është shumë serioz dhe si i tillë mund të përdoret lehtësisht nga operativët politikë në SHBA për të krijuar sulme politike. Tutje, opinion-bërësit ndërkombëtar po shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga toni politikë në Kosovë për të sulmuar dhe zhvlerësuar SHBA-të, kinse në emër të mbrojtjes së demokracisë në Kosovës, por dyshoj se motivet e tyre nuk janë të pastra. Sido që të jetë mendimi juaj për këtë, është e gabuar të lejojmë që Kosova të bëhet një shkak për çfarëdo lloj sulmi kundër një qeverie në Washington DC, edhe nëse në mendjen tuaj ju jeni vetëm duke sulmuar ‘individë’ të administratës.

Zyrtarët publik në Kosovë i kanë bërë jehonë këtyre sulmeve kundër administratës aktuale. Duke vepruar kështu, në dukje nga besimi se ata po sulmojnë vetëm individë dhe disi kjo është shkëputur nga administrata shtetërore ose imune nga efektet e mundshme politike, tregojnë se ata kanë një kuptim shumë të dobët të politikës amerikane dhe në përgjithësi të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për shembull, ka anëtar të Kuvendit të Kosovës që haptazi sugjerojnë se administrate amerikane paska një agjende malinje apo të dëmshme kundrejt Kosovës. Kjo është qasja e gabuar dhe vetëm Kosova do të humbasë. Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për të djegur ura, veçanërisht ato thelbësore, edhe nëse nuk doni t’i përdorni ato tani. Spektri politikë i Kosovës si dhe qeveria e sajë duhet të ndalojnë promovimin e narrativit se gjoja roli i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi mund të prodhoj një zgjidhje katastrofike për vendin.

Nëse tendenca e tanishme e sulmit ndaj administratës amerikane nuk ndalet, dhe zyrtarët e lartë të Kosovës duket se me vullnet e sulmojnë administratën aktuale, ekzistojnë rreziqe serioze që Kosova të fillojë të marrë llojin e vëmendjes që duhet të shmangim në Uashington DC, duke u bërë edhe pjesë e politikës së brendshme atje. Nëse kjo ndodh, do të zhbëhen dekada investimesh në aleancën amerikane dhe do ta vendos vendin tonë në një mjedis më pak të qëndrueshëm dhe të sigurt. Do të ishte dështimi më fatal i politikës së jashtme të Kosovës.

Asnjë konflikt apo mosmarrëveshje bilaterale në Ballkan që buron nga shpërbërja e dhunshëm e Jugosllavisë nuk është zgjidhur pa SHBA dhe bashkëpunimin me BE. Suksesi më i fundit ka qenë në Maqedoninë e Veriut, ku SHBA luajti një rol kryesor, së bashku me BE-në, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë, dhe rezultatet ka qenë i menjëhershme pasi vendi u bashkua me NATO-n.

Qasja e politikës aktuale nuk mund të jetë një lojë bixhozi me rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA me shpresën për të ndryshuar pozicionin e administratës ndaj Kosovës, çfarëdo që të thotë kjo. Kjo qasje është e papjekur dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Qëndrimi i qeverisë amerikane ndaj Kosovës ka qenë konsistent dhe nuk ka ndryshuar edhe me Presidentin Trump, përkundër shpresës së lartë në Serbi që të ndodhë diçka e tillë. Në një politikë të jashtme të dominuar nga realpolitika dhe cinizmi, themeli më i sigurt për qëndrueshmëri dhe përparim të shtetit të Kosovës, është në aleancë më të fortë me SHBA-në, pavarësisht se kush është në pushtet në Washington DC.

Kjo gjithashtu nuk do të thotë që ne duhet të zgjedhim SHBA-në mbi BE-në. Ky lloj narracioni është aq i rrezikshëm, saqë kërkon ta vendosë Kosovën në një dilemë si ajo që Serbia ka që duket se është e pavendosur në lidhje me aleancat që kërkon të formoj për të ardhmen e sajë. Kosova gjithmonë ka përfituar duke ruajtur një aleancë të fortë Euro-Atlantike, dhe kjo qeveri do të këshillohej mirë që të vazhdojë kështu, pa mbjellë farat e mosmarrëveshjeve mbi Kosovën në Washington DC. Për efektet e politikës ditore në Kosovë, ne nuk duhet të rrezikojmë aleanca strategjike duke promovuar një diskurs shumë përçarëse kundër administratës amerikane.

Autori është kandidat për doktoratë në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Dublin City University (DCU)


Pandemi politike në kohë pandemie


Shkruan Ridvan Emini



Tukididi konsiderohet ai i cili e përshkroi më së miri Murtajën. Ai e kishte përjetuar në lëkurën e vet atë sëmundje të rëndë të kohës por, që i mbijetoi asaj. “Njerëzit vdisnin si mizat. Trupat e tyre në agoni grumbulloheshin pirg njëri mbi tjetrin. Shikoja krijesa gjysmë të vdekura të endeshin rrugëve duke u kalamendur ose të mblidheshin rreth krojeve për të shuar etjen përvëluese. Tempujt ku gjenin strehë qenë plot e përplot me kufomat e të sëmurëve që kishin dhënë shpirt aty” shkruante Tukididi për Murtajën.



Kosova ashtu sikurse edhe shtetet e tjera të rajonit por, jo vetëm ato, pra thuajse i tërë globi, po vuan nga pandemia Covid-19. Lajmet nga e mbarë bota po tregojnë se kjo pandemi çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish dhe imazhet që po shohim janë thuajse si ato që Tukididi i përshkruante. Përhapja e saj është bërë thuajse e pamundur të ndalohet. Në mungesë të ndonjë preparati adekuat medicinal, ajo ka mbërritur nga Wuhani kinez e gjer te Roma e te Prishtina nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, thuajse tek secili vend në botë.

Pandemia Covid-19, në Kosovë shpërfaqi edhe më shumë ‘sëmundjen’ për pushtet. Në fakt për vite me radhë mund të themi se kishim një epidemi në politikën tonë. Etja për pushtetin virtual kishte filluar gjatë viteve të ’90-ta. Simptomat më të mëdha u panë pas vitit 1999, mirëpo, pas disa vitesh përplasje me gjuhë të ulët dhe të urrejtjes dukej se ishte gjetur një ilaç dhe se në opinion dukej se gjithçka po shkonte si është më së miri. Ishin shtrirë duart e ‘pajtimit’ politik, andaj edhe kishte disa të arritura për vendin. Por, në realitet ‘sëmundja’ politike e kryente aktivitetin e saj në ‘heshtje’ duke u shpërndarë gjithandej, por se shpërfaqja e saj mungonte.

Ajo ‘sëmundje’ shpërtheu si një bombë e kurdisur, pikërisht në një moment të papërshtatshëm për vendin. Në fakt krizat në shtete nuk shpërfaqen kur ato janë më së miri, por kur janë më së dobëti. Zaten thuhet në popull se peri këputet ku është më së holli.

Tashmë duke ditur shpërfaqjen e kësaj ‘sëmundje’ në të kaluarën, mendohej se do të shpiket një ilaç i cili shëron atë. Në realitet nuk u punua as për një çast nga askush në atë drejtim. Si rezultat i kësaj neglizhence u prodhua edhe një teori e cila thotë se nuk ka ilaç që mund t’i shëroj ata politikanë e as atë ‘xhemat’ të tyre sepse, ata tashmë nuk janë në rrafshin praktik të politikës e as në atë teorik, por janë në rrafshin e spekulimit sporadik dhe në taborin e religjionit. Me një fjalë, thuhet se i kemi quar duart nga ta, në fakt ata po na thonë lani duart për ‘murrizi’ sa ma shpesh.

Çdo tentativë drejt byrove politike dhe pallateve shtetërore, është injektim me këtë epidemi. Me gojën plot e përplot me akuza se elita e vjetër politike e ka sjellur këtë epidemi, ‘elita e re’ politike me hov të shpejt ia mësyn byrove dhe pallateve të shtetit por, rreziku çdo herë bëhet edhe më i madh për ta, ashtu siç ishte edhe për politikanët e tjerë më parë.

Nga ana tjetër, politikanët nën ethet dhe zjarrin e epidemisë, duket se aspak s’janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Etja e tyre është bërë e pa-kontroll, dhe kjo ka bërë, që kjo epidemi t’i kaploj edhe më fort. Orientimi i tyre i vetëm është drejt pallateve të shtetit.

Epidemia Covid-19, në Kosovë është bërë trampolinë për politikanët e ‘sëmurë’. ‘Nevoja’ për pushtet absolut dhe mbajtjen e kërrigave në tempujt e shtetit me çdo kusht nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, epshi për rimarrjen e tempujve të shtetit ka bërë që Covid-19 të jetë ‘lodra’ e vetme që mund ta përdorin dy taborret politike.

Natyrisht, qytetarët siç thotë njëri tabor apo populli siç thotë tabori tjetër, janë spektatorët e mbyllur në shtëpitë e tyre, të cilët po rrezikohen nga Covid-19 po aq sa ‘sëmundja’ politike, për të mos thënë shumë ma shumë nga kjo e fundit.

Mosuniteti politik dhe efektet aktuale në imazhin ndërkombëtarë të Kosovës


Nje artikull i botuar ne Washingtontimes javën e kaluar me autor J. Michael Waller, me titull “Lëreni strategjinë e dështuar të Bill Klinton të Kosovës të thahet në mes të pandemisë COVID-19” ka qenë ndër shkrimet më famëkeqe që lexuesi kosovar ka mundë të hasë nëmediet amerikane nënjë moment shumë kritik për të ardhmen e vendit tonë.

Autori, i cili është profesor i Universitetit të Bostonit dhe duket të jetë një përkrahës i politikave tëekstremit të djathtë, ku edhe e gjen veten kjo media në të cilënështë botuar shkrimi, nuk tregon fareempati ndaj viktimave të luftërave në territoret e ish-Jugosllavisë të shkaktuara nga politika shtetërore shoviniste serbe. Duhet rikujtuar se gjatë viteve të 90-ta luftërat që kanë ndodhur nëterritorin e ish-Jugosllavisë si emërues të përbashkët kanë pasur Serbinënë rolin e saj sipalë direkte ose indirekte.

Për më shumë, nga ky artikull vërehet se theksi kryesor i autorit vihet kryesisht në dy drejtime, ai I kualifikimit të luftës çlirimtare në Kosovë si luftë fetare në mes tëmyslimanëve dhe të krishterëve dhe tjetra duke e vendosur këtë ndarje në relacion tëdrejtpërdrejtë me linjat politike partiake në SHBA në mes partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Autori anashkalon plotësisht dhe qëllimisht mbështetjen e pakushtëzuar që i kanë dhënë ndaljes sëluftërave gjenocidale serbe në Ballkan të dy partitë politike amerikane pa marrë parasysh a ishin apo jo në pushtet. Këtu sigurisht se duhet të përmenden dy presidentëtkyç, Bill Clinton dhe George W. Bush., njëri demokrat dhe tjetri republikan, gjatë mandatit të të cilëvejane vendosur shtyllat kryesor të lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Pikë së pari, duhet të pajtohemi të gjithë se autori, në një vend ku liria e shprehjes është e garantuar, ka të drejtë të shpreh opinionin e tij lidhur mëçështjen në fjalë dhe se kjo nuk duhet të jetë shqetësimi ynë parësor. Sido që të jetë, ka një minimum të përgjegjësisë profesionale dhe morale për të mos shtrembëruar apo edhe fabrikuar fakte, të kundërtën e të cilave e kanë konfirmuar shumë institucione të drejtësisë ndërkombëtare.

Ky artikull shpërfaq ndarjet e thella politike që sot ekzistojnë në SHBA ku nuk lihet asnjë çështje pa u interpretuar përgjatë vijave partiake pa marr parasysh dëmin që mundë ti shkaktohet një vendi aleat sado i dobët që mundë të jetë ai. Këtë duhet ta ketë të qartëpolitika e jashtme e Kosovës në kontinuitet që të mos lejoj që imazhi ynë të varet nga dinamikat e brendshme politike të shteteve tjera por të siguroj një përfaqësim me bazë vlerat dhe faktet historike të krijimit të shtetësisë tonësiç janë, rezistenca paqësore, lufta e drejtë për liri dhe tëdrejta themelore të njeriut, aspiratat dhe garancitë për respektim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore me kushtetutën tonë si dhe të drejtat e avancuara politike për grupet etnike që përbëjnë rreth 10% të popullsisë në Kosovë. Nëpolitikën e jashtme tëRepublikës së Kosovës është a pafalshme nëselobimi dhe imazhi i saj lidhet me politikat ditore të Kosovës duke bartur edhe ndasitë politike të brendshme tek faktorët lobues ndërkombëtar.

Shqetësim tjetër për tu adresuar duhet të jetë fakti se njëzet vite pas përfundimit të luftës, ende jemi temë diskutimi e mediave nga pikëvështrimi i kualifikimit të luftës tonë çlirimtare e cila në asnjë raport kredibël ndërkombëtar asnjëherë nuk ështëkualifikuar si luftë fetare. Për më shumë, si ndodhë që në një vend mik, pa ndihmën e të cilit nuk do të kishte shtet të Kosovës, ka ende një energji potenciale për të ri-diskutuar këto tema, qoftë kjo edhe nëse bëhet për përfitime elektorale tëpolitikës së brendshme.

Ndër shkaqet kyçe pse sot diskutojmë mbi këtë gjendje është edhe fakti se politika jone e jashtme ka një kohë të gjatë qëështë kryesishtë sipërfaqësore dhe bazohet në reagim pasiv ndaj politikës së jashtme mirë tëorganizuar të Serbisë, sidomos në korrelacion me diskreditimin e shtetësisë së Kosovës. Kjo politikëështëmire e koordinuar me kishën ortodokse serbe gjithkah nëpër botë, ku Ministria e Jashtme e Serbisë bashkë me zyrtarët kishtarë mbajnëligjërata nëpër institute, universitete dhe organizata fetare në SHBA dhe gjetiu duke u munduar ta paraqesin luftën tonë si luftë fetare dhe shtetin e Kosovës si shtet islamik.

Është koha e fundit që institucionet e Kosovës, sidomos ato qëplanifikojnë dhe zbatojnëpolitikën e jashtme,të kenë njëstrategji unike lobuese e cila do ti adresoj këto zbrazëtira dhe e cila strategji do ti përfshinte në vete një spektër sa më të gjerë të shoqërisë Kosovare dhe diasporës së saj në ndryshimin e shpejtë të imazhit të tanishëm të Kosovës në botë. Kjo kërkon energji të madhe dhe sigurisht një shkundje të armatës diplomatike kosovare nga politika ditore partiake dhe lëvizje nga letargjia në të cilën ka rënë tashmë disa vjet.

(Arben Limani – M.A. në Drejtësi nga Chicago Kent College of Law)

Milaim Zeka, ja fut kot : Një milion euro u futën në Kosovë përmes gruas së një lideri politik, kanë për qëllim destabilizimin






Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka mbledhur rreth vetes së tij njerëz me të kaluar kriminale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në kryesi të partisë, ka persona të cilët janë të përfshirë në terrorizëm, drogë dhe prostitucion.

“Mos te flas pastaje per disa keshilltare politik, te cilet orkestrojne fushate çmendurie ndaje mendimit ndryshe, e mos te flas per ata qe kane hyre ne listate e zeza si kundershtare politik. Kur ky sekt politikofetarotaliban, i mbeshtetur nga sherbetor historik te Beogradit, tip Veton Surroi, i cili deri ne permasat raciste flet kunder te gjithe antijugosllaveve, kane guximin te shajne vendin çlirimtar te Kosoves, pra Ameriken me aleatet e saje, imagjinoni se çka jane ne gjendje t’ i bejne nje qytetari te thjeshte, i cili te vetmin “krim” e ka bere se mendon ndryshe nga Kryeministri”, ka thënë ai.

Zeka madje ka drejtuar akuza edhe më të rënda, duke përmendur emrin e nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, që sipas tij gjatë kohës që ishte drejtoreshë në një shkollë në Gjakovë, ishte marrë me shitjen e diplomave.

Tutje, sipas burimeve ndërkombëtare që citon Zeka, gjate ketyre diteve, permes gruase te nje lideri politik, ne teritorin e Kosoves jane futur 1 milion euro, te cilat sypozohet se kane per qellim shkaktimin e trazirave ne Kosove.

“Ky informacion behet akoma me i besueshem, kur Kryeministri Kurti, ne bisede me gazetar nderkombetar, publikisht ka deklaruar se do te mbeshtesin trazira te tilla, dhe se vendi do te destabilizohet”, ka akuzuar Zeka.

Postimi i plotë:

Rreth Albinit jane mbledhe plote persona me te kaluar kriminale

Plote njereze te aferm ne rrethin e pare politik te Albin Kurtit, kane zhvilluar veprimtari kriminale. Te tille gjene ne kryesi te partise, deri te strukturat e gjera, qe jane te perfshire ne terrorizem, droge, prostitucion, etj.

Mos te flas pastaje per disa keshilltare politik, te cilet orkestrojne fushate çmendurie ndaje mendimit ndryshe, e mos te flas per ata qe kane hyre ne listate e zeza si kundershtare politik. Kur ky sekt politikofetarotaliban, i mbeshtetur nga sherbetor historik te Beogradit, tip Veton Surroi, i cili deri ne permasat raciste flet kunder te gjithe antijugosllaveve, kane guximin te shajne vendin çlirimtar te Kosoves, pra Ameriken me aleatet e saje, imagjinoni se çka jane ne gjendje t’ i bejne nje qytetari te thjeshte, i cili te vetmin “krim” e ka bere se mendon ndryshe nga Kryeministri.

Ne kete orkester te zhurmave te prishura, qe vijne nga defat e çkyer te ketije sekti, prine nenkryetareja e Kuvendit, Arberie Nagavci. Sipas deshmive qe vijne nga Gjakova (A. Hoti), ne kohen kur ajo ishte drejtoreshe ne shkollen fillore “Yll Morina” ne Gjakove, eshte marre me shtijen e diplomave per studentete e Universitetit “Fehmi Agani”, qe kane studiuar gjuhe dhe letersi. Çmimi i nje diplome, sipas kesaj deshmie, ka qene 150 euro. Tash imagjinoni kjo me ta luftu krimin e organizuar ne Kosove!

Burimet nderkombetare me qender ne Bruksel, bejne te ditur se gjate ketyre diteve, permes gruase te nje lideri politik, ne teritorin e Kosoves jane futur 1 milion euro, te cilat sypozohet se kane per qellim shkaktimin e trazirave ne Kosove. Ky informacion behet akoma me i besueshem, kur Kryeministri Kurti, ne bisede me gazetar nderkombetar, publikisht ka deklaruar se do te mbeshtesin trazira te tilla, dhe se vendi do te destabilizohet.

Nese dikush mendon se ka force te dale mbi organet e Sigurise, qe ne radhe te pare eshte KFOR-i, e ka shume gabim. Çdo njeri qe nuk respekton Gjykaten Kushtetuese, dhe organet e tjera te drejtesise dhe sigurise, eshte kunder ardhemerise te vendi tone. Ngjarjet e vitit 2004 nuk munde te perseriten ne Kosove!.

 /Lajmi.net/

Turqia ka hequr kufizimet tregtare të vendosura për eksportin e disa pajisjeve mjekësore për shkak të pandemisë së koronavirusit.



Në masat e ndërmarra, lejimi i eksportit përfshinte ventilatorë, tuba intubimi dhe monitorues të njësisë së kujdesit intensiv, raporton CNN.


Vendimi, i cili gjithashtu heq kufizimet e eksportit për dezinfektuesit, peroksidin e hidrogjenit dhe etanolin, u njoftua në Gazetën Zyrtare të rregullave të qeverisë të shtunën.

Vendimi nuk heq kërkesën e para-aprovimit për pajisjet mbrojtëse personale (PPE).

Turqia ka shpërndarë PPE dhe pajisje mjekësore në më shumë se 50 vende që nga shpërthimi, përfshirë donacione për Spanjën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Amerika , vazhdon trysnia për hapjen e ekonomisë


Në SHBA, grupet konservatore që këshillojnë Shtëpinë e Bardhë kanë publikuar një numër planesh për rihapjen ekonomike të vendit me një temë të përbashkët: Amerikanët duhet të kthehen në punë menjëherë, për të ndalur dëmin ekonomik dhe shoqëror që po sjellin bllokimet e zgjatura.

Edhe përgjigjja e administratës Trump ndaj koronavirusit vërtitet rreth të njëjtit mesazh: nevojës për një rihapje të shpejtë. Shtëpia e Bardhë nuk i zgjati udhëzimet federale për distancimin fizik që skadonin më 30 prill 2020  dhe Presidenti Donald Trump pritet të shkojë në shtetin e Arizonës javën tjetër, pas një muaji pa udhëtime jashtë Uashingtonit.

Virusi i ka infektuar shtetet amerikane në mënyrë të pabarabartë, prandaj disa nga qeveritë shtetërore dhe lokale po hapin qendra tregtare, kinema dhe floktore ndërsa shtete të tjera vazhdojnë zbatimin e udhëzimeve të qëndrimit në shtëpi.

Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe grupet këshilluese megjithatë nuk kanë plane të hollësishme dhe të centralizuara për testimin dhe frenimin e virusit, që shumë zyrtarë shëndetësorë, historianë dhe ekonomistë thonë se janë të nevojshme për të shmangur një rritje të re të infeksioneve dhe një dëm ekonomik afatgjatë.

Një studim i Universitetit të Harvardit botuar javën e kaluar argumenton se 5 milion teste në ditë që mund të arrihen rreth fillimit të qershorit do të ishin të nevojshme për të garantuar një “rihapje të sigurt sociale”.

Testimet do të duhet të arrijnë në 20 milion në ditë për të rimëkëmbur plotësisht ekonominë, thonë studiuesit.

Ndërsa Presidenti Trump ka thënë se kjo shifër do të arrihet “shumë shpejt, zyrtari i tij i lartë për testimet e koronavirusit, Ndihmës Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Brett Giroir, tha për revistën Time se nuk ekziston “absolutisht asnjë mënyrë në Tokë, në këtë planet apo në ndonjë planet tjetër, që ne të mund të bëjmë 20 milion testime në ditë, qoftë edhe 5 milion në ditë.”

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 1,1 milion të infektuar ndërsa totali i testimeve është 6.5 milion.

SHTETET FILLOJNË TË DALIN NGA MBYLLJA


Në rreth gjysmën e shteteve amerikane, duke filluar me Teksasin dhe Xhorxhian, njerëzit kanë filluar të dalin nga mbyllja, ndërsa Kalifornia dhe Nju Jorku po e mbajnë në fuqi mbylljen e bizneseve dhe dhe kufizimet e tjera për koronavirusin.

Teksasi filloi një rihapje me faza të bizneseve. Restorantet, dyqanet e shitjeve me pakicë dhe qendrat tregtare janë lejuar të hapen me kapacitet 25 për qind.

Një fazë e dytë është planifikuar për 18 maj 2020 nëse nivelet e infeksionit vazhdojnë të bien.

Të dhënat e Departamentit amerikan të Punës këtë javë treguan se rreth 30 milion amerikanë kanë kërkuar pagesë papunësie që nga 21 marsi 2020.

Presidenti Donald Trump, i cili ishte i mbyllur në Shtëpinë e Bardhë me javë të tëra, shkoi të martën me helikopter në vendpushimin presidencial Camp David, për një fundjavë larg Uashingtonit.

Ai u tha gazetarëve se do të praktikonte distancimin fizik dhe se planifikonte një fundjavë pune që do të përfshinte telefonata me udhëheqës të huaj.

Pas Ferizajt, edhe Prishtina sonte do të heqet nga karantina.


Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook, nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje për qytetarët, që megjithë masat e relaksimit, mos të ketë neglizhencë.

Postimi i plotë:

Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar.

Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi.

Vjosa Osmani tregon se a do të jetë kandidate e LVV-së për kryeministre




Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me kandidaturën e saj të mundshme për kryeministre nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ditëve të fundit është raportuar se Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministre.

E në lidhje me këtë ka folur vetë Osmani në një konferencë për medie.

Osmani nuk ka dhënë asnjë detaj, pasi që deklaroi se sot në takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kanë diskutuar për çështje të pandemisë dhe nuk ka qenë aspak takim politik.

“Unë nuk dua të flas për çështjet puro politike, por qëllimi i pjesëmarrjes në këtë takim lidhet me pandeminë. Shumica dërmuese janë spekulime, megjithatë do të përgjigjem më vonë që të mos përzihet tema për çfarë kemi ardhur këtu”, është shprehur Osmani.

‘Profesoresha e Juridikut që nuk respekton Kushtetutën’, zyrtari i PDK-së i kthehet Vjosa Osmanit


‘Profesoresha e Juridikut që nuk respekton Kushtetutën’, zyrtari i PDK-së i kthehet Vjosa Osmanit



Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi ka sulmuar ashpër Kryetaren e Kuvendit  të Kosovës Vjosa Osmani pasi thekson se kjo e fundit nuk është bashkëpunuese me Gjykatën Kushtetuse duke sjellë dhe një dokument të kësaj Gjykate për ta vërtetuar.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thekson se megjithëse Osmani është Profesoreshë e Juridikut ajo tjetër vepron dhe tjetër ju mëson studentëve tësaj.





‘Absurditeti është ky. Kryetarja e Kuvendi, e cila e përfaqëson këtë institucion, e që jep mësime drejtësie në fakultet, nuk i përgjigjet kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. E injoron këtë kërkesë dhe refuzon të bashkëpunojë. Sjellja e saj, në kundërshtim me parimet që ligjëron çdo javë para qindra studentëve që nesër do të jenë avokatë, profesorë, gjyqtarë, prokurorë është vrazhdësi dhe pazotësi për t’u shkëputur nga interesat e politikës ditore të një subjekti politik që nuk i takon’, shkruan Gjoshi.
Kujtojmë që Osmani ka rënë dakort sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti, i cili ka propozuar 14 qershorin si datën për zgjedhjet e parakohshme.

POashtu Gashi me averzitet shkruan kundër prof.dr.Vjosa Osmanit: 



Ditë më parë, mjeshtri i këngës popullore feston 83 vjetorin e lindjes, çoi peshë zemrat e disa brezave


Mjeshtri i këngës popullore feston 83 vjetorin e lindjes, çoi peshë zemrat e disa brezave

Një ndër zërat më të suksesshëm të këngës kosovare dhe asaj shqiptare, Ismet Peja ditë par1% në kohën e pandemisë së mortajës së zezë kineze  festojë  83 vjetorin e lindjes.


 Poeti dhe publicisti Ramazan Ceka ka bërë një profil për mjeshtrin e këngës popullore, që tërë jetën ia ka kushtuar këngës.

Nga Ramazan Ceka: 



Ismet Peja është një ndër zërat më të suksesshëm të këngës kosovare dhe asaj shqiptare. Thuajse tërë jetën e tij ai ia kushtoi këngës popullore, duke u bërë një nga mjeshtrat më të shquar të saj. I nderuar me çmime dhe dekorata për kontributin e tij si solist dhe si përfaqësues dinjitoz i ahengut gjakovar e më gjërë, deri edhe me jaret shkodrane.
Ndër titujt, mirënjohjet dhe çmimet më të mëdha që iu atribuan këngëtarit legjendar Ismet Peja, vlerësimin më të lartë ia ka dhënë populli, të cilit i kushtoi edhe jeten e vet.
Ashtu siç është vlerësuar për këngët e bukura që ka sjellë para publikut në të gjithë këto vite të karrierës së tij, po aq vlerësime merr edhe sot në punën si mjeshtër i madh i këngës së bukur gjakovare në moshë të thyer, i cili vazhdon të na pasurojë kulturën dhe folklorin, duke kënduar përsëri me zërin e tij të veçantë me të njëjtin vokal si në vitet me kulminante dhe të suksesshme te repertorit te tij.
Baca Ismet, siç e thërrasin të gjithë me dashamirësi e respekt, mbetet një ndër këngëtarët kosovar më të njohur të të gjitha kohërave. Zëri i tij brilant ka zënë vend në zemrat dhe mendjet e njerëzve. Në bisedat me të shikon se ai është gjithmonë i qeshur dhe plot humor, këtë vitalitet ai e transmeton edhe në këngët që na përcillen aq të bukura dhe befasuese.
Ismet Peja ka fituar një popullaritet të gjërë si këngëtar i mirënjohur i këngës tradicionale qytetare gjakovare. Ndërmjet emrave të shquar që e lidhin talentin dhe përkushtimin e tyre me këtë trashëgimi, Ismet Peja shquhet për individualitet artistik, që e bën atë të dallueshëm prej të tjerëve.
Për vite e dekada zëri i këngëtarit të madh gjakovar Ismet Peja jehoj fuqishëm në skenën e këngës popullore, në radio e televizion, duke u bërë aq i dashur e i pranishëm edhe në vatrat shqiptare, e kudo në Diasporë. Ai u rrit bashkë me këngën popullore qytetare, duke u bërë njëkohësisht edhe një interpret i shkëlqyer dhe njohës deri në ind i ahengut gjakovar.
Qysh në vogli u aposionua me këngën popullore, kur mësoj dhe mënyrën e të kënduarit. Repertorin e këngës popullore gjakovare ai e konsideroj diçka të shenjtë, ndaj dhe u edukua t'i qëndrojë besnik, i bindur se kështu respektonte një traditë të vyer të brezave të tërë kompozitorësh e këngëtarësh popullorë.
Shumë i suksesshëm ka qenë Ismet Peja në të gjitha skenat shqiptare, aq sa u arrit të mos përfytyrohej një mozaik këngësh popullore apo edhe një koncert i mirëfilltë i kësaj natyre pa zërin e Ismet Pejës.
Ismet Peja qe i kërkuar shumë nga Diaspora, ku sidomos këngët patriotike e ato kushtuar figurave të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare e të kombit tonë, çonin peshë zemrat e dhjetra e mijëra shqiptarëve dhe i bënin më trima me kërkesat e tyre të drejta e legjitime për liri, drejtësi e pavarësi.
Nuk mund të gjendet një gjakovar që të mos e ketë parë e dëgjuar këngëtarin Ismet Peja. Me aftësitë e tij interpretative, ai mbledhi rreth vetes mijëra simpatizantë, të cilët e respektonin për zërin e kontributin që ai dha në ruajtjen e transmetimin brez pas brezi të këngës dhe ahengut gjakovar, duke ua kultivuar edhe brezave më të rinj.
Vite më parë ai kishte një ëndërr. Sot pas kaq vitesh legjenda e këngës popullore Ismet Peja, kujton me nostalgji ato vitet e largëta dhe ëndrrën e tij, që nuk e linte për asnjë çast të qetë, ishte një ëndërr që mbeti e tillë deri sa me një tekst të shkruar nga unë dhe me një kompozim dhe orkestrim të muzikantit shkodran Luan Dagistani, realizoi një këngë kushtuar mjeshtrit të jareve shkodrane, "Nderit të Kombit" Bik Ndoja, të titulluar: "Nuseron jarja me ty".
Për këngëtarin nga Gjakova Ismet Peja, ja si shprehet djali i tij Visari: "Nuk kam çajre pa e thënë që baba Ismet e ka pas idol të muzikës Baca Bikun dhe me të vërtetë njëra nga dëshirat e Ismetit ka qenë që mos t'më lëshoft shpirti pa i këndu Bik Ndojës. Dhe arriti një ëndërr nga shumë të tjerat dhe sigurisht që pa ndihmen e miqve nuk kishte me e realizu.
Edhe unë si autor i këtij shkrimi, simpatizant por dhe mik i Ismet Pejës dhe i ahengut gjakovar, duke njoftë mirë rrugën e tij artistike, gjej rastin t'i dhuroj këto pak vargje këngëtarit të madh popullor, legjendës së Kosovës, Ismet Peja:

Një jet' tanë për ne këndove
Këngë të vjetra e të reja
Kënga e bukur popullore
U vulos nga Ismet Peja
Në Kosovë e Shqipëri
E ku ka shqiptar ne Botë
Je legjendë e krenari
Zemrat peshë çon zani jot

Të urojmë 83 vjetorin e lindjes e të paçim edhe shumë vite të tjera mes nesh Baca Ismet!

Me urimin u plaksh si është zakon nuk gjen kuptim tek ti sepse kushdo t'a njeh shpirtin, e din që ti je 23 vjeç,shkroi mes tjerash Ramazan Çeka.

Ndahet nga jeta autori dhe përkthyesi i njohur Ilir Hashorva


Letërsia në zi, ndahet nga jeta autori dhe përkthyesi i njohur Ilir Hashorva



Është ndarë nga jeta autori dhe përkthyesi i njohur Ilir Hashorva.

Lajmin e ka bërë të ditur botuesja e ‘Toena’, Irena Toçi, e cila shpreh dhimbjen e madhe që ka në këto momente.

Ilir Hashorva ishte djali i mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva.

Ai ka botuar shumë libra vëllimi “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”.

Në nder të 75-vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme.

Një punë të shkëlqyer bëri Iliri edhe për përgatitjen për shtyp të përkthimeve me shumë vlerë të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s (Toena 2018), “Princi” i Niçolo Machiaveli-t (Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boçaçio-s (në proces botimi) .


Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva, ndërkohë që ai jetonte e punonte në Nju-Jorkun e largët, ku edhe do të prehet tanimë përgjithmonë.


Shkruan Irena Toçi:

Lamtumirë i nderuari Ilir Hashorva!

Me dhimbje të thellë mësova për largimin nga jeta të Ilir Hashorvës, mikut dhe bashkëpunëtorit të Shtëpisë Botuese Toena për shumë vite.

Megjithëse këto ditë lajmërimet për largimin nga jeta janë bërë të “zakonshme”, lajmi për vdekjen e tij të beftë na gjeti të papërgatitur, na ngarkoi me dhimbje e trishtim të përligjur.
Bashkëpunimi i Shtëpisë Botuese Toena me autorin dhe përkthyesin Ilir Hashorva, të birin e denjë të mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva, nisi diku rreth vitit 2009 me botimin e vëllimit të parë të përgatitur prej tij, për figurën emblematike të Gandit, titulluar “Gandi – jeta”. Në vitet në vazhdim ky vëllim i parë u pasua nga botimi i dy vëllimeve të tjera kushtuar Gandit: “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”.

Pothuajse në të njëjtën kohë u botuan nga Botimet Toena edhe dy biografi të përgatitura me kujdes, kulturë e përkushtim të veçantë prej tij, njëra kushtuar “Nelson Mandela-s” dhe tjetra “Martin Luter King-ut”.


Me mjaft përkushtim e përgjegjësi përgatiti ai edhe biografinë e hebreut të mirënjohur Simon Vizental, biografi e cila u botua nga Toena më 2015, së bashku me librin e vetë Simon Vizentalit “Lulja e diellit”.


Në nder të 75-vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme.


Një punë të shkëlqyer bëri Iliri edhe për përgatitjen për shtyp të përkthimeve me shumë vlerë të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s (Toena 2018), “Princi” i Niçolo Machiaveli-t (Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boçaçio-s (në proces botimi) .


Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva, ndërkohë që ai jetonte e punonte në Nju-Jorkun e largët, ku edhe do të prehet tanimë përgjithmonë.


Njeri serioz e i vetëpërmbajtur, intelektual me integritet dhe mendim të pavarur, autor dhe përkthyes i shkëlqyer, autor i dhjetëra shkrimeve në shtypin bashkëkohor gjithashtu, ishin cilësitë që e bënë të ishte një bashkëpunëtor të vyer të Botimeve Toena për më shumë se 12 vjet rresht.

Lamtumirë Ilir Hashorva!

I paharruar qoftë kujtimi Yt, përmes Veprës tënde të çmuar!

Irena Toçi


Botuese



Botimet Toena


95085020_3023767911024462_5210905033633169408_o.jpg

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...